About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgements IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Finance Intangible Assets Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Decision No. 883 dated 13.05.2009, Albania

on Approval of Fees for the Registration of Industrial Property Objects, amended up to Decision No. 316 of 31.05.2018

Back
Latest Version in WIPO Lex
Details Details Year of Version 2018 Dates Amended up to: June 6, 2018 Entry into force: September 11, 2009 Published: September 11, 2009 Issued: May 13, 2009 Type of Text Implementing Rules/Regulations Subject Matter Industrial Property Subject Matter (secondary) IP Regulatory Body Notes This consolidated version of the Decision of the Council of Ministers No. 883 of May 13, 2009, on Tariffs for the Registration of Industrial Property Rights takes into account amendments up to the Decision of the Council of Ministers No. 316 of May 31, 2018, which was published in the Official Gazette and entered into force on June 6, 2018.

Available Materials

Main Text(s) Related Text(s)
Main text(s) Main text(s) Albanian Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 883, datë 13.5.2009 për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale (ndryshuar deri në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 316, datë 31.05.2018)         English Decision No. 883 dated 13.05.2009     

VENDIM

Nr.883, datë 13.5.2009

“PËR MIRATIMIN E TARIFAVE PËR REGJISTRIMIN E OBJEKTEVE TË

PRONËSISË

INDUSTRIALE”, i ndryshuar

Ndryshuar me VKM:

Nr.37/,datë 21.01.2015

Nr.316, datë 31.05.2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 24, 25, 28, 33, 41, 44, 46, 76, 77, 79,

80, 82, 87, shkronjat “a”-“gj”, 109, 137, 149, 172, 181,194, 198 e 202 të ligjit nr.9947, datë

7.7.2008 "Për pronësinë industriale", me propozimin e Ministrit të Ekonmisë, Turizmit dhe

Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Tarifat për aplikimet dhe veprimet e tjera të kryera pranë DPPI, lidhur me patentat e

shpikjeve, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e

tij.

2. Tarifat për aplikimet dhe veprimet e tjera të kryera pranë DPPI, lidhur me certifikatat e

mbrojtjes shtesë për produktet mjekësore dhe produktet për mbrojtjen e bimëve, janë sipas

lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Tarifat për aplikimet dhe veprimet e tjera të kryera pranë DPPI, lidhur me modelet e

përdorimit, janë sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e

tij.

4. Tarifat për aplikimet dhe veprimet e tjera të kryera pranë DPPI, lidhur disenjot industriale,

janë sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

5. Tarifat për aplikimet dhe veprimet e tjera të kryera pranë DPPI, lidhur me markat tregtare

dhe të shërbimit, janë sipas lidhjes nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë

përbërëse e tij.

6. Tarifat për aplikimet dhe veprimet e tjera të kryera pranë DPPI, lidhur me treguesit

gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës, janë sipas lidhjes nr.6, që i bashkëlidhet këtij

vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. (shtohen.. “dhe emërtimeve të origjinës”, me VKM

nr.316, datë 31.05.2018)

7. Tarifat për aplikimet dhe veprimet e tjera të kryera pranë DPPI, lidhur me qarqet e

integruara, janë sipas lidhjes nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e

tij.

8. Tarifat për shërbime të tjera të kryera pranë DPPI janë sipas lidhjes nr.8, që i bashkëlidhet

këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

9. Ngarkohet Drejtoria e Prgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi.

10. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.379, datë 15.08.1994 “Për tarifat e zyrës së patentave

për objektet e pronësisë industriale” me ndryshimet e mëvonshme, shfuqizohet.

(Shtohet fjalia “Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë

dhe Sipërmarrjes të nxjerrin udhëzimin e përbashkët për të përcaktuar drejtimet dhe kriteret

e përdorimit të të ardhurave që i lihen DPPI-së.” Me VKM Nr.37, datë 21.1.2015)

11. (shfuqizohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe

Sipërmarrjes të nxjerrin udhëzimin e përbashkët për të përcaktuar drejtimet dhe kriteret e

përdorimit të të ardhurave që i lihen DPPI-së.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Lidhja nr. 1

I. TARIFAT PËR PATENTAT E SHPIKJEVE

(zëvëndësohet me lidhjen, me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

Nr. Llojet e Tarifave Vlera në lekë

1.1 Tarifë për depozitim aplikimi për patentë 7,000

1.2 Tarifë për depozitimin e aplikimeve të PCT 7,000

1.3 Tarifë për çdo pretendim mbi pretendimin e 10-të të patentës 500

1.4 Tarifë për depozitimin e çdo aplikimi të ndarë të patentës 5,000

1.5 Tarifë për publikimin e shtrirjes së patentave Evropiane dhe amendamenteve

në patentë.

1,000

1.6 Tarifë për publikim të parakohshëm të patentës 2,000

1.7 Tarifë për rivendosjen në afat të të drejtave 7,000

1.8 Tarifë për shqyrtim të mëtejshëm. 7,000

1.9 Tarifë për korrigjimin e gabimeve në aplikimin për patentë 2,000

1.10 Tarifë për korrigjimin e gabimeve në patentë 2,000

1.11 Tarifë për lëshimin e patentës 6,000

1.12 Tarifë për depozitimin e kundërshtimit të dhënies së patentës 7,000

1.13 Tarifë për apelim në Bordin e Apelimit 7,000

1.14 Tarifë për regjistrimin e transferimit të pronësisë mbi aplikimin për patentë ose

patentën

5,000

1.15 Tarifë për regjistrimin e ndryshimit të emrit të aplikantit/pronarit të patentës 5,000

1.16 Tarifë për regjistrimin e ndryshimit të adresës së aplikantit/pronarit të patentës 3,000

1.17 Tarifë për regjistrimin e kontratës së licencës mbi patentën 5,000

1.18 Tarifë për lëshimin e ekstraktit të regjistrit për një patentë 1,500

1.19 Tarifë për kryerjen e hetimit mbi një patentë 2,000

1.20 Tarifë për lëshimin e dublikatave 1,000

1.21 Tarifë për lëshimin e dokumentit të prioritetit për një patentë 3,000

1.22 Tarifë për inspektim dosje të patentës 1,000

1.23 Tarifë ripërtëritje viti II 5,000

1.24 Tarifë ripërtëritje viti III 6,000

1.25 Tarifë ripërtëritje viti IV 8,000

1.26 Tarifë ripërtëritje viti V 10,000

1.27 Tarifë ripërtëritje viti VI 12,000

1.28 Tarifë ripërtëritje viti VII 14,000

1.29 Tarifë ripërtëritje viti VIII 18,000

1.30 Tarifë ripërtëritje viti IX 20,000

1.31 Tarifë ripërtëritje viti X 25,000

1.32 Tarifë ripërtëritje viti i XI 27,000

1.33 Tarifë ripërtëritje viti i XII 30,000

1.34 Tarifë ripërtëritje viti i XIII 35,000

1.35 Tarifë ripërtëritje viti i XIV 40,000

1.36 Tarifë ripërtëritje viti i XV 45,000

1.37 Tarifë ripërtëritje viti i XVI 50,000

1.38 Tarifë ripërtëritje viti i XVII 55,000

1.39 Tarifë ripërtëritje viti i XVIII 60,000

1.40 Tarifë ripërtëritje viti i XIX 65,000

1.41 Tarifë ripërtëritje viti i XX 70,000

1.42 Tarifë për transferimin e aplikimeve të bëra në bazë të PCT 9,000

1.43 Tarifë për kërkesë për ndryshimin ose shtimin e prioritetit 7,000

1.44 Tarifën shtesë, per zgjatje afati 7,000

1.45 Tarifë për publikimin e vlefshmërisë së patentave Evropiane dhe

amendamenteve në patentë

10,000

1.46 Tarifë për regjistrimin e kontratës së pengut 5,000

1.47 Tarifë për regjistrimin e veprimeve përmbarimore 5,000

* Tarifat vjetore për ripërtëritjen e patentave (Nr. rendor 1.24-1.43) do të reduktohen në

masën 50% të vlerës përkatëse të dhënë në pasqyrë, në rastin kur pronari i patentës ka

deklaruar me shkrim gatishmërinë e tij për dhënie licence, në përputhje me nenin 49 pika 1 e

ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”.

(Në fund të tekstit të lidhjes nr.I shtohet teksti i mëposhtëm me VKM Nr.37, datë 21.1.2015)

*Tarifat vjetore për ripërtëritjen e patentave (Nr. rendor 1.24-1.43) do të rriten në masën 50%

të vlerave përkatëse të dhëna në pasqyrë, në rastet kur pagesa e tyre kryhet pas përfundimit të

afatit të caktuar në ligj, por brenda një periudhe 6-mujore nga përfundimi i këtij afati, në

përputhje me parashikimin e nenit 41 pika 3 e ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë

industriale”. Tarifat vjetore për ripërtëritjen e patentave (Nr. rendor 1.24-1.43 ) do të rriten në

masën 100% të vlerave përkatëse të dhëna në pasqyrë, në rastet kur pagesa e tyre kryhet

brenda 2 muajve pas përfundimit të afatit të caktuar në përputhje me parashikimin e nenit 41

pika 3 e ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale.

* Tarifat me nr. rendor 1.1;1.4;1.6;1.7;1.8;1.9;1.11;1.12;1.13 do të reduktohet në masën

50% të vlerës përkatëse të dhënë në pasqyrë, në rastin kur pronari i patentës është

njëkohësisht edhe shpikësi i patentës. Për studentët, pensionistët, personat me aftësi të

kufizuar, këto tarifa do të jenë 100 Lek.

Lidhja nr.2

II. TABELA E TARIFAVE TË SHËRBIMIT PËR CERTIFIKATAT E MBROJTJES

SHTESË PËR PRODUKTET MJEKËSORE DHE PRODUKTET PËR MBROJTJEN E

BIMËVE

Nr. Llojet e Tarifave Vlera në lekë

2.1 Tarifë për depozitim aplikimi për certifikatë të mbrojtjes shtesë 20,000

2.2 Tarifë ripërtëritje viti XXI 100,000

2.3 Tarifë ripërtëritje viti XXII 120,000

2.4 Tarifë ripërtëritje viti XXIII 150,000

2.5 Tarifë ripërtëritje viti XXIV 200,000

2.6 Tarifë ripërtëritje viti XXV 250,000

2.7 Tarifë për depozitimin e kërkesës për deklarimin e pavlefshmërisë së certifikatës 8,000

së mbrojtjes shtesë

2.8 Tarifë për apelim në Bordin e apelimit 8,000

2.9 Tarifë për regjistrimin e dorëheqjes nga certifikata e mbrojtjes shtesë 1,000

2.10 Tarifë për lëshimin e ekstraktit të regjistrit për një certifikatë të mbrojtjes shtesë 500

2.11 Tarifë për kryerjen e hetimeve për një certifikatë të mbrojtjes shtesë 500

2.12 Tarifë për lëshim dublikate 1,000

2.13 Tarifë për inspektim dosje 1,000

(Shtohet teksti i mëposhtëm, me VKM Nr.37, datë 21.1.2015)

*Tarifat vjetore për ripërtëritjen e certifikatave të mbrojtjes shtesë (Nr. rendor 2.2-2.6) do të

rriten në masën 50% të vlerave përkatëse të dhëna në pasqyrë, në rastet kur pagesa e tyre

kryhet pas përfundimit të afatit të caktuar në ligj, por brenda një periudhe 6-mujore nga

përfundimi i këtij afati. Tarifat vjetore për ripërtëritjen e certifikatave të mbrojtjes shtesë (Nr.

rendor 2.2-2.6) do të rriten në masën 100% të vlerave përkatëse të dhëna në pasqyrë, në rastet

kur pagesa e tyre kryhet brenda 2 muajve pas përfundimit të afatit të caktuar në përputhje me

parashikimin e nenit 41 pika 3 e ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” të

ndryshuar.

* Tarifa e aplikimit me nr. rendor 2.1 do të reduktohet në masën 50% të vlerës përkatëse të

dhënë në pasqyrë, në rastin kur pronari i patentës është njëkohësisht edhe shpikësi i patentës.

Lidhja nr.3

III. TABELA E TARIFAVE TË SHËRBIMIT PËR MODELET E PËRDORIMIT

(bëhen ndryshime dhe shtesa me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

Nr. Llojet e Tarifave Vlera në lekë

3.1 Tarifë për depozitim aplikimi për model përdorimi 6,000

3.2 Tarifë për kthimin e kërkesës për patentë shpikje në kërkesë për model përdorimi 3,500

3.3 Tarifa për çdo pretendim mbi pretendimin e 10-të 500

3.4 Tarifë për depozitimin e çdo aplikimi të ndarë 4,000

3.5 Tarifë për publikim të parakohshëm të modelit të përdorimit 2,000

3.6 Tarifë për rivendosjen në afat të të drejtave 7,000

3.7 Tarifë për zgjatjen e afatit për plotësim dokumentacioni 2,000

3.8 Tarifë për korrigjimin e gabimeve në aplikimet për modele përdorimit 2,000

3.9 Tarifë për korrigjimin e gabimeve në patentat për modelet e përdorimit 2,000

3.10 Tarifë për lëshimin e patentës për modelet e përdorimit 6,000

3.11 Tarifë për apelimet në bordin e apelimit lidhur me modelet e përdorimit 10,000

3.12 Tarifë për depozitimin e kundërshtimit të dhënies së patentës për modelet e

përdorimit

7,000

3.13 Tarifë për regjistrimin e kontratës së licencës për modelet e përdorimit 4,000

3.14 Tarifë për regjistrimin e ndryshimit të emrit të aplikantit/pronarit të modelit të

përdorimit

3,000

3.15 Tarifë për regjistrimin e ndryshimit të adresës së aplikantit/pronarit të modelit të

përdorimit

3,000

3.16 Tarifë për regjistrimin e transferimit të pronësisë mbi një model përdorimi 4,000

3.17 Tarifë për regjistrimin e dorëheqjes nga një model përdorimi 1,000

3.18 Tarifë për lëshimin e ekstraktit të regjistrit për një model përdorimi 500

3.19 Tarifë për lëshimin e dublikatave 1,000

3.20 Tarifë për kryerjen e hetimit për një model përdorimi 500

3.21 Tarifë për inspektim dosje për modelet e përdorimit 1,000

3.22 Tarifë për lëshimin e dokumentit të prioritetit për modelet e përdorimit 3,000

3.23 shfuqizohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018

3.24 Tarifë ripërtëritje viti II 5,000

3.25 Tarifë ripërtëritje viti III 6,000

3.26 Tarifë ripërtëritje viti IV 7,000

3.27 Tarifë ripërtëritje viti V 8,000

3.28 Tarifë ripërtëritje viti VI 9,000

3.29 Tarifë ripërtëritje viti VII 10,000

3.30 Tarifë ripërtëritje viti VIII 12,000

3.31 Tarifë ripërtëritje viti IX 15,000

3.32 Tarifë ripërtëritje viti X 20,000

3.33 Tarifë për regjistrimin e kontratës së pengut (shtohet me VKM nr.316, datë

31.05.2018)

5, 000

3.34 Tarifë për regjstrimin e veprimeve përmbarimore (shtohet me VKM nr.316, datë

* Tarifat vjetore për ripërtëritjen e modeleve të përdorimit me numër rendor (3.23-3.32 ) do

të rriten në masën 100% të vlerave përkatëse të dhëna në pasqyrë, në rastet kur pagesa e tyre

kryhet brenda 2 muajve pas përfundimit të afatit të caktuar në përputhje me parashikimin e

nenit 41 pika 3 e ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.

* Tarifat me nr. rendor 3.1- 3.12 do të reduktohet në masën 50% të vlerës përkatëse të

dhënë në pasqyrë, në rastin kur pronari i modelit të përdorimit është njëkohësisht edhe

shpikësi i modelit të përdorimit. Për studentët, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar,

këto tarifa do të jenë 100 Lek.

Lidhja nr.4

IV. TABELA E TARIFAVE TË SHËRBIMIT PËR DISENJOT INDUSTRIALE

4.1 Tarifë për depozitim aplikimi për disenjo industriale 4,000

4.2 Tarifë për regjistrimin e disenjos industriale 6,000

4.3 Tarifë aplikimi për çdo dizenjo shtesë (në rastin e disenjove të shumëfishta) 2,000

4.4 Tarifë për depozitimin e çdo kërkesë të ndarë nga kërkesa fillestare (në rastin e

disenjove të shumëfishta)

2,000

4.5 shfuqizohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018

4.6 Tarifë për regjistrimin e ndryshimit të emrit të aplikantit/pronarit të dizenjos

industriale

3,000

4.7 Tarifë për regjistrimin e ndryshimit të adresës së aplikantit/pronarit të dizenjos

industriale

3,000

4.8 Tarifë për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë mbi një disenjo industriale 4,000

4.9 Tarifë për regjistrimin e kontratës së licencës të dizenjos industriale 4,000

4.10 Tarifë për ripërtëritjen e disenjos industriale 6,000

4.11 Tarifë ripërtëritje për çdo disenjo shtesë (në rastin e disenjove të shumëfishta) 2,000

4.12 Tarifë shtesë për ripërtëritjen e disenjos industriale pas mbarimit të afatit të mbrojtjes,

por brenda një periudhe 6 mujore nga përfundimi i tij

3,000

4.13 Tarifë për regjistrimin e dorëheqjes nga disenjo industriale e regjistruar (shtohet “e

regjistruar” me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

1,000

4.14 Tarifë për transferimin e aplikimit për regjistrim ndërkombëtar të disenjos 4,000

4.15 shfuqizohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018

4.16 Tarifë për depozitimin e kundërshtimit ndaj një disenjo industriale të publikuar 7,000

4.17 Tarifë për apelimin e vendimit të refuzimit të disenjos në dhomën për shfuqizim

/zhvlerësim (shtohet “ në dhomën për shfuqizim /zhvlerësim”, me VKM nr.316, datë

31.05.2018)

7,000

4.18 Tarifë për lëshimin e ekstraktit të regjistrit për një disenjo industriale 500

4.19 Tarifë për kryerjen e hetimit për një disenjo industriale 500

4.20 Tarifë për lëshimin e dublikatave 1,000

4.21 Tarifë për lëshimin e dokumentit të prioritetit për disenjot industriale 3,000

4.22 Tarifë për inspektim dosje 1,000

4.23 Tarifë për zgjatjen e afatit (hiqen fjalët “për plotësim dokumentacioni”, me VKM

nr.316, datë 31.05.2018)

2,000

4.24 shfuqizohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018

4.25 Tarifë për shtyrjen e afatit të publikimit tek disenjot 2,000

4.26 Tarifë për rivendosjen në afat të të drejtave (shtohet pika 4.26, me VKM nr.316, datë

31.05.2018)

7,000

4.27 Tarifë për apelimin në bordin e apelimit (shtohet pika 4.27, me VKM nr.316, datë

31.05.2018)

10,000

4.28 Tarifë për shfuqizimin e një disenjoje të regjistruar në dhomën për

shfuqizim/zhvlerësim (shtohet pika 4.28, me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

7,000

4.29 Tarifë për regjsitrimin e kontratës së pëngut (shtohet pika 4.29, me VKM nr.316, datë

31.05.2018)

5,000

4.30 Tarifë për regjistrimin e veprimeve përmbarimore (shtohet pika 4.30, me VKM

nr.316, datë 31.05.2018)

5,000

4.31 Tarifë për saktësimin e të dhënave në regjistër (shtohet pika 4.31, me VKM nr.316,

datë 31.05.2018)

2,000

4.32 Tarifë për pasqyrimin e ndryshimeve të tjera në regjistër (shtohet pika 4.32, me VKM

nr.316, datë 31.05.2018)

5,000

Lidhja nr.5

(zëvendësohet me vkm NR.316, DATË 31.05.2018)

V. TABELA E TARIFAVE PËR MARKAT TREGTARE DHE TË SHËRBIMIT

Nr. Llojet e tarifave Vlera në lek

5.1 Tarifë për depozitimin e aplikimit për marke individuale 7000

5.2 Tarifë për depozitimin e aplikimit për marke kolektive ose certifikuese 8000

5.3 Tarifë për çdo klasë shtesë. 2500

5.4 Tarifë për kufizimin e listës së mallrave. 5000

5.5 Tarifë për ndarjen e aplikimit fillestar. 6000

5.6 Tarifë për ekzaminim jashtë numrit rendor. 6000

5.7 Tarifë për regjistrimin e markës. 8000

5.8 Tarifë për kundërshtimin e regjistrimit të një marke në dhomën e kundërshtimeve. 7000

5.9 Tarifë për rivendosjen në afat. 7000

5.10 Tarifë për zgjatjen e afatit. 2000

5.11 Tarifë për shfuqizimin/ zhvlerësimin e një marke në dhomën për shfuqizim

/zhvlerësim.

7000

5.12 Tarifë për apelimin në Bordin e Apelit të vendimit të marrë në lidhje me kërkesën për

shfuqizim/zhvlëresim nga Dhoma për shfuqizimin/ zhvlerësim.

10000

5.13 Tarifë për për apelimin në Bordin e Apelit të vendimit të marrë nga Dhoma për

shqyrtimin e kundërshtimeve.

10000

5.14 Tarifë për apelimin në Bordin e Apelit të vendimit të marrë në lidhje me apelimin e

refuzimit nga Dhoma për shfuqizim /zhvlerësim

10 000

5.15 Tarifë për apelim të refuzimit në në dhomën për shfuqizim /zhvlerësim. 5000

5.16 Tarifë për ripërtëritjen e markës. 8000

5.17 Tarifë për ripërtërijen për cdo klasë shtesë të markës. 4000

5.18 Tarifë për regjistrimin në regjistër të transferimit të pronësisë. 5000

5.19 Tarifë për regjistrimin në regjistër të ndryshimit në emër. 5000

5.20 Tarifë për regjistrimin në regjistër të ndryshimit në adresë. 1000

5.21 Tarifë për regjistrimin në regjistër të kontratës së licencës. 5000

5.22 Tarifë për regjistrimin në regjistër të kontratës së pengut. 5000

5.23 Tarifë për regjistrimin në regjistër të veprimeve përmbarimore. 5000

5.24 Tarifë për lëshimin e dokumentit të prioritetit. 3000

5.25 Tarifë për transferimin e aplikimit për regjistrim ndërkombëtar të markës dhe

transferimi për shtrirje të mëvonshme.

5000

5.26 Tarifë për lëshim ekstrakti nga rregjistri i markave. 1000

5.27 Tarifë për lëshim dublikati të akteve administrative. 1000

5.28 Tarifë për inspektim dosje. 1000

5.29 Tarifë për hetim. 1000

5.30 Tarifë për dorëheqje nga marka e rregjistruar. 3000

5.31 Tarifë për saktësimin e të dhënave në regjistër. 2 000

5.32 Tarifë për pasqyrimin e ndryshimeve të tjera në regjistër. 5 000

5.33 Tarifë për transformimin e një aplikimi ndërkombëtar në një aplikim kombëtar. 7 000

a) Nësë është depozituar kërkesë për regjistrim ndërkombëtar të markës së aplikuar, tarifa

për ekzaminim jashtë numrit rendor do të reduktohet në masën 50%.

b) Tarifa për ripërtëritjen e markës sipas pikës 5.16, do të rritet në masën 50% të vlerës së

dhënë në pasqyrë, në rastet kur pagesa e saj kryhet brenda periudhës gjashtë mujore nga

data e përfundimit të periudhës së mbrojtjes.

c) Tarifa për lëshimin e çertifikatës së markës në formë elektronike do të reduktohet në

masën 20% të vlerës së tarifës së regjistrimit.

Lidhja nr.6

(ndryshohet emërtimi i tabelës me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

VI. TABELA E TARIFAVE TË SHËRBIMIT PËR TREGUESIT GJEOGRAFIKË DHE

EMËRTIMEVE TË ORIGJINËS

Nr. Llojet e Tarifave Vlera në lekë

6.1 Tarifë për depozitimin e aplikimit për regjistrimin e treguesit gjeografik dhe

emërtimeve të origjinës (shtohen “dhe emërtimeve të origjinës”, me VKM nr.316,

datë 31.05.2018)

5,000

6.2 Tarifë për depozitimin e kundërshtimit ndaj një treguesi gjeografik dhe emërtimeve

të origjinës të publikuar (shtohen “dhe emërtimeve të origjinës”, me VKM nr.316,

datë 31.05.2018)

7,000

6.3 Tarifë për lëshimin e certifikatës së regjistrimit të treguesit gjeografik dhe

6,000

6.4 Tarifë për apelimin e vendimit të refuzimit të treguesit gjeografikë dhe emërtimeve

të origjinës te dhoma për shfuqizim/zhvlerësim (shtohen “dhe emërtimeve të

origjinës te dhoma për shfuqizim/zhvlerësim, me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

7,000

6.5 shfuqizohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018

6.6 shfuqizohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018

6.7 shfuqizohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018

6.8 Tarifë për lëshimin e ekstraktit të regjistri për treguesit gjeografik dhe ermërtimeve

të origjinës (shtohen “dhe emërtimeve të origjinës”, me VKM nr.316, datë

31.05.2018)

500

6.9 Tarifë për kryerjen e hetimit për treguesit gjeografik dhe emërtimeve të origjinës

(shtohen “dhe emërtimeve të origjinës”, me VKM nr.316, datë 31.05.2018) 500

6.10 Tarifë për lëshimin e dublikatave për treguesit gjeografik dhe emërtimeve të

origjinës (shtohen “dhe emërtimeve të origjinës”, me VKM nr.316, datë

31.05.2018)

1,000

6.11 Tarifë për inspektim dosje 1,000

6.12 Tarifë për zgjatjen e afatit për plotësim dokumentacioni 2,000

6.13 shfuqizohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018

6.14 shfuqizohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018

6.15 Tarifë për ndryshimet në specifikimet e produktit (shtohet pika 6.15, me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

8,000

6.16 Tarifë e apelimit në bordin e apelimit (shtohet pika 6.16, me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

10,000

6.17 Tarifë për shfuqizim/zhvlerësim në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim (shtohet pika 6.17, me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

7,000

Lidhja nr.7

VII. TABELA E TARIFAVE PËR SHËRBIMET LIDHUR ME TOPOGRAFITË E

QARQEVE TË INTEGRUARA

(Kudo në tekstin e lidhjes nr .VII teksti “Topografiatë e qarqeve të integruara” zëvendësohet me

tekstin “topografitë e produkteve gjysëmpërçues, me VKM Nr.37, datë 21.1.2015) Nr. Llojet e Tarifave Vlera në lekë

7.1 Tarifë depozitimi të aplikimit për tipografitë e produkteve gjysëmpërçuese 6,000

7.2 Tarifë regjistrimi për tipografitë e produkteve gjysëmpërçuese 6,000

7.3 Tarifë ndryshimi emri dhe /ose adrese për tipografitë e produkteve gjysëmpërçuese 3,000

7.4 Tarifë transferimi pronësie për tipografitë e produkteve gjysëmpërçuese 4,000

7.5 Tarifë regjistrimi të kontratës së licencës për tipografitë e produkteve gjysëmpërçuese 4,000

7.6 Tarifë për apelimet pranë bordit të apelimit 7,000

7.7 Tarifë për kundërshtimin e aplikimit për tipografitë e produkteve gjysëmpërçuese 7,000

7.8 Tarifë për dorëheqje nga mbrojtja e tipografive e produkteve gjysëmpërçuese 1,000

7.9 Tarifë për ekstrakt regjistri për tipografitë e produkteve gjysëmpërçuese 500

7.10 Tarifë për hetim lidhur me tipografitë e produkteve gjysëmpërçuese të regjistruara në 500

regjistrin përkatës të DPPI

7.11 Tarifë për lëshim dublikate 1,000

7.12 Tarifë për lëshimin e dokumentit të prioritetit për tipografitë e produkteve

gjysëmpërçuese 3,000

7.13 Tarife për inspektim dosje 1,000

* Tarifat vjetore për ripërtëritjen e tipografive të qarqeve të integruara janë të njëjta me ato të

patentave të parashikuara në lidhjen dhe do të reduktohen në masën 50% të vlerës përkatëse

të dhënë në pasqyrë, në rastin kur pronari i patentës ka deklaruar me shkrim gatishmërinë e tij

për dhënie licence, në përputhje me nenin 49 pika 1 e ligjit 9947 datë 7/7/2008 “Për

Pronësinë Industriale.

*Tarifat vjetore për ripërtëritjen e topografisë së qarqeve të integruara do të rriten në masën

50% të vlerave përkatëse të dhëna në pasqyrë, në rastet kur pagesa e tyre kryhet pas

përfundimit të afatit të caktuar në ligj, por brenda një periudhe 6-mujore nga përfundimi i

këtij afati. Kjo tarifë ripërtëritje konsiderohet gjobë (penalitet) për mospagim në kohë.

Lidhja nr.8

VIII. TABELA E TARIFAVE TË SHËRBIMIT TË TJERA

(zëvendësohet me VKM nr.316, datë 31.05.2018)

Nr Llojet e tarifave Vlera në lekë

8.1 TARIFAT PËR PËRFAQËSUESIT E AUTORIZUAR

8.1.1 Tarifë për pjesëmarrje në testimin kualifikues për përfaqësues të autorizuar. 5000

8.1.2 Tarifë për ripërtëritje të licensës për përfaqësues të autorizuar. 5000

8.1.3 Tarifë për ndryshimet në regjistër të përfaqësuesve të autorizuar. 1000

8.1.4 Tarifë për marrjen e licensës për përfaqësues të autorizuar. 10000

8.1.5 Tarifë për publikimin në faqen zyrtare të DPPI-së. 1000

8.2 TARIFAT PËR EKSPERTËT E PI-së

8.2.1 Tarifë për pjesëmarrje në testimin kualifikues për ekspert të PI-së 5000

8.2.2 Tarifë për ripërtëritje të licensës për ekspert të PI-së. 5000

8.2.3 Tarifë për ndryshimet në regjistër të ekspertëve të PI-së 1000

8.2.4 Tarifë për marrjen e licensës për ekspert të PI-së. 10000

8.2.5 Tarifë për publikimin në faqen zyrtare të DPPI-së. 1000

8.3 TARIFAT E QENDRËS SË TRAJNIMEVE NË FUSHËN E PI-SË

8.3.1 Tarifë për pjesmarje në trajnimet e organizuara nga Qendra e Trajnimeve ne Fushen e

Pronesise Industriale te DPPI.

700/orë

Additional Text(s) WTO Notifications Coversheet (3 text(s)) WTO Notifications Coversheet (3 text(s)) French Décision n° 883 du 13.05.2009 Spanish Decisión Nº 883 de 13.05.2009 English Decision No. 883 dated 13.05.2009

Legislation Implements (1 text(s)) Implements (1 text(s)) Supersedes (1 text(s)) Supersedes (1 text(s)) Is amended by (1 text(s)) Is amended by (1 text(s)) WTO Document Reference
IP/N/1/ALB/10
IP/N/1/ALB/I/5
No data available.

WIPO Lex No. AL084