About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgments IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Finance Intangible Assets Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Albania

AL025-j

Back

Vendimi nr. 7813, datë 01.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA “FERRA&CO” KUNDËR SHOQËRISË “ERBRION” SHPK, VENDIMI Nr.7813, datë 01.10.2018, SPC SHFUQIZIMI I MARKËS TREGTARE, NDALIMIN E PËRDORIMIT TË MARKËS NË QARKULLIM TREGTAR DHE PUSHIMI I CENIMIT TË MARKËS NË QARKULLIM TREGTAR.

Objekti:

1. Shfuqizimi i markës tregtare “Ferra Latte” me nr. Regjistrimi 11793 dhe markës tregtare “Ferra OLIO” me nr. Regjistrimi 11794, në pronësi të shoqërisë “ERBIRON” SHPK, si regjistrim i cili shkel të drejtat e emërtimit tregtar të markës Ferra.

2. Ndalimin e përdorimit të markës “Ferra” në qarkullimin tregtar pasi sjell konkurrencë të pandershme.

3. Pushimin e cenimit të markës “Ferra” në qarkullimin tregtar.

4. Kryerjen e veprimeve për shfuqizim në regjistrin e markave pranë DPPI të dy markave objekt gjykimi.

5. Publikimi i vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike me shpenzimet e personit që ka kryer shkeljen, sipas mënyrës së parashikuar nga gjykata.

Gjyqtari: E.C

Fjalët kyç:

Markë tregtare, emër tregtar, ngjashmëri të markave, pranim në heshtje, shfuqizimi i markës tregtare, ndalimin e përdorimit të markës në qarkullimin tregtar, pushimin e cënimit të markës në qarkullimin tregtar, publikim i vendimit gjyqësor.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 638 dhe 639 të Kodit Civil, nenet 160, 348 të Kodit të Procedurës Civile, si dhe Ligji nr.9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Pala paditëse e kundërpaditur është një shoqëri tregtare, e themeluar sipas ligjit shqiptar dhe regjistruar në QKB sipas vendimit nr.12582, datë 25.10.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ushtron aktivitet tregtar në territorin e Republikës së Shqipërisë në përputhje me objektin e veprimtarisë së saj “Import-eksport te mallrave ushqimore, artikuj të ndryshëm, ndërtime e të tjera, blerje dhe tregtim hidrokarburesh dhe tregtimin e tyre me shumicë dhe pakicë brenda dhe jashtë vendit.” Në vitin 2014, ka aplikuar pranë DPPI për regjistrimin e emrit të saj tregtar si markë tregtare dhe në datën 09.06.2015 është pajisur me certifikatë regjistrimi për markën “FERRA 1993” me Nr. Regjistrimi 16012, e mbrojtur për klasat: 29 - Vajra për gatim, perime kryesisht fasule; 30 - Oriz, Sheqer; 39 - Ambalazhim dhe paketim mallrash ushqimore dhe në vitin 2016, ka aplikuar pranë DPPI për regjistrimin e emrit të saj tregtar si markë tregtare dhe në datën 15.05.2017 është pajisur me certifikatë regjistrimi për markën “FERRA” me Nr. Regjistrimi 17831, e mbrojtur për klasat: 29 - Mish; ekstrakte mishi; xhelatinë mishi; yndyrna të ngrënshme; vaj ulliri për ushqim; vaj luledielli për ushqim.; 30 - Çaj; oriz; tul orizi për gatim; sheqer; kripë për gatim; erëza; miell gruri; miell misri; përgatitje nga drithërat; vanilje; erëza; 39 - Ambalazhim dhe paketim mallrash ushqimore.

Pala e paditur kundërpaditëse është një shoqëri tregtare e themeluar sipas ligjit shqiptar, e regjistruar në 16.07.1996 me objekt të veprimtarisë tregtare: “Tregtimin e mallrave të ndryshëm industriale, medicinale dhe pajisjeve mjekësore me shumicë dhe pakicë, transport, import-eksport si dhe kryerjen e aktiviteteve të tjera tregtare në përputhje me legjislacionin në fuqi.” Në vitin 2007, ka regjistruar markën tregtare “FERRA LATTE” me Nr. Regjistrimi 11793, datë regjistrimi 07.07.2008, e mbrojtur për klasën 29 me përshkrimin “Qumësht dhe nënproduktet e qumështit” dhe markën tregtare “FERRA OLIO” me Nr. regjistrimi 11794, datë 26.12.2007 dhe datë regjistrimi 07.07.2008, e regjistruar në klasën 29 me përshkrimin e mallit “ vaj ushqimor, vaj luledielli”. Gjithashtu është ripërtërirë regjistrimi i pronësisë së markave tregtare “FERRA LATTE” dhe “FERRA OLIO” nëpërmjet Certifikatë Ripërtëritje Regjistrimi Marke me Nr. Regjistrimi 11793, me datë të mbarimit të mbrojtjes 07.08.2027 si dhe Certifikate Ripërtëritje Regjistrimi Marke me Nr. Regjistrimi 11794, me datë të mbarimit të mbrojtjes deri në fund të vitit 2027.

Paditësi pretendon se: bazuar në nenet 173, 142 pika 1, germa “a” dhe 143 pika 3 germa a, të ligjit nr.9947 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, markat e regjistruara pranë DPPI nga i padituri cenojnë emërtimin tregtar duke shkaktuar konfuzion te konsumatori për shkak të ngjashmërisë ose më saktë të qenit identike dhe, për këtë arsye, kërkon shfuqizimin e markave “Ferra Olio” me Nr. Regjistrimi 11794 dhe “Ferra Latte” me Nr. regjistrimi 11793 në pronësi të palës së paditur. Këto marka kanë ngjashmëri vizuale identike, ngjashmëri fonetike identike dhe ngjashmëri konceptuale identike si dhe klasat e Mallrave dhe Shërbimeve të ofruara janë identike, (klasa 29) dhe mundësia e konfuzionit tek konsumatori në këto kushte është e pa evitueshme.

I padituri pretendon se: është pranuar në heshtje përdorimi i markave tregtare të regjistruara prej tij. Nga provat e paraqitura prej tij rezulton se markat e regjistruara pranë DPPI më herët janë markat tregtare “Ferra Latte” dhe “Ferra Olio” vërtetuar nga certifikatë e regjistrimit Nr. 497 datë 07.07.2008 “Ferra Olio” si dhe certifikatë e regjistrimit Nr. 288 datë 07.07.2007 “Ferra Late” të regjistruar në regjistrin e markave të DPPI. Pra këto marka kanë qenë në përdorim që nga viti 2007 dhe vazhdojnë te jenë deri në vitin 2027 sipas ri-regjistrimeve të mëvonshme. Siç provohet nga provat, markat tregtare “Ferra” janë të regjistruara që në vitin 2008, në pronësi të palës paditur dhe të ripërtërira me një mbrojtje të këtyre markave deri në fund të vitit 2027. Pretendimi i palës paditëse për cenimin e emrit tregtar është i vonuar, pasi ka kaluar afati 5 vjeçar i kundërshtimit të një marke tregtare dhe sipas nenit 143 të ligjit kemi pranim në heshtje kur pronari i mëparshëm nuk kundërshton markën tregtare të regjistruar më vonë brenda afatit 5 vjeçar dhe humbet të drejtën që të kërkojë deklarimin e pavlefshëm të markës së mëvonshme përveçse kur regjistrimi i markës është në keqbesim. Gjithashtu pala e paditur pretendon referuar nenit 143/1/a, të ligjit, se marka tregtare “Ferra 1993” me Nr. regjistrimi 16012 datë 09.06.2015 e mbrojtur për klasat 29, 30, 39, dhe marka tregtare “Ferra” me Nr. regjistrimi 17831 datë 15.05.2017 për klasat 29, 30, 39 regjistruar në pronësi të palës paditëse duhen të shpallen te pavlefshme nga gjykata pasi kjo markë është e njëjtë në të gjitha drejtimet duke përfshirë edhe logon me markën FERRA të regjistruar më parë, që në vitin 2007 nga ana e palës së paditur, pra 10 vjet më përpara.

Vendimi:

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi që padia të rrëzohet për paditësin e kundërpaditur, përsa i përket shfuqizimit të markës “Ferra Latte” me Nr. Regj.11793, datë regj 07.07.2008 për klasën e mallrave 29 qumësht dhe nënprodukte të qumështit dhe markës “Ferra Olio” me Nr. Regj. 11794, datë regj 07.07.2008 për klasën e mallrave 29 vaj ushqimor, vaj luledielli.

Pranimin e kundërpadisë së të paditurit kundërpaditës duke shfuqizuar markën tregtare “Ferra & Co” SHPK me Nr. Regjistrimi 16012, datë regj 09.06.2015 për klasën 29 të produkteve të mbrojtura, vetëm për produktin “vajra për gatim” dhe markës tregtare “Ferra &Co” SHPK, me Nr. Regjistrimi 17831, datë regj 15.05.2017 vetëm për klasën e mallrave “vaj ushqimor, vaj luledielli për ushqim”. Ndalimin e përdorimit të markës “Ferra” për produktet e sipërcituara prej palës paditëse të kundërpaditur dhe pushimin e cenimit për këto produkte në të ardhmen.

Publikimin e vendimit përfundimtar në Buletinin e radhës të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Arsyetimi i gjykatës:

Gjykata vlerësoi se në çështjen objekt gjykimi, përsa i përket pretendimit i palës paditëse referuar nenit 143 dhe nenit 173 të ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale” për shfuqizimin e markës së regjistruar, çmon se padia e ngritur nga paditësi është parashkruar referuar nenit 160 të ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale” ku përcaktohet shprehimisht se kur pronari i një marke të mëparshme pranon në heshtje, për një periudhë të pandërprerë pesëvjeçare, përdorimin e një marke të regjistruar më vonë në Republikën e Shqipërisë, ai nuk ka më të drejtë, sipas së drejtës që rrjedh nga regjistrimi i markës së mëparshme, të kërkojë deklarimin e pavlefshëm të markës së mëvonshme ose ta kundërshtojë përdorimin e markës së mëvonshme për mallrat ose shërbimet, për të cilat marka e mëvonshme është përdorur, përveç kur regjistrimi i markës së mëvonshme është aplikuar në keqbesim.

Bazuar në nenin 144 të ligjit e drejta ekskluzive për markë fitohet me regjistrimit pranë DPPI. Referuar nenit 155 të ligjit, DPPI publikon të dhënat e çdo aplikimi që ka përmbushur kushtet për tu regjistruar si markë. Ndërsa neni 152 përcakton se kundërshtimi i një marke të publikuar depozitohet brenda një periudhe tre mujore pranë DPPI dhe maksimalisht në rastet kur marka është e regjistruar, afati mund të shkojë deri në 5 vjet.

Rezulton se i padituri kundërpaditës ka depozituar kërkesë në datë 07.07.2007 për të regjistruar markën “Ferra Latte” e cila është regjistruar në datën 07.07.2008 me nr. regjistrimi 11793 rnë klasën 29 me përshkrimin “qumësht dhe nënproduktet e qumështit”. Gjithashtu edhe marka “Ferra Olio” është regjistruar në të njëjtën datë, 07.07.2008 me nr. regjistrimi 11794, në klasën 29 me përshkrimin e mallit “ vaj ushqimor, vaj luledielli”. Rezulton se regjistrimi është ripërtërirë në bazë të certifikatave, certifikatë Ripërtëritje Regjistrimi Marke me nr. regjistrimi 11793, me datë të mbarimit të mbrojtjes 07.08.2027 si dhe Certifikatë Ripërtëritje Regjistrimi Marke me nr. regjistrimi 11794, me date të mbarimit të mbrojtjes deri në fund të vitit 2027.

Në vlerësimin e gjykatës, kundërshtimi i palës paditëse të kundërpaditur është bërë tej afatit 5 vjeçar, të parashikuar nga neni 160 i ligjit dhe, për këtë arsye, çmon se padia e ngritur nga shoqëria “Ferra &Co” SHPK duhet të rrëzohet si e parashkruar.

Pretendimet e paditësit për konkurrencë të pandershme nëpërmjet paraqitjes si prova të faturave tatimore, janë vlerësuar nga gjykata se nuk janë pjesë shqyrtimi e këtij gjykimi, pasi në objekt është kërkuar shfuqizimi i markave në pronësi të palës së paditur që mbronin produktet e klasës 29 “vaj ushqimor, vaj luledielli, qumësht dhe nënprodukte qumështi” dhe nuk i çmon këto prova si pjesë të shqyrtimit gjyqësor.

Përsa i përket kundërpadisë, gjykata çmon se sipas nenit 143/2/a të ligjit, marka nuk regjistrohet nëse përdorimi i saj bie në kundërshtim me të drejtat e mëparshme. Marka nuk mund të regjistrohet dhe nëse është regjistruar duhet të deklarohet e pavlefshme nëse është e njëjtë me një markë të mëparshme, si dhe mallrat dhe shërbimet për të cilat është aplikuar ose regjistruar ajo, janë identike me mallrat ose shërbimet, për të cilat është mbrojtur marka e mëparshme. Gjykata vlerëson se markat në pronësi të të paditurit kundërpaditës janë regjistruar më parë në kohë se ato të paditësit të kundërpaditur, konkretisht marka tregtare “Ferra Latte” është regjistruar në datë 07.07.2008, me nr. regjistrimi 11793 dhe marka tregtare “Ferra Olia”, është regjistruar po në të njëjtën datë 07.07.2008 me nr. regjistrimi 11794.

Gjithashtu rezulton se paditësi i kundërpaditur në datë 09.06.2015 është pajisur me certifikatën e regjistrimit për markën “Ferra 1993” me nr. regjistrimi 16012 dhe në datë 15.05.2017 është pajisur me certifikatën e regjistrimit për markën “FERRA” me nr. regjistrimi 17831. Pra pala e paditur kundërpaditëse është brenda afatit 5 vjeçar të kundërshtimit me padi në gjykatë të markës të regjistruar nga paditësi i kundërpaditur, pavarësisht se emri tregtar i paditësit është i hershëm që prej vitit 1995. Gjykata arrin në këtë përfundim pasi i padituri kundërpaditës po kundërshton regjistrimin e markës dhe jo konkurrencën e pandershme për shkak të përdorimit të emrit tregtar nga paditësi.

Përsa i përket pretendimit të paditësit të kundërpaditurit se marka tregtare shoqëria “Ferra &Co” është regjistruar më parë, gjykata vlerëson se një pretendimin i tillë nuk është i mbështetur në ligj pasi në rastin konkret objekt gjykimi i kundërpadisë është regjistrimi i markës nga paditësi i kundërpaditur dhe jo përdorimi i emrit tregtar dhe ky regjistrim i nënshtrohet një procedure të posaçme regjistrimi me ligj të veçantë dhe nga një organ përkatës siç është DPPI.

Gjykata vlerëson që të sqarojë se emri tregtar dhe marka tregtare kanë ndryshime thelbësore ndaj njëra-tjetrës. Kështu emri tregtar përfaqëson emrin e një shoqërie dhe si rregull përfaqëson identifikimin e shoqërisë sipas llojit të aktivitetit që shoqëria ushtron si p.sh për efekt të legjislacionit tatimor etj, ndërsa marka tregtare përfaqëson produktet apo edhe shërbimet që nxirren në qarkullimin civil nga subjektet e së drejtës. Pra marka tregtare ka për synim mbrojtjen e një produkti apo shërbimi të caktuar, ndërsa emri tregtar identifikon një subjekt të së drejtës civile, siç janë personat juridik, nga subjektet e tjera.

Përsa i përket ngjashmërisë së markave objekt gjykimi, gjykata vlerëson se ato janë identike dhe krijojnë konfuzion tek konsumatori në lidhje me përkatësinë e mallrave të nxjerra nga palët në qarkullimin civil. Kështu nga pikëpamja vizuale markat kanë ngjashmëri. Emërtimi i markës “Ferra Olio” dhe “Ferra Latte” përbëhen nga 2 fjalë “Ferra” dhe “Olio” si dhe “Ferra” dhe “Latte”. Fjalet olio dhe latte janë të përjashtuara nga mbrojtja. Marka tregtare në pronësi të kundërpaditësit “Ferra 1993” përbëhet nga dy fjalë: “Ferra” e cila gëzon mbrojtje dhe “1993” e cila nuk gëzon mbrojtje. Ndërsa marka tregtare “Ferra” përbëhet nga një fjalë e cila gëzon mbrojtje.

Gjykata vlerëson se jemi përpara rastit të markave identike me një emërtim tregtar nga pikëpamja vizuale pasi fjalët “Ferra” vs “Ferra” janë identike, të përbëra nga 5 karaktere të njëjta secila dhe me renditje të njëjtë.

Përsa i përket krahasimit të mallrave, palët ndërgjyqëse ofrojnë të njëjtat mallra për konsumatorin por gama e mallrave të mbrojtura nga paditësi i kundërpaditur shoqëria “Ferra” SHPK është me e gjerë. Kjo palë i ka regjistruar mallrat e saj në klasën 29, vaj ushqimor, vaj luledielli, qumësht dhe nënprodukte të qumështit. Edhe pala paditëse e kundërpaditur, ndër të tjera, i ka regjistruar mallrat e saj në klasën 29 por me një game shumë më të gjerë. Gjykata vlerëson se cenimi i markave të regjistruara nga i padituri kundërpaditës qëndron vetëm tek produktet e mbrojtura dhe konkretisht vaj ushqimor, vaj luledielli, qumësht dhe nënprodukte të qumështit.

Bazuar në nenin 143/2/a, të Ligjit nr.9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, (i ndryshuar) markat tregtare në pronësi të paditësit së kundërpaditur janë identike me markat tregtare në pronësi të të paditurit kundërpaditës. Gjykata gjen të bazuar kundërpadinë e paraqitur nga i padituri dhe vendos pranimin e saj duke shfuqizuar markën tregtare “Ferra&CO” me nr. Regjistrimi 16012, datë 09.06.2015 e mbrojtur për klasat 29,30,39 dhe markën tregtare “Ferra&CO” me nr. Regjistrimi 17831, datë 15.05.2017 e mbrojtur për klasat 29,30,39, ndalimin e përdorimit të këtyre markave në qarkullimin tregtar, fshirjen në regjistrimin e markave dhe publikimin e vendimit përfundimtar të gjykatës në mediat publike me shpenzimet e palës paditëse/e kundërpaditur.