关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL061-j

返回

Vendimi nr. 799, datë 16.03.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



XX KUNDËR XX, VENDIMI NR. 799, DATË 16.03.2016 PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE TË “RIPRODHIMIT PA TË DREJTË TË VEPRËS SË TJETRIT”, PARASHIKUAR NGA NENI 149 I KODIT PENAL

Akuza: Riprodhim pa leje i veprës së tjetrit

Gjyqtari: B.Q

Fjalët kyçe: videogram, e drejtëë autori, i akuzuar, vepëër, riprodhim

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 149 i Kodit Penal; Ligji nr. 9380/2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.

Faktet kryesore: I dëmtuari akuzues i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me kërkesë për gjykimin e të pandehurit, për kryerjen e veprës penale të riprodhimit pa leje të veprës së tjetrit parashikuar nga Neni 149 i Kodit Penal.
Gjykata vlerësoi mundësinë e pajtimit, por duke qenë se kjo nuk u arrit, vendosi kalimin e çështjes në seancë dhe për këtë u vendos dhe thirrja e prokurorit.
I dëmtuari akuzues është autor i “Videogram “20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”. Në datën 31.10.2007, kjo vepër është regjistruar në Zyrën e të Drejtës së Autorit, ku ka marrë edhe certifikatën përkatëse. I dëmtuari akuzues pretendon se i akuzuari, ka publikuar një video me përshkrimin “Fjalimi i Azem Hajdarit pas atentatit të parë në Parlament”, e shoqëruar me pamjet e regjistruara nga ai dhe pa lejen dhe miratimin e tij.
Gjithashtu rezulton se i akuzuari ka transmetuar në rrjetin social facebook pamjet e regjistruara nga i dëmtuari akuzues. Gjatë hetimit u administruan prova nga ku rezulton se transmetimi ka patur shikueshmëri të konsiderueshme. Gjatë transmetimit, videogrami është ka patur 4 mijë e 300 vizitorë, 240 pëlqime dhe është shpërndarë 50 herë.
Në lidhje me videogramën u pretendua se nuk mund të ishte në llogari të akuzuesit sepse në të ishte shenjuar logoja e një instituti italian që shpërndante materiale kulturore dhe artistike me qëllim aksesin nga publiku i gjerë.
Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se në janar 2015, policia e qytetit të Pogradecit, ka sekuestruar mjetet elektronike të të akuzuarit ku përfshiheshin celularë dhe lap top dhe ka klonuar të gjitha kodet për aksesimin e faqeve on line.

I dëmtuari akuzues pretendon: dënimin e të akuzuarit duke qenë se ka cënuar të drejtën e tij të mbrojtur nga ligji për të drejtën e autorit dhe gjithashtu ka cënuar raportet juridike të mbrojtura nga legjislacioni penal. Për të dëmtuarin akuzues është konsumuar tërësisht figura e veprës penale të riprodhimit me pa të drejtë të veprës së tjetrit në të katër elementët e saj. Rezulton se Neni 149 i Kodit penal ka si qëllim stabilizimin e marrëdhënieve të mbrojtura nga legjislacioni i posaçëm e pikërisht ligji nr. 9380/2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”. Nga ana objektive vepra është kryer duke u konsumuar tërësisht sepse është riprodhuar pa të drejtën e autorit, duke u hedhur dhe transmetuar në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook nga i akuzuari. Nga ana subjektive rezulton se vepra është kryer me dashje direkte dhe ka cënuar marrëdhënie të mbrojtura nga ligji nr. 9380/2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, e konkretisht Nenin 10 dhe 12 të tij që i njohin të drejtën pronarit të veprës të vendosë vetë se në cilën mënyrë vepra do t’i prezantohet publikut.

Prokurori pretendoi: Rrëzimin e kërkesës, sepse në rastin konkret videogrami nuk është një vepër artistike, vepër letrare, vepër muzikore dhe as një vepër shkencore. Videogrami nuk mund të jetë një vepër arstitike pasi nuk është krijim origjinal i një personi. Ai është një filmim i xhiruar me kamera, që ka fiksuar momentin kur është rrëzuar busti i Enver Hoxhës.

I akuzuari pretendoi: Rrëzimin e kërkesës për një sërë arsyesh nisur nga legjitimimi dhe pretendimi në lidhje me themelin e akuzës. Kështu u pretendua në radhë të parë se akuzuesi nuk është titullar i së drejtës sepse video nuk është në pronësi të tij por në pronësi të një instituti italian që shpërndan pa pagesë materiale me karakter historik dhe kulturor. Për rrjedhojë, akuzuesit i mungon legjitimimi. Nga ana tjetër, i akuzuari pretendoi se vepra nuk është hedhur prej tij sepse ai nuk ka llogari të vetën në rrjetin social Facebook. Në janar 2015 policia i ka sekuestruar pa një akt të ligjshëm mjetet e tij elektronike ku përfshihej edhe celulari dhe lap top dhe kjo mund të jetë bërë në mënyrë abuzive nga ana e efektivëve.

Vendimi: Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës duke vlerësuar se nuk kemi të bëjmë me vepër që merret në mbrojtje nga legjislacioni i posaçëm për të drejtën e autorit dhe për rrjedhojë edhe nga legjislacioni penal. Gjykata u shpreh se Neni 149 i Kodit Penal merr në mbrojtje një kategori të caktuar të veprave të autorit, që janë veprat letrare, muzikore, artistike ose shkencore. Ligji nr. 9380/2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të” në nenin 4 jep përkufizimin dhe merr në mbrojtje kategorinë e veprës artistike, veprës letrare, veprës muzikore, veprës arkitekturore, veprës teatrore, veprës dramatike, vizatimit, gravure, etj. Videogrami, nuk është as vepër letrare, as muzikore dhe as shkencore. Për rrjedhojë nuk gëzon mbrojtje nga ligji dhe legjislacioni penal. Akuzuesi mund t’i drejtohet gjykatës civile për mbrojtjen e të drejtave të pretenduara.

Arsyetimi i Gjykatës: Gjatë gjykimit u provua se me certifikatën e regjistrimit dt.31.07.2007, nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, është certifikuar regjistrimi i së drejtës të autorit për veprën “Videogram 20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”. Gjykata vëren, se Neni 149 i Kodit Penal merr në mbrojtje një kategori të caktuar të veprave të autorit, që janë veprat letrare, muzikore, artistike ose shkencore. Në Nenin 4, të ligjit nr. 9380/2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, jepen përkufizime të veprës artistike, veprës letrare, veprës muzikore, veprës arkitekturore, veprës teatrore, veprës dramatike, vizatim, gravure, skulpturës, etj. Videogrami, objekt i këtij gjykimi, është evidente që nuk është as vepër letrare, as muzikore dhe as shkencore.
Kategoria tjetër që merret në mbrojtje nga Neni 149 i Kodit Penal ka të bëjë me riprodhimin tërësisht ose pjesërisht të veprës artistike.
Në Nenin 4, pika 33, të ligjit nr. 9380/2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, përcaktohet se: “...Vepër arstistike është çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik i materializuar, pavarësisht nga forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut”.
Pra, vepër artistike do të quhet çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik, ndërsa “Videogrami “20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, objekt i këtij gjykimi është videogram, filmim i një momenti historik dhe jo krijim origjinal i të dëmtuarit akuzues.
Nisur nga sa më sipër, Gjykata duke u nisur nga përkufizimi që i bën ligji veprës artistike çmon se “Videogram 20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, nuk është vepër artistike, pasi përkufizimi i videogramit përcaktohet, po në Nenin 4 të ligjit, pika 33 e ku sipas të cilit: “…videogram nënkupton mjedisin ku është fiksuar një vepër audiovizuale e materializuar me ose pa kolone zanore, që lejon përcjelljen e riprodhimin e veprës ...”.
Gjykata çmon se transmetimi i këtij videogrami nga ana e të akuzuarit nuk përbën vepër penale në vështrim të Nenit 149 te Kodit Penal, për sa kohë që në këtë nen nuk përmendet videogrami në kategorinë e veprave të autorëve të mbrojtura nga ligji penal. Pra, ligjvënësi ka përcaktuar vetëm katër kategori veprash të autorëve që merren në mbrojtje nga ligji penal (letrare, muzikore, artistike ose shkencore) dhe videogrami nuk bën pjesë në këto vepra.
Por, duke qenë se videogrami bën pjesë në kategorinë e veprave të autorit që mbrohen nga ligji nr. 9380/2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, akuzuesi, mund t’i drejtohet gjykatës civile, duke paditur palën e akuzuar dhe nëse në atë gjykim vërtetohet se ka shkelur të drejtën e tij të autorit duke transmetuar videogramën për të cilën akuzuesi është autor, Gjykata çmon se ky shtetas mund të përgjigjet vetëm civilisht për këtë shkelje të të drejtës së autorit, por jo penalisht.
Për sa më sipër, Gjykata çmon se nga provat e administruara rezulton se nuk ndodhemi përpara veprës penale të “Riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit”, parashikuar nga Neni 149 i Kodit Penal, për shkak se fakti (transmetimi i videogramës) nuk përbën vepër penale dhe në këto kushte, i akuzuari duhet të deklarohet i pafajshëm.