À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Financement Actifs incorporels Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Recherche par ressort juridique

Loi n° 17/2017 du 16.02.2017, Albanie

portant modification de la loi n° 9947 du 07.07.2008 sur la propriété industrielle

Retour
Version la plus récente dans WIPO Lex
Détails Détails Année de version 2017 Dates Publié: 9 mars 2017 Adopté/e: 16 février 2017 Type de texte Principales lois de propriété intellectuelle Sujet Propriété industrielle Sujet (secondaire) Organe de réglementation de la PI, Mise en application des droits Notes Law No. 17/2017 of February 16, 2017, on Amendments to Law No. 9947 of July 7, 2008, on Industrial Property was published in the Official Gazette on March 9, 2017, and entered into force on March 25, 2017. 15 days after its publication, in accordance with its Article 49.

Documents disponibles

Texte(s) principal(aux) Textes connexe(s)
Texte(s) princip(al)(aux) Texte(s) princip(al)(aux) Albanais Ligj nr. 17/2017, datë 16.2.2017 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 "Për Pronësinë Industriale"        
 
Ouvrir PDF open_in_new
 Ligj nr. 17/2017 datë 16.2.2017. Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 për Pronësinë Industriale

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2788

LIGJ Nr. 16/2017

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7918, DATË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË

PRIVATIZIMIT (LEKËVE TË PRIVATIZIMIT)” DHE DEKRETIT NR.

1049, DATË 27.3.1995, “PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN NR. 1030,

DATË 23.2.1995”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995”, të ndryshuar”, fjalia e fundit e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:

“Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2018.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.2.2017

Shpallur me dekretin nr. 10058, datë 6.3.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

LIGJ Nr. 17/2017

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9947, DATË 7.7.2008, “PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”,

TË NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj, emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave” (në vijim DPPM) zëvendësohet me “Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale” (në vijim DPPI).

Neni 2

Në nenin 4 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:

1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me: - Direktivën 98/44/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 6 korrik 1998, “Mbi mbrojtjen ligjore të shpikjeve bioteknologjike”; numri CELEX: 31998L0044, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr. 213, datë 30.7.1998, faqe 13- 21. - Direktivën (BE) 2015/2436 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 16 dhjetor 2015, “Për përafrimin e ligjeve të shteteve anëtare në lidhje me markat tregtare”; numri CELEX 32015L2436, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr. 336, datë 23.12.2015, faqe 1-26. - Rregulloren (BE) nr. 1151/2012 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 21 nëntor 2012, “Mbi skemat e cilësisë për produktet bujqësore dhe ushqimore”; numri CELEX: 32012R1151, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L. nr.343, datë 14.12.2012, faqe 1-29. - Rregulloren (BE) nr. 1308/2013 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 17 dhjetor 2013, “Për krijimin e një organizate të përbashkët të tregjeve të produkteve bujqësore dhe që shfuqizon Rregulloret e Këshillit (KEE) nr. 922/72, (KEE) nr. 234/79, (KE) nr. 1037/2001 dhe (KE) nr. 1234/2007”, të ndryshuar”; Numri CELEX: 32013R1308, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr.347, datë 20.12.2013, faqe 671-854.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2789

1. Pika 15 ndryshohet, si më poshtë vijon: “15. “Licencë ekskluzive” është licenca që

pronari i një objekti të pronësisë industriale i jep ekskluzivisht vetëm një të licencuari të drejtën për ta përdorur atë.”.

2. Pas pikës 17/d shtohen pikat 18, 19, 20, 21, 22, 23 dhe 24 me këtë përmbajtje:

“18. “Mjet elektronik” është çdo mjet, me anë të të cilit mundësohet dërgimi fillestar i informacionit e marrja e tij nga marrësi i përcaktuar me anë të pajisjeve elektronike për përpunimin (duke përfshirë ngjeshjen shifrore) dhe ruajtja e të dhënave, tërësisht të transmetuara, të përcjella apo të marra përmes kabllove, valëve radio, mjeteve optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike, përfshirë dhe internetin.

19. “Mjedisi për aplikimin elektronik” është portali elektronik i DPPI-së, i aksesueshëm nëpërmjet faqes zyrtare në internet, e hapur nga DPPI-ja, ku mundësohet ofrimi i shërbimit për publikun në distancë, duke komunikuar drejtpërdrejt me sistemin qendror të DPPI-së, nëpërmjet mjeteve elektronike.

20. “Sistemi i administrimit të pronësisë industriale, SAPI” është mjeti elektronik, përfshirë dhe bazën e të dhënave, për administrimin e pronësisë industriale nga DPPI-ja.

21. “EO” është shkurtimi i shprehjes “Emërtim origjine”.

22. “EOM” është shkurtimi i shprehjes “Emërtim origjine i mbrojtur”.

23. “TGJ” është shkurtimi i shprehjes “Tregues gjeografik”.

24. “TGJM” është shkurtimi i shprehjes “Tregues gjeografik i mbrojtur”.”.

Neni 3

Në nenin 19, pas pikës 3 shtohen pikat 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 me këtë përmbajtje:

“4. Aksesi në materialin biologjik të depozituar sigurohet nëpërmjet furnizimit të një kampioni:”

a) deri në publikimin e parë të aplikimit për patentë, vetëm ndaj atyre personave, të cilët janë të autorizuar, sipas parashikimeve të këtij ligji për patentat kombëtare;

b) ndërmjet publikimit të parë të aplikimit dhe dhënies së patentës, ndaj çdo personi që e kërkon atë ose, nëse aplikanti e kërkon kështu, vetëm ndaj një eksperti të pavarur;

c) pasi patenta është dhënë dhe pavarësisht nga revokimi ose anulimi i patentës, tek të gjithë që e kanë kërkuar atë.

5. Kampioni jepet vetëm nëse personi që e kërkon atë merr përsipër që gjatë kohës në të cilën patenta është në fuqi:

a) të mos ua vërë në dispozicion atë apo ndonjë material që rrjedh prej saj palëve të treta;

b) të mos e përdorë atë apo ndonjë material që rrjedh prej saj, përveç për qëllime eksperimentale, vetëm nëse aplikuesi ose pronari i patentës, sipas rastit, shprehimisht heq dorë nga kjo kërkesë.

6. Me kërkesë të aplikantit, kur një aplikim është refuzuar ose tërhequr, leja për materialin e depozituar kufizohet për një ekspert të pavarur për 20 vjet nga data kur është depozituar aplikimi për patentë. Në këtë rast do të zbatohet pika 5 e këtij neni.

7. Kërkesat e aplikantit referuar shkronjës “b”, të pikës 4, të këtij neni, dhe pikës 6, të këtij neni, mund të bëhen vetëm deri në datën në të cilën konsiderohet se kanë përfunduar përgatitjet teknike për publikimin e aplikimit për patentë.

8. Nëse materiali biologjik i depozituar në përputhje me këtë nen nuk është më i disponueshëm nga institucioni në të cilin është depozituar, një depozitë e re e materialit do të pranohet me të njëjtat kushte me ato të parashikuara në Traktatin e Budapestit.

9. Çdo depozitë e re shoqërohet me një deklaratë të nënshkruar nga depozituesi që vërteton se materiali biologjik i sapodepozituar është i njëjtë me atë të depozituar në fillim.”.

Neni 4

Në nenin 29, pika 1, fjalia “DPPM-ja mban regjistrin e patentave, ku regjistrohen të gjitha aplikimet, për të cilat është dhënë patenta.” zëvendësohet me fjalinë “DPPI-ja mban regjistrin e patentave, ku regjistrohen të gjitha aplikimet, për të cilat është dhënë data e depozitimit.”.

Neni 5

Në nenin 34, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. DPPI-ja e pranon kërkesën, pasi të jenë

përmbushur kërkesat e parashikuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për patentat, të dalë në zbatim të këtij ligji, si dhe pasi të jetë bërë pagesa e tarifës përkatëse, në të kundërt e refuzon atë.”.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2790

Neni 6

Në nenin 35, pika 2, fjalia e dytë, pas fjalës “kërkesa” shtohen fjalët “shoqërohet me pagesën e tarifës përkatëse dhe”.

Neni 7

Pas nenit 36 shtohen nenet 36/a dhe 36/b me këtë përmbajtje:

“Neni 36/a E drejta e pengut për patentat e shpikjeve

1. Patentat e shpikjeve mund të jenë objekt i një kontrate garancie ose pengu.

2. Me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë, të shoqëruar me pagesën e tarifës përkatëse, një kontratë e nënshkruar garancie ose pengu regjistrohet në regjistrin e patentave dhe publikohet në buletinin e DPPI-së.

3. Kontrata e përmendur në pikën 1, të këtij neni, prodhon efekt për palët e treta pasi të regjistrohet në regjistrin e patentave. Megjithatë, një kontratë e tillë mund të ketë efekt për një palë të tretë para sesa të regjistrohet, nëse provohet se ajo ka pasur dijeni për të. Pala e tretë nuk ngarkohet me barrën që të provojë dijeninë e saj.

4. Dispozitat e këtij neni për ndryshimet në lidhje me garancinë dhe pengun zbatohen si për kërkesën për patentë, ashtu dhe për kërkesën për certifikatën e mbrojtjes shtesë.

Neni 36/b Procedura për zbatimin e veprimeve

përmbarimore

1. Patenta mund të jetë objekt i veprimeve përmbarimore.

2. Me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë, e shoqëruar me pagesën e tarifës përkatëse, një veprim përmbarimor regjistrohet në regjistër dhe publikohet.

3. Një veprim përmbarimor, i vendosur ndaj një patente, krijon pasoja juridike ndaj personave të tretë vetëm pas regjistrimit të tij në regjistër dhe publikimit të tij në buletinin e DPPI-së, përveç kur regjistrimi i veprimit i njoftohet pronarit të patentës më parë me një njoftim zyrtar të DPPI-së.

4. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e një veprimi përmbarimor përcak- tohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për patentat.

5. Dispozitat e këtij neni me ndryshimet përkatëse aplikohen edhe për certifikatën e mbrojtjes shtesë.”.

Neni 8

Në nenin 41, pikat 3 dhe 4 ndryshohen si më poshtë:

“3. Nëse tarifa e ripërtëritjes nuk paguhet brenda afatit të lartpërmendur, ajo mund të paguhet brenda gjashtë muajve pas ditës së fundit të muajit, në të cilin përfshihet data e depozitimit, me kusht që brenda kësaj periudhe të paguhet një tarifë shtesë. Ky afat mund të zgjatet me dy muaj, duke paguar një tarifë shtesë për shtyrjen e afatit të ripërtëritjes. Nëse DPPI-ja konstaton se pronari i një patente nuk paguan tarifën e ripërtëritjes, sipas pikës 2, të këtij neni, ajo njofton pronarin apo përfaqësuesin e tij, brenda dy muajve nga data e mbarimit të këtij afati për mundësinë që ka për të bërë ripërtëritjen, sipas kësaj pike. Njoftimet bëhen vetëm në adresat që pronarët e patentave ose përfaqësuesit e tyre kanë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

4. Pa cenuar dispozitat e parashikuara në shkronjën “b”, të pikës 2, të nenit 35, kur nuk respektohen afatet e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të këtij neni, patenta konsiderohet e mbaruar në datën e ripërtëritjes së saj.”.

Neni 9

Në nenin 116, pika 1, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:

“d) nëse kërkesa për regjistrimin e saj është bërë në keqbesim.”.

Neni 10

Në nenin 119, pika 2, pas fjalës “klasë” shtohen fjalët “edhe nën klasë”.

Neni 11

Pas nenit 119 shtohet neni 119/a me këtë përmbajtje:

“Neni 119/a Ndarja e aplikimit të shumëfishtë

1. Paraqitësi i aplikimit mund të ndajë aplikimin e shumëfishtë në dy apo më tepër aplikime, të cilat mund të përmbajnë një ose disa disenjo.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2791

2. Secili aplikim i ndarë nga aplikimi i shumëfishtë do të ketë si datë depozitimi datën e depozitimit të aplikimit fillestar.

3. Kushtet për ndarjen e aplikimit të shumëfishtë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave për disenjot.”.

Neni 12

Neni 121 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 121 Ekzaminimi i përmbushjes së kërkesave

1. Menjëherë pas marrjes së aplikimit për regjistrimin e një disenjoje, DPPI-ja ekzaminon nëse aplikimi përmbush të gjitha kërkesat e parashikuara në pikën 1, të nenit 119. Nëse aplikimi i përmbush këto kërkesa, ai merr si datë depozitimi datën në të cilën aplikimi është paraqitur në DPPI. Nëse aplikimi nuk i përmbush të gjitha këto kërkesa, DPPI-ja njofton aplikuesin të plotësojë kërkesat e parashikuara në pikën 1, të nenit 119, brenda dy muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikuesi i plotëson kërkesat e parashikuara në pikën 1, të nenit 119, brenda afatit, DPPI-ja lëshon dëshminë e depozitimit, duke caktuar si datë depozitimi datën në të cilën plotësimi i kërkesave formale të aplikimit është depozituar në DPPI. Nëse plotësimi i aplikimit nuk bëhet brenda këtij afati dymujor, DPPI-ja e refuzon depozitimin e aplikimit dhe njofton me shkrim për këtë aplikuesin.

2. Brenda tre muajve nga data e depozitimit të një aplikimi për regjistrimin e një disenjoje, DPPI-ja shqyrton aplikimin nëse përmbush kërkesat që parashikohen në pikat 2 dhe 3, të nenit 119, të këtij ligji. Kur aplikimi nuk i përmbush të gjitha këto kërkesa, DPPI-ja njofton aplikuesin t’i plotësojë ato brenda tre muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikuesi nuk i plotëson kërkesat brenda afatit, DPPI-ja e refuzon aplikimin dhe njofton për këtë me shkrim aplikuesin.

3. Afati për paraqitjen e plotësimeve, sipas pikës 2, të këtij neni, zgjatet deri në dy muaj shtesë, nëse aplikuesi paraqet brenda periudhës tremujore nga data e marrjes së njoftimit një kërkesë me shkrim dhe paguan tarifën përkatëse.”.

Neni 13

Në nenin 121/a bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Brenda tre muajve nga data e plotësimit të

formaliteteve të parashikuara në pikat 2, 3, 4 dhe 5, të nenit 119, DPPI-ja ekzaminon nëse disenjoja është në përputhje me të gjitha kërkesat e nenit 115, të këtij ligji. Kur aplikimi është në përputhje me të gjitha këto kërkesa të nenit 115, DPPI-ja publikon aplikimin për disenjo industriale në buletinin e DPPI-së.”.

2. Në fund të pikës 2 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Afati për paraqitjen e plotësimeve, sipas kësaj pike, zgjatet deri në dy muaj shtesë, nëse aplikuesi paraqet brenda periudhës dymujore nga data e marrjes së njoftimit një kërkesë me shkrim dhe paguan tarifën përkatëse.”.

Neni 14

Në nenin 122, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. DPPI-ja publikon të dhënat e aplikimit, i cili

përmbush të gjitha kërkesat e parashikuara në nenin 121/a, në buletinin e saj të radhës.”.

Neni 15

Pas nenit 122 shtohen nenet 122/a dhe 122/b me këtë përmbajtje:

“Neni 122/a Shfuqizimi ose ndryshimi i akteve

administrative me gabime

1. Kur DPPI-ja ka marrë një vendim ose ka nxjerrë një akt administrativ në lidhje me një disenjo, i cili përmban një gabim të dukshëm të bërë nga vetë DPPI-ja, me kërkesë të palëve të interesuara ose me iniciativë të DPPI-së, kjo e fundit mund të shfuqizojë ose të ndryshojë aktin administrativ.

2. DPPI-ja merr vendim brenda dy muajve në lidhje më kërkesën e paraqitur, sipas pikës 1, të këtij neni, dhe njofton palët për vendimin e marrë.

3. Kundër vendimit të marrë nga DPPI-ja, sipas pikës 2, të këtij neni, mund të bëhet ankim në Bordin e Apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda 1 muaji nga data që vendimi u njoftohet palëve.

Neni 122/b Rivendosja në afat e të drejtave

1. Kur, për shkaqe e rrethana të veçanta të krijuara dhe në kundërshtim me vullnetin e tij,

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2792

aplikuesi i një disenjoje ose mbajtësi i një të drejte të një disenjoje nuk ka qenë në gjendje të respektojë një afat që sjell si pasojë të drejtpërdrejtë refuzimin e aplikimit për disenjo, aplikanti ka të drejtë të kërkojë rivendosjen në afat.

2. Në kërkesën për rivendosjen në afat jepen shkaqet dhe rrethanat që kanë penguar aplikuesin ose mbajtësin e së drejtës të respektojë afatin. Kërkesa për rivendosjen në afat duhet të bëhet brenda 2 muajve nga dita kur janë eliminuar pengesat, por jo më vonë se 1 vit nga data e përfundimit të afatit të humbur. Kërkesa për rivendosje në afat shoqërohet me pagesën e tarifës përkatëse.

3. Nëse kërkesa për rivendosje në afat pranohet, pasojat ligjore që shkaktohen nga mosrespektimi i afatit, konsiderohen se nuk kanë ndodhur.

4. Rivendosja në afat nuk lejohet për: a) një kërkesë drejtuar Bordit të Apelit të DPPI-

së; b) një kërkesë drejtuar dhomës për shfuqizim

/zhvlerësim; c) një kërkesë drejtuar Dhomës për Shqyrtimin

e Kundërshtimeve; ç) kërkesën për rivendosje në afat, sipas këtij

neni. 5. Procedura për depozitimin dhe shqyrtimin e

kërkesës për rivendosjen në afat kryhet në mënyrën që përcaktohet në vendimin e Këshillit të Ministrave për disenjot.

6. Kundër vendimit të marrë nga DPPI-ja për rivendosjen në afat mund të bëhet ankim në Bordin e Apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit.”.

Neni 16 Neni 124 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 124 Procedura e kundërshtimit

1. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve shqyrton nëse kundërshtimi i depozituar është në përputhje me pikën 1, të nenit 123, të këtij ligji.

2. Nëse kërkesat e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, nuk plotësohen, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve refuzon kërkesën për kundërshtim dhe njofton paraqitësin e kërkesës.

3. Nëse kërkesa për kundërshtim plotëson kriteret e parashikuara në pikën 1, të këtij neni,

Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve njofton me shkrim dhe i dërgon një kopje të kundërshtimit aplikantit të disenjos, kundër së cilës është depozituar kundërshtimi, të paraqesë argumentet brenda 2 muajve nga data e marrjes së njoftimit.

4. Afati kohor i parashikuar në pikën 3, të këtij neni, nuk mund të zgjatet.

5. Nëse aplikanti nuk i paraqet argumentet e tij ndaj kundërshtimit brenda afatit kohor të parashikuar, Dhoma për Shqyrtimin e kundër- shtimeve pranon kundërshtimin.

6. Nëse Dhoma për Shqyrtimin e Kundër- shtimeve e konsideron të nevojshme, ajo mund të parashikojë mbajtjen e një seance dëgjimore për palët gjatë ndjekjes së procedurës së kundër- shtimit.”.

Neni 17 Pas nenit 124 shtohet neni 124/a me këtë

përmbajtje:

Neni 124/a Shqyrtimi i kundërshtimit

1. Nëse aplikanti i disenjos së kundërshtuar paraqet argumentet e tij ndaj kundërshtimit brenda afatit të parashikuar, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve brenda dy muajve shqyrton argumentet dhe bazën ligjore mbi të cilat mbështetet kundërshtimi.

2. Nëse gjatë procedurës së shqyrtimit të kundërshtimit Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve konstaton se kundërshtimi është i pabazuar, ajo refuzon kundërshtimin dhe vendimi i njoftohet aplikantit dhe kundërshtuesit.

3. Nëse gjatë procedurës së shqyrtimit të kundërshtimit, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve konstaton se kundërshtimi është pjesërisht i bazuar, regjistrimi i disenjos refuzohet ose pranohet pjesërisht.

4. Kundër vendimit të marrë nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të bëhet ankim në bordin e apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda një periudhe 1-mujore nga data e marrjes së vendimit.”.

Neni 18

Neni 126 ndryshohet si më poshtë:

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2793

“Neni 126 Apelimi i vendimit të refuzimit

1. Brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit për disenjo, sipas pikës 2, të nenit 121, dhe pikës 3, të nenit 121/a, të këtij ligji, aplikanti ka të drejtë, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, të apelojë vendimin e DPPI-së në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim.

2. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim shqyrton kërkesën për apelim, brenda një periudhe dymujore nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë.

3. Gjatë shqyrtimit, dhoma për shfuqizim /zhvlerësim ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhe të parashikuar për këtë qëllim në rregulloren përkatëse.

4. Kundër vendimit të marrë nga dhoma për shfuqizim/zhvlerësim mund të bëhet ankim në Bordin e Apelit brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit.”.

Neni 19

Pas nenit 129 shtohen nenet 129/a dhe 129/b me këtë përmbajtje:

“Neni 129/a E drejta për vendosje pengu mbi një disenjo

industriale

1. Disenjoja industriale është objekt mbi të cilin mund të vendoset pengu.

2. Me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë, të shoqëruar me pagesën e tarifës përkatëse, kontrata e vendosjes së pengut mbi një disenjo industriale regjistrohet në regjistrin e disenjove.

3. Regjistrimi i vendosjes së një pengu publikohet në buletinin e DPPI-së.

4. Pengu krijon pasoja juridike vetëm pas regjistrimit të kontratës së pengut në regjistër.

5. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e pengut përcaktohet në vendimin e Këshillit të Ministrave për disenjot.

Neni129/b Procedura e veprimeve përmbarimore

1. Disenjoja industriale mund të sigurohet dhe të jetë objekt i veprimeve përmbarimore.

2. Me kërkesën e njërës nga palët, të shoqëruar me pagesën e tarifës përkatëse, një veprim

përmbarimor i marrë ndaj një disenjoje regjistrohet në regjistrin e disenjove dhe publikohet në buletinin e DPPI-së.

3. Një veprim përmbarimor krijon pasoja juridike pas regjistrimit të veprimit përmbarimor në regjistrin e disenjove.

4. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e një veprimi përmbarimor përcak- tohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për disenjot.”.

Neni 20

Neni 138 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 138 Shfuqizimi i disenjos

1. Personi i interesuar, përkundrejt tarifës përkatëse, mund t’i drejtohet dhomës për shfuqizim/zhvlerësim për të kërkuar shfuqizimin e një disenjoje të regjistruar, nëse ajo nuk i përmbush kushtet për t’u mbrojtur, sipas neneve 115 dhe 116, të këtij ligji, me përjashtim të rasteve të mëposhtme:

a) nëse është duke u zhvilluar një proces në lidhje me këtë disenjo në gjykatë, kërkesa duhet të bëhet në gjykatë;

b) kur, në çdo rast tjetër, kërkesa është bërë në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim, personi, në çdo fazë të procedurës në DPPI mund t’ia drejtojë kërkesën gjykatës.

2. Disenjoja e regjistruar mund të mbahet në një formë të ndryshuar, nëse në formën e ndryshuar ajo i përmbush kërkesat për mbrojtje dhe identiteti i saj ruhet.

3. Çdo disenjo e regjistruar që shfuqizohet, zhvlerësohet nga data e depozitimit të saj.

4. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim merr vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur, sipas pikës 1, të këtij neni, brenda 3 muajve nga data plotësimit të pretendimeve, prapësimeve dhe paraqitjes së të gjitha provave nga palët.

5. Shfuqizimi i një disenjoje të regjistruar nuk mund të bëhet pa u thirrur për t’u dëgjuar pronari i saj.

6. Vendimi i dhomës për shfuqizim/zhvlerësim mund të ankimohet, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në Bordin e Apelit, brenda 1 muaji nga data që vendimi u njoftohet palëve.”.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2794

Neni 21

Neni 140 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 140 Shenjat që mund të përbëjnë markë

Një markë mund të jetë çdo shenjë, në veçanti fjalët, duke përfshirë emrat personalë ose disenjimet, shkronjat, numrat, ngjyrat, formën e mallrave ose të paketimeve të tyre ose tingujt, me kusht që këto shenja të jenë të afta:

a) të dallojnë mallrat apo shërbimet e një personi fizik apo juridik nga ato të një personi tjetër fizik apo juridik;

b) të përfaqësohen në regjistër në mënyrë të tillë, që të mundësojnë autoritetet kompetente dhe publikun të përcaktojnë qartë dhe saktë objektin e mbrojtjes që i njihet pronarit të saj.”.

Neni 22

Në nenin 142 bëhen këto ndryshime: 1. Në titull, pas fjalës “refuzimi” shtohen fjalët

“ose shfuqizimi”. 2. Në pikën 1, pas fjalës “markë” shtohet fjala

“ose” dhe pas fjalës “nëse” shtohen fjalët “regjistrohet, mund të shfuqizohet kur:”.

3. Në pikën 1, shkronja “e” ndryshohet si më poshtë:

“e) përbëhet nga elemente, që kanë prirje të çorientojnë publikun për natyrën, cilësinë, origjinën gjeografike ose tregtare të mallrave dhe/ose shërbimeve, që ato kanë për qëllim të dallojnë;”.

4. Pika 2 riformulohet si më poshtë: “2. Një shenjë nuk përjashtohet nga regjistrimi

si markë, në përputhje me shkronjat “a”, “b” e “c”, të pikës 1, të këtij neni, në qoftë se marka, objekt shqyrtimi, ka fituar karakter dallues në procesin e përdorimit përpara datës së aplikimit. Një markë tregtare nuk mund të zhvlerësohet për të njëjtat arsye, nëse, para datës së kërkesës për shfuqizim, për shkak te përdorimit të saj, ajo ka fituar karakter dallues.”.

Neni 23

Në nenin 143 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Titulli ndryshohet si më poshtë: “Refuzimi ose shfuqizimi për shkaqe relative”. 2. Në pikën 2, pas shkronjës “c” shtohet

shkronja “ç” me këtë përmbajtje:

“ç) nëse kërkesa për regjistrimin e saj është bërë në keqbesim.”.

3. Në pikën 3 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

i) Shkronjat “b” dhe “c” ndryshohen si më poshtë:

“b) të drejtën e një individi, emri, mbiemri ose pamja e jashtme e të cilit është e njëjtë ose e ngjashme me markën, që kërkohet të regjistrohet;

c) të drejtat e pronësisë industriale, emrat e varieteteve të mbrojtura, bimore dhe/ose shtazore dhe të treguesve gjeografikë;”.

ii) Pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:

“d) të drejtat e një marke të paregjistruar ose një shenje tjetër, të fituara nga përdorimi për një kohë të gjatë në një aktivitet tregtar dhe shtrirja e gjerë territoriale.”.

4. Pas pikës 5 shtohet pika 6 më këtë përmbajtje:

“6. Kriteret në lidhje me markat e mirënjohura përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për markat.”.

Neni 24

Në nenin 145 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Kërkesa për të fituar të drejtën mbi një

markë mund të bëhet nga çdo person.”. 2. Pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë

përmbajtje: “6. Pas datës së lëshimit të dëshmisë së

depozitimit nga DPPI-ja, ndalohet të bëhen shtesa në listën e mallrave ose shërbimeve apo ndryshime në pamjen e markës, përveç rasteve që lidhen me bërjen e korrigjimeve ortografike ose saktësimeve në listën e mallrave ose shërbimeve.”.

Neni 25

Nenet 150 dhe 150/a ndryshohen si më poshtë:

“Neni 150 Ekzaminimi i përmbushjes së kërkesave

1. DPPI-ja ekzaminon kërkesat për regjistrimin e markave, sipas numrit rendor të paraqitjes së tyre.

2. Një kërkesë ekzaminohet jashtë numrit rendor, kur:

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2795

a) depozitohet një kërkesë për regjistrim ndërkombëtar të markës, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse;

b) është depozituar një kërkesë për ekzaminim jashtë numrit rendor, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

3. Menjëherë pas marrjes së aplikimit, DPPI-ja ekzaminon nëse aplikimi është në përputhje me kërkesat e pikës 4, të nenit 145, të këtij ligji. Kur aplikimi nuk i përmbush të gjitha kërkesat e pikës 4, të nenit 145, DPPI-ja njofton aplikuesin t’i plotësojë ato brenda dy muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikimi plotësohet brenda afatit, DPPI-ja lëshon dëshminë e depozitimit, duke shënuar si datë depozitimi datën në të cilën paraqitet plotësimi i aplikimit në DPPI. Nëse plotësimi i aplikimit nuk bëhet brenda këtij afati dymujor, DPPI-ja e refuzon depozitimin e aplikimit dhe njofton me shkrim për këtë aplikuesin.

4. Brenda tre muajve nga data e lëshimit të dëshmisë së depozitimit për aplikimin për regjistrimin e një marke, DPPI-ja ekzaminon aplikimin nëse përmbushen kërkesat e pikave 1, 2, 3, 5 dhe 6, të nenit 145, të këtij ligji. Kur aplikimi nuk përmbush të gjitha kërkesat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 5 dhe 6, të nenit 145, DPPI-ja njofton aplikuesin t’i plotësojë ato brenda tre muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikuesi nuk i plotëson kërkesat brenda afatit, DPPI-ja e refuzon aplikimin dhe njofton për këtë me shkrim aplikuesin.

5. Afati për paraqitjen e plotësimeve, sipas pikës 4, të këtij neni, zgjatet deri në dy muaj shtesë, nëse aplikuesi paraqet brenda periudhës tremujore nga data e marrjes së njoftimit një kërkesë me shkrim dhe paguan tarifën përkatëse.

Neni 150/a Ekzaminimi i shkaqeve absolute për refuzim

1. Brenda tre muajve nga data e plotësimit të kërkesave, sipas pikave 1, 2, 3, 5 dhe 6, të nenit 145, DPPI-ja ekzaminon nëse marka është në përputhje me kërkesat e neneve 140 dhe 142, të këtij ligji. Kur aplikimi është në përputhje me këto kërkesa, DPPI-ja publikon aplikimin për regjistrim marke në buletinin e saj të radhës.

2. Nëse marka nuk është në përputhje me kërkesat e neneve 140 e 142, DPPI-ja njofton aplikuesin dhe i jep atij mundësinë, brenda dy muajve nga data e njoftimit, të paraqesë shpjegimet

e tij, si dhe dokumente shtesë, sipas rastit. Afati për paraqitjen e plotësimeve, sipas kësaj pike, zgjatet deri në dy muaj shtesë, nëse aplikuesi paraqet brenda periudhës dymujore nga data e marrjes së njoftimit një kërkesë me shkrim dhe paguan tarifën përkatëse.

3. Nëse një markë përmban një element, i cili, sipas DPPI-së, nuk është dallues, dhe kur përfshirja e atij elementi te marka mund të ngrejë dyshime nëse marka mund të mbrohet ose jo, DPPI-ja mund t’i kërkojë aplikuesit, si kusht për regjistrimin e markës në fjalë, që të heqë dorë dhe të përjashtojë nga mbrojtja çdo të drejtë ekskluzive mbi atë element. Ky përjashtim duhet të regjistrohet dhe të publikohet së bashku me aplikimin ose regjistrimin e markës, sipas rastit.

4. Aplikimi refuzohet kur: a) aplikuesi nuk parashtron shpjegimet e tij; b) nuk plotëson dokumentacionin brenda afatit

kohor; c) nëse DPPI-ja vëren se aplikimi nuk është në

përputhje me përcaktimet e neneve 140 dhe 142, të këtij ligji, edhe pas shpjegimeve të aplikuesit.

Ky vendim i njoftohet aplikuesit. 5. Aplikimi nuk duhet të refuzohet përpara sesa

t’i jetë dhënë aplikuesit njoftimi dhe afati përkatës që të paraqesë shpjegimet e tij ose përjashtimin nga mbrojtja të një elementi të markës ose ndryshimin e pranueshëm të elementit.”.

Neni 26

Në nenin 151, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. DPPI-ja publikon të dhënat e aplikimit që

plotëson të gjitha kërkesat e parashikuara në nenet 150 dhe 150/a në buletinin e radhës.”.

Neni 27

Pas nenit 151 shtohen nenet 151/a, 151/b dhe 151/c me këtë përmbajtje:

“Neni 151/a Observime nga palët e treta

1. Brenda tre muajve nga data e publikimit të aplikimit për regjistrimin e një marke, çdo person i interesuar mund të paraqesë një kërkesë me shkrim në Dhomën për Shqyrtimin e Kundërshtimeve për shkaqe të bazuara në nenin 142, ku të përcaktojë se përse aplikimi nuk duhet të regjistrohet nga DPPI-ja.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2796

2. Observuesi nuk bëhet palë e kësaj procedure dhe DPPI-ja nuk ka për detyrim ta informojë atë në lidhje me masat e marra për këtë observim.

3. Kërkesa, sipas pikës 1, të këtij neni, i komunikohet aplikuesit, i cili mund të paraqesë shpjegimet e tij në lidhje me këtë kërkesë brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit.

4. Kërkesa, sipas këtij neni, shqyrtohet brenda 2 muajve nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve.

5. Kundër vendimit të marrë nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të bëhet ankim, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në Bordin e Apelit, brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit.

Neni 151/b Shfuqizimi ose ndryshimi i akteve

administrative me gabime

1. Kur DPPI-ja ka marrë një vendim ose ka nxjerrë një akt administrativ në lidhje me një markë, i cili përmban një gabim të dukshëm të bërë nga vetë DPPI-ja, me kërkesë të palëve të interesuara ose me iniciativë të DPPI-së, kjo e fundit mund të shfuqizojë ose të ndryshojë aktin administrativ.

2. DPPI-ja merr vendim brenda dy muajve në lidhje me kërkesën e paraqitur, sipas pikës 1, të këtij neni, dhe njofton palët për vendimin e marrë.

3. Kundër vendimit të marrë nga DPPI-ja, sipas pikës 2, të këtij neni, mund të bëhet ankim në Bordin e Apelit, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda 1 muaji nga data që vendimi u njoftohet palëve.

Neni 151/c Rivendosja në afat e së drejtës

1. Kur për shkaqe e rrethana të veçanta, të krijuara në kundërshtim me vullnetin e tij, aplikuesi për regjistrim marke ose përfaqësuesi i tij nuk ka qenë në gjendje të respektojë një afat që sjell drejtpërdrejt si pasojë refuzimin e aplikimit për regjistrim marke, aplikuesi ka të drejtë të kërkojë të rivendoset në afat.

2. Kërkesa për rivendosjen në afat përmban shkaqet dhe rrethanat që kanë penguar aplikuesin të respektojë afatin. Kërkesa për rivendosjen në afat duhet të bëhet brenda 2 muajve nga dita kur janë eliminuar pengesat, të cilat kanë shkaktuar refuzimin e aplikimit, por jo më vonë se 1 vit nga

data e përfundimit të afatit të humbur. Kërkesa për rivendosje në afat shoqërohet me pagesën e tarifës përkatëse.

3. Nëse kërkesa për rivendosje në afat pranohet, pasojat ligjore që shkaktohen nga mosrespektimi afatit, konsiderohen se nuk kanë ndodhur.

4. Rivendosja në afat nuk lejohet për: a) një kërkesë drejtuar Bordit të Apelit të DPPI-

së; b) një kërkesë drejtuar dhomës për shfuqizim

/zhvlerësim; c) një kërkesë drejtuar Dhomës për Shqyrtimin

e Kundërshtimeve; ç) kërkesën për rivendosje në afat, sipas këtij

neni. 5. Procedura për depozitimin dhe shqyrtimin e

kërkesës për rivendosjen në afat kryhet në mënyrën që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave për markat.

6. Kundër vendimit të marrë nga DPPI-ja për rivendosjen në afat mund të bëhet ankim në Bordin e Apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit.”.

Neni 28

Nenet 152 dhe 153 ndryshohen si më poshtë:

“Neni 152 Kundërshtimi ndaj një marke

1. Kundërshtimi ndaj një marke të publikuar depozitohet në DPPI brenda një periudhe tremujore nga data e publikimit, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, nga:

a) aplikanti i një marke të mëparshme të depozituar në DPPI ose nga pronari i një marke të mëparshme;

b) pronari i një emri tregtar, në përputhje me përcaktimin e shkronjës “a”, të pikës 3, të nenit 143, të këtij ligji;

c) një person fizik, në bazë të përcaktimit të shkronjës “b”, të pikës 3, të nenit 143, të këtij ligji;

ç) pronari i një të drejte të mëparshme të pronësisë industriale, në bazë të përcaktimit të shkronjës “c”, të pikës 3, të nenit 143, të këtij ligji;

d) çdo person që ka të drejtën e autorit, sipas përcaktimit të shkronjës “ç”, të pikës 3, të nenit 143, të këtij ligji;

dh) përdoruesit e autorizuar të markave certifikuese;

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2797

e) nga cilido subjekt i sipërpërmendur në këtë pikë, që vërteton se aplikimi është bërë në keqbesim;

ë) përdoruesit e autorizuar ose të licencuarit e markës nga pronari i markës.

2. Periudha për paraqitjen e kundërshtimit nuk mund të zgjatet tej periudhës së parashikuar në pikën 1, të këtij neni.

3. Të dhënat për mënyrën e depozitimit të kundërshtimit dhe procedura e nevojshme parashikohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për markat.

Neni 153 Procedura e kundërshtimit

1. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve ekzaminon nëse kundërshtimi është depozituar në përputhje me kërkesat e pikës 1, të nenit 152, të këtij ligji.

2. Nëse kërkesat e parashikuara në pikën 1, të nenit 152, nuk janë plotësuar, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve refuzon kërkesën për kundërshtim dhe njofton kundërshtuesin.

3. Nëse kërkesa për kundërshtim plotëson kriteret e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve njofton me shkrim dhe i dërgon një kopje të kundërshtimit aplikantit të markës, kundër së cilës është depozituar kundërshtimi, të paraqesë argumentet brenda dy muajve nga data e marrjes së njoftimit.

4. Afati kohor i parashikuar në pikën 3, të këtij neni, nuk mund të zgjatet.

5. Nëse aplikanti nuk i paraqet argumentet e tij ndaj kundërshtimit brenda afatit kohor të parashikuar, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve e pranon kundërshtimin.

6. Kur Dhoma për shqyrtimin e Kundër- shtimeve e konsideron të nevojshme, ajo fton palët në një seancë dëgjimore për t’i dëgjuar gjatë shqyrtimit të kundërshtimit.”.

Neni 29

Pas nenit 153 shtohet neni 153/a me këtë përmbajtje:

“Neni 153/a Shqyrtimi i kundërshtimit

1. Nëse aplikanti i markës së kundërshtuar paraqet argumentet e tij ndaj kundërshtimit brenda afatit të parashikuar, Dhoma për Shqyrtimin e

Kundërshtimeve shqyrton brenda dy muajve argumentet dhe bazën ligjore mbi të cilat mbështetet kundërshtimi.

2. Pas shqyrtimit të kundërshtimit, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të vendosë që regjistrimi i markës që kundërshtohet të refuzohet ose të pranohet për të gjitha mallrat/shërbimet ose për një pjesë të tyre dhe vendimi i marrë në lidhje me këtë u njoftohet palëve.

3. Kundër vendimit të marrë nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të bëhet apelim në Bordin e Apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, brenda një periudhe 1-mujore nga data e marrjes njoftim të vendimit.”.

Neni 30

Neni 155 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 155 Apelimi i vendimit të refuzimit

1. Brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit, sipas neneve 150 dhe 150/a, të këtij ligji, aplikanti ka të drejtë, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, të apelojë vendimin e DPPI-së në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim.

2. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim shqyrton kërkesën për apelim, brenda tre muajve nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë.

3. Gjatë shqyrtimit, dhoma për shfuqizim /zhvlerësim ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhë të parashikuar për këtë qëllim në vendimin e Këshillit të Ministrave për markat.

4. Kundër vendimit të marrë nga dhoma për shfuqizim/zhvlerësim mund të bëhet apelim në Bordin e Apelit, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit.”.

Neni 31

Pas nenit 156 shtohet neni 156/a me këtë përmbajtje:

“Neni 156/a Citimi i markave tregtare në botime

Nëse një markë tregtare e regjistruar përmendet në një fjalor, enciklopedi apo material të ngjashëm,

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2798

duke përfshirë dhe botimet elektronike, dhe shërben si referencë, duke dhënë përshtypjen e gabuar se marka tregtare përbën një emër përshkrues të mallrave apo shërbimeve, për të cilat është regjistruar, botuesi, me kërkesë të pronarit të markës tregtare, në botimin e ardhshëm tregon, me anën e një sqarimi tregues ose shenje, se kemi të bëjmë me një markë të regjistruar.”.

Neni 32

Pas nenit 163 shtohen nenet 163/a dhe 163/b me këtë përmbajtje:

“Neni 163/a Regjistrimi i së drejtës së pengut mbi një

markë

1. Marka mund të sigurohet ose të jetë objekt mbi të cilin mund të vendoset pengu.

2. Me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë, të shoqëruar me pagesën e tarifës përkatëse, kontrata e vendosjes së pengut mbi një markë tregtare regjistrohet në regjistrin e markave.

3. Regjistrimi i vendosjes së një pengu publikohet në buletinin e DPPI-së.

4. Pengu krijon pasoja juridike vetëm pas regjistrimit të kontratës së pengut në regjistër.

5. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e pengut përcaktohet në vendimin e Këshillit të Ministrave për markat.

Neni 163/b Procedura e veprimeve përmbarimore

1. Marka mund të jetë objekt i veprimeve përmbarimore.

2. Me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë, të shoqëruar me pagesën e tarifës përkatëse, një veprim përmbarimor i marrë ndaj një marke tregtare regjistrohet në regjistrin e markave dhe publikohet në buletinin e DPPI-së.

3. Një veprim përmbarimor krijon pasoja juridike pas regjistrimit të veprimit përmbarimor në regjistrin e markave.

4. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e një veprimi përmbarimor përcak- tohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për markat.”.

Neni 33

Në nenin 164, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Marka e regjistruar mbrohet për një afat

10-vjeçar duke filluar nga data e depozitimit.”.

Neni 34

Nenet 173 dhe 174 ndryshohen si më poshtë:

“Neni 173 Shfuqizimi i markës

1. Një markë e regjistruar mund të shfuqizohet kur:

a) regjistrimi i markës është bërë në shkelje të parashikimeve të neneve 142 e 143, të këtij ligji, në kohën kur është depozituar aplikimi për regjistrim;

b) aplikimi për regjistrimin e markës është bërë në keqbesim.

2. Kërkesa për shfuqizimin e një marke të regjistruar mund të bëhet nga çdo person, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim, me përjashtim të rasteve të mëposhtme:

a) nëse është duke u zhvilluar një proces në lidhje me këtë markë në gjykatë, kërkesa duhet të bëhet në gjykatë;

b) kur, në çdo rast tjetër, kërkesa është bërë në dhomën për shfuqizim/ zhvlerësim, personi, në çdo fazë të procedurës në DPPI, mund t’ia drejtojë kërkesën gjykatës.

3. Çdo markë e regjistruar që shfuqizohet, konsiderohet si e paqenë, duke filluar nga data e depozitimit të markës. Kur marka, që nuk përmbush kërkesat e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” ose “c”, të pikës 1, të nenit 142, të këtij ligji, por ka fituar karakter dallues, në përputhje me pikën 2, të nenit 142, të këtij ligji, nuk shfuqizohet, por data e depozitimit do të zhvendoset në kohë në momentin që marka e ka fituar karakterin dallues.

4. Një markë nuk mund të shfuqizohet me arsyetimin se ekziston një markë e mëparshme, që është në konflikt me atë markë, nëse marka e mëparshme nuk përmbush kërkesat e nenit 159 të këtij ligji. Nëse marka tregtare e mëparshme është përdorur vetëm për një pjesë të mallrave apo shërbimeve, për të cilat është regjistruar, konsiderohet se ajo është regjistruar vetëm për këtë pjesë mallrash apo shërbimesh.

5. Kur arsyet për refuzimin e regjistrimit ose për shfuqizimin e një marke lidhen vetëm me disa mallra ose shërbime, për të cilat është paraqitur aplikimi apo është regjistruar marka, refuzimi i regjistrimit ose shfuqizimi mbulon vetëm ato mallra ose shërbime.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2799

6. Shfuqizimi i një marke të regjistruar nuk mund të bëhet pa u thirrur për t’u dëgjuar pronari i saj.

7. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim merr vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur, sipas pikës 1, të këtij neni, brenda dy muajve dhe njofton palët për vendimin e marrë.

8. Kundër vendimit të marrë nga dhoma për shfuqizim/zhvlerësim mund të bëhet ankim, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në Bordin e Apelit, brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit të vendimit.

Neni 174 Zhvlerësimi i markës

1. Regjistrimi i një marke zhvlerësohet kur: a) pronari i saj, pa pasur arsye legjitime, nuk e ka

përdorur markën për mallrat ose shërbimet, për të cilat marka është regjistruar, për një periudhë të pandërprerë pesëvjeçare. Megjithatë, një palë e tretë nuk mund të kërkojë zhvlerësimin e markës për mospërdorimin e saj, nëse gjatë periudhës midis mbarimit të afatit 5-vjeçar të mospërdorimit dhe datës kur është ngritur padia për zhvlerësimin e markës, pronari i markës ka filluar ta përdorë markën ose ka rifilluar përdorimin e saj. Përdorimi i markës ose rifillimi i përdorimit të saj nga pronari i markës nuk do të merret parasysh, kur janë bërë jo më parë se tre muaj para ngritjes së padisë për zhvlerësimin e markës dhe jo më herët se me mbarimin e periudhës së pandërprerë pesëvjeçare të mospërdorimit, nëse pronari i markës fillon përdorimin ose ripërdorimin e markës për arsye se ka marrë dijeni për ngritjen e padisë për zhvlerësimin e saj;

b) si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të pronarit të saj, marka është bërë emër i zakonshëm në treg për mallrat ose shërbimet, për të cilat ajo është regjistruar;

c) si pasojë e përdorimit të bërë nga pronari ose me pëlqimin e tij të mallrave ose të shërbimeve, për të cilën ajo është regjistruar, marka çorienton publikun, kryesisht, për natyrën, cilësinë ose origjinën gjeografike të mallrave apo të shërbimeve.

2. Regjistrimi i një marke nuk zhvlerësohet, në kuptim të shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij neni, për mallrat dhe shërbimet, për të cilat ajo është regjistruar, kur:

a) është përdorur nga i licencuari ose një person tjetër, me lejen e pronarit të markës ose nga çdo

person, që ka autoritet të përdorë një markë kolektive;

b) është përdorur në një formë, që ndryshon vetëm ato elemente të markës, që nuk cenojnë karakterin dallues të saj, në formën që ajo është regjistruar;

c) i është ngjitur mallrave ose ambalazhimit të tyre në Republikën e Shqipërisë vetëm për qëllime eksporti;

ç) është përdorur për publicitet dhe korres- pondencë biznesi, në përputhje me përcaktimet e pikës 3, të nenit 159, të këtij ligji.

3. Kur shkaqet për zhvlerësimin e një marke lidhen vetëm me disa mallra ose shërbime, për të cilat marka është regjistruar, zhvlerësimi shtrihet vetëm për këto mallra ose shërbime.

4. Kërkesa për zhvlerësimin e një marke të regjistruar mund të bëhet nga çdo person, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim, me përjashtim të rasteve të mëposhtme:

a) nëse është duke u zhvilluar një proces në lidhje me këtë markë në gjykatë, kërkesa duhet të bëhet në gjykatë;

b) kur, në çdo rast tjetër, kërkesa është bërë në Dhomën për shfuqizim/zhvlerësim, personi, në çdo fazë të procedurës në DPPI, mund t’ia drejtojë kërkesën gjykatës.

5. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim njofton pronarin e markës, ndaj së cilës është depozituar kërkesa për zhvlerësim, dhe e fton atë të paraqesë, brenda dy muajve nga data e marrjes së njoftimit, argumentet, provat ose çdo dokument tjetër në lidhje me kërkesën për zhvlerësim. Ky afat mund të zgjatet me kërkesë të pronarit të markës me dy muaj shtesë.

6. Zhvlerësimi i një marke të regjistruar nuk mund të bëhet pa u njoftuar pronari i saj.

7. Nëse dhoma për shfuqizim/zhvlerësim e konsideron të nevojshme, ajo mund të thërrasë palët për t’i dëgjuar në një seancë dëgjimore gjatë ndjekjes së procedurës së zhvlerësimit.

8. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim merr në shqyrtim kërkesën, argumentet dhe provat e paraqitura nga palët dhe merr vendim brenda dy muajve, si dhe njofton palët për vendimin e marrë.

9. Kundër vendimit të marrë nga dhoma për shfuqizim/zhvlerësim mund të bëhet ankim, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në Bordin

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2800

e Apelit brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit.

10. Çdo markë e regjistruar që zhvlerësohet i pushon efektet nga dita që zhvlerësimi hyn në fuqi.

11. DPPI-ja e pasqyron zhvlerësimin e një marke në regjistrin e markave.”.

Neni 35

Në nenin 175 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 4, fjalët “dita e parë e muajit pasardhës të muajit të publikimit të markës” zëvendësohen me fjalët “data e publikimit të aplikimit”.

2. Pas pikës 5 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje:

“6. Afati për paraqitjen e kundërshtimit nuk mund të zgjatet tej afatit të parashikuar në pikën 4 të këtij neni.

7. Regjistrimet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohen shqyrtimit për shkaqet absolute të refuzimit, ashtu siç i nënshtrohen edhe aplikimet kombëtare për regjistrimin e markës tregtare.

8. Nëse marka ndërkombëtare nuk është në përputhje me kërkesat e neneve 140 dhe 142, DPPI-ja njofton aplikuesin dhe i jep atij mundësinë, brenda katër muajve nga data e publikimit të njoftimit në gazetën zyrtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, të paraqesë shpjegimet e tij, si dhe dokumente shtesë, sipas rastit.”.

Neni 36

Pas nenit 175 shtohet neni 175/a me këtë përmbajtje:

“Neni 175/a Transformimi i një regjistrimi ndërkombëtar

1. Regjistrimi ndërkombëtar i një marke mund të transformohet në aplikim për markë kombëtare, sipas nenit 9quinquies, të Protokollit të Madridit, si dhe sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave për markat.

2. Kërkesa për transformim, sipas nenit 9quinquies, të Protokollit të Madridit, duhet të depozitohet pranë DPPI-së brenda 3 muajve nga data në të cilën regjistrimi ndërkombëtar është fshirë.

3. Periudha e mbrojtjes së markës së transformuar konsiderohet se fillon në datën e regjistrimit ndërkombëtar, sipas nenit 3(4), të Protokollit të Madridit, ose në datën e regjistrimit të shtrirjes territoriale, sipas nenit 3ter (2), të Protokollit të Madridit, dhe, nëse regjistrimi ndërkombëtar gëzon prioritet, i njihet data e prioritetit.”.

Neni 37

Titulli i pjesës V ndryshohet dhe zëvendësohet me “Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës”.

Neni 38

Krerët XXX dhe XXXI ndryshohen si më poshtë:

“KREU XXX PËRKUFIZIMI, KUSHTET DHE E DREJTA E

MBROJTJES

Neni 176 Objekti i mbrojtjes

1. Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës, që përdoren në tregti për të treguar origjinën gjeografike të produkteve, mbrohen nga ky ligj dhe nga aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

2. “Emërtim origjine” quhet emri që identifikon një produkt:

a) që e ka origjinën nga një vend specifik, rajon apo, në raste të veçanta, një shtet;

b) cilësitë ose karakteristikat e të cilit vijnë, ekskluzivisht ose esencialisht, si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga ky mjedis;

c) hapat për prodhimin e të cilit realizohen në zonën e përcaktuar gjeografike.

3. “Tregues gjeografik” quhet emri që identifikon një produkt:

a) që e ka origjinën në një vend specifik, rajon apo shtet;

b) cilësitë, reputacioni ose karakteristikat e tjera të të cilit i atribuohen esencialisht origjinës së tij gjeografike;

c) të paktën një nga hapat prodhues të të cilit realizohet në zonën e përcaktuar gjeografike.

4. Disa emra tradicionalë gjeografikë ose jogjeografikë, të përdorur për një produkt ushqimor ose bujqësor, të cilët e kanë origjinën në një rajon apo vend specifik dhe që përmbushin

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2801

kushtet e përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 2, të këtij neni, trajtohen si emërtime të origjinës.

5. Në përjashtim të parashikimit të pikës 2, të këtij neni, disa tregues gjeografikë trajtohen si emërtime origjine në rastin kur lënda e parë e produktit vjen nga një zonë gjeografike më e gjerë ose e ndryshme nga zona ku përpunohet produkti, me kusht që:

a) zona e prodhimit të lëndës së parë të jetë e përcaktuar;

b) të ekzistojnë kushte specifike për prodhimin e lëndës së parë;

c) të ekzistojnë rregullime për inspektimin që sigurojnë se këto kushte janë përmbushur.

Në kuptim të kësaj pike, vetëm kafshët e gjalla, mishi dhe qumështi mund të vlerësohen si lëndë e parë.

6. Në rastin e aplikimeve që kanë të bëjnë me pijet alkoolike, tregues gjeografik i një pijeje alkoolike do të jetë një tregues që identifikon një pije alkoolike me origjinë në territorin e një vendi ose një rajoni apo lokaliteti të këtij territori, ku një cilësi e dhënë, reputacioni apo karakteristika të tjera të asaj pijeje alkoolike i atribuohen esencialisht origjinës së tij gjeografike.

7. Në rastin e aplikimeve që kanë të bëjnë me verërat:

a) “Emërtim origjine” quhet emri i një rajoni, i një vendi specifik ose, në raste të veçanta të justifikuara në mënyrën e duhur, emri i një shteti, që përdoret për të treguar një produkt që përmbush kriteret e mëposhtme:

i) cilësitë ose karakteristikat e produktit vijnë ekskluzivisht ose esencialisht si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga ky mjedis;

ii) hardhitë nga të cilat është prodhuar produkti vijnë ekskluzivisht nga ajo zonë gjeografike;

iii) prodhimi realizohet në atë zonë gjeografike; iv) produkti përftohet nga varietete hardhish që

i përkasin llojit Vitisvinifera. b) “Tregues gjeografik” quhet një tregues që i

referohet një rajoni, një vendi specifik ose, në raste të veçanta dhe të justifikuara, në mënyrën e duhur, emri i një shteti, që përdoret për të treguar një produkt që përmbush kriteret e mëposhtme:

i) zotëron një cilësi, reputacion ose karakteristika të tjera specifike që i atribuohen asaj zone gjeografike;

ii) të paktën 85 për qind e rrushit të përdorur

për prodhim vjen ekskluvizisht nga ajo zonë gjeografike;

iii) prodhimi i tij realizohet në atë zonë gjeografike;

iv) produkti përftohet nga varietete hardhish që i përkasin llojit Vitisvinifera ose një kryqëzim midis llojit Vitisvinifera dhe llojeve të tjera të gjinisë Vitis.

Neni 177 E drejta për të depozituar një aplikim

1. “Grup” quhet çdo shoqatë, pavarësisht nga forma e saj ligjore, i përbërë kryesisht nga prodhuesit apo përpunuesit që punojnë me të njëjtin produkt.

2. Kërkesat për regjistrimin e emrave, si EOM, TGJM, mund të paraqiten vetëm nga grupet të cilat punojnë me produktet, emrat e të cilave do të regjistrohen.

3. Një person i vetëm fizik ose juridik mund të trajtohet si një grup kur plotësohen dy kushtet e mëposhtme:

a) personi është i vetmi prodhues i gatshëm të paraqesë një kërkesë;

b) për sa u përket emërtimeve të mbrojtura të origjinës dhe treguesve gjeografikë të mbrojtur, zona e përcaktuar gjeografike ka karakteristika, të cilat ndryshojnë dukshëm nga ato të zonave fqinje ose karakteristikat e produktit janë të ndryshme nga ato të prodhuara në zonat fqinje.

4. Grupet e huaja të prodhuesve mund të depozitojnë aplikim, me kusht që e drejta mbi TGM ose EOM është dhënë në vendet e origjinës dhe nëse ato plotësojnë kërkesat e këtij ligji.

Neni 178 Të drejtat që burojnë nga regjistrimi

1. E drejta e pronësisë mbi TGJ ose EO fitohet nëpërmjet regjistrimit në DPPI. Regjistrimi i një treguesi gjeografik u jep pronarëve të drejtën për ta përdorur atë. Ata nuk kanë të drejtë të japin licenca përdorimi për TGJ ose EO.

2. Pronarët kanë të drejtë të ndalojnë: a) çdo përdorim tregtar të një TGJ ose EO për

mallrat që janë të njëjta ose të ngjashme me ato, për të cilat është regjistruar TGJ ose EO ose çdo përdorim për mallrat, edhe kur ato nuk janë të ngjashme me ato për të cilat është regjistruar TGJ ose EO, nëse nga reputacioni i mallrave, për të cilat është regjistruar TGJ ose EO, është arritur përfitim i padrejtë;

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2802

b) çdo përdorim të papërshtatshëm ose falsifikim të TGJ ose EO, edhe nëse është specifikuar origjina e vërtetë e mallrave ose çdo përdorim i përkthimit ose përdorim i shoqëruar me terma të tillë si “lloj”, “tip”, “stil” ose të tjera të ngjashme me to;

c) çdo përdorim tjetër i pasaktë dhe i pavërtetë i TGJ ose EO, i origjinës, natyrës ose cilësive thelbësore të mallrave të specifikuara në ambalazhim, në materialet e reklamimit dhe të korrespondencës për produktet, kur të dhëna të tilla shkaktojnë keqinformim për origjinën e vërtetë të produkteve;

ç) çdo përdorim të TGJ ose EO, që identifikon verëra ose pije, që nuk e kanë origjinën në vendin e përcaktuar nga treguesi gjeografik, edhe në rastet kur jepet origjina e vërtetë e tyre ose çdo përdorim i përkthimit apo përdorim i shoqëruar me terma të tilla, si “lloj”, “tip” etj.;

d) çdo veprim tjetër, që mund të shkaktojë keqinformim të përdoruesit për origjinën e vërtetë të mallrave.

3. TGJ ose EO nuk kthehen në emra të zakonshëm për aq kohë sa ato gëzojnë mbrojtje, sipas dispozitave të këtij ligji.

4. Një TGJ ose EO i regjistruar është një e drejtë kolektive dhe mund të përdoret si e tillë në treg vetëm nga ata që, në përputhje me përcaktimet e nenit 176 dhe kërkesat e nenit 182 prodhojnë, përpunojnë ose përgatitin produktin.

5. Në lidhje me EOM dhe TGJM, verifikimi i përputhshmërisë me specifikimet e produktit përpara hedhjes së tij në treg do të bëhet nga:

a) autoriteti kompetent, i caktuar nga ministri përgjegjës për bujqësinë; ose

b) një ose disa nga organet e kontrollit, të miratuara nga ministri përgjegjës për bujqësinë.

Neni 179 E drejta e përdoruesit

1. E drejta për të përdorur TGJM ose EOM nuk mund të transferohet ose të lihet peng me një marrëveshje.

2. Nëse TGJM ose EOM përkon me elementin fjalë të markës tregtare të aplikuar ose të regjistruar më parë, marka tregtare në fjalë nuk mund të tranferohet, të licencohet ose të lihet peng me një marrëveshje.

3. Çdo produkt me prejardhje nga Shqipëria që tregtohet në bazë të TGJM ose EOM, në përputhje

me këtë ligj, duhet të etiketohet me shprehjen “tregues gjeografik i mbrojtur” ose “emërtim origjine i mbrojtur” apo me logon e TGJM ose EOM.

4. Çdo produkt me prejardhje jashtë Shqipërisë, që tregtohet në bazë të treguesit gjeografik ose emërtimit të origjinës, të regjistruar, në përputhje me këtë ligj, duhet të etiketohet me shprehjen “tregues gjeografik i mbrojtur” ose “emërtim origjine i mbrojtur” apo me logon e TGJM ose EOM.

5. DPPI-ja përcakton në rregullore logon e EOM, TGJM.

Neni 180 Bazat për refuzimin e regjistrimit

Një emër nuk regjistrohet si TGJ ose EO nëse: a) është kthyer në emër të zakonshëm në treg në

Republikën e Shqipërisë, për një produkt të veçantë, pavarësisht nëse produkti e ka origjinën në vendin e përcaktuar nga TGJ ose EO në fjalë;

b) ka të njëjtin emër me atë të një produkti bujqësor ose të një varieteti shtazor të regjistruar më parë, gjë që shkakton keqinformim te përdoruesit për origjinën e vërtetë të mallrave;

c) është i njëjtë me atë të një treguesi gjeografik ose të një marke të regjistruar më parë, për të njëjtat produkte;

ç) është i njëjtë me atë të një treguesi gjeografik ose të një marke të regjistruar më parë, për produkte që janë të ngjashme ose të njëjta, gjë që shkakton keqinformim te përdoruesit;

d) orienton në mënyrë mashtruese konsumatorin të besojë se produkti vjen nga një territor tjetër;

dh) ka pushuar së përdoruri në një territor gjeografik të caktuar;

e) për personat e huaj kur nuk është i mbrojtur në vendin e origjinës.

Neni 180/a Homonimet e treguesve gjeografikë ose

emërtimeve të origjinës

Nëse emrat e dy ose më shumë vendeve të origjinës së produkteve janë identike apo pothuajse identike, mbrojtja e emrave të tillë si tregues gjeografik ose emërtime origjine do të miratohet për të gjithë prodhuesit që plotësojnë kërkesat e këtij ligji, nëse këto emra janë përdorur në përputhje me praktikat e mira të biznesit dhe informimin e vërtetë të konsumatorit, përveç nëse

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2803

ata mund të çorientojnë publikun lidhur me origjinën gjeografike.

Përdoruesi i homonimeve do të sigurojë informata të mjaftueshme mbi etiketën e materialeve të paketimit, në lidhje me origjinën e vërtetë të produktit, në mënyrë që të dallohet një homonim nga një tjetër dhe të mos çorientohet konsumatori.

Neni 180/b Mbrojtja ndërkombëtare

1. Treguesit gjeografikë ose emërtimet e origjinës së mbrojtur në Republikën e Shqipërisë mund të mbrohen edhe jashtë vendit në bazë të marrëveshjeve dypalëshe për mbrojtjen e ndërsjellë ose marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

2. Aplikimet për mbrojtje jashtë vendit mund të paraqiten vetëm nga grupe prodhuesish të treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës, të regjistruar në regjistrin përkatës të DPPI-së.

3. Aplikimet për mbrojtje si tregues gjeografik apo emërtim origjine në territorin e BE-së mund të paraqiten nga DPPI-ja me kërkesën e grupit të prodhuesve, pas regjistrimit të një emri si EOM ose TGJM në territorin e Shqipërisë.

Neni 180/c Aplikimi nga një grup i huaj prodhuesish

Kur grupi i huaj prodhues paraqet një kërkesë për mbrojtje të një TGJ ose EO, duhet të bashkëngjitë një kopje të certifikatës ose akt tjetër juridik në gjuhën zyrtare të vendit të origjinës, të lëshuar nga autoriteti kompetent në vendin e origjinës, si një dëshmi se TGJ ose EO është i mbrojtur në atë vend, në përputhje me treguesin gjeografik të mbrojtur, në përputhje me legjislacionin kombëtar në vendin e origjinës, si dhe një përkthim të certifikuar në gjuhën shqipe.

Neni 181 Kohëzgjatja e mbrojtjes

1. Mbrojtja e TGJ ose EO fillon me regjistrimin në DPPI, me efekt nga data e depozitimit të aplikimit.

2. Mbrojtja ligjore e një TGJ ose EO të regjistruar është e pakufizuar në kohë dhe përfundon kur nuk ekziston më lidhja ndërmjet vetive e karakteristikave të mallrave dhe mjedisit gjeografik.

KREU XXXI PROCEDURAT PËR REGJISTRIMIN E NJË

TREGUESI GJOGRAFIK OSE EMËRTIMI ORIGJINE

Neni 182 Depozitimi i aplikimit

1. Aplikimi për regjistrimin e një treguesi gjeografik ose emërtimi origjine depozitohet pranë DPPI-së.

2. Aplikimi bëhet vetëm për një tregues gjeografik ose emërtimi origjine dhe për një lloj produkti.

3. Aplikimi përmban: a) emrin dhe adresën e grupit të prodhuesve dhe

të autoriteteve ose, nëse disponohet, organin që verifikon përputhshmërinë me dispozitat ligjore që përcaktojnë specifikimet e produktit;

b) specifikimet e produktit që përfshijnë: i) emrin që do të mbrohet si emërtim origjine

ose tregues gjeografik, ashtu si përdoret në tregti ose në gjuhën e zakonshme;

ii) një përshkrim të produktit, përfshirë materialet e lëndës së parë dhe, nëse është e përshtatshme, edhe karakteristikat kryesore fizike, kimike, mikrobiologjike ose organoleptike të produktit;

iii) përcaktimin e zonës gjeografike; iv) prova që produkti e ka origjinën nga zona

gjeografike e përcaktuar; v) një përshkrim të metodës së përftimit të

produktit dhe, kur është e përshtatshme, metodat lokale autentike e të pandryshueshme si dhe një informacion lidhur me paketimin, në qoftë se grupi i prodhuesve vendos kështu, dhe jep justifikime të mjaftueshme në lidhje me specifikat e produktit se përse paketimi duhet të bëhet në zonën e caktuar gjeografike për të ruajtur cilësinë, për të siguruar origjinën ose kontrollin, duke mbajtur parasysh lëvizjen e lirë të mallrave dhe ofrimin falas të shërbimeve;

c) detajet që përcaktojnë: i) lidhjen midis cilësisë ose karakteristikave të

produktit dhe mjedisit gjeografik; ose

ii) kur është e përshtatshme, lidhjen midis një cilësie të caktuar, reputacionit ose karakteristikave të produktit me origjinën gjeografike;

iii) emrin dhe adresën e autoriteteve ose, nëse

është e disponueshme, emrin dhe adresën e organit

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2804

që verifikon përputhshmërinë me dispozitat ligjore që përcaktojnë specifikimet e produktit;

iv) çdo rregull specifik për etiketimin e produktit në fjalë;

ç) një dokument të lëshuar nga autoritetet vendore, që vërteton kryerjen e veprimtarisë prodhuese të aplikantit në rajonin gjeografik të dhënë;

d) autorizimin nëse personi që aplikon përfaqësohet nga përfaqësuesi i autorizuar;

dh) aplikimi shoqërohet me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse.

4. Specifikimet e produktit në lidhje me verën duhet të paktën të përbëhen nga:

a) emri që do të mbrohet; b) një përshkrim i verës ose verërave; i) në lidhje emërtimet e origjinës, karakteristikat

kryesore analitike dhe organoleptike; ii) në lidhje me treguesit gjeografikë,

karakteristikat kryesore analitike, si dhe një vlerësim ose indikacione të karakteristikave të tij organoleptike;

c) kur është e aplikueshme, praktikat enologjike specifike të përdorura për prodhimin e verës ose verërave, si dhe kufizimet që lidhen me përgatitjen e tyre;

ç) kufijtë e zonës gjeografike që i përkasin; d) maksimumin e prodhimit për hektar; dh) një tregues për varietetin ose varietetet e

rrushit, nga i cili përftohet vera ose verërat; e) detajet që rezultojnë nga nënndarja “i”, e

shkronjës “a”, të pikës 7, të nenit 176, ose nënndarja “i”, e shkronjës “b”, të pikës 7, të nenit 176;

ë) emrin dhe adresën e autoriteteve ose emrin dhe adresën e organit që verifikon përputhshmërinë me dispozitat ligjore që përcaktojnë specifikimet e produktit.

5. Procedurat dhe plotësimet e tjera për kërkesën përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës.

Neni 182/a Ekzaminimi i formaliteteve

1. DPPI-ja ekzaminon kërkesat për regjistrimin e treguesve gjeografikë ose emërtimeve të origjinës, sipas numrit rendor të paraqitjes së tyre.

2. DPPI-ja, brenda tre muajve nga data e marrjes së aplikimit, ekzaminon nëse aplikimi

përmban elementet e specifikuara në nenin 182 të këtij ligji.

3. Nëse kërkesa për regjistrimin e treguesit gjeografik apo emërtimit të origjinës i përmban të gjitha elementet e nenit 182 të ligjit, DPPI-ja e publikon atë në buletinin e radhës.

4. Nëse DPPI-ja vëren se nuk janë përfshirë të gjitha elementet e nenit 182 të këtij ligji dhe të rregullores së dalë në zbatim të tij, njofton aplikantin për të bërë plotësimet brenda dy muajve nga data e njoftimit. Kur aplikanti nuk kryen plotësimet e kërkuara brenda kohës së caktuar, DPPI-ja refuzon aplikimin për regjistrimin e treguesit gjeografikë apo emërtimit të origjinës.

5. Periudha për paraqitjen e plotësimeve mund të zgjatet deri në dy muaj shtesë, nëse aplikanti paraqet një kërkesë me shkrim për zgjatje afati, të shoqëruar me pagesën përkatëse, e cila duhet të depozitohet brenda përfundimit të afatit dymujor, të përcaktuar në pikën 4 të këtij neni.

6. Vendimi për refuzimin e aplikimit mund të apelohet brenda 1 muaji në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim.

Neni 182/b Publikimi i aplikimit

1. DPPI-ja publikon elementet kryesore të aplikimit.

2. Të dhënat që publikohen në buletinin e DPPI-së përcaktohen në rregulloren përkatëse.

Neni 182/c Ekzaminimi në substancë

1. Në qoftë se aplikimi për një TGJ ose EO i referohet një produkti bujqësor apo ushqimor, brenda 30 ditëve nga data e mbylljes së publikimit, DPPI-ja i dërgon kërkesën, me një kopje të dosjes, ministrit përgjegjës për bujqësinë për vlerësim, në lidhje me specifikimet e produktit, në përputhje me kërkesat e shkronjave “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 182, dhe nenit 176, të këtij ligji.

2. Në qoftë se aplikimi për një TGJ ose EO i referohet një produkti jobujqësor apo joushqimor, brenda një muaji nga data e mbylljes së publikimit, DPPI-ja i dërgon kërkesën me një kopje të dosjes së aplikimit autoritetit kompetent për vlerësim në lidhje me specifikimet e produktit, në përputhje me kërkesat e shkronjave “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 182 dhe nenit 176, të këtij ligji.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2805

3. Procedura në lidhje me pikat 1 dhe 2, të këtij neni, përcaktohet në rregulloren përkatëse.

4. Vlerësimi i kërkuar sipas pikave 1 dhe 2, të këtij neni, lëshohet nga organet kompetente brenda një periudhe dymujore nga data e paraqitjes së kërkesës.

5. Kur vlerësimi i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, është pozitiv, DPPI-ja regjistron treguesin dhe lëshon certifikatën.

6. Kur vlerësimi, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij neni, është negativ, DPPI-ja refuzon regjistrimin e aplikimit dhe njofton aplikantin.

7. Vendimi i refuzimit, i lëshuar sipas pikës 6, të këtij neni, mund të apelohet në gjykatë brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit.

Neni 182/ç Procedura e kundërshtimit

1. Çdo person fizik ose juridik që ka interes të ligjshëm mund të depozitojë një kundërshtim ndaj aplikimit brenda një afati tremujor nga data e publikimit, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, pranë Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve.

2. Kundërshtimi duhet të përfshijë: a) emrin dhe adresën e personit që depoziton

kundërshtimin; b) të dhëna që justifikojnë interesin ekonomik

ose juridik të personit që depoziton kundërshtimin. Të dhënat për depozitimin e kundërshtimit dhe

procedurat përkatëse përcaktohen në rregulloren përkatëse.

3. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve ekzaminon nëse kundërshtimi është depozituar në përputhje me kërkesat e pikave 1 dhe 2 të këtij neni.

4. Nëse kërkesat e parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, nuk plotësohen, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve refuzon kërkesën për kundërshtim dhe njofton paraqitësin e kërkesës.

5. Nëse kërkesat e parashikuara në pikat 1dhe 2, të këtij neni, plotësohen, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve njofton aplikantin dhe i jep atij mundësinë të paraqesë vërejtje, shpjegime ose dokumente shtesë brenda dy muajve nga data e njoftimit.

6. Afati kohor, i parashikuar në pikën 5, të këtij neni, nuk mund të zgjatet.

7. Nëse kundërshtimi ka si objekt specifikimet e një produkti bujqësor ose ushqimor, bazuar në

shkronjën “a”, të nenit 182/d, të këtij ligji, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve i dërgon dosjen e aplikimit së bashku me dosjen e plotë për kundërshtim ministrit përgjegjës për bujqësinë për miratim brenda një muaji nga plotësimi i të gjitha dokumenteve të përcaktuara në rregulloren përkatëse.

8. Nëse kundërshtimi ka si objekt specifikimet e një produkti jobujqësor ose joushqimor, bazuar në shkronjën “a”, të nenit 182/d, të këtij ligji, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve i dërgon dosjen e aplikimit së bashku me dosjen e plotë për kundërshtim autoritetit kompetent për miratim brenda 1 muaji nga plotësimi i të gjitha dokumenteve të përcaktuara në rregulloren përkatëse.

9. Nëse kundërshtimi ka si objekt një pretendim të bazuar në shkronjat “b”, “c”, dhe “d”, të nenit 182/d, të këtij ligji, kërkesa shqyrtohet nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, që del me vendim brenda 2 muajve nga plotësimi i të gjithë dokumentacionit të përcaktuar në rregulloren përkatëse. Vendimi, sipas kësaj pike, mund të apelohet në Bordin e Apelit brenda 1 muaji nga data e njoftimit të vendimit.

10. Nëse aplikanti i TGJ ose EO së kundërshtuar paraqet argumentet e tij ndaj kundërshtimit brenda afatit të parashikuar, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve shqyrton brenda dy muajve argumentet dhe bazën ligjore, mbi të cilat mbështetet kundërshtimi.

11. Bazuar në një vlerësim pozitiv në lidhje me aplikimin e kundërshtuar, referuar pikave 7 dhe 8, të këtij neni, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve brenda një muaji merr vendim për lëshimin e certifikatës, duke konfirmuar regjistrimin, pas kryerjes së pagesës së tarifës përkatëse.

12. Bazuar në një vlerësim negativ në lidhje me aplikimin e kundërshtuar, referuar pikave 7 dhe 8, të këtij neni, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve brenda një muaji merr vendim për refuzimin e regjistrimit dhe njofton aplikantin.

13. Kundër vendimit të refuzimit, të parashikuar në pikën 12, të këtij neni, mund të bëhet apelim në gjykatë brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2806

Neni 182/d Bazat për kundërshtim

1. Një kundërshtim ndaj një aplikimi për regjistrimin e një TGJ ose një EO do të jetë i pranueshëm vetëm nëse ai do të depozitohet në DPPI brenda afatit tremujor të publikimit dhe nëse:

a) tregon se aplikimi për regjistrimin e TGJ ose EO nuk përmbush kushtet e parashikuara në nenin 176 dhe shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 182;

b) tregon se regjistrimi i emrit që kërkohet të mbrohet është në kundërshtim me nenin 180;

c) tregon se regjistrimi i emrit që kërkohet të mbrohet rrezikon një emër tërësisht ose pjesërisht identik të mbrojtur ose një markë tregtare që gëzon të drejta të mëparshme ose ekzistencën e produkteve, të cilat kanë qenë ligjërisht në treg për të paktën pesë vjet para datës së regjistrimit; ose

ç) jep detaje, nga të cilat mund të konkludohet se emri për të cilin kërkohet regjistrimi është një term i përgjithshëm përshkrues.

2. Afati sipas pikës 1, të këtij neni, nuk mund të zgjatet.

Neni 182/dh Ndryshime në specifikimet e produktit

1. Një grup që ka interes të ligjshëm mund të aplikojë për miratimin e ndryshimeve në specifikimet e produktit.

2. Aplikanti duhet të justifikojë dhe të japë arsye në lidhje me ndryshimet e kërkuara.

3. Aplikimi për ndryshim do të ndjekë procedurën e parashikuar në nenet 182, 182/a, 182/b, 182/c, 182/ç dhe 182/d të këtij ligji.

Neni 183 Shfuqizimi i një treguesi gjeografik

1. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim, me kërkesë të çdo pale që ka një interes të ligjshëm, mund të marrë vendim për shfuqizimin e një TGJM ose EOM në rastet e mëposhtme:

a) kur nuk ekziston më përputhshmëria me kushtet e specifikimeve të produktit;

b) kur nuk është hedhur në treg asnjë produkt me këtë TGJM ose EOM për një periudhë kohore të pandërprerë prej shtatë vjetësh.

2. Rregulla të hollësishme në lidhje me procedurën e shfuqizimit përcaktohen në rregulloren përkatëse.

3. Vendimi i shfuqizimit të TGJM ose EOM

apelohet në gjykatë brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit mbi vendimin.”.

Neni 39

Në nenin 184, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Veprimet e kryera nga çdo person, në

kundërshtim me nenet 36, 37, pika, 1, 47 e 48, të ligjit, për një shpikje, e cila mbrohet nga një patentë ose nga një aplikim për patentë, përbëjnë shkelje të të drejtave të patentës.

Në gjykimet civile për shkeljet e të drejtave të një procesi të patentuar, kur objekti i një patente është një proces për përftimin e një produkti, gjykata ka të drejtë të urdhërojë të paditurin të provojë se procesi për përftimin e një produkti identik është i ndryshëm nga procesi i patentuar.

Pavarësisht nga sa parashikohet në paragrafin e mëparshëm, nëse:

a) produkti i përftuar nga procesi është i ri; b) ose ka gjasa thelbësore se produkti të jetë

bërë nga procesi i patentuar, por pronari i patentës nuk ka qenë në gjendje pas përpjekjesh të arsyeshme të përcaktojë procesin e përdorur faktikisht, do të prezumohet se produkti është prodhuar duke përdorur procesin e patentuar, përveç kur provohet e kundërta.”.

Neni 40

Në nenin 184/b, pika 1, shkronjat “a” ,“b “ dhe “c” ndryshohen si më poshtë:

“a) ndalimin e mallrave/shërbimeve që shkelin të drejtat e personave që parashikohen në nenin 184/a;

b) heqjen ose bllokimin nga qarkullimi civil i materialeve, pajisjeve, instrumenteve dhe mjeteve të përdorura kryesisht për krijimin ose prodhimin e mallrave ose shërbimeve që shkelin të drejtat;

c)në lidhje me mallrat e paligjshme (counterfeiting), thjesht heqja ose shkëputja e markës së ngjitur në këto mallra nuk është e mjaftueshme, përveçse në raste përjashtimore për të lejuar hedhjen në treg të këtyre mallrave.”.

Neni 41

Pas nenit 184/c shtohet neni 184/ç me këtë përmbajtje:

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2807

“Neni 184/ç Paditë kundër vendimeve të Bordit të Apelit

Kundër një vendimi të Bordit të Apelit mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente brenda 45 ditëve nga dita kur është marrë njoftim për vendimin.”.

Neni 42

Pas nenit 185 shtohet neni 185/a me këtë përmbajtje:

“Neni 185/a Mbrojtja e të dhënave personale

Përpunimi i të dhënave personale, për qëllim të zbatimit të këtij ligji, duhet të kryhet në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.”.

Neni 43

Titulli dhe kreu XXXIII ndryshohen si më poshtë:

“KREU XXXIII ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI

I DPPI-SË

Neni 189 Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë

Industriale (DPPI)

1. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është institucion publik jobuxhetor që regjistron, administron dhe promovon objektet e PI-së dhe funksionon si agjenci autonome nën mbikëqyrjen e ministrit përgjegjës për ekonominë dhe ka selinë e vet në Tiranë.

2. Drejtori i Përgjithshëm e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretët.

3. Veprimtaria e DPPI-së përcaktohet dhe rregullohet me këtë ligj dhe me akte të tjera të nënligjore.

4. Marrëdhëniet e punës të nëpunësve të DPPI- së rregullohen nga ligji për nëpunësin civil.

5. DPPI-ja ka logon dhe vulën e saj të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm.

Neni189/a Organet drejtuese të Drejtorisë së

Përgjithshme të Pronësisë Industriale

Organet drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale janë Këshilli Mbikëqyrës dhe Drejtori i Përgjithshëm.

Neni 189/b Këshilli Mbikëqyrës

1. Këshilli Mbikëqyrës është organ kolegjial, i përbërë nga 5 anëtarë, kryetari dhe 4 anëtarë, nga të cilët:

a) një jurist; b) një financier; c) një anëtar i kabinetit të Kryeministrit; ç) një anëtar i kabinetit të ministrit përgjegjës

për ekonominë; d) një anëtar nga struktura që mbulon

investimet e huaja. 2. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës emërohen

nga ministri përgjegjës për ekonominë. 3. Kryetar zgjidhet njëri nga anëtarët që

parashikohen në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij neni, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Në rast se kjo shumicë nuk arrihet, kryetari emërohet nga ministri përgjegjës për ekonominë.

Neni 189/c Kompetencat e Këshillit Mbikëqyrës

Këshilli i Mbikëqyrës ka këto kompetenca: 1. Mbikëqyr veprimtarinë e DPPI-së dhe

ushtron çdo kompetencë tjetër sipas këtij ligji. 2. Miraton programet e zhvillimit të DPPI-së. 3. Miraton rregulloren e brendshme të

organizimit dhe të funksionimit të DPPI-së. 4. Miraton strukturën dhe organikën e DPPI-së

me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm pas marrjes së dakordësisë nga ministri përgjegjës për administratën publike dhe ministri përgjegjës për financat.

5. Miraton programin financiar të DPPI-së si dhe projektbuxhetin, i cili më pas miratohet nga Këshilli i Ministrave.

6. Miraton projektin për nivelin e pagave të punonjësve të DPPI-së, i cili më pas miratohet nga Këshilli i Ministrave.

7. Miraton çdo vit kriteret dhe masat për shpërblimet stimuluese të personelit për efektivitetin e shërbimit të kryer në DPPI, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm.

8. Miraton kushtet, afatet dhe procedurat për ofrimin e shërbimeve me mjete elektronike nga DPPI-ja, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2808

Neni 189/ç Kriteret e emërimit të anëtarëve të Këshillit

Mbikëqyrës

Personi, që është për t’u emëruar si anëtar në Këshillin Mbikëqyrës, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 189/b, duhet të plotësojë këto kërkesa:

a) të ketë shtetësi shqiptare; b) të ketë përfunduar një program studimi të

ciklit të dytë “Master i shkencave”; c) të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në

profesion, në administratën publike, në institucione qendrore publike;

ç) të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për ndonjë vepër penale;

d) të mos jetë larguar nga shërbimi civil; dh) të mos ketë vërejtje të pashuara ende; e) të mos ketë konflikte interesash me detyrën,

sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 189/d Mandati i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës

1. Mandati i kryetarit dhe i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës është 3 vjet, pa të drejtë riemërimi, përveç rasteve kur anëtarët e zgjedhur sipas shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të nenit 189/b, lirohen nga funksionet e tyre përpara mbarimit të mandatit, të cilët do të zëvendësohen sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj për mandatin e mbetur. Anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës, që parashikohen në shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 189/b, vazhdojnë të jenë anëtarë për aq kohë sa zgjat mandati i tyre, sipas këtij neni.

2. Kur mandati i kryetarit apo i një anëtari përfundon, ai qëndron në detyrë deri kur zëvendësohet. Një muaj para përfundimit të mandatit të çdo anëtari të Këshillit Mbikëqyrës, DPPI-ja lajmëron me shkrim ministrin përgjegjës për ekonominë, i cili fillon procedurat për emërimin e anëtarit të ri.

3. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës mund të jenë të punësuar, me kohë të plotë, në detyra të tjera, por nuk mund të jenë anëtarë të ndonjë këshilli tjetër mbikëqyrës.

Neni 189/dh Largimi nga detyra i anëtarit të Këshillit

Mbikëqyrës

1. Largimi nga detyra i anëtarit të Këshillit

Mbikëqyrës përpara përfundimit të mandatit bëhet kur anëtari:

a) jep dorëheqjen; b) humbet pozicionin, sipas shkronjave “c” ,

“ç” dhe “d”, të pikës 1, të nenit 189/b; c) bëhet fizikisht i paaftë për më shumë se tre

muaj të përmbushë detyrën, për të cilën është emëruar;

ç) mungon pa arsye për më shumë se tre mbledhje radhazi;

d) i shkakton dëm DPPI-së apo imazhit të saj për shkak të paaftësisë profesionale ose të qëndrimeve neglizhente;

dh) duke qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, ai/ajo vepron në kundërshtim me interesat e DPPI-së;

e) dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

ë) humbet apo lë shtetësinë shqiptare. 2. Propozimi për lirimin nga detyra të anëtarit

të Këshillit Mbikëqyrës bëhet nga vetë këshilli ose nga Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, shoqëruar me arsyet dhe dokumentet provuese, në bazë të të cilave kërkohet ky lirim. Ky propozim i paraqitet ministrit përgjegjës për ekonominë, i cili fillon procedurat përkatëse për lirimin nga detyra.

3. Ministri, në zbatim të pikës 2, të këtij neni, mund të vendosë pezullimin e anëtarit nga kryerja e funksioneve deri në përfundim të verifikimit dhe marrjes së një vendimi.

4. Kur një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës lirohet nga detyra përpara mbarimit të mandatit, anëtari i ri zëvendësues emërohet sipas së njëjtës procedurë që u ndoq për emërimin e anëtarit që u largua.

Neni 189/e Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës

1. Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës thirren nga kryetari, me kërkesën e secilit prej anëtarëve ose me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të DPPI-së. Drejtori i Përgjithshëm merr pjesë në mbledhjet e këtij këshilli pa të drejtë vote.

2. Këshilli Mbikëqyrës mblidhet të paktën katër herë në vit. Mbledhjet e këshillit drejtohen nga kryetari ose, në mungesë të tij, nga njëri prej anëtarëve, i autorizuar prej tij.

3. Këshilli Mbikëqyrës harton rregulloren e tij të brendshme për funksionimin dhe organizimin e

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2809

Këshillit Mbikëqyrës. Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së ia paraqet këtë rregullore për miratim ministrit përgjegjës për ekonominë.

4. Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës janë të vlefshme kur janë të pranishëm të paktën 3 anëtarë të tij. Vendimet e tij janë të vlefshme kur shumica e anëtarëve të pranishëm votojnë në favor të tyre. Abstenimi nuk lejohet.

5. Për çdo mbledhje mbahet procesverbali nga sekretari teknik, i cili nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e pranishëm, përfshi edhe sekretarin teknik, ndërsa vendimet e Këshillit Mbikëqyrës nënshkruhen nga kryetari.

6. Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së cakton një punonjës të DPPI-së në rolin e sekretarit teknik të Këshillit Mbikëqyrës.

7. Kryetari, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe sekretari teknik shpërblehen në masën dhe sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 190 Detyrimet, kufizimet dhe e drejta e

shpërblimeve stimuluese të punonjësve të DPPI-së

1. Punonjësit e DPPI-së, gjatë periudhës së ushtrimit të veprimtarisë, si dhe për një periudhë kohore prej një viti, pas përfundimit të punës në këtë drejtori, nuk mund të depozitojnë aplikime për patenta, marka tregtare, disenjo industriale ose tregues gjeografikë. Atyre nuk u lejohet të gëzojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të drejta mbi patentat, markat tregtare ose disenjot industriale, përveç rasteve të trashëgimisë, të miratuara nga DPPI-ja, dhe as nuk mund të përfitojnë ndonjë të drejtë që rrjedh prej tyre.

2. Punonjësit e DPPI-së nuk mund të gëzojnë asnjë të drejtë për prioritet për patentat, regjistrimet e markave, disenjove industriale ose të treguesve gjeografikë ose për aplikimet për patenta, marka, disenjo industriale ose tregues gjeografikë, të cilat kanë datë më të hershme se një vit nga përfundimi i punës në këtë drejtori.

3. Punonjësit e DPPI-së kanë të drejtën të marrin shpërblime stimuluese për efektivitetin e shërbimit të kryer në DPPI, sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 191 Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së

1. Drejtori i Përgjithshëm drejton veprimtarinë e kësaj drejtorie dhe ndjek përmbushjen e dispozitave, të parashikuara në këtë ligj dhe në rregulloret e nxjerra në zbatim të tij.

2. Drejtori i Përgjithshëm ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dy apo shumëpalëshe me zyra homologe në fushën e pronësisë industriale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Drejtori i Përgjithshëm përfaqëson drejtorinë për çështje të pronësisë industriale në gjykatë, arbitrazh dhe institucionet shtetërore, brenda hapësirave të parashikuara në legjislacionin në fuqi, si dhe përfaqëson vendin për çështje të pronësisë industriale në organizatat ndërkombëtare të fushës, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.

4. Në përputhje me dispozitat e këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm i propozon për miratim Këshillit Mbikëqyrës rregulloren e brendshme të kësaj drejtorie, si dhe nxjerr urdhra, udhëzime ose akte të tjera të brendshme.

5. Drejtori i Përgjithshëm menaxhon punonjësit administrativë, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

6. Drejtori i Përgjithshëm i propozon për miratim Këshillit Mbikëqyrës organikën, strukturën, projektin e nivelit të pagave, si dhe shpërblimet e punonjësve të DPPI-së.

7. Drejtori i Përgjithshëm i propozon për miratim Këshillit Mbikëqyrës kushtet, afatet dhe procedurat për ofrimin shërbimeve me mjete elektronike nga DPPI-ja, pas marrjes së dakordësisë nga ministri përgjegjës për shoqërinë e informacionit.

Neni 191/a Të ardhurat e DPPI-së

1. Të ardhurat që realizon DPPI-ja janë: a) të ardhurat që krijohen nga aktiviteti i saj; b) të ardhurat nga tarifat e Sistemit të Madridit

për regjistrimin e markave ndërkombëtare, e Marrëveshjes së Hagës për aplikimet ndërkombëtare për disenjo industriale, si dhe të gjitha marrëveshjet e tjera që Republika e Shqipërisë ka lidhur ose do të lidhë në fushën e pronësisë industriale;

c) të ardhura të tjera që mund të krijohen sipas legjislacionit në fuqi.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2810

2. Pasqyra financiare e të ardhurave dhe shpenzimeve hartohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

3. Të ardhurat përdoren për paga, sigurime dhe shpërblime, shpenzime operative dhe investime kapitale, aktivitete të ndryshme në fushën e pronësisë industriale, brenda dhe jashtë vendit, të gjitha këto të nevojshme për ushtrimin dhe realizimin e funksioneve të DPPI-së, si dhe kontributeve që rrjedhin nga anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë të PI-së.

4. Për projektet, aktivitetet apo investimet që zbatohen në kuadër të marrëveshjeve të lidhura nga DPPI-ja me institucione ndërkombëtare të fushës, të cilat investohen tërësisht me fondet e tyre apo pjesërisht edhe me fondet e DPPI-së, zbatohen procedurat që ndjekin këto institucione ose procedurat që përcaktohen në marrëveshjet përkatëse të lidhura me këto institucione.

Neni 191/b Buxheti

1. Viti financiar fillon më 1 janar dhe mbyllet më 31 dhjetor.

2. Veprimtaria e DPPI-së financohet nga të ardhura të krijuara nga kryerja e veprimtarisë së saj në zbatim të këtij ligji dhe nga burime të tjera të ligjshme. Të ardhurat që DPPI-ja realizon, sipas këtij ligji, por të pashpërndara në fund të vitit, derdhen në Buxhetin e Shtetit, me përjashtim të:

a) fondeve të parashikuara për investime; b) pagesave të menjëhershme për llogari të

institucioneve ndërkombëtare të fushës, sipas të cilave Republika e Shqipërisë ka detyrime financiare.

3. DPPI-ja ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet të administrojë asetet e llogaritë e saj bankare pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 191/c Kontabiliteti

1. DPPI-ja mban regjistrat kontabël, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet kontabël të zbatueshme.

2. Regjistrat kontabël duhet të pasqyrojnë me saktësi, në çdo kohë, gjendjen financiare të DPPI- së.

3. DPPI-ja përgatit pasqyrat financiare vjetore të veprimtarisë së vet brenda datës 31 mars të vitit pasardhës dhe, pas verifikimit dhe certifikimit të

tyre nga ekspertët auditues, i raporton për rezultatin financiar ministrit përgjegjës për ekonominë.

Neni 191/ç Raportimi nga DPPI-ja

1. Në muajin prill të vitit pasardhës DPPI-ja i paraqet ministrit:

a) një raport vjetor për veprimtarinë e tij, përfshirë të gjitha vendimet e marra nga Këshilli Mbikëqyrës:

b) pasqyrën vjetore financiare; c) një raport për realizimin e planit të të

ardhurave e të shpenzimeve. 2. DPPI-ja i paraqet ministrit përgjegjës për

ekonominë, me kërkesë të këtij të fundit, çdo të dhënë tjetër që vlerësohet e nevojshme për realizimin e objektivave të politikës së zhvillimit të DPPI-së.

Neni 192 Regjistrat dhe buletini

1. DPPI-ja mban dhe administron regjistrat për: a) aplikimet për regjistrimin e markave,

disenjove industriale, treguesve gjeografikë dhe aplikimet për patentat e shpikjeve, modeleve të përdorimit dhe regjistrimin e topografisë së produkteve gjysmëpërçuese;

b) patentat e shpikjeve, modelet e përdorimit, topografia e produkteve gjysmëpërçuese, markat, disenjot industriale, treguesit gjeografikë, të regjistruara në DPPI;

c) përfaqësuesit e autorizuar për patentat, markat, disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë;

ç) ekspertët e PI-së të licencuar nga DPPI-ja sipas nenit 198/b.

2. Regjistrat e përmendur në pikën 1, të këtij neni, janë të hapur për inspektime nga publiku.

3. Të gjitha ndryshimet në lidhje me të dhënat e objekteve të pronësisë industriale pasqyrohen në regjistër dhe publikohen në Buletinin e Pronësisë Industriale.

4. DPPI-ja publikon Buletinin e Pronësisë Industriale të paktën një herë në muaj, në përputhje me kërkesat e këtij ligji. DPPI-ja e mban Buletinin e Pronësisë Industriale në format elektronik dhe e boton atë në faqen zyrtare të internetit.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2811

Neni 192/a Transmetimi i të dhënave elektronike

Për të lehtësuar procedurat e regjistrimit dhe/ose ofrimin e shërbimeve të tjera shtesë, në favor të subjekteve të interesuara, DPPI-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi, bashkëpunon me autoritete të tjera publike, brenda dhe jashtë vendit, për ndërlidhjen dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave.

Neni 192/b Veprimet pranë modulit për aplikimin

elektronik

1. Çdo individ, pasi të jetë identifikuar elektronikisht, ka të drejtë që, në cilësinë e aplikantit apo të personit të autorizuar, të aplikojë apo të kryejë pranë sportelit elektronik çdo kërkesë për regjistrim apo veprim tjetër, sipas këtij ligji, përfshirë këtu procedurat e ankimit administrativ, dhe të marrë nga DPPI-ja nëpërmjet këtij moduli konfirmimin e marrjes nga DPPI-ja të aplikimit të tyre. Çdo aplikim/kërkesë në format elektronik duhet të shoqërohet me nënshkrimin elektronik, sipas legjislacionit në fuqi, për t’i dhënë vlerë ligjore këtij dokumenti.

2. Çdo individ, pa qenë i detyruar të identifikohet elektronikisht, ka të drejtë të kryejë pranë modulit për aplikimin elektronik kërkime elektronike në regjistër, të marrë ekstrakte, si dhe kopje të dokumenteve shoqëruese në format elektronik apo të kryejë veprime të tjera për informacione, të cilat janë të hapura për publikun dhe për të cilat identifikimi i personit, kryerja e pagesës së një tarife nëpërmjet mjeteve elektronike nuk kërkohet, sipas këtij ligji.

Neni 192/c Identifikimi elektronik

Veprimet pranë modulit për aplikimin elektronik të DPPI-së, për të cilat ky ligj kërkon identifikimin elektronik, kryhen nëpërmjet mjeteve elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik. Identifikimi elektronik kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara.

Neni 192/ç Kushtet procedurale dhe teknike për modulin

e aplikimit elektronik

1. Këshilli Mbikëqyrës përcakton kushtet, afatet dhe procedurat për ofrimin e shërbimeve me mjete elektronike nga DPPI-ja, sipas këtij ligji, nëpërmjet modulit për aplikimin elektronik, kushtet dhe mënyrat e pajisjes së individëve me të drejtat përkatëse të aksesit elektronik, procedurat për ndryshimin e tyre, kushtet e sigurisë e të ruajtjes së komunikimeve elektronike, mënyrat e vërtetimit të dokumenteve elektronike, të kërkesave e teknologjisë së zbatueshme për realizmin e tyre, sipas këtij ligji, si dhe procedurat e njoftimet publike, të realizuara nga DPPI-ja për rastet e remonteve të planifikuara apo të incidenteve teknike të modulit për aplikimin elektronik, si dhe për njoftimin e rasteve të ndërhyrjeve të paautorizuara.

2. Rregullat e parashikuara në këtë nen do të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ofrimin e shërbimeve publike me mjete elektronike.

Neni 193 Dhoma për shqyrtimin e kundërshtimeve

1. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve është një strukturë e ngritur brenda njësisë së ekzaminimit dhe merr në shqyrtim observacionet dhe kërkesat për kundërshtim, në kuptim të këtij ligji.

2. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve përbëhet nga tre anëtarë të njësisë së ekzaminimit që emërohen nga Drejtori i Përgjithshëm.

3. Vendimet e marra nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të ankimohen në Bordin e Apelit, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda një muaji nga data e marrjes dijeni të vendimit.

4. Organizimi dhe funksionimi i Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve rregullohen me rregulloren e brendshme të DPPI-së.

Neni 193/a Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim

1. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim është një strukturë e ngritur brenda DPPI-së dhe merr në shqyrtim kërkesat për shfuqizim, zhvlerësim dhe apelimet e vendimeve për refuzim, në kuptim të këtij ligji.

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2812

2. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim përbëhet nga tre anëtarë, që emërohen nga Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së.

3. Një prej anëtarëve të dhomës për shfuqizim/zhvlerësim është jurist.

4. Vendimet e marra nga dhoma për shfuqizim/zhvlerësim mund të ankimohen në Bordin e Apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda një muaji nga data e marrjes dijeni të vendimit.

5. Organizimi dhe funksionimi i dhomës për shfuqizim/zhvlerësim rregullohen me rregulloren e brendshme të DPPI-së.

Neni 193/b Bordi i Apelit

1. Bordi i Apelit përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët tre janë punonjës të DPPI-së dhe dy anëtarë të jashtëm të fushës së PI-së, të cilët plotësojnë kushtet për ekspertë të PI-së. Anëtarët e Bordit të Apelit nuk mund të jenë përfaqësues të autorizuar.

2. Anëtarët e dhomës për shfuqizim/zhvlerësim nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Apelit.

3. Kryetari i Bordit të Apelit është Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së. Anëtarët e Bordit të Apelit emërohen dhe lirohen nga Këshilli Mbikëqyrës, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të DPPI-së për një periudhë 1-vjeçare, me të drejtë riemërimi.

4. Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së cakton një punonjës të DPPI-së në rolin e sekretarit teknik të Bordit të Apelit.

5. Organizimi, funksionimi i Bordit të Apelit, si dhe shpërblimi i kryetarit, anëtarëve dhe sekretarit të Bordit të Apelit rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave për Bordin e Apelit.

6. Bordi i Apelit mblidhet sa herë është e nevojshme, por jo më pak se 4 herë në vit.

7. Procedurat e hollësishme për emërimin dhe lirimin e anëtarëve të Bordit të Apelit parashikohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për Bordin e Apelit.

Neni 193/c Lirimi nga detyra i anëtarëve të Bordit të

Apelit

Anëtari i Bordit të Apelit mund të lirohet nga detyra në rast se:

a) nuk përmbush detyrat e caktuara; b) i është ndaluar ushtrimi i këtij aktiviteti me

vendimi gjyqësor të formës së prerë;

c) ka paraqitur dorëheqjen.

Neni 193/ç Komisioni i Vlerësimit

1. Komisioni i Vlerësimit është një strukturë e ngritur brenda DPPI-së për licencimin e përfaqësuesve të autorizuar, si dhe ekspertëve të PI-së, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.

2. Komisioni i Vlerësimit përbëhet nga tre anëtarë, që emërohen nga Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së.

3. Organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Vlerësimit rregullohen me vendimin e Këshillit të Ministrave për përfaqësuesit e autorizuar dhe ekspertët.

Neni 193/d Qendra e Trajnimeve në Fushën e Pronësisë

Industriale

1. Qendra e Trajnimeve në Fushën e Pronësisë Industriale, pjesë përbërëse e strukturës dhe organikës së DPPI-së, organizon aktivitete, kurse, trajnime dhe seminare në fushën e PI-së.

2. Procedurat dhe tarifat përkatëse për pjesëmarrje në Qendrën e Trajnimeve në Fushën e Pronësisë Industriale përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 194 Informimi i publikut

1. Informimi i publikut për dokumente dhe informacione të tjera, që gjenden në DPPI, bëhet sipas legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit dhe sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Dokumentet dhe informacioni, të përmendura në pikën 1, të këtij neni, jepen kundrejt tarifave të përcaktuara.”.

Neni 44

Neni 197 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 197 Përfaqësuesit e autorizuar të patentave

dhe markave

1. Përfaqësues i autorizuar për patentat e shpikjeve dhe modeleve të përdorimit mund të jetë:

1.1. Çdo person me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë me kusht që:

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2813

a) të ketë përfunduar së paku studimet e ciklit të dytë “Master i shkencave”:

i) në fushën e inxhinierisë ose të shkencave natyrore ose farmaceutike, si dhe të jetë kualifikuar në trajnime ose kurse në fushën e pronësisë industriale;

ii) në një fushë tjetër dhe të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në këtë fushë, si dhe të jetë kualifikuar në trajnime ose kurse në fushën e pronësisë industriale;

b) të ketë kaluar testimin për kualifikimin e përfaqësuesve të autorizuar për patentat e shpikjeve dhe modeleve të përdorimit.

1.2. Çdo ish-punonjës i DPPI-së i diplomuar, që ka jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune në çështjet e pronësisë industriale në DPPI.

2. Përfaqësues i autorizuar për disenjot industriale, markat tregtare dhe treguesit gjeografikë mund të jetë:

2.1. Çdo person me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, me kusht që:

a) të ketë kryer së paku studimet e ciklit të dytë “Master profesional”, si dhe të jetë kualifikuar në trajnime ose kurse në fushën e pronësisë industriale;

b) të ketë kaluar testimin për kualifikimin e ekspertëve në fushën e markave, disenjove industriale dhe treguesve gjeografikë.

2.2. Çdo ish-punonjës i DPPI-së i diplomuar, që ka jo më pak se 3 vjet përvojë pune në çështjet e pronësisë industriale pranë DPPI-së.

3. DPPI-ja është organi i vetëm që licencon dhe vlerëson përfaqësuesit e autorizuar për objektet e pronësisë industriale, nëpërmjet testimit me shkrim.”.

Neni 45

Neni 198 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 198 Testimi kualifikues dhe Regjistri i

Përfaqësuesve të Autorizuar

1. Komisioni i Vlerësimit organizon testimin për kualifikimin e përfaqësuesve të autorizuar pranë DPPI-së. Pjesëmarrja në këtë testim bëhet kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

2. DPPI-ja regjistron në regjistrin përkatës përfaqësuesit e autorizuar të patentave, disenjove industriale, markave dhe treguesve gjeografikë, si dhe i publikon në format elektronik në faqen zyrtare të saj.

3. DPPI-ja i publikon përfaqësuesit e autorizuar të patentave, disenjove industriale, markave dhe treguesve gjeografikë, në format elektronik në faqen zyrtare të saj vetëm pasi ata kanë dorëzuar në DPPI ekstraktin e regjistrimit për lejimin e ushtrimit të aktivitetit tregtar.

4. Nëse përfaqësuesi nuk e ushtron aktivitetin tregtar për një periudhë 5-vjeçare, licenca nuk ripërtërihet dhe përfaqësuesi duhet t’i nënshtrohet edhe një herë testimit për marrjen e licencës.

5. Detajet për Regjistrin e Përfaqësuesve të Autorizuar dhe për procedurat e regjistrimit përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për përfaqësuesit e autorizuar dhe ekspertët.

6. Regjistrimi i përfaqësuesve të autorizuar në regjistrin e përfaqësuesve, çdo ndryshim në këtë regjistër, si dhe publikimi në faqen zyrtare të DPPI-së bëhen kundrejt kërkesës dhe pagesës së tarifave përkatëse.

7. Regjistrimi në Regjistrin e Përfaqësuesve të Autorizuar ripërtërihet çdo vit para datës së mbarimit të këtij afati kundrejt pagesës së tarifës së ripërtëritjes së regjistrimit të përfaqësuesve të autorizuar, të parashikuar me vendim të Këshillit të Ministrave për tarifat.

8. Detajet për ripërtëritjen e regjistrimit në Regjistrin e Përfaqësuesve të Autorizuar, si dhe për procedurat e regjistrimit përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për përfaqësuesit e autorizuar dhe ekspertët.”.

Neni 46

Pas nenit 198 shtohen nenet 198/a, 198/b, 198/c, 198/ç me këtë përmbajtje:

“Neni 198/a Heqja nga Regjistri i Përfaqësuesve të

Autorizuar

1. Përfaqësuesi i autorizuar hiqet nga Regjistri i Përfaqësuesve të Autorizuar në rast se:

a) nuk bën pagesën e tarifës së ripërtëritjes së regjistrimit në Regjistrin e Përfaqësuesve të Autorizuar brenda afatit të përcaktuar në pikën 5, të nenit 198, të këtij ligji;

b) është depozituar një kërkesë për dorëheqje nga regjistri prej vetë atij;

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2814

c) me vendim gjyqësor, ai është ndaluar të ushtrojë aktivitetin si përfaqësues i autorizuar;

ç) nuk depoziton në kohë dokumentet, nëse ka të tilla, për ripërtëritjen e regjistrimit në Regjistrin e Përfaqësuesve të Autorizuar;

d) përfaqësuesi i autorizuar humb shtetësinë shqiptare.

2. Nëse DPPI-ja konstaton se për një përfaqësues të autorizuar ekziston një prej shkaqeve të mësipërme, sipas pikës 1, të këtij neni, vendos heqjen nga regjistri të përfaqësuesit të autorizuar dhe e publikon këtë në faqen zyrtare të DPPI-së.

3. Nëse konstatohet shkelje e etikës profesionale apo e rregullave morale përgjithësisht të njohura nga përfaqësuesi i autorizuar, Komisioni i Vlerësimit mund të marrë vendim për heqjen e licencës së tij për një periudhë nga dy deri në pesë vjet.

4. Kundër vendimit të marrë, sipas pikës 3, të këtij neni, mund të bëhet ankim në gjykatë brenda një muaji nga data e marrjes së vendimit.

Neni 198/b Ekspertët e PI-së

1. Ekspert për Patentat e Shpikjeve dhe Modeleve të Përdorimit mund të jetë:

1.1. Çdo individ me kusht që: a) të ketë qëndrim të përhershëm në Republikën

e Shqipërisë; b) të ketë përfunduar një program studimi të

ciklit të dytë “Master i shkencave” në fushën ku kërkohet ekspertizë;

c) të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune si përfaqësues i autorizuar për patentat e shpikjeve dhe modeleve të përdorimit apo të jetë kualifikuar në trajnime ose kurse në fushën e pronësisë industriale;

ç) të ketë kaluar testimin për kualifikimin e ekspertëve të fushës për patentat e shpikjeve dhe modeleve të përdorimit.

1.2. Çdo ish-punonjës i DPPI-së i diplomuar në fushën ku kërkohet ekspertizë, që ka jo më pak se 4 vjet eksperiencë pune në çështjet e pronësisë industriale dhe çdo ish-anëtar i Bordit të Apelit pranë DPPI-së, që ka jo më pak se 2 vjet pune në këtë bord.

2. Ekspert për disenjot industriale, markat tregtare dhe treguesit gjeografikë mund të jetë:

2.1. Çdo individ me kusht që:

a) të ketë qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;

b) të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune si përfaqësues i autorizuar për markat, disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë pranë DPPI-së apo të jetë kualifikuar në trajnime ose kurse të specializuara në fushën e pronësisë industriale;

c) të ketë kaluar testimin për kualifikimin e ekspertëve në fushën e markave, disenjove industriale dhe treguesve gjeografikë;

ç) të ketë përfunduar një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave”.

2.2. çdo ish-punonjës i DPPI-së që ka jo më pak se 4 vjet eksperiencë pune në çështjet e pronësisë industriale, si dhe çdo ish-anëtar i Bordit të Apelit pranë DPPI-së, që ka jo më pak se 2 vjet pune në këtë bord.

3. DPPI-ja është organi i vetëm që licencon dhe vlerëson ekspertët e PI-së nëpërmjet testimit me shkrim.

4. Ekspertët nuk mund të jenë njëkohësisht edhe përfaqësues të autorizuar.

Neni 198/c Testimi vlerësues dhe Regjistri i Ekspertëve

1. Komisioni i Vlerësimit organizon testimin për vlerësimin e ekspertëve të objekteve të pronësisë industriale. Pjesëmarrja në këtë testim bëhet kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

2. DPPI-ja regjistron në Regjistrin e Ekspertëve ekspertët e patentave për shpikje, modeleve të përdorimit, markave, disenjove industriale dhe treguesve gjeografikë, si dhe i publikon në format elektronik në faqen zyrtare.

3. DPPI-ja i publikon ekspertët e PI-së në format elektronik në faqen zyrtare të saj, vetëm pasi ata kanë dorëzuar në DPPI ekstraktin e regjistrimit për lejimin e ushtrimit të aktivitetit tregtar.

4. Nëse eksperti i PI-së nuk e ushtron aktivitetin tregtar për një periudhë 5-vjeçare, licenca nuk ripërtërihet dhe eksperti duhet t’i nënshtrohet edhe një herë testimit për marrjen e licencës.

5. Detajet për Regjistrin e Ekspertëve dhe për procedurat e regjistrimit përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për ekspertët e PI-së.

6. Regjistrimi i ekspertëve në Regjistrin e Ekspertëve, si dhe çdo ndryshim në regjistër apo publikimi në faqen zyrtare bëhet kundrejt pagesës

Fletorja Zyrtare Viti 2017 – Numri 43

Faqe|2815

së tarifave përkatëse që përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për tarifat.

7. Regjistrimi në Regjistrin e Ekspertëve ripërtërihet çdo vit para datës së skadimit të saj, kundrejt pagesës së tarifës për ripërtëritje të licencës së ekspertëve të parashikuar me vendimin e Këshillit të Ministrave për tarifat.

8. Hollësitë për ripërtëritjen e regjistrimit në Regjistrin e Ekspertëve, si dhe për procedurat e regjistrimit përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për ekspertët e PI-së.

Neni 198/ç Heqja e ekspertëve nga regjistri

1. Ekspertët e PI-së hiqen nga Regjistri i Ekspertëve në rast se:

a) licenca nuk është ripërtërirë për 5 vjet radhazi; b) është depozituar një kërkesë për dorëheqje

nga regjistri; c) ekspertit i ndalohet ushtrimi i këtij aktiviteti

me vendim gjyqësor të formës së prerë; ç) si rezultat i një vendimi të Komisionit të

Vlerësimit, ai është ndaluar të ushtrojë aktivitetin si ekspert për shkaqet e parashikuara në VKM-në për ekspertët dhe përfaqësuesit e autorizuar.

2. Ripërtëritja e regjistrimit për një ekspert nuk pranohet në rastet:

a) kur nuk është bërë pagesa e tarifës së ripërtëritjes së regjistrimit brenda afatit të përcaktuar në pikën 5, të nenit 198/c, të këtij ligji;

b) nëse nuk depoziton në kohë dokumentet që kërkohen për ripërtëritjen e regjistrimit në Regjistrin e Ekspertëve.

3. Kur DPPI-ja konstaton se nuk janë përmbushur kushtet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, vendos heqjen e ekspertit nga Regjistri i Ekspertëve dhe e publikon atë në faqen zyrtare të DPPI-së.

4. Nëse konstatohet shkelje e etikës profesionale apo moralit nga eksperti i PI-së, Komisionit i Vlerësimit mund të marrë vendim për heqjen e licencës së tij për një periudhe 5-vjeçare.

5. Kundër vendimit të marrë, sipas pikës 4, të këtij neni, mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 1 muaji nga data e marrjes njoftim të vendimit.”.

Neni 47 Dispozita kalimtare

1. Për procedurat e regjistrimit të të drejtave të pronësisë industriale, që nuk kanë përfunduar deri

në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, zbatohen dispozitat e ligjit në fuqi në çastin e aplikimit.

2. Për procedurat e shkeljeve të të drejtave të pronësisë industriale, që nuk kanë përfunduar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, zbatohen dispozitat e ligjit në fuqi në çastin e fillimit të procedurave.

3. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm dhe punonjësit e DPPM-së vijojnë të ruajnë pozicionet e tyre, në përputhje me kërkesat e ligjit për nëpunësin civil.

4. Shndërrimi i DPPM-së në agjenci autonome me vetëfinancim i fillon efektet financiare brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 48 Aktet nënligjore

1. Ngarkohet ministri përgjegjës që, brenda 1 muaji nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të marrë masat e nevojshme për ngritjen e Këshillit Mbikëqyrës.

2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 43 të këtij ligji.

3. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 43, 45 dhe 46 të këtij ligji.

Neni 49 Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.2.2017

Shpallur me dekretin nr. 10059, datë 6.3.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

LIGJ Nr. 18/2017

PËR TË DREJTAT DHE MBROJTJEN E FËMIJËS

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


Législation Modifie (1 texte(s)) Modifie (1 texte(s)) Met en application (4 texte(s)) Met en application (4 texte(s))
Traités Se rapporte à (4 documents) Se rapporte à (4 documents)
Aucune donnée disponible

N° WIPO Lex AL077