About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgments IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Finance Intangible Assets Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Albania

AL016-j

Back

Vendimi nr. 4373, datë 17.06.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



LL.F KUNDËR T.T, M.D, & A.M, VENDIMI Nr. 4373, datë 17.06.2019, PËR DETYRIMIN E PALËVE TË PADITURA TË PAGUAJNË DËMIN PASUROR DHE JO PASUROR TË SHKAKTUAR PËR SHKAK TË SHKELJES TË TË DREJTAVE TË AUTORIT.

Objekti: Detyrimin e palëve të paditura solidarisht të paguajnë dëmin pasuror dhe jopasuror të shkaktuar për shkak të shkeljes të të drejtave të autorit. Publikimin e vendimit të gjykatës me shpenzime të palëve të paditura në media. Ndalimin e botimit dhe shkatërrimin e të gjithë librave të botuar ose të gatshëm për t'u hedhur në treg. Gjyqtari: A.M

Fjalët kyç:

E drejtë e autorit, përdorim i paautorizuar, dëmshpërblim dëmi pasuror dhe jopasuror, publikim i vendimit gjyqësor.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 608, 609, 625, 626, 640 e në vijim të Kodit Civil, nenet 31, 32, 153 e në vijim të Kodit të Procedurave Civile, Ligji 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Faktet kryesore:

Pala paditëse, LL.F. është profesor në fushën e historisë dhe autor i disa librave në lidhje me profesionin e tij, një prej të cilëve është edhe libri “Historia 3” për arsimin e mesëm të profilizuar, profili shoqëror, në bashkëautorësi me autorë të tjerë. Ky libër është botuar në vitin 2006 dhe me herët në disa botime të tjera.

Paditësi ka rënë në dijeni të faktit se palët e paditura kanë botuar disa libra, të cilat sipas pretendimeve të tij, nga verifikimi i përmbajtjes së tyre, kanë kopje të tekstit të paditësit. Konkretisht këto libra janë “Historia 10”, “Historia e Qytetërimit Botëror 11”, tekste që kanë filluar të botohen nga viti 2010 e në vijim dhe, sipas paditësit, është konstatuar se përmbanin fjali, paragrafe dhe faqe të tëra të kopjuara plotësisht nga teksti origjinal i paditësit.

Paditësi, duke pretenduar se i ka botuar më parë këto tekste dhe palët e paditura i kanë botuar ato me vonë, si dhe se tekstet e mëvonshme janë kopjuar nga teksti i mëparshëm, pala paditëse i është drejtuar me kërkesë padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Paditësi LL.F. pretendon se: është autor i një vepre, siç është në këtë rast libri shkollor, libër të cilin e ka publikuar shumë më herët së palët e paditura dhe gëzon mbi këtë vepër të drejta ekskluzive pasurore dhe jopasurore dhe se këto të drejta janë shkelur nga ana e palës së paditur, në formen e kopjimit, përdorimit dhe nxjerrjes në treg sikur të jetë një vepër origjinale e tyre. Tekstet e palës së paditur janë tekste shkollore ashtu e siç janë edhe tekstet e paditësit duke e konkurruar atë në të njëjtën fushë për tekste të të njëjtit qëllim, që jane tekstet shkollore. Paditësi nuk ju ka dhënë të paditurve autorizim për përdorimin e librit të tij.

Për sa më sipër, pala paditëse kërkon detyrimin e palëve të paditura të paguajnë dëmin pasuror dhe jopasuror të shkaktuar për shkak të shkeljes të të drejtave të autorit në shumën 3.000.000 lekë. publikimin e vendimit të Gjykatës në media dhe ndalimin e botimit, shkatërrimin e të gjithë librave të botuar ose të gatshëm për t'u hedhur në treg.

Paditësit T.T, M.D, & A.M pretendojnë se: me VKM-në nr.67 dt.10.02.2010, Ministria e Arsimit dhe Kulturës shpalli kurrikulën për Altertekstet për vitin 2010 e në vazhdim. Me daljen e altertekstit (tekstet alternative), të gjitha tekstet shkollore të mëparshme dilnin nga qarkullimi. Teksti “Historia 3” botim i vitit 2001, ka dalë nga qarkullimi dhe është për përdorim publik dhe si i tillë përbën material burimor dhe është për përdorim publik, si burim informacioni. Faktet historike dhe të dhënat publike të përdorura në të gjitha tekset unike shkollore para universitare janë gjetje dhe modifikim i tekst-shkruesit, nuk janë tema shkencore, nuk janë vepra origjinale letrare, shkencore dhe artistike, nuk janë dezertacion i ndonjë autori, dhe si të tilla nuk kanë detyrim ligjor për referenca të materialit burimor.

Në këtë kuptim, edhe vetë paditësi dhe të paditurit nuk mund të konsiderohen autorë të veprave origjinale letrare, shkencore dhe artistike, pasi altertekset dhe tekset shkollore para-universitare nuk janë të tilla. Të vetmet tekste mësimore me një produkt të mirëfilltë kërkimor-shkencor në kuptimin e zbatimit të kritereve, standarteve dhe të përdorimit të detyruar me ligj të përcaktimit të burimit shkencor janë tekstet universitare. Alterteksti nuk është subjekt i ligjit 35/2016. Për sa më sipër, pala e paditur i kërkoi gjykatës rrëzimin e padisë si padi abuzive dhe gjobitjen e paditësit për këtë arsye.

Vendimi:

Në përfundim të gjykimit, gjykata arriti në përfundimin se pala paditëse gëzon mbrojtje ligjore për librat e tij në Ligjin Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, janë shkelur të drejtat e autorit, si dhe paditësit i është shkaktuar një dëm jopasuror si pasojë e kësaj shkelje.

Arsyetimi i gjykatës:

Gjykata çmon se për zgjidhjen e drejtë në themel të kësaj mosmarrëveshje është e nevojshme që t’u jepet përgjigje disa çështjeve të rëndësishme juridike, që janë si vijon:

1. A ndodhemi përpara rastit të shkeljes së të drejtës së autorit?

2. A përmbushen elementët e dëmit jopasuror (jashtëkontraktor) në rastin konkret që përbën objektin e padisë në gjykim?

3. A është rasti për caktimin e ndonjë shume të hollash me titull dëmshpërblimi për pësimin e një dëmi jopasuror dhe nëse po, sa duhet të jetë kjo shumë e në çfarë monedhe?

Përsa i përket çështjes së parë të shtruar për zgjidhje Gjykata iu referua neneve 3, 8, 13, 17, 25/1 të ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Për të provuar faktin se midis teksteve të palës paditëse dhe të palës së paditur ka apo jo pjesë të kopjuara, Gjykata urdhëroi kryerjen e një akti ekspertimi me ekspert gjuhësor.

Për sa më sipër, gjykata arrin në përfundimin se librat e palës paditëse futen në kategorinë e librave shkollore dhe janë prodhuar dhe futur në qarkullim përpara librave të prodhuara nga palët e paditura. Sipas aktit të ekspertimit rezultoi se janë konstatuar pjesë të njëjta ose të ngjashme në këto libra. Në këto kushte, Gjykata çmon se pala paditëse gëzon mbrojtje ligjore për librat e tij në Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, duke çmuar se janë shkelur të drejtat e autorit.

Për sa i përket çështjes së dytë të shtruar për zgjidhje, në nenin 625§1/a të Kodit Civil, parashikohet se: “Personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet kur: a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cenuar në nderin e personalitetin e tij...”.

Gjykata konstaton se dëmi jashtëkontraktor përmban në vetvete katër elementë, të cilët duhet të bashkëveprojnë, në mënyrë që të ekzistojë ky lloj dëmi. Këto elementë janë:

1- Sjellja e paligjshme e shkaktuesit të dëmit jashtëkontraktor.

2- Ekzistenca e një dëmi të shkaktuar (që në rastin objekt gjykimi, lidhet me cënimin e nderit dhe personalitetit të personit).

3- Lidhja shkakësore midis sjelljes dhe dëmit të shkaktuar.

4- Faji (në formën e dashjes, pakujdesisë së rëndë ose pakujdesisë së lehtë).

Gjykata vëren se sjellja e paligjshme e palëve të paditura, konsiston në shkeljen nga ana e saj, në formën e kopjimit, përdorimit dhe nxjerrjes në treg të librave të botuar e të nxjerrë në treg më parë nga pala paditëse, sikur të jetë një vepër origjinale e tyre, duke cenuar nderin dhe personalitetin e një personi të caktuar, konkretisht paditësit.

Për sa i përket dëmit jopasuror të shkaktuar, gjykata çmon se konceptet juridike të nderit dhe personalitetit të personit, përveçse kanë një natyrë subjektive, kanë edhe reflektimet e tyre në botën objektive. Këto reflektime konsistojnë, para së gjithash, në emrin dhe imazhin e mirë që personat kanë në shoqëri.

Gjatë procesit gjyqësor, nuk rezultoi që paditësi të kishte një reputacion jo të mirë në shoqëri. Paditësi është autor i njohur dhe mban grada shkencore shumë të larta, Profesor Doktor, ka një karrierë të gjatë dhe të respektuar, ka mbajtur pozicione pune shkencore dhe ka kontribuar shumë në fushën e tij shkencore. Për këtë shkak, gjykata çmon se është cënuar nderi dhe personaliteti i paditësit dhe ky përbën dëmin moral që i është shkaktuar atij.

Në vijim të arsyetimit të elementëve të shkaktimit të dëmit jashtëkontraktor, gjykata çmon se në çështjen objekt gjykimi ekziston edhe elementi i tretë i shkaktimit të dëmit jopasuror, që është lidhja shkakësore. Ka qenë pikërisht shkelja nga ana palës së paditur, në formën e kopjimit, përdorimit dhe nxjerrjes në treg të librave të botuar e të nxjerrë në treg më parë nga pala paditëse, sikur të jetë një vepër origjinale e tyre, në kundërshtim me Ligjin Nr. 35/2016, ajo që ka shkaktuar dëmin jo pasuror të cënimit të nderit dhe personalitetit të paditësit.

Për sa i përket elementit të fajit, rezulton se pala e paditur, ka vepruar me faj, në formën e dashjes, për shkak se shkelja e kryer nga ana palës së paditur, në formën e kopjimit, përdorimit dhe nxjerrjes në treg të librave të botuar e të nxjerrë në treg më parë nga pala paditëse, sikur të jetë një vepër origjinale e tyre, në kundërshtim me Ligjin Nr. 35/2016, pa autorizimin e palës paditëse.

Çështja e tretë e shtruar për zgjidhje në arsyetimin e këtij vendimi, ka të bëjë me faktin se sa duhet të jetë masa e dëmshpërblimit që duhet caktuar në çështjen objekt gjykimi.

Neni 625/1 i Kodit Civil, nuk ka përcaktuar ndonjë mënyrë për përcaktimin e shumës së të hollave që mund të caktohen, me titull dëmshpërblimi për dëmin jopasuror. Në këto kushte, legjislacioni ynë, e ka lënë një element të tillë në çmim të gjykatës, e cila cakton shumën e përshtatshme, pas vlerësimit të rrethanave të çdo çështje, rast pas rasti.

Gjykata çmon se shpërblimi për dëmin jopasuror, përgjithësisht ka një karakter simbolik dhe synon që të kompensojë cenimin e nderit dhe personalitetit të personit, mirëpo, nga ana tjetër, masa e dëmshpërblimit duhet të jetë e tillë që të nxjerrë në pah rëndësinë e shkeljes dhe të ndërgjegjësojë palët e gjykimit. Në rastin konkret, për caktimin e shumës së dëmshpërblimit gjykata mban parasysh elementët e mëposhtëm:

Paditësi ka një status të caktuar shoqëror dhe për të arritur këtë ka investuar mjaft punë e mund për një periudhë disa vjeçare. Nderi dhe personaliteti i tij nuk është cënuar kurrë, para së të paditurit të shkelin të drejtën e autorit të paditësit.

Përveç sa më sipër, gjykata mban parasysh në caktimin e masës së dëmshpërblimit edhe tërësinë e rrethanave të provuara gjatë gjykimit, të para në kompleksitet dhe të lidhura ndërmjet tyre.

Shuma prej 1.500.000 (një milion e pesëqind mijë) lekë, çmohet nga gjykata si një shumë e arsyeshme, për rrethanat konkrete, si dhe kompleksitetin e kësaj çështje. Në caktimin e kësaj shume, gjykata mban parasysh se dëmshpërblimi që jepet, në rastin e shkaktimit të një dëmi jo pasuror, duhet të vendosë në vend cenimin që i bëhet nderit dhe personalitetit të një njeriu nga sa sipër u relatuan.

Gjithashtu, me qëllim minimizimin e dëmit që i është shkaktuar paditësit, Gjykata, bazuar në nenin 617 të K.Civil, çmon se duhen detyruar palët e paditura të kryejnë publikimin e vendimit të Gjykatës në dy gazeta me shtrirje kombetare me shpenzimet e palës së paditur.