About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgements IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Albania

AL078

Back

Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.1706, datë 29.12.2008 për miratimin e rregullores "për lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit" (ndryshuar me Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 38, datë 21.1.2015)

 Rregulla 20

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Këshilli Ministrave

V E N D I M

Nr.1707, datë 29.12.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1707, DATË

29.12.2008, TË KËSHILLIT TË MIINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E

RREGULLORES “PËR LËSHIMIN E PATENTAVE PËR SHPIKJET DHE

MODELET E PËRDORIMIT”, TË NDRYSHUAR

Ndryshuar me VKM:

Nr.38,datë 21.1.2015

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 11, 17, 18, 20, 26, 29-31,

34, 35, 49, 50, 70, 75, 87, shkronjat “a”-gj”, 97, 99 dhe 202 të ligjit nr. 9947 datë

07.07.2008 "Për Pronësinë Industriale", me propozimin e Ministrit të Ekonomisë,

Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores “Për lëshimin e Patentave për Shpikjet dhe Modelet e

përdorimit” sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave për zbatimin e

këtij vendimi.

3. Urdhëri nr.4, datë 08.12.1994 i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë

“Rregulla për Patentat, modelet e përdorimit dhe disenjot industriale", shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

RREGULLORE

“PËR LËSHIMIN E PATENTAVE PËR SHPIKJET DHE MODELET E

PËRDORIMIT”

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

(Në shkronjën "ç", të pikës 2.1, fjalët "... ekspozitë ndërkombëtare ..." zëvendësohen me

"... ekspozitë ndërkombëtare zyrtare apo e njohur zyrtarisht ..."

Në shkronjën "ç", të pikës 2.1, fjalët "... ekspozitë ndërkombëtare ..." zëvendësohen me

"... ekspozitë ndërkombëtare zyrtare apo e njohur zyrtarisht ...".

b) Në shkronjën "e", të pikës 2.1, dhe kudo në tekst, pas fjalëve "... ligjin nr. 9947, datë

7.7.2008, "Për pronësinë industriale", shtohen "..., i ndryshuar me ligjin nr. 55/2014,

...".

c) Pas shkronjës "g", të pikës 2.1, shtohet shkronja "gj", me këtë përmbajtje:

"gj) "Patentë e vlefshme evropiane" është patenta evropiane e dhënë nga ZEP-i në bazë

të aplikimit për patentë evropiane, i depozituar pas datës 1 maj 2010, për të cilën është

kërkuar vlefshmëria në Shqipëri.".me VKM nr.38,date 21.1.2015)

1. Qëllimi

1.1 Kjo rregullore ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave lidhur me:

a) lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit;

b) ripërtëritjen e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit;

c) lëshimin e certifikatave të mbrojtjes shtesë për produktet farmaceutike dhe

produktet për mbrojtjen e bimëve;

ç) ndryshimet e tjera në regjistrin e patentave.

(Në shkronjën "a", të pikës 2.1, të kreut II, "Paraqitja e aplikimit për patentë

kombëtare", shprehja "... formularin FP1 ..." zëvendësohet me fjalët "... kërkesën për

dhënien e patentës ..." me VKM nr.38,date 21.1.2015.)

2. Përkufizime

2.1. Në zbatim të kësaj rregulloreje, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

a) “TBP” është Traktati i Bashkëpunimit për Patentat, i miratuar në Uashington më

19.6.1970, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

b) “Konventa Evropiane e Patentave” (KEP) është konventa mbi dhënien e patentave

evropiane e miratuar në 5 Tetor 1973 megjithë ndryshimet e mëvonshme.

c) “Konventa e Parisit” është konventa “Për mbrojtjen e pronësisë industriale”, e

miratuar në Paris më 20 mars 1883, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

ç) Ekspozitë ndërkombëtare zyrtare apo e njohur zyrtarisht është ekspozita apo panairi

në kuptimin e përdorur në konventën “Për ekspozitat ndërkombëtare”, të miratuar në

Paris më 22 nëntor 1928, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

d) “Aplikim për patentë evropiane”, është aplikimi për një patentë të depozituar në

përputhje me Konventën Evropiane për Patentat (KEP), si dhe aplikimi ndërkombëtar i

depozituar sipas Traktatit të Bashkëpunimit për Patentat (TBP), për të cilin Zyra

Evropiane e Patentave (ZEP) vepron si Zyrë e caktuar ose e zgjedhur, aplikime në të

cilat është caktuar Shqipëria;

dh) “Patentë e shtrirë Evropiane” është patenta Evropiane e dhënë nga ZEP në bazë të

aplikimit për patentë Evropiane, për të cilën është kërkuar shtrirja në Shqipëri;

e) “Aplikim për patentë kombëtare” është aplikimi për patentë që depozitohet pranë

DPPM në përputhje me ligjin Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” i

ndryshuar me ligjin nr.55/2014;

ë) “Patentë kombëtare” është patenta e dhënë në bazë të aplikimit për patentë

kombëtare.

f) “Aplikim ndërkombëtar” është aplikimi për patentë i depozituar sipas TBP duke

përfshirë edhe rregulloret e dala në bazë të tij.

g) “Ligji” është Ligji nr. 9947 datë 07.07.2008 "Për Pronësinë Industriale" i ndryshuar

me ligjin nr.55/2014.

gj) “Patente e vlefshme Evropiane” është patenta Evropiane e dhënë nga ZEP në bazë

të aplikimit për patentë Evropiane të depozituar pas datës 1 Maj 2010, për të cilën

është kërkuar vlefshmëria në Shqipëri.

3. Parime të përgjithshme

3.1 DPPM shqyrton aplikimet e depozituara dhe lëshon njoftimet dhe aktet e tjera në

përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9947 datë 07.07.2008 "Për Pronësinë Industriale" i

ndryshuar me ligjin nr.55/2014dhe të kësaj rregulloreje.

3.2 Veprimet e DPPM lidhur me këto aplikime bazohen ekskluzivisht në dokumente të

shkruara. Kërkesat dhe çdo lloj dokumentacioni tjetër që depozitohet pranë DPPM

duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të shtypura.

3.3 DPPM krijon dhe administron bazën elektronike të të dhënave ku ruhen të gjitha

veprimet e kryera në lidhje me patentat.

3.4 DPPM-ja regjistron në regjistrin e patentave përfaqësuesin e autorizuar i cili është

caktuar si përfaqësues nga aplikanti ose pronari i patentës me anë të një autorizimi të

përgjithshëm, qe i jep përfaqësuesit të drejtën të përfaqësojë aplikantin ose pronarin e

patentës në të gjitha procedurat e parashikuara nga Ligji Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për

Pronësinë Industriale” i ndryshuar me ligjin nr.55/2014, dhe nga kjo rregullore, që

përfshijnë procedurat për lëshimin e patentës dhe ndryshimet e mëvonshme në regjistrin

e patentave.

3.5 Aplikimet e paraqitura pranë DPPM-se nga një përfaqësues i autorizuar i

regjistruar si përfaqësues në regjistrin e patentave për një patentë të caktuar, nuk është e

nevojshme të përmbajnë autorizim përfaqësimi. Kur aplikanti ose pronari i një patente e

ka revokuar autorizimin e përfaqësimit të regjistruar pranë DPPM-se, ai duhet të

depozitojë pranë DPPM-se autorizimin për përfaqësuesin e ri, i cili regjistrohet në

regjistrin e patentave sipas parashikimeve të pikës 3.4 të këtij Kreu.

4. Llojet e aplikimeve

4.1 Llojet e aplikimeve që mund të depozitohen pranë DPPM lidhur me patentat janë:

a) Kërkesë për patentë nëpërmjet formularit FP 1 (Aneksi 1 i rregullores)

b) Kërkesë për ripërtëritjen e patentës nëpërmjet formularit FP2 (Aneksi 1 i

rregullores).

c) Kërkesë për transferim pronësie mbi patentën nëpërmjet formularit FP3 (Aneksi 1 i

rregullores)

ç) Kërkesë për ndryshimin e emrit të pronarit të patentës nëpërmjet formularit FP4

(Aneksi 1 i rregullores.

d) Kërkesë për ndryshimin e adresës së pronarit të patentës nëpërmjet formularit FP5

(Aneksi 1 i rregullores

dh) Kërkesë për regjistrimin e kontratës së licensës mbi patentën nëpërmjet formularit

FP6 (Aneksi 1 i rregullores)

e) Kërkesë për amendamente në pretendime nëpërmjet formularit FP7 (Aneksi 1 i

rregullores)

ë) Kërkesë për dorëheqje nga patenta nëpërmjet formularit FP8 (Aneksi 1 i rregullores).

f) Kërkesë për kundërshtimin e dhënies së patentës nëpërmjet formularit FP9. (Aneksi 1

i rregullores).

g) Kërkesë për apelimin e vendimit për refuzimin e aplikimit për patentë nëpërmjet

formularit FP10 (Aneksi 1 i rregullores).

gj) Kërkesë për rivendosjen në afat të të drejtave nëpërmjet formularit FP11 (Aneksi 1 i

rregullores).

h) Kërkesë për dhënien e certifikatës së mbrojtjes shtesë nëpërmjet formularit FP12

(Aneksi 1 i rregullores).

i) Kërkesë për deklarimin e pavlefshëm të certifikatës së mbrojtjes shtesë nëpërmjet

formularit FP13 (Aneksi 1 i rregullores).

j) Kërkesë për kthimin e kërkesës për patente shpikje në kërkesë për model përdorimi

FP14 (Aneksi 1 i rregullores).

k) Kërkesë për ndarjen e kërkesës fillestare për patentë shpikje FP15 (Aneksi 1 i

rregullores).

5. Modelet e përdorimit

5.1 Parashikimet e kësaj rregulloreje lidhur me paraqitjen e kërkesës dhe procedurat e

ekzaminimit të aplikimeve për patentat e shpikjeve zbatohen njëlloj edhe për aplikimet

për modelet e përdorimit.

5.2 Kërkesa për kthimin e një aplikimi për patentë në aplikim për model përdorimi,

parashikuar nga neni 91 i Ligjit, duhet të depozitohet pranë DPPM nga aplikanti

nëpërmjet formularit FP14, përpara lëshimit të patentës. Kërkesa duhet të nënshkruhet

nga aplikanti dhe të shoqërohet me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse. DPPM e

shqyrton kërkesën brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së saj dhe njofton me shkrim

aplikantin për vendimin e marrë. Në rast se kërkesa refuzohet, njoftimi duhet të

përmbajë edhe shkaqet e refuzimit.

KREU II

PARAQITJA E APLIKIMIT PËR PATENTË KOMBËTARE

1. Paraqitja e aplikimit

1.1 Aplikimi për lëshimin e një patente bëhet nëpërmjet formularit FP1, i cili

nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij dhe depozitohet pranë protokollit të

DPPM. Formulari FP1 mund t’i dërgohet DPPM edhe me postë ose me faks nga

paraqitësi i kërkesës ose përfaqësuesi i tij. Në rastin e dërgimit me faks, aplikanti duhet

që brenda një muaji nga data e dërgimit të faksit, të depozitojë pranë DPPM kërkesën

në formën e saj origjinale, në të kundërt, kërkesa konsiderohet si e paparaqitur.

1.2 Dosja e aplikimit shoqërohet me listën e dokumentave të depozituara (indeksi i

dosjes) e cila nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij.

1.3 Kërkesa për patentë bëhet për një shpikje të vetme ose për një grup shpikjesh, të

lidhura në një mënyrë të tillë sa që formojnë së bashku një koncept shpikës të vetëm e

të përgjithshëm.

1.4 Zyra e protokollit të DPPM, ditën që merr në dorëzim formularin FP1 të aplikimit

për patentë, shënon mbi formular datën dhe orën e paraqitjes së kërkesës si dhe numrin

e kërkesës.

2. Elementet që duhet të përmbajë aplikimi për patentë

2.1 Në përputhje me Nenin 17 të Ligjit, një aplikim për patentë duhet të përmbajë:

a) Kërkesën për dhënien e patentës të nënshkruar nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij i

cili në momentin e depozitimit duhet të përmbajë në mënyrë të veçantë të dhënat mbi:

emrin dhe adresën e aplikantit, të shpikësve dhe përfaqësuesit të autorizuar; titullin e

shpikjes dhe deklaratën për prioritet nëse pretendohet për prioritet;

b) një përshkrim të shpikjes;

c) një ose më shumë pretendime;

ç) vizatimet, referuar në përshkrimin ose në pretendimet;

d) një abstrakt (përmbledhja e shpikjes);

dh) dokumenti i prioritetit nëse pretendohet për prioritet;

e) autorizimin e përfaqësimit kur aplikimi depozitohet nga përfaqësuesi i aplikantit.

Autorizimi i përfaqësimit duhet të përmbajë nënshkrimin e aplikantit të vërtetuar nga

noteri kur aplikanti është person fizik dhe kur aplikanti është person juridik,

nënshkrimin e përfaqësuesit ligjor edhe vulën e tij.

ë) deklaratën e shpikësit ose shpikësve në të cilën të shprehet vullneti për lëshimin e

patentës në emrin e aplikantit. Deklarata e shpikësit duhet të bëhet me akt noterial.

f) dokumentin e pagesës së tarifës së depozitimit.

2.2 Në rast se shpikja është bërë publike në përputhje me nenin 11 pika 1 gërma “c” e

Ligjit, aplikanti duhet të depozitojë pranë DPPM certifikatën përkatëse të lëshuar nga

autoritetet kompetente të ekspozitës ndërkombëtare, brenda 3 mujave nga data e

depozitimit të aplikimit për patentë.

3. Kërkesa specifike për aplikimet për patentë në lidhje me mikroorganizmat

3.1 Nëse shpikja përfshin përdorimin e një materiali biologjik ose kur ka të bëjë me një

material të tillë, që nuk gjendet në publik dhe që nuk mund të përshkruhet në aplikim,

për t’u bërë i mundshëm për një person të kualifikuar të fushës, duhet që:

a) një kulturë e mikroorganizmit të depozitohet pranë një institucioni depozitues të

caktuar për këtë qëllim nga legjislacioni përkatës në fuqi;

b) aplikanti duhet të deklarojë në kërkesë institucionin depozitues dhe numrin e

depozitimit të kulturës së depozituar si dhe një informacion mbi karakteristikat e

materialit biologjik, sa ç’është në dispozicion të paraqitësit të kërkesës

c) aplikanti duhet të depozitojë, së bashku me aplikimin, dëshminë e depozitimit të

marrë nga institucioni depozitues.

4. Kërkesa të tjera lidhur me aplikimin

4.1 Aplikanti duhet të dërgojë në mënyrë elektronike të gjithë materialin e kërkesës për

patentë në adresën e vënë në dispozicion për këtë qëllim nga DPPM brenda një

periudhe 2 javore nga data e paraqitjes së kërkesës, në të kundërt DPPM nuk lëshon

dëshminë e depozitimit, por pa cënuar datën e depozitimit.

5. Kryerja e ndryshimeve ose heqja dorë nga aplikimi para lëshimit të patentës

5.1 Aplikanti, nëpërmjet një kërkesë me shkrim, e cila duhet të depozitohet pranë

DPPM përpara datës së lëshimit të patentës, mund të kërkojë kryerjen e ndryshimeve

dhe korrigjimin e gabimeve formale në një aplikim për patentë, kundrejt pagesës së

tarifës përkatëse.

5.2 Aplikanti ka të drejtë të heqë dorë nga aplikimi për patentë në çdo kohë përpara

lëshimit të patentës, me anë të një kërkese me shkrim drejtuar DPPM.

KREU III

KRITERET PËR ELEMENTET E KËRKESËS PËR PATENTË

PËRSHKRIMI, PRETENDIMET, ABSTRAKTI DHE VIZATIMET

1. Përshkrimi i shpikjes

1.1 Përshkrimi i shpikjes duhet të përmbajë:

a) titullin e shpikjes siç paraqitet në kërkesë. Titulli i shpikjes duhet të jetë i shkurtër

dhe sa më përfaqësues;

b) fushën e teknikës me të cilën lidhet shpikja;

c) pjesët e arritjeve të mëparshme, të cilat për aq sa njihen nga paraqitësi i kërkesës,

mund të jenë të dobishme për të kuptuar e shqyrtuar shpikjen dhe mundësisht të citohen

dokumentet që e pasqyrojnë atë;

ç) shpjegimin e shpikjes në mënyrë që ajo të jetë e kuptueshme për specialistët e fushës

dhe të paraqesë efektet e avantazheve të saj, në qoftë së ka, duke iu referuar arritjeve të

mëparshme;

d) përshkrimin e elementeve tregues të vizatimeve në qoftë se ka;

dh) një përshkrim të mënyrës më të mirë të menduar nga paraqitësi i kërkesës për të

vënë në zbatim shpikjen. Kjo duhet të bëhet me anë të shembujve si dhe, kur është e

përshtatshme, duke ju referuar vizatimeve në qoftë se ka;

e) të tregojë në mënyrë të përcaktuar, kur nuk rezulton nga përshkrimi ose natyra e

shpikjes, mënyrën me të cilën shpikja është e zbatueshme në industri dhe mënyrën me

anë të së cilës ajo mund të prodhohet ose përdoret ose, në qoftë se ajo vetë mund të

përdoret, mënyrën me të cilën mund të përdoret.

1.2 Mënyra dhe renditja e specifikuar në pikën 1.1 ndiqet gjithmonë, përveç rasteve

kur për shkak të natyrës së shpikjes, një mënyrë ose një renditje e ndryshme do të

rezultonte më e kuptueshme.

2. Forma dhe përmbajtja e pretendimeve për shpikjen

2.1 Numri i pretendimeve duhet të jetë i arsyeshëm duke marrë parasysh natyrën e

shpikjes dhe pretendimet duhet të renditen me numra. Pretendimet duhet të referojnë në

pjesën përkatëse të përshkrimit ose vizatimeve dhe duhet të përmbajnë:

a) një pohim që tregon ato tipare teknike të shpikjes të cilat janë të domosdoshme për të

përcaktuar pjesët e arritjes së mëvonshme, por që, duke u kombinuar janë pjesë e

arritjeve të mëparshme;

b) një pjesë karakterizuese që fillon me fjalët “karakterizohet nga”, “karakterizohet në”,

“në çfarë konsiston shpikja” ose në fjalë të tjera që japin të njëjtin efekt dhe që pohojnë

në mënyrë konçize tiparet teknike , të cilat duke u kombinuar me tiparet e përcaktuara

në gërmën ”a” të kësaj pike, dëshirohen të mbrohen si shpikje.

2.2 Pretendim i varur konsiderohet se është një pretendim, i cili përmban të gjitha

tiparet e një ose disa pretendimeve të tjera që pohojne tiparet shtesë të pretenduara, në

qoftë se kjo është e mundur që në fillim. Pretendimi i varur i cili i referohet më shumë

se një pretendimi (pretendim i shumëvarur), do t’i referohet pretendimeve të tilla vetëm

si një alternativë e mundshme. Pretendimet e shumëvarura nuk shërbejnë si bazë për

ndonjë pretendim tjetër të shumëvarur.

2.3 Një pretendim i varur konsiderohet se përmban të gjitha kufizimet që përmban

pretendimi të cilit ai i referohet. Kur pretendimi është i shumëvarur, ai konsiderohet se

përmban të gjitha kufizimet që përmbahen në pretendimin e veçantë në lidhje me të

cilin ai është marrë në konsideratë. Gjithë pretendimet e varura që i referohen një ose

disa pretendimeve të mëparshme, grupohen në mënyrën më praktike të mundshme.

3. Vizatimet ose paraqitja grafike

3.1 Kërkesa për patentë duhet të përmbajë të gjitha ato vizatime ose paraqitje grafike të

cilat janë të domosdoshme për të kuptuar shpikjen, për ta parashtruar atë në mënyrë të

plotë, për të qartësuar formulime të dykuptimta ose të paqarta të dhëna me përshkrim, si

dhe për të përfytyruar objektin e përshkruar.

3.2 Ndërmjet përshkrimit të shpikjes dhe vizatimeve ka një lidhje të drejtpërdrejtë, që

realizohet nëpërmjet shenjave të referimit, të cilat mund të jenë numra ose gërma.

Shenjat e referimit vendosen në të dyja dokumentet, në përshkrim edhe në vizatime dhe

duhet të korrespondojnë saktësisht.

3.3 Në pretendimet dhe përmbledhjen (abstraktin) e shpikjes, shenjat e referimit

vendosen në kllapa për të treguar që teksti është i kuptueshem edhe pa to, dhe që

shembujt e përshkruar në vizatime nuk kufizojnë objektin e pretendimit përkatës. Në

përshkrim, shenjat e referimit nuk vendosen në kllapa.

3.4 Vizatimet e kërkesës për patente nuk janë vizatime prodhimi; ato nuk përmbajnë të

gjitha detajet dhe hollësirat e domosdoshme për realizimin konkret të një produkti ose

procesi dhe nuk ndërtohen në përmasa të sakta vizatimore, por jane vizatime skematike,

të cilat mundësojnë nxjerrjen në pah të tipareve dalluese të shpikjes.

3.5 Vizatimet e kërkesës për patentë duhet të jenë të tilla, që të bëhet i mundur

riprodhimi i drejtpërdrejtë i tyre me anën e fotokopjimit, printimit ose proceseve të

ngjashme me to, për t’u përdorur lehtësisht për publikimin e patentës.

3.6 Vizatimet dhe formulat kimike në rastin kur ka të tilla, përpilohen në përputhje të

plotë me standartet e gjuhës teknike dhe të simboleve kimike.

3.7 Sipërfaqja e hapësirës së përdorshme tek fletët që përmbajnë vizatimet nuk duhet të

tejkalojë madhësinë 26,2 cm x 17cm. Këto fletë nuk duhet të përmbajnë korniza

përqark sipërfaqes së përdorshme ose të përdorur. Përmasat minimale të lejuara të

anëve duhet të jene si më poshtë:

a) pjesa e sipërme 2,5 cm;

b) ana e majtë 2,5 cm;

c) ana e djathtë 1,5 cm;

ç) pjesa e poshtme 1 cm.

3.8 Vizatimet duhet të kryhen si më poshtë:

a) me vija të qëndrueshme, të zeza, mjaftueshmërisht të trasha dhe të errëta pa

ngjyrosje;

b) pamjet e seksioneve dhe të prerjeve duhet të paraqiten me anë të vijave paralele të

seksionimit, të cilat nuk duhet të pengojnë leximin e qartë të shenjave të referimit dhe

të vijave në lidhje me to;

c) shkalla e vizatimeve dhe dallueshmëria e kryerjes grafike të tyre duhet të jetë e tillë

që një riprodhim fotografik me një reduktim linear në masën dy të tretat të bënte të

mundur që të gjitha hollësirat të dallohen pa vështirësi. Në qoftë se, si një rast

përjashtimor, shkalla është e dhënë në një vizatim, ajo duhet të paraqitet grafikisht;

ç) të gjitha numrat, gërmat dhe shenjat e referimit që shfaqen në vizatimet duhet të jenë

të thjeshta dhe të qarta. Kllapat, rrathët ose thonjëzat nuk përdoren për të shoqëruar

numrat dhe gërmat;

d) të gjitha vijat në vizatimet, si rregull, vizatohen me ndihmën e instrumenteve

projektues;

dh) elementet e së njëjtës figurë duhet të jenë në proporcion me njëri tjetrin, përveç

rasteve kur një ndryshim në proporcion është i domosdoshëm për qartësinë e figurës;

e) lartësia e numrave dhe gërmave nuk duhet të jetë më e vogël se 0.32 cm. Për

shënimin e gërmave dhe vizatimeve, përdoret alfabeti latin dhe kur është e zakonshme,

alfabeti grek.

ë) e njëjta fletë e vizatimeve mund të përmbajë disa figura. Kur figurat e vizatuara në

dy ose më shumë fletë janë paracaktuar të formojnë një figurë të tërë, që e tërë figura të

mund të paraqitet e bashkuar, pa mbetur zbuluar ndonjë prej pesë figurave të

pjeshshme, figurat e ndryshme duhet të sistemohen pa hapësira boshe; preferohet

vendosja në pozicion perpendikular, të ndara qartësisht nga njëra tjetra. Kur figurat nuk

vendosen në pozicion perpendikular, ato paraqiten të pozicionuara tërthor ndaj fletës,

me pjesën e përparme të figurave në të majtë të fletës. Figurat e ndryshme numërohen

në mënyrë të njëpasnjëshme (të vijueshme) me numra arabe, në mënyrë të pavarur prej

numërimit të fletëve.

f) shenjat e referimit që nuk përmenden në përshkrimin dhe pretendimet nuk duhen

paraqitur në vizatimet dhe anasjelltas. Tiparet e njëjta, që tregohen me anën e shenjave

të referimit, duhet të shënohen, kudo në kërkesën për patentë, me të njëjtat shenja;

g) vizatimet nuk duhet të përmbajnë çështje tekstore, siç mund të jetë ndonjë përshkrim

i mundshëm i figurave, me përjashtim të rasteve kur është absolutisht e domosdoshme

vendosja e një fjale të vetme ose e disa fjaleve, si “ujë”, “avull”, “i hapur”, “i mbyllur”,

“seksioni mbi AB” etj, dhe në rastin e qarqeve elektrike dhe blloqeve skematike ose

diagramave të kartave të proçeseve teknologjike, mund të përdoren pak fjalë çelës të

shkurtra të domosdoshme për të kuptuarit e figurave. Çdo fjalë e tillë duhet të vendoset

në mënyrë të tillë që, në qoftë se kërkohet, ato mund të zhvendosen me anën e

përkthimeve të tyre pa u interferuar me ndonjë nga vijat e vizatimeve;

gj) konsiderohen vizatime kartat e proceseve teknologjike, bllokskemat dhe diagramat.

4. Përmbajtja dhe forma e përmbledhjes së shpikjes

4.1 Përmbledhja e shpikjes (abstrakti) duhet të përbëhet nga:

a) titulli i shpikjes;

b) një përmbledhje e parashtrimit siç e përmban përshkrimi, pretendimet dhe ndonjë

vizatim. Përmbledhja tregon fushën teknike të cilës i përket shpikja dhe duhet të

formulohet në një mënyrë të tillë që të japë një kuptim të qartë problemit teknik, thelbin

e zgjidhjes së problemit më anë të shpikjes dhe përdorimin ose përdorimet kryesore të

shpikjes;

c) kur shpikja është e zbatueshme, paraqitet formula kimike, e cila karakterizon me

mirë shpikjen midis gjithë formulave që përmban kërkesa.

4.2 Përmbledhja duhet të jetë konçize aq sa e lejon parashtrimi (preferohet nga 50 deri

në 150 fjalë) dhe duhet të përpilohet në atë mënyrë që të shërbejë me efikasitet si një

mjet i shpejtë për qëllime kërkimi. Përmbledhja nuk duhet të përmbajë pohime mbi

meritat ose vlerat e shpikjes ose mbi zbatime spekulative të saj.

4.3 Secili nga tiparet teknike kryesore i përmendur në përmbledhje dhe i ilustruar në

vizatim, duhet të shoqërohet me ndonjë nga vizatimet më ilustrative, që duhet të japë

paraqitesi i kërkesës.

KREU IV

KËRKESA TEKNIKE QË DUHET TË PËRMBUSHË APLIKIMI PËR

PATENTË

1. Terminologjia dhe shenjat

1.1 Një aplikim për patentë duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme:

a) njësitë e peshës dhe masës duhet të shprehen me terma të sistemit metrik;

b) temperatura duhet të shprehet me gradë celcius;

c) densiteti duhet të shprehet në njësi metrike;

ç) për të treguar nxehtësinë, energjinë, dritën, zërin dhe magnetizimin si dhe formulat

matematike dhe njësitë elektrike, zbatohen rregullat e praktikave ndërkombëtare. Për

formulat kimike, simbolet, peshat atomike dhe formulat molekulare zbatohen

përdorimet e zakonshme;

d) vetëm terma të tillë teknike, shenja dhe simbole duhet të përdoren siç janë pranuar.

1.2 Terminologjia dhe shenjat duhet të jenë të pandryshueshme gjatë gjithë kërkesës.

2. Kërkesat fizike të kërkesës për patentë

2.1 Kërkesa dhe ndonjë dokument ose pohim që e shoqëron atë, duhet të depozitohet

në një kopje. DPPM mund të kërkojë depozitimin edhe të një kopje shtesë.

2.2 Të gjithë elementet e kërkesës paraqiten në mënyrë që të lejojnë riprodhimin e

drejtpërdrejtë me anë të fotografisë, riprodhimit, fotokopjimit, mikrofilmimit etj., në një

numër të pakufizuar kopjesh.

2.3 Çdo element i kërkesës duhet të fillojë në një fletë të re, të bardhë format A4 (29,7

x 21cm) si dhe duhet të përdoret vetëm një anë e saj. Të gjitha fletëve i vendoset një

numër rendor në pjesën e sipërme të tyre.

2.4 Elementet e aplikimit duhet të vendosen sipas radhës së mëposhtme:

a) formulari FP1;

b) përshkrimi;

c) pretendimet;

ç) përmbledhja (abstrakti);

d) vizatimet.

2.5 Vendosja e numrit të radhës së fletëve bëhet duke përdorur tri seri të ndara

numrash. Seria e parë zbatohet vetëm tek kërkesa dhe fillon me fletën e parë të

kerkesës, seria e dytë fillon me fletën e parë të përshkrimit dhe vazhdon me pretendimet

deri tek fleta e fundit e përmbledhjes. Seria e tretë zbatohet vetëm tek fletet e

vizatimeve dhe fillon me fletën e parë te vizatimeve.

KREU V

UNITETI I SHPIKJES DHE KËRKESAT E NDARA

1. Uniteti i shpikjes

1.1 Uniteti i shpikjes në zbatim të nenit 22 të Ligjit do të interpretohet në mënyrë të

tillë që të lejojë një nga mundësitë e mëposhtme:

a) në shtesë të një pretendimi të pavarur për një produkt të dhënë, përfshirjen në të

njëjtën kërkesë e një pretendimi të pavarur për një proces të adaptuar veçanërisht për

prodhimin e produktit të dhënë si dhe përfshirja në të njëjtën kërkesë e një pretendimi të

pavarur për një përdorim të produktit të dhënë;

b) në shtesë të një pretendimi të pavarur për një proces të dhënë, perfshirjen në të

njëjtën kërkesë të një pretendimi të pavarur për aparate ose mjete të projektuara për të

zbatuar procesin e dhënë.

1.2 Në përputhje me nenin 22 të Ligjit, lejohet të përfshihen në të njëjtën kërkesë dy

ose më shumë pretendime të pavarura të se njëjtës kategori të cilat nuk mund të

mbulohen nga një pretendim i vetëm i përgjithshëm.

1.3 Në përputhje me nenin 22 të Ligjit, lejohet të përfshihen në të njëjtën kërkesë një

numër i arsyeshëm pretendimesh të varura që kërkojne forma specifike të shpikjes, të

kërkuara në një pretendim të pavarur.

2. Kërkesa të ndara

2.1 Kërkesa për ndarjen e aplikimit fillestar, parashikuar nga neni 23 i Ligjit,

depozitohet pranë DPPM nga aplikanti, nëpërmjet formularit FP15 dhe duhet të

përmbajë një referencë të kërkesës fillestare.

2.2 Aplikimi i ndarë gëzon të drejtën për prioritet:

a) në qoftë se paraqitësi i aplikimit fillestar pretendon që aplikimi i ndarë të përfitojë

prioritetin e njohur për aplikimin fillestar, aplikimi i ndarë duhet të përmbajë një

deklaratë të tillë. Në një rast të tillë, dokumentet e prioritetit të depozituara në përputhje

me nenin 24 të Ligjit për aplikimin fillestar do të merren të mirëqena edhe për

aplikimin e ndarë;

b) kur prioritetet e dy ose më shumë aplikimeve më të hershme pretendohen për

aplikimin fillestar, aplikimi i ndarë përfiton vetëm nga prioriteti ose prioritetet e

zbatueshme për të.

2.3 Për paraqitjen e çdo aplikimi të ndarë, paraqitësi i kërkesës paguan tarifën e caktuar

brenda një periudhe dy mujore nga data e depozitimit të aplikimit të ndarë.

KREU VI

BËRJA E NJOHUR E MATERIALIT BIOLOGJIK TË DEPOZITUAR

1. Kushtet që duhet të plotësojë kërkuesi për njohjen e materialit biologjik

1.1 Me kërkesën e çdo personi të interesuar dhe pas dhënies së autorizimit nga

aplikanti i patentës, kultura e depozituar do të jetë e arritshme për t'u njohur prej tij, që

nga data e publikimit të kërkesës për patentë, me kusht që ai të deklarojë me shkrim se:

a) nuk do të lejojë ndonjë palë të tretë të njihet me kulturën e depozituar ose me çdo

kulturë të prejardhur prej saj, përpara se kërkesa për patentë të jetë refuzuar ose

tërhequr, ose të jete konsideruar si e tërhequr, ose, përpara mbarimit të afatit të patentës

së dhënë në lidhje me këtë kulturë;

b) do ta përdorë për qëllime eksperimentale kulturën e depozituar ose çdo kulturë të

prejardhur prej saj, vetëm përsa kohë kërkesa për patentë është refuzuar ose tërhequr ,

ose është konsideruar të jetë e tërhequr, ose, deri në datën e publikimit te patentës. Kjo

dispozitë nuk zbatohet për aq kohë sa kërkuesi i kulturës së depozituar është duke e

përdorur këtë kulturë mbi bazën e një license jo – vullnetare.

1.2 Nga data e publikimit të kërkesës për patentë deri në datën e publikimit të patentës

ose deri në datën në të cilën kërkesa për patentë është refuzuar, tërhequr ose

konsideruar si e tërhequr, aplikanti mund të informojë DPPM, se kultura e depozituar

mund t’i vihet në dispozicion kërkuesit të kulturës së depozituar që të njihet me të,

nëpërmjet dhënies së një mostre, një eksperti të emëruar prej kërkuesit të kulturës.

2. Emërimi i ekspertit

2.1 Në zbatim të pikës 1.2 të këtij kreu, mund të emërohet si ekspert:

a) çdo person i caktuar nga kërkuesi i kulturës me kusht që për emërimin e ekspertit të

jetë marrë miratimi i paraqitësit të kërkesës për patentë;

b) çdo person i njohur si ekspert prej DPPM.

2.2 Emërimi i ekspertit i bërë në këtë rast shoqërohet nga një garanci me shkrim që

eksperti i jep paraqitësit të kërkesës për patentë, për përmbushjen nga ana e tij të të

gjitha dispozitave te pikës 1, 2 dhe 3 të këtij kreu, duke e konsideruar vetë kërkuesin e

kulturës së depozituar si një palë të tretë.

3. Përkufizim"kulturë e prejardhur"

3.1 Në zbatim të gërmës ”b” të pikës 1.1 të këtij kreu, "kulturë e prejardhur"

konsiderohet të jetë çdo kulturë e mikroorganizmit, që i shfaq ende ato karakteristika të

kulturës së depozituar, të cilat janë thelbësore për kryerjen e shpikjes. Deklarata e

përmendur në pikën 1.1 të këtij kreu, nuk e ndalon depozitimin e një kulture të

prejardhur të domosdoshme për qëllimin e procedurës së patentës.

4. Kërkesa për njohjen e një kulture të depozituar dhe shqyrtimi i saj nga DPPM-ja

4.1 Kërkesa për njohjen e një kulture të depozituar, paraqitet pranë DPPM me anën e

një formulari të posaçëm të njohur prej saj. DPPM vërteton, nëpërmjet këtij formulari,

se një këkesë për patentë, e cila i referohet depozites së mikroorganizmit është

depozituar, dhe se kërkuesi i kulturës së depozituar ose eksperti i emëruar prej tij e

gëzon të drejtën për marrjen e një mostre të mikroorganizmit. "'

4.2 DPPM ia dërgon një kopje të kërkesës për njohjen e kulturës së depozituar, së

bashku me vërtetimin e parashikuar në pikën 4.1 të këtij kreu, institucionit depozitues,

si dhe aplikantit për patentë ose pronarit të patentës.

KREU VII

DEPOZITA E RE E NJË MIKROORGANIZMI

1. Pavlefshmëria e një mikroorganizmi të depozituar

1.1 Në qoftë se një mikroorganizëm i depozituar, në përputhje me parashikimin e

pikës 3.1 të kreut II të kësaj rregulloreje pushon së qeni i vlefshëm në dispozicion prej

institucionit pranë të cilit ai është depozituar sepse:

a) mikroorganizmi nuk është i aftë të mbijetojë,

b) institucioni depozitues nuk është në gjendje të plotësojë nevojat për furnizim me

mostra, ose për çdo arsye tjetër, dhe në qoftë se mikrorganizmi nuk është tranferuar në

një institucion tjetër depozitues, nëpërmjet të cilit ai do të vazhdojë të jetë në

dispozicion,

nuk konsiderohet të ketë ndodhur një ndërprerje e vlefshmërisë së të qenit të tij në

dispozicion, në qoftë se një depozite e re e mikroorganizmit të depozituar herën e parë

në mënyre origjinale është bërë brenda tre muajve nga data në të cilën personi

depozitues njoftohet për ndërprerjen nga ana e institucionit depozitues, dhe një kopje e

marrjes së depozitës e lëshuar prej institucionit, i dërgohet DPPM brenda 4 muajve nga

data kur në depozitën e re vihet numri i kërkesës për patentë ose i patentës.

2. Depozita e re e mikroorganizmit

2.1 Në rastin e parashikuar në gërmën “a” të pikës 1.1 të këtij kreu, depozita e re

bëhet në institucionin depozitues në të cilin është bërë depozitimi origjinal, ndërsa në

rastet e parashikuara në gërmën “b” të pikës 1.1 të këtij kreu, ajo mund të bëhet në një

institucion tjetër depozitues.

2.2. Kur institucioni në të cilin është bërë depozitimi original pushon së qeni

institucion depozitues, ose në tërësi ose të paktën për atë lloj mikroorganizmi të cilit i

përket depozita e mikroorganizmit në fjalë, ose kur ai institucion ndërpret përkohësisht

ose përfundimisht kryerjen e funksioneve te tij në lidhje me mikroorganizmat e

depozituara, dhe njoftimi i referuar në pikën 1 të këtij kreu prej institucionit depozitues

nuk merret brenda 6 muajve nga data e ndodhjes së një fakti të tillë, periudha tre mujore

e parashikuar në pikën 1 të këtij kreu do te fillojë në datën kur një fakt i tillë njoftohet

zyrtarisht nga DPPM.

2.3 Çdo depozite e re shoqërohet me një deklaratë të nënshkruar prej depozituesit, ku

pohohet se mikroorganizmi i ridepozituar është i njëjtë me atë të depozituar për herë të

parë në mënyrë origjinale.

KREU VIII

E DREJTA PËR PRIORITET

(Pika 2.2, e kreut VIII, "E drejta për prioritet", ndryshohet, me VKM nr.38,date

21.1.2015)

1. Depozitimi i dokumentit të prioritetit

1.1 Në rast se pretendohet për prioritet, aplikanti duhet që, brenda 3muajve nga data

e paraqitjes së aplikimit për patentë, të depozitojë pranë DPPM dokumentin e prioritetit

në bazë të nenit 24 pika 2 e Ligjit. Në rast se aplikanti nuk e depoziton dokumentin e

prioritetit brenda këtij afati, ose dokumenti i depozituar nuk përmbush kërkesat e këtij

Kreu, DPPM nuk e njeh të drejtën për prioritet.

1.2 Dokumenit i prioritetit mund të jetë dëshmi depozitimi i mëparshëm i një ose më

shumë aplikimeve kombëtare, rajonale ose ndërkombëtare të depozituara nga aplikanti

ose zëvendësuesi i tij ligjor në përputhje me pikën 1 të nenit 24 të Ligjit ose certifikatën

e lëshuar nga autoritetet përgjegjëse të ekspozitës ku është prezantuar shpikja për herë

të parë në përputhje me pikën 7 të nenit 24 të Ligjit.

1.3 Dokumenti i prioritetit duhet të përmbajë:

a) datën e kërkesës më të hershme;

b) numrin e kërkesës më të hershme;

c) simbolin e klasifikimit ndërkombëtar të patentave që ka kërkesa më e hershme;

ç) emrin e shtetit në të cilin është depozituar kërkesa më e hershme;

d) zyrën në të cilën është depozituar kërkesa më e hershme, kur kërkesa është

depozituar në një zyrë rajonale ose ndërkombëtare.

1.4 Kur në kohën e depozitimit të aplikimit për patentë, aplikanti deklaron prioritetin

por numri i kërkesës më të hershme është i panjohur, brenda tre muajve nga data e

depozitimit të aplikimit për patentë, aplikanti duhet të deklarojë numrin e kërkesës së

aplikimit më të hershëm dhe të depozitojë dokumentin e prioritetit.

1.5 Shfuqizohet

1.6 Dokumenti i prioritetit i depozituar pranë DPPM në përputhje me kërkesat e këtij

Kreu, duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar

2. Deklarimi i prioritetit

(2.1) Deklarimi i prioritetit i përmendur në Nenin 24, paragrafi 1, paraqitet me

depozitimin e kërkesës për patentë dhe duhet të përmbajë datën dhe numrin e aplikimit

të mëparshëm si dhe shtetin palë në Konventën e Parisit ose anëtar në Organizatën

Botërore të Tregtisë ku është bërë aplikimi i mëparshëm. Në rastin kur prioriteti

kërkohet në bazë të paraqitjes në një ekspozitë ndërkombëtare, deklarata duhet të

përmbajë datën e paraqitjes në ekspozitë dhe emrin e ekspozitës.

(2.2) Kërkuesi mund të ndryshojë ose të shtojë prioritetin brenda gjashtëmbëdhjetë

muajve nga data e prioritetit më të parë të pretenduar, ose, nëse ndryshimi a shtesa do të

shkaktonte një ndryshim në datën e prioritetit më të parë të pretenduar, brenda

gjashtëmbëdhjetë muajve nga data e korrigjuar e prioritetit më të parë, cilado periudhe

gjashtëmbëdhjetë mujore të skadojë më parë, me kusht që një korrigjim i tillë të

paraqitet para mbarimit te katër muajve nga data e depozitimit të dhënë të kërkesës për

patentë. Kërkesa për shtimin apo ndryshimin e Prioritetit do te shoqërohet me pagesën e

tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa refuzohet.

(2.3) Deklarata e prioritetit nuk mund të bëhet ose të korrigjohet pas depozitimit të

kërkeses per publikim te parakohshëm.

KREU IX

EKZAMINIMI I APLIKIMIT PËR PATENTË DHE DHËNIA E PATENTËS

(Ndryshohet pika 1.1 me VKM nr.38,date 21.1.2015)

1. Rendi dhe afatet e ekzaminimit të aplikimit

1.1 Aplikimet e depozituara ekzaminohen sipas numrit të tyre rendor. DPPM

shqyrton brenda një periudhe 3 mujore nga data e paraqitjes së aplikimit, nëse ai

plotëson kërkesat e pikës 1 dhe 2 të nenit 18 të Ligjit.

2. Ekzaminimi i aplikimit dhe njohja e datës së depozitimit

2.1 Nëse aplikimi i përmbush kërkesat e pikës 1 dhe 2 të nenit 18 të Ligjit, DPPM i

lëshon aplikantit dëshminë e depozitimit duke njohur si datë depozitimi të aplikimit,

datën kur aplikimi është paraqitur pranë DPPM. Kur aplikanti e ka depozituar

përkthimin e noterizuar në gjuhën shqipe të dokumentit të parashikuar në gërmën “c” të

pikës 1 të nenit 18 të Ligjit brenda afatit 2 mujor nga data e depozitimit, DPPM njeh si

datë depozitimi, datën e paraqitjes së aplikimit.

2.2. Në rast se aplikimi nuk përmbush kërkesat e pikës 1 dhe 2 të nenit 18 të Ligjit

DPPM njofton aplikantin që të plotësojë të metat brenda tre muajve nga data e

njoftimit. Kur aplikanti i plotëson të metat brenda këtij afati, DPPM lëshon dëshminë e

depozitimit duke njohur si datë depozitimi të aplikimit, datën kur janë plotësuar të

metat. Nëse aplikanti nuk i plotëson të metat brenda afatit të caktuar, DPPM refuzon të

depozitojë aplikimin dhe njofton aplikantin për refuzimin.

(Në pikën 3.1, fjalët "... brenda një periudhe 3-mujore nga data e lëshimit të dëshmisë

..." zëvendësohen me "... pas përcaktimit të dates, me VKM nr.38,date 21.1.2015)

3. Ekzaminimi formal i kërkesës për patentë

3.1. Pas përcaktimit të datës së depozitimit, DPPM shqyrton nëse aplikimi plotëson

kërkesat e nenit 17, 19, 20 (3), e 24 të Ligjit si dhe kërkesat e kreut II të kësaj

rregulloreje.

(Në fjalinë e parë, të pikës 3.2, pas numrit "20" shtohen numrat "21, 22" dhe pas

numrit "II" shtohen numrat "III, IV dhe V". me VKM nr.38,date 21.1.2015)

3.2 Nëse aplikimi nuk i përmbush kërkesat e nenit 17, 19, 20 (3), 21, 22 e 24 të Ligjit

si dhe kërkesat e kreut II, III, IV, V, të kësaj rregulloreje, DPPM njofton aplikantin për

të bërë plotësimet brenda tre muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikanti nuk i plotëson

të metat brenda afatit të caktuar, DPPM e refuzon aplikimin për patentë dhe njofton

aplikantin për refuzimin. Nëse aplikanti i plotëson të metat e aplikimit brenda afatit të

caktuar, DPPM vazhdon ekzaminimin e aplikimit në përputhje me parashikimin e

pikës 3.3 dhe 3.4 të këtij kreu.

3.3. DPPM boton në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo aplikim të depozituar,

menjëherë pas përfundimit të një periudhe prej 18 muajsh nga data e depozitimit ose,

kur kërkohet prioritet, nga data e prioritetit. Nëse aplikanti kërkon me shkrim, përpara

plotësimit të afatit prej 18 muajsh, që aplikimi të publikohet para kohe, dhe paguan

tarifën përkatëse, DPPM e publikon atë menjëherë.

( Pika 3.4 shfuqizohet, me VKM nr.38,date 21.1.2015)

3.5 DPPM ka të drejtë t’i kërkojë aplikantit depozitimin e dokumentave shtesë të

nevojshme për ekzaminimin e aplikimit, nëpërmjet një njoftimi me shkrim si dhe të

caktojë afatin për depozitimin e tyre kur e çmon të nevojshme.

4. Marrja e vendimit në lidhje me kërkesën për Patentë

(Në pikën 4.1, shprehja "3.4 dhe 3.5" zëvendësohet me "3". me VKM nr.38,date

21.1.2015)

4.1 Në përfundim të ekzaminimit të bërë në përputhje me pikën 3 të këtij kreu, DPPM

merr vendim për lëshimin ose jo të patentës dhe njofton menjëherë aplikantin për

vendimin e marrë.

4.2 Kur DPPM vendos të lëshojë patentën, ekzaminuesi njofton aplikantin për kryerjen

e pagesës së tarifës për lëshimin e patentës, brenda 3 muajve nga data e marrjes së

njoftimit. DPPM lëshon patentën, brenda 3 muajve nga data që aplikanti ka depozituar

pranë DPPM dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse.

4.3 Kur DPPM vendos të mos lëshojë patentën, ajo njofton me shkrim aplikantin për

refuzimin e lëshimit të Patentës, duke sqaruar shkaqet e refuzimit.

4.4 DPPM boton në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo patentë të lëshuar

5. Kërkesa për shqyrtim të mëtejshëm i aplikimit për patentë.

(Në pikën 5, fjalët "... shtyrja e afatit kohor për plotësimin e të metave të aplikimit ..."

zëvendësohen me "... kërkesa për shqyrtim të mëtejshëm i aplikimit për patentë ..." me

VKM nr.38,date 21.1.2015)

(Në pikën 5.1, fjala "... përkatëse "dhe zgjatjen e afatit ..." zëvendësohet me fjalët "...

për shqyrtim të mëtejshëm ...". me VKM nr.38,date 21.1.2015)

5.1 Në përputhje me parashikimin e nenit 34 të Ligjit, aplikanti mund të kërkojë që

afati kohor i parashikuar nga pikat 2.2 dhe 3.2 të këtij kreu të zgjatet deri në një muaj

shtesë, duke paraqitur një kërkesë me shkrim bazuar në shkaqe të arsyeshme dhe

kundrejt pagesës së tarifës për shqyrtim të mëtejshëm. Në çdo rast, kërkesa për zgjatjen

e afatit duhet të depozitohet pranë DPPM pa mbaruar afati 3 mujor i plotësimit të të

metave, parashikuar në pikën 2.2 dhe 3.2 të këtij kreu. Aplikanti nuk mund të kërkojë

shtyrje afati për depozitimin e dokumentave të prioritetit të parashikuar nga neni 24 i

Ligjit dhe të kërkesës për rivendosje në afat të të drejtave.

6. Të dhënat që përmban patenta

6.1 Patenta e lëshuar nga DPPM përmban të dhënat e mëposhtme:

a) numrin e patentës;

b) numrin e aplikimit kombëtar për patentë;

c) datën e depozitimit;

ç) emrin dhe adresën e pronarit të patentës;

d) datën prioritare të kërkesës;

dh) datën efektive të lëshimit të patentës;

e) titullin e shpikjes;

ë) pretendimet;

f) datën dhe numrin e publikimit të aplikimit për patentë;

g) emrin dhe adresën e shpikësit ose shpikësve.

(Shtohet pika 6.2, me me VKM nr.38,date 21.1.2015)

6.2 Në rastin kur patenta e lëshuar është rezultat i një kërkese për konvertim në bazë të

nenit 87/ë patenta e lëshuar do të përmbajë edhe të dhënat e mëposhtme.

a) Data e kërkesës për konvertim

b) Numrin dhe vendin e aplikimit fillestar

c) Data e aplikimit fillestar.

7. Njohja e vlefshmërisë së patentës

(Nryshohet pika 7.1, me VKM nr.38, date 21.1.2015)

7.1 Në zbatim të pikës 4 të nenit 28 të Ligjit, pronari i patentës duhet të depozitojë

brenda 10 vjetëve nga data e depozitimit të aplikimit për patentë, dokumentin me anë të

të cilit të provojë patentueshmërinë e shpikjes në përputhje me nenin 5, 6, 7, 9 dhe 10 të

Ligjit. Dokumenti i mësipërm, mund të jetë rezultat i ekzaminimit thelbësor të kryer mbi të

njëjtën patentë nga ZEP-i, nga një zyrë kombëtare, e cila gëzon statusin e Autoritetit

Ndërkombëtar për Ekzaminim Paraprak, sipas nenit 32, të Traktatit të Bashkëpunimit për

Patentat ose nga zyra kombëtare, e cila ka marrëveshje bashkëpunimi me DPPM-në, si dhe

një patentë e dhënë për të njëjtën shpikje nga një prej këtyre zyrave Ai duhet të depozitohet i

përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar.

(Shtohet pika 7.2, me me VKM nr.38,date 21.1.2015)

7.2 DPPM shqyrton dokumentin e depozituar nga pronari i patentës nëse është në

përputhje me parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Ligjit dhe pikës 7.1 të këtij kreu. Në

rast se dokumenti plotëson kërkesat e lartpërmendura dhe rezultati i ekzaminimit në

substancë të shpikjes që rezulton nga ky dokument është pozitiv, DPPM njeh

vlefshmërinë e shpikjes, njofton aplikantin dhe bën shënimin përkatës në regjistrin e

patentave. Nëse proçedura e njohjes së patentës në njërën nga zyrat përkatëse nuk është

përfunduar ende, aplikuesi njofton DPPM, para përfundimit të afatit 10-vjeçar nga data

e depozitimit të aplikimit për patentë, dhe kërkon zgjatje të afatit për depozitimin e

provës shkresore, në bazë të nenit 34 kundrejt pagesës së tarifës përkatëse. DPPM

mund të zgjasë afatin e depozitimit të provës shkresore deri ne 3 muaj nga data e

përfundimit të proçedurës në zyrën përkatëse.

7.3 Në rast se rezultati i ekzaminimit në substancë të shpikjes që rezulton nga

dokumenti i lartpërmendur është negativ, DPPM nuk e merr në konsideratë dokumentin

dhe njofton për këtë pronarin e patentës. Nëse rezultati i ekzaminimit në substancë

është pozitiv vetëm për një pjesë të pretendimeve, patenta është e vlefshme vetëm për

këto pretendime dhe DPPM lëshon njoftimin përkatës dhe bën shënimin në regjistrin e

patentave.

7.4 DPPM boton në Buletinin e Pronësisë Industriale njoftimin për vendimin e marrë

në lidhje me patentën.

KREU X

PUBLIKIMI I APLIKIMEVE PËR PATENTË DHE I PATENTAVE

1. Publikimi i aplikimit për patentë

1.1 Në bazë të nenit 26 të Ligjit, DPPM publikon çdo aplikim të depozituar

menjëherë pas përfundimit të një periudhe prej 18 muajsh nga data e depozitimit ose,

kur kërkohet prioritet, nga data e prioritetit. Nëse aplikanti kërkon me shkrim, përpara

plotësimit të afatit prej 18 muajsh, që aplikimi të publikohet para kohe, dhe paguan

tarifën përkatëse, DPPM e publikon atë menjëherë.

(Shtohet pika 1.2 dhe 1.3, me VKM nr.38, date 21.1.2015)

1.2 Publikimi i aplikimit për patentë përmban:

a) datën e depozitimit dhe numrin e aplikimit;

b) emrin e adresën e paraqitesit të aplikimit;

c) emrin e adresen e shpikesit përveç rasteve kur ai ka kërkuar të mos përmendet;

ç) në qoftë se ështe kërkuar prioritet dhe ai është pranuar, të dhënat e prioritetit;

d) titullin e shpikjes;

dh) simbolin e klasifikimit ndërkombëtar të patentave;

e) pretendimet e kërkesës për patentë .

ë) pershkrimin

f) vizatimet

g) abstraktin

1.3 Në rastin kur patenta e lëshuar është rezultat i një kërkese për konvertim në bazë të

nenit 87/ë publikimi i aplikimit të saj do të përmbajë edhe të dhënat e mëposhtme.

a) Data e kërkesës për konvertim

b) Numrin dhe vendin e aplikimit fillestar

c) Data e aplikimit fillestar.

2. Publikimi për dhënien e patentës

2.1 Publikimi për dhënien e patentës përmban:

a) numrin e patentës;

b) emrin dhe adresën e pronarit të patentës;

c) emrin dhe adresën e shpikësit përveç rasteve kur ai ka kërkuar të mos përmendet në

patentë;

ç) datën e depozitimit dhe numrin e kërkesës;

d) në qoftë së është kërkuar prioritet dhe ai është pranuar, të dhënat e prioritetit;

dh) datën efektive të lëshimit të patentës;

e) titullin e shpikjes;

ë) vizatimet me ilustrativet në qoftë se ka;

f) simbolin e klasifikimit ndërkombetar të patentave.

(Shtohet pika 2.2, me VKM nr.38, date 21.1.2015)

2.2 Në rastin kur patenta e lëshuar është rezultat i një kërkese për konvertim në bazë të

nenit 87/ë publikimi i saj do të përmbajë edhe të dhënat e mëposhtme.

a) Data e kërkesës për konvertim

b) Numrin dhe vendin e aplikimit fillestar

c) Data e aplikimit fillestar.

3. Aplikimet që nuk publikohen

3.1 DPPM nuk i publikon aplikimet nëse ato janë tërhequr ose refuzuar, përpara

mbarimit të afatit prej 18 muajsh, i cili fillon nga data e depozitimit ose, kur ka kërkesë

për prioritet, nga data e prioritetit.

4. Publikimi i patentave të pavlefshme

DPPM-ja publikon të dhënat për patentat e bëra të pavlefshme për shkak të mospagimit

të tarifës së ripërtëritjes, kur pavlefshmëria e patentës është vendosur me vendim

gjykate dhe në çdo rast tjetër pavlefshmërie parashikuar nga Ligji dhe kjo rregullore.

KREU XI

KUNDËRSHTIMI PËR DHËNIEN E PATENTËS

1.Paraqitja e kërkesës për kundërshtim

1.1 Kundërshtimi ndaj dhënies së një patente, mund të paraqitet pranë DPPM brenda

një periudhe nëntë mujore nga data e publikimit të dhënies së patentës, nga personat e

parashikuar nga neni 13 i Ligjit, nëpërmjet depozitimit të dokumenteve të mëposhtme:

a) formulari FP9 për kundërshtimin e patentës;

b) dokumenti i pagesës së tarifës për kundërshtimin.

1.2 Kundërshtuesi duhet të paraqesë edhe dokumentat e mëposhtme:

a) autorizimin e përfaqësimit në rast se kundërshtimi paraqitet nga përfaqësuesi i

kundërshtuesit;

b) dokumentet që provojnë se kundërshtuesi gëzon një nga të drejtat e parashikuara

nga neni 13 i Ligjit.

2. Shqyrtimi i kundërshtimit nga Bordi i Apelimit

2.1 Bordi i apelimit të DPPM e shqyrton kundërshtimin për dhënien e një patente,

brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së tij.

2.2 Në rast se kundërshtimi nuk plotëson kërkesat e parashikuara nga pika 1.1 e këtij

Kreu, bordi i apelimit e konsideron të paparaqitur kundërshtimin dhe njofton me shkrim

kundërshtuesin.

2.3 Në rast se kundërshtimi nuk plotëson kërkesat e pikës 1.2 të këtij Kreu, bordi i

apelimit i kërkon kundërshtuesit nëpërmjet një njoftimi me shkrim të plotësojë të metat

brenda 30 ditëve nga data e njoftimit, në të kundërt kundërshtimi quhet si i paparaqitur.

2.4 Kur kundërshtimi i plotëson të gjitha kërkesat e pikës 1 të këtij kreu, bordi i

apelimit pranon për shqyrtim kundërshtimin, njofton me shkrim pronarin e patentës

kundër së cilës është depozituar kundërshtimi dhe i dërgon atij një kopje të

kundërshtimit dhe të dokumentave të tjera bashkangjitur atij. Pronari i patentës ka të

drejtë që, brenda 3 muajve nga data e njoftimit, të depozitojë me shkrim pretendimet e

tij lidhur me kundërshtimin dhe çdo dokument tjetër në mbështetje të pretendimeve të

tij.

2.5 Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’u kërkojë palëve, nëpërmjet një

njoftimi me shkrim, të paraqesin materiale dhe dokumenta të tjera shtesë brenda një

periudhe një mujore nga data e njoftimit.

2.6 Bordi i apelimit merr vendim lidhur me kundërshtimin dhe njofton me shkrim

palët. Vendimi i bordit të apelimit mund të apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga

data e marrjes së njoftimit.

3. Trajtimi i aplikimit për patentë pas marrjes së vendimit mbi kundërshtimin

3.1 Kur bordi i apelimit vendos të rrëzojë kundërshtimin dhe vendimi nuk apelohet në

gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe

DPPM reflekton vendimin në regjistrin e patetave.

3.2 Kur bordi i apelimit vendos të pranojë kundërshtimin dhe vendimi nuk apelohet

në gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë

dhe DPPM lëshon vendimin për revokimin e patetës së dhënë si dhe e reflekton atë në

regjistrin e patentave dhe bën publikimin në Buletinin e Pronësisë Industriale.

3.3 Në rast se vendimi i bordit të apelimit lidhur me kundërshtimin për dhënien e

patentës apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit përfundimtar të gjykatës depozitohet

në dosjen e aplikimit për patentë dhe DPPM reflekton vendimin e gjykatës në regjistrin

e patentave, si dhe bën publikimin në Buletinin e Pronësisë Industriale, nëse është

vendosur shfuqizimi i patentës.

KREU XII

RIVENDOSJA E TË DREJTAVE

1. Paraqitja e kërkesës

1.1 Në përputhje me parashikimin e nenit 35 të Ligjit, aplikanti ose pronari i një

patente mund të kërkojë rivendosjen e të drejtës brenda dy muajve nga mënjanimi i

shkakut të mosrespektimit të afatit, por jo më vonë se 1 (nje) vit nga mbarimi i afatit të

parespektuar, nëpërmjet një kërkesë me shkrim e cila përmban:

a) formularin FP11;

b) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse;

c) autorizimin e përfaqësimit nëse kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit ose

pronarit të patentës.

1.2 Pronari i një patente e cila është bërë e pavlefshme për shkak të mospagimit të

tarifës së ripërtëritjes brenda afatit të parashikuar nga Ligji, mund të kërkojë

rivendosjen e të drejtës mbi patentën, duke depozituar pranë DPPM dokumentat e

përmenduara në pikën 1.1 të këtij Kreu,

a) brenda 2 muajve nga data e mbarimit të shkakut ose

b) brenda 6 muajve nga data e mbarimit të periudhës shtesë për pagesën e tarifës së

ripërtëritjes parashikuar nga neni 41pika 3 e Ligjit.

Cilado nga nga periudhat e mësiperme që mbaron më herët.

1.3 Kur një kopje e aplikimit më të hershëm të kërkuar sipas pikes 2 te nenit 24 te Ligjit

nuk është depozituar pranë DPPM brenda afatit kohor të caktuar, aplikanti ka të drejtë

të kërkojë rivendosjen e të drejtës prioritare nëse:

a) deklarata për prioritet është paraqitur pranë DPPM në përputhje me kërkesat e

pikës 2.1 të Kreut VIII të kësaj rregulloreje;

c)kërkesa për rivendosje së bashku me kopjen e aplikimit më të hershëm është

depozituar pranë DPPM brenda 1(nje) muaji nga data e mbarimit të afatit të parashikuar

nga pika 2 e nenit 24 te Ligjit.

(Shtohet pika 1.4, me VKM nr.38, date 21.1.2015)

1.4 Kur aplikimi që pretendon prioritet nuk është depozituar brenda 12 muajve nga data

e aplikimit të mëparshëm , aplikuesi mund të depozitojë kërkesë për rivendosjen e të

drejtës së prioritetit brenda dy muajve nga mbarimi i afatit të mësipërm të shoqëruar me

dokumentate mëposhtëm:

a) Shkaqet që cuan në mosrespektimin e periudhës së prioritetit, pamvarësisht marrjes së

masave të nevojshme .

b) tarifa për rivendosje në afat

c) autorizimi i përfaqësimit

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për rivendosjen e të drejtës brenda një afati nje mujor

nga data e marrjes së saj nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të nenit 35

të ligjit dhe pikës 1.1, 1.2 dhe 1.3 dhe 1.4 të këtij kreu .Në rast se DPPM e pranon

kërkesën për rivendosjen e së drejtës, njofton me shkrim aplikantin ose pronarin e

patentës për rivendosjen e të drejtës dhe afatin brenda të cilit ai duhet të plotësojë të

metat dhe e publikon atë. Refuzimi i lëshuar nga DPPM shfuqizohet dhe ekzaminuesi

vazhdon procedurën në përputhje me Ligjin.

2.2. Në rast se kërkesa për rivendosjen e së drejtës nuk është në përputhje me

parashikimet e pikës 1 të nenit 35 të Ligjit dhe pikës 1.1, 1.2 dhe 1.3 të këtij kreu,

DPPM e refuzon kërkesën për rivendosjen e të drejtës dhe njofton me shkrim aplikantin

ose pronarin e patentës.

2.3. Në përputhje me nenin 35 të Ligjit, rivendosja e të drejtave mund të kërkohet

vetëm një herë për çdo aplikim.

2.4 Vendimi i DPPM-se për refuzimin e rivendosjes në afat mund të apelohet në Bordin

e Apelit të DPPM brenda 2 muajve nga data e marrjes njoftim.

KREU XIII

NDRYSHIMI I EMRIT DHE/OSE ADRESËS SË APLIKANTIT OSE

PRONARIT TË PATENTËS

1. Paraqitja e kërkesës

1.1 Pronari ose aplikuesi i patentës mund të kërkojë ndryshimin e emrit dhe/ose

adresës së tij në regjistrin e patentave. Kërkesa për ndryshimin e emrit paraqitet pranë

DPPM nëpërmjet formularit FP4 dhe kërkesa për ndryshimin e adresës paraqitet

nëpërmjet formularit FP5. Së bashku me kërkesën, duhet të depozitohen edhe

dokumentet e mëposhtme:

a) dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse;

b) autorizimi i përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

patentës;

c) në rastin kur kërkohet ndryshimi i emrit të pronarit të patentës, dokumenti që

vërteton këtë ndryshim.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për ndryshim emri dhe/ose adrese të pronarit të patentës

nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1.1 të këtij Kreu dhe në rast ka të meta,

njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit,

në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 Kur kërkesa për ndryshim emri dhe/ose adrese të pronarit të patentës është në

përputhje me parashikimet e pikës 1.1 të këtij Kreu, DPPM regjistron ndryshimin në

regjistrin e patentave, njofton aplikantin dhe bën publikimin e ndryshimit në Buletinin e

Pronësisë Industriale.

KREU XIV

TRANSFERIMI I PRONËSISË MBI PATENTËN

1. Paraqitja e kërkesës

1.1 Kërkesa për transferimin e pronësisë mbi patentën, parashikuar nga neni 44 i

Ligjit, paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FP3 nga pronari i patentës ose

pronari i ri i saj. Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet

e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse;

b) autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

patentës;

c) aktin e transferimit të pronësisë, i cili duhet të bëhet me akt noterial.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për transferimin e pronësisë nëse është në përputhje me

parashikimet e pikës 1.1 të këtij Kreu dhe në rast ka të meta, njofton aplikantin të bëjë

plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa

refuzohet.

2.2 Kur kërkesa për transferimin e pronësisë është në përputhje me parashikimet e

pikës 1.1 të këtij Kreu, DPPM e regjistron transferimin e pronësisë në regjistrin e

patentave, njofton aplikantin dhe bën publikimin e ndryshimit në Buletinin e Pronësisë

Industriale.

KREU XV

REGJISTRIMI I KONTRATËS SË LICENSËS

1. Paraqitja e kërkesës

1.1 Kërkesa për regjistrimin e kontratës së licensës për një patentë, parashikuar nga

neni 46 i Ligjit, paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FP6 nga pronari i patentës.

Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse;

b) autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

patentës;

c) kontratën e licensës e cila duhet të ketë formën e një akti noterial. Nëse kontrata e

licensës e lidhur mes palëve nuk është në gjuhën shqipe, kontrata duhet të depozitohet

pranë DPPM e përkthyer në shqip dhe e noterizuar.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për regjistrimin e kontratës së licensës nëse është në

përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij Kreu dhe në rast ka të meta, njofton

aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të

kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 Kur kërkesa për regjistrimin e kontratës së licensës është në përputhje me

parashikimet e pikës 1.1 të këtij Kreu, DPPM e regjistron kontratën e licensës në

regjistrin e patentave, njofton aplikantin dhe bën publikimin e licensimit në Buletinin e

Pronësisë Industriale.

KREU XVI

RIPËRTËRITJA E PATENTËS

1. Paraqitja e kërkesës

1.1 Kërkesa për ripërtëritjen e patentës, parashikuar nga neni 41 i Ligjit, paraqitet

pranë DPPM nëpërmjet formularit FP2. Së bashku me formularin, pronari i patentës

duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse;

b) autorizimin e përfaqësimit për ripërtëritjen e patentës, kur paraqitësi i kërkesës nuk

është i regjistruar në regjistrin e patentave si përfaqësues i autorizuar i pronarit të

patentës për patentën që kërkohet të ripërtërihet.

2. Kushtet që duhet të plotësojë kerkesa për ripërtëritje të patentës

(Në fjalinë e fundit, të pikës 2.1, shtohet fjalia, me VKM nr.38, date

21.12015)

2.1 Ripërtëritja e patentës do të fillojë të bëhet nga viti i parë pas dhënies së patentës,

për patentat kombëtare, ndërsa për patentat e shtrira europiane, duke filluar nga viti

pasardhës i atij, në të cilin është publikuar dhënia e kësaj patente. Kërkesa për

ripërtëritjen e patentës e përbërë nga formulari FP2 dhe dokumenti i pagesës së tarifës

përkatëse duhet të depozitohet pranë DPPM përpara ditës së fundit të muajit që

përmban datën e depozitimit, përfshirë edhe këtë ditë. Nëse kërkesa për ripërtëritjen e

patentës së bashku me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse nuk depozitohet

brenda afatit të larpërmendur, ato mund të depozitohen brenda periudhës 6 mujore pas

datës së fundit të muajit të datës së depozitimit, kundrejt pagesës së një tarife shtesë,

ose brenda 2 muajve nga periudha 6 mujore pas datës së fundit të muajit të datës së

depozitimit, kundrejt pagësës shtese.

2.2 Kërkesa për ripërtëritjen e patentës dhe pagesa e tarifës së ripërtëritjes nuk mund të

bëhet më parë se 12 muaj që paraprijnë datën e fundit të afatit për kryerjen e pagesës së

ripërtëritjes.

2.3 Në rastet kur për një patentë që është bërë e pavlefshme për shkak të mospagimit

brenda afatit të tarifës së ripërtëritjes, është vendosur rivendosja e së drejtës, pagesa e

tarifave të ripërtëritjes për vitet e papaguara do të bëhet jo më vonë se tre muaj nga data

e marrjes së njoftimit për rivendosjen e të drejtës.

3.Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

(Në pikën 3.1, shprehja "6-mujore" zëvendësohet me "8-mujore, me VKM nr.38, date

21.1.2015)

3.1 DPPM shqyrton kërkesën për ripërtëritjen e patentës dhe në rast se ka të meta që

kanë të bëjnë me pagesën e tarifës së ripërtëritjes, njofton aplikantin të bëjë plotësimet

e nevojshme brenda periudhës 8-mujore pas datës së fundit të muajit të datës së

depozitimit, kundrejt pagesës së një tarife shtesë, në të kundërt DPPM refuzon

aplikimin për ripërtëritjen e patentës.

3.2 Nëse të metat e kërkesës për ripërtëritje janë të tilla që nuk lejojnë të kuptohet se

cila patentë kërkohet të ripërtërihet, DPPM njofton aplikantin të bëjë plotësimet e

nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt ajo refuzon kërkesën.

(Pika 3.3 ndryshohet me me VKM nr.38, date 21.1.2015)

3.3 Kur kërkesa për ripërtëritjen e patentës plotëson kushtet e pikës 2 të këtij kreu,

DPPM-ja e ripërtërin patentën dhe bën shënimin për ripërtëritjen e saj në regjistrin e

patentave dhe i lëshon paraqitësit të kërkesës njoftim për ripërtëritjen e patentës.

(Pika 3.4 ndryshohet me VKM nr.38, date 21.1.2015)

3.4 Kur për një patentë janë paraqitur disa kërkesa për ripërtëritje, ripërtëritja e patentës

bëhet në bazë të kërkesës që është paraqitur e para dhe DPPM refuzon kërkesat e

mëvonshme..

(Në pikën 3.5, pas fjalëve "... parashikuar në nenin 41, pikat 2 dhe 3, të ligjit, ..."

shtohen "... si edhe afatit të parashikuar në pikën 2.1, të këtij kreu, me VKM nr.38,

date 21.1.2015)

3.5 Nëse tarifa e ripërtëritjes nuk është paguar brenda afatit të parashikuar në nenin 41

pika 2 dhe 3 të Ligjit si edhe afatit të parashikuar në pikën 2.1 të këtij kreu, patenta

konsiderohet se ka mbaruar në ditën që tarifa e ripërtëritjes ishte për t’u paguar dhe

DPPM njofton pronarin ose përfaqësuesin e autorizuar të regjistruar në regjistrin e

patentave për skadimin e patentës.

4. Ripërtëritja e patentave të licensuara

4.1 Nëse pronari i një patente nuk paguan tarifën e ripërtëritjes dhe licenca në favor të

një personi të tretë është regjistruar në regjistrin e patentave sipas nenit 41 të Ligjit,

DPPM-ja njofton të licencuarin, jo më vonë se 8 javë para mbarimit të afatit për

pagesën e ripërtëritjes, se pagesa nuk është kryer, dhe se ai duhet të paguajë tarifën

brenda gjashtë muajve nga data e njoftimit, me qëllim që të ruajë vlefshmërinë e

licencës së regjistruar.

KREU XVII

DORËHEQJA NGA PATENTA DHE NDRYSHIMET NË NJË PATENTË

1. Paraqitja e kërkesës për regjistrimin e dorëheqjes nga patenta

1.1 Kërkesa për regjistrimin e dorëheqjes nga patenta, parashikuar nga neni 71 i

Ligjit, paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FP8. Së bashku me kërkesën,

aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

(Shfuqizohet, shkronja “a” me VKM nr.38, date 21.1.2015)

b) autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

patentës;

c) kur në regjistrin e patentave është regjistruar një kontratë license për këtë patentë,

deklaratën e lëshuar nga i licensuari, ku ai pohon se është në dijeni të kërkesës për

dorëheqje në përputhje me parashikimin e pikës 3 të nenit 71 të Ligjit;

ç) kur ka filluar një procedurë gjyqësore për të drejtat mbi patentën, deklaratën e

lëshuar nga paditësi, ku ai deklaron se është dakord për regjistrimin e dorëheqjes.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për dorëheqje nëse është në përputhje me parashikimet

e pikës 1 të këtij Kreu dhe në rast se ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e

nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 Kur kërkesa për regjistrimin e dorëheqjes nga një patentë është në përputhje me

parashikimet e pikës 1 të këtij Kreu, DPPM e regjistron dorëheqjen në regjistrin e

patentave, njofton aplikantin dhe publikon dorëheqjen në Buletinin e Pronësisë

Industriale.

2.3

2.4 Shfuqizohet

3. Paraqitja e kërkesës për regjistrimin në regjistrin e patentave të ndryshimeve në

pretendimet e një patente

(Në pikën 3.1 bëhën shtesa dhe ndryshime, me VKM nr.38, date 21.1.2015)

3.1 Pronari i një patente mund të kërkojë regjistrimin në regjistrin e patentave të

ndryshimeve në pretendimet e një patente kur këto ndryshime janë rezultat i një

procedure të parashikuar nga neni 82 pika 3 si dhe 87/d pika 3 e Ligjit brenda afatit të

parashikuar në këto nene. Kërkesa për ndryshimin e pretendimeve përbëhet nga:

a) formulari FP7 i nënshkruar nga pronari i patentës ose përfaqësuesi i tij;

b) autorizimi i përfaqësimit nëse kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

patentës;

c) dokumenti i pagesës së tarifës së publikimit.

ç) pretendimet e ndryshuara të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të noterizuara në

formë shkresore dhe elektronike.

d) vendimi për ripërtëritjen e patentës me pretendime të ndryshuara

4.Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

4.1 DPPM shqyrton kërkesën për regjistrimin në regjistrin e patentave të ndryshimeve

në pretendimet e një patente nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 3 të këtij

Kreu dhe në rast se ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda

3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

4.2 Kur kërkesa për regjistrimin në regjistrin e patentave të ndryshimeve në

pretendimet e një patente është në përputhje me parashikimet e pikës 3 të këtij Kreu,

DPPM regjistron ndryshimet në pretendimet e patentës në regjistrin e patentave, njofton

aplikantin dhe publikon ndryshimet në Buletinin e Pronësisë Industriale.

5. . Paraqitja dhe shqyrtimi i kërkesës për ndryshime në patentë

5.1 Pronari i një patente mund të kërkojë nëpërmjet një kërkese me shkrim depozituar

pranë DPPM dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, bërjen e ndryshimeve në një

patentë për korrigjimin e gabimeve apo pasaktësive formale të paqëllimshme, kur këto

gabime janë bërë nga aplikanti në aplikimin për patentë dhe që nuk kanë të bëjë me

thelbin e patentës. DPPM-ja lëshon njoftim për pranimin e ndryshimeve dhe publikon

ndryshimet e bëra në një patentë në Buletinin e Pronësisë Industriale

(Shtohet KREU XVIII, me VKM NR.38, date 21.1.2015)

KREU XVIII

APELIMET PRANË BORDIT TË APELIMIT

1. Paraqitja e kërkesës

1.1 Brenda një periudhe tre mujore nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e

aplikimit, aplikanti ka të drejtë të apelojë vendimin e DPPM, në përputhje me nenin 28

pika 3 e Ligjit, duke depozituar pranë DPPM:

a) formularin e apelimit FP10 të nënshkruar nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij;

b) dokumentin e pagesës së tarifës për apelimin;

c) autorizimin e përfaqësimit nëse apelimi paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga bordi i apelimit

2.1 Bordi i Apelimit shqyrton paraprakisht nëse apelimi përmbush kërkesat e pikës 1.1

të këtij kreu dhe nëse këto kërkesa nuk janë përmbushur, bordi i apelimit njofton me

shkrim apeluesin se kërkesa e tij konsiderohet e paparaqitur.

2.2 Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të

paraqesë materiale dhe dokumenta të tjera shtesë brenda një periudhe një mujore nga

data e njoftimit.

2.3 Kur kërkesa për apelim përmbush kërkesat e pikës 1 të këtij kreu, bordi i apelimit e

shqyrton kërkesën për apelim brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjes së tij

dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë. Apeluesi ka të drejtë të ankimojë në

gjykatë vendimin e bordit të apelimit, brenda 30 ditëve nga marrja njoftim për

vendimin e bordit, në përputhje me nenin 28 pika 3 e Ligjit.

3. Trajtimi i patentës pas marrjes së vendimit mbi apelimin

3.1 Kur bordi i apelimit vendos të pranojë apelimin dhe vendimi nuk apelohet në

gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe

ekzaminuesi vazhdon procedurën për lëshimin e patentës në përputhje me parashikimet

e Ligjit dhe të kësaj rregulloreje.

3.2 Kur bordi i apelimit vendos të rrëzojë apelimin dhe vendimi nuk apelohet në

gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe

refuzimi merr formë të prerë.

3.3 Në rast se vendimi i bordit të apelimit apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit

përfundimtar të gjykatës depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe DPPM

refuzon aplikimin ose lëshon patentën në përputhje me vendimin e gjykatës.

KREU XIX

SHPIKJET QË LIDHEN ME MBROJTJEN DHE SIGURINË

1. Klasifikimi i aplikimit për patente si sekret shtetëror

1.1 Në përputhje me parashikimin e nenit 31 pika 2 e Ligjit, kur DPPM e klasifikon

një aplikim për patentë “sekret shtetëror”, njofton me shkrim aplikantin. Aplikanti,

brenda tre muajve nga data e njoftimit, duhet të depozitojë pranë DPPM një deklaratë

me shkrim ku të shprehë vullnetin e tij lidhur me vlerësimin e bërë.

1.2 Në rast se aplikanti, në zbatim të pikës 1.1 të këtij kreu, është shprehur se është

dakord me vlerësimin e DPPM, aplikimi i dërgohet për ekzaminim Ministrisë së

Mbrojtjes.

2. Kundërshtimi i klasifikimit të patentës si sekret shtetëror

2.1 Në rast se aplikanti, në zbatim të pikës 1.1 të këtij kreu, deklaron se nuk e pranon

vlerësimin e DPPM se shpikja përbën “sekret shtetëror”, ai duhet që brenda një

periudhe kohe një mujore nga data e paraqitjes së deklaratës së cituar në pikën 1.1 të

këtij kreu, të depozitojë pranë DPPM provat ku ai bazon pretendimet e tij. Nëse pas

shqyrtimit të provave të paraqitura nga aplikanti, DPPM vendos se shpikja nuk përbën

“sekret shtetëror”, fillon procedurën e ekzaminimit dhe të lëshimit të patentës, në

përputhje me dispozitat e Ligjit dhe të kësaj rregulloreje.

2.2 Në rast se aplikanti, në zbatim të pikës 1.1 të këtij kreu, deklaron se nuk e pranon

vlerësimin e DPPM-së, por nuk është në gjendje të sjellë prova për ta rrëzuar këtë

vlerësim ose kur provat e sjella prej tij janë të pamjaftueshme për të provuar

pretendimet e tij, DPPM e dërgon aplikimin në Ministrinë e Mbrojtjes për ekzaminim.

3. Trajtimi i patentës pas shvlerësimit të saj si sekret shtetëror

3.1 Nëse një shpikje që është “sekret shtetëror” nuk vlerësohet më si e tillë, Ministria e

Mbrojtjes e dërgon të gjithë dosjen e patentës tek DPPM, e cila e regjistron atë në

regjistrin e patentave, lëshon patentën dhe e publikon atë në përputhje me pikën 4 të

nenit 26 të Ligjit.

KREU XX

APLIKIMET NDËRKOMBËTARE TË DEPOZITUARA NË DPPM

1. Parime të përgjithshme

1.1 Në zbatim të nenit 77 të Ligjit, DPPM-ja vepron si zyrë pritëse sipas TBP-së, nëse

aplikanti është banues i përhershëm ose shtetas i Republikës së Shqipërisë. Në këtë rast,

aplikimi ndërkombëtar depozitohet në shqip ose anglisht pranë DPPM dhe shoqërohet

me pagesën e tarifës përkatëse. Tarifa duhet të paguhet brenda një muaji nga data e

paraqitjes së aplikimit.

1.2 DPPM ekzaminon aplikimin ndërkombëtar në përputhje me parashikimet Traktatit

të Bashkëpunimit në Fushën e Patentave dhe rregulloreve të dala në zbatim të saj.

KREU XXI

DHËNIA E ÇERTIFIKATAVE TË MBROJTJES SHTESË PËR PRODUKTET

MJEKËSORE DHE PRODUKTET PËR MBROJTJEN E BIMËVE

1. Paraqitja e aplikimit për certifikatë

1.1 Në zbatim të nenit 103 të Ligjit, aplikimi për certifikatë të mbrojtjes shtesë mund

të paraqitet pranë DPPM nga pronari i patentës bazë apo zëvendësuesi i tij ligjor, ose

përfaqësuesi i tyre, brenda gjashtë muajve nga data në të cilën është dhënë autorizimi

për ta hedhur produktin në treg si produkt mjekësor ose si produkt për mbrojtjen e

bimëve.

1.2 Në zbatim të nenit 103 të Ligjit, nëse autorizimi për ta hedhur produktin në treg

është dhënë para se të jepet patenta bazë, aplikimi për një çertifikatë të mbrojtjes shtesë

duhet të paraqitet pranë DPPM brenda gjashtë muajve nga data në të cilën është dhënë

patenta.

2. Elementet thelbësore që përmban aplikimi për certifikatë.

2.1 Në zbatim të nenit 104 të Ligjit, aplikimi për çertifikatë të mbrojtjes shtesë duhet të

përmbajë:

a) formularin FP12, i cili duhet të përmbajë: emrin dhe adresën e aplikantit; emrin dhe

adresën e përfaqësuesit nëse aplikanti ka caktuar një përfaqësues, numrin e patentës

bazë dhe titullin e shpikjes si dhe numrin dhe datën e autorizimit të parë për ta hedhur

produktin në treg;

b) dokumentin e pagesës së tarifës së aplikimit për certifikatë;

c) një kopje të autorizimit për hedhjen e produktit në treg, në të cilin identifikohet

produkti, si dhe përmbahen veçanërisht numri dhe data e autorizimit si dhe përmbledhja

e karakteristikave të produktit;

ç) në rastin kur autorizimi i përmendur në gërmën “c” të kësaj pike nuk është autorizimi

i parë për hedhjen në treg të produktit, të dhënat për produktin, për të cilin është

lëshuar një autorizim i tillë, bazën ligjore, ku është mbështetur procedura e lëshimit të

autorizimit, së bashku me një kopje të njoftimit të publikimit zyrtar të autorizimit ose,

kur kjo është e pamundur, çdo dokument tjetër, që provon se autorizimi është lëshuar,

datën e lëshimit të tij, si dhe produktin për të cilin është lëshuar ai.

3 . Ekzaminimi i aplikimit për certifikatë

3.1 Në rastin kur aplikimi për çertifikatë dhe produkti me të cilin ai lidhet nuk i

plotëson kushtet e parashikuara në kreun XVI të Ligjit dhe pikën 1.1, 1.2 dhe 2.1 të

këtij kreu, DPPM njofton me shkrim aplikantin të plotësojë të metat, brenda një afati 6

mujor nga data e marrjes së njoftimit.

3.2 Kur aplikanti nuk i plotëson të metat e aplikimit brenda afatit të caktuar, DPPM e

refuzon aplikimin, njofton aplikantin dhe njoftimin e refuzimit e publikon në Buletinin

e Pronësisë Industriale. Publikimi i njoftimit të refuzimit duhet të përmbajë të dhënat e

parashikuara në pikën 4.1 të këtij kreu.

3.3 Në zbatim të nenit 106 të Ligjit, në rastin kur aplikimi për çertifikatë dhe produkti

me të cilin ai lidhet, i plotëson kushtet e përcaktuara në kreun XVI të Ligjit dhe pikën

1.1, 1.2 dhe 2.1 të këtij kreu, DPPM lëshon një njoftim për pranimin e depozitimit të

aplikimit për certifikatë dhe e publikon atë.

4. Publikimi i aplikimit për certifikatë

4.1 Në zbatim të nenit 107 të Ligjit, publikimi i aplikimit për çertifikatë duhet të

përmbajë të paktën informacionin e mëposhtëm:

a) emrin dhe adresën e aplikantit;

b) numrin e patentës bazë;

c) titullin e shpikjes;

ç) numrin dhe datën e autorizimit për hedhjen e produktit në treg dhe produktin e

identifikuar në këtë autorizim

5. Publikimi i lëshimit të certifikatës

5.1 Nëse me kalimin e 3 muajve nga publikimi i aplikimit për çertifikatë të mbrojtjes

shtesë, pranë DPPM nuk është depozituar asnjë kundërshtim ndaj aplikimit të

publikuar, DPPM lëshon certifikatën dhe publikon në Buletinin e Pronësisë Industriale,

të dhënat e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e mbajtësit të çertifikatës;

b) numrin e patentës bazë;

c) titullin e shpikjes;

ç) numrin dhe datën e autorizimit për hedhjen e produktit në treg dhe produktin e

identifikuar në këtë autorizim;

d) kohëzgjatjen e çertifikatës.

6. Paraqitja e kërkesës për deklarimin e pavlefshëm të çertifikatës së mbrojtes shtesë

6.1 Në zbatim të nenit 110 pika 2 e Ligjit, çdo person mund të paraqesë pranë DPPM,

një kërkesë për deklarimin e pavlefshëm të çertifikatës së mbrojtes shtesë, nëpërmjet

formularit FP13. Kërkesa duhet të përmbajë këto të dhëna:

a) emrin dhe adresën e paraqitësit të kërkesës;

b) emrin dhe adresën e përfaqësuesit nëse paraqitësi i kërkesës ka caktuar një

përfaqësues për ndjekjen e procedurave pranë DPPM;

c) emrin dhe adresën e mbajtësit të çertifikatës;

ç) numrin e patentës bazë;

d) titullin e shpikjes;

dh) arsyet ligjore për të cilat kërkohet pavlefshmëria e certifikatës.

6.2 Kërkesa e përmendur në pikën 6.1 të këtij kreu, duhet të shoqërohet nga:

a) dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse;

b) autorizimi i përfaqësimit nëse paraqitësi i kërkesës ka caktuar një përfaqësues;

c) provat mbi të cilat paraqitësi i kërkesës bazon pretendimin e tij.

7. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

7.1 Bordi i apelimit shqyrton kërkesën për deklarimin e pavlefshëm të çertifikatës së

mbrojtes shtesë nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 6.1 dhe 6.2 të këtij

kreu, brenda 6 muajve nga paraqitja e saj. Nëse kërkesa nuk është në përputhje me

parashikimet e pikës 6.1 dhe 6.2 të këtij kreu, DPPM njofton paraqitësin e kërkesës që

të plotësojë të metat brenda 3 muajve nga data e njoftimit.

7.2 Nëse paraqitësi i kërkesës nuk i plotëson të metat brenda afatit të caktuar, bordi i

apelimit e refuzon kërkesën dhe njofton me shkrim kërkuesin. Nëse kërkesa nuk ka të

meta ose të metat plotësohen brenda afatit të parashikuar në pikën 7.1 të këtij kreu,

bordi i apelimit shqyrton në themel kërkesën.

7.3 Bordi i apelimit njofton mbajtësin e certifikatës shtesë lidhur me kërkesën për

shpalljen e pavlefshmërisë së certifikatës, brenda një muaji nga data e paraqitjes së

kërkesës dhe i kërkon që të paraqesë shpjegimet e tij lidhur me kërkesën. Bordi i

apelimit gjatë shqyrtimit të kërkesës mund t’u kërkojë palëve që të paraqesin shpjegime

dhe dokumenta shtesë të nevojshme për shqyrtim, duke përcaktuar edhe afatin brenda të

cilit duhet të paraqiten ato.

7.4 Në përfundim të shqyrtimit, bordi i apelimit vendos lidhur me kërkesën dhe

njofton me shkrim palët për vendimin e marrë. Vendimi i bordi të apelimit mund të

apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.

8. Trajtimi i patentës pas marrjes së vendimit mbi kërkesën për pavlefshëmëri të

çertifikatës së mbrojtes shtesë

8.1 Nëse në përfundim të shqyrtimit, DPPM ose gjykata në rast apelimi, vendos se

certifikata e mbrojtjes shtesë është e pavlefshme, DPPM publikon në Buletinin e

Pronësisë Industriale njoftimin e pavlefshmërisë së saj dhe bën pasqyrimin në regjistrin

e patentave.

9. Kohëzgjatja e certifikatës

9.1 Në zbatim të nenit 108 të Ligjit, certifikata e mbrojtjes shtesë hyn në fuqi në fund

të kohëzgjatjes së parashikuar në ligj të patentës bazë, për një periudhë të barabartë me

periudhën që ka kaluar nga data në të cilën është depozituar aplikimi në datën e

autorizimit të parë për hedhjen produktin në treg, duke e zvogëluar me një periudhë

prej pesë vjetësh. Pavarësisht nga kjo kohëzgjatja e certifikatës nuk mund t’i kalojë

pesë vjet nga data në të cilën ajo hyn në fuqi. Çdo periudhe e mbarimit të jëtëgjatësisë

së saj më e shkurtër se 12 muaj do të trajtohet si një vit i tërë

10. Ripërtëritja e certifikatës

10.1. Tarifa e ripërtëritjes së certifikatës së mbrojtjes shtesë do të paguhet për cdo vit

të jetëgjatësisë së saj. Procedurat që do të ndiqen për ripërtëritjen e certifikatës janë të

njëjta me ato të ripërtëritjes së patentës bazë.

11. Mbarimi i afatit të certifikatës

11.1 Certifikatës së mbrojtjes shtesë i mbaron afati:

a) në fund të periudhës së parashikuar në pikën 9.1 të këtij kreu;

b) nëse mbajtësi i certifikatës heq dorë;

c) nëse tarifa vjetore e caktuar nuk paguhet në kohë;

ç) nëse dhe kur produkti që mbulohet nga certifikata nuk mund të hidhet më në treg, pas

heqjes dorë nga autorizimi i duhur për hedhjen e produktit në treg. DPPM mund të

vendosë mbarimin e afatit të certifikatës me nismën e vet ose me kërkesën e një pale të

tretë.

11.2 Nëse çertifikatës i mbaron afati DPPM lëshon një njoftim me shkrim dhe e

publikon atë .

KREU XXII

INSPEKTIMI I DOSJES DHE DOKUMENTA TË TJERË

QË LËSHON DPPM LIDHUR ME PATENTAT

1.Hetime dhe ekstrakte nga regjistri i patentave

1.1 Në zbatim të nenit 192 pika 2 dhe nenit 194 të Ligjit, DPPM lëshon ekstrakte

nga regjistri i patentave si dhe përgjigje të kërkesave për hetim.

1.2 Kërkesa për ekstrakt regjistri për një patentë paraqitet pranë DPPM me shkrim,

shoqëruar me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa quhet e

paparaqitur. Ekstrakti i regjistrit lëshuar nga DPPM përmban të gjitha të dhënat e

patentës dhe historikun e ndryshimeve që ka pësuar ajo.

1.3 Kërkesa për hetim në lidhje me një patentë paraqitet pranë DPPM me shkrim,

shoqëruar me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa quhet e

paparaqitur. DPPM njofton me shkrim paraqitësin e kërkesës lidhur me rezultatin e

hetimit në regjistrin e patentave.

2. Kërkesat për dublikatë

2.1 Pronari i një patente ka të drejtë të kërkojë dublikatë të patentës, të njoftimit të

ripërtëritjes së saj ose të njoftimeve të tjera të lëshuara nga DPPM për regjistrimin e

ndryshimeve në regjistrin e patentave, nëpërmjet një kërkese me shkrim e cila duhet të

shoqërohet me dokumentin e pageses së tarifës përkatëse dhe me autorizimin e

përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të patentës, në të kundërt

kërkesa quhet e paparaqitur.

3. Kërkesë për dokument prioriteti për patentën

3.1 Aplikanti i cili ka depozituar pranë DPPM një aplikim për pantentë, ka të drejtë të

kërkojë dokument prioriteti për patentën, brenda 12 muajve nga data e paraqitjes së

aplikimit për patentë, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse. Dokumenti i prioritetit që

lëshohet nga DPPM përmban të dhënat e mëposhtme:

a) datën dhe numrin e depozitimit;

b) emrin dhe adresën e aplikantit;

c) emrin dhe adresën e shpikësit;

ç) simbolin e klasifikimit ndërkombëtar të patentave;

d) titullin e shpikjes;

dh) përshkrimin e shpikjes;

e) pretendimet;

ë) vizatimet;

f) abstrakti.

4. Kërkesa për inspektim të dosjes së një patente

4.1 Çdo person mund të inspektojë dosjen e një patente në përputhje me parashikimet

e nenit 30 të Ligjit kundrejt paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së tarifës

përkatëse. Dosjet që lidhen me një aplikim për patentë që nuk janë publikuar, nuk mund

të inspektohen pa pëlqimin e aplikantit.

4.2. Disa dokumenta nuk konsiderohen pjesë të dosjes së hapur për inspektim.

Dokumenta të tilla përmbajne në veçanti, projektvendime dhe opinione ose dokumenta

të tjerë të përdorur për përgatitjen e vendimeve, përcaktimin e shpikësit, në qoftë se ai

ka kërkuar të mos përmendet si shpikës në përputhje me nenin 16 pika 2 e Ligjit, dhe

ndonjë dokument të përjashtuar nga dosja prej DPPM me arsyetimin se inspektimi i atij

dokumenti nuk i jep publikut llojin e informacionit që ai kërkon dhe për të cilin është i

titulluar.

5. Korrigjimi i gabimeve në dokumentat e lëshuar nga DPPM

5.1 Në rastin e lëshimit nga DPPM të akteve që përmbajnë gabime ose pasaktësi jo për

fajin e aplikantit ose pronarit të patentës, korrigjimi i tyre bëhet nga DPPM në bazë të

një kërkese me shkrim të paraqitur nga aplikanti ose pronari i patentës. DPPM rilëshon

aktin e korrigjuar, pasi aplikanti ose pronari i patentës ka dorëzuar pranë DPPM

origjinalin e aktit për të cilin kërkohet korrigjimi, bën pasqyrimin e korrigjimit në

regjistrin e patentave dhe e publikon atë në Buletinin e Pronësisë Industriale. Kur

rilëshimi i aktit është i pamundur, DPPM bën korrigjimin e gabimit në regjistrin e

patentave dhe njofton me shkrim aplikantin ose pronarin e patentës për korrigjimin e

bërë.

KREU XXIII

APLIKIMET E PATENTAVE EVROPIANE

1. Paraqitja e kërkesës për vlefshmëri të patentës evropiane

1.1 Kërkesa për vlefshmëri të patentës Evropiane parashikuar nga neni 87/d paraqitet

pranë DPPM nëpërmjet formularit FP1 brenda 3 muajve nga data e publikimit të

vendimit për dhënien e patentës nga ZEP. Afati i përmendur mund të zgjatet me një

muaj nëse aplikuesi paguan tarifën shtesë për shqyrtim të mëtejshëm.Së bashku me

kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

1) përkthimi në anglisht i specifikimeve të patentës europiane të dhënë nëse ajo nuk

është lëshuar në anglisht,

2) përkthimin në shqip të pretendimeve të patentës europiane; Kur pretendimi përmban

shenja referencë të përdorura në vizatime, këto vizatime i bashkëlidhen përkthimit

3) dokumentin e pagesës së tarifës së publikimit

4) Autorizimin e përfaqësimit

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM-ja.

2.1 DPPM-ja shqyrton kërkesën për vlefshmëri të patentës Evropiane dhe nëse

aplikimi përmbush kërkesat e pikës 1.1 të këtij kreu DPPM, lëshon njoftimin për

njohjen e vlefshmërisë së Patentës Evropiane.

2.2 Nëse aplikimi nuk përmbush vetëm pikën 4 të kërkesave të parashikuara në

pikën 1.1 të këtij kreu, DPPM lëshon njoftimin për plotësim parregullsish brenda afatit

2 mujor nga data e lëshimit të njoftimit në të kundërt refuzon kërkesën. Në zbatim të

nenit 34 të Ligjit 9947 datë 07/07/2008 “Për pronësinë Industriale” ky afat mund të

shtyhet me kërkesë të aplikantit me 3 muaj kundrejt pagesës së tarifës për shqyrtim të

mëtejshëm.

2.3 Nëse kërkesat e parashikuara në pikat 1, 2 dhe 3, në pikën 1.1 të këtij kreu nuk janë

depozituar në kohën e duhur ose tarifa e parashikuar nuk është paguar në kohën e

duhur, DPPM refuzon njohjen e vlefshmërisë së Patentës Evropiane dhe njofton me

shkrim aplikantin.

3. Paraqitja e kërkesës për ndryshime në pretendime të patentes evropiane

3.1 Kërkesa për ndryshime të pretendimeve të patentës Evropiane parashikuar nga

pika 3 e nenit 87/d , paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FP7 brenda 3 muajve

nga data e publikimit të vendimit për për mbajtjen në fuqi me ndryshimet e bëra ose

kufizimin,nga ZEP. Afati i përmendur mund të zgjatet me një muaj nëse aplikuesi

paguan tarifën shtesë për shqyrtim të mëtejshëm.Së bashku me kërkesën për ndryshm në

pretendime , aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

1) vendimin për ndryshimin e pretendimeve

2) përkthimin në shqip të pretendimeve të patentës europiane. Kur pretendimi përmban

shenja referencë të përdorura në vizatime, këto vizatime i bashkëlidhen përkthimit.

3) Dokumentin e pagesës së tarifës së publikimit

4) Autorizimin e përfaqësimit

4. Shqyrtimi i kërkesës për ndryshime në pretendime të patentes evropiane nga

DPPM

4.1 DPPM shqyrton kërkesën për ndryshime në pretendime të patentes evropiane, dhe

nëse aplikimi përmbush kërkesat e pikës 3.1 të këtij kreu DPPM, lëshon njoftimin për

njohjen e ndryshimit të pretendimeve të patentës Evropiane

4.2 Nëse aplikimi nuk përmbush vetëm pikën 4 të kërkesave të parashikuara në

pikën 3.1 të këtij kreu, DPPM lëshon njoftimin për plotësim parregullsish brenda afatit

2 mujor nga data e lëshimit të njoftimit në të kundërt e refuzon kërkesën. Në zbatim

të nenit 34 të Ligjit 9947 datë 07/07/2008 “Për Pronësinë Industriale” ky afat mund të

shtyhet me kërkesë të aplikantit me 3 muaj kundrejt pagesës së tarifës për shqyrtim të

mëtejshëm.

4.3 Nëse kërkesat e parashikuara në pikat 1, 2 dhe 3, në pikën 3.1 të këtij kreu nuk janë

depozituar në kohën e duhur ose tarifa e parashikuar nuk është paguar në kohën e

duhur, DPPM refuzon kërkesën për ndryshime në pretendime të patentes evropiane

dhe njëkohësisht bën edhe pavlefshmërinë e Patentës Evropiane dhe njofton me shkrim

aplikantin.