عن الملكية الفكرية التدريب في مجال الملكية الفكرية إذكاء الاحترام للملكية الفكرية التوعية بالملكية الفكرية الملكية الفكرية لفائدة… الملكية الفكرية و… الملكية الفكرية في… معلومات البراءات والتكنولوجيا معلومات العلامات التجارية معلومات التصاميم الصناعية معلومات المؤشرات الجغرافية معلومات الأصناف النباتية (الأوبوف) القوانين والمعاهدات والأحكام القضائية المتعلقة بالملكية الفكرية مراجع الملكية الفكرية تقارير الملكية الفكرية حماية البراءات حماية العلامات التجارية حماية التصاميم الصناعية حماية المؤشرات الجغرافية حماية الأصناف النباتية (الأوبوف) تسوية المنازعات المتعلقة بالملكية الفكرية حلول الأعمال التجارية لمكاتب الملكية الفكرية دفع ثمن خدمات الملكية الفكرية هيئات صنع القرار والتفاوض التعاون التنموي دعم الابتكار الشراكات بين القطاعين العام والخاص أدوات وخدمات الذكاء الاصطناعي المنظمة العمل مع الويبو المساءلة البراءات العلامات التجارية التصاميم الصناعية المؤشرات الجغرافية حق المؤلف الأسرار التجارية أكاديمية الويبو الندوات وحلقات العمل إنفاذ الملكية الفكرية WIPO ALERT إذكاء الوعي اليوم العالمي للملكية الفكرية مجلة الويبو دراسات حالة وقصص ناجحة في مجال الملكية الفكرية أخبار الملكية الفكرية جوائز الويبو الأعمال الجامعات الشعوب الأصلية الأجهزة القضائية الموارد الوراثية والمعارف التقليدية وأشكال التعبير الثقافي التقليدي الاقتصاد التمويل الأصول غير الملموسة المساواة بين الجنسين الصحة العالمية تغير المناخ سياسة المنافسة أهداف التنمية المستدامة التكنولوجيات الحدودية التطبيقات المحمولة الرياضة السياحة ركن البراءات تحليلات البراءات التصنيف الدولي للبراءات أَردي – البحث لأغراض الابتكار أَردي – البحث لأغراض الابتكار قاعدة البيانات العالمية للعلامات مرصد مدريد قاعدة بيانات المادة 6(ثالثاً) تصنيف نيس تصنيف فيينا قاعدة البيانات العالمية للتصاميم نشرة التصاميم الدولية قاعدة بيانات Hague Express تصنيف لوكارنو قاعدة بيانات Lisbon Express قاعدة البيانات العالمية للعلامات الخاصة بالمؤشرات الجغرافية قاعدة بيانات الأصناف النباتية (PLUTO) قاعدة بيانات الأجناس والأنواع (GENIE) المعاهدات التي تديرها الويبو ويبو لكس - القوانين والمعاهدات والأحكام القضائية المتعلقة بالملكية الفكرية معايير الويبو إحصاءات الملكية الفكرية ويبو بورل (المصطلحات) منشورات الويبو البيانات القطرية الخاصة بالملكية الفكرية مركز الويبو للمعارف الاتجاهات التكنولوجية للويبو مؤشر الابتكار العالمي التقرير العالمي للملكية الفكرية معاهدة التعاون بشأن البراءات – نظام البراءات الدولي ePCT بودابست – نظام الإيداع الدولي للكائنات الدقيقة مدريد – النظام الدولي للعلامات التجارية eMadrid الحماية بموجب المادة 6(ثالثاً) (الشعارات الشرفية، الأعلام، شعارات الدول) لاهاي – النظام الدولي للتصاميم eHague لشبونة – النظام الدولي لتسميات المنشأ والمؤشرات الجغرافية eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange الوساطة التحكيم قرارات الخبراء المنازعات المتعلقة بأسماء الحقول نظام النفاذ المركزي إلى نتائج البحث والفحص (CASE) خدمة النفاذ الرقمي (DAS) WIPO Pay الحساب الجاري لدى الويبو جمعيات الويبو اللجان الدائمة الجدول الزمني للاجتماعات WIPO Webcast وثائق الويبو الرسمية أجندة التنمية المساعدة التقنية مؤسسات التدريب في مجال الملكية الفكرية الدعم المتعلق بكوفيد-19 الاستراتيجيات الوطنية للملكية الفكرية المساعدة في مجالي السياسة والتشريع محور التعاون مراكز دعم التكنولوجيا والابتكار نقل التكنولوجيا برنامج مساعدة المخترعين WIPO GREEN WIPO's PAT-INFORMED اتحاد الكتب الميسّرة اتحاد الويبو للمبدعين WIPO Translate أداة تحويل الكلام إلى نص مساعد التصنيف الدول الأعضاء المراقبون المدير العام الأنشطة بحسب كل وحدة المكاتب الخارجية المناصب الشاغرة المشتريات النتائج والميزانية التقارير المالية الرقابة
Arabic English Spanish French Russian Chinese
القوانين المعاهدات الأحكام التصفح بحسب الاختصاص القضائي

ألبانيا

AL015-j

عودة للخلف

Vendimi nr. 2846, datë 21.07.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRITË “X” (PADITËS) dhe “Z” (NDËRHYRËS KRYESOR) KUNDËR SHOQËRIA “Y”, VENDIMI NR. 2846, datë 21.07.2020, PËR NDALIMIN E KRYERJES DHE PUBLIKIMIT TË MATJEVE TË PAAUTORIZUARA TË AUDIENCËS SË PËRDORIMIT TË EMRIT (MARKËS), SI DHE PËR SHPËRBLIMIN E DËMIT TË SHKAKTUAR, PARASHIKUAR NGA NENET 608, 609 TË KODIT CIVIL

OBJEKTI: Sigurim padie; Ndalimin pa afat kohor të çdo lloji matje të pakërkuar apo autorizuar nga “Y” ndaj “X”, ndalimin e përhapjes së të dhënave të marra deri tani tek të tretët; ndalimin e përdorimit të emrit apo programeve të “X” në matje të mëparshme të kryera; shpërblimin e dëmit të shkaktuar ndaj “X” në masën 500.000 Euro; publikimin e vendimit gjyqësor.

Trupi gjykues: J.H. (Kryesues), M.D., T.H.

Fjalët kyçe: Markë tregtare, matje audience, treg, reputacion, konkurrencë, përdorim i paautorizuar, shpërblim dëmi, publikim i vendimit gjyqësor.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 156, 187 të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, Nenet 8, 9 dhe 44 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”; Nenet 608, 609, 617, 635 dhe 639 të Kodit Civil.

Faktet kryesore: Paditësi “X” është një shoqëri, e cila që prej vitit 2001 operon në fushën e mediave audiovizive si televizion, me transmetim të pandërprerë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Shoqëria “X” është pronare edhe e markës përkatëse. Edhe ndërhyrësi kryesor “Y” ushtron të njëjtin aktivitet.

I padituri “Z” ka si objekt aktiviteti kryerjen e matjeve të audiencës së televizioneve në Shqipëri, në bazë të të cilave prodhon dhe evidencat statistikore përkatëse. Tregu në të cilin operon i padituri është një treg i parregulluar nga ligje specifike dhe aktiviteti nuk i nënshtrohet licencimit. Objekt i matjeve të kryera prej tij janë bërë edhe transmetimet e shoqërive “X” dhe “Y”.

Midis palëve ndërgjyqëse nuk është lidhur asnjëherë ndonjë kontratë nëpërmjet së cilës paditësi apo ndërhyrësi kryesor të kenë kontraktuar apo autorizuar të paditurin për të kryer matje lidhur me aktivitetin e tyre, apo për t’a autorizuar të paditurin t’i shpërndajë rezultatet e matjeve tek të tretët. Pavarësisht kësaj, sikundër rezulton nga Marrëveshja datë 01.10.2018, lidhur mes të paditurit dhe një transmetuesi tjetër televiziv, i padituri ka rënë dakord të kryejë matje edhe sa i takon shoqërive “X” dhe “Y” dhe t’ia transmetojë të dhënat e matjeve palës tjetër kontraktore.

Në këto kushte, paditësi ka kërkuar paraprakisht sigurimin e padisë duke detyruar të paditurin të mos kryejë asnjë matje deri në përfundim të gjykimit me një vendim të formës së prerë dhe duke e ndaluar atë të përdorë markën tregtare të zotëruar prej shoqërisë “X”, kërkesë kjo e cila është pranuar me vendimin datë 11.12.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë. Mandej, shoqëria “X” i është drejtuar Gjykatës me kërkesëpadi duke kërkuar në thelb pushimin e cenimit të markës dhe reputacionit të paditësit nëpërmjet matjeve, si dhe shpërblimin e dëmit pasuror e jopasuror të shkaktuar nga ana e të paditurit. Kërkimit të parë i është bashkuar edhe ndërhyrësi kryesor.

Paditësi pretendon detyrimin e të paditurit të ndalojë pa afat kryerjen e çdo matje ndaj paditësit, të ndalojë transmetimin e të dhënave të mbledhura deri tani tek të tretët, të pushojë përdorimin e emrit (markës) së paditësit; t’i shpërblejë paditësit dëmin e shkaktuar në masën 500,000 EUR, si dhe publikimin e vendimit në faqen web të Gjykatës dhe dy gazeta kombëtare.

Ndërhyrësi kryesor pretendon detyrimin e të paditurit të ndalojë pa afat kryerjen e çdo matje ndaj shoqërisë “Y”, të ndalojë transmetimin e të dhënave të mbledhura deri tani tek të tretët, të pushojë përdorimin e emrit (markës) të ndërhyrësit kryesor.

I padituri pretendon rrëzimin e kërkesë-padisë së paditësit dhe ndërhyrësit kryesor si të pabazuara në ligj e në prova.

Vendimi: Gjykata krijoi bindjen se kërkesa-padia e palës paditëse dhe ajo e ndërhyrësit kryesor janë pjesërisht të mbështetura në ligj dhe në prova dhe, për rrjedhojë, disponoi pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë, duke përcaktuar detyrimin e shoqërisë “Y” që të ndalojë matjen dhe publikimin e të dhënave të matjeve të shikueshmërisë televizive për shoqëritë “X” dhe “Y”, detyrimin e të paditurit që t’i shpërblejë shoqërisë “X” dëmin jopasuror të shkaktuar nga cenimi i reputacionit tregtar në masën 2,000,000 lekë dhe ligjërimin e masës së sigurimit të padisë me anë të Vendimit datë 11.12.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; rrëzimin e padisë për pjesën tjetër. Ndaj këtij vendimi është ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, i cili është ende në pritje për t’u shqyrtuar.

Arsyetimi i gjykatës: Aktiviteti i palës së paditur në sistemin e matjes së audiencës televizive nuk rregullohet në mënyrë specifike me ligj dhe as me akte normative. Por, gjatë hetimit gjyqësor nuk është provuar në asnjë moment që aktiviteti i palës së paditur bie në kundërshtim me dispozitat ligjore. Matja e audiencës televizive si aktivitet tregtar është një aktivitet i ligjshëm, i cili nuk ka lidhje vetëm me aktivitetin televiziv, por edhe me reklamat, si një nga shtyllat e organizimit dhe rritjes së aktivitetit tregtar.

Ndonëse matja e audiencës televizive është një aktivitet i ligjshëm, kryerja e matjeve dhe publikimi i matjeve në forma të ndryshme cenon të drejtat e subjekteve të tjera që nuk kanë kontrata shërbimi me palën e paditur. Pala e paditur nuk mund të kryejë matje dhe të publikojë rezultatet e audiencës për aq kohë sa nuk ka marrë pëlqimin më parë të të gjitha subjekteve televizive të përfshira në matjen përkatëse. Matja e audiencës duhet të shoqërohet me kontrata shërbimi, me anë të të cilave pala e paditur duhet të marrë përsipër ruajtjen e konfidencialitetit tek të tretët (konkurrentët televiziv). Pala e paditur ndonëse ka kontrata shërbimi me disa subjekte televizive ka bërë publike matjet e saj televizive jo vetëm për klientët saj televizivë, por edhe për palën paditëse. Këto kontrata shërbimi kanë parashikuar objektin e aktivitetit të palës së paditur duke përfshirë në këtë objekt matjen e shikueshmërisë televizive, por duke cituar në këto kontrata që matjet të bëhen ndër të tjera edhe për palën paditëse. Ka rezultuar se pala paditëse shoqëria “X” dhe ndërhyrësi kryesor shoqëria “Y” nuk kanë dhënë asnjë formë pëlqimi për matjen përkatëse dhe publikimin e saj sipas objektit të kësaj marrëveshje.

Kryerja e matjes dhe publikimi i të dhënave për matjen e audiencës për subjektet jokontraktorë me palën e paditur, do të cenonte këto subjekte në aktivitetin e tyre tregtar, pasi ata do i nënshtroheshin një procesi të padrejtë vlerësimi tregtar, që do të ndikonte direkt në aktivitetin e tyre. Për këtë arsye

pala e paditur duhet të ndalojë matjen dhe publikimet e matjeve që kryen në faqen e saj të web dhe çdo publikim tjetër, si dhe të marrë masat e saj që të ruhet konfidencialiteti i matjeve të kryera.

Sa i takon pretendim për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, gjejnë zbatim nenet 608 dhe 609 të Kodit Civil, të cilët parashikojnë se:

Neni 608: “Personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar. Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira”.

Neni 609: “Dëmi duhet të jetë rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit të personit. Mospengimi i një ngjarjeje nga personi që ka detyrimin ligjor për ta mënjanuar, e ngarkon atë me përgjegjësi për dëmin e shkaktuar”.

Nga analiza që i bëhet këtyre dispozitave ligjore rezulton se që të ekzistojë koncepti i shpërblimit të dëmit duhet që dëmi të jetë shkaktuar me faj, si rrjedhojë e një veprimi të paligjshëm dhe ky dëm t’i drejtohet interesave pasurore të shtetasve apo subjekteve tregtare. Pra, janë këto elemente ligjore që duhet të plotësohen në mënyrë që të ekzistojë dhe të ligjërohet dëmshpërblimi. Në zbatim të nenit 609 të Kodit Civil për pranimin e përgjegjësisë civile jashtëkontraktore, duhet të vërtetohet lidhja shkakësore materiale ndërmjet sjelljes së paligjshme e me faj dhe dëmit të shkaktuar.

Gjykata për të sqaruar dhe për të marrë një informacion më të plotë të specializuar në lidhje me pretendimet e palës paditëse për dëmin e shkaktuar nga pala e paditur, ka vendosur të kryejë një akt ekspertimi kontabël. Eksperti ka sqaruar se marka si një aktiv afatgjatë jomaterial matet me kosto ose me vlerën e tregut, nëqoftëse vlera e tij mund të matet me besueshmëri. Shoqëria “X” nuk ka matur ndonjë kosto për krijimin e markës së saj. Gjithashtu, në mungesë të një tregu të mirëfilltë për vlerësimin e markës bëhet e vështirë matja e vlerës së tregut të markës. Rrjedhimisht nuk mund të përcaktohet me besueshmëri vlera ekonomike e markës tregtare.

Në lidhje me pyetjen nëse është ne gjendje eksperti të përcaktojë se cila është pjesa e fitimeve apo humbjeve të ardhura shoqërisë “X” në mënyrë të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë si rrjedhojë e aktivitetit të shoqërisë “Z”, eksperti ka konkluduar se nuk mund të përcaktojë saktësisht se sa është “masa” e fitimit apo humbjes që i shkaktohet shoqërisë “X” në mënyrë të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë si rrjedhojë e aktivitetit të shoqërisë “Z”. Nisur sa më sipër, ka rezultuar se midis palës së paditur dhe dëmit material të pretenduar nga pala paditëse nuk ka asnjë lidhje shkakësore.

Konform Vendimit Unifikues Nr. 2, datë 29.03.2012, detyrues për gjykatën, pavarësisht se çfarë rezulton në padinë e ndodhur në dosjen gjyqësore nga hetimi gjyqësor, del e qartë se paditësi kërkon shpërblimin e dëmit material si dhe atij jomaterial, pra reputacionin tregtar, që i ka ardhur nga veprimet e paligjshme të palës së paditur. Aktiviteti i kryer nga pala e paditur ndaj palës paditëse pa asnjë marrëveshje paraprake midis tyre duke krijuar një listim televizionesh për shikueshmëri televizive, passjell në çdo rast cenim të palës paditëse në lidhje me aktivitetin tregtar dhe konkretisht me reklamat televizive. Duke qenë të tilla, ato i kanë vendosur paditësit në një pozitë mjaft të vështirë tregtare dhe shoqërore, duke u lejuar partnerëve të biznesit, klientëve dhe

njerëzve që nuk i njohin të krijojnë perceptime për ekzistencën e raporteve të paqena dhe perceptime të rreme për aktivitetin dhe performancën tregtare të shoqërisë tregtare.

Për rrjedhojë, Gjykata e gjeti të mbështetur kërkesën e palës paditëse për shpërblim në para ndaj palës së paditur dhe çmoi se pala e paditur duhet të heqë publikimet nga faqja e saj në lidhje me palën paditëse. Kjo mund të ishte bërë edhe si pjesë e një përgënjeshtrimi të vërtetë, por Gjykata çmoi se duhet t’a urdhërojë për të mos lejuar vazhdimin e cenimit të reputacionit tregtar të palës paditëse nga publikimi i vazhdueshëm i matjeve të paautorizuara. Për sa i takon masës së shpërblimit në para, Gjykata çmoi se kjo masë duhet të jetë më e ulët se sa masa e pretenduar nga pala paditëse.

Në llogaritjen e masës së dëmshpërblimit, Gjykata u bazua në disa kritere: 1) faktin që pala paditëse është një televizion kombëtar dhe për këtë arsye përtej aktivitetit tregtar ushtron një aktivitet publik me licencë kombëtare, 2) të dhënat e xhiros vjetore kontabël të shoqërisë së paditur, 3) praktikën gjyqësore shqiptare në lidhje me dëmin e reputacionit tregtar, 4) vlerën e faturimit që pala e paditur ka rënë dakord me palët e treta, 5) të dhënat e xhiros vjetore të palës paditëse, 6) mënyrën e matjes së shikueshmërisë dhe periodicitetin e matjes. Për rrjedhojë, pala e paditur duhet të dëmshpërblejë palën paditëse në shumën 2,000,000 Lekë si dëm për cenimin e reputacionit tregtar.

Lidhur me masën e sigurimit, Gjykata në përputhje me argumentin ligjor sa më sipër krijoi bindjen se duhet ligjëruar masa e sigurimit të padisë me anë të Vendimit datë 11.12.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në mënyrë që të ndalojë në çdo formë publikimin e emrit të shoqërive “X” dhe “Y” në të dhënat të matjeve të kryera nga shoqëria “Z”. Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër të masës, Gjykata vendosi heqjen e masës së sigurimit për ndalimin e matjeve të kryera nga pala e paditur ndaj shoqërisë “X”.

Ndërsa në lidhje me pjesën e padisë për publikimin e vendimit me shpenzimet e palës së paditur në faqen zyrtare web të Gjykatës dhe në dy gazeta me shpërndarjen më të gjerë në treg, Gjykata çmoi se në rastin objekt gjykimi nuk plotësoheshin kushtet për të kryer publikim apo përgënjeshtrime pasi aktiviteti i palës së paditur nuk ka lidhje me ndonjë qëllim apo dashje direkte të palës së paditur për të dëmtuar palën paditëse. Gjithashtu, Gjykata nuk ka parë asnjë arsye për t’a trajtuar këtë çështje gjyqësore si çështje të konkurrencës apo markave tregtare, pasi palët ushtrojnë aktivitete tërësisht të ndryshme dhe nuk ka asnjë lidhje të këtyre koncepteve tregtare me çështjen objekt gjykimi.