VENDIMNr. 677, datë 16.10.2019 PËR MIRATIMIN E LOGOS KOMBËTARE PËR PRODUKTET ME EMËRTIM“SPECIALITET TRADICIONAL I GARANTUAR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 16, të ligjit nr.8/2019, “Përskemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore”, me propozimin e ministrit tëBujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: 1. Miratimin e logos kombëtare për produktet bujqësore dhe ushqimore me emërtimin“Specialitet tradicional i garantuar” (STG), sipas aneksit që i bashkëlidhet këtij vendimi.2. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËRErion Braçe ANEKSLOGOJA KOMBËTARE PËR EMËRTIMIN“SPECIALITET TRADICIONAL I GARANTUAR”
1. Logoja “Specialitet tradicional i garantuar” (STG) vendoset vetëm në etiketën e produktevebujqësore dhe ushqimore të regjistruara si STG, shoqëruar me emrin e produktit të regjistruar.2. Logoja STG përdoret për produktet që tregtohen brenda dhe jashtë vendit.3. Logoja mund të përdoret vetëm mbi produktin bujqësor apo ushqimor, i cili ështëregjistruar si STG dhe nuk mund të përdoret në një produkt që ka në përbërje të tij një STG.4. Logoja kombëtare për produktet me emërtimin “Specialitet tradicional i garantuar” (STG),duhet të jetë sipas modelit të mëposhtëm:
5. Ngjyrat e referencës së logos janë e bardhë dhe e kuqe, si më poshtë:
E bardhë me kontur të kuq
E kuqePantone 1805 CC = 20 M = 100 Y = 100 K = 10PANTONE 1805 CR = 183 G = 33 B =38HEX #b62025