À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Parcourir par ressort juridique

Albanie

AL045-j

Retour

Vendimi nr. 786, datë 08.02.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



PADITËSE I.K , I PADITUR S.S, PERSON I TRETË SH.M DHE Q.SH.P.L.I, VENDIMI NR. 786, datë 08.02.2016, CENIMI I TË DREJTËS SË AUTORIT

Objekti: Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë dëmin pasuror dhe moral të shkaktuar nga botimi në mënyrë të padrejtë, nën emrin e tij dhe duke shkelur të drejtën autorit, të shkrimit të botuar nën siglën e Q.SH.P.L.I në shumën totale prej 500.000 lekë. Marrjen e masës së përkohshme nga ana e gjykatës, për konfiskimin e të gjitha kopjeve në qarkullim të këtij manuali. Asgjësimin e fletëve të kopjeve të manualit, e botuar në siglën e Q.SH.P.L.I nga faqe 66-86, me shpenzimet e palës së paditur, S.S.

Gjyqtari: E.P

Fjalët kyçe: E drejtë autori, dëm pasuror, dëm jopasuror, dëmshpërblim, veprim i paligjshëm, faj, lidhje shkakësore, fitim i munguar, cënim i së drejtës së autorësisë, bashkëautorësi, dëm jashtëkontraktor.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 58 i Kushtetutës. Neni 32/a K. Pr. Civile. Nenet 608, 609, 610, 625 të K. Civil, Nenet 2, 3, 5, 7/b, 10, 12, 13, 16, 118, 119, 120, 121, 122, 127, 128, 129 të Ligjit Nr. 9380, dt. 28. 04. 2005 “Për të drejtat e autorit dhe për të drejtat e tjera të lidhura me të”.

Faktet kryesore: Fillimisht kjo çështje është gjykuar si e tillë nga kjo gjykatë, e cila ka vendosur:“Rrëzimin e kërkesë-padisë si të pabazuar në ligj dhe në prova…”. Pala paditëse ka ushtruar ankim ku gjykata ka vendosur: “Prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues”. Ky vendim duhej prishur për shkak të mosformimit të drejtë të ndërgjyqësisë, pasi si palë ndërgjyqëse në këtë gjykim duhet të ishin dhe palët e treta SH.M dhe Q.SH.P.L.I. Ndaj këtij vendimi është ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë e cila ka vendosur: “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga pala e paditur S.S.” Lidhur me kërkimin e pikës së dytë të objektit të kërkesë-padisë (sigurimin e padisë), gjykata e gjeti këtë kërkim të pabazuar në ligj dhe në prova.

Paditësja në cilësinë e ish-studentes së SH.M ka mbrojtur temën me udhëheqës teme të paditurin S.S. Pala paditëse pretendon se gjatë një seminari është vënë në dijeni të “Manualit .....”, pjesë e të cilit ishte dhe tema “Hetimi....”, e cila ishte pjesë e temës së saj të diplomës, e marrë nga i padituri pa lejen e autores. Sipas paditëses, kjo pjesë e temës së trajtuar nga i padituri ishte e kopjuar në mënyrë të plotë nga ana e tij, pa asnjë ndryshim qoftë edhe strukturor, duke përdorur njëkohësisht të njëjtat referenca dhe footnote në mënyrë identike si ato të përdorura në temën e diplomës së paditëses. Paditësja pretendoi se këtë pjesë të veprës së saj, pala e paditur e ka përdorur edhe në trajnime të tjera, duke marrë edhe shpërblimin që i takonte asaj. Pala paditëse i është drejtuar të paditurit jashtëgjyqësisht që të pushojë cënimin e të drejtës së autorit, por prej këtij të padituri, është refuzuar një fakt i tillë. Paditësja i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadi duke pretenduar cënim të së drejtës së autorit.

Pala paditëse pretendon se vepra e saj “temë diplome” është punim orgjinal. Gjithashtu, kjo palë pretendon se i padituri nga ky punim ka nxjerrë të ardhura. Lidhur me provat e paraqitura nga pala e paditur, sipas paditëses i mungonte origjinaliteti dhe gjithashtu edhe fuqia provuese.

I padituri pretendon se nuk rezulton të ketë asnjë provë shkresore që të provohet dëmi që pretendohet, duke arsyetuar se paditësja pranon faktin e bashkëautorësisë, duke ceduar nga autorësia e vetme, por nuk provon dot se cila pjesë e punimit të saj është hartuar me ndihmën e të paditurit në gjykim. Shkrimi është hartuar si produkt i punës kërkimore-shkencore të tij, e materializuar në aktivitetet e mëparshme të tij.

Personi i tretë pretendon: Në lidhje me çështjen objekt shqyrtimi, nga verifikimet e kryera nuk ka qenë depozituar asnjë kërkesë për marrjen e lejes për përdorim apo botim nga palët ndërgjyqëse në proces, as nga udhëheqësi dhe as nga botuesi.

Vendimi1: Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesëpadisë si të pabazuar në ligj dhe në prova. Gjykata krijoi bindjen e plotë se nga ana e të paditurit nuk ka pasur cënim të së drejtës së autorit dhe për pasojë ka vendosur rrëzimin e kësaj kërkesëpadie. Gjykata konstatoi se punimi i palës paditëse “Temë diplome” nuk përbënte vepër orgjinale, vërtetuar kjo edhe nga faktet provuese të sjella nga i padituri, i cili provoi se kërkimet shkencore në lidhje me temën në fjalë i kishte kryer shumë kohë përpara se të udhëhiqte paditësen në përfundimin e temës së diplomës. Punimi i tij mbështetej në ekspertizën e mëparshme në këtë fushë, në punime të tjera të mëparshme të të njëjtës temë si dhe në materiale e burime shkencore legale, për të cilat asnjëra nga palët nuk ka të drejtën e autorit. Në këtë mënyrë konkludohet për gjykatën se nuk jemi përpara shkeljes të të drejtës së autorësisë nga pala e paditur ndaj palës paditëse.

Arsyetimi i gjykatës:
Konflikti gjyqësor në fjalë buron nga marrëdhënia juridike e dëmshpërblimit jashtëkontraktor për shkak të cenimit të së drejtës së autorit, sipas nenit 608 dhe 625/a e vijues të K.Civil.
Gjykata arsyeton katër kushtet kumulative që duhet të ekzistojnë që të lindë detyrimi nga shkaktimi i dëmit jashtëkontraktor: të ekzistojë dëmi (që në rastin objekt gjykimi, lidhet me cenimin e nderit dhe personalitetit të personit); b) ekzistenca e paligjshmërisë së veprimit ose mosveprimit; c) ekzistenca e fajit; d) lidhja shkakësore midis veprimit ose mosveprimit dhe pasojës (dëmit) të ardhur.
Veprimi i paligjshëm cilësohet kategori objektive, faji është qëndrimi subjektiv i personit që ka shkaktuar dëmin në raport me veprimin e kundraligjshëm, ndërsa lidhja shkakësore vlerësohet si ekzistenca e lidhjes objektive të drejtpërdrejtë dhe të pavarur nga vullneti i subjektit shkaktar të dëmit. Dëmi nga ana tjetër mund të jetë pasuror ose jo pasuror.
Gjykata në arsyetimin e saj citon ligjin nr. 9380/2008, përkatësisht nenet 2, 3, 4/10, 6, 7, 8, 10, 11, 12, 13, 22, 27, 39, 118, 120, 121, 122, 127, 128, 129.
Paditësi që ka pësuar këtë dëm, ka legjitimimin aktiv për kërkimin e dëmshpërblimit të dëmit pasuror e jopasuror të pësuar.
Sipas nenit 608 të K.Civil: “Personi që në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin dhe pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar”. Kjo dispozitë parashikon faktin juridik njerëzor të sjelljes së paligjshme dhe me faj të një personi që i shkakton dëm një personi tjetër.
Cënimi i të drejtës së autorësisë përbën edhe vetë faktin e paligjshëm që shkakton dëmin në “personin” e të dëmtuarit. Në të drejtat morale të autorit, futen e drejta për autorësinë e veprës, për të vendosur emrin e tij në çdo kopje të veprës, e drejta që të mbetet anonim ose të përdorë një pseudonim, e drejta që të kundërshtojë autorësinë në një vepër, kur kjo është vendosur në mënyrë arbitrare nga dikush tjetër.

Të drejtat morale janë të drejta që i përkasin sferës jopasurore, e shoqërojnë autorin jo vetëm gjatë jetës së tij, por edhe pas vdekjes dhe kanë natyrë personale. Të drejtat ekonomike të parashikuara në ligjin nr. 9380, datë 28.04.2005, janë e drejta e riprodhimit, e shpërndarjes, prezantimit dhe e drejta e shfaqjes së një vepre, sipas parimit të përgjithshëm se autori është edhe pronari i parë i të drejtës së autorësisë në një vepër.
Për të përcaktuar nëse një subjekt, qoftë ky fizik apo juridik është autor i një vepre, duhet që ky person (autori), në krijimin e veprës së tij, të ketë shpenzuar aftësi, gjykim dhe punë, ose seleksionim, gjykim dhe përvojë, ose punë, aftësi dhe kapital.
Për të provuar autorësinë e një vepre duhet të ekzistojnë dy kritere kumulative: Së pari, vepra duhet të jetë një krijim origjinal i autorit; Së dyti, autori duhet të ketë investuar një minimum aftësish gjykimi dhe pune. Të dyja kriteret e mësipërme, duhet të konkurojnë së bashku në të njëjtën kohë.

Me vepër origjinale do të kuptojmë një krijim, i cili nuk ka ekzistuar ndonjëherë më parë ose edhe nëse ka ekzistuar, paraqitet në një formë të re me elemente të reja, që e bëjnë atë të dallohet nga krijimi i mëparshëm. Kurse me vepër të prejardhur, do të kuptohet ajo vepër, e cila mbështetet në një krijim të mëparshëm, por që mbart në vetvete një punë krijuese, që gjithsesi ka natyrë përzgjedhëse dhe sistemimi.

Origjinaliteti i një vepre nuk nënkupton nxjerrjen e diçkaje të re, por vetëm faktin që pretenduesi i të drejtës së autorit nuk duhet t’a kopjojë punën e tij nga një person tjetër, i cili e ka mbështetur krijimin e vet mbi një material tjetër fillestar, të krijuar nga një autor tjetër. Kjo do të thotë se çdo vepër, pavarësisht nga fakti nëse është një krijim origjinal nga e para ose i prejardhur që është mbështetur në një material tjetër fillestar, që të jetë vepër, duhet të karakterizohet nga elemente origjinale, që nuk janë paraqitur më parë nga dikush tjetër.

Origjinaliteti i një vepre qëndron në prezantimin e përpjekjeve krijuese të autorit për të na paraqitur një krijim të ri që nuk është realizuar më parë në kohë, por edhe për të ndryshuar apo përshtatur një vepër që ka ekzistuar, por në kufijtë e një pune serioze, të një përpjekje individuale dhe të një rezultati që sjell një frymë të re apo diçka të re në krijim, duke ruajtur idenë kryesore të veprës.

Dëmi pasuror dhe ai moral, sipas pretendimeve të ngritura, i ka ardhur paditëses për shkak të botimit të padrejtë të veprës së saj në një emër tjetër (veprim i paligjshëm dhe me faj sipas saj). Gjykata çmon se çdokush që kryen një akt që është rezervuar ekskluzivisht për pronarin e të drejtës së autorit, do të shkelë të drejtën e autorit në vepër nëse ai ose ajo nuk ka marrë më parë lejen e pronarit të së drejtës për të kryer këtë akt. E drejta e pronarit të një vepre shkelet, nëse vepra e tij kopjohet dhe kopje të kësaj vepre, nxirren në publik. Gjykata vëren se botimi i veprës, dallon nga publikimi i saj.

Një fakt i tillë i është bërë me dije palës paditëse nga OSBE në shkresën e saj të datës 07 tetor 2011, në përmbajtje të së cilës është përcaktuar se “Manuali...” është një publikim i QPSHLI dhe jo i të paditurit S.S. Botimi i veprës është një marrëdhënie kontraktore, që parashikohet në nenin 40 të ligjit nr. 9380, dt. 28. 04. 2005. Ky nen përcakton edhe kushtet që një vepër të quhet e botuar, ndër të cilat është ekzistenca e tirazhit, pajisja me ISBN identifikuese, etj. Në rastin konkret, nga ana e paditëses nuk është paraqitur ndonjë kontratë botimi, as vërtetim regjistrimi pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit dhe “Manuali...” i sjellë me cilësinë e provës, nuk ka as tirazh, e as ISBN. Paditësja duke iu referuar “Manualit...” pretendon se shkrimi i botuar nga pala e paditur në të, është vepër e saj, e shkëputur nga punimi i saj. Pala paditëse shprehu se i ka kërkuar të paditurit ribotimin e manualit në bashkëautorësi, gjë që u pranua edhe nga pala e paditur, porse ky fakt i ribotimit të Manualit me të dy emrat, nuk prezumon bashkëautorësinë në këtë vepër. Pra, edhe pse kontradiktore në qëndrime, pala paditëse pranon faktin e bashkëautorësisë, duke ceduar nga autorësia e vetme e punimit të kryer në SH.M. Nga ana e palës së paditur S.S u paraqitën në gjykim me cilësinë e provës shkresore, materiale të cilat vërtetojnë faktin se pala e paditur jo vetëm që ka eksperiencë në fushën e trajtimit të viktimave të trafikimit dhe standardit në dhënien e drejtësisë, është ekspert prestigjioz në këtë fushë, por edhe ka shkruar e referuar në seminare shumë kohë përpara datës 11.06.2007, datë në të cilën është bërë publike tema e palës paditëse.

Pala e paditur me anë të akteve shkresore të administruara në cilësinë e provës, provoi përpara gjykatës se “Manuali.. “, është punim i tij dhe mbështetet në ekspertizën e mëparshme në këtë fushë, në punime të tjera të mëparshme të të njëjtës temë si dhe në materiale e burime shkencore legale, për të cilat asnjëra nga palët nuk ka të drejtën e autorit.
Gjykata vëren se ndodhemi përpara autorësisë së një vepre për paditesen, nëse vepra e saj (paditëses), është krijuar para të ashtuquajturës shkelje, gjë që përjashton mundësinë e marrjes së tematikës nga e ashtuquajtura shkelje. Nëse i padituri nuk sjell një shpjegim tjetër bindës lidhur me ngjashmërinë, atëherë gjykata do të bindet lidhur me kopjimin e kryer.
Referuar provave shkresore të administruara në gjykim, gjykata arrin në përfundimin se eksperienca e të paditurit në trajtimin procedural të viktimave të trafikimit sipas standardeve ndërkombëtare, lidhet me përvojën e tij që prej vitit 2004, si gjyqtar. Që nga kjo periudhë e në vazhdim, i padituri është përfshirë me cilësinë e ekspertit në disa aktivitete, ku ka patur referime të shumta të të njëjtës temë dhe natyrë. Për të provuar këtë fakt u administruan gjyqësisht vërtetime të pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme si dhe shkrimet e mbajtura nga S.S.

Në këtë mënyrë konkludohet për gjykatën se nuk jemi përpara shkeljes së të drejtës së autorësisë nga pala e paditur ndaj palës paditëse.

Në rastin e çështjes objekt gjykimi, rezulton se nuk vërtetohet lidhja shkakësore materiale ndërmjet sjelljes së paligjshme e me faj të palës së paditur, në formën e hartuesit të mëparshëm të materialit dhe dëmit pasuror dhe jopasuror të pretenduar si të shkaktuar paditëses. Ky dëm jo vetëm që mbeti i paprovuar gjyqësisht me anë të provave shkresore të depozituara nga paditësja, por edhe nuk ka asnjë lidhje shkakësore me ndonjë nga veprimet e kryera nga i padituri, për sa kohë që në gjykim u provua se ky i paditur në cilësinë e udhëheqësit të temës së paditëses, e ka hartuar shumë kohë më parë se kjo palë, shkrimin objekt gjykimi.

Gjithashtu nga interpretimi i pg. II të nenit 608 të K.Civil rezulton se, është i padituri, ai që ka barrën e provës (onus probandi), për të provuar faktin se nuk ka faj në dëmin që i është shkaktuar paditësit, si rezultat i veprimit të tij. Ky është një përjashtim nga rregulli i sanksionuar në nenin 12 të K.Pr.Civile.

Në rastin konkret, e dëmtuara nuk arriti të provonte në gjykim shkaktimin e dëmit moral me anë të prezumimit të thjeshtë se, botimi i materialit i ka shkaktuar paditëses dëm moral në kuptim të dispozitës së sipërcituar. Për sa kohë që ky material është punim i përbashkët i saj dhe të paditurit (fakt i cili provohet gjyqësisht nga administrimi i shumë materialeve të tjera të ngjashme të hartuara nga i padituri si autor në një periudhë të mëparshme), pretendimi i kësaj pale për sa i përket dëmit moral të shkaktuar, mbeti i paprovuar gjyqësisht.

Në parim, përveç prezumimit të thjeshtë mbi ardhjen e pasojës morale të cënimit të personalitetit dhe emrit të mirë në shoqëri, për caktimin e masës së dëmshpërblimit, gjykata mban parasysh se çdo individ qoftë ky person fizik apo juridik, ka personalitetin e tij, unik dhe të ndryshëm nga të tjerët. Prandaj, edhe shkalla e vuajtjes së pasojave dhe masa konkrete e dëmshpërblimit, mund të ndryshojë rast pas rasti. Për këtë qëllim, gjykata shqyrton edhe rrethana konkrete të çështjes për të çmuar së pari shkallën efektive të dëmit të shkaktuar dhe, në lidhje me të, natyrën e faktit të paligjshëm apo rrezikshmërinë e saj, nëse përbën vepër penale, shkallën e fajësisë dhe në tërësi mënyrën e sjelljes së shkaktuesit të dëmit në raport me ngjarjen dhe personat e cënuar, natyrën e së drejtës së cënuar dhe të pasojave të shkaktuara nga fakti i paligjshëm, kushtet subjektive të të dëmtuarit, si rëndësia që ka ai në shoqëri dhe në rrethin e gjyqtarëve, juristëve dhe studentëve të SH.M dhe shkalla individuale e ndjeshmërisë ndaj cënimit të pësuar, si dhe rrethanat që lidhen me kushtet sociale dhe ekonomike të të dëmtuarës, por pa cënuar në këtë rast parimin kushtetues të barazisë para ligjit dhe të ndalimit të diskriminimit të njeriut për shkak të gjendjes sociale, ekonomike, etj., në zbatim të nenit 18/2 të Kushtetutës. Shuma e dëmshpërblimit për dëmin moral, për shkak të natyrës subjektive dhe të brendshme të tij, nuk mund të llogaritet mbi tabela dhe skema të parallogaritura vetëm për këtë qellim. Prandaj, gjykata e cakton atë mbështetur në parimin e dhënies së drejtësisë sipas bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre, duke u mbështetur edhe në kritere eventuale normative të zbatueshme sipas natyrës të së drejtës të cënuar ose, në mungesë të tyre, në kritere dhe elemente vlerësimi të konsoliduar nga praktika gjyqësore në zgjidhjen e çështjeve analoge ose në përvoja përkatëse jashtëgjyqësore, duke patur gjithnjë parasysh zhvillimin aktual ekonomik e social të vendit, përfshirë vlerën e parasë në ekonominë kombëtare.

Në rastin konkret, Gjykata vëren se, nga provat e paraqitura në proces, nuk rezultoi që paditësja të ketë pësuar një dëm pasuror, pakësim të pasurisë së saj, por as edhe fitim të munguar. Do të ndodheshim përpara një dëmi me karakter pasuror nëse punimi i saj «temë diplome », do të ishte në shitje dhe kjo e fundit do të ishte pakësuar nga nxjerrja në shitje e Manualit të të paditurit, fakte të cilat në të vërtetë nuk ekzistojnë.

Në konceptin e palës paditëse, veprimet e paligjshme dhe me faj të palës së paditur konsistojnë në botimin e shkrimit, publikuar në periudhën qershor-korrik të vitit 2008, pa respektuar të drejtën e saj të autorit, që kjo e fundit e kishte fituar nëpërmjet publikimit të temës, në 11.06.2007. Teorikisht, veprimi i paligjshëm dhe me faj, janë kritere komplementare në ekzistencën e institutit të shkaktimit të dëmit, ku të dy kanë të bëjnë me sjelljen e dëmtuesit, por paligjshmëria është kategori objektive, ndërsa faji është kategori subjektive e veprimit të dëmtuesit. Këto kritere duhet të egzistojnë në mënyrë kumulativo-plotësuese dhe duhet të provohen nga pala kërkuese. Në përgjegjësinë jashtëkontraktore do të kuptohet veprim i paligjshëm, sjellja e subjektit të dëmit që konsiston në veprim (commissio) ose mosveprim (ommissio), që cënon një marrëdhënie të posaçme të së drejtës private të mbrojtur posaçërisht me ligj. Që ky veprim ose mosveprim të konsiderohet i paligjshëm në këtë kuptim, duhet që të provohet marrëdhënia e ligjshme e cila ka prodhuar të drejta pasurore dhe morale për palën paditëse, të drejta këto që janë cënuar nga veprimi i palës së paditur. Ky provim është i paplotë pasi njëkohësisht me paligjshmërinë e veprimeve, paditësi duhet të provojë edhe fajin, i cili zakonisht, në rastet e përgjegjësisë jashtëkontraktore shfaqet në formën e dashjes ose pakujdesisë së rëndë, element i cili mbeti krejtësisht i paprovuar gjyqësisht.

Nga ana e palës së paditur, u sollën në proces prova shkresore të cilat vërtetojnë faktin se pala e paditur jo vetëm që ka eksperiencë në fushën e trajtimit të viktimave të trafikimit dhe standardit në dhënien e drejtësisë, por edhe që ka shkruar e referuar në seminare, shumë kohë përpara datës 11.06.2007, datë që është bërë publike tema e palës paditëse. Në këto kushte, gjykata çmoi se pretendimi i palës paditëse lidhur me cënimin e të drejtës së autorësisë së saj dhe dëmit të shkaktuar si rezultat i kësaj shkelje, është i pambështetur në ligj e në prova e si i tillë duhet rrëzuar.


1 Nga verifikimi i kryer në faqjen online të Gjykatës së Apelit, nuk rezultojnë të dhëna për ankim ndaj vendimit.