Propiedad intelectual Formación en PI Respeto por la PI Divulgación de la PI La PI para... La PI y… La PI en… Información sobre patentes y tecnología Información sobre marcas Información sobre diseños industriales Información sobre las indicaciones geográficas Información sobre las variedades vegetales (UPOV) Leyes, tratados y sentencias de PI Recursos de PI Informes sobre PI Protección por patente Protección de las marcas Protección de diseños industriales Protección de las indicaciones geográficas Protección de las variedades vegetales (UPOV) Solución de controversias en materia de PI Soluciones operativas para las oficinas de PI Pagar por servicios de PI Negociación y toma de decisiones Cooperación para el desarrollo Apoyo a la innovación Colaboraciones público-privadas Herramientas y servicios de IA La Organización Trabajar con la OMPI Rendición de cuentas Patentes Marcas Diseños industriales Indicaciones geográficas Derecho de autor Secretos comerciales Academia de la OMPI Talleres y seminarios Observancia de la PI WIPO ALERT Sensibilizar Día Mundial de la PI Revista de la OMPI Casos prácticos y casos de éxito Novedades sobre la PI Premios de la OMPI Empresas Universidades Pueblos indígenas Judicatura Recursos genéticos, conocimientos tradicionales y expresiones culturales tradicionales Economía Financiación Activos intangibles Igualdad de género Salud mundial Cambio climático Política de competencia Objetivos de Desarrollo Sostenible Tecnologías de vanguardia Aplicaciones móviles Deportes Turismo PATENTSCOPE Análisis de patentes Clasificación Internacional de Patentes ARDI - Investigación para la innovación ASPI - Información especializada sobre patentes Base Mundial de Datos sobre Marcas Madrid Monitor Base de datos Artículo 6ter Express Clasificación de Niza Clasificación de Viena Base Mundial de Datos sobre Dibujos y Modelos Boletín de Dibujos y Modelos Internacionales Base de datos Hague Express Clasificación de Locarno Base de datos Lisbon Express Base Mundial de Datos sobre Marcas para indicaciones geográficas Base de datos de variedades vegetales PLUTO Base de datos GENIE Tratados administrados por la OMPI WIPO Lex: leyes, tratados y sentencias de PI Normas técnicas de la OMPI Estadísticas de PI WIPO Pearl (terminología) Publicaciones de la OMPI Perfiles nacionales sobre PI Centro de Conocimiento de la OMPI Informes de la OMPI sobre tendencias tecnológicas Índice Mundial de Innovación Informe mundial sobre la propiedad intelectual PCT - El sistema internacional de patentes ePCT Budapest - El Sistema internacional de depósito de microorganismos Madrid - El sistema internacional de marcas eMadrid Artículo 6ter (escudos de armas, banderas, emblemas de Estado) La Haya - Sistema internacional de diseños eHague Lisboa - Sistema internacional de indicaciones geográficas eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediación Arbitraje Determinación de expertos Disputas sobre nombres de dominio Acceso centralizado a la búsqueda y el examen (CASE) Servicio de acceso digital (DAS) WIPO Pay Cuenta corriente en la OMPI Asambleas de la OMPI Comités permanentes Calendario de reuniones WIPO Webcast Documentos oficiales de la OMPI Agenda para el Desarrollo Asistencia técnica Instituciones de formación en PI Apoyo para COVID-19 Estrategias nacionales de PI Asesoramiento sobre políticas y legislación Centro de cooperación Centros de apoyo a la tecnología y la innovación (CATI) Transferencia de tecnología Programa de Asistencia a los Inventores (PAI) WIPO GREEN PAT-INFORMED de la OMPI Consorcio de Libros Accesibles Consorcio de la OMPI para los Creadores WIPO Translate Conversión de voz a texto Asistente de clasificación Estados miembros Observadores Director general Actividades por unidad Oficinas en el exterior Ofertas de empleo Adquisiciones Resultados y presupuesto Información financiera Supervisión
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Leyes Tratados Sentencias Consultar por jurisdicción

Albania

AL039-j

Atrás

Vendimi nr. 3427, datë 24.04.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA T D SH.P.K KUNDËR SHOQËRISË SH.P.K, DHE DPPM VENDIMI nr. 3427, datë 24.04.2017, SPC PËR SHFUQIZIMIN E MARKËS SË TË PADITURIT SI NJË MARK E AKORDUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN.

Objekti i padisë: Shfuqizimin e markës së të paditurit, ndalimin e përdorimit të saj në të ardhmen, publikimin e vendimit si edhe sigurimin e padisë. 

Gjyqtari: A.P

Fjalët kyç:

Shfuqizim, markë, shoqëri tregtare, regjistrim marke, pronësi,

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 638, 839 të KC, nenet 32, 202, 348 të KPrC, si dhe nenet 43/2 (b dhe c), 173, 184 (2) të ligjit nr 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”.

Faktet kryesore:

Shoqëria TD sh.p.k dhe i padituri E sh.p.k janë përfshirë në një konflikt civil në themel të të cilit qëndrojne pretendimet për mbrojtjen në mënyre respektive të të drejtave pasurore dhe jopasurore të fituara nga regjistrimi i markave tregetare që perfaqësojnë produktet e treguara nga secila palë.

Shoqëria TD sh.p.k ka regjistruar në pronësi të saj pranë palës së paditur DPPM, nën emërtimin “Gold” 3 marka tregtare, perkatësisht: 1) marka me nr. regjistrimi 12... dt 20.11.2008; 2) marka me nr. regjistrimi 11.... dt 24.10.2007; 3) marka me nr. regjistrimi 17....date dt 16.01.2017. Pas regjistrimit të këtyre markave, shoqëria TD sh.p.k ka tregtuar produktet ushqimore korresponduese, përfshi atë objekt gjykimi (marka me nr. regjistrimi 11970), oriz, për një periudhë të konsiderueshme kohore duke siguruar pozicionin e saj në treg dhe një raport me konsumatorët e saj.

Pala e paditur shoqëria “E“ sh.p.k është shoqëri tregarte me status aktiv, dhe ka të regjistuar pranë DPPM markën“ Ellide”. Marka është e llojit fjalë dhe figurë, ka emertimin ne regjister “ Elledii” dhe përmban në logon e saj emërtimin verbal të stilizuar “ Gold “. Kjo markë është rregjistruar në listën e mallrave oriz.

Paditësi pretendon se i është shkelur e drejta e tij mbi markën Gold, që lidhet me produktin e tregtuar prej tij, oriz. Ka kërkuar shfuqzimin e markës së palës së paditur, pasi marka e paditësit është më parë e regjisturar në kohë, kanë ngjashmëri thuajse identike me njëra tjetrën dhe përdoren si brand për të njëjtin produkt, orizin, çka sjell, sipas paditësit, konfondim të konsumatorit. Sipas paditësit, marka e orizit Gold, në pronësi të paditesit TD sh.p.k, është shndëruar në një markë të mirënjohur në tregun shqiptar, për shkak të kohës se gjatë në treg dhe regjistrimit më parë në kohë, por edhe fushatave të gjëra reklamuese që ka ndërmarrë paditësi për këto marka. Marka e të paditurit për shkak të prezencës së elementit verbal “Gold” i orienton konsumatorët drejt markave të mirënjohura “Gold“, pronësi e palës paditëse dhe, për pasojë, konfondohen produktet e tregtuara nga secila palë. Perveç fshirjes së markës, paditësi ka kërkuar ndalimin e përdorimit të markes “Gold“ e regjistruar në pronësi të palës paditëse. Gjithashtu në përfundim të gjykimit paditësi kërkon që të merren masat e sigurimit te padisë parashikuar në ligj.

Pala e paditur “E” sh.p.k në prapësimet e parashtruara gjatë gjykimit kerkoi rrëzimin e kërkespadisë duke argumentuar se marka“ Elledii Gold“ e regjistruar nga DPPM është krejtësisht e ndryshme nga marka “Gold“ dhe “ Oriz Gold“, pronësi e palës paditëse T D sh.p.k, çka përjashton çdo lloj pretendimi për konfuzion në treg mes konsumatoreve. Marka “Elledii Gold“ paraqitet fjale dhe figure, me shkronja të vogla, me ngjyrë të kuqe, të bardhe, blu, përmban në konfiguracion një anije dhe poshtë saj fjalën “Gold“. Ndërsa markat e palës paditëse paraqiten fjalë e figurë “Gold“, me germa të mëdha, me ngjyrë blu dhe të verdhë. Fakti që secila prej markave përfaqëson të njëjtin lloj produkti ushqimor (oriz) nuk bie në kundërshtim me ligjin “Për pronësinë indistriale”. Shoqëria “Elledii“ sh.p.k ka respektuar të gjitha procedurat ligjore në lidhje me regjistrimin e markës të sanksionuara në ligjin “Per pronësine industriale”. Pronari i një marke të mëparshme të regjistruar ka të drejtë të kundërshtojë regjistrimin e markës të publikuar brenda tre muajve nga data e aplikimit, e drejtë e cila nuk është ushtruar nga shoqëria. Mosezaurimi i rrugës administrative të kundërshtimit të markës së publikuar nënkupton humbjen e së drejtës të paditësit për të kërkuar shfuqizimin e markës në rrugë gjyqësore pas regjistrimit të saj nga DPPM.

I padituri DPPM prapsoi se është zhvilluar një hetim i plotë administrativ gjatë shqyrtimit të aplikimit dhe dokumentacionit shoqërues për regjistrimin e markës së palës së paditur “E“ sh.p.k. Gjatë kësaj procedure nuk ka patur asnjë kontestim në rrugë administrative nga subjektet që pretendojnë cënim të të drejtave të mëparshme të fituara përmes regjistrimit të markave të tyre.

Vendimi:

Gjykata vendosi shfuqizimin e markës së palës së paditur, për shkak të ngjashmërisë së madhe me markën e paditësit, çka sillte konfuzion tek konsumatori. Gjithashtu, vendosi të detyronte palën e paditur të mos e përdorte në të ardhmen këtë markë, në asnjë shërbim apo veprimtari të saj. Nuk pranoi kërkesën për sigurim padie, sepse paditësi nuk kishte dhënë asnjë garanci financiare.

Arsyetimi i gjykatës: Nga interpretimi i nenit 143 te ligjit “Per pronësine industriale“ në të cilin sanksionohet se pronari i një marke tregetare mund të kundërshtoj një markë edhe pas rregjistrimit të saj nga DPPM, gjykata e çmon të pabazuar prapësimin në aspektin procedural të shoqërisë Elledii sh.p.k se pala paditëse nuk mund të pretendojë në rrugë gjyqësore shfuqizimin e markës së palës së paditur në kushtet e moskundërshtimit paraprakisht në rruge administrative të procedurave të regjistrimit të markes “Elledii Gold”.

Regjistrimi i një marke tregtare legjitimon pronarin e saj që në kuadër të mbrojtjes së të drejtave pasurore dhe jopasurore të fituara, të kundershtojë çdo markë tregtare të mëvonshme, e cila në kushtet e regjistrimit në kundërshtim me ligjin cenon marken e tij, për të konstatuar kundraligjshmërinë duhen analizuar kriteret e parashikuar ne nenin 143:

1. Ngjashmëria apo natyra e njejtë e markës së regjistruar me parë në raport me markën e kundërshtuar. 

Referuar secilës prej markave respektive të palëve ndërgjyqëse konstatohet një ngjashmëri e lartë mes tyre ne aspektin vizual dhe fonetik. Elementi verbal dhe vizual “GOLD“ te markat e palës paditëse rezulton të jetë inkorporuar në markën e palës së paditur. Elementi “Gold“ është dominant dhe ka karakter të theksuar dallues në markën e palës paditëse, i vendosur në qendër të saj dhe komponent tërësisht identifikues i markës. Është pikërisht ky element i huazuar në markën e palës së paditur, i cili, referuar menyrës së përdorimit të tij në shenjën e markës, rrit nivelin e ngjashmërise me markën e palës paditëse. 

Për këto arsye, gjykata konstaton se mes markave të regjistruara më parë të shoqërisë TD sh.p.k, respektivisht GOLD dhe ORIZ GOLD dhe markës së palës së paditur “Elledii Gold” ekziston një ngjashmëri e lartë vizuale dhe fonetike.

2. Njëllojshmëria apo ngjashmëria mes produkteve të tregtuara apo shërbimeve të ofruara nga markat e përfshira në konflikt.

Në rastin objekt shqyrtimi është lehtësisht e konstatueshme që produktet të cilat identifikohen përmes markave të palëve ndërgjyqëse përfshihen në të njëjtën klasë, sipas Klasifikimit të Nicës (klasa 30, produkte ushqimore oriz, makarona, miell, niseshte, etj.).

3. Shkaktimi i konfuzionit në treg në radhët e konsumatorëve në lidhje me markat tregtare.

Tregtimi i orizit përmes përdorimit në markë të elementit të theksuar dallues GOLD nga pala e paditur, krijon perceptimin në radhët e konsumatorëve se malli është produkt i shoqërisë TD sh.p.k, duke konfonduar dhe cilësitë e karakteristikat e mallit të prodhuar nga pala paditëse. Në këtë rast, për shkak të konfuzionit të krijuar, origjina dhe cilësia e produktit Oriz të palës së paditur, i atashohet produkteve të pales paditëse për shkak të përceptimit të gabuar te konsumatorit. Sa më sipër, jo vetëm që dëmtohet reputacioni tregtar i palës paditëse, por sigurohen në treg përfitime të padrejta komerciale nga pala e paditur duke cënuar dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Zgjedhja e konsumatorit për të tilla produkte është e shpejtë, perqëndrimi në elementët dallues të markave i ulët dhe blerja e produktit orientohet ndaj perceptimit të mëparshëm vizual.

4. Ekzistenca e elementëve bashkëlidhes mes markave tregtare.

Ky element ështe i lidhur me origjinën tregtare të mallrave që mbulohen nga markat. Konfuzioni mes markave shkakton perceptimin e gabuar në radhët e konsumatorit se pronari i markës së kundërshtuar mund të jetë degë ose distributor i pronarit të markës kundershtuese, pra krijohet një ndërlidhje artificiale mes dy subjekteve tregtuese. Në këtë kontekst vërtetohet dhe bashkëlidhja e markave në gjykim. Sa me sipër provohet se marka e palës se paditur Elledii sh.p.k është regjistruar ne kundërshtim me ligjin “Per pronësinë industriale“ (neni 140) pasi cënon markat e mëparshme GOLD të regjistruara nga paditësi TD sh.p.k. Në kushtet e konfirmimit të ekzistencës së kritereve ligjore të nenit 143 të ligjit “Për pronësinë industriale“, të sipër analizuara në vendim, të cilat percaktojnë shkaqet relative të pavlefshmerisë së një marke të regjistruar, sikurse rezulton ne rastin e shoqërisë E sh.p.k, gjykata çmon se duhet urdhëruar shfuqizimi dhe çregjistrimi nga DPPM i markës së palës së paditur “Elledii Gold” , me nr. regjistrimi 15206, AL –T 2013 -301, dt 22.05.2013.

Përdorimi në treg nga pala e paditur e markës “Elledii Gold” në kushtet e regjistrimit të saj në kundërshtim me ligjin, dikton nevojën e marrjes së masave që ndalojnë përdorimin e kësaj marke dhe mospërsëritjen e saj në të ardhmen. Sa më sipër, detyrohet i padituri shoqëria E sh.p.k të ndalojë përdorimin e markës Gold në pronësi të paditësit TD sh.p.k, të ndalojë shpërndarjen, tregtimin dhe reklamimin e produkteve ushqimore dhe materialeve të tjera promovuese nën markën Elledii që përmban fjalën Gold.

Referuar provave të administruara në gjykim provohet se pala e paditur E sh.p.k ka qenë e mirëinformuar në raport me markat GOLD të palës paditëse dhe produktin identifikues të tyre në kushtet e ekzistencës së një bashkepunimi disa vjeçar ne fushën e tregetimit të produktit oriz, bazuar në faturat tatimore të shitjes të administruara në gjykim.

Prapësimi i palës së paditur se ligjshmëria e markës së “Elledii Gold” konfirmohet dhe nga miratimi i ambalazheve të tregtimit të produkteve që mbartin këtë markë nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit te Ushqimit Sh... vlerësohet nga gjykata i pabazuar në kushtet kur në kompetencën lëndore të këtij organi administrativ nuk përfshihet kontrolli i ligjshmërisë së regjistrimit dhe më pas perdorimi në treg të një marke tregtare.

Përsa i takon kërkimit të palës paditëse për marrjen e masave për sigurimin e objektit të padisë, të specifikuara në kërkimin e palës paditëse, referuar nenit 187 të ligjit “Për pronësinë industriale “ gjykata vendos mospranimin e saj.

Marrja e masave të mësiperme është e kushtëzuar ligjërisht (neni 187/6 ) me ofrimin e një garancie të përshtatshme nga pala paditëse për kompensimin e çdo dëmi që mund t’i shkaktohet të paditurit nga marrja e masave të përkohshme, në rast se në konkluzion të gjykimit çmohet i pathemeltë kërkimi i palës paditëse.

Paditësi nuk përmbushi kushtin procedural të ofrimit të një garancie për kompensimin e dëmeve që mund t’i shkaktojë palës së paditur. Eshtë pikërisht ky fakt i vetëm që dikton vendimmarrjen gjyqësore drejt mospranimit të kerkesës për sigurimin e padisë, çka orienton dhe disponimin përfundimtar gjyqësor drejt pranimit të pjesshëm të kërkesëpadisë.