About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgments IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Finance Intangible Assets Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Albania

AL003-j

Back

Vendimi nr. 5245, datë 21.07.2021 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA "GPG" SH.P.K., KUNDËR SHOQËRIA "4KD" SH.P.K., VENDIMI ME NR. VENDIMI 5245, DATË 21.07.2021, PËR DETYRIMIN E PALËS SË PADITUR TË PUSHOJË CENIMIN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE NDAJ PALËS PADITËSE LIDHUR TREGTIMIN E NJË PRODUKTI, SIPAS TË DREJTAVE QË BUROJNË NGA KONTRATA E LICENCËS E REGJISTRUAR NË REGJISTRIN E MARKAVE.

Objekti i padisë: Detyrimin e palës së paditur, që të pushojë cenimin e të drejtave të pronësisë industriale ndaj palës paditëse lidhur tregëtimin e produktit birrë “P”, sipas të drejtave që burojnë nga kontrata e licensës e regjistruar në regjistrin e markave si dhe ndalimin e palës së paditur që të tregtojë në territorin shqiptar produktin birrë, që mban logon “P”, mallra dhe shërbime të regjistruara për klasat 32 dhe 42 sipas klasifikimit të Nicës, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare pa autorizimin e palës paditëse.

Gjyqtare: A.K

Fjalët kyçe: kontratë ekskluzive e licensimit, regjistrim i markës, importimi dhe tregtimi i mallrave, cënim i markës tregtare, të drejta ekskluzive, autorizim.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 1, 163, 170 të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për pronësinë industriale"; neni 83/1/a, 87 i ligjit 7819, datë 27.04.1994; Vendim nr. 1090, datë 28.12.2015 "Për disa ndryshime në vendimin nr. 205, datë 13.4.1999 të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e dispozitave zbatuese të Kodit Doganor", i ndryshuar pika 5, e nenit 2, neni 7,19; Neni 202, 205, 206 Kodi i Procedurës Civile.

Faktet kryesore:

Shoqëria “GPG” sh.p.k është titullare e kontratës së licencës të lidhur me shoqërinë "PBG G & C.KA", kontratë kjo e regjistruar në regjistrin e markave në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Nga përmbajtja e Njoftimit për Regjistrim të Kontratës së Licencës rezulton se kontrata e licencës midis shoqërisë "PBG G & C.KA" dhe shoqërisë “GPG” sh.p.k i referohet markës me emërtimin "P" me licensues shoqëria "PBG G & C.KA" dhe të licensuar ekskluziv shoqërinë “GPG” sh.p.k. Kontrata e Licencës është ekskluzive dhe pa afat dhe është dhënë "Për të gjitha mallrat dhe shërbimet e regjistruara për klasat 32 dhe 42 sipas Klasifikimit të Nicës".

Shoqëria “GPG” sh.p.k, në cilësinë e të licensuarit ekskluziv ka aplikuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për mbrojtjen e markës tregtare "P", aplikim i cili është miratuar.

I padituri shoqëria “4KD” sh.p.k ka kryer procedurat doganore për importimin e një sasie prej 7260 litra birrë e markës "P", nga shoqëria F.L I.E, Hollandë. Çlirimi i këtij malli është pezulluar nga Dega e Doganës Tiranë, pasi është dyshuar se ky mall cënon të drejta të pronësisë intelektuale të paditësit Shoqëria “GPG” shpk.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i ka komunikuar paditësit me shkresë se në datën 18.08.2020, autoritetet doganore kanë pezulluar çlirimin e mallrave të llojit "birrë", në sasinë 7260 Litra, si të dyshuara si cënuese së markës tregtare "P". Po ashtu, nëpërmjet këtij njoftimi i është kërkuar paditësit, që brenda 10 ditëve pune, të japë konfirmim me shkrim lidhur me faktin nëse pretendon, sipas bindjes së tij, se janë shkelur të drejtat e pronësisë intelektuale si dhe të japë pëlqimin për shkatërrimin e këtyre mallrave.

Paditësi Shoqëria “GPG” shpk, nëpërmjet shkresës më datë 27.08.2020 i ka komunikuar personit të tretë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave se jemi përpara një cënimi të të drejtave të pronësisë industriale dhe ka dhënë pëlqimin për shkatërrimin e mallrave të bllokuara si dhe ka kërkuar informacionin e nevojshëm me qëllim fillimin e një procesi gjyqësor kundër subjektit importues të mallrave të bllokuara nga autoritetet doganore si të dyshuara si cënuese së markës tregtare "P". Informacioni i kërkuar (shoqëria importuese, vendi i origjinës, etj.) i është vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave paditësit me shkresë me datë 02.09.2020.

Ndërkohë, duke mos qenë dakord me veprimet administrative të Degës së Doganës Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pala e paditur shoqëria “4KD” shpk ka paraqitur përpara Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kërkesëpadi me objekt: "1. Deklarimin e paligjshëm të aktit administrativ me lëndë "Njoftim për regjistrimin e kontratës së Licensës" me nr./6 Prot., datë 25.06.2020, etj.". Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me Vendimin datë 23.11.2020, ka vendosur: "Rrëzimin e kërkesë padisë administrative si të pambështetur në ligj dhe në prova", vendim i cili ka marrë formë të prerë si i paankimuar më datë 26.11.2020.

Nga ana tjetër, shoqëria “GPG” shpk, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj, i është drejtuar me padinë objekt gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Paditësi pretendon se, pala paditese në kushtet ku ka një kontratë ekskluzive të cilën e ka regjistruar në Drejtorinë e Patentave dhe Markave në përputhje me ligjin Nr. 9947, datë 7.7.2008 "Për Pronësinë Industriale" ka të drejtën ekskluzive për importimin e tregtimin e këtyre mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe pala e paditur me veprimet e importit dhe tregtimit të mallrave të sipër përmendura, të cilat gëzojnë mbrojtje ligjore nga regjistrimi i kontratës së licensës në emër të palës paditëse, e ka cënuar në të drejtat e mbrojtura të pronësisë, duke shkaktuar dëm konkret. Pala e paditur duke importuar dhe tregtuar mallrat e sipërpërmendura, lloji birrë “P”, të cilat gëzojnë mbrojtje ligjore nga regjistrimi i markave të tyre ka cenuar të drejtat të mbrojtura me ligj.

Pala e paditur pretendon se: Kontratat e licensimit midis paditëses dhe shoqërisë gjermane "PBG &Co.kgAa” i lindin dyshimin për falsitet dhe kërkon të provohet vërtetësia e tyre në gjykim. Edhe në rast se jemi përpara një kontrate të pafalsifikuar midis kompanisë gjermane "PBG &Co.kgAa”dhe palës paditëse dhe edhe nëse ajo është regjistruar në përputhje me ligjin në Drejtorinë e Patentave dhe Markave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave përsëri pala paditese nuk ka legjitimim aktiv pasi shoqëria gjermane nuk i ka dhënë të drejtën eksplicite palës paditëse që të ngrejë padi për të mbrojtur të drejtat e pronarit të markës. Shoqëria gjermane është në dijeni të plotë që pala e paditur furnizohet nga një klient i saj, e për pasojë, ka hequr dorë nga kontrata e licensimit. Kontrata midis shoqërisë gjermane dhe paditësit është në thelb një kontratë furnizimi e cila detyron vetëm palët e saj dhe nuk ka fuqi për të paditurit si palë e tretë. Paditësi është i mbrojtur nga konkurenca vetëm prej shoqërive tregtare me aktivitet në territorin e RSH të cilat furnizohen nga furnitori ekskluziv i paditësit, shoqëria gjermane "PBG &Co.kgAa”. Pala paditëse ka të drejtën dhe detyrimin të mbrojë markën "P" nga importimi dhe tregtimi i mallrave të ngjashme pirate apo të falsifikuara dhe në rastin konkret pala e paditur vërteton orgjinalitetin e mallrave me certifikatat respektive. Pala paditëse kërkon të sundojë tregun e vetme, gjë qëpërbën dhe një shkelje të ligjit Nr.9121, datë 28.7.2003 "Për Mbrojtjen e Konkurrencës".

Vendimi:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit Gjykata konkludoi se paditësi gëzon legjitimitet aktiv për të kërkuar gjyqësisht mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale dhe që rrjedhin nga cilësia e paditësit si i Licensuar për markën ndërkombëtare të regjistruar me emrin "P". Nga ana tjetër, është pikërisht pala e paditur, që me veprimet e saj, ka cënuar të drejtat e pronësisë industriale të palës paditëse, fakt cënues ky që u provua në gjykim nëpërmjet të gjithë akteve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Nga Gjykata u vendos se padia e paditësit është e mbështetur në ligj dhe në prova dhe për rrjedhojë ajo duhet të pranohet duke u detyruar pala e paditur, që të pushojë cënimin e të drejtave të pronësisë industriale ndaj palës paditëse lidhur me tregëtimin e produktit birrë "P" dhe të mos e përsërisë në të ardhmen. Po ashtu, Gjykata çmon se duhet pranuar edhe kërkimi tjetër i palës paditëse për ndalimin e palës së paditur të tregëtojë në territorin shqiptar produktin birrë që mban logon "P", mallra dhe shërbime të regjsitruara për klasat 32 dhe 42 sipas klasifikimit të Nicës, pa autorizimin e palës paditëse, si distributor ekskluziv i këtij produkti.

Arsyetimi i gjykatës: Gjykata vëren se padia është paraqitur nga shoqëria “GPG” shpk, në cilësinë e mbajtësit të licencës për markën tregtare “P”. Paditësi është licencuar ekskluzivisht dhe kontrata e licencës është regjistruar në regjistrin e markave në DPPI. Kontrata e Licencës është ekskluzive dhe pa afat dhe është dhënë "Për të gjitha mallrat dhe shërbimet e regjistruara për klasat 32 dhe 42 sipas Klasifikimit të Nicës".

Sa më sipër, Gjykata vlerëson se, në kushtet kur paditësi gëzon cilësinë si i licencuar, ai në përputhje me nenin 184/a të ligjit “Për pronësinë industriale” gëzon legjitimitet aktiv për të ngritur padi për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale. Ky përfundim është jo vetëm rrjedhojë e interpretimit të ligjit material, por gjithashtu rezulton edhe nga përmbajtja e Njoftimit për Regjistrim të Kontratës së Licencës, ku në seksionin me nr. (793), "Të dhëna mbi kushtet e kontratës", janë pasqyruar kushtet kryesore për të cilat palët kontraktore Licensues dhe i Licensuar kanë rënë dakord. Një nga këto kushte lidhet me të drejtën e të licensuarit që të bëjë të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e markës "P" në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Gjykata çmon se rezulton e provuar se i padituri shoqëria “4KD” shpk ka importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë sasinë prej 7260 litra birrë “P”, me qëllimin për të tregëtuar këtë sasi në tregun vendas. Këto veprime të palës së paditur janë kryer pa patur autorizim nga i licensuari. Veprime të tilla cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtat e pronësisë industriale të mbajtësit të licensës. Gjatë gjykimit nuk rezultoi që i padituri të ketë ndonjë autorizim nga Licensuesi apo i Licensuari për të importuar dhe tregëtuar produktin/mallin "birrë" të markës "P". Përkundrazi, rezultoi e provuar se pas veprimeve administrative të kryer nga Dega e Doganës Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, paditësi, në cilësinë e të licensuarit ka shprehur qartësisht qëndrimin e tij për shkatërrimin e produkteve të bllokuara nga autoritetet doganore, pasi importimi dhe tregëtimi i tyre cënon haptazi të drejtat e pronësisë industriale të të licensuarit.

Në kushtet kur provohet se i padituri ka importuar mallin, birrë “P” dhe e ka hedhur atë në tregun vendas pa autorizimin e paditësit, në kundërshtim me ligjin, atëherë paditësi legjitimohet për të kërkuar detyrimin e palës së paditur që të pushojë cënimin e të drejtave të tij të pronësisë industriale lidhur me importimin dhe tregtimin e birrës “P” në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe për të mos e përsëritur këtë cënim në të ardhmen. Po ashtu paditësi legjitimohet për të kërkuar gjyqësisht detyrimin e të paditurit që të ndalojë tregtimin e birrës “P” në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa autorizimin e të licensuarit. Një e drejtë e tillë rezulton nga interpretimi sistematik i nenit 156, pika 2 dhe 3 dhe nenit 163 të ligjit “Për pronësinë industriale”.

Sakaq, edhe i padituri gëzon legjitimitet pasiv për t’u thirrur si i paditur në padinë objekt gjykimi, pasi është pikërisht ai që në kundërshtim me ligjin dhe pa autorizimin e të licensuarit, ka importuar nga vendi i origjinës – Hollanda, 7260 litra birrë të markës tregtare “P”. Padia për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale ngrihet pikërisht ndaj cënuesit të së drejtës, dhe cënuesi i të drejtave të pronësisë industriale të palës paditëse është i padituri. Këto fakte rezultojnë të provuara me prova shkresore akte zyrtare, të cilat përbëjnë provë të plotë. Fakti i importimit dhe hedhjes në treg të produktit/mallit "birrë" të markës "P" pohohet edhe nga vetë pala e paditur.

Gjykata vëren si të pambështetur në ligj prapësimin e palës së paditur se Kontrata midis shoqërisë gjermane dhe paditësit në thelb është një kontratë furnizimi dhe nuk ka efekt për palën e paditur.. Gjykata vlerëson se kontrata e lidhur midis shoqërisë gjermane, pra Licensuesit dhe shoqërisë shqiptare, të Licensuarit, mbart, ndër të tjera, karakteristikat e një kontrate licence dhe i është nënshtruar vendimmarrjes së organit kompetent administrativ, personit të tretë DPPI, i cili e ka regjistruar atë si Kontratë Licence në regjistrin e markave. Vendimmarrja e DPPI i është nënshtruar gjithashtu gjykimit administrativ dhe është gjetur e ligjshme prej gjykatës kompetente. Në këto kushte, duke qenë përpara një kontrate licence me natyrë ekskluzive, arrihet në përfundimin se kjo kontratë përbën titullin nga i cili paditësit i lind e drejta për të kërkuar nga çdo person i tretë mospërdorimin e mallrave të markës së regjistruar "P".

Po ashtu, Gjykata vlerëson se edhe prapësimet e tjera të palës së paditur nuk qëndrojnë. I tillë është prapësimi se pala paditëse kërkon të sundojë tregun e vetme pasi kontrata e licencës që përbën titullin e paditësit, nuk vendos ekskluzivitetin për tregëtimin e birrës, porse jep ekskluzivitetin vetëm për të drejtat e markës "P", që përbën vetëm një nga shumë marka të tjera të të njëjtës klasë, dhe që mund të tregtohen lirisht në tregun vendas.

Duke përmbledhur analizën e mësipërme, Gjykata përfundimisht vlerëson se paditësi gëzon legjitimitet aktiv për të kërkuar gjyqësisht mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale dhe që rrjedhin nga cilësia e paditësit si i Licensuar për markën ndërkombëtare të regjistruar me emrin "P". Nga ana tjetër, është pikërisht pala e paditur, që me veprimet e saj, ka cënuar të drejtat e pronësisë industriale të palës paditëse, fakt cënues ky që u provua në gjykim nëpërmjet të gjithë akteve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.