About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgments IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Finance Intangible Assets Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Albania

AL021-j

Back

Vendimi nr. 298, datë 22.01.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



XH.Z KUNDËR SHOQËRIA “A” SH.A PERSON I TRETË: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PATENTAVE DHE MARKAVE, VENDIMI NR. 298, datë 22.01.2019, SPC, DETYRIMIN E PALËS SË PADITUR TË SHPËRBLEJË PADITËSIN NGA PËRFITIMI EKONOMIK I PËRDORIMIT TË PRONËSISË INTELEKTUALE TË PATENTËS NR. 00970, DATË 10.05.2004, ME TITULL “SKEMA E KTHIMIT TË VAJIT MBETËS TË REAKTORËVE NË SOLAR TË PASTËR” PRONË E TIJ, NË SHUMËN 32,500,000 LEKË.

Objekti: Detyrimi i palës së paditur të shpërblejë paditësin nga përfitimi ekonomik i përdorimit të pronësisë intelektuale të Patentës nr. 00970 datë 10.05.2004, me titull “Skema e Kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në Solar të Pastër”, pronë e tij, në shumën 32,500,000 Lekë.

Trupi gjykues: B.M, A.Q, T.H

Fjalët kyç: 

Patentë për shpikje, vënia në shfrytëzim e shpikjes, shpërblim nga punëdhënësi, të drejta që rrjedhin nga pronësia mbi patentën, shfrytëzimi i patentës në pronësi të paditësit, detyrimet kontraktore të punës.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 135 i Kodit të Punës, Ligji Nr.7819, datë 27.04.1994 “Për pronësinë industriale”, “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar, si dhe nenet 9 dhe 15 të Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Paditësi XH.Z, ka depozituar padinë në shqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në datë 02.07.2004, kundrejt të paditurve shoqëria “A” sh.a dhe KPTHN Ballsh. Kërkimi fillestar i paditësit, rezulton të jetë referuar në Ligjin “Për të Drejtën e Autorit”. Me Vendim Nr. 572 datë 29.04.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është vendosur:

“Pranimin e padisë së paditësit XH.Z ndaj të dy të paditurve. Detyrimin e të paditurit shoqëria “A” sha, të shpërblejë paditësin XH.Z për shumën 10.000.000 Lekë, për periudhën Janar deri në fund të Dhjetorit të vitit 2003, si rezultat i shfrytëzimit prej saj të shpikjes së paditësit “Skema e kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në solar të pastër...”

Gjykata e Apelit Vlorë, me Vendim Nr. 412 datë 05.10.2005, ka vendosur:

“Prishjen e Vendimit Nr. 572 datë 29.04.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në rigjykim, me Vendim Nr. 299 datë 22.02.2006, ka vendosur:

“Moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke i dërguar aktet gjykatës kompetente, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Ky vendim, rezulton të jetë lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, me Vendim Nr. 545 datë 04.05.2006.

Gjatë gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, paditësi ka hequr dorë nga thirrja në cilësinë e të paditurit të KPTHN Ballsh, si dhe ka saktësuar vlerën e objektit të padisë dhe referencën e saj ligjore, duke kërkuar përfundimisht shpërblimin nga i padituri “A” sh.a, për përfitimin ekonomik të realizuar prej tij, nga përdorimi i pronësisë intelektuale të Patentës nr. 00970 datë 10.05.2004, me titull “Skema e Kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në Solar të Pastër”, në pronësi të paditësit, në shumën 32,500,000 Lekë.

Kjo çështje ka qëndruar e pezulluar me Vendim Nr. 959 Akti datë 14.02.2007 dhe me Vendim Nr. 45 Akti datë 05.06.2012, deri në përfundim të shqyrtimit të çështjes së themelit, me palë paditëse: Shoqëria “A” sh.a; Të paditur: Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, XH.Z; Objekti: “Shfuqizim i Patentës nr. 00970 datë 10.05.2004, me titull “Skema e Kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në Solar të Pastër.”

Me Vendimin Nr. 8814, datë 29.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me Vendim Nr. 1932, datë 07.05.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është vendosur: “Rrëzimi i padisë së shoqërisë “A” sha.”

Me Vendimin Nr. 313, datë 16.07.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, u konsiderua i rënë shkaku i pezullimit të gjykimit, me marrjen formë të prerë të Vendimit Nr. 8814, datë 29.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe u vendos rifillimi i gjykimit të çështjes.

Shoqëria “A” sha, figuron e regjistruar në Regjistrin Tregtar me 85% të aksioneve konsorciumit “A.M.R.A.O” dhe 15% të aksioneve shteti shqiptar.

Paditësi XH.Z, ka qënë i punësuar pranë shoqërisë “A” (UPTHN Ballsh), në detyrën Teknik Teknolog në Repartin e Koksifikimit që nga viti 1970 e në vijim. Në vitin 1990, rezulton që paditësi të ketë realizuar studimin shkencor “Mbi Mbetjet Teknologjike të Reaktorëve Termik në UPTHN Ballsh”, i pasqyruar në Nr. 103, të Librit të Propozimeve të Punonjësve, pranë Byrosë Teknologjike të vitit 1990, me titull “Përdorimi i vajit të kamerave për solar të gatshëm”. Ky novacion i paditësit, është vënë në zbatim nga punëdhënësi, në procesin e koksifikimit të mazutit, duke u arritur që, mbetjet e këtij procesi teknologjik, deri atëherë të papërdorshme, të eleminoheshin, duke përftuar solar të pastër nga reaktori termik. Paditësi pretendon se, për këtë novacion, ai nuk ka përfituar asnjë shpërblim nga punëdhënësi, në një kohë që, aplikimi i këtij novacioni në vënd të skemës së vjetër teknologjike, ka sjellë një përfitim ekonomik tepër të lartë për të paditurin.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, në datë 10.05.2004, është lëshuar Patenta Për Shpikje me Nr. 00970, në emër të pronarit XH.Z, për shpikjen me titull “Skema e kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në solar të pastër”.

Shoqëria “A” sha, në datë 07.10.2011, ka depozituar në gjykatë padinë për pavlefshmërinë e patentës për shpikje të regjistruar në pronësi të paditësit Xh.Z dhe me vendim të formës së prerë është vendosur rrëzimi i padisë.

Për rrjedhojë të sa më lart, objekti i shqyrtimit gjyqësor në këtë gjykim, janë të drejtat e paditësit, që rrjedhin nga pronësia e tij mbi Patentën me Nr. 00970 datë 10.05.2004 “Skema e kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në solar të pastër”, e cila edhe aktualisht shfrytëzohet prej palës së paditur.

Nga pala paditëse u kërkua vlerësimi i shpërblimit të kërkuar në këtë gjykim, nëpërmjet përllogaritjes së efektit ekonomik/leverdisë ekonomike që patenta në pronësi të tij, ka sjellë në >aktivitetin e palës së paditur në vite, duke u krahasuar me gjendjen e këtij aktiviteti, para vënies në shfrytëzim të patentës në pronësi të paditësit.

Për këtë qëllim, në gjykim u thirr me cilësinë e ekspertit teknik, ing. I.B, i cili realizoi aktin e ekspertimit datë 06.06.2011 dhe shtesën e aktit datë 27.09.2011, si dhe ekspertja kontabël V.M. Nga përgjigjet e ekspertit teknik konfirmohet që shpikja me titull “Skema e kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në solar të pastër”, për të cilën është dhënë Patenta me Nr. 00970 datë 10.05.2004, është vënë në zbatim, duke u përdorur në procesin teknologjik në Repartin e Koksifikimit të KPTHN Ballsh, nga muaji Maj 1990 dhe vazhdon edhe aktualish. Si rrjedhojë e vënies në zbatim të kësaj skeme, përftohet rreth 30 ton solar i pastër në ditë. Në aktin e ekspertimit përshkruhen në mënyrë të detajuar avantazhet e përdorimit të Patentës, krahasuar me skemën e vjetër teknologjike të projektuar dhe zbatuar nga specialistët kinezë.

Nga pala e paditur, pas realizimit të ekspertimit teknik dhe pezullimit të gjykimit, nuk u tregua interes për vijimin e këtij gjykimi dhe çështja vijoi në mungesë të paditurit njoftuar me shpallje publike.

Në kuadër të një hetimi të plotë gjykata kërkoi informacion nëse pranë DPPM disponoheshin kontrata të shfrytëzimit të patentave të ngjashme me patentën objekt gjykimi, me qëllim përcaktimin e vlerës së përdorimit të kësaj patente sa më afër realitetit. Nga ana e DPPM-së, iu bë me dije Gjykatës ekzistenca pranë saj e kontratave të liçensës për patenta dhe shpikje, të cilat janë ndërkombëtare, të cilat, për arsye konfidenciale, nuk tregojnë vlerën e shitjes apo të dhëna për përdorimin e patentës.

Në kushtet e ndodhura u vijua përllogaritja e vlerës së dëmshpërblimit të kërkuar nga ana e paditësit, nëpërmjet ekspertimit kontabël, mbi provat që u mundësuan gjatë këtij gjykimi. Nga përllogaritjet e kryera nga ekspertja kontabël, rezulton vlera e përfitimit ekonomik të shoqërisë “A” sh.a nga vënia në shfrytëzim e patentës në pronësi të paditësit, përgjatë periudhës 18.06.2004 deri në Gusht 2013, në shumën 2,429,080,901 lekë. Paditësi, pas shtimit të vlerës së objektit të padisë në vlerën e mësipërme, nuk realizoi pagimin e taksës gjyqësore mbi këtë shtesë, duke i qëndruar në përfundim kërkimit të dëmshpërblimit në shumën 32.500.000 Lekë.

Pala paditëse pretendon dëmshpërblimin nga përfitimi ekonomik i përdorimit të pronësisë intelektuale të Patentës nr. 00970 datë 10.05.2004, me titull “Skema e Kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në Solar të Pastër”, në shumën 32.500.000 Lekë.

Avokatura e Shtetit pretendon rrëzimin e padisë, si përfaqësuese ligjore e aksionerit shtetëror zotërues i 15% të aksioneve të shoqërisë “A” sh.a; në mungesë të të paditurit dhe personit të tretë.

Vendimi:

Gjykata arriti në përfundimin se, impakti i kësaj shpikje në veprimtarinë e palës së paditur të ketë qënë i konsiderueshëm, në raport me situatën përpara vënies së saj në shfrytëzim. Nga pala paditëse gjatë gjykimit, u kufizua vlera e kërkimit megjithëse përfitimi ekonomik i të paditurit ishte disa herë më i lartë. Gjykata e gjen padinë e paditësit XH.Z tërësisht të mbështetur në prova dhe në ligj dhe si të tillë e pranon atë duke detyruar palën e paditur, shoqërinë “A” sh.a t’i paguajë paditësit XH.Z shumën 32,500,000 lekë, si shpërblim për përdorimin e Patentës me Nr. 00970 datë 10.05.2004, me titull “Skema e Kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në Solar të Pastër”, në pronësi të tij.

Arsyetimi i gjykatës:

Nga provat e administruara, nuk provohet që paditësi të jetë shpërblyer në atë kohë për shpikjen e realizuar dhe të vënë në shfrytëzim. Ky novacion i paditësit, është vënë në zbatim nga punëdhënësi, në procesin e koksifikimit të mazutit, duke u arritur që mbetjet e këtij procesi teknologjik, deri atëherë të papërdorshme, të eliminoheshin, duke përftuar solar të pastër nga reaktori termik.

E drejta e paditësit në këtë gjykim, si mbajtës i Patentës Nr. 00970, gjen mbështetje edhe në përcaktimet e nenit 9 të ligjit të kohës “Për pronësinë industriale”, i cili rregullon marrëdhëniet mes të punësuarit dhe punësuesit, për një shpikje të realizuar përgjatë marrëdhënies së punësimit. Në interpretim të kësaj dispozite, për analogji me situatën faktike të çështjes, në rastet e realizimit të një shpikje nga punëmarrësi, jashtë marrëveshjes me punëdhënësin apo kontratës së punës, nëse punëdhënësi shpreh interesin për këtë shpikje, e drejta për patentë i përket këtij të fundit, kundrejt detyrimit të tij për të shpërblyer punëmarrësin, në raport me pagën e tij, me vlerën ekonomike të shpikjes, si dhe me përfitimin që punëdhënësi merr nga kjo shpikje. Në rast të mungesës së marrëveshjes mes palëve, masa e shpërblimit caktohet nga gjykata.

Në rastin konkret, megjithëse provohet fakti që shpikja e paditësit, e cila më pas është patentuar, është shfrytëzuar dhe vijon të shfrytëzohet nga i padituri ish-punëdhënës, rezulton që ky i fundit të mos ketë shpërblyer paditësin në asnjë moment, si në kohën e kryerjes së shpikjes dhe vënies së saj në shfrytëzim, sipas rregullave në fuqi në atë kohë, ashtu edhe në momentin kur paditësi këtë shpikje e ka regjistruar në pronësi të tij. Megjithë përpjekjet ligjore të palës së paditur për shfuqizimin e kësaj patente, me vendim gjyqësor të formës së prerë, provohet të jenë rrëzuar të gjitha pretendimet e kësaj pale, duke mbetur e pacënuar e drejta e pronësisë së paditësit mbi Patentën me Nr. 00970.

Me ndryshimet që pësoi legjislacioni në fushën e pronësisë industriale, nëpërmjet Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008, në nenin 15 të tij, rezulton i njëjti rregullim ligjor, përsa i përket të drejtës së punëmarrësit, që ka realizuar një shpikje jashtë kuadrit të një kontrate apo marrëveshje pune, për t’u shpërblyer nga punëdhënësi, i cili posedon shpikjen e këtij punëmarrësi.

Shpikja e paditësit, nuk rezulton të ketë qënë kryer në kuadër të detyrimeve të tij kontraktore të punës. Po kështu, provohet që punëdhënësi ta ketë fituar këtë shpikje, nëpërmjet vënies së saj në shfrytëzim, që në momentin e realizimit të saj. Për rrjedhojë, pala paditëse gëzon të drejtën e shpërblimit, veç përcaktimeve të mësipërme ligjore, edhe në bazë të përcaktimeve të pikës 4 të nenit 135 të Kodit të Punës, sipas së cilës: “Nëse shpikja nuk i lihet punëmarrësit, punëdhënësi i paguan atij një shpërblim të drejtë, duke mbajtur parasysh të gjitha rrethanat, vlerën ekonomike të shpikjes, bashkëpunimin e punëdhënësit dhe të ndihmësave të tij, përdorimin që i është bërë pajisjeve të tij, shpenzimet e punëmarrësit dhe vendin e tij në ndërmarrje.”.