À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Financement Actifs incorporels Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Recherche par ressort juridique

Albanie

AL052-j

Retour

Vendimi nr. 5617, datë 28.06.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR “A.B” KUNDËR PERSONIT FIZIK “AP”, DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PATENTAVE DHE MARKAVE PERSON I TRETË, VENDIMI Nr. 5616, datë 28.06.2016, SPC NDALIM I PËRDORIMIT TË PAAUTORIZUAR TË MARKËS TREGTARE DHE SHPËRBLIM DËMI

Objekti i padisë: Ndalimi i përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “Z.G”; Shpërblim dëmi nga përdorimi i paautorizuar i markës tregtare “Z.G”; Konstatim konkurrence të pandershme.

Gjyqtari: I.Ç

Fjalët kyç:

Markë tregtare, përdorim i paautorizuar i markës tregtare, prishje reputacioni nga përdorimi i paautorizuar, pronësi industriale, shpërblim dëmi moral, dëm jopasuror.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Konventa e Parisit 1883, nenet 608, 625, 638 të Kodit Civil, nenet 140, 167, 184 Ligji nr.9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”.

Faktet kryesore:

Pala paditëse Shoqëria “A.D” sh.p.k është një shoqëri e së drejtës shqiptare dhe e ushtron veprimtarinë e distribucionit dhe eksport-import te artikujve të ndryshëm ushqimore, industriale, pijeve alkoolike, publikim i mediave te shkruara, revista të ndryshme. Në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së saj dhe për nevoja të aktivitetit tregtar, Shoqëria “A.D” sh.p.k ka regjistruar markën tregtare “Z.K” në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave me datë depozitimi 17 Dhjetor 2012. Pas regjistrimit të markës tregtare në pronësi të saj, paditësi është vënë në dijeni prej disa muajsh për përdorimin e markës tregtare “Z.G” në territorin shqiptar nga subjekte të paautorizuar prej saj. Një ndër këto subjekte është aktiviteti që ushtron i padituri “A.P” person fizik, me objekt veprimtarie “Bar-Restorant” dhe emër tregtar “Z.K”, por dhe në vendin e aktivitetit të tij ka afishuar tabelën “Z.K” që është njëkohësisht marka tregtare në pronësi të palës paditëse. Me 24 nëntor 2015, shoqëria “A.D ” sh.p.k, i është drejtuar palës së paditur “A.P” duke kërkuar ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës “Z.K” në qarkullimin tregtar, si mbajtës i së drejtës për markën tregtare duke i lënë një afat 30 ditor për njoftimin e pushimit të cenimit, por pala paditëse nuk ka kryer asnjë veprim në këtë drejtim. Në kushtet e mungesës së reagimit dhe marrjes së masave nga ana e palës së paditur e cila megjithëse është vënë në dijeni për markën në pronësi të shoqërisë “A.D” sh.p.k, pala paditëse i është drejtuar gjykatës sipas objektit të padisë. Gjatë gjykimit të çështjes pala e paditur Andi Prifti nuk mori pjesë në gjykim megjithëse për seancën përgatitore të datës 15.02.2016 me fletëthirrje nuk mori dijeni pasi u kthye me shënimin larguar nga kjo adrese, gjykata e njoftoj me shpallje, por nuk mori pjesë në proces, për rrjedhojë gjykimi u zhvillua në mungesë të palës së paditur.

Paditësi pretendon se i padituri me sjelljen e tij, megjithëse është vënë në dijeni për markën në pronësi të shoqërisë “A.D” sh.p.k, nuk ka reaguar në marrjen e masave dhe ka vazhduar me përdorimin e markës në qarkullimin tregtar, dhe për këtë arsye ka kryer shkelje të drejtave mbi markën në pronësi të shoqërisë “A.D” sh.p.k dhe i ka kërkuar gjykatës konstatimin e shkeljes së të drejtave mbi markën tregtare dhe shpërblimin e dëmit nga përdorimi i paautorizuar i markës tregtare.

I padituri ka qenë në mungesë në këtë gjykim.

Vendimi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka konstatuar se sjellja e të paditurit pasjell cenim të markës tregtare dhe për pasojë cenimin edhe të emrit dhe reputacionit të pronarit ligjor të saj dhe, për këtë arsye, ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë duke ndaluar përdorimin e paautorizuar të markës tregtare “Z.G”, në qarkullimin tregtar në vendin ku ushtronte aktivitetin i padituri, urdhërimin e të paditurit të heqë nga ambientet tabelat me emërtimin “Z.G”, dhe dëmshpërblimin e dëmit moral për prishjen e reputacionit nga përdorimi i paautorizuar i markës tregtare në shumë 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Arsyetimi i gjykatës:

Sa i përket legjitimimit aktiv (ratione personae), pala paditëse është pronare e ligjshme, e certifikuar e markës tregtare “Z.K”, regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave me datë depozitimi 17 Dhjetor 2012. Marka tregtare përfaqëson një nga format e pronësisë industriale dhe në interpretim të normave ligjore në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim, gjykata sqaron se me termin “pronë” do të kuptohen një sërë interesash ekonomikë në funksion të qëllimit të të drejtës së pronës, duke përfshirë për këtë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, interesat pasurore dhe jo pasurore. Pala paditëse në cilësinë e pronarit të kësaj marke tregtare legjitimohet t`i drejtohet gjykatës me padi të paraqitur proceduralisht në gjykatën kompetente, formalisht të rregullt, për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë mbi markën tregtare. Për sa i përket legjitimimit pasiv padia i kundërdrejtohet mbajtësit të së drejtës së pretenduar. I padituri “A.P” rezulton të jetë përdorues i markës tregtare “Z.K”. Ai ka vendosur tabelën me të njëjtin emër në vendin ku ushtron veprimtarinë e tij. Megjithëse pala paditëse i është drejtuar me shkresë të paditurit për ndalimin e përdorimit të saj , pala e paditur nuk i ka kthyer asnjë përgjigje dhe nuk ka marrë asnjë masë për ndalimin e cenimit të markës. Nga pamjet foto të paraqitura nga pala paditëse shihet vendosja e tabelës “Z.K” në adresën që, sipas edhe ekstraktit të QKR, është adresa e vendit të ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga i padituri “A.P”.

Duke ju referuar ligjit nr.9947 “Për Pronësinë Industriale” datë 07.07.2008, nenit 156, veprimi i kryer nga ana e palës së paditur bie ne kundërshtim me ligjin pasi vetëm pronari i markës së regjistruar ka të drejtën ekskluzive të përdorimit të saj.

Paditësi legjimohet ratione temporis, pasi padia është paraqitur brenda afatit ligjor tre vjeçar, i parashikuar në nenin 167, pika 5 të ligjit nr.9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, sipas të cilit “Padia kundër shkeljes së të drejtave duhet të depozitohet në gjykatë brenda 3 vjetëve nga data kur paditësi merr dijeni për shkeljen dhe shkelësin”.

Gjatë e hetimit gjyqësor rezultoi e provuar se pala paditëse është pronar i regjistrimit për markën “Z.K” (fjalë te stilizuara – e zezë, e bardhë, kafe dhe nuancat e saj) e regjistruar në regjistrin e Markave dhe Patentave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave prej 28 Qershor 2013 nëpërmjet një regjistrimi kombëtar dhe mban Nr. “XY” e regjistruar në Klasën 43 (Restorante), të Klasifikimit të Nicës. Marka e regjistruar nga pala paditëse dhe marka tregtare e vendosur nga pala e paditur në ambientin ku ushtron veprimtari tregtare janë fonetikisht identike, shenjat janë ekstremisht të ngjashme. Fjalët janë të stilizuara në të njëjtën mënyrë, kanë të njëjtën strukturë, dhe kanë të njëjtin kuptim leksikologjik. Gjithashtu, vendosja e fjalëve, kuptimi dhe informacioni që ato përcjellin janë identike. Kjo lloj ngjashmërie përbën burim konfuzioni tek konsumatori në lidhje me markën tregtare, dhe me produktet dhe cilësitë që përfaqëson.

Në Ligjin Nr.9947 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” neni 140 “Çdo shenjë ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat apo shërbimet e një personi fizik ose juridik, nga ato të një personi tjetër fizik ose juridik, është markë që përfaqëson ato mallra ose shërbime, me kusht që të përmbushen kërkesat e neneve 141 deri në 143 të këtij ligji (në vijim do të quhet “markë”). 2. Përbëjnë marka shenjat e mëposhtme: a) fjalët, përfshirë emrat personalë, shkronjat, numrat, shkurtimet; b) shenjat figurative, përfshirë vizatimet; c) format dy ose tredimensionale, format e mallrave dhe/ose ambalazhimi i tyre; ç) kombinimet e ngjyrave e të dritë-hijeve, si dhe ngjyrat në vetvete; d) çdo kombinim i shenjave, të përmendura nga shkronjat “a” deri në “ç” të kësaj pike. 3. Markat regjistrohen vetëm nëse ato mund të paraqiten grafikisht. Kjo lidhet veçanërisht me lloje të veçanta markash, si zëri dhe sinjalet e dritës, por jo vetëm me këto.”

Duke ju referuar kësaj dispozite, marka tregtare e regjistruar është e paraqitur grafikisht, përmban elementët thelbësorë me karakter dallues për të diferencuar dhe arritur tek konsumatori me synimin që ky i fundit të mund të dallojë këtë markë nga një tjetër. Marka “Z.K” ( fjalë dhe element stilizuara) me numër Regjistrimi nacional “XY” me datë regjistrimi 17 Dhjetor 2012, është regjistruar në përputhje me pikat 1, 2 (“a”, “d”) të nenit 140, si dhe pikës 3 të tij, pasi është paraqitur në formë grafike, si fjalë dhe kombinim ngjyrash. Qëllimi i markës tregtare është krijimi i një përqasjeje të konsumatorit ose me saktë lidhja që vjen midis markës dhe produktit që ai tregon e përkthyer më pas në reputacion të saj në qarkullimin tregtar.

Mallrat që ofrohen nga palët ndërgjyqëse janë të njëjta dhe në këto kushte sjellin konfuzion tek konsumatori. I padituri “A.P” i rezulton të jetë përdorues i paautorizuar i markës tregtare “Z.K”, gjë që rezulton si nga fakti se megjithëse pala paditëse i është drejtuar me shkresë për ndalimin e përdorimit të saj dhe pala e paditur nuk i ka kthyer asnjë përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë reagim tjetër, ashtu edhe nga pamjet, fotot e paraqitura nga pala paditëse ku shihet vendosja e tabelës në adresën që sipas edhe ekstraktit të QKR është adresa e vendit të ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga i padituri “A.P”. Pra, pala e paditur e ka përdorur dhe vijon ta përdorë markën sa kohë që tregton të njëjtin shërbim sikundër dëshmohet nga fotot e administruara në cilësinë e provës dhe megjithëse është në dijeni për pronësinë e kësaj marke, vijon ta përdorë në aktivitetin në treg pavarësisht faktit që nga ekstrakti i QKR-së pala e paditur ka deklaruar emërtim tregtare “Z.K”.

Në nenin 638 të Kodit Civil parashikohet se: “Në varësi të dispozitave që kanë lidhje me mbrojtjen e shenjave dalluese dhe të drejtave të patentës, veprimet e konkurrencës së pandershme kryhen prej cilitdo që:

1. Përdorë emrat ose shenjat dalluese të cilat mund të sjellin ngatërresë me emrat dhe shenjat të përdoruara ligjërisht nga të tjerë ose imiton produktet e një konkurrenti ose kryen veprime të cilat mund të sjellin ngatërresa me produktet dhe veprimtarinë e një konkurrenti.

2. Përdorë vetë drejtpërdrejti ose tërthorazi çdo mjet tjetër që nuk përputhet me parimet e ndershmërisë profesionale dhe mund të dëmtojë veprimtarinë e tjetrit.

Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se pala e paditur ka përdorur markën nëpërmjet ushtrimit të aktivitetit tregtar dhe reklamimit të markës në pronësi të palës paditëse në këto kushte duke ju referuar nenit 638 të Kodit Civil, pala e paditur ka shkelur të drejtat mbi markën “Z. K”, markë e mbrojtur ligjërisht efektet e së cilës fillojnë që në datë 17 Dhjetor 2012 datë e cila sjell të drejtat për palën paditëse.

Neni 10 bis pika 3 Konventa e Parisit 1883 detyron vendet anëtare të ndalojnë të gjitha veprimet që bien ndesh me praktika tregtare të tilla sa konfuzioni merret i mirëqenë ,gjendje kjo që krijon mbrojtje të gjerë përshirë markën tregtare, shenjat dalluese, etiketat, shfaqjet ambalazhuese, formë ose ngjyrë të mallrave ,apo çdo tregues tjetër të mallrave që përdoret nga një biznesmen.

Në kushtet e mësipërme, gjykata konstaton kryerjen e veprimeve që cenojnë të drejtat e pronësisë mbi markën tregtare “Z.K” nga i padituri dhe në përputhje me nenin 167 pika “b” të ligjit Nr.9947 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” urdhëron ndalimin e veprimeve të tjera në shkelje të të drejtave; dhe heqjen ose bllokimin e objekteve (tabelave), që përbëjnë shkelje të të drejtave të markës tregtare.

Pala paditëse ka kërkuar në objektin e padisë edhe një vlerë si dëmshpërblim për dëmin jo pasuror 100.000 lekë të ardhur si pasojë e përdorimit të paautorizuar dhe shkeljen e së drejtës mbi markën dhe konkurrencën e pandershme. Ky kërkim gjen mbështetje në ligjin e posaçëm, nenet 184/b dhe nenin 184/c dhe në dispozitat e Kodit Civil, nenet 608, 625, ashtu edhe praktikën unifikuese të Gjykatës së Lartë, sipas Vendimit Nr.12, datë 14.09.2007 ku cilësohet se: “Në gjykimet me objekt detyrimet që rrjedhin nga shkaktimit të dëmit nëse paditësi kërkon dëmshpërblimin “për të gjitha dëmet” apo “për të gjitha dëmet pasurore dhe jo pasurore”, kjo mënyrë përbën dispononim e tij për kërkimin e dëmshpërblimit për çdo figurë të dëmit pasuror ose jo pasuror”.

Nga provat dhe debati i zhvilluar në procesin gjyqësor rezulton e provuar lidhja shkakësore materiale ndërmjet sjelljes së paligjshme (veprimit a mosveprimit) e me faj dhe dëmit të shkaktuar. Personi përgjegjës në rastin konkret është subjekti i paditur , personi fizik tregtar “A.P” i cili me veprimet e tij të paligjshme, duke reklamuar dhe përdorur emrat ose shenjat dalluese “Z.K” tregton mallra të njëjtë me palën paditëse, i cili është mbajtësi i së drejtës për Markën Tregtare “Z.K”, duke krijuar konfuzion tek konsumatori. Këto veprime konsiderohen të kryera me faj, pasi siç është konstatuar në proces i padituri ka pasur vullnetin për të përfituar ekonomikisht duke e reklamuar markën tregtare të mbrojtur në ambientet e aktivitetit të tij tregtar dhe nuk ka vepruar për ta ndalur këtë as pasi pronari i kësaj marke, “AD” Shpk e ka njoftuar për të drejtat e mbrojtura mbi të. Këto veprime të të paditurit kanë sjellë si pasojë cenimin emrit të mirë tregtar “Z.K” duke i sjellë dëme ekonomike pronarit të saj, shoqërisë “Albania Distribucion” shpk.

Në nenin 184 pika 4 të ligjit nr. Nr.9947 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, parashikohet se: “Shkelësi është përgjegjës për të gjitha dëmet që i janë shkaktuar paditësit. Gjykata, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, vendos masën e dëmshpërblimit, përveç kur është parashikuar ndryshe”.

Pala paditëse nuk ka paraqitur pretendime për rekuperimin e pasojave eventuale ekonomike nga cenimi i të drejtave mbi markën tregtare, por ka pretenduar vetëm dëmin jopasuror në shumën 100.000 lekë. Duke vlerësuar në tërësi rrethanat e faktit, gjykata vlerëson kryesisht sjelljen e të paditurit pas njoftimit me shkrim të palës paditëse mbi të drejtat mbi markën tregtare dhe kohëvazhdimin e cenimit të këtyre të drejtave. Mosveprimi i palës së paditur për marrjen e masave për ndalimin e përdorimit të kësaj marke tregtare passjell cenim të markës tregtare dhe për pasojë cenimin edhe të emrit dhe reputacionit të pronarit ligjor të saj. Në këto kushte gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, çmon të caktojë një dëmshpërblim në favor të palës paditëse në shumën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.