Об интеллектуальной собственности Обучение в области ИС Обеспечение уважения интеллектуальной собственности Информационно-просветительская работа в области ИС ИС для ИС и ИС в области Информация о патентах и технологиях Информация о товарных знаках Информация о промышленных образцах Информация о географических указаниях Информация о новых сортах растений (UPOV) Законы, договоры и судебные решения в области ИС Ресурсы в области ИС Отчеты в области ИС Патентная охрана Охрана товарных знаков Охрана промышленных образцов Охрана географических указаний Охрана новых сортов растений (UPOV) Разрешение споров в области ИС Деловые решения для ведомств ИС Оплата услуг в области ИС Органы по ведению переговоров и директивные органы Сотрудничество в целях развития Поддержка инновационной деятельности Государственно-частные партнерства Инструменты и сервисы на базе ИИ Организация Работа с ВОИС Подотчетность Патенты Товарные знаки Промышленные образцы Географические указания Авторское право Коммерческая тайна Академия ВОИС Практикумы и семинары Защита прав ИС WIPO ALERT Информационно-просветительская работа Международный день ИС Журнал ВОИС Тематические исследования и истории успеха Новости ИС Премии ВОИС Бизнеса Университетов Коренных народов Судебных органов Генетические ресурсы, традиционные знания и традиционные выражения культуры Экономика Финансирование Нематериальные активы Гендерное равенство Глобальное здравоохранение Изменение климата Политика в области конкуренции Цели в области устойчивого развития Передовых технологий Мобильных приложений Спорта Туризма PATENTSCOPE Патентная аналитика Международная патентная классификация ARDI – исследования в интересах инноваций ASPI – специализированная патентная информация Глобальная база данных по брендам Madrid Monitor База данных Article 6ter Express Ниццкая классификация Венская классификация Глобальная база данных по образцам Бюллетень международных образцов База данных Hague Express Локарнская классификация База данных Lisbon Express Глобальная база данных по ГУ База данных о сортах растений PLUTO База данных GENIE Договоры, административные функции которых выполняет ВОИС WIPO Lex – законы, договоры и судебные решения в области ИС Стандарты ВОИС Статистика в области ИС WIPO Pearl (терминология) Публикации ВОИС Страновые справки по ИС Центр знаний ВОИС Серия публикаций ВОИС «Тенденции в области технологий» Глобальный инновационный индекс Доклад о положении в области интеллектуальной собственности в мире PCT – международная патентная система Портал ePCT Будапештская система – международная система депонирования микроорганизмов Мадридская система – международная система товарных знаков Портал eMadrid Cтатья 6ter (гербы, флаги, эмблемы) Гаагская система – система международной регистрации образцов Портал eHague Лиссабонская система – международная система географических указаний Портал eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Посредничество Арбитраж Вынесение экспертных заключений Споры по доменным именам Система централизованного доступа к результатам поиска и экспертизы (CASE) Служба цифрового доступа (DAS) WIPO Pay Текущий счет в ВОИС Ассамблеи ВОИС Постоянные комитеты График заседаний WIPO Webcast Официальные документы ВОИС Повестка дня в области развития Техническая помощь Учебные заведения в области ИС Поддержка в связи с COVID-19 Национальные стратегии в области ИС Помощь в вопросах политики и законодательной деятельности Центр сотрудничества Центры поддержки технологий и инноваций (ЦПТИ) Передача технологий Программа содействия изобретателям (IAP) WIPO GREEN PAT-INFORMED ВОИС Консорциум доступных книг Консорциум «ВОИС для авторов» WIPO Translate для перевода Система для распознавания речи Помощник по классификации Государства-члены Наблюдатели Генеральный директор Деятельность в разбивке по подразделениям Внешние бюро Вакансии Закупки Результаты и бюджет Финансовая отчетность Надзор
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Законы Договоры Решения Просмотреть по юрисдикции

Закон от 04.03.2013 г. № 97 «Об аудиовизуальных средствах массовой информации в Республике Албания», Албания

Назад
Предшествующая редакция  Перейти к последней редакции на WIPO Lex
Подробности Подробности Год версии 2013 Даты вступление в силу: 4 апреля 2013 г. Опубликован: 19 марта 2013 г. Принят: 4 марта 2013 г. Тип текста Прочие тексты Предмет Авторское право и смежные права, Прочее Примечания Статья 142 отменяет действие Закона от 30.09.1998 г. № 8410 «О государственных и частных теле- и радиовещательных компаниях в Республике Албания» (с изменениями) и Закона от 28.05.2007 г. № 9742, «О цифровом вещании в Республике Албания».

Статья 143 предусматривает, что он вступает в силу через 15 дней после его опубликования в Официальном вестнике. Закон был опубликован в Официальном вестнике от 19 марта 2013 года и вступил в силу 4 апреля 2013 года.

Имеющиеся тексты

Основной текст(-ы) Смежный текст(ы)
Основной(ые) текст(ы) Основной(ые) текст(ы) Албанский Ligj Nr. 97/2013, datë 4.3.2013, për mediat audiovizive në republikën e shqipërisë         Английский Law No. 97 of March 4, 2013, on the Audiovisual Media in the Republic of Albania     
 Law No. 97 of March 4, 2013, on the Audiovisual Media in the Republic of Albania

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare www.qbz.gov.al

Nr. 37 19 mars 2013

P Ë R M B A J T J A

Faqe

Ligj nr. 97/2013 datë 4.3.2013

Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë................ 1497

1497

LIGJ Nr. 97/2013

PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Objekti

Ky ligj rregullon veprimtarinë e mediave audiovizive dhe shërbimeve mbështetëse të tyre, mbi bazën e parimit të asnjanësisë teknologjike në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2 Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për transmetimet audiovizive lineare, transmetimet audiovizive jolineare dhe shërbimet mbështetëse të tyre. Ky ligj nuk zbatohet për median e shkruar.

Neni 3 Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Abonim” është kontrata e shërbimit, lidhur midis ofruesit të shërbimeve mediatike

audiovizive me pagesë dhe marrësit të këtyre shërbimeve. 2. “Akses i kushtëzuar” është çdo masë dhe/ose rregullim teknik që mundëson marrjen në

formë të kuptueshme të shërbimeve të mbrojtura, kundrejt një autorizimi individual paraprak. 3. “AMA” është Autoriteti i Mediave Audiovizive. 4. “Aparat marrës” është bashkësia e pajisjeve elektronike, që realizon marrjen dhe

shfaqjen e transmetimeve audiovizive për përdoruesit dhe çdo aparat tjetër apo program i lidhur me të për këtë qëllim.

1Ky ligj është përafruar plotësisht me direktivën 2010/13/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 10 mars 2010 “Për koordinimin e disa dispozitave të parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative në shtetet anëtare, lidhur me ofrimin e shërbimit të transmetimeve me zë dhe figurë” (Direktiva për Shërbimin Mediatik me Zë dhe Figurë, versioni i kodifikuar), Numri CELEX: 32010L0013, Fletore Zyrtare e BE-së, Seria L 95, datë 15. 4. 2010.

1498

5. “Autoritet i komunikimeve elektronike dhe postare ose AKEP” është autoriteti përgjegjës rregullator për komunikimet elektronike, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

6. “Dritare teleshitjesh” janë oferta të drejtpërdrejta për publikun gjatë transmetimit, të cilat zgjasin minimalisht 15 minuta, me qëllim shitjen e mallrave ose shërbimeve, përfshirë pasuri të paluajtshme, të luajtshme ose të drejta të tjera, kundrejt pagesës. Dritaret e teleshitjeve mund të përfshijnë ose jo mundësinë e pagesës së atypëratyshme përkundrejt ofrimit të mallrave, shërbimeve apo të drejtave të tjera reale e intelektuale subjekt i tyre.

7. “Komunikim i fshehtë audioviziv me natyrë tregtare” është paraqitja me fjalë ose figurë e mallrave, shërbimeve, emërtimit, markës së prodhimit ose i veprimtarive të një prodhuesi mallrash ose ofruesi shërbimesh, në programe, kur një paraqitje e tillë, nga ofruesi i shërbimit të mediave, ka për qëllim të shërbejë si reklamë dhe mund të mashtrojë publikun mbi natyrën e tij. Një paraqitje e tillë konsiderohet se ka për qëllim të shërbejë si reklamë, kur bëhet kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera.

8. “Komunikimi tregtar audioviziv” është mesazhi me zë ose imazhi me ose pa zë që është krijuar për të promovuar, drejtpërdrejt ose jo, mallrat, shërbimet ose imazhin e subjekteve që kryejnë një aktivitet ekonomik. Ai shoqërohet ose përfshihet në një program kundrejt pagesës ose shpërblimit të ngjashëm përkatës, apo për qëllime vetëpromovuese. Format e komunikimeve audiovizive me natyrë tregtare janë:

a) reklamat në shërbimet audiovizive; b) sponsorizimet; c) shitjet e drejtpërdrejta; ç) dritaret e teleshitjeve; d) vendosja e produkteve në programe. 9. “Komunitet”, në kuptim të këtij ligji, është bashkësia e individëve në një vendndodhje

gjeografike të caktuar, ose bashkësia e individëve që kanë një interes të veçantë të përbashkët. 10. “Komunitet me nevoja të veçanta shqisore” është komuniteti me mangësi të pjesshme

ose të plotë shikimi ose dëgjimi, aftësia e të cilëve për të perceptuar sinjale audio apo audiovizive është e kufizuar në atë masë që bën të pamundur gëzimin e së drejtës së informimit.

11. “Mbulim i përgjithshëm” është mbulimi nga një shërbim pa pagesë i transmetimit për të paktën 95 për qind të popullsisë në Republikën e Shqipërisë.

12. “Ministri” është ministri që mbulon fushën e komunikimeve elektronike. 13. “Mjete tokësore për shpërndarjen e një shërbimi transmetimi audioviziv” janë mjetet për

shpërndarjen e një shërbimi të tillë nëpërmjet valëve. 14. “Multipleks”është një pajisje teknike për vijimin e sinjaleve numerike dhe bashkimin e

tyre në një fluks numerik të dhënash. 15. “Ndërfaqet e programeve aplikative” janë përshtatës programorë midis aplikimeve të

vëna në dispozicion nga OSHMA-të dhe kapaciteteve të pajisjeve të përmirësuara të transmetimeve audiovizive numerike.

16. “Ngjarje me rëndësi të madhe” është një ngjarje me rëndësi publike në Shqipëri, ose në një pjesë të saj, me natyrë sportive ose josportive, e cila përmbush të paktën dy nga kushtet e mëposhtme:

a) për ngjarjen ka një interes të veçantë dhe të përhapur në vend, ku personat e interesuar janë edhe të tjerë, përveç atyre, të cilët zakonisht ndjekin ngjarje të tilla përmes televizionit;

b) ngjarja gëzon njohje të gjerë nga publiku i përgjithshëm, ka një ndikim kulturor të rëndësishëm, forcon identitetin kulturor dhe nuk ka përmbajtje partiake;

c) ngjarja përfshin pjesëmarrjen e skuadrës kombëtare të një disipline sportive të veçantë, në një ngjarje ose garë të rëndësishme ndërkombëtare;

1499

ç) ngjarja historikisht është transmetuar pa pagesë përmes televizionit dhe ka pasur një shikueshmëri të lartë në vend.

17. “Ofrues shërbimi mediatik audioviziv (OSHMA)” është personi fizik ose juridik, që ka përgjegjësinë editoriale për zgjedhjen e përmbajtjes së shërbimeve të transmetimit audioviziv dhe që vendos mënyrën e organizimit të saj.

18. “Operatori i rrjetit numerik” është personi juridik që ofron infrastrukturën teknike për shpërndarjen tokësore dhe bashkimin e programeve numerike dhe shërbimeve shtesë të përfshira në fluksin numerik të të dhënave.

19. “Organizues i ngjarjes” është personi fizik ose juridik, që ka të drejtën ligjore për shitjen dhe shpërndarjen e ngjarjes.

20. “Pajisje e aksesit të kushtëzuar” është çdo pajisje ose program i projektuar ose i përshtatur për dhënien e aksesit në një shërbim të mbrojtur në një formë të kuptueshme dhe të qartë.

21. “Pajisje e ndaluar” është çdo pajisje ose program i projektuar ose i përshtatur për dhënien e aksesit në një shërbim të mbrojtur në një formë të kuptueshme, të qartë, pa autorizimin e ofruesit të shërbimit.

22. “Përgjegjësi editoriale” është ushtrimi i kontrollit efektiv mbi përzgjedhjen e programeve dhe organizimin e tyre në:

a) një listë dhe orar, në rastin e shërbimeve të transmetimit të drejtpërdrejtë audioviziv; b) një katalog, në rastin e shërbimeve të programit audioviziv, sipas kërkesës. 23. “Prodhime të pavarura” janë aktivitete të prodhimit të veprave audiovizive, të cilat

plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme: a) kur nuk janë të kontrolluara ose të lidhura me transmetues me licencë ose me autorizim

për transmetimin; b) kur për një periudhe prej tre vitesh, të paktën 90 për qind e këtyre prodhimeve nuk janë

të destinuara për një transmetues të vetëm. 24. “Prodhues i pavarur” është personi fizik a juridik, që nuk është i përfshirë në prodhimin

e shërbimeve mediatike audiovizive, i cili prodhon filma, programe reklamash, transmetime ose programe me natyrë individuale audiovizive.

25. “Program radio” është tërësia e mesazheve audio që përbëjnë një element individual brenda një liste apo katalogu të krijuar nga ofruesi i shërbimit, forma dhe përmbajtja e të cilit janë të krahasueshme me formën dhe përmbajtjen e transmetimit radio.

26. “Program televiziv” është tërësia e imazheve lëvizëse, me ose pa zë, që përbëjnë një element individual brenda një liste apo katalogu të krijuar nga ofruesi i shërbimit, forma dhe përmbajtja e të cilit janë të krahasueshme me formën dhe përmbajtjen e transmetimit televiziv. Shembujt e programeve përfshijnë filma, ngjarje sportive, komedi, dokumentarë, programe për fëmijë dhe drama origjinale.

27. “Reklamë” është çdo formë e publikimit të transmetuar kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera nga një sipërmarrje publike ose private apo nga një person për qëllime vetëreklamuese, lidhur me veprimtari të veta tregtare e fitimprurëse, profesionale ose ekspertizë, si dhe për mbështetjen e pajisjes me mallra ose shërbime, përfshirë këtu pasuri të paluajtshme, të drejta e detyrime të tjera, përkundrejt pagesës.

28. “Reklama institucionale” janë reklamat e porositura nga një institucion shtetëror, për të promovuar veprimtarinë e institucionit, me qëllim që të nxisë, të përkrahë dhe mbrojë vlerat dhe qëndrimet që konsolidojnë demokracinë, mirëqenien, shëndetin publik dhe sigurinë kombëtare.

29. “Reklama ndërvepruese” janë reklamat, të cilat lejojnë përdoruesin të marrë përmbajtje më të detajuar të reklamës nga pjesa e publikuar e programit përkatës.

30. “Reklamat në ekran të ndarë” janë reklamat që shfaqen në kënd të ekranit në mënyrë të njëkohshme me transmetimin e programit, si logo, tekst i lëvizshëm, kënde reklamimi dhe forma të tjera reklame.

1500

31. “Reklama politike” janë reklama me përmbajtje thelbësore politike, që kanë për qëllim të arrijnë objektiva politikë.

32. “Reklamë virtuale” është reklama e krijuar përmes përpunimit grafik me teknologji digjitale për të futur imazhe në një program televiziv të transmetuar direkt ose me regjistrim.

33. “Reklamë e zakonshme” është transmetimi i reklamave, kohëzgjatja e të cilave nuk i kalon 90 sekonda.

34. “Reklamë e zgjeruar” është një transmetim për qëllim fitimi që i kalon 90 sekonda, e cila i jep publikut informacion të detajuar për mallrat, shërbimet, shoqëritë, individët dhe organizatat tregtare, veprimtarinë ose idetë e tyre.

35. “Reklamë në televizion” është çdo formë e publikimit, e transmetuar nga një transmetues televiziv, kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera ose transmetim për qëllime vetëreklamuese, nga një sipërmarrje publike apo private ose nga një person fizik, lidhur me veprimtari të veta tregtare e fitimprurëse, profesionale ose ekspertizë, me qëllim për të promovuar ofrimin e mallrave ose shërbimeve, përfshirë këtu pasuri të paluajtshme, të drejta dhe detyrime të tjera, kundrejt pagesës.

36. “Rrjetet e komunikimeve elektronike” janë sistemet e transmetimit dhe, nëse ekzistojnë, sistemet e komutimit ose rrugëzimit dhe burime të tjera, të cilat lejojnë përcjelljen e sinjaleve nëpërmjet përcjellësve, radios, mjeteve optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike, duke përfshirë rrjetet satelitore, rrjetet fikse, me komutim të qarqeve ose me komutim të paketave, përfshirë internetin, rrjetet e lëvizshme tokësore, sistemet e kabllove elektrike në raste kur ato përdoren për transmetimin e sinjaleve, rrjetet e përdorura për transmetimet audiovizive dhe rrjetet kabllore televizive, pavarësisht nga tipi i informacionit të përcjellë.

37. “Sponsorizim” është çdo kontribut i bërë nga një person juridik publik ose privat ose nga një person fizik, i cili nuk është i përfshirë në ofrimin e shërbimeve audiovizive ose në prodhimin e veprave audiovizive, për të financuar shërbimet ose programet e medias audiovizive, me qëllim për të promovuar emrin, markën, imazhin, veprimtaritë ose prodhimet e atij personi juridik ose fizik.

38. “Shërbim i transmetimit audio” është një shërbim transmetimi, i cili përhap ose shpërndan lajme, audio, shenja ose sinjale, me qëllim marrjen e tyre të drejtpërdrejtë nga publiku i gjerë.

39. “Shërbim i transmetimit publik” përfshin shërbimet pa pagesë të transmetimit të RTSH- së.

40. “Shërbim programi audioviziv” është një tërësi programesh audiovizive të çdo lloji dhe që përhapet ose shpërndahet drejtpërsëdrejti ose jo për marrjen nga publiku i gjerë.

41. “Shërbime të mbrojtura” janë: a) shërbime të transmetimit audio dhe/ose audiovizive dhe shërbime të shoqërisë së

informacionit që ofrohen për qëllime fitimi mbi bazën e aksesit të kushtëzuar; b) ofrimi i aksesit të kushtëzuar për shërbimet e cituara në shkronjën “a” të kësaj pike. 42. “Shërbimet audiovizive, sipas kërkesës” janë shërbimet jolineare mediatike audiovizive

të ofruara nga ofruesi i shërbimit mediatik në momentin e zgjedhur nga përdoruesi, në bazë të kërkesës së tij, mbështetur në një katalog programi të ofruar për këtë qëllim nga ofruesi i shërbimit mediatik.

43. “Shërbimi mediatik audioviziv” është një shërbim nën përgjegjësinë editoriale të një operatori të shërbimit mediatik, qëllimi kryesor i të cilit është ofrimi i programeve informuese, argëtuese ose edukuese, për publikun e gjerë, nëpërmjet rrjeteve të komunikimit elektronik. Një shërbim i tillë mediatik audioviziv është ose një transmetim televiziv ose një shërbim mediatik audioviziv, sipas kërkesës dhe/ose një komunikim tregtar audioviziv, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

1501

44. “Shërbimi televiziv me ekran të gjerë” është një shërbim televiziv që konsiston tërësisht ose pjesërisht në programe të prodhuara për t’u shfaqur në një format me ekran të gjerë. Formati referencë për shërbimin e televizionit me ekran të gjerë është formati 16:9.

45. “Teleshitje” janë programet e transmetuara, që përbëjnë një ofertë të drejtpërdrejtë për publikun për shitjen apo sigurimin e mallrave, shërbimeve ose pasurive të tjera të paluajtshme apo pronësisë intelektuale.

46. “Transmetim jolinear” është ofrimi i shërbimit të programit audio dhe/ose audioviziv për marrje, sipas kërkesës individuale dhe në momentin e zgjedhur nga përdoruesit.

47. “Transmetim linear” është ofrimi i shërbimit të programit audio dhe/ose audioviziv për marrje të njëkohshme të tyre nga dëgjuesit dhe/ose shikuesit.

48. “Transmetim pa pagesë” është transmetimi, për marrjen e të cilit nuk i paguhet tarifë subjektit që e siguron këtë shërbim.

49. “Transmetimet komunitare” janë transmetimet audio për komunitetin, të ofruara jo për qëllime fitimi, të veçanta nga shërbimi i transmetimit publik dhe privat, që ofrohen sipas përcaktimeve të këtij ligji, për zhvillimin social dhe përmbushjen e interesave të komunitetit.

Konsiderohen si transmetime komunitare transmetimet audio të posaçme, të dedikuara vetëm për personat me mangësi të pjesshme ose të plotë shikimi.

50. “Transmetimi televiziv” është transmetimi linear i një shërbimi audioviziv, i siguruar nga OSHMA për shikimin e njëkohshëm të programeve, mbi bazën e një skeme programesh.

51. “Vendosje e produktit” është çdo formë e komunikimeve me natyrë tregtare audio dhe/ose audiovizive, që përfshijnë ose i drejtohen një malli, shërbimi ose marke tregtare, që shfaqet ose përmendet në një transmetim, përkundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera të ngjashme.

52. “Vepra europiane” janë: a) veprat që e kanë origjinën në shtetet anëtare të Bashkimit Europian; b) veprat që e kanë origjinën në shtete, të cilat janë palë në Konventën Europiane për

Televizionin Ndërkufitar të Këshillit të Europës, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 8525, datë 9.9.1999 “Për ratifikimin e konventës europiane për televizionin ndërkufitar” dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara në shkronjën “c” të kësaj pike;

c) veprat e përmendura në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike janë vepra të prodhuara kryesisht nga autorë dhe me punonjës që e kanë rezidencën e tyre në një nga shtetet anëtare të përmendura në shkronjën “a” dhe “b” të kësaj pike dhe që plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme:

i) janë prodhuar nga një ose më shumë prodhues të themeluar në një ose më shumë nga këto shtete;

ii) prodhimi i veprave mbikëqyret dhe kontrollohet efektivisht nga një ose më shumë prodhues të themeluar në një ose më shumë nga këto shtete;

iii) kontributi i bashkëprodhuesve të këtyre shteteve, në koston totale të prodhimit të përbashkët, është dominues dhe bashkëprodhimi kontrollohet nga një ose më shumë prodhues të themeluar në këto shtete;

ç) veprat e bashkëprodhuara në kuadër të marrëveshjeve që lidhen me sektorin e transmetimeve audio dhe/ose audiovizive, të përfunduara ndërmjet Bashkimit Europian dhe shteteve të treta dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara në këto marrëveshje;

d) veprat, të cilat nuk janë evropiane, në kuptimin e shkronjave “a” dhe “b” të kësaj pike, por që janë prodhuar, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe për prodhim të përbashkët, të përfunduara ndërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe shteteve të treta, konsiderohen vepra europiane, kur bashkëprodhuesit nga Bashkimi Europian ofrojnë pjesën më të madhe të kostove të prodhimit dhe kur prodhimi nuk kontrollohet nga një ose më shumë prodhues të vendosur jashtë territorit të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

1502

53. “Zonë mbulimi me transmetim radioteleviziv” është territori, në të cilin intensiteti i sinjalit përmbush kërkesat e cilësisë së marrjes së sinjalit, të përcaktuar në aktet ndërkombëtare mbi transmetimet radiotelevizive.

Neni 4 Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive

1. Transmetimet audiovizive zhvillohen mbi bazën e këtyre parimeve: a) veprimtaria e transmetimeve audiovizive është e lirë; b) veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton paanshmërisht të drejtën për

informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut. Kjo veprimtari respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve;

c) veprimtaria e transmetimeve audiovizive nuk lejohet të cenojë rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin kombëtar;

ç) veprimtaria e transmetimeve audiovizive siguron informim objektiv dhe të paanshëm të publikut, duke paraqitur në mënyrë të saktë faktet dhe ngjarjet, si dhe duke respektuar formimin e lirë të opinionit;

d) veprimtaria e transmetimeve audiovizive garanton të drejtën e çdo shtetasi për të marrë shërbime të transmetimeve audio dhe/ose audiovizive, të ofruara për publikun nga operatorët e shërbimeve audiovizive, që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen edhe nga këto parime:

a) garantimi i lirisë së shprehjes; b) garantimi i së drejtës së informimit; c) ruajtja e sekretit të burimeve të informacionit; ç) respektimi dhe garantimi i së drejtës së ruajtjes së jetës private. d) moslejimi i transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve; dh) moslejimi i transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën; e) garantimi i së drejtës së përgjigjes; ë) garantimi i së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të; f) respektimi i fqinjësisë së mirë midis popujve; g) respektimi i standardit letrar të gjuhës shqipe.

Neni 5 Liria e marrjes dhe e ritransmetimit

Shqipëria siguron lirinë e marrjes dhe të ritransmetimit nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe të shteteve të treta europiane, palë të Konventës Europiane për Televizionin Ndërkufitar të Këshillit të Europës dhe, në raste të veçanta, mund të kufizojë lirinë e transmetimit të këtyre shërbimeve vetëm në bazë të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare dhe të këtij ligji.

KREU II AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE (AMA)

Neni 6 Statusi i AMA-s

1. AMA është autoriteti rregullator në fushën e shërbimeve të transmetimeve audio dhe audiovizive dhe shërbimeve të tjera mbështetëse në territorin e Republikës së Shqipërisë.

1503

2. AMA është person juridik publik, i pavarur, me seli në Tiranë. 3. AMA vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi

në Republikën e Shqipërisë. Neni 7

Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave

1. Anëtarë të AMA-s nuk mund të jenë individët që: a) janë anëtarë të partive dhe shoqatave politike, kandidojnë për deputet apo janë zgjedhur të

tillë gjatë 2 legjislaturave të fundit, kanë konkurruar për kryetar të njësive vendore në zgjedhjet e fundit të organizuara për to apo kanë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave apo të prefektit gjatë 3 vjetëve të fundit, si dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjës të këtij të fundit;

b) janë persona të lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” ose që kanë në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte.

2. Anëtarët e AMA-s duhet të deklarojnë: a) çdo interes apo lidhje me ndonjë subjekt të licencuar nga AMA; b) çdo interes të mundshëm në ndonjë licencë, që AMA ka dhënë ose synon të japë, si dhe

nuk mund të marrin pjesë në diskutimin apo vendimmarrjen e çështjeve të lidhura me këta interesa apo lidhje, që përbëjnë raste për skualifikim, sipas nenit 37 të Kodit të Procedurave Administrative.

3. AMA harton dhe miraton një kod sjelljeje, lidhur me rregullimin e veprimtarisë së saj për çështjet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe miraton kodet e të njëjtit lloj për administratën e AMA-s dhe bordeve që mund të ngrejë.

4. Anëtarët e AMA-s nuk lejohet të shprehen ose të mbajnë qëndrime publike që cenojnë paanshmërinë e tyre, në raport me interesat e përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.

5. Anëtarët e AMA-s duhet të mos influencohen financiarisht apo politikisht dhe duhet të veprojnë gjatë gjithë kohës për të përmbushur dhe thelluar objektivat e AMA-s.

Neni 8 Përbërja e AMA-s

1. AMA përbëhet nga Kryetari, Zëvendëskryetari dhe 5 anëtarë. 2. Kandidat për t’u zgjedhur anëtar i AMA-s mund të jetë çdo person, i cili ka përvojë pune

jo më pak se 10 vjet në fushat e: a) medias në përgjithësi; b) transmetimeve audiovizive të shërbimit publik, tregtar ose jotregtar; c) prodhimit të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive; ç) teknologjive të medias; d) ekonomisë, administrimit dhe rregullave te konkurrencës; dh) çështjeve të zhvillimit të gjuhës shqipe; e) çështjeve që lidhen me personat me aftësi të kufizuar e grupeve të tjera vulnerabël; ë) artit, kulturës e muzikës; f) drejtësisë, ligjit, administrimit publik; g) shkencës, mjedisit dhe zhvillimit teknologjik; gj) mbrojtjes së konsumatorit;

1504

h) veprimtarive shoqërore, edukuese dhe zhvillimit të bashkësive lokale, publike e kombëtare, të cilat kanë lidhje ose ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëllimet e veprimtarisë audiovizive, siç përcaktohet në këtë ligj.

3. Kryetari dhe Zëvendëskryetari i AMA-s janë me kohë të plotë. Paga e Kryetarit, e Zëvendëskryetarit dhe shpërblimi i 5 anëtarëve të tjerë caktohet në përputhje me ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të pavarura të krijuara me ligj”.

Neni 9 Zgjedhja e anëtarëve të AMA-s

1. Anëtarët e AMA-s zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

2. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, brenda 30 ditëve nga krijimi i një vendi vakant, fton, me anë të mjeteve të informimit publik, për paraqitjen e kandidaturave, subjektet e mëposhtme:

a) shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike; b) shoqatat e medias së shkruar; c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike; ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe

Dhomën Kombëtare të Avokatisë; d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të

fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.

Subjektet e mësipërme propozojnë kandidaturat brenda 30 ditëve nga marrja e ftesës. 3. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik bën përzgjedhjen, sipas

përcaktimeve të neneve 7 dhe 8 të këtij ligji, mes të paktën 4 kandidaturave për çdo vend anëtari të AMA-s.

4. Për përzgjedhjen e kandidaturave alternative për çdo vend anëtari të AMA-s, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zbaton procedurën e mëposhtme:

a) shqyrton të gjitha kandidaturat e paraqitura nga subjektet propozuese; b) kandidaturat e administruara, në bazë të propozimeve të mësipërme, i nënshtrohen

përjashtimit një nga një. Procedura e përjashtimit zbatohet sipas radhës: një nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe një nga përfaqësuesit e opozitës.

Në çdo rast komisioni mban parasysh ruajtjen e balancës, tre kandidatë të mbështetur nga shumica parlamentare, tre të mbështetur nga opozita. Kandidatët për anëtarë të AMA-s i propozohen për miratim seancës plenare.

Përjashtimi i çdo kandidature duhet të argumentohet duke garantuar respektimin e parimit të moscenimit të integritetit personal dhe profesional të kandidatëve.

5. Pas përfundimit të mandatit, anëtari i AMA-s, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e anëtarit të ri.

Neni 10 Zgjedhja e Kryetarit të AMA-s

1. Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht Kryetari i AMA-s zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të AMA-s, sipas nenit 9 të këtij ligji.

2. Jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kryetarit të AMA-s, Kuvendi i Shqipërisë publikon shpalljen për vendin vakant të Kryetarit të AMA-s. Çdo shtetas që plotëson

1505

kushtet e nenit 7 dhe 8 të këtij ligji mund të paraqitet si kandidat për Kryetar i AMA-s. Kërkesa paraqitet e shoqëruar me dokumentacionin përkatës që provon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtar të AMA-s.

3. Lista e kandidatëve i kalon Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për të verifikuar përmbushjen e kritereve të përcaktuara në këtë ligj. Në këtë listë nuk mund të përfshihen ose, nëse janë përfshirë, përjashtohen kandidatët e propozuar për anëtarë të AMA-s, sipas pikës 4 të nenit 9 të këtij ligji. Komisioni, pas verifikimit të kandidaturave, zbaton procedurën si më poshtë:

a) komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit. Çdo anëtar i komisionit mund të mbështesë deri në katër kandidatë;

b) nëse dy apo më shumë kandidatë gëzojnë të njëjtën mbështetje, përzgjedhja e tyre bëhet me short;

c) përfaqësuesit e pakicës parlamentare në komision përjashtojnë dy nga katër kandidatët e përzgjedhur. Kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim;

ç) Kryetar i AMA-s zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

Neni 11 Zëvendëskryetari i AMA-s

1. AMA zgjedh si Zëvendëskryetar një nga anëtarët e AMA-s, të zgjedhur mbi bazën e mbështetjes së propozimit të opozitës, sipas pikës 4 të nenit 9 të këtij ligji.

2. Zgjedhja zhvillohet me votim të fshehtë, sipas procedurës së mëposhtme: a) në një fletë votimi shkruhen emrat e tre anëtarëve të AMA-s, sipas pikës 1 të këtij neni; b) secili prej anëtarëve voton, duke bërë shënimin përkatës, për një nga emrat që janë në

fletëvotim; c) anëtari që ka marrë 5 vota zgjidhet Zëvendëskryetar i AMA-s; ç) në rast se asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë numrin e kërkuar të votave bëhet një raund

i dytë votimi. Anëtari që merr më shumë vota në raundin e dytë zgjidhet Zëvendëskryetar i AMA-s. Votimi zhvillohet brenda së njëjtës ditë.

3. Mbledhja për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit, kur mungon Kryetari, drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë i AMA-s dhe procedura e zgjedhjes zhvillohet në prani të një noteri.

Neni 12 Lirimi nga detyra

1. Kryetari, Zëvendëskryetari dhe çdo anëtar i AMA-s lirohet nga detyra nga organi që e zgjedh kur:

a) dënohet nga gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; b) bëhet i paaftë përgjithmonë për kryerjen e detyrës për shkaqe shëndetësore; c) mungon pa arsye në më shumë se një të tretën e mbledhjeve të AMA-s, brenda 1 viti; ç) vërtetohet se janë shkelur detyrimet e nenit 7 të këtij ligji; d) i hiqet zotësia për të vepruar; dh) jep dorëheqjen. 2. Lirimi nga detyra i një anëtari të AMA-s mund të kërkohet nga Komisioni i Edukimit dhe

Mjetet e Informimit Publik ose nga jo më pak se 5 anëtarë të AMA-s. Kuvendi e shqyrton kërkesën brenda 10 ditëve.

3. Para se të lirohet një anëtar i AMA-s, atij i jepet mundësia për të parashtruar pretendimet e tij para Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Vendimi për të liruar Kryetarin,

1506

Zëvendëskryetarin, një anëtar ose më shumë se një anëtar duhet të jetë i bazuar në ligj dhe i arsyetuar për shkaqet që çojnë në lirimin e tyre. Vendimi i Kuvendit publikohet.

4. Kryetari, Zëvendëskryetari dhe çdo anëtar i AMA-s mund të japë dorëheqjen me shkrim në çdo kohë. Dorëheqja i paraqitet AMA-s në mbledhjen e radhës dhe i dërgohet Kuvendit sa më parë.

5. Kur konstatohet njëri nga rastet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, Kryetari i AMA-s njofton me shkrim brenda 5 ditëve Kuvendin.

6. Në çdo rast lirimi zgjidhet një zëvendësues, duke ndjekur procedurën e parashikuar për zgjedhjen dhe për një kohë të barabartë me kohën që i kishte mbetur pararendësit që u lirua.

Neni 13 Kuorumi dhe vendimmarrja

1. Mbledhjet e AMA-s janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se 4 anëtarë. 2. Vendimet e AMA-s merren kur për to votojnë pro shumica e anëtarëve të pranishëm, me

përjashtim të rasteve të parashikuara ndryshe në këtë ligj. 3. Mbledhjet e AMA-s mbahen sipas rregullores së brendshme dhe thirren në bazë të

programit të miratuar paraprakisht nga Kryetari ose të paktën 3 anëtarë. 4. Në rastet kur rezultati i votimit është i barabartë dhe votimi nuk ka qenë i fshehtë, vota e

Kryetarit është vendimtare. 5. Procedurat e vendimmarrjes, zbatimi i tyre dhe thirrja e mbledhjeve jashtë radhe hartohen

sipas dispozitave të ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike” dhe janë pjesë e rregullores së brendshme. Rregullorja propozohet nga Kryetari dhe miratohet nga AMA me shumicë të cilësuar.

Neni 14 Kompetencat e Kryetarit të AMA-s

1. Kryetari është drejtues i AMA-s dhe ka përgjegjësi, sipas përcaktimeve të nenit 8 të ligjit nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

2. Kryetari ushtron këto detyra kryesore: a) organizon, bashkërendon e drejton mbledhjet dhe veprimtarinë e AMA-s. Në

bashkëpunim me sekretarin e përgjithshëm, drejton veprimtarinë e administratës së AMA-s, në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret e AMA-s;

b) i propozon AMA-s tematikën e mbledhjeve, rendin e ditës, problemet që do të shqyrtohen së bashku me projektvendimet e relacionet përkatëse;

c) përfaqëson AMA-n në marrëdhëniet me të tretët dhe me organizatat ndërkombëtare; ç) raporton në Kuvend për veprimtarinë vjetore të AMA-s. 3. Në zbatim të detyrave të veta, Kryetari nxjerr urdhra dhe udhëzime në përputhje me

rregulloren e brendshme. 4. Në mungesë të Kryetarit ose në bazë të delegimit, funksionet e tij i kryen

Zëvendëskryetari.

Neni 15 Organizimi dhe administrata e AMA-s

1. Pranë AMA-s vepron administrata e saj, e cila realizon të gjithë veprimtarinë e nevojshme, përgatitore e administrative. Kriteret e punësimit dhe ngritjes në detyrë bëhen nga AMA, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 8549, dt. 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

1507

2. Struktura dhe organika e AMA-s propozohen nga ky institucion dhe miratohen nga Kuvendi.

3. Administrata e AMA-s drejtohet nga sekretari i përgjithshëm. 4. Sigurimet shoqërore, pensionet suplementare, si dhe privilegjet e tjera ligjore në fuqi për

institucionet e të njëjtit nivel zbatohen edhe për administratën e AMA-s.

Neni 16 Sekretari i përgjithshëm i AMA-s

1. Sekretari i përgjithshëm i AMA-s është nëpunësi më i lartë civil në administratën e AMA- s, përgjigjet para tij për funksionimin e kësaj administrate dhe ka përgjegjësi menaxheriale të nëpunësit të autorizuar, sipas përcaktimeve të nenit 9 të ligjit nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

2. Sekretari i përgjithshëm ushtron funksionet e tij sipas udhëzimeve dhe drejtimit të përcaktuar nga AMA dhe përgjigjet para tij për mënyrën e zbatimit të tyre.

3. Sekretari i përgjithshëm mund të delegojë disa nga funksionet e veta te ndonjë nëpunës i administratës, sipas nevojës dhe vlerësimit të tij, përveç kur kjo nuk është e mundur.

4. Sekretari i përgjithshëm përzgjidhet nga AMA në bazë të kandidaturave fituese të një kandidimi publik, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Neni 17 Detyrat e sekretarit të përgjithshëm

Sekretari i përgjithshëm përgjigjet për: a) mbarëvajtjen e menaxhimit të burimeve financiare të AMA-s, regjistrimin e llogarive dhe

kontrollin dhe raportet e bëra në këtë drejtim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit; b) sistemin, procedurat dhe praktikat e vlerësimit për realizimin e efiçencës financiare të

AMA-s në ushtrim të funksioneve të veta; c) çdo çështje që lidhet apo prek veprimtarinë e AMA-s, e paraqitur në raportin vjetor të

Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ky i fundit paraqet në Kuvend; ç) çdo çështje, që lidhet me shpenzimin e fondeve të akorduara nga Buxheti i Shtetit për

financimin e projekteve të veçanta; d) çështjet e administrimit të burimeve njerëzore dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi për

nëpunësin civil.

Neni 18 Objektivat e veprimtarisë së AMA-s

1. AMA, në ushtrimin e funksioneve të veta, siguron: a) që të gjitha shërbimet audiovizive të përmbushin sa më mirë nevojat e qytetarëve të

Republikës së Shqipërisë, duke respektuar gjuhën dhe larminë e traditave, besimeve fetare, kulturës dhe moralit të qytetarëve;

b) ruajtjen dhe mbështetjen e vlerave demokratike të përcaktuara në Kushtetutë, veçanërisht lirinë e shprehjes dhe të medias;

c) ofrimin e shërbimeve të shumëllojshme dhe pa pagesë. 2. AMA nxit: a) promovimin e programeve të shumëllojshme dhe pa pagesë; b) sigurimin e shumëllojshmërisë dhe cilësisë së lartë të programeve dhe me risi nga

OSHMA-të publike e private;

1508

c) përmbushjen e objektivave nga transmetuesit e shërbimit publik, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

ç) rritjen e shumëllojshmërisë së shërbimeve audiovizive; d) realizimin e një mjedisi rregullator, që lehtëson zhvillimin e sektorit të transmetimeve

audiovizive në Shqipëri dhe që është i përgjegjshëm për nevojat e dëgjuesve e shikuesve dhe në veçanti për personat me nevoja të veçanta shqisore;

dh) zhvillimin e shërbimeve të transmetimit dhe programeve në gjuhën shqipe. 3. AMA, në ushtrimin e funksioneve të tij, siguron që marrja e masave përkatëse: a) të jetë në përpjesëtim me objektivat e përcaktuar në këtë nen; b) të miratojë rregullore që synojnë zhvillim të qëndrueshëm për OSHMA-të; c) të mundësojë dhe të nxisë zhvillimin teknologjik dhe zbatimin e tij në sektorin e

transmetimit.

Neni 19 Funksionet e AMA-s

1. Funksionet kryesore të AMA-s janë: a) shqyrtimi i propozimeve dhe aplikimeve për ushtrimin e shërbimeve të transmetimit,

përfshirë aplikimet për transmetime numerike dhe dhënia e autorizimeve ose licencave përkatëse, në përputhje me këtë ligj, përfshirë shërbimet e ofruara nga RTSH-ja;

b) lëshon dhe heq licencat dhe/ose autorizimet me shumicë të cilësuar; c) garantimi i konkurrencës së ndershme, duke siguruar njëkohësisht zhvillimin e mëtejshëm

të RTSH-së; ç) bashkëpunimi me Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorit për garantimin e mbrojtjes së

konsumatorëve në fushën e mediave elektronike, në rastin e praktikave të pandershme të OSHMA- ve dhe të ofrimit të shërbimeve me çmime abuzive;

d) hartimi i strategjive për ofrimin e shërbimeve të transmetimit në Republikën e Shqipërisë; dh) mbikëqyrja e zbatimit të kontratës së shërbimit të lidhur me RTSH-në; e) hartimi dhe miratimi i kodit dhe rregulloreve të transmetimit audioviziv dhe akteve të

tjera nënligjore, në zbatim të këtij ligji; ë) hartimi dhe miratimi i rregulloreve për procedurat dhe kriteret e dhënies së licencave

dhe/ose autorizimeve, sipas përcaktimeve të këtij ligji; f) përcaktimi i pagesave për licencat; g) përgatitja dhe nxjerrja e udhëzimeve për RTSH-në, në lidhje me përmbushjen e

detyrimeve të tij; gj) përcaktimi i kritereve dhe masave rregulluese për bashkëpërdorimin e infrastrukturës së

transmetimit të RTSH-së; h) zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis ofruesve të shërbimeve të transmetimeve audio ose

audiovizive, përfshirë mosmarrëveshjet me transmetuesin publik; i) bashkëpunimi me ministrin për hartimin e Planit Kombëtar të Frekuencave; j) bashkëpunimi dhe këshillimi me AKEP-in, Autoritetin e Konkurrencës, Zyrën e të

Drejtave të Autorit dhe organet e tjera në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj. 2. AMA, përveç funksioneve të mësipërme: a) mbledh, administron dhe publikon informacion për sektorin e mediave audiovizive në

Republikën e Shqipërisë, përfshirë teknologjinë e aplikuar; b) ndjek zhvillimin e veprimtarisë së mediave audiovizive në nivel ndërkombëtar; c) realizon, organizon, mbështet dhe promovon kërkimin, në lidhje me çështjet e mediave

audiovizive;

1509

ç) bashkëpunon me organet e tjera, përfshirë organet përfaqësuese brenda sektorit të mediave audiovizive, për të ndihmuar veprimtaritë trajnuese në sektorin e mediave audiovizive;

d) bashkëpunon me organet homologe të shteteve të tjera; dh) ndërmerr, nxit dhe kujdeset për kërkimin dhe veprimtaritë përkatëse, që kanë të bëjnë me

rolin e medias, duke përfshirë bashkëpunimin me transmetuesit dhe subjektet e tjera të fushës; e) përmbush me efektivitet objektivat e përcaktuar në nenin 18 të këtij ligji. 3. AMA kontrollon zbatimin e këtij ligji nga subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën

objekt të këtij ligji dhe, në rast shkeljesh, vendos sanksione. 4. AMA monitoron tërësinë e programeve të transmetuara nga OSHMA-të. 5. AMA udhëzon OSHMA-të shqiptare për transmetime nga Shqipëria në drejtim të vendeve

të tjera, në zbatim të akteve ndërkombëtare apo rajonale, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.

6. AMA, për zbatimin e sanksioneve të përcaktuara në këtë ligj, bashkëpunon me organet e tjera publike, sipas kompetencës së tyre.

7. AMA kërkon nga administrata shtetërore, gjykatat, bankat dhe organizma të tjerë përkatës, si dhe nga titullarët e subjekteve të licencuar informacione, që i gjykon të nevojshme për të kontrolluar vërtetësinë e të dhënave të paraqitura nga aplikuesit. Këto të dhëna përdoren vetëm për zbatimin e detyrave të ngarkuara nga ky ligj. Përhapja dhe botimi i tyre nuk lejohet.

8. AMA jep mendim për perspektivën e veprimtarisë së mediave audiovizive, në bazë të kërkesës apo kryesisht.

9. AMA shpreh zyrtarisht propozimet e veta për nënshkrimin dhe zbatimin korrekt të marrëveshjeve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me mediat audiovizive.

10. AMA merr pjesë në veprimtari ndërkombëtare, në lidhje me strategjinë dhe perspektivat e zhvillimit të mediave audiovizive, duke përfaqësuar Republikën e Shqipërisë dhe mbështet pjesëmarrjen e bashkëpunimin e subjekteve publike e private me organizata homologe europiane e botërore në fushën e mediave audiovizive. AMA përgatit studime me rekomandime për qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në bisedimet ndërkombëtare zyrtare mbi mediat audiovizive.

11. AMA sugjeron ndryshime të legjislacionit dhe të rregulloreve, të cilat diktohen nga zhvillimi teknologjik, ekonomik, social dhe kulturor në fushën e mediave audiovizive.

12. AMA harton dhe miraton rregulloren e brendshme të administratës së saj. 13. AMA miraton projektbuxhetin e saj vjetor, shqyrton dhe miraton bilancin vjetor, si dhe

raportin vjetor mbi veprimtarinë e saj përpara se t’i paraqitet Kuvendit. 14. AMA raporton në fillim të çdo viti për veprimtarinë vjetore të saj, zhvillimet në fushën

e transmetimeve dhe mënyrën se si janë respektuar nga rrjeti publik dhe privat detyrimet, që rrjedhin nga ky ligj. Raportin e paraqet para Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe para Kuvendit në seancë plenare.

15. AMA kontrollon cilësinë e marrjes së sinjaleve në zonat e mbulimit dhe kërkon zgjidhje për ankesat e publikut për cilësinë e transmetimit të sinjaleve audiovizive.

16. AMA nxjerr vendime në zbatim të funksioneve të veta dhe të këtij ligji. 17. AMA i propozon Kuvendit strukturën organizative të institucionit. 18. AMA siguron shfrytëzimin me efektivitet të burimeve të financimit.

Neni 20 Këshilli i Ankesave

1. Këshilli i Ankesave caktohet nga AMA me shumicë të cilësuar dhe përbëhet nga kryetari dhe 2 anëtarë, specialistë të fushës së medias, të cilët emërohen për një periudhë 3-vjeçare, me të drejtë riemërimi jo më shumë se një herë.

1510

2. Objekti i punës së Këshillit të Ankesave është mbikëqyrja e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit e të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive.

3. Funksionet kryesore të Këshillit të Ankesave, në përmbushje të objektit të punës së tij, janë:

a) të mbikëqyrë zbatimin e kodeve dhe rregulloreve nga OSHMA-të dhe RTSH-ja, sipas përcaktimeve të këtij ligji;

b) të shqyrtojë ankesat, sipas neneve 51, 52 dhe 53 të këtij ligji. 4. Për realizimin e funksioneve të tij, Këshilli i Ankesave mbështetet në strukturat e tjera të

AMA-s. 5. Këshilli i Ankesave ndjek në mënyrë periodike masën, në të cilën programet e një

transmetuesi të huaj, të cilët tërësisht ose kryesisht u drejtohen spektatorëve në Republikën e Shqipërisë ekskluzivisht për qëllime informative, përputhen me kodet e transmetimit.

6. Këshilli i Ankesave, me ekspertizë të pavarur, mund të organizojë anketime të publikut për problemet etike të programeve. Përfundimet që nxjerr nga studimi i anketimeve dhe nga ankesat e publikut ia raporton AMA-s, duke sugjeruar masat për përmirësim. Përfundimet mund të publikohen edhe në mjetet e informimit publik.

7. Çdo 6 muaj Këshilli i Ankesave boton një përmbledhje të përfundimeve të nxjerra, në bazë të pikës 6 të këtij neni, në një buletin të veçantë që botohet nga AMA.

8. Paga e anëtarëve të Këshillit të Ankesave përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbulohet nga AMA.

Neni 21 Strategjia e AMA-s

1. AMA harton dhe miraton një strategji, ku pasqyron mënyrën e realizimit të funksioneve të veta ligjore.

2. Strategjia duhet: a) të përfshijë qëllimet kryesore dhe aktivitetet në përmbushje të objektivave të AMA-s si

dhe rrugët për arritjen e qëllimeve; b) të përgatitet duke marrë në konsideratë edhe: i) kërkesat e Kuvendit; ii) sugjerimet e ministrit; iii) sugjerimet e AKEP-it, Autoritetit të Konkurrencës dhe organeve të tjera; c) të marrë parasysh nevojën për sigurimin e përdorimit sa më të frytshëm, të dobishëm dhe

përfitues të burimeve të veta; ç) të përfshijë një studim të frytshmërisë dhe dobishmërisë të strategjisë gjatë kohës së

zbatimit të saj, duke përjashtuar strategjinë e parë; d) të miratohet, së pari, brenda 5 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe më tej çdo 3 vjet;

dh) të përfshijë një plan veprimi të AMA-s lidhur me numrin, qëllimin dhe natyrën e autorizimeve dhe/ose licencave, që propozon për të realizuar gjatë kohëzgjatjes që mbulon strategjia.

3. AMA, për përgatitjen e strategjisë, këshillohet me Këshillin e Ankesave. 4. Para miratimit të strategjisë, AMA ndërmerr një proces këshillimi publik me grupet e

ndryshme të interesit, lidhur me projektin e strategjisë.

1511

Neni 22 Roli i ministrit

1. Paraqet në Këshillin e Ministrave propozime për politika të zhvillimit të rrjeteve të komunikimeve elektronike që mbështetin transmetimet audio dhe/ose audiovizive dhe ndjek zbatimin e tyre.

2. Propozon akte ligjore e nënligjore për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike që mbështetin transmetimet audio dhe/ose audiovizive.

3. Paraqet në Këshillin e Ministrave për miratim Planin Kombëtar të Frekuencave, si dhe punon për harmonizimin e këtij plani me politikat ndërkombëtare të zhvillimit të spektrit të frekuencave.

4. Ndjek zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga traktatet ndërkombëtare, ku aderon Republika e Shqipërisë për rrjetet e komunikimeve elektronike, që mbështetin transmetimet audio dhe/ose audiovizive.

Neni 23 Kompetencat e AMA-s

1. Për realizimin në mënyrë të plotë të funksioneve të saj, AMA ka këto kompetenca: a) lëshon licenca dhe/ose autorizime; b) u kërkon mbajtësve të licencave dhe/ose autorizimeve realizimin e detyrimeve financiare

ndaj AMA-s; c) siguron zbatimin e kushteve të licencave dhe/ose autorizimeve të lëshuara prej saj; ç) ndërmerr, mbështet apo autorizon studime. 2. AMA, për realizimin e funksionimit të saj, administron fondet e veta sipas legjislacionit

në fuqi.

Neni 24 Financimi i AMA-s

1. Burimet e financimit të AMA-s janë: a) të ardhurat nga pagesat për marrjen dhe rinovimin e licencave dhe/ose autorizimeve; b) të ardhurat nga pagesat vjetore të licencave dhe/ose autorizimeve; c) të ardhurat nga përpunimi administrativ i kërkesave për aplikime; ç) të ardhurat nga tarifat për shërbimet e transmetimeve të caktuara në ligjet fiskale, në rolin

e agjentit tatimor; d) financime nga Buxheti i Shtetit; dh) burime të tjera të ligjshme. 2. AMA merr financim nga Buxheti i Shtetit në rastet kur vlerëson se disa shpenzime janë

të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të saj, të një natyre të veçantë dhe për të cilat nuk ekziston mundësi tjetër financimi.

Neni 25 Caktimi i pagesave

1. Me qëllim mbulimin e shpenzimeve të nevojshme për realizmin e funksioneve të veta, AMA cakton me vendim të veçantë të gjitha pagesat për licencat dhe/ose autorizimet e ofruesve të transmetimeve audio dhe shërbimeve të programeve audiovizive, shërbimet e tjera, si dhe pagesat për përpunimin administrativ.

1512

2. Pagesat përcaktohen në bazë të parimit të objektivitetit, transparencës, jodiskriminimit dhe proporcionalitetit. Ato ndryshojnë për shërbimin publik, atë tregtar, transmetuesit lokalë dhe për kategoritë e ndryshme të licencave dhe/ose autorizimeve. Licencat për radiot e komunitetit përjashtohen nga pagesat.

3. Vendimi për caktimin e pagesave duhet të përcaktojë mënyrën e mbledhjes, pagimit, administrimit, duke përfshirë:

a) metodën e përllogaritjes së pagesës përkatëse; b) kohën dhe formën e realizimit të pagesës; c) mënyrën e regjistrimit të pagesave dhe mbikëqyrjes së tyre. 4. Pagesa për marrjen e licencave ose autorizimit bëhet në momentin e marrjes së licencës

ose autorizimit. Pagesat vjetore kryhen brenda tremujorit të parë të çdo viti kalendarik. 5. Çdo tepricë nga të ardhurat nga pagesat, që mbetet nga shpenzimet përkatëse funksionale

të AMA-s, në përfundim të vitit financiar, mbahet në llogaritë e AMA-s, përfshihet në planin e shpenzimeve të vitit pasardhës dhe mbahet parasysh në rishikimin e pagesave përkatëse vjetore për licencë.

6. AMA bën rishikimin periodik të këtyre pagesave për të reflektuar koston e vet administrative.

7. Vendimi për caktimin e pagesave botohet në Fletoren Zyrtare.

Neni 26 Llojet e pagesave

Llojet e pagesave janë: a) pagesë për marrje licence dhe/ose autorizimi; b) pagesë vjetore për licencë dhe/ose autorizim; c) pagesë për përpunim aplikimi, dokumentacioni, ndryshime në licencë dhe/ose autorizim.

Neni 27 Administrimi i llogarive dhe kontrollit financiar

1. AMA mban llogarinë e të ardhurave dhe shpenzimeve në përputhje me legjislacionin shqiptar të kontabilitetit.

2. AMA publikon në faqen e saj zyrtare elektronike një pjesë ose të gjitha shpenzimet dhe të ardhurat.

Neni 28 Raportimi

1. AMA raporton në Kuvend, jo më vonë se data 31 mars i çdo viti, për mënyrën e përmbushjes së funksioneve dhe veprimtarive të veta për vitin paraardhës, përfshirë raportimin për realizimin e planit financiar.

2. Raporti vjetor duhet të përfshijë informacion mbi zhvillimin e transmetimeve në drejtim të personave me nevoja të veçanta shqisore dhe veçanërisht zhvillimin e arritur për qëllimet e përcaktuara në rregulloren e transmetimit.

3. Raporti vjetor duhet të përfshijë të dhënat për pjesëmarrjen e anëtarëve të AMA-s në mbledhjet e vitit të kaluar.

4. AMA, përveç raportit vjetor, mund të paraqesë raporte në lidhje me funksionet e veta, në bazë të kërkesës së Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

1513

Neni 29 Vlerësimi i efekteve në tregun e transmetimeve

1. AMA vlerëson rezultatet e zhvillimit në fushën e transmetimeve audio dhe/ose audiovizive dhe shqyrton masën në të cilën zhvillimi i transmetimeve prek:

a) cilësinë, shkallën e mbulimit me shërbime dhe llojet e tyre, si dhe mundësinë e zgjedhjes së shërbimeve nga shikuesit dhe dëgjuesit;

b) shpërndarjen e shërbimeve në fushën e transmetimeve; c) efektet e zhvillimeve teknologjike, risive dhe investimeve në këtë fushë; ç) tregjet e lidhura me transmetimet; d) çështje të tjera që AMA i vlerëson të arsyeshme për këtë qëllim. 2. AMA analizon periodikisht efektet e ndryshme në tregun e transmetimeve, me qëllim

ushtrimin sa më të përshtatshëm të funksioneve të veta rregullatore. Për këtë qëllim AMA mund të bashkëpunojë me institucionet përkatëse publike dhe me ofruesit e shërbimeve mediatike.

KREU III KUSHTET DHE DETYRIMET PËR SHËRBIMET E TRANSMETIMIT

Neni 30 Ofruesit e shërbimeve mediatike audio dhe/ose audiovizive

në juridiksionin e Republikës së Shqipërisë

1. Ofruesi i shërbimit mediatik audio dhe/ose audioviziv është në juridiksionin e Republikës së Shqipërisë kur zyra apo struktura drejtuese e tij është në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vendimmarrja editoriale për shërbimet audio dhe/ose audiovizive realizohet brenda këtij territori.

2. Kur zyra apo struktura drejtuese e tij është në territorin e Republikën e Shqipërisë, por vendimmarrja editoriale për shërbimet audio dhe/ose audiovizive realizohet në një vend të Bashkimit Europian, prezumohet se ofruesi i shërbimeve mediatike është në juridiksionin e Republikës së Shqipërisë, me kusht që pjesa më e madhe e personelit të angazhuar në aktivitetet e shërbimeve audio dhe/ose audiovizive veprojnë në Shqipëri.

3. Kur një pjesë e konsiderueshme e personelit të angazhuar në aktivitetet e shërbimeve audio dhe/ose audiovizive vepron në Republikën e Shqipërisë dhe në një vend të BE-së, ofruesi i shërbimit mediatik prezumohet se është i vendosur në Republikën e Shqipërisë, nëse selia e tij qendrore është në Republikën e Shqipërisë.

4. Kur një pjesë e konsiderueshme e personelit të angazhuar në aktivitetet e shërbimeve audio dhe/ose audiovizive nuk vepron as në Republikën e Shqipërisë dhe as në një shtet anëtar të BE-së, ofruesi i shërbimit mediatik prezumohet se është i vendosur në Republikën e Shqipërisë, nëse aktiviteti i tij ka filluar për herë të parë në këtë vend, në përputhje me legjislacionin shqiptar, me kusht që ai të mbajë lidhje të qëndrueshme dhe efektive me ekonominë shqiptare.

5. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për ato shërbime mediatike audio dhe/ose audiovizive që, pavarësisht se nuk përfshihen në pikat 1 e 2 të këtij neni:

a) përdorin një lidhje satelitore nga territori i Republikës së Shqipërisë; b) nuk përdorin një lidhje satelitore nga territori i Republikës së Shqipërisë, por përdorin

burime e hapësira të transmetimeve satelitore që i përkasin Republikës së Shqipërisë. 6. Kur një ofrues i shërbimit mediatik ka selinë qendrore në Republikën e Shqipërisë, por

vendimet për shërbimet mediatike audio dhe/ose audiovizive merren në një vend të tretë, ose anasjelltas, ofruesi prezumohet se është i vendosur në Republikën e Shqipërisë, me kusht që pjesa më e madhe e krahut të punës të përfshirë në aktivitetet e shërbimeve mediatike audio dhe/ose audiovizive punon në Republikën e Shqipërisë.

1514

7. Nëse juridiksioni nuk mund të përcaktohet sipas pikave 2 deri në 6 të këtij neni, vendi anëtar kompetent do të jetë ai në të cilin ndodhet OSHMA-ja, sipas kuptimit të neneve 49 dhe 50 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shteteve të tij anëtare.

Në datën e aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, çështja e juridiksionit, sipas pikës 6 të këtij neni, do të zgjidhet sipas neneve 49 deri 55 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian.

Neni 31 Llojet e ofruesve të shërbimeve mediatike audio dhe/ose audiovizive

1. OSHMA-të klasifikohen sipas formës së pronësisë mbi kapitalin e qëllimin e veprimtarisë, si dhe mënyrës së shpërndarjes së sinjalit e mbulimit përkatës të territorit.

2. OSHMA-të mund të jenë: a) sipas formës së pronësisë mbi kapitalin dhe qëllimin e veprimtarisë, shërbime publike,

private, tregtare ose jotregtare; b) sipas mënyrës së shpërndarjes, tokësore, satelitore, me kabllo, TV në internet, ose në

ndonjë forme tjetër; c) sipas mbulimit të territorit, kombëtarë, rajonalë, lokalë ose ndërkufitarë.

Neni 32 Rregulla të përgjithshme për ofruesit e shërbimeve mediatike audio dhe/ose audiovizive

1. OSHMA-të sigurojnë që marrësi i shërbimit të informohet për: a) emrin e ofruesit të shërbimit mediatik; b) adresën e qendrës së tij; c) detajet e kontaktit, përfshirë adresën elektronike ose faqen e vet elektronike; ç) kur është e mundur organet rregullatore ose mbikëqyrëse të ofruesve të shërbimit

mediatik. 2. OSHMA-të i bëjnë lehtësisht të arritshme në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të përhershme

marrësit të shërbimit shenjën identifikuese. 3. Ofruesit e shërbimit të transmetimit audio e bëjnë lehtësisht të arritshme në intervalet

kohore të përcaktuara nga AMA emrin e ofruesit të shërbimit audio. 4. OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që të nxisin urrejtjen mbi baza

racore, gjinie, fetare, etnike, kombëtare dhe çdo forme tjetër diskriminimi. 5. Shërbimet e transmetimeve audiovizive marrin parasysh nevojat e personave me nevoja të

veçanta shqisore. 6. OSHMA-të duhet të transmetojnë programet, përfshirë veprat kinematografike, në

përputhje me kushtet dhe afatet për të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me mbajtësit e të drejtave të këtyre veprave.

Neni 33 Detyrimet e OSHMA-ve

1. Ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet: a) të njoftojë dhe të paraqesë lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme

dhe objektive; b) të sigurojë që trajtimi i ngjarjeve, përfshirë çështjet, që janë tema të debatit publik, të jetë

i drejtë për gjitha subjektet e interesuara në këto çështje dhe të paraqitet në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme;

1515

c) t’i kushtojë hapësirën e nevojshme në transmetim çështjeve të aktualitetit lokal; ç) të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; d) të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që

mund të nxisin vepra penale; dh) të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit në çdo program të

transmetuar nga OSHMA-të dhe mjetet e përdorura për të realizuar këto programe; e) të mos transmetojë programe pornografike pa siguruar mbrojtjen e të miturve nëpërmjet

pajisjeve të aksesit të kushtëzuar dhe kontrollit prindëror; ë) të respektojë të drejtat e autorit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e

autorit dhe të drejtat e tjera ë lidhura me të; f) të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit; g) të paraqesë bilancin vjetor pranë AMA-s jo më vonë se data 30 prill e çdo viti. 2. Përcaktimet e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni nuk e ndalojnë OSHMA-në

të transmetojë veprimtaritë e forcave politike. OSHMA-ja, gjatë kohës së këtij transmetimi, nuk duhet të shfaqë anshmëri politike.

Neni 34 Informacionet që transmetohen pa shpërblim

1. AMA përcakton me rregullore mesazhet me interes të lartë për publikun e gjerë, të cilat OSHMA-të detyrohen t’i transmetojnë pa shpërblim.

2. Organet e pushtetit dhe të administratës shtetërore vendore kanë të drejtë t’u kërkojnë OSHMA-ve të transmetojnë pa shpërblim komunikata të shkurtra, që paraqesin interes të veçantë për publikun e zonave ku ato transmetojnë dhe që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit, fatkeqësitë natyrore dhe njerëzore, rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

3. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre mesazheve.

Neni 35 Promovimi i veprave europiane

1. OSHMA-të u rezervojnë veprave europiane, shumicën e kohës së tyre të transmetimit, duke përjashtuar kohën e caktuar për lajmet, ngjarjet sportive, lojërat, reklamat, shërbimet e teletekstit dhe të shitjeve të drejtpërdrejta në televizion.

2. Kjo kohë, sipas pikës 1 të këtij neni, arrihet në mënyrë graduale duke marrë në konsideratë përgjegjësitë informuese, edukuese, kulturore dhe zbavitëse që ka OSHMA-ja ndaj publikut.

3. Pikat 1 dhe 2 të këtij neni nuk zbatohen për transmetimet televizive, të cilët i drejtohen audiencës lokale dhe që nuk janë pjesë e rrjetit kombëtar.

Neni 36 Promovimi i punëve të pavarura

1. OSHMA-të rezervojnë për promovimin e punëve të pavarura: a) të paktën 10 për qind të kohës së tyre të transmetimit, duke përjashtuar kohën e caktuar

për lajmet, ngjarjet sportive, lojërat, reklamat, shërbimet e teletekstit dhe të shitjeve të drejtpërdrejta në televizion;

b) të paktën 10 për qind të buxhetit të tyre të programimit, për punë shqiptare dhe europiane, të krijuara nga prodhues që janë të pavarur nga transmetuesit.

1516

2. OSHMA-të e arrijnë përqindjen, sipas pikës 1 të këtij neni, në mënyrë progresive: a) duke marrë në konsideratë përgjegjësitë informuese, edukuese, kulturore dhe zbavitëse që

ata kanë ndaj publikut që i shikon; dhe b) duke përcaktuar një përqindje të përshtatshme për punët europiane të kohëve të fundit, që

do të thotë punët e transmetuara brenda 5 viteve nga prodhimi i tyre. 3. Ky nen nuk zbatohet për transmetimet televizive, të cilat i drejtohen audiencës lokale dhe

që nuk janë pjesë e rrjetit kombëtar. Neni 37

Regjistrimi i transmetimeve

1. OSHMA-ja, me mjetet e pajisjet e veta dhe në një mënyrë të përcaktuar për këtë qëllim nga AMA, duhet të mbajë katalogun e programeve dhe të regjistrojë çdo transmetim apo program të ofruar prej tij, në përputhje me licencën.

2. Regjistrimet e bëra në përputhje me pikën 1 të këtij neni duhet të ruhen nga OSHMA-ja për një periudhë 3-mujore.

3. Në rastet e shqyrtimit të një ankese, sipas përcaktimeve të nenit 52 të këtij ligji, regjistrimi i transmetimit, me të cilin lidhet ankesa, si dhe regjistrimi, që vlerësohet se ka lidhje me të, duhet t’i paraqitet nga OSHMA-ja Këshillit të Ankesave, në bazë të kërkesës së këtij të fundit, brenda një periudhe të caktuar prej tij.

4. Mbajtja e regjistrimeve, në përputhje me pikën 1 të këtij neni, nuk duhet të shkelë kërkesat e ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, për arkivat dhe për mbrojtjen e të dhënave personale.

KREU IV KOMUNIKIMET AUDIO DHE/OSE AUDIOVIZIVE ME NATYRË TREGTARE

DHE REKLAMAT

Neni 38 Format e reklamave

1. Në programet audio dhe/ose audiovizive të OSHMA-ve mund të ndërfuten këto forma reklamash:

a) reklamë e zakonshme; b) reklamë e zgjeruar; c) reklama në ekran të ndarë; ç) reklamë e fshehtë; d) reklamë ndërvepruese; dh) reklamë virtuale; 2. Reklama e zgjeruar duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme: a) të identifikohet si i tillë përgjatë gjithë kohës së transmetimit të saj; b) nuk mund të transmetohet prej orës 19 00 deri në orën 23 00. 3. Reklama në ekran të ndarë duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme: a) nuk mund të mbulojë më shumë se një të tretën e hapësirës së ekranit; b) hapësira e saj nuk duhet të ndryshojë. c) duhet të jetë lehtësisht e identifikueshme si e tillë dhe qartësisht e ndarë në ekran; ç) OSHMA-të mund të ndërfusin reklama në ekran të ndarë në transmetimet e prodhuara nga

prodhues të pavarur ose prodhues të tjerë, vetëm në bazë të lejes përkatëse të mbajtësve të të drejtave të këtyre prodhimeve;

d) llogaritet në kohën e përgjithshme të transmetimit të reklamave.

1517

4. Ndërfutja e reklamave virtuale duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme: a) OSHMA-ja duhet të informojë për qenien e reklamave virtuale në transmetimin përkatës

në fillim dhe në fund të këtij transmetimi; b) OSHMA-ja nuk mund të ndërfusë reklama virtuale pa miratimin paraprak të organizuesit

të ngjarjes, prodhuesit të programit ose autorit të tij; c) organizuesi i ngjarjes nuk mund të ndërfusë reklama virtuale pa miratimin paraprak të

OSHMA-së, i cili ka marrë të drejtën e transmetimit të ngjarjes; ç) reklamat virtuale nuk mund të vendosen ose të shfaqen duke përdorur persona fizikë; d) reklamat virtuale mund të vendosen vetëm në hapësira që përdoren normalisht për

reklamim. Gjatë ndeshjeve sportive, reklamat virtuale mund të vendosen edhe në pjesën e fushës së lojës jashtë kohës që zhvillohet loja në këtë fushë.

5. Përdorimi i përmbajtjes së reklamës ndërvepruese duhet të paraprihet nga një paralajmërim, që duhet të shfaqet në ekran dhe të njoftojë përdoruesin se po del nga transmetimi për të hyrë në reklamën ndërvepruese. Kufizimet, lidhur me sasinë dhe kohëzgjatjen e reklamave, nuk zbatohen për reklamat ndërvepruese.

6. Dritaret e shitjeve të drejtpërdrejta zgjasin minimalisht 15 minuta. Nuk mund të ketë më shumë se 8 dritare shitjesh të drejtpërdrejta në ditë. Kohëzgjatja e përgjithshme e transmetimit të tyre nuk mund të jetë më shumë se 3 orë në ditë. Këto dritare shitjesh të drejtpërdrejta duhet të dallohen nga përmbajtja e pjesës tjetër të transmetimit si të tilla nëpërmjet mënyrave të përshtatshme zanore e pamore.

7. Rregullat e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni nuk zbatohen për programet, që transmetojnë tërësisht shitje të drejtpërdrejta. Në këto programe ndërfutja e reklamave i nënshtrohet rregullave të përgjithshme për këtë qëllim të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 39 Reklama politike

1. Reklama konsiderohet politike në rastet kur: a) përkrah interesat e partive politike, grupeve politike ose udhëheqësve politikë, në kërkim

të qëllimeve politike; b) ndikon mbi një ndryshim ligjor; c) ndikon mbi një vendim politik ose administrativ; ç) ndikon mbi një formim të opinionit të publikut, në lidhje me çështje politike të

diskutueshme. 2. Reklama konsiderohet politike në rastet kur porositësit e saj janë: a) partitë politike dhe institucionet; b) organizatat që synojnë të përkrahin dhe ndërmarrin veprimtari politike; c) organizatat, platformat dhe kolektivat të cilët përkrahin një ndryshim ligjor ose normativ

me qëllim që të mbrojnë objektivat e tyre; ç) çdo person ose grup tjetër të cilët përkrahin një projekt të veçantë ose program politik. 3. Gjatë periudhës zgjedhore transmetimi i reklamave politike bëhet sipas dispozitave të

ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Neni 40 Reklama institucionale

1. Reklama konsiderohet institucionale në rastet kur objekti i vetëm i kësaj reklame është ofrimi i informacionit mbi shërbimet e institucioneve publike.

1518

2. Nxitja e drejtpërdrejtë ose jo e konfuzionit, në lidhje me identifikimin e institucioneve me tiparet e partive politike, nuk lejohet.

3. Gjatë periudhës zgjedhore transmetimi i reklamave institucionale bëhet sipas dispozitave të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Neni 41 Reklamat dhe shitjet e drejtpërdrejta

1. Transmetimi i një i programi në një shërbim transmetimi mund të përfshijë ndërfutjen e reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta. Kohëzgjatja e reklamave ose shitjeve të drejtpërdrejta nuk duhet të kalojë 12 minuta për një orë transmetim. Këtu nuk përfshihen njoftimet e OSHMA-së, në lidhje me programet e veta dhe produktet ndihmëse për këto programe, njoftimet për sponsorizimin dhe vendosjen e mallrave në programe.

2. OSHMA-ja nuk lejohet të transmetojë reklama me qëllime politike ose që kanë lidhje me një konflikt gjyqësor.

3. Ofruesi i shërbimit mediatik nuk duhet të transmetojë reklama që i drejtohen një besimi fetar të caktuar, ose që kanë për qëllim reklamimin e një besimi fetar apo anëtarësimin në një organizatë fetare.

4. Përcaktimi në pikën 2 të këtij neni nuk e ndalon OSHMA-në të paraqesë veprimtaritë e subjekteve politike, nëse OSHMA-ja, gjatë kohës së këtij transmetimi, nuk shfaq ndonjë parapëlqim për ndonjë forcë të caktuar politike.

5. Përcaktimi në pikën 3 të këtij neni nuk e ndalon OSHMA-në të njoftojë se një gazetë, revistë ose periodik fetar ka dalë në shitje apo në qarkullim, si dhe se do të zhvillohet një veprimtari ose ceremoni, që ka lidhje me një besim të caktuar.

6. Përcaktimet në pikën 2 të këtij neni nuk zbatohen për reklamat e transmetuara në rastin e fushatës zgjedhore, sipas përcaktimit të Kodit Zgjedhor.

7. Përcaktimi i reklamës, sipas këtij neni, përfshin transmetimin e programeve të sponsorizuara, si dhe programet e përgatitura për qëllime reklamuese apo nga një subjekt reklamues.

Neni 42 Komunikimet me natyrë tregtare

1. Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive duhet të jenë qartësisht të dallueshme si të tilla. Komunikimet me natyrë tregtare të fshehura janë të ndaluara.

2. Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive nuk lejohet të përdorin mënyra të joshjes së shikuesve në mënyrë të pandërgjegjshme dhe teknika për sugjestionimin e tyre.

3. Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive nuk lejohet: a) të prekin dinjitetin njerëzor; b) të përfshijnë ose të mbështesin diskriminimin në bazë seksi, race ose origjine etnike,

kombësie, moshe, besimi, feje, paaftësie ose orientimi seksual; c) të nxisin sjelljen e dëmshme për shëndetin dhe sigurinë fizike të individëve; ç) të nxisin sjelljen apo veprimet e dëmshme për mbrojtjen e mjedisit. 4. Të gjitha format e komunikimeve me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive për

cigaret dhe produktet e tjera të duhanit janë të ndaluara. 5. Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive për pijet alkoolike nuk

lejohet t’u drejtohen veçanërisht fëmijëve, duhet të shmangin ndjekjen e tyre nga të miturit dhe nuk duhet të nxisin përdorimin e tepruar të tyre për të rriturit;

6. Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive për produktet farmaceutike apo produktet dhe trajtimet mjekësore, që jepen vetëm me recetën e mjekut, janë të ndaluara.

1519

7. Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive duhet të parandalojnë shkaktimin e dëmeve morale dhe fizike për të miturit, si dhe të mos i ekspozojnë ata në mënyrë abuzive në situata të rrezikshme për ta. Për këtë ato nuk duhet të nxisin apo të shtyjnë të miturit të blejnë apo të marrin prodhime ose shërbime, duke i nxitur drejtpërsëdrejti për të kërkuar nga prindërit ose të tjerë persona të afërm t’u marrin mallrat apo shërbimet e reklamuara, ose të shfrytëzojnë pozitën e fëmijëve në raport me prindërit, mësuesit ose persona të tjerë të afërm të tyre.

8. Shërbimet e transmetimeve audiovizive duhet të hartojnë dhe zbatojnë kode sjelljeje në lidhje me komunikimet e papërshtatshme me natyrë tregtare në transmetimet e tyre, që shoqërojnë ose përfshihen në programet për të mitur, të ushqimeve dhe pijeve, që përmbajnë substanca të dëmshme ose të padobishme për shëndetin fizik të të miturve, veçanërisht ato me përmbajtje të lartë yndyre, acide yndyrore, kripe, sode e sheqeri, që janë tej normave të lejuara për një dietë ushqimore të shëndetshme për të miturit, sipas orientimeve të AMA-s.

Neni 43 Kushtet për reklamat dhe shitjet e drejtpërdrejta

1. Reklama dhe shitjet e drejtpërdrejta duhet të jenë të dallueshme dhe të veçanta nga përmbajtja tjetër që është nën përgjegjësinë editoriale dhe të veçohen nga pjesa tjetër e përmbajtjes së programit edhe kur mund të transmetohen njëkohësisht, nëpërmjet mënyrave pamore dhe/ose zanore dhe/ose ndarjes së hapësirës së tyre në ekran.

2. Spotet e reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta të izoluara mund të lejohen vetëm në programet sportive.

3. Transmetimi i filmave, veprave kinematografike dhe programeve të reja mund të ndërpriten nga reklama ose shitje të drejtpërdrejta jo më shpesh se çdo 30 minuta. Këtu nuk përfshihen serialet dhe dokumentarët.

4. Transmetimi i programeve për të miturit mund të ndërpritet nga spote reklamash ose shitjesh të drejtpërdrejta jo më shpesh se çdo 30 minuta, nëse kohëzgjatja e programit është më shumë se 30 minuta.

5. Nuk lejohet ndërfutja e reklamave ose shitjeve të drejtpërdrejta gjatë programeve me natyrë fetare.

6. Ndalohen shitjet e drejtpërdrejta për barnat, produktet farmaceutike dhe shërbimet mjekësore.

7. Reklamat dhe shitjet e drejtpërdrejta për pijet alkoolike duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:

a) nuk duhet t’u drejtohen të miturve ose t’i paraqesin të miturit duke i konsumuar këto pije; b) nuk duhet të lidhin në asnjë lloj mënyre përdorimin e alkoolit me drejtimin e automjeteve

apo të përmendin rritjen e aftësive fizike të përdoruesve për shkak të përdorimit të këtyre produkteve;

c) nuk duhet të krijojnë në asnjë lloj mënyre ndjesinë se përdorimi i alkoolit ndikon në sjelljen e suksesshme shoqërore apo seksuale të përdoruesve të tij;

ç) nuk duhet të pretendojnë ose të krijojnë idenë se alkooli ka cilësi shëruese apo rigjeneruese ose se është mjet nxitës, qetësues ose që ndihmon për zgjidhjen apo lehtësimin e konflikteve personale;

d) nuk duhet të nxisin përdorimin e papërshtatshëm të alkoolit ose të paraqesin mospërdorimin e alkoolit në një këndvështrim negativ;

dh) nuk duhet të theksojnë përqindjen e lartë të alkoolit në një pije si cilësi pozitive të kësaj pijeje.

1520

8. Ndërfutja e reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta në programet audiovizive bëhet duke respektuar tërësinë e përmbajtjes dhe duke pasur parasysh, që ndërprerjet të jenë të natyrshme gjatë kohëzgjatjes dhe natyrës së programit dhe të respektojnë të drejtat e palëve të interesuara.

9. Dritaret e shitjeve të drejtpërdrejta në ekranin e integruar ose programet e tyre duhet të identifikohen qartë si të tilla nëpërmjet mënyrave pamore ose dëgjimore dhe duhet të zgjasin minimalisht 15 minuta.

10. Për shërbimet e programeve të dedikuara reklamimit, shitjeve të drejtpërdrejta, si dhe vetëreklamimit, kërkesat e këtij ligji aplikohen sipas parimit mutatis mutandis.

Neni 44 Vendosja e produkteve gjatë programeve

1. Vendosja e produkteve gjatë programeve, si një mënyrë e fshehur dhe abuzive e komunikimit me natyrë tregtare, është e ndaluar, përveçse në filma, vepra kinematografike, seriale të prodhuara për shërbimet e transmetimit mediatik, programeve sportive dhe atyre me natyrë zbavitëse.

2. Përjashtimi i bërë në pikën 1 të këtij neni nuk është i vlefshëm për çfarëdo programi për të mitur.

3. Programet që përmbajnë vendosjen e mallrave duhet të plotësojnë këto kushte: a) përmbajtja e tyre dhe listimi i programeve nuk duhet të ndikohen në asnjë rrethanë në një

mënyrë të tillë, që të prekë përgjegjësinë dhe pavarësinë editoriale të ofruesit të shërbimit mediatik; b) nuk duhet të nxisin drejtpërdrejt marrjen ose përdorimin e mallrave dhe shërbimeve,

veçanërisht duke bërë përmendje të posaçme promocionale të këtyre mallrave dhe shërbimeve; c) nuk duhet t’i kushtojnë vëmendje të tepruar mallrave në fjalë; ç) shikuesit duhet të informohen qartë për ekzistencën e vendosjes së mallit. 4. Programet që përmbajnë vendosjen e produkteve duhet të identifikohen qartë në fillim,

gjatë tij ose në përfundim të programit dhe kur programi përfundon pas një pushimi reklamash, në mënyrë që të shmangin çdo çoroditje të shikuesve.

5. Programet në asnjë rast nuk mund të përmbajnë vendosjen e produkteve: a) të prodhimeve të duhanit, cigareve apo vendosje të produkteve nga shoqëri, persona apo

sipërmarrje, veprimtaria kryesore e të cilave është prodhimi dhe tregtimi i cigareve dhe prodhimeve të duhanit;

b) të prodhimeve farmaceutike, barnave, ose trajtimeve mjekësore që jepen vetëm me recetën e mjekut.

Neni 45 Sponsorizimi i shërbimeve të transmetimeve

1. Shërbimet e sponsorizuara të transmetimit audio dhe audioviziv duhet të plotësojnë këto kërkesa:

a) përmbajtja e tyre dhe listimi i programeve nuk duhet në asnjë rast të ndikohen në një mënyrë të tillë, që të prekin përgjegjësinë dhe pavarësinë editoriale të shërbimit mediatik;

b) nuk duhet të nxisin drejtpërsëdrejti blerjen apo porositjen e mallrave apo shërbimeve, veçanërisht duke bërë përmendje të posaçme promocionale për këto mallra e shërbime;

c) shikuesit duhet të informohen në mënyrë të qartë për marrëveshjen e sponsorizimit, mbi të cilën mbështetet programi. Programet e sponsorizuara duhet të identifikohen qartë nga emri, stema dhe/ose simbole të tjera të subjektit sponsorizues, si nëpërmjet një shenje të dallueshme në fillim, gjatë tij ose në përfundim të programit.

1521

2. Shërbimet e transmetimit audioviziv nuk mund të sponsorizohen nga shoqëri, persona apo sipërmarrje, veprimtaria kryesore e të cilave është prodhimi apo tregtimi i cigareve apo prodhimeve të tjera të duhanit.

3. Sponsorizimi i shërbimeve të transmetimit audio dhe audioviziv ose programeve nga shoqëri, persona ose sipërmarrje, veprimtaria kryesore e të cilave përfshin prodhimin ose shitjen e barnave, produkteve farmaceutike dhe shërbimeve mjekësore, mund të përmendë vetëm emrin ose të tregojë stemën ose imazhe të tjera të tipit përfaqësues të subjektit sponsorizues, por nuk mund të reklamojë barna, prodhime të veçanta farmaceutike ose shërbime të caktuara mjekësore që jepen vetëm me recetën e mjekut.

4. Lajmet dhe programet informative që lidhen me politikën nuk mund të sponsorizohen. 5. Ndalohet shfaqja e shenjave të sponsorizimit gjatë transmetimit të programeve për të

mitur, dokumentarëve dhe programeve që kanë lidhje me besimin fetar.

KREU V KODI DHE RREGULLORET

Neni 46 Kodi i transmetimit

1. AMA përgatit dhe rishikon, në bazë të nevojës, kodin për rregullat, standardet dhe praktikat e transmetimit, sipas përcaktimeve të këtij neni.

2. Kodi i transmetimit siguron që: a) të gjitha lajmet e transmetuara të njoftohen dhe të paraqiten në mënyrë objektive dhe të

paanshme; b) trajtimi i ngjarjeve, përfshirë çështjet që janë tema të debatit publik, të jetë i drejtë për të

gjitha subjektet e interesuara në këto çështje dhe të paraqitet në mënyrë objektive e të paanshme; c) OSHMA-të të mos transmetojnë programe që cenojnë rregullat e etikës dhe moralit

publik, që mund të nxisin vepra penale apo të cenojnë autoritetin e shtetit; ç) në programet e transmetuara nga OSHMA-të të mos cenohet e drejta e fshehtësisë së jetës

private të personit; d) OSHMA-të të mos shfaqin njëanshmëri për ndonjë forcë politike gjatë ndarjes së kohës

të transmetimit për veprimtaritë e subjekteve politike; dh) në çështjet që përfshijnë moralin dhe etikën në materialet programore, veçanërisht

paraqitja e sjelljeve të dhunshme dhe seksuale të realizohet me kujdesin e duhur ndaj ndjeshmërisë të publikut dhe efekteve të programeve të tilla në zhvillimin moral, mendor e fizik të të miturve. OSHMA-të nuk lejohet të transmetojnë programe që mund të dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor, ose moral të të miturve, në veçanti programe që përmbajnë pornografi ose që paraqesin skena dhune të skajshme dhe artificiale. OSHMA-të nuk lejohet të shfaqin programe të tjera që mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mendor dhe moral të të miturve, përveç rasteve kur sigurohet, duke zgjedhur orarin e transmetimit ose ndonjë masë tjetër teknike, që të miturit normalisht nuk i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime. Kur programe të tilla transmetohen në formë të hapur ato duhet të paraprihen nga një paralajmërim akustik ose të identifikohen nga prezenca e një simboli viziv gjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre;

e) reklamat, shitjet e drejtpërdrejta, materialet e shitjeve të drejtpërdrejta, sponsorizimet dhe format e tjera të paraqitjes tregtare, të përdorura në çdo shërbim transmetimi, veçanërisht ato që lidhen me çështje që mund të jenë drejtpërsëdrejti ose jo në interes të të miturve, duhet të ruajnë interesin e tyre, duke pasur kujdes të veçantë për shëndetin e tyre;

ë) reklamat, shitjet e drejtpërdrejta, materialet e shitjeve të drejtpërdrejta, sponsorizimet dhe format e tjera të paraqitjes tregtare, të përdorura në çdo shërbim transmetimi, të ndryshme nga ato

1522

të përcaktuara në shkronjën “e” të kësaj pike, të ruajnë interesat e shikuesve dhe të dëgjuesve; f) shërbimi i transmetimit, i cili ka për qëllim parësor mbështetjen e interesave të një

organizate, të ruajë interesat e shikuesve e të dëgjuesve; g) të zbatohen kërkesat e neneve 42-46 të këtij ligji. 3. Në përgatitjen apo rishikimin e kodit të transmetimit, AMA duhet të mbajë parasysh: a) shkallën e dëmit së shkaktuar nga paraqitja e ndonjë lloj materiali në programe

përgjithësisht ose në programe të një natyre të caktuar; b) masën dhe përbërjen e audiencës së mundshme për programet audiovizive në shërbimet e

transmetimit në përgjithësi ose të një natyre të caktuar; c) natyrën e përmbajtjes së programit dhe shkallën e njoftimit të publikut të mundshëm

lidhur me këtë natyrë; ç) vullnetin për të siguruar që përmbajtja e transmetimeve të përputhet me ndryshimet

përkatëse në kodin e transmetimeve, në rastin kur kryhen këto ndryshime; d) vullnetin e sigurimit të pavarësisë së kontrollit editorial mbi përmbajtjen e programeve. 4. Kodi i transmetimit, i miratuar nga AMA mund të ndalojë reklamat e kategorive të

veçanta të ushqimeve dhe pijeve që konsiderohen se janë të dëmshme për të miturit, veçanërisht ato me përmbajtje të lartë yndyre, sheqeri, kripe etj. Në përgatitjen e kodit të transmetimit, AMA duhet të këshillohet paraprakisht me autoritetet përkatëse të shëndetit publik.

5. Në kodin e transmetimit, AMA përcakton në mënyrë të veçantë: a) standardet e programit; b) kërkesat për reklamat drejtuar të miturve; c) kërkesat për reklamat; ç) kërkesat për implementimin e promovimit progresiv të veprave europiane dhe veprave të

pavarura; d) kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Neni 47 Rregulloret e transmetimit

1. AMA, në përputhje me kërkesat e neneve 43-46 të këtij ligji miraton rregulloren për: a) kohën ditore të lejuar për transmetimin e reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta,

materialeve të shitjeve të drejtpërdrejta në një shërbim transmetimi, sipas kushteve të përcaktuara në licencë dhe/ose autorizim;

b) kohën maksimale të lejuar në një orë transmetimi të reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta, materialeve të shitjeve të drejtpërdrejta në një shërbim transmetimi, sipas kategorive të ndryshme të shërbimeve të transmetimit;

c) masat e veçanta, që ofruesi i shërbimit mediatik duhet të ndërmarrë për të realizuar marrjen nga personat që kanë një shkallë të caktuar paaftësie dëgjimi ose shikimi të programeve të transmetuara.

2. Rregulloret e transmetimit, lidhur me kërkesat e pikës 1 të këtij neni, duhet të përcaktojnë për çdo OSHMA sigurimin e shërbimeve të tilla si:

a) gjuha e shenjave; b) shërbimet e teletekstit; c) titrimin dhe përshkrimin me zë; ç) të kenë parasysh, që materialet e sipërpërmendura të transmetohen në mënyrë periodike

gjatë ditës, në intervale të rregullta, gjatë kohës së shikueshmërisë maksimale dhe sidomos për programet e lajmeve dhe veprimtarive, si dhe për programe të tjera.

3. Rregullat e përcaktuara në pikën 1 shkronja “c” të këtij neni mund të kërkojnë që një përqindje e caktuar e programeve në një shërbim transmetimi të angazhojnë mjete të veçanta,

1523

nëpërmjet të cilave marrja e këtyre shërbimeve nga personat e përcaktuar në këtë pikë të jetë e kënaqshme.

4. AMA rishikon rregulloren e transmetimit, lidhur me përcaktimet e pikës 1 shkronja “c” të këtij neni, minimalisht çdo vit.

Neni 48 Këshillimi publik

1. AMA, në procesin e përgatitjes së dokumenteve rregullatore, sipas kërkesave të këtij ligji, dhe përpara marrjes së vendimeve, të cilat kanë një ndikim të ndjeshëm në ofrimin e shërbimeve audio dhe audiovizive, është i detyruar të marrë dhe të vlerësojë mendimin e palëve të interesuara nëpërmjet këshillimit publik.

2. Në procesin e këshillimit publik, AMA publikon dokumentet rregullatore të propozuara dhe kërkon paraqitjen me shkrim të mendimit të palëve të interesuara, brenda një afati kohor të publikuar, i cili nuk duhet të jetë më pak se 30 ditë.

3. Në rast se AMA e gjykon të nevojshme, kryen edhe seancë dëgjimore, ku ftohen palët e interesuara për të parashtruar mendimin për dokumentet rregullatore të propozuara.

4. Pas përfundimit të afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni dhe para miratimit të dokumenteve rregullatore, AMA duhet të publikojë mendimet dhe komentet e palëve të interesuara, duke respektuar konfidencialitetin e informacionit.

Neni 49 Paraqitja e kodit dhe rregulloreve

1. Kodi dhe rregulloret e transmetimit të miratuara publikohen në faqen zyrtare të internetit të AMA-s.

2. AMA raporton për efektet e kodit dhe rregulloreve të transmetimit të miratuara në raportin vjetor për Kuvendin.

Neni 50 Bashkëpunimi me subjekte të tjera

1. AMA mund të bashkëpunojë, të mbështesë ose të nxisë një ose më shumë subjekte të specializuara brenda dhe jashtë vendit për përgatitjen e standardeve të përmbajtjes së transmetimeve.

2. AMA bashkëpunon me institucione të tjera publike, sipas fushës së kompetencës përkatëse të secilit, lidhur me përpilimin e përmbajtjes së standardeve të detajuar në kodin dhe rregulloret e transmetimit.

3. AMA mund të angazhojë veç administratës së vet dhe Këshillit të Ankesave dhe ekspertë të pavarur.

4. AMA bashkëpunon me Zyrën e të Drejtave të Autorit dhe me organet që mbrojnë të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të.

KREU VI ANKIMI

Neni 51 Procedurat për trajtimin e ankesave

1. OSHMA-ja është e detyruar të shqyrtojë çdo ankesë të arsyetuar të paraqitur me shkrim nga çdo person për programet e transmetuara prej tij, lidhur me zbatimin e kërkesave të nenit 33 të

1524

këtij ligji, mbi cilësinë e shërbimit të ofruar ose përmbushjen e detyrimeve kontraktore për shërbimet me abonim.

2. Ankesa i paraqitet OSHMA-së jo më vonë se 30 ditë nga data e transmetimit, ose kur në rastin e dy ose më shumë transmetimeve të lidhura me njëra-tjetrën, nga data e transmetimit më të fundit.

3. Çdo OSHMA duhet të përgatisë dhe të zbatojë procedura të caktuara për trajtimin e ankesave. Këto procedura duhet të parashikojnë:

a) mënyrën dhe vendin e paraqitjes së ankesës; b) afatin, brenda të cilit transmetuesit duhet të kthejnë përgjigje; c) mënyrën e zgjidhjes së ankesës përkatëse. 4. OSHMA-ja duhet të publikojë në faqen e vet të internetit apo të bëjnë publike në ndonjë

mënyrë tjetër procedurat e trajtimit të ankesave, të hartuara në përputhje me udhëzimet e Këshillit të Ankesave.

5. Këshilli i Ankesave përgatit dhe publikon udhëzimet për OSHMA-të, me qëllim realizimin e përcaktimeve të pikës 3 të këtij neni.

6. OSHMA-ja paraqet informacionin e kërkuar nga pika 3 e këtij neni në Këshillin e Ankesave. Ky informacion mund të publikohet në faqen e internetit të AMA-s.

7. OSHMA-ja mban ankesat e bëra sipas pikës 1 të këtij neni dhe përgjigjet e tyre për një periudhë prej dy vjetësh nga data e regjistrimit të ankesës.

8. OSHMA-ja është e detyruar të lejojë inspektimin nga ana e Këshillit të Ankesave të regjistrimeve të mbajtura sipas pikës 7 të këtij neni.

Neni 52 Shqyrtimi i ankesave

1. Këshilli i Ankesave shqyrton çdo ankesë, lidhur me transmetimin e lajmeve dhe programeve në shkelje të kërkesave të nenit 33 të këtij ligji dhe rregulloreve të transmetimit të përcaktuara sipas nenit 47 të këtij ligji.

2. Ankesa duhet të paraqitet në formë të shkruar në Këshillin e Ankesave brenda 30 ditëve nga data e transmetimit, ose kur në rastin e dy ose më shumë transmetimeve të lidhura me njëra- tjetrën, nga data e transmetimit më të vonë.

3. Këshilli i Ankesave, kur e çmon të nevojshme, ia kalon ankesën e paraqitur OSHMA-së për të paraqitur pretendimet e veta brenda 7 ditëve.

4. Pas shqyrtimit të ankesës dhe pretendimeve të OSHMA-së, Këshilli i Ankesave, nëse çmon se ka shkelje, i propozon AMA-s masat përkatëse. Në çdo rast Këshilli i Ankesave njofton me shkrim personin që ka paraqitur ankesën dhe OSHMA-në përkatëse mbi konkluzionet dhe masat.

5. OSHMA-ja transmeton konkluzionin e Këshillit të Ankesave, kur ky konkluzion është në favor të personit që ka kryer ankesën, brenda 2 ditëve nga marrja e njoftimit, në një mënyrë të njëjtë me atë të realizimit të transmetimit, kundrejt të cilit është bërë ankesa.

6. Këshilli i Ankesave vendos lidhur me zgjidhjen e ankesës brenda një afati sa më të shkurtër. Gjatë procedurave të zgjidhjes së ankesës, Këshilli i Ankesave mund të vendosë organizimin e seancave dëgjimore me palët.

7. Kur një çështje ka qenë objekt i shumë ankesave të paraqitura, në bazë të këtij neni, ose për transmetime, që janë jashtë juridiksionit territorial të AMA-s, Këshilli i Ankesave, në qoftë se e konsideron të përshtatshme, i raporton AMA-s, lidhur me aspektet e saj dhe mënyrat e zgjidhjes.

1525

Neni 53 E drejta e përgjigjes

1. Çdo person, dinjiteti dhe reputacioni i të cilit janë prekur nga publikimi i fakteve dhe informacioneve jo të sakta në një transmetim, ka të drejtën e përgjigjes.

2. AMA përgatit, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, një rregullore për ushtrimin e së drejtës së përgjigjes, pas një këshillimi publik, për këtë çështje.

3. Rregullorja përcakton procedurat që duhet të ndiqen për ushtrimin e së drejtës së përgjigjes, në mënyrë që:

a) përgjigjja të transmetohet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës; b) e drejta e përgjigjes duhet të paraqesë se në çfarë mase informacioni i paraqitur gjatë

transmetimit është jo korrekt dhe mashtrues dhe të kufizohet në pohimin e fakteve të nevojshme për korrigjimin e fakteve apo informacioneve të pavërteta.

4. Personi që ushtron të drejtën e përgjigjes, në përputhje me rregulloren, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim, drejtuar ofruesit përgjegjës të shërbimit mediatik, duke paraqitur arsyet dhe faktet që mbështetin kërkesën e tij.

5. Kërkesa për të drejtën e përgjigjes duhet të paraqitet tek OSHMA-ja brenda 10 ditëve nga transmetimi, të cilit i adresohet kjo kërkesë.

6. OSHMA-ja, brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës, vendos për ushtrimin ose refuzimin e së drejtës së përgjigjes dhe për këtë njofton me shkrim kërkuesin.

7. Nëse brenda afatit të përcaktuar në pikën 6 të këtij neni kërkuesi nuk merr një përgjigje, prezumohet se OSHMA-ja ka refuzuar kërkesën.

8. OSHMA-ja vë në dispozicion Këshillit të Ankesave regjistrimet e mbajtura në bazë të pikës 7 të nenit 51 të këtij ligji.

9. Për realizimin e kërkesave të ushtrimit të së drejtës së përgjigjes, OSHMA-ja nuk mund të aplikojë asnjë lloj tarife.

10. Këshilli i Ankesave, brenda 15 ditëve nga paraqitja e një ankese për refuzimin e së drejtës së përgjigjes nga një OSHMA, shqyrton çështjen dhe, nëse e gjen të drejtë ankesën e bërë, i kërkon OSHMA-së korrigjimin e fakteve dhe informacioneve, në lidhje me personin e interesuar, në një mënyrë të ngjashme dhe kohë të njëjtë me atë të transmetimit objekt ankese, brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit.

11. Në fillim të procedurës së shqyrtimit të ankesës, Këshilli i Ankesave i kërkon OSHMA- së, të cilit i adresohet ankesa, dhënien e shpjegimeve në lidhje me këtë ankesë.

12. Këshilli i Ankesave i dërgon ankuesit dhe OSHMA-së përkatëse konkluzionet e arsyetuara për rastin.

13. Këshilli i Ankesave mund të refuzojë një ankesë kur: a) vlerëson se ajo është abuzive dhe e pabazuar, apo e bërë në keqbesim; b) e drejta e kërkuar për përgjigje është opinion personal i personit dhe s’ka të bëjë me

rregullimin e ndonjë lajmi me karakter fakti apo informacioni; c) e drejta e kërkuar për përgjigje përmban parashtrimin e fakteve dhe informacioneve të

rreme; ç) e drejta e kërkuar për përgjigje është bërë për të kërkuar parandalimin e veprimeve të

pritshme apo që s’kanë ndodhur ende; d) përmbushja e së drejtës për përgjigje përfshin një ndëshkim, kapërcen rregullat e

mirësjelljes, apo sjell dënimin e ofruesit të shërbimit mediatik në një proces gjyqësor civil; dh) përmbushja e së drejtës për përgjigje sjell shkeljen e kushteve të licencës së transmetimit

të përcaktuar në kreun VII të këtij ligji; e) personi i dëmtuar nga informacioni i kundërshtuar nuk ka interes të ligjshëm në momentin

e kërkesës për ushtrimin e së drejtës së përgjigjes;

1526

ë) transmetimi i kundërshtuar përmban një thënie apo deklarim të personit të prekur, të tillë që konsiderohet i barasvlershëm me vetë përgjigjen e kërkuar ose kur personi ka dhënë pëlqimin paraprak në një mënyrë formale lidhur me përmbajtjen e transmetimit;

f) një korrigjim i barasvlershëm i të dhënave të informacionit të kundërshtuar është bërë paraprakisht dhe për këtë është njoftuar personi i prekur;

g) përmbajtja e përgjigjes së kërkuar dhunon të drejtat e një pale të tretë; gj) çështja objekt ankese lidhet me thëniet gjatë veprimtarive parlamentare, zhvillimit të

seancave gjyqësore apo transmetimit të veprimtarive të subjekteve politike; h) transmetimi i së drejtës për përgjigje nuk është në interes të publikut; i) kërkesa është paraqitur në tejkalim të afatit. 14. Kur Këshilli i Ankesave vëren se OSHMA-ja nuk i ka përmbushur detyrimet, sipas pikës

10 të këtij neni, njofton AMA-n. Kjo e fundit vendos në bazë të sugjerimit të Këshillit të Ankesave për rastin konkret.

15. Vendimi i AMA-s mund të kundërshtohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë. 16. Rregullorja, sipas pikës 2 të këtij neni, publikohet nga AMA në faqen zyrtare të

internetit.

KREU VII LICENCAT E TRANSMETIMIT, LICENCAT E OFRIMIT TË PËRMBAJTJES

DHE SHËRBIMEVE

Neni 54 Ofrimi i rrjeteve dhe shërbimeve audio dhe/ose audiovizive

1. Ofrimi i rrjeteve për transmetimet audio dhe/ose audiovizive, që kërkojnë përdorimin e frekuencave radiotelevizive, licencohet nga AMA, sipas përcaktimeve të këtij ligji. Në përcaktimin e frekuencave që mund të përdoren për transmetimet audio dhe/ose audiovizive, AMA mban parasysh që frekuencat janë një pasuri kombëtare, me vlerë ekonomike dhe rëndësi sociale e kulturore dhe duhet të garantojë shmangien e interferencave dhe shfrytëzimin efektiv të spektrit. Caktimi i frekuencave bëhet nga AMA mbi bazën e objektivitetit, transparencës, mosdiskriminimit, disponueshmërisë së frekuencave të lira dhe, në përputhje me përcaktimet e Planit Kombëtar të Frekuencave, vetëm në brezat e frekuencave të përcaktuara për t’u administruar nga AMA.

2. Ofrimi i rrjeteve për transmetimet audio dhe/ose audiovizive, që kërkojnë përdorimin e frekuencave jashtë brezave të frekuencave të caktuara për transmetimet radiotelevizive, sipas Planit Kombëtar të Frekuencave, i nënshtrohet rregullimit, sipas ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike”.

3. Ofrimi i rrjeteve për transmetimet audio dhe/ose audiovizive që nuk kërkojnë caktimin e frekuencave, si rrjetet e televizionit kabllor, satelitor, i nënshtrohen rregullimit sipas ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike”.

4. Ofrimi i shërbimeve të programeve audio dhe/ose audiovizive, mbështetur në rrjetet e përshkruara në pikën 1 të këtij neni, bëhet në përputhje me kërkesat e parashikuara nga ky ligj dhe rregullat e nxjerra nga AMA. Në këtë rast AMA lëshon:

a) licenca të transmetimit audio dhe licenca të transmetimit audiovizive, kur licencohet rrjeti dhe programi ose programet e mbështetura në të;

b) licenca të shërbimit të programit audio dhe/ose audioviziv, kur licencohet vetëm programi.

5. Ofrimi i shërbimeve të programeve audio dhe/ose audiovizive, mbështetur në rrjetet e përshkruara në pikat 2 dhe 3 të këtij neni, bëhet në përputhje me kërkesat e parashikuara nga ky ligj dhe rregullat e nxjerra nga AMA. Në këtë rast, AMA lëshon autorizime të shërbimit audio dhe autorizime të shërbimit të programit audioviziv.

1527

Neni 55 Llojet e licencave dhe autorizimeve dhe afatet e tyre

1. Llojet e licencave që jep AMA-ja janë: a) licencë shërbimi programi audio, për ofrimin e një shërbimi programi audio; b) licencë shërbimi programi audioviziv, për ofrimin e një shërbimi programi audioviziv; c) licencë transmetimi audio, e cila përbëhet nga: i) licencë shërbimi programi audio, sipas shkronjës “a” të kësaj pike; ii) licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit, i cili mund të jetë analog ose numerik; ç) licencë transmetimi audioviziv, e cila përbëhet nga: i) licencë shërbimi programi audioviziv, sipas shkronjës “b” të kësaj pike; ii) licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit. 2. Licencat kategorizohen si më poshtë: a) licencat, sipas pikës 1/a dhe 1/b, janë kombëtare, rajonale apo lokale, në funksion të

kategorisë së rrjetit tokësor, në të cilin mbështeten; b) licencat, sipas pikës 1/c dhe 1/ç, në funksion të kategorisë së rrjetit tokësor, ndahen në: i) kombëtare, kur mbulohet me sinjal jo më pak se 80 për qind e territorit të vendit; ii) rajonale, për mbulim deri në 4 qarqe me vazhdimësi gjeografike; iii) lokale, për mbulimin e një qarku. 3. Licencat për ndërtimin e rrjeteve numerike, sipas pikave 1/c/ii dhe 1/ç/ii i japin subjektit

lejen për ndërtimin e operimin e një rrjeti numerik, përkatësisht audio ose audioviziv. 4. Autorizimet e shërbimit të programit audio dhe autorizimet e shërbimit të programit

audioviziv, kur shërbimi mbështetet në rrjetet e përcaktuara në pikat 2 dhe 3 të nenit 54 të këtij ligji, janë:

a) satelitor, kur shërbimi mbështetet në një sistem satelitor; b) kabllor kur shërbimi mbështetet në një sistem kabllor; c) shërbimi on line, kur shërbimi mbështetet në internet; ç) ofrues shërbimi, përfshirë shërbimin e aksesit të kushtëzuar. 5. Afati maksimal i kohëzgjatjes së licencave dhe/ose autorizimeve është 15 vjet. AMA, me

vendim, përcakton kohëzgjatjen maksimale të licencave dhe autorizimeve, sipas klasifikimit të tyre. Në përcaktimin e këtyre afateve, AMA mban parasysh natyrën e shërbimeve dhe kohën e arsyeshme për kthimin e investimit. Kërkesa për rinovimin e licencës dhe/ose autorizimit bëhet 90 ditë para përfundimit të afatit të licencës ose autorizimit.

6. Licencat dhe/ose autorizimet dhe çdo e drejtë apo detyrim i lidhur me to nuk mund të transferohet. Në rast se mbajtësi i licencës dhe/ose autorizimit, hyn në marrëdhënie juridike civile, objekt i të cilave është edhe veprimtaria e licencuar/autorizuar, atëherë për cedimin ose kalimin e të drejtave që burojnë nga licenca dhe/ose autorizimi kërkohet miratimi i AMA-s. Subjektit që ka fituar këto të drejta, miratimi i jepet në formën e një licence dhe/ose autorizimi të ri me të njëjtën përmbajtje. Kur AMA nuk e miraton kalimin, për shkaqe të parashikuara në këtë ligj, licenca dhe/ose autorizimi bëhet e/i pavlefshëm.

Neni 56 Kërkesat e përgjithshme të aplikimit për licencë dhe/ose autorizim

Aplikimi për marrjen e çdo lloj licence dhe/ose autorizimi përmban: 1. Emërtimin, vendndodhjen, formën ligjore të subjektit që bën kërkesën bashkë me emrin

dhe firmën e personit që ka të drejtë ta përfaqësojë atë. 2. Dokumentet që vërtetojnë të dhëna zyrtare e bankare mbi kapitalin financiar të personit

juridik apo fizik që bën kërkesën.

1528

3. Emërtimin e programit dhe të rrjetit ku do të mbështetet. 4. Objektin dhe karakteristikat e përgjithshme të shërbimit, të dhëna për kohëzgjatjen e

programeve dhe territorin që do të mbulojë, si dhe projektin teknik të instalimit dhe shfrytëzimit të aparaturave.

5. Listën e administratorëve, parashikimet për shpenzimet dhe të ardhurat, origjinën dhe shumën e financimeve të parashikuara për kohëzgjatjen për të cilën kërkohet licenca dhe/ose autorizimi.

6. Listën emërore të anëtarëve të bordit drejtues dhe curriculum vitae të tyre. 7. Përmbajtjen e programeve që do të transmetohen dhe strukturën programore të propozuar

për transmetim, të cilat të shprehin qartë pluralizmin në tërësinë e tyre dhe paanësinë e informacionit.

8. Aplikimi duhet të përfshijë informacion mbi strukturën e pronësisë së kompanisë dhe aksionarëve të saj.

9. Aplikanti duhet t’i përgjigjet çdo pyetjeje të autoritetit rregullator gjatë shqyrtimit të aplikimit.

Neni 57 Parime të përgjithshme të shërbimit të transmetimit audio të komunitetit

Shërbimi i transmetimit audio i komunitetit: 1. Operohet, zotërohet dhe drejtohet nga komuniteti të cilit i shërbejnë. 2. Ofrohet pa qëllim fitimi, duke reflektuar nevojat kulturore, gjuhësore, demografike, të

besimit të komunitetit. 3. Ka karakter informues, edukativ dhe argëtues. 4. Ofron programe me rëndësi të veçantë për komunitetin, duke përfshirë, por pa u kufizuar

në çështje të zhvillimit, kujdesin shëndetësor, informacione bazë, edukim të përgjithshëm, çështje të ambientit, reflektim të kulturës lokale etj.

5. Mbështetet në punën vullnetare të pjesëmarrësve të komunitetit. 6. Mbështetet nga burime të ndryshme financiare të ligjshme, me përjashtim të reklamave

për qëllime fitimi.

Neni 58 Licencimi i shërbimeve të transmetimit audio të komunitetit

1. Licencimi i shërbimit të transmetimit audio të komunitetit bëhet nga AMA me procedurë të hapur, transparente dhe jo diskriminuese. AMA miraton dhe publikon rregullat dhe procedurat e licencimit të transmetimeve audio të komunitetit.

2. Licenca jepet për një zonë gjeografike të kufizuar. AMA përcakton, me anë të një dokumenti rregullator, sasinë e frekuencave në dispozicion të shërbimit të transmetimit audio të komunitetit, si dhe zonën gjeografike të ofrimit të shërbimit, në përputhje me Planin Kombëtar të Frekuencave.

3. AMA, në procesin e licencimit, synon përmbushjen e objektivave të përcaktuara në nenin 18 të këtij ligji.

4. AMA, në vlerësimin e aplikimeve, kryen një proces konsultimi publik për një periudhë prej jo më pak se 60 ditë.

5. Refuzimi i aplikimit për shërbimin e transmetimit audio të komunitetit nga AMA, bëhet gjithmonë kundrejt një vendimi të arsyetuar.

1529

Neni 59 Aplikimi për licencën e transmetimit audio për rrjete analoge

1. Për të siguruar zhvillimin e rregullt të shërbimeve audio dhe sigurimin e një larmie shërbimesh në hapësirën e mbulimit dhe respektimin e interesave të pakicave, AMA harton planin e përdorimit të frekuencave të destinuara për transmetimet audio, në përputhje me Planin Kombëtar të Frekuencave.

2. AMA, duke pasur parasysh planin e përdorimit të frekuencave të përmendura në pikën 1 të këtij neni, duke marrë në konsideratë ekzistencën e frekuencave të lira për transmetimet audio, me nismën e vet ose me kërkesën e subjekteve të interesuara:

a) përcakton hapësirën e mbulimit të licencës së transmetimit audio, për të cilën mund të aplikohet;

b) çel garën për dhënien e licencës së transmetimit audio. 3. Në përcaktimin e hapësirës së mbulimit, të përmendur në pikën 2 të këtij neni, AMA

duhet paraprakisht: a) të realizojë studimin e interesave, pritshmërive dhe dëshirave të publikut në këtë zonë

mbulimi; b) të realizojë studimin e ndikimeve në sektorin e transmetimeve në këtë zonë. 4. AMA publikon në faqen e vet të internetit rezultatet e studimeve, të përcaktuara në pikën

3 të këtij neni dhe mban në konsideratë këto të dhëna dhe ato të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni për dhënien e licencës përkatëse.

5. AMA shpall publikisht çeljen e garës për dhënien e licencës së transmetimit audio ose audiovizive sipas këtij ligji. Aplikimet për këtë licencë bëhen brenda 40 ditëve nga shpallja e garës dhe duhet të përshkruajnë mënyrën e planifikuar të ofrimit të shërbimit dhe plotësimit të kritereve të shpallura paraprakisht nga AMA.

6. Njoftimi për shpalljen e garës mund të përfshijë ftesën e të gjitha palëve të interesuara për të shprehur propozimet e tyre, në lidhje me natyrën e transmetimit audio, për të cilën është çelur gara.

7. Gjatë shqyrtimit të aplikimeve për dhënien e licencës së transmetimit audio AMA vendos në përputhje me nenin 61 të këtij ligji dhe cakton pikët për çdo aplikues.

8. Shpallja e garës publikohet në faqen e internetit të AMA-s dhe, nëse është e mundur, në një organ shtypi, që shpërndahet në zonën e mbulimit të licencës së shërbimit.

9. Në njoftimin e shpalljes së garës përcaktohen procedurat që duhen ndjekur për bërjen e aplikimit dhe kërkesat përkatëse.

Neni 60 Aplikimi për licencën e shërbimit të programit audio dhe audioviziv

1. Ofrimi i shërbimeve të programeve audio dhe audiovizive, që mbështeten në rrjete tokësore analoge ose numerike, bëhet sipas licencës së lëshuar nga AMA nëpërmjet konkurrimit të aplikimeve në përputhje me kërkesat e nenit 56 të këtij ligji dhe rregullat e veçanta të miratuara nga AMA.

2. AMA, me nismën e vet ose me kërkesën e subjekteve të interesuara, çel garën për dhënien e licencës së shërbimit të programit audio ose audioviziv.

3. AMA shpall publikisht çeljen e garës për dhënien e licencës së shërbimeve të programeve audio ose audiovizive sipas këtij ligji. Aplikimet për këtë licencë bëhen brenda 40 ditëve nga shpallja e garës dhe duhet të përshkruajnë mënyrën e planifikuar të ofrimit të shërbimit dhe plotësimit të kritereve të shpallura paraprakisht nga AMA.

1530

4. Njoftimi për shpalljen e garës përfshin ftesën e të gjitha palëve të interesuara për të shprehur propozimet e tyre, në lidhje me natyrën e shërbimit të programit audio ose audioviziv, për të cilën është çelur gara.

5. Gjatë shqyrtimit të aplikimeve për dhënien e licencës së shërbimit të programit audio ose audioviziv AMA vendos në përputhje me nenin 61 të këtij ligji dhe cakton pikët për çdo rezultat.

Neni 61 Shqyrtimi dhe vendimmarrja për dhënien e licencave të transmetimeve audio për rrjete

analoge dhe të shërbimit të programeve audio e audiovizive

1. Gjatë shqyrtimit të aplikimeve dhe vendimmarrjes për përzgjedhjen e aplikuesit fitues AMA mban parasysh:

a) vetitë, ekspertizën dhe eksperiencën e aplikuesit ose, nëse aplikuesi është një shoqëri, të organeve drejtuesve, administratorëve apo agjencive të tjera të shoqërisë dhe të pronarëve;

b) burimet financiare që zotërojnë aplikuesit dhe aspektet e funksionimit ekonomik dhe financiar të aplikimit;

c) cilësinë, llojet dhe shtrirjen e programeve në gjuhën shqipe dhe hapësirën e programeve të propozuara, që lidhen me tiparet dhe nevojat e kulturës kombëtare;

ç) hapësirën që aplikimi krijon brenda shërbimit të transmetimit të propozuar, për mundësinë e krijuesve të rinj në fushën e muzikës, të shfaqjeve teatrore dhe sidomos ato të lidhura me kulturën kombëtare;

d) gatishmërinë për të ofruar një shumëllojshmëri shërbimesh në hapësirën e mbulimit për kategoritë e ndryshme shoqërore, përfshirë këtu interesat e pakicave;

dh) gatishmërinë për t’i dhënë mundësinë çdo personi apo grupi personash për të pasur interesa në një numër shërbimesh të transmetimit audioviziv, sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj;

e) masat, në të cilat shërbimi i propozuar realizon interesat e ndryshëm në komunitetin përkatës lokal, ose si i shërben këtyre interesave;

ë) ofrimin e teknologjisë digjitale në transmetim, si dhe plotësimin e kërkesave teknike për pajisjet për transmetimin dhe për realizimin e mbulimit të zonës së licencimit;

f) të mos jenë në proces falimentimi apo likuidimi; g) të kenë kapital të regjistruar e të deklaruar në QKR në shumën 3 500 000 lekë. 2. Përveç përcaktimeve në pikën 1 të këtij neni, AMA duhet të vlerësojë edhe cilësinë e

kryerjes së shërbimit të transmetimit nga ana e aplikuesit, mbajtës të një licence të mëparshme. 3. Kur AMA vendos mosmiratimin e aplikimit, duhet të njoftojë aplikuesit për: a) arsyet e vendimit; b) rezultatin e vlerësimit të aplikuesit; c) rezultatin e aplikimit fitues. 4. Licenca e transmetimit audio dhe audioviziv nuk u jepet personave të dënuar për një

vepër penale, nëse nuk kanë kaluar 5 vjet nga përfundimi i këtij dënimi. 5. Licenca e transmetimit nuk u jepet subjekteve që u është hequr ose u është bërë e

pavlefshme licenca, me vendim të AMA-s, nëse nuk ka kaluar të paktën një periudhë 10-vjeçare nga data kur iu është hequr licenca e transmetimit. I njëjti kufizim zbatohet edhe ndaj subjekteve juridike, aksionarë të të cilëve janë individë që kanë qenë aksionarë në subjektet të cilëve iu është hequr licenca me vendim të AMA-s.

6. Për shqyrtimin e aplikimeve të përcaktuara në këtë nen, AMA duhet të vendosë jo më vonë se 60 ditë nga dita e aplikimit.

1531

Neni 62 Rregullimi i pronësisë në transmetimet audio dhe audiovizive tokësore

1. Licenca kombëtare e transmetimit audio dhe licenca kombëtare e transmetimit audioviziv u jepen vetëm shoqërive aksionare të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë si objekt ekskluziv veprimtarinë audiovizive.

2. Aksionet që përfaqësojnë kapitalin në një shoqëri, mbajtëse të një licence kombëtare për transmetim audio apo licencë kombëtare e transmetimit audioviziv, janë nominative.

3. Asnjë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audio ose një licencë kombëtare të transmetimit audioviziv.

4. Një person fizik ose juridik, që ka aksione në një shoqëri që disponon një licencë kombëtare transmetimi audio ose licencë kombëtare transmetimi audioviziv, nuk mund të ketë më shumë se 20 për qind të kapitalit të përgjithshëm në një shoqëri të dytë, që zotëron një licencë kombëtare transmetimi audio ose licencë kombëtare të transmetimit audioviziv. Për transmetimet analoge audio lejohet pjesëmarrja në masën deri në 10 për qind në një shoqëri të tretë kombëtare. Një person i tillë nuk lejohet të marrë licencë transmetimi audio, lokale apo rajonale ose licencë transmetimi audioviziv, lokale apo rajonale.

5. Kushteve të mësipërme u nënshtrohen edhe licencat kombëtare për shërbimin e programit audio dhe/ose audioviziv.

6. Licenca lokale apo rajonale e transmetimit audio dhe licenca lokale apo rajonale e shërbimit të transmetimit audioviziv u jepen personave juridikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, me objekt ekskluziv veprimtarinë audiovizive.

7. Një person fizik ose juridik që ka 100 për qind të aksioneve në një shoqëri që zotëron një licencë transmetimi audioviziv lokale apo rajonale, mund të marrë vetëm një licencë të dytë për transmetim audio lokale apo rajonale. Një person fizik ose juridik që ka 100 për qind të aksioneve në një shoqëri që zotëron një licencë transmetimi audio lokale apo rajonale, mund të marrë vetëm një licencë transmetimi audiovizive lokale apo rajonale.

8. Një person fizik ose juridik që ka aksione në një subjekt që zotëron një licencë transmetimi audio lokale apo rajonale, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm në një shoqëri të dytë, që zotëron një licencë transmetimi audio lokale apo rajonale.

9. Një person fizik ose juridik që ka aksione në një subjekt që zotëron një licencë transmetimi audioviziv lokale apo rajonale nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm në një shoqëri të dytë që zotëron një licencë transmetimi audioviziv lokale apo rajonale.

10. Në kuptim të këtij neni, aksionar konsiderohet mbajtësi i aksioneve dhe personat e lidhur me të deri në shkallën e dytë.

11. Kushteve të mësipërme u nënshtrohen edhe subjektet juridike të autorizuara për ofrimin e shërbimeve të programit audio dhe autorizimet e shërbimit të programit audioviziv të mbështetura në rrjete satelitore.

12. Asnjë zotërues i licencave kombëtare të transmetimeve audio dhe licencave kombëtare të transmetimit audioviziv, përfshirë OSHMA-të, të licencuar për shërbimin e programit audioviziv dhe/ose të autorizuar për shërbimin e programeve të mbështetura në rrjete satelitore, në bazë të këtij ligji, nuk mund të transmetojë më shumë se 30 për qind të reklamave në tregun e transmetimeve audiovizive. AMA monitoron dhe publikon informacion periodik mbi volumin e reklamave të transmetuara nga OSHMA-të kombëtare.

1532

Neni 63 Shfrytëzimi i multipleksit

1. Mbajtësit e licencave kombëtare, rajonale e lokale të transmetimeve numerike audio dhe licencave kombëtare numerike të transmetimit audioviziv janë të detyruar t’u japin akses në kushte të drejta, të arsyeshme dhe jodiskriminuese, në jo më pak se 40 për qind të kapacitetit të multipleksit të tyre, OSHMA-ve që zotërojnë licencë shërbimi programi audio dhe/ose licencë shërbimi programi audioviziv.

2. Pavarësisht përcaktimeve të pikës 1 të këtij neni, një subjekt i licencuar për transmetime numerike ose për ofrimin e shërbimit të programit audio ose audioviziv, nuk mund të ketë më shumë se një të tretën e sasisë së përgjithshme të programeve përkatëse lokale, rajonale dhe kombëtare.

3. Mbajtësit e licencave kombëtare, rajonale e lokale të transmetimeve numerike audio dhe licencave kombëtare numerike të transmetimit audioviziv ofrojnë aksesin për transmetim në rrjetin numerik, mbi bazën e marrëveshjeve tregtare me OSHMA-të. Tarifat për dhënien e aksesit për transmetim në rrjetin numerik duhet të orientohen në kosto.

4. AMA siguron që të gjitha shërbimet që u ofrohen OSHMA-ve, që zotërojnë licencë shërbimi programi audio dhe ose licencë shërbimi programi audioviziv, nga mbajtësit e licencave kombëtare, rajonale e lokale të transmetimeve numerike audio dhe licencave kombëtare numerike të transmetimit audioviziv, bazohen në kushte të drejta, të arsyeshme dhe jodiskriminuese.

5. Në rast mosmarrëveshjesh midis OSHMA-ve dhe mbajtësve të licencave kombëtare, rajonale e lokale të transmetimeve numerike audio dhe licencave kombëtare numerike të transmetimit audioviziv, palët i drejtohen AMA-s.

6. AMA, duke mbajtur parasysh garantimin e aksesit të barabartë dhe jodiskriminues për OSHMA-të, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe shumëllojshmërisë së shërbimeve, pasi dëgjon pretendimet e palëve, vendos për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

7. Kundër vendimit të AMA-s, palët mund të bëjnë ankim gjykatë.

Neni 64 Autorizimet për shërbimet e programeve audio dhe audiovizive

1. Ofrimi i shërbimeve të programeve audio dhe audiovizive që mbështeten në rrjete të ndryshme nga rrjetet tokësore analoge apo numerike, sipas përcaktimeve të pikave 2 dhe 3 të nenit 54 të këtij ligji, bëhet me autorizim të AMA-s pa garë, mbi bazën e kërkesës. Subjekti që bën kërkesën duhet të jetë paraprakisht i regjistruar në AKEP, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

2. AMA garanton që i autorizuari: a) të jetë përgjegjës në lidhje me interesat dhe ndjeshmërinë publike, të respektojë

mirëkuptimin dhe bashkekzistencën shoqërore të të gjithë individëve në Republikën e Shqipërisë, të respektojë kërkesat e këtij ligji dhe kushtet e autorizimit, të përcaktuara nga AMA;

b) të nxisë vlerat demokratike të përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në veçanti të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit.

3. Autorizimi u jepet mbi bazën e kërkesës, subjekteve që plotësojnë kërkesat e këtij ligji lidhur me programet audio dhe audiovizive.

4. Autorizimi jepet pas shqyrtimit të dokumentacionit të plotësuar sipas kritereve të përcaktuara nga AMA me rregullore të veçantë.

5. Autorizimi jepet brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës së plotësuar. Refuzimi i aplikimit bëhet gjithmonë kundrejt një vendimi të arsyetuar. Nëse AMA nuk shprehet brenda afatit të mësipërm, nga data e marrjes së aplikimit të plotë, autorizimi konsiderohet i miratuar.

6. Autorizimi jepet për një afat 5-vjeçar me të drejtë rinovimi.

1533

7. AMA mund të rinovojë këtë autorizim në bazë të plotësimit të kushteve të mësipërme dhe sipas procedurave të vendosura paraprakisht prej saj.

8. Mbajtësi i licencës për transmetime audio ose për transmetime audiovizive ka të drejtë të ofrojë shërbime satelitore kundrejt regjistrimit, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga AMA.

Neni 65 Kushtet e licencës së transmetimit audio

1. Licenca e transmetimit audio mund të përmbajë kushte dhe kërkesa që AMA i vlerëson dhe i përcakton si të nevojshme në licencë. AMA publikon paraprakisht termat dhe kushtet e licencës së transmetimeve audio.

2. Përveç të tjerave, në një licencë transmetimi audio AMA përcakton: a) afatin e licencës; b) kur një licencë mund të rinovohet, mënyrën, kushtet dhe kohën për të cilën mund të

kryhet rinovimi; c) kushtet për ndalimin e transferimit të të drejtave dhe detyrimeve që lindin nga kjo licencë; ç) kushtet për sigurimin e cilësisë, shtrirjes dhe llojeve të programeve; d) pagesat që i licencuari duhet të kryejë në favor të AMA-s. 3. Subjekti i licencuar duhet të njoftojë AMA-n për çdo ndryshim në të dhënat e shoqërisë së

licencuar brenda një afati 30-ditor nga bërja e ndryshimeve. 4. Çdo licencë transmetimi audio duhet të parashikojë detyrimin e të licencuarit për të

paraqitur të dhënat mbi llogaritë e veta, bilancin ose informacionet e tjera që AMA vlerëson si të nevojshme për realizimin e funksioneve të veta.

5. Licenca e transmetimit audio është dokument zyrtar, i administruar nga AMA, sipas përcaktimit të ligjit nr. 8503 datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.

6. Pavarësisht përcaktimeve të nenit 37 të këtij ligji, licenca e transmetimit audio duhet të përfshijë një kusht që detyron të licencuarit e transmetimit të realizojnë regjistrimin dhe arkivimin e disa kategorive të programeve, të cilat mund të kontrollohen nga AMA gjatë kohëzgjatjes së licencës së transmetimit dhe për një afat deri në 6 vjet pas përfundimit të kësaj licence.

7. AMA, brenda një viti nga miratimi i këtij ligji, përgatit një udhëzim me format dhe kategoritë e programeve të kërkuara për regjistrim dhe arkivim nga ana e subjekteve të licencuara të transmetimeve, sipas pikës 6 të këtij neni.

8. Në hartimin e rregullave të përcaktuara në pikën 7 të këtij neni, AMA mban parasysh natyrën dhe sasinë e programeve të transmetuara nga i licencuari, si dhe shpenzimet financiare për këtë qëllim.

9. Në realizimin e funksioneve të përcaktuara në pikat 7 dhe 8 të këtij neni, AMA vlerëson përmbajtjen e programeve, të cilat:

a) janë në gjuhën shqipe, apo lidhen me kulturën dhe aktualitetin kombëtar; b) lidhen me zhvillimet në fushën e muzikës, teatrit, shfaqjeve dhe veprimtari të tjera

kombëtare; c) janë lajme, dokumentarë apo raportime, si dhe çdo kategori tjetër të përmbajtjes

programore që AMA vlerëson se është e domosdoshme për t’u regjistruar dhe arkivuar nga ana e të licencuarit.

10. AMA mund të realizojë me mjetet e veta regjistrimin dhe arkivimin e programeve të përcaktuara më sipër dhe administron këto programe, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të.

11. AMA raporton në Kuvend çdo vit në lidhje me zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ky nen.

1534

Neni 66 Licencat e transmetimit audio për qëllime të përkohshme dhe nevoja institucionale

1. Për sigurimin e nevojave të përkohshme të institucioneve publike, AMA jep licencë transmetimi të përkohshme për mbulimin e një hapësire të caktuar. Afatet e licencave të përkohshme janë:

a) deri në 60 ditë brenda një viti kalendarik për një shërbim transmetimi audio rajonal; b) deri në 120 ditë brenda një viti kalendarik për një shërbim transmetimi audio lokal. 2. AMA mund të japë një licencë për ofrimin e një shërbimi transmetimi audio, me fuqi të

ulët, i cili ka për qëllim t’i shërbejë vetëm një institucioni arsimor, shëndetësor apo të natyrave të ngjashme, të përcaktuara në licencë.

3. Kërkesat e nenit 33 pika 1 shkronja “c” dhe të neneve 59 dhe 62 të këtij ligji nuk zbatohen në rastin e licencës së dhënë sipas këtij neni.

4. AMA miraton dhe publikon rregullat për dhënien e këtyre licencave, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

5. Licencat, sipas pikës 1 të këtij neni, nuk jepen në periudhën 6-mujore përpara datës së zhvillimit të zgjedhjeve vendore apo të përgjithshme parlamentare, përveç rasteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit, fatkeqësive natyrore dhe njerëzore, rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

Neni 67 Licenca e shërbimit për programet audiovizive

1. AMA jep licenca shërbimi për programet audiovizive, në bazë të së cilës i licencuari ka të drejtat dhe detyrimet për të ngritur dhe realizuar një shërbim programi audioviziv. Në bazë të licencës, i licencuari ka të drejtë për të ngritur, realizuar dhe vënë në funksion pajisje transmetuese, me qëllim transmetimin e shërbimit të programit audioviziv.

2. AMA siguron që shërbimi i programit audioviziv: a) të jetë përgjegjës në lidhje me interesat dhe ndjeshmërinë publike, të respektojë

mirëkuptimin dhe bashkekzistencën shoqërore të të gjithë individëve në Republikën e Shqipërisë, të sigurojë që përmbajtja programore të pasqyrojë elementet përbërëse të kulturës dhe të gjuhës shqipe;

b) të nxisë vlerat demokratike të përcaktuara në Kushtetutë dhe në veçanti të drejtën e shprehjes dhe të informimit;

c) të mbajë në konsideratë nevojën e formimit të opinionit publik për t’u njohur dhe për të kuptuar vlerat dhe traditat europiane;

ç) të përfshijë në përpjesëtim të arsyeshëm programet e lajmeve dhe ato me natyrë informative.

d) të respektojë kërkesat dhe kushtet e përcaktuara në bazë të këtij ligji në licencë; dh) të përfshijë, në mënyrë të arsyeshme përdorimin e gjuhës së shenjave në emisionet e

lajmeve për njerëzit që nuk dëgjojnë. 3. I licencuari i shërbimit të programit audioviziv realizon programin, në përputhje me

kërkesat e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni. AMA kërkon, kur është e mundur, që pjesa më e madhe e kohës së transmetimit t’i kushtohet veprave europiane, duke përjashtuar kohën për lajmet, ngjarje sportive, lojërat, reklamat, shërbimin teletekst dhe shitjeve të drejtpërdrejta apo të rezervohet për programe të subjekteve të pavarura, nga vetë i licencuari ose subjektet e lidhura me të.

4. AMA përfshin, në çdo licencë të dhënë në bazë të këtij neni dhe çdo rinovim, në bazë të këtij ligji, një kusht për transmetimin e prodhimeve të pavarura, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 123 të këtij ligji.

1535

Neni 68 Pavlefshmëria e licencës dhe/ose autorizimit

Licenca dhe/ose autorizimi bëhet e pavlefshme kur: a) mbaron afati i vlefshmërisë dhe ajo nuk është rinovuar; b) i licencuari ose i autorizuari njofton me shkrim AMA-n për mbylljen e aktivitetit; c) AMA ka nxjerrë vendim për heqje licence dhe/ose autorizimi në bazë të kompetencave që

i jep ky ligj; ç) deklarohet falimentimi; d) kërkuesi nuk e tërheq licencën dhe/ose autorizimin ose nuk realizon detyrimet financiare

të parashikuara me ligj pas 90 ditëve nga momenti kur merr dijeni zyrtarisht për miratimin e saj; dh) ka një vendim të formës së prerë nga gjykata që ndalon ushtrimin e aktivitetit nga i

licencuari dhe/ose i autorizuari.

Neni 69 Heqja e licencës dhe/ose autorizimit

AMA ka të drejtë të heqë licencën dhe/ose autorizimin kur: 1. Është fituar sipas të dhënave të rreme të paraqitura në kërkesë. 2. Nuk plotësohen kushtet e përcaktuara në licencë. 3. Nuk paguan detyrimet financiare të licencës për një vit. 4. Nuk ka filluar transmetim pas hyrjes në fuqi të vendimit për dhënie licence për një

periudhë kohe: a) 6 muaj në transmetimet audio lokale e rajonale; b) 9 muaj në shërbimin e transmetimit audioviziv lokal e rajonal; c) 12 muaj në vënien në funksionim të multipleksit lokal e rajonal; ç) 12 muaj në transmetimet audio kombëtare; d) 18 muaj në shërbimin e transmetimeve audiovizive kombëtare; dh) 24 muaj në vënien në funksionim të multipleksit kombëtar. 5. Pas fillimit të transmetimit, gjatë një viti kalendarik, nuk transmetohet 30 ditë, pa

llogaritur ndërprerjet për arsye teknike që nuk varen nga mbajtësi i licencës. 6. Te mbajtësi i licencës kanë ndodhur ndryshime që e bëjnë të pamundur respektimin e

kushteve të vendosura në licencë. 7. Prona e mbajtësit të licencës, e cila shërben drejtpërdrejt për ushtrimin e aktivitetit të

shërbimeve audiovizive, ka dalë në ankand për shitje. 8. Ndëshkohet më shumë se 3 herë brenda një viti kalendarik, për një nga kundërvajtjet

administrative të parashikuara në nenet 132 dhe 133 të këtij ligji.

KREU VIII TRANSMETIMET NUMERIKE

Neni 70 Aplikimi për licencat e rrjeteve numerike

1. Të drejtën e aplikimit për t’u pajisur me licencë rrjeti numerik, përkatësisht lokal, rajonal kombëtar e kanë shoqëritë aksionare që:

a) zotërojnë licencë për shërbime programi audio dhe audioviziv përkatësisht lokale, rajonale apo kombëtare;

1536

b) nuk zotërojnë licencë për shërbime programi audio dhe audioviziv. Në këtë rast aplikimi bëhet njëkohësisht për licencë për shërbime programi sipas kërkesave të nenit 60 dhe kërkesave për licencë rrjeti numerik sipas këtij kreu. AMA shqyrton fillimisht aplikimin për shërbimin e programit sipas nenit 61 të këtij ligji.

2. Licenca e rrjetit numerik jepet me konkurrim të hapur duke garantuar trajtim të barabartë, objektiv dhe jo diskriminues. AMA, me nismën e vet ose me kërkesën e subjekteve të interesuara, çel garën duke pasur parasysh planin e përdorimit të frekuencave, si dhe duke marrë në konsideratë ekzistencën e frekuencave të lira për transmetimet numerike.

3. Licencat e rrjetit numerik jepen nga AMA në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara bazuar në:

a) planin e frekuencave për transmetimet numerike, të miratuar me Aktet Finale të Konferencës Rajonale të Radiokomunikacioneve “Për planifikimin e transmetimeve numerike tokësore në pjesë të rajoneve 1 dhe 3 në bandat e frekuencave 174-230 MHz dhe 470-862 MHz (RRC-06), ratifikuar nga Kuvendi me ligjin nr. 9851 datë 26.12.2007, duke përjashtuar frekuencat e digjital dividendit, sipas përcaktimeve në Aktet Finale të Konferencës Botërore të Radiokomunikacioneve WRC-07 dhe WRC-2012;

b) disponueshmërinë e frekuencave të lira; c) zonat përkatëse të mbulimit me programe, shërbime shoqëruese dhe të dhëna të tjera të

lidhura me to. 4. AMA përcakton hapësirën e mbulimit, në të cilën do të transmetohet, në përputhje me

licencën, dhe fton subjektet e interesuara për të marrë pjesë në garë. 5. Njoftimi për çeljen e garës duhet të publikohet në faqen e internetit të AMA-s dhe në të

paktën tre nga gazetat me tirazh më të lartë dhe, kur është e mundur, në organet e shtypit, që qarkullojnë në zonën e përcaktuar të mbulimit. Në njoftim duhet të përcaktohen procedurat dhe kërkesat për kryerjen e aplikimit dhe çdo çështje përkatëse apo të nevojshme.

6. AMA, në njoftimin e përcaktuar në pikën 5 të këtij neni, përcakton zonën minimale të mbulimit në të cilën do të transmetohet materiali programor, materiale të lidhura me të dhe të dhëna të tjera. Zona minimale e mbulimit mund të jetë më e vogël se hapësira maksimale e mbulimit e përcaktuar në njoftim.

7. Pavarësisht përcaktimeve të pikës 2 të këtij neni, kur në njoftimin për çeljen e aplikimeve është përcaktuar një hapësirë mbulimi minimale, kjo hapësirë duhet të jetë zona minimale e mbulimit të licencës së miratuar, duke i kërkuar aplikuesit të realizojë mbulimin e hapësirës maksimale për aq sa është e mundur.

8. Në njoftimin për çeljen e garës, AMA përcakton numrin e shërbimeve të programeve audio dhe/ose audiovizive që do të mbështeten në multipleks, si dhe nëse ndonjë shërbim ekzistues i programeve audio dhe/ose audiovizive do të mbështetet në rrjetin numerik.

Neni 71 Shqyrtimi i aplikimeve për dhënien e licencës së rrjeteve numerike

1. AMA shqyrton çdo aplikim për një licencë rrjeti numerik, në bazë të njoftimit për çeljen e garës, me qëllim përcaktimin e aplikuesit të përshtatshëm për marrjen e licencës së rrjetit numerik.

2. Për shqyrtimin dhe përcaktimin e aplikuesve të përshtatshëm, sipas pikës 1 të këtij neni, AMA duhet të mbajë parasysh:

a) natyrën, ekspertizën dhe eksperiencën e aplikuesit përfshirë natyrën, ekspertizën dhe eksperiencën e drejtuesve, menaxherëve apo zyrtarëve të kompanisë dhe të pronarëve ose aksionarëve të saj;

b) burimet financiare në dispozicion të secilit aplikues dhe mënyrën e funksionimit ekonomik të paraqitur në aplikim;

1537

c) gamën dhe llojin e programeve të propozuara për t’u përfshirë në multipleks dhe mënyrën e sigurimit të këtyre materialeve;

ç) në rastin e një rrjeti numerik të shërbimit audioviziv, propozimin e aplikuesit për përftimin e pajisjeve të nevojshme për marrjen nga shikuesit nëpërmjet këtyre pajisjeve të të gjitha multiplekseve të shërbimit audioviziv që transmetojnë në atë zonë, përfshirë rrjetet numerike kombëtare, si dhe të shërbimeve me pagesë dhe realizimin e mundësisë së personave për t’u informuar dhe zgjedhur mbi materialin programor të përfshirë në këto multiplekse;

d) shtrirjen e zonës së mbulimit të propozuar për t’u kryer nga aplikuesi; dh) propozimet teknike, përfshirë periudhën e zbatimit, lidhur me ngritjen dhe vënien në

funksionim të rrjetit numerik; e) në rastin e një rrjeti numerik transmetimi audio, propozimin e aplikuesit për lehtësimin e

përfshirjes së çdo shërbimi të regjistruar transmetimi në rrjetin numerik; ë) çdo çështje tjetër që AMA vlerëson si të nevojshme për sigurimin e ngritjes dhe vënien në

funksionim të multiplekseve.

Neni 72 Kushtet e licencës për rrjetin numerik

1. AMA në licencën e rrjetit numerik përcakton: a) kërkesat për programet, shërbimet shoqëruese dhe të dhënat e tjera që do të mbështeten

në multipleks, duke përfshirë kërkesat për programet ekzistuese; b) kushtet dhe afatet për realizimin e mbulimit të zonës me sinjal; c) kushtet për sigurimin e pajisjeve për marrjen e shërbimeve me pagesë nga përdoruesit e

autorizuar dhe paraqitjen e programeve të mbështetura në të gjitha multiplekset, që transmetojnë në atë zonë;

ç) kushtet për përputhjen me kërkesat teknike dhe cilësinë e shërbimit. 2. Licenca e rrjetit numerik përmban kushtet për pagesën e detyrimeve nga i licencuari ndaj

AMA-s, si dhe kushtet për sigurimin e informacionit që AMA kërkon t’i vihet në dispozicion për ushtrimin e kompetencave të veta, përfshirë kopje të llogarive dhe bilanceve.

3. AMA, në funksion të interesit të përdoruesve të shërbimeve të rrjetit numerik dhe në përmbushje të objektivave rregullatorë të saj, vendos kushte për të garantuar një konkurrencë efektive midis ofruesve të shërbimit mediatik që mbështeten në multipleks, në mënyrë që i licencuari:

a) të mos pengojë përdoruesit që, në ndonjë hapësirë mbulimi, të marrin shërbimet e multipleksit në aparatin marrës;

b) të garantojë që çdo aparat marrës të jetë në gjendje të realizojë sistemin e çkodimit për hapjen e të gjitha shërbimeve të koduara të mbështetura në rrjetin numerik në zonën përkatëse të mbulimit.

4. Operatorët e rrjeteve dhe ofruesit e shërbimeve numerike tokësore të transmetimit sigurojnë që programet që transmetojnë të respektojnë rregullat e etikës dhe të kriptimit e kodimit kur i dedikohen publikut të grupmoshave specifike.

5. Licenca e rrjetit numerik përmban edhe kushtet, që AMA i konsideron të përshtatshme në përmbushje të qëllimeve të këtij ligji.

Neni 73 Shërbime me ekran të gjerë

1. Rrjetet publike të komunikimit elektronik, të krijuara për shpërndarjen e shërbimeve televizive numerike, duhet të jenë në gjendje të shpërndajnë shërbime dhe programe televizive me ekran të gjerë.

1538

2. Operatorët e rrjeteve që marrin dhe rishpërndajnë shërbime apo programe me ekran të gjerë ruajnë të njëjtin format.

Neni 74 Afati i licencës dhe transferimi i të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj

1. Afati i vlefshmërisë së licencës së rrjetit numerik është: a) 15 vjet për transmetimet kombëtare; b) 8 vjet për transmetimet rajonale e lokale. 2. Transferimi i të drejtave dhe detyrimeve, që rrjedhin nga licenca, nuk mund të realizohet

pa marrë paraprakisht miratimin me shkrim të AMA-s. 3. Ndryshimi i neneve të statutit që përcaktojnë pronësinë dhe çështjet që lidhen me të, nuk

mund të realizohet pa marrë paraprakisht miratimin me shkrim të AMA-s.

KREU IX SHËRBIMET MEDIATIKE AUDIO DHE/OSE AUDIOVIZIVE

SIPAS KËRKESËS SË PËRDORUESIT

Neni 75 Ofrimi i shërbimeve mediatike audio dhe/ose audiovizive sipas kërkesës së përdoruesit

1. Ofrimi i shërbimeve mediatike audio dhe/ose audiovizive, sipas kërkesës së përdoruesit, bëhet mbi bazën e autorizimit të lëshuar nga AMA përveç shërbimeve të shoqërisë së informacionit, të përcaktuara nga ligji nr. 10 128, datë 11.05.2009 “Për tregtinë elektronike”.

2. Autorizimi jepet brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit. 3. Në aplikim duhet të përcaktohen emri, mbiemri, numri i dokumentit personal identifikues

të subjektit aplikues, kur ky është person fizik, dhe emri i shoqërisë, numri i regjistrimit dhe informacioni përkatës për anëtarët themelues dhe për veprimtaritë e tyre, sidomos në fushën e medias, kur aplikuesi është person juridik. Nëse aplikimi paraqitet nga një sipërmarrje tregtare, duhet të përfshijë informacionin lidhur me anëtarët themelues, si dhe me personat e strukturave drejtuese të subjektit, përfshirë emrat dhe funksionet e tyre.

4. Aplikimi shoqërohet nga: a) oferta bazë e shërbimit, duke përcaktuar emrin e ofruesit të shërbimit mediatik audio

dhe/ose audioviziv, në bazë të kërkesës së përdoruesit, emrin, qëllimin e përdorimit dhe formatin e katalogut, si dhe çdo informacion tjetër, të cilin aplikuesi e vlerëson të rëndësishëm për veprimtarinë që ka planifikuar të ofrojë;

b) dokumentet që vërtetojnë burimet e financimit për vitin e pare të ushtrimit të veprimtarisë së vet;

c) informacionin se cili rrjet komunikimi elektronik do të përdoret për shpërndarjen e shërbimit përkatës;

ç) dokumentacionin që vërteton pagesën e detyrimeve fiskale e financiare ndaj shtetit. 5. AMA regjistron në një regjistër të veçantë ofruesit e shërbimit mediatik audio e/ose

audioviziv, sipas kërkesës. Ky regjistër publikohet në faqen e internetit të AMA-s. Përmbajtja dhe ruajtja e regjistrit përcaktohen nga AMA.

6. I autorizuari njofton AMA-n për çdo ndryshim të të dhënave të paraqitura në aplikim. 7. Dhënia e autorizimit për ofrimin e shërbimit mediatik audio dhe/ose audioviziv, sipas

kërkesës së përdoruesit, nuk përfshin dhënien e frekuencave. 8. Vlefshmëria e autorizimit përfundon kur: a) ofruesi i shërbimit njofton me shkrim AMA-n për mbylljen e aktivitetit;

1539

b) nuk e ushtron aktivitetin për më shumë se një vit; c) nuk përmbush kërkesat teknike të transmetimit të programeve; ç) ka një vendim të formës së prerë nga gjykata që ndalon ushtrimin e aktivitetit nga i

autorizuari. 9. Pikat 1 deri në 8 të këtij neni zbatohen vetëm për ata OSHMA audiovizive që kryejnë

transmetime televizive.

Neni 76 Kushtet për ofrimin e shërbimit mediatik audio dhe/ose audioviziv sipas kërkesës

së përdoruesit

1. Shërbimet e ofruara sipas kërkesës së përdoruesit nuk lejohen të përfshijnë programe që nxisin urrejtjen mbi baza racore, etnike, gjinore, kombëtare ose fetare.

2. Veprat kinematografike në këto shërbime duhet të transmetohen në bazë të kushteve të miratuara me mbajtësit e të drejtave përkatëse për këto vepra.

3. Dispozitat e kreut IV zbatohen edhe për shërbimet mediatike audio dhe/ose audiovizive, në bazë të kërkesës së përdoruesit.

4. Shërbimet mediatike audio dhe/ose audiovizive, në bazë të kërkesës së përdoruesit, që mund të dëmtojnë rëndë zhvillimin fizik, mendor ose moral të të miturve, transmetohen në formë të koduar, të tillë që të sigurojnë mosmarrjen e tyre nga të miturit në kushte të zakonshme.

Neni 77 Promovimi i prodhimit të veprave europiane nga shërbimet mediatike audio dhe/ose

audiovizive në bazë të kërkesës së përdoruesit

1. Shërbimet mediatike audio dhe/ose audiovizive, sipas kërkesës së përdoruesit, të ofruara nga operatorët e shërbimit të medias brenda juridiksionit të tyre promovojnë, kur është e mundur dhe me mjete të përshtatshme, prodhimin e veprave europiane dhe aksesin ndaj këtyre veprave.

2. Promovimi i veprave europiane mund të bëhet përmes kontributit financiar që shërbime të tilla mediatike akordojnë për prodhimin dhe blerjen e të drejtave të punëve europiane, ose në përqindjet dhe/ose dominimin e veprave europiane në katalogun e programeve të ofruara nga shërbimet mediatike audio dhe/ose audiovizive, sipas kërkesës së përdoruesit.

3. AMA përcakton në rregullore mënyrën e zbatimit të këtij neni.

KREU X ZBATIMI DHE PËRPUTHSHMËRIA ME KUSHTET E LICENCËS DHE/OSE AUTORIZIMIT

Neni 78 Inspektimi i veprimtarisë së të licencuarit/të autorizuarit

1. AMA ka të drejtë të ushtrojë kontroll të veprimtarisë programore, financiare, teknike dhe organizative të mbajtësit të një licence dhe/ose autorizimi, sipas përcaktimeve të këtij ligji. Çdo inspektim, veçanërisht inspektimi i veprimtarisë programore, nuk duhet të cenojë lirinë e shprehjes. I licencuari bashkëpunon me AMA-n për realizimin e këtij funksioni.

2. AMA autorizon nëpunës të specializuar të administratës së vet apo persona të tjerë të specializuar për të realizuar këtë inspektim nëse:

a) ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, që tregojnë se i licencuari dhe/ose i autorizuari nuk realizon shërbimin në përputhje me kushtet e licencës dhe/ose autorizimit;

b) realizimi i shërbimit të ofruar nga i licencuari shkakton interferenca;

1540

c) ka informacion për veprimtari të palicencuar dhe/ose të paautorizuar; ç) ka një njoftim të përligjur nga një palë e tretë e interesuar. 3. Përveç përcaktimeve të pikës 2 të këtij neni, AMA ka të drejtë të kryejë inspektime

periodike me ose pa njoftim paraprak të të licencuarit dhe/ose të të autorizuarit. 4. I licencuari dhe/ose i autorizuari duhet t’i paraqesë personit të autorizuar për kryerjen e

inspektimit informacionin apo regjistrimet që zotëron lidhur me këtë kontroll, të lejojë hyrjen në mjediset e veta për të realizuar inspektimin dhe të ushtrojë këqyrjen e pajisjeve transmetuese në këto mjedise, si dhe, kur është e nevojshme, t’u përgjigjet kërkesave të personit të autorizuar për ushtrimin e inspektimit me qëllim realizimin e tij.

5. Kur personi i autorizuar për të ushtruar inspektimin, pas këqyrjes, vlerëson se i licencuari dhe/ose i autorizuari ka kryer shkelje të kushteve të licencës dhe/ose autorizimit, ia bën këtë me dije të licencuarit/të autorizuarit nëpërmjet një procesverbali që nënshkruhet nga të dy palët dhe e njofton për mundësinë që të paraqesë pretendimet e veta në përputhje me pikën 7 të këtij neni. Në rast se i licencuari/i autorizuari refuzon të nënshkruajë procesverbalin, njoftimi kryhet sipas nenit 81 të këtij ligji.

6. I licencuari dhe/ose i autorizuari i interesuar i paraqet AMA-s informacionin dhe regjistrimet e nevojshme për realizimin e shqyrtimit të çështjes.

7. Pas paraqitjes së pretendimeve nga i licencuari dhe/ose i autorizuari, nëse ka, AMA përcakton nëse ky ka shkelur ose jo kushtet e licencës dhe/ose autorizimit dhe merr vendimin përkatës, duke përfshirë sanksionet në përputhje me këtë ligj.

8. AMA përcakton rregulla për realizimin e së drejtës së të licencuarve dhe/ose të autorizuarve, të përmendur në pikën 4 të këtij neni. Rregullat miratohen për kohëzgjatjen e procedurave të përcaktuara në pikën 4 të këtij neni dhe mund të përfshijnë dispozita për seanca dëgjimore ose forma të tjera, që vlerësohen të përshtatshme.

9. Pavarësisht nga përcaktimet e pikave 4 deri në 7 të këtij neni, në rastin e konstatimit të interferencave, veprohet në përputhje me pikën 5 të nenit 80 të këtij ligji.

Neni 79 Monitorimi i spektrit të frekuencave

1. AMA monitoron brezat e frekuencave, të caktuara në Planin Kombëtar të Frekuencave për transmetime audiovizive, me qëllim që:

a) përdorimi i frekuencave të dhëna me licencë të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, në zbatim të kushteve të licencës;

b) spektri i frekuencave të përdoret vetëm nga përdoruesit e lejuar, sipas dispozitave të këtij ligji;

c) të krijojë një mjedis të përshtatshëm dhe pa interferenca të dëmshme për operimin e sistemeve dhe të stacioneve të transmetimit audioviziv, që do të përdoren për qëllime private ose publike.

2. AMA, për monitorimin e frekuencave, bashkëpunon me AKEP-in dhe me institucionet e tjera, të ngarkuara për administrimin e spektrit të frekuencave.

3. Monitorimi i frekuencave bëhet në përputhje me rregulloren përkatëse, të hartuar nga AMA.

4. Monitorimi i frekuencave mund të bëhet edhe me kërkesë të subjekteve, të cilat zotërojnë një licencë të lëshuar nga AMA. Në këtë rast shpenzimet e monitorimit përballohen nga subjekti i interesuar.

1541

Neni 80 Bllokimi i pajisjeve dhe/ose ndalimi i funksionimit të tyre

1. Kur një person fizik apo juridik zhvillon veprimtari në fushën e transmetimeve audio dhe/ose audiovizive, të palicencuar nga AMA, personat e autorizuar nga AMA bllokojnë pajisjet.

2. Pajisjet e bllokuara sipas pikës 1 të këtij neni, brenda një muaji inventarizohen në prani edhe të personit fizik apo juridik që ushtron veprimtari të palicencuar dhe sekuestrohen.

3. Kundër vendimit për sekuestrimin mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve në gjykatë. 4. Pas kalimit të afatit të ankimit dhe në rast se pas ankimit gjykata vlerëson të ligjshëm

sekuestrimin, pajisjet e bllokuara konfiskohen dhe kalojnë në pronësi të shtetit. 5. Kur personat e autorizuar nga AMA zbulojnë se pajisjet transmetuese të OSHMA-së

shkaktojnë interferenca të dëmshme, pavarësisht se për përdorimin e tyre është marrë licenca ose autorizimi përkatës, kanë të drejtë të bëjnë ndalimin e funksionimit të tyre.

6. Bllokimi dhe ndalimi i funksionimit të pajisjeve, sipas këtij neni, tregohet me një vulë, përmbajtja dhe forma e të cilës përcaktohen nga AMA.

7. Përkundrejt kërkesës me shkrim të subjektit që ka shkaktuar interferencën, personi i autorizuar nga AMA bën verifikimin e nevojshëm dhe, nëse vëren se interferencat e dëmshme janë shmangur, lejon funksionimin e mëtejshëm të pajisjes së ndaluar.

8. Për zbatimin e detyrave për bllokimin e pajisjeve, AMA bashkëpunon me autoritetet publike lokale, Policinë e Shtetit dhe shërbimin përmbarimor.

Neni 81 Njoftimi

1. Njoftimi i OSHMA-ve ose personave të tjerë, i përcaktuar në këtë kre duhet t’u drejtohet atyre në një nga mënyrat e mëposhtme:

a) duke e dërguar atë në adresën ku OSHMA-ja ose personi tjetër kryen veprimtarinë e tij; b) duke e dërguar atë me postë rekomande në adresën e përmendur në shkronjën “a” të

kësaj pike; c) duke e dërguar atë nëpërmjet postës elektronike ose faksit në adresën dhe faksin e

OSHMA-së ose personit tjetër, vetëm nëse ekziston mundësia e konfirmimit të marrjes së postës elektronike, ose aparati i faksit siguron konfirmimin e të gjitha faqeve të njoftimit. Në këtë rast, njoftimi duhet të dërgohet edhe në një nga mënyrat e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike.

2. Për qëllim të këtij neni, shoqëria e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi për shoqëritë tregtare, prezumohet se ka adresë atë, në të cilën është regjistruar.

3. Një kopje e njoftimit nënshkruhet nga personi i autorizuar për të ushtruar inspektimin, duke deklaruar përgjegjësinë e tij personale që akti i njoftimit është një dokument zyrtar.

KREU XI SHËRBIMET E MBROJTURA

Neni 82 Ofrimi i shërbimeve me akses të kushtëzuar

1. Ofrimi i shërbimeve me akses të kushtëzuar dhe shërbimet shoqëruese/mbështetëse të tyre realizohen në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga ky ligj dhe rregullat e nxjerra nga AMA. Me anë të rregullave të nxjerra në zbatim të këtij ligji, AMA siguron që shërbimet e mbrojtura ofrohen në kushte të drejta, të arsyeshme dhe jodiskriminuese.

1542

2. AMA ka të drejtë të imponojë detyrime për ofruesit e shërbimeve me akses të kushtëzuar në masën e nevojshme për të siguruar marrjen nga përdoruesit të shërbimeve audio dhe audiovizive, sipas specifikimeve të këtij ligji.

3. Ofruesit e shërbimit me akses të kushtëzuar sigurojnë akses në ndërfaqet/përshtatësit e programeve të aplikimit ose në udhëzuesit elektronikë të programeve në kushte të ndershme, jodiskriminuese dhe të përshtatshme.

4. AMA përcakton kushtet e funksionimit të pajisjeve të televizionit numerik për përdoruesit.

Neni 83 Sistemet e aksesit të kushtëzuar

1. Sistemet e aksesit të kushtëzuar për shërbimet radiotelevizive numerike duhet të kenë kapacitetet e nevojshme teknike për të mundësuar që operatorët e rrjeteve të kenë kontrollin e plotë mbi shërbimet që përdorin këto sisteme.

2. Ofruesit e shërbimeve të aksesit të kushtëzuar, që sigurojnë aksesin në shërbimet radio dhe televizive numerike, janë të detyruar t’u ofrojnë të gjithë OSHMA-ve, në kushte të ndershme, të arsyeshme dhe jo diskriminuese, asistencë teknike, që mundëson abonentët e tyre të kenë akses në shërbimet e ofruara me anë të dekoderëve.

3. Për ofrimin e shërbimit të aksesit të kushtëzuar, operatorët që ofrojnë këtë shërbim mbajnë llogari të ndara nga pjesa tjetër e aktivitetit.

Neni 84 Aktivitete të ndaluara për aksesin e kushtëzuar

Në territorin e Republikës së Shqipërisë ndalohet kryerja e aktiviteteve të mëposhtme: 1. Prodhimi, importimi, shpërndarja, shitja, dhënia me qira ose posedimi për qëllime

tregtare të pajisjeve të ndaluara. 2. Instalimi, mirëmbajtja ose zëvendësimi për qëllime tregtare të një pajisje të ndaluar. 3. Përdorimi i komunikimeve tregtare për promovimin e pajisjeve të ndaluara.

Neni 85 Kriteret për mbrojtjen e aksesit të kushtëzuar

1. Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 84 të këtij ligji, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet me gjobë sipas përcaktimeve të nenit 133 të këtij ligji. Masa e ndëshkimit duhet të jetë efektive dhe në proporcion me dëmin e shkaktuar.

2. Ofruesit e shërbimeve me akses të kushtëzuar, interesat e të cilëve cenohen nga një veprimtari e paligjshme, kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për dëmin e shkaktuar në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në rast konstatimi të kësaj veprimtarie, AMA bashkëpunon me organet kompetente dhe, kur e sheh të arsyeshme, kërkon nxjerrjen jashtë tregut të pajisjeve të paligjshme.

Neni 86 Udhëzuesi elektronik i programit

1. Udhëzuesi elektronik i programit është mënyra elektronike e informimit të publikut lidhur me listën dhe orarin e programeve nga shërbimi i transmetimit, e cila është pjesë përbërëse e sistemit të transmetimit.

1543

2. Çdo person fizik ose juridik ka të drejtë të përgatisë dhe të vërë në përdorim një ose më shumë udhëzues elektronikë të programit, sipas një autorizimi të dhënë nga AMA.

3. Autorizimi për udhëzuesin elektronik të programit duhet të përfshijë kushtet e përcaktuara në rregulloren e përgatitur nga AMA për këtë qëllim. Kjo rregullore përcakton:

a) formën e paraqitjes së informacionit; b) listën dhe oraret e programeve; c) përparësinë e renditjes së shërbimeve të ofruara nga RTSH-ja brenda udhëzuesit; ç) përparësinë e renditjes së ofruesve të tjerë të shërbimeve mediatike; d) kushtet për përdorimin sa më të thjeshtë të udhëzuesit elektronik nga përdoruesit për të

marrë lehtësisht informacionin për listën dhe orarin e programeve objekt i licencës. 4. AMA ka të drejtë të udhëzojë RTSH-në ose një të licencuar, si ofrues i shërbimeve

mediatike, të përdorë udhëzuesin elektronik të programit të licencuar sipas pikës 3 të këtij neni.

Neni 87 Detyrimet e mbartjes

1. AMA ka të drejtë t’u vendosë OSHMA-ve detyrime të arsyeshme për transmetimin e një ose më shumë programeve audio dhe audiovizive me interes të përgjithshëm për publikun, me qëllim marrjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë në nivel kombëtar, rajonal ose lokal.

2. Detyrimet e mbartjes, sipas pikës 1 të këtij neni, imponohen në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe transparencës, vetëm ndaj operatorëve të komunikimeve elektronike, rrjetet e të cilëve shfrytëzohen nga një numër i konsiderueshëm përdoruesish, si mjet kryesor për marrjen e programeve audiovizive, dhe vetëm nëse kjo është në interes të publikut.

3. Në rastin e aplikimit të pagesave për mbartjen e programeve, në përputhje me detyrimet e përcaktuara pikës 1 të këtij neni, ato caktohen në përputhje me parimet e proporcionalitetit, transparencës dhe mosdiskriminimit.

4. AMA verifikon periodikisht zbatimin e detyrimeve të mbartjes, sipas pikës 1 të këtij neni. Çdo OSHMA, ndaj të cilit është vendosur detyrimi i mbartjes, ka të drejtë t’i kërkojë AMA-s rishqyrtimin e këtyre detyrimeve pas një periudhe 2-vjeçare nga fillimi i këtij detyrimi.

Neni 88 Ndryshimi i kushteve të licencës

1. AMA ndryshon kushtet e licencës së transmetimit audio dhe/ose audiovizive me nismën e vet:

a) kur ka ndryshuar Plani Kombëtar i Frekuencave ose Plani i Përdorimit të Frekuencave ose rregullat për kushtet e përdorimit të frekuencave;

b) për nevoja publike, që nuk mund të plotësohen në mënyrë tjetër; c) kur ndryshimi i kërkuar i shërben përdorimit efiçent të frekuencave dhe është me interes

publik; ç) kur interferencat e dëmshme nuk mund të shmangen në mënyrë tjetër; d) kur ndryshimi buron nga aktet ndërkombëtare, të zbatueshme në Republikën e Shqipërisë. 2. I licencuari përballon, me shpenzimet e veta, kryerjen e të gjitha veprimeve të

nevojshme, që burojnë nga ndryshimet në kushtet e licencës së transmetimit audio dhe/ose audiovizive.

1544

Neni 89 Gjendja e jashtëzakonshme

1. Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, AMA, me kërkesë të organeve kompetente të menaxhimit të kësaj gjendjeje, mund të nxjerrë urdhër për pezullimin e lejes së transmetimit ose të lejes së funksionimit të rrjetit. Vendimi i AMA-s, duhet të jetë proporcional, objektiv dhe jodiskriminues për OSHMA-të.

2. AMA mund t’i kërkojë të licencuarit të transmetimit, të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse publike për përhapjen e informacioneve përkatëse gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

3. Kur AMA ushtron kompetencën e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, i licencuari i transmetimit ose i rrjetit të transmetimit ka të drejtë të kërkojë mbulimin e shpenzimeve të nevojshme për zbatimin e kushteve të përcaktuara në urdhrin e AMA-s dhe kompensimin për dëmet e shkaktuara pronës së tij, si rrjedhojë e zbatimit të këtij urdhri.

4. Me kërkesë të organeve kompetente të menaxhimit të gjendjes së jashtëzakonshme, AMA udhëzon të licencuarin e transmetimit, për të vënë në dispozicion kohë transmetimi për njoftimet e institucioneve shtetërore, lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme.

KREU XII RADIOTELEVIZIONI PUBLIK SHQIPTAR (RTSH)

Neni 90 Emërtimi, vendndodhja

1. Radio e Televizioni Shqiptar (RTSH) është person juridik publik, jo me qëllim fitimi, me seli në Tiranë, që kryen shërbimet e transmetimit publik në fushën e shërbimeve audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë. RTSH-ja ka stemën dhe vulën e saj të përcaktuar nga statuti i saj.

2. Veprimtaria e RTSH-së rregullohet sipas përcaktimeve të këtij ligji, deklaratës së qëllimit, kontratës së shërbimit të transmetimit publik të miratuar sipas nenit 117 dhe statutit të saj.

3. Në përbërjen e saj RTSH-ja ka edhe persona të tjerë juridikë, sipas përcaktimeve të Statutit të saj. Këta persona kanë zotësi juridike të kufizuar për të vepruar.

Neni 91 Deklarata e Qëllimit

1. Si një OSHMA i përkushtuar ndaj idealeve më të larta të transmetimit të shërbimit publik kombëtar, RTSH-ja realizon shërbime cilësore radioje dhe televizioni për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë dhe pakicat kombëtare.

2. RTSH-ja zotohet për një mbulim të paanshëm të lajmeve të vendit dhe të atyre ndërkombëtare.

3. RTSH-ja realizon programe, të cilat duhet të pasqyrojnë te dëgjuesit dhe shikuesit e të gjitha moshave larminë e jetës shqiptare. RTSH-ja përgatit programe cilësore e me vlera për pasurimin e botës mendore dhe shpirtërore të njerëzve.

1545

Neni 92 Organet drejtuese

Organet drejtuese të RTSH-së janë: a) Këshilli Drejtues (KDRTSH). b) Drejtori i Përgjithshëm. c) Bordi i Administrimit.

Neni 93 Përbërja e KDRTSH-së

1. KDRTSH-ja përbëhet nga Kryetari dhe 10 anëtarë. 2. Kandidat për t’u zgjedhur anëtar i KDRTSH-së mund të jetë çdo person, i cili ka përvojë

pune jo më pak se 10 vjet në fushat e: a) medias në përgjithësi; b) transmetimeve audiovizive të shërbimit publik, tregtar ose jotregtar; c) prodhimit të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive; ç) teknologjive të medias; d) ekonomisë, administrimit dhe rregullave te konkurrencës; dh) çështjeve të zhvillimit të gjuhës shqipe; e) çështjeve që lidhen me personat me aftësi të kufizuar e grupeve të tjera vulnerabël; ë) artit, kulturës e muzikës; f) drejtësisë, ligjit, administrimit publik; g) shkencës, mjedisit dhe zhvillimit teknologjik; gj) mbrojtjes së konsumatorit; h) veprimtarive shoqërore, edukuese dhe zhvillimit të bashkësive lokale, publike e

kombëtare, të cilat kanë lidhje ose ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëllimet e veprimtarisë audiovizive, siç përcaktohet në këtë ligj.

Neni 94 Zgjedhja e anëtarëve të KDRTSH-së

1. Anëtarët e KDRTSH-së zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

2. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, brenda 30 ditëve nga krijimi i një vendi vakant, fton me anë të mjeteve të informimit publik për paraqitjen e kandidaturave, subjektet e mëposhtme:

a) shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike; b) shoqatat e medias së shkruar; c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike; ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe

Dhomën Kombëtare të Avokatisë; d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të

fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.

Subjektet e mësipërme propozojnë kandidaturat brenda 30 ditëve nga marrja e ftesës. 3. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik bën përzgjedhjen sipas

përcaktimeve të neneve 93 dhe 97 të këtij ligji, mes të paktën 4 kandidaturave për çdo vend anëtari të KDRTSH-së.

1546

4. Për përzgjedhjen e kandidaturave alternative për çdo vend anëtari të KDRTSH-së, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zbaton procedurën e mëposhtme:

a) shqyrton të gjitha kandidaturat e paraqitura nga subjektet propozuese; b) kandidaturat e administruara, në bazë të propozimeve të mësipërme, i nënshtrohen

përjashtimit një nga një. Procedura e përjashtimit zbatohet sipas radhës: një nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe një nga përfaqësuesit e opozitës.

Në çdo rast komisioni mban parasysh ruajtjen e balancës, pesë kandidatë të mbështetur nga maxhoranca, pesë të mbështetur nga opozita. Kandidatët për anëtarë të KDRTSH-së i propozohen për miratim seancës plenare.

Përjashtimi i çdo kandidature duhet të argumentohet duke garantuar respektimin e parimit të moscenimit të integritetit personal dhe profesional të kandidatëve.

5. Pas përfundimit te mandatit, anëtari i KDRTSH-së, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e anëtarit të ri.

Neni 95 Zgjedhja e Kryetarit të KDRTSH-së

1. Anëtari i njëmbëdhjetë dhe njëkohësisht Kryetari i KDRTSH-së zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KDRTSH-së, sipas nenit 94 të këtij ligji.

2. Jo më vonë se 30 ditë para datës se mbarimit të mandatit të Kryetarit të KDRTSH-së, Kuvendi i Shqipërisë publikon shpalljen për vendin vakant të Kryetarit të KDRTSH-së. Çdo shtetas që plotëson kushtet e neneve 93 dhe 97 të këtij ligji mund të paraqitet si kandidat për Kryetar i KDRTSH-së. Kërkesa paraqitet e shoqëruar me dokumentacionin përkatës, që provon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtar të KDRTSH-së.

3. Lista e kandidatëve i kalon Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për të verifikuar përmbushjen e kritereve të përcaktuara në këtë ligj. Në këtë listë nuk mund të përfshihen ose, nëse janë përfshirë, përjashtohen kandidatët e propozuar për anëtarë të KDRTSH-së, sipas pikës 4 të nenit 94 të këtij ligji. Komisioni, pas verifikimit të kandidaturave, zbaton procedurën si më poshtë:

a) identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit. Çdo anëtar i komisionit mund të mbështesë deri në katër kandidatë;

b) nëse dy apo më shumë kandidatë gëzojnë të njëjtën mbështetje, përzgjedhja e tyre bëhet me short;

c) përfaqësuesit e pakicës parlamentare në komision përjashtojnë dy nga katër kandidatët e përzgjedhur. Kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim;

ç) kryetar i KDRTSH-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

Neni 96 Zëvendëskryetari i KDRTSH-së

1. KDRTSH-ja zgjedh si Zëvendëskryetar një nga anëtarët e tij, të zgjedhur mbi bazën e mbështetjes së propozimit të opozitës, sipas pikës 4 të nenit 94 të këtij ligji.

2. Zgjedhja zhvillohet me votim të fshehtë, sipas procedurës së mëposhtme: a) në një fletë votimi shkruhen emrat e pesë anëtarëve të KDRTSH-së, sipas pikës 1 të këtij

neni; b) secili prej anëtarëve voton, duke bërë shënimin përkatës, për një nga emrat që janë në

fletëvotim;

1547

c) anëtari që ka marrë 7 vota zgjidhet Zëvendëskryetar i KDRTSH-së; ç) në rast se asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë numrin e kërkuar të votave, bëhet një

raund i dytë votimi. Anëtari që merr më shumë vota në raundin e dytë zgjidhet Zëvendëskryetar i KDRTSH-së. Votimi zhvillohet brenda së njëjtës ditë;

d) mbledhja për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit, kur mungon Kryetari, drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë i KDRTSH-së dhe procedura e zgjedhjes zhvillohet në prani të një noteri.

Neni 97 Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave të anëtarëve të KDRTSH-së

1. Anëtarë të KDRTSH-së nuk mund të jenë individët që: a) janë anëtarë të partive dhe shoqatave politike, kandidojnë për deputet apo janë zgjedhur të

tillë gjatë 2 legjislaturave të fundit, kanë konkurruar për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore në zgjedhjet e fundit të organizuara për to apo kanë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave apo të prefektit gjatë 3 vjetëve të fundit, si dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjës të këtij të fundit;

b) janë persona të lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” ose që kanë në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte.

2. Anëtarët e KDRTSH-së duhet të deklarojnë: a) çdo interes apo lidhje me ndonjë subjekt, me të cilin RTSH-ja ka realizuar ose synon të

realizojë; b) çdo interes të mundshëm në ndonjë kontratë, që RTSH-ja ka realizuar ose synon të

realizojë. 3. Anëtarët e KDRTSH-së nuk mund të marrin pjesë në diskutimin apo vendimmarrjen e

çështjeve të lidhura me këta interesa apo lidhje. 4. KDRTSH-ja harton një kod sjelljeje lidhur me rregullimin e veprimtarisë së vet për

çështjet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, në bazë të përcaktimeve të këtij ligji dhe të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe miraton kodet e të njëjtit lloj për drejtuesit e strukturave dhe punonjësit e RTSH-së.

Neni 98 Shpërblimi

1. Për pjesëmarrje në mbledhje, Kryetari dhe anëtarët e KDRTSH-së përfitojnë një shpërblim mujor fiks. Kuvendi cakton me vendim masën e shpërblimit të anëtarit të KDRTSH-së.

2. Kryetari përfiton një shpërblim 20 për qind më të lartë se ai i anëtarit.

Neni 99 Organizimi i KDRTSH-së

1. KDRTSH-ja, në mbledhjen më të parë, cakton afatin kohor për hartimin e rregullores së veprimtarisë së tij.

2. KDRTSH-ja mblidhet sa herë është e nevojshme për ushtrimin e funksioneve të veta por jo më pak se një herë në 2 muaj. Ai mund të mblidhet jashtë programit të vet kur mbledhjen e

1548

kërkojnë Kryetari i KDRTSH-së, Drejtori i Përgjithshëm, Kryetari i Bordit të Administrimit ose 3 anëtarë.

3. Drejtori i Përgjithshëm, Kryetari i Bordit të Administrimit, kryetarët e këshillave të krijuara për çështje të ndryshme dhe drejtues të administratës dhe subjekteve përbërëse të RTSH-së kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjet e KDRTSH-së, me kërkesë të këtij të fundit apo me kërkesë të tyre, përveç rasteve kur KDRTSH-ja vendos ndryshe.

4. Mbledhjet e KDRTSH-së janë të vlefshme kur në to marrin pjesë shumica e anëtarëve. Vendimet e KDRTSH-së merren me shumicën e votave të pjesëmarrësve, me përjashtim të rasteve, kur kërkohet shumicë e cilësuar për marrjen e vendimit, sipas pikës 6 të këtij neni.

5. Në rastet kur rezultati i votimit është i barabartë dhe votimi nuk ka qenë i fshehtë, vota e kryetarit është vendimtare.

6. Vendimet e KDRTSH-së për miratimin e rregullores së veprimtarisë së tij, statutin e RTSH-së dhe emërimin ose shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm quhen të miratuara, kur për to votojnë pro jo më pak se 7 anëtarë.

Neni 100 Lirimi nga detyra

1. Kryetari, Zëvendëskryetari dhe çdo anëtar i KDRTSH-së lirohet nga detyra nga organi që e zgjedh kur:

a) dënohet nga gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; b) bëhet i paaftë përgjithmonë për kryerjen e detyrës për shkaqe shëndetësore; c) mungon pa arsye në më shumë se një të tretën e mbledhjeve të KDRTSH-së, brenda 1

viti; ç) vërtetohet se ka shkelur detyrimet e nenit 97 të këtij ligji; d) i hiqet zotësia për të vepruar. dh) jep dorëheqjen. 2. Lirimi nga detyra i një anëtari të KDRTSH-së mund të kërkohet nga Komisioni për

Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ose jo më pak se 7 anëtarë të KDRTSH-së. Kuvendi e shqyrton kërkesën brenda 10 ditëve.

3. Para se të lirohet një anëtar i KDRTSH-së, atij i jepet mundësia për të parashtruar pretendimet e tij para Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Vendimi për të liruar Kryetarin, Zëvendëskryetarin, një anëtar ose më shumë se një anëtar duhet të jetë i bazuar në ligj dhe i arsyetuar për shkaqet që çojnë në lirimin e tyre. Vendimi i Kuvendit publikohet.

4. Kryetari, Zëvendëskryetari dhe çdo anëtar i KDRTSH-së mund të japë dorëheqjen me shkrim në çdo kohë. Dorëheqja i paraqitet KDRTSH-së në mbledhjen e radhës dhe i dërgohet Kuvendit sa më parë.

5. Kur konstatohet njëri nga rastet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, Kryetari i KDRTSH-së njofton me shkrim brenda 5 ditëve Kuvendin.

6. Në çdo rast lirimi zgjidhet një zëvendësues, duke ndjekur procedurën e parashikuar për zgjedhjen dhe për një kohë të barabartë me kohën që i kishte mbetur pararendësit që u lirua.

Neni 101 Detyrat e anëtarëve të KDRTSH-së

Anëtarët e KDRTSH-së ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të tillë që: a) të përfaqësojnë interesat e shikuesve dhe dëgjuesve; b) të sigurojnë që veprimtaria e RTSH-së në përgjithësi dhe e subjekteve përbërëse të tij në

veçanti të realizohet në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe statutit të vet;

1549

c) të sigurojnë pavarësinë e RTSH-së lidhur me krijimin, prodhimin dhe përmbajtjen e materialeve programore, përpilimin dhe paraqitjen e programeve të lajmeve dhe çështjeve me interes publik dhe mosndërhyrjen e shtetit, politikës dhe biznesit në këto veprimtari.

Neni 102 Kompetencat e KDRTSH-së

KDRTSH-ja ka këto kompetenca: 1. Miraton rregulloren e veprimtarisë së saj. 2. Miraton statutin e RTSH-së, në të cilin përcakton: a) strukturën e institucionit; b) organet drejtuese dhe kompetencat e tyre; c) kriteret dhe procedurat për emërimin dhe lirimin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, të

drejtorëve të radios dhe televizionit, subjekteve përbërëse të RTSH-së, si dhe të shefave të departamenteve;

ç) përshkrimin e punës për të gjitha kategoritë e punonjësve; d) përshkrimin e veprimtarisë së RTSH-së, përfshirë atë ekonomike dhe financiare. 3. Emëron dhe liron Drejtorin e Përgjithshëm me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve

të tij, sipas procedurës së përcaktuar në statut. 4. Emëron dhe liron Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm dhe drejtorët e subjekteve përbërëse

të RTSH-së me shumicë të thjeshtë votash, sipas propozimeve të Drejtorit të Përgjithshëm, jo më vonë se 2 javë pas propozimit të këtij të fundit.

5. Emëron anëtarët e Bordit të Administrimit, të propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm. 6. Miraton ngritjen e këshillave të dëgjuesve dhe shikuesve apo komiteteve këshillimore,

sipas statutit. 7. Miraton planin strategjik të propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm, lidhur me përcaktimin

e shërbimeve të transmetimit, ngritjen e shërbimeve të reja dhe shfrytëzimin e burimeve dhe pasurive të RTSH-së, në përputhje me mundësitë ekzistuese.

8. Miraton platformën, strukturën organizative dhe strukturën programore të RTSH-së. 9. Miraton Deklaratën e Qëllimit të RTSH-së dhe subjekteve përbërëse të tij, sipas

përcaktimeve në statut, lidhur me veprimtaritë e propozuara për t’u realizuar gjatë një afati 5-vjeçar për përmbushjen e qëllimeve të shërbimit të transmetimit publik, si dhe deklaratat njëvjeçare në lidhje dhe në përputhje me Deklaratën e Qëllimit.

10. Miraton propozimet për çeljen e kanaleve apo shërbimeve të reja të RTSH-së, para se ky propozim t’i paraqitet AMA-s.

11. Mbikëqyr paanshmërinë, objektivitetin dhe tërësinë e informacionit audioviziv. 12. Miraton kriteret kryesore për marrjen në punë, vlerësimin e punës dhe shpërblimin e

punonjësve. 13. Këshillon Drejtorin e Përgjithshëm në lidhje me programet dhe ndihmon në caktimin e

normave dhe të koncepteve programore, në përputhje me ligjin. 14. Këshillon dhe ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në realizimin e përgjegjësive të tij. 15. Shqyrton dhe miraton kërkesat për transmetime të caktuara, rregullimin e procedurave të

arkivimit dhe ruajtjes së arkivave, si dhe miraton rregulloret për porositjen apo marrëveshjet e transmetimit për prodhuesit e pavarur të përmbajtjes dhe programet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, sipas kërkesave të këtij ligji.

16. Shqyrton dhe miraton buxhetin vjetor, kontratat me vlerë mbi 1 për qind të buxhetit vjetor, huatë, qiratë dhe raportet ekonomiko-financiare të RTSH-së, si dhe çdo propozim për hyrjen në marrëdhënie ekonomiko-civile.

1550

17. Shqyrton dhe miraton huamarrjet para se t’i dërgohet për marrje mendimi Ministrit të Financave.

18. Harton raport për veprimtarinë vjetore të RTSH-së, në përputhje me kërkesat e këtij neni dhe ia paraqet atë Kuvendit në fund të muajit mars të çdo viti për vitin paraardhës.

Neni 103 Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së

1. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së drejton dhe kontrollon administrimin e veprimtarisë së RTSH-së, si dhe mban përgjegjësinë editoriale të saj.

2. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me votim të fshehtë nga KDRTSH-ja për një periudhë 5-vjeçare ndërmjet jo më pak se 2 kandidaturave.

3. Përzgjedhja e kandidaturave bëhet nga KDRTSH-ja, mbi bazën e konkurrimit të hapur dhe kritereve të përcaktuara në statutin e RTSH-së.

Neni 104 Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

1. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së nuk lejohet: a) të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat për deputet apo të jetë zgjedhur i

tillë gjatë 2 legjislaturave të fundit, të ketë konkurruar për kryetar të njësive vendore në zgjedhjet e fundit të organizuara për to apo kanë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave apo të prefektit gjatë 3 vjetëve të fundit, si dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjës të këtij të fundit;

b) të jetë person i lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” ose që ka në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte.

2. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së nuk lejohet të kryejë ndonjë detyrë, veprimtari fitimprurëse ose të jetë i lidhur në ndonjë marrëdhënie punësimi të dytë gjatë kohës që është në detyrë.

Neni 105 Detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

1. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së: a) drejton veprimtarinë e RTSH-së, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të statutit të

RTSH-së; b) me kërkesë të KDRTSH-së, informon këtë të fundit lidhur me çdo informacion të

nevojshëm në lidhje me funksionet e tij dhe funksionimin e RTSH-së; c) emëron, liron apo shkarkon nga detyra, vetë ose me propozim të drejtorëve të subjekteve

përbërëse të RTSH-së, drejtuesit e departamenteve dhe të sektorëve; ç) përgjigjet për programet, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me parimet e

programimit, të vendosura me këtë ligj, në Deklaratën e Qëllimit dhe në statut; d) merr vendime që lidhen me çështje të organizimit, financave dhe pagave, pasi të jetë

konsultuar me Bordin e Administrimit, në bazë të kritereve të përcaktuara nga KDRTSH-ja; dh) përfaqëson zyrtarisht RTSH-në në marrëdhëniet me të tretët;

1551

e) përgjigjet për ligjshmërinë në veprimtarinë e institucionit; ë) bashkërendon punën e njësive administrative të sistemit të RTSH-së dhe zgjidh, brenda

kompetencave të tij, mosmarrëveshjet e lindura midis tyre; f) në mungesë mund të delegojë ushtrimin e kompetencave të tij me disponim të posaçëm

personit përkatës. 2. Gjatë mungesave objektive apo mbetjes vakant të vendit të Drejtorit të Përgjithshëm të

RTSH-së, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, detyrat e tij i kryen zëvendësdrejtori ose, në rast të mungesës së këtij të fundit, një anëtar i administratës drejtuese të RTSH-së, i caktuar për këtë qëllim nga KDRTSH-ja.

3. Kriteret e emërimit, detyrat dhe kompetencat specifike të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm përcaktohen në statut.

Neni 106 Lirimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së lirohet nga detyra në rastet kur: a) shkel kompetencat që i jep ky ligj; b) kryen një vepër penale, për të cilën është dënuar nga gjykata me vendim të formës së

prerë; c) bëhet i paaftë përgjithmonë për kryerjen e detyrës, për shkaqe shëndetësore; ç) i hiqet zotësia për të vepruar; d) jep dorëheqjen.

Neni 107 Bordi i Administrimit të RTSH-së

1. Bordi i Administrimit është organ këshillimor i KDRTSH-së dhe organ kompetent për përgatitjen e analizave që lidhen me çështjet financiare të RTSH-së, të brendshme dhe të jashtme, përveç çështjeve që kanë të bëjnë me programimin.

2. Bordi i Administrimit përbëhet nga 5 anëtarë, 3 të brendshëm dhe 2 të jashtëm, të cilët janë ekspertë në problemet e administrimit, financës dhe biznesit. Anëtarët e Bordit të Administrimit caktohen për një periudhë 4-vjeçare dhe mund të ricaktohen për dy periudha të tjera, në rast se gjatë kësaj kohe nuk kapërcejnë kufirin e moshës për pension.

3. Anëtarët e Bordit të Administrimit emërohen nga KDRTSH-ja me votim të fshehtë dhe me shumicë të thjeshtë midis të paktën 10 kandidaturave.

4. Kryetari i Bordit zgjidhet nga anëtarët e tij me shumicë votash dhe me votim të fshehtë ndërmjet të paktën 2 kandidaturave.

Neni 108 Lirimi nga detyra i anëtarëve të Bordit të Administrimit

Anëtari i i Bordit të Administrimit lirohet nga detyra në rastet kur: a) shkel detyrimet, me të cilat i ngarkon ky ligj dhe rregullorja e miratuar për veprimtarinë e

bordit; b) vërehet se është i paaftë për kryerjen e detyrës nga jo më pak se 5 anëtarë të KDRTSH-

së; c) mungon pa arsye në katër mbledhje radhazi; ç) dënohet për një vepër penale; d) jep dorëheqjen.

1552

Neni 109 Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave të anëtarëve të Bordit të Administrimit

1. Anëtarë të Bordit të Administrimit nuk mund të jenë individët që: a) janë persona të lidhur ose kanë në pronësi kuota kapitali apo aksione të shoqërive

tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve ose të lidhur me ndonjë kontratë me këto subjekte;

b) janë zgjedhur anëtarë të KDRTSH-së; c) kandidojnë për deputet apo janë zgjedhur të tillë; ç) janë anëtarë të forumeve drejtuese të ndonjë partie politike; d) janë kryetarë komunash, bashkish, qarqesh dhe prefektë; dh) janë anëtarë të AMA-s, AKEP-it apo punonjës të këtyre institucioneve. 2. Anëtarëve të Bordit të Administrimit nuk u lejohet që, gjatë ushtrimit të funksionit të

tyre, të përfaqësojnë interesat e palëve të treta ose të konkurrentëve të institucionit, si dhe të jenë të lidhur me interesa biznesi me konkurrentë ose palë të treta.

3. Anëtarët e Bordit të Administrimit duhet të deklarojnë: a) çdo interes apo lidhje me ndonjë subjekt, me të cilin RTSH-ja ka realizuar ose synon të

realizojë kontratë; b) çdo interes të mundshëm në ndonjë kontratë, që RTSH-ja ka realizuar ose synon të

realizojë. 4. Nuk mund të marrin pjesë në diskutimin apo vendimmarrjen e çështjeve të lidhura me

këta interesa apo lidhje. 5. Kërkesat e kodit të sjelljes, të miratuar nga KDRTSH-ja sipas pikës 4 të nenit 97 të këtij

ligji, janë të detyrueshme për anëtarët e Bordit të Administrimit.

Neni 110 Organizimi i Bordit të Administrimit

1. Bordi i Administrimit mblidhet sipas kalendarit të çështjeve të miratuara prej tij, jo më pak se një herë në muaj. Bordi mblidhet jashtë radhe sa herë e kërkojnë të paktën 2 prej anëtarëve të tij, KDRTSH-ja ose Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së.

2. Në mbledhjen e parë, Bordi i Administrimit përcakton afatin për miratimin e rregullores së tij të brendshme, ku shpreh qartë procedurat e veprimtarisë së këtij organizmi. Rregullorja miratohet me shumicën e votave të anëtarëve të Bordit.

3. Vendimet e Bordit të Administrimit janë të vlefshme kur për to votojnë shumica e anëtarëve të pranishëm. Kur numri i votave është i barabartë, vota e kryetarit është vendimtare.

Neni 111 Detyrat e Bordit të Administrimit

Bordi i Administrimit ka këto detyra: 1. Përpilon rregulla për çështjet financiare, të cilat janë në juridiksionin e Drejtorit të

Përgjithshëm. 2. Jep mendim për projektbuxhetin e RTSH-së, llogaritë vjetore dhe ndjek realizimin e tyre. 3. Shqyrton leverdishmërinë e bizneseve, në të cilat angazhohet RTSH-ja, bazuar në

analizën e riskut. 4. Shqyrton kontratat, shuma e të cilave kalon 1 për qind të buxhetit vjetor të RTSH-së.

1553

5. Jep mendim për shpenzimet e paparashikuara në buxhet. KDRTSH-ja miraton me vendim masat e propozuara nga Bordi i Administrimit, në lidhje me shpenzimet e paparashikuara në buxhet.

6. I paraqet Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së raporte dhe bilance financiare, si dhe kryen detyra të tjera, në përputhje me rregullat e përcaktuara në statutin e RTSH-së.

7. Kërkon dhe merr gjithë informacionin e nevojshëm për punën e tij nga departamentet dhe sektorët e RTSH-së.

8. Në rast konflikti midis Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së dhe Bordit të Administrimit, ky i fundit mund t’i drejtohet KDRTSH-së.

9. Pëlqimi i Bordit të Administrimit është i domosdoshëm për veprimtaritë e mëposhtme: a) kontratat e punësimit, përfundimin e marrëveshjeve dhe negocimin e konflikteve me

sindikatat; b) blerjen, shitjen dhe lënien peng të pasurisë së luajtshme; c) marrjen dhe shlyerjen e kredive bankare. 10. Bordi i Administrimit të RTSH-së shpërblehet me pagesë fikse mujore. Masa e

shpërblimit caktohet nga KDRTSH-ja. 11. Bordi i Administrimit i raporton KDRTSH-së pas çdo mbledhjeje.

Neni 112 Këshilli për shikuesit dhe dëgjuesit

1. RTSH-ja krijon këshillin për shikuesit dhe dëgjuesit brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

2. Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, të zgjedhur nga KDRTSH-ja, mes anëtarëve të saj, gazetarëve ose punonjësve të tjerë të RTSH-së dhe të paktën dy të tretat prej tyre të jenë përfaqësues të jashtëm të kategorive të ndryshme shoqërore.

3. Këshilli për shikuesit dhe dëgjuesit, në funksionimin e tij, duhet të sigurojë përfaqësimin e shikuesve dhe dëgjuesve dhe veçanërisht personave me nevoja të veçanta shqisore.

4. RTSH-ja i siguron këshillit kushtet për ushtrimin e funksioneve të këtij të fundit. 5. Këshilli për shikuesit dhe dëgjuesit mund t’i kërkojë RTSH-së, kur e sheh të nevojshme

dhe të mundur, vëzhgime dhe studime lidhur me ndjekjen e shërbimeve të transmetimeve nga ana e të miturve dhe të rinjve, të moshuarve dhe kategorive të tjera të veçanta të shoqërisë.

6. Në ushtrim të funksioneve të veta, këshilli mund të organizojë seanca dëgjimore në transmetime të drejtpërdrejta dhe të kërkojë nga RTSH-ja, për këtë qëllim, dy herë në vit vënien në dispozicion të paktën të një ore transmetimi, si në transmetimet e programit televiziv dhe në ato audio.

7. Këshilli për shikuesit dhe dëgjuesit harton një raport vjetor, në lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij, dhe ia paraqet KDRTSH-së, AMA-s, ministrit dhe Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit.

Neni 113 Financimi i RTSH-së

1. RTSH-ja i siguron fondet financiare për funksionimin dhe ushtrimin e detyrave të veta nga:

a) tarifa e shërbimit për përdorimin e aparatit marrës televiziv, e miratuar sipas legjislacionit për taksat;

b) kontratat me palë të treta për transmetime të ndryshme, duke shfrytëzuar kapacitetet e lira teknike;

c) shërbime të tjera programesh;

1554

ç) tregtimin e prodhimeve muzikore, video e audiokasetave, librave, gazetave dhe revistave që lidhen me programet e veta;

d) veprimtaritë nga shfaqjet publike; dh) veprimtari të tjera të përcaktuara nga statuti i RTSH-së; e) reklamat dhe publikimi i mesazheve të tjera të paguara; ë) sponsorizimet dhe dhurimet; f) shitja e programeve të RTSH-së; g) financimi nga Buxheti i Shtetit. 2. RTSH-ja mund të hyjë në marrëdhënie huaje, kontrate shërbimi, transaksione apo

sipërmarrjeje të përbashkët me subjekte të tjera, kur këto marrëdhënie ngrihen mbi bazën e pronave të veta, në bazë të legjislacionit në fuqi që rregullon këto veprimtari.

Neni 114 Rregullimi i pronësisë së RTSH-së

Pasuritë e paluajtshme të RTSH-së regjistrohen si prona të paluajtshme publike dhe administrohen vetëm nga RTSH-ja për përmbushjen e qëllimit të përcaktuar në këtë ligj.

Neni 115 Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparatit marrës televiziv

1. Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparatit marrës aplikohet për aparatin marrës të transmetimeve televizive në posedimin e personave në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse aparati është për përdorim personal apo kolektiv në nivelin, mënyrën dhe formën e përcaktuar në ligjin për taksat kombëtare dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

2. Aparati marrës i ngarkuar me pagesën e tarifës, sipas këtij neni, është ai që shërben për marrjen dhe ndjekjen e shërbimeve audiovizive, pavarësisht nëse ky aparat gjendet në një banesë, mjedis publik apo privat ose automjet.

Neni 116 Financimi nga Buxheti i Shtetit

1. Buxheti i Shtetit financon: a) shërbimin e transmetimeve audio për shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë; b) shërbimin e transmetimeve audio për publikun e huaj; c) shërbimin e transmetimeve audiovizive për shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së

Shqipërisë; ç) projekte të rëndësishme teknike për futjen e teknologjive të reja për prodhim dhe

transmetim; d) projekte të rëndësishme prodhimi filmik dhe veprimtari artistike të mëdha

mbarëkombëtare, të prodhuara nga RTSH-ja; dh) orkestrën simfonike të RTSH-së dhe kinematografisë. 2. Masa e financimit përcaktohet në ligjin vjetor të Buxhetit të Shtetit, pas miratimit

paraprak, në bazë të projektit të propozuar. 3. Ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore mund të financojnë projekte të veçanta me

rëndësi kombëtare në fushat e kulturës, të shkencës dhe të edukimit, me miratimin e KDRTSH-së.

1555

Neni 117 Kontrata e shërbimit të transmetimit publik

1. RTSH-ja, pas realizimit të një konsultimi publik, përgatit, jo më vonë se 1 vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe më pas çdo 5 vjet, një kontratë të shërbimit të transmetimit publik, ku përcakton parimet që zbaton dhe veprimtaritë që merr përsipër për përmbushjen e qëllimeve të veta si transmetues publik, të cilën ia paraqet AMA-s.

2. Kontrata e shërbimit të transmetimit publik duhet të parashikojë, veç të tjerash: a) natyrën dhe numrin e orëve të programeve të transmetimit për të miturit; b) natyrën dhe numrin e orëve të programeve të transmetimit për shkencën dhe teknologjinë; c) numrin e botimeve që duhet të përgatisë, botojë dhe shpërndajë në përputhje me qëllimet

e veta si transmetues publik; ç) përpilimin, publikimin dhe shpërndarjen e materialeve audiovizive, të regjistruara në

përputhje me qëllimet e veta si transmetues publik. 3. AMA mund të nënshkruajë kontratën e shërbimit të transmetimit publik ose të kërkojë

rishikimin e saj brenda 30 ditëve nga paraqitja e saj.

Neni 118 Qëllimet kryesore të veprimtarisë së RTSH-së

1. Qëllimet kryesore të veprimtarisë së RTSH-së janë: a) t’i përgjigjet interesave, kërkesave dhe shqetësimeve të të gjithë popullatës, të mbajë

parasysh nevojën për mirëkuptim dhe paqe në Republikën e Shqipërisë e më gjerë, të sigurojë që programet e veta të pasqyrojnë elementet e ndryshme njerëzore dhe kulturore dhe t’i kushtojë vëmendje të veçantë elementeve dalluese të kulturës dhe gjuhës shqipe;

b) të mbështesë vlerat njerëzore dhe demokratike, të mbrojtura nga Kushtetuta, në veçanti të drejtën e shprehjes dhe informimit;

c) të mbajë parasysh nevojën e informimit të publikut dhe kuptimit nga ana e tij të vlerave dhe traditave të vendeve të tjera, në veçanti ato europiane;

ç) të sigurojë një gamë të plotë të programeve në gjuhën shqipe, që pasqyrojnë larminë kulturore, argëtojnë, informojnë dhe edukojnë publikun, sigurojnë mbulimin e pasqyrimit të veprimtarive sportive, fetare e kulturore dhe plotësojnë pritshmëritë e publikut në përgjithësi, si dhe të individëve, që i përkasin pakicave shoqërore, duke respektuar në çdo rast dinjitetin njerëzor;

d) të sigurojë programe me lajme dhe çështje aktuale, në vend dhe jashtë, përfshirë mbulimin e veprimtarive parlamentare;

dh) të ndihmojë dhe të lehtësojë shprehjen e kulturës bashkëkohore dhe nxitjen e risive dhe eksperimentimit në fushën e transmetimeve.

2. Në përmbushje të qëllimeve kryesore të veprimtarisë së saj, sipas pikës 1 të këtij neni, RTSH-ja duhet:

a) të ngrejë, të mirëmbajë dhe të vërë në funksionim shërbimin kombëtar të transmetimeve audio dhe audiovizive, i cili duhet të jetë shërbim transmetimi pa pagesë për publikun dhe i kapshëm, për aq sa është e mundur, nga të gjithë individët në Republikën e Shqipërisë;

b) të ngrejë, të mirëmbajë dhe të vërë në funksionim stacione të transmetimit dhe të sigurojë instalimin dhe përdorimin e rrjeteve të komunikimit elektronik për transmetimet radiotelevizive;

c) të ofrojë shërbimin e teletekstit dhe informacion nëpërmjet faqes së internetit, në lidhje me shërbimet e veta dhe të sigurojë përditësimin e mirëmbajtjen e kësaj faqeje;

ç) të krijojë dhe të mbajë orkestrën dhe/ose grupe të ngjashme; d) të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse publike për përgatitjen dhe

shpërndarjen e informacionit përkatës për publikun në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme;

1556

dh) të krijojë dhe të mirëmbajë arkivat e materialeve përkatëse, që lidhen me qëllimet e veprimtarisë së vet;

e) të ngrejë, të mirëmbajë dhe të vërë në funksionim një shërbim transmetimi televiziv dhe një shërbim transmetimi audio, që të jetë i kapshëm, për aq sa është e mundur, nga shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë;

ë) të ngrejë, të mirëmbajë dhe të vërë në funksionim, pas miratimit nga AMA, shërbime transmetimi lokale, rajonale apo për kategori ose grupime të ndryshme shoqërore, shërbime të cilat duhet të jenë të lira;

f) të ngrejë, të mirëmbajë dhe të vërë në funksionim shërbime audiovizive jolineare, në bazë të kërkesës së përdoruesit, shërbime të cilat të kenë karakterin e shërbimit publik;

g) të ngrejë, të mirëmbajë dhe të vërë në funksionim multiplekse kombëtare. 3. RTSH-ja, në përmbushje të qëllimeve të veta, siç përcaktohen në pikën 1 të këtij neni, ka

të drejtë: a) të shfrytëzojë, për aq sa është e mundur dhe e arsyeshme, mundësitë tregtare, në

përputhje me qëllimet e veta; b) të krijojë, të porosisë dhe të gjejë programe nga burime të ndryshme; c) të lidhë kontrata dhe marrëveshje, të mbledhë informacione e lajme dhe të pajtohet në

agjencitë e shërbimeve të lajmeve e shërbime të tjera, për qëllimet e RTSH-së; ç) të regjistrohet në shoqëri ndërkombëtare dhe institucione të muzikës, edukimit, artit

skenik, kulturës, spektaklit, për qëllimet e RTSH-së; d) të sigurojë, të organizojë dhe të subvencionojë koncerte, shfaqje, dhe veprimtari të tjera,

në lidhje me shërbimin e transmetimit; dh) të përgatisë, të botojë dhe të shpërndajë, me ose pa pagesë, shtypshkrime që i shërbejnë

qëllimeve të RTSH-së; e) të realizojë marrëveshje me shoqëri të tjera transmetimesh ose institucione për

shpërndarjen, marrjen, shkëmbimin dhe ritransmetimin e programeve, qofshin këto drejtpërdrejt apo të regjistruara;

ë) të prodhojë, të botojë dhe të shpërndajë, me ose pa pagesë, materiale audiovizive të regjistruara;

f) të investojë në realizimin e filmave; g) të realizojë transmetimet e programeve, me anë të rrjeteve tokësore, satelitore dhe

kabllore, duke përdorur teknologjitë e reja të transmetimeve. 4. RTSH-ja mund të përfshihet në listat e programit, të përpiluara jashtë Republikës së

Shqipërisë. 5. RTSH-ja mund të sigurojë shërbime transmetimi të një tematike të veçantë, për kategori

të caktuara shoqërore, të kapshme nëpërmjet abonimit.

Neni 119 Programet audiovizive të RTSH-së

RTSH-ja përfshin në transmetimet e saj pa pagesë jo më pak se: a) 2 programe kombëtare transmetimi audioviziv; b) 2 programe kombëtare transmetimi audio; c) 1 program transmetimi audio në gjuhë të huaja; ç) 1 program transmetimi audio për bashkatdhetarët; d) programet e qendrave audiovizive rajonale; dh) 1 program satelitor audioviziv; e) 1 program transmetimi të drejtpërdrejtë audioviziv për veprimtaritë e Kuvendit.

1557

Neni 120

RTSH-së i ndalohet propaganda politike dhe fetare. Pasqyrimi i fushatës zgjedhore bëhet në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.

Neni 121 Hapësira e mbulimit

1. Programet kombëtare të RTSH-së duhet të mbulojnë territorin e banuar nga të paktën 90 për qind e shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

2. Brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të paktën njëri nga rrjetet e RTSH-së duhet të mbulojë 99 për qind të popullsisë.

Neni 122 Infrastruktura e transmetimit

1. AMA, pas këshillimit me RTSH-në, mund t’i kërkojë kësaj të fundit të bashkëpunojë me një të licencuar për transmetime audio ose audiovizive, për përdorimin e mjeteve të infrastrukturës së shpërndarjes së sinjalit, për shërbimet e transmetimit audio ose audioviziv të licencës përkatëse.

2. I licencuari i shërbimit të transmetimit audio ose audioviziv i paguan RTSH-së tarifat periodike për përdorimin e infrastrukturës së transmetimit.

3. Tarifat hartohen bazuar në parimet e transparencës, proporcionalitetit dhe mosdiskriminimit. Ato propozohen nga RTSH-ja dhe miratohen nga AMA, e cila shprehet brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimit. Nëse AMA nuk shprehet brenda këtij afati, tarifat konsiderohen të miratuara.

Neni 123 Fondi i prodhimit të pavarur

1. RTSH-ja krijon dhe administron një fond nga të ardhurat e veta për financimin e prodhimit të pavarur.

2. Prodhim i pavarur është programi i transmetimit audioviziv, i bërë nga një person ose shoqëri, që plotëson kushtet e mëposhtme:

a) personat pjesëmarrës në program apo ata të përfshirë në përgatitjen e tij dhe pajisjet e mjetet për realizimin e programit vendosen nga vetë personi apo shoqëria e kontraktuar për realizimin e prodhimit të pavarur;

b) personi apo shoqëria e kontraktuar për realizimin e prodhimit të pavarur nuk është një transmetues audioviziv, pjesë e tij apo aksionar në një transmetues.

3. Fondi i prodhimit të pavarur përdoret nga RTSH-ja vetëm për: a) porositjen e realizimit të programeve të pavarura të transmetimit audioviziv; b) realizimin e konkurrimit të hapur publik për përzgjedhjen e propozimeve të paraqitura për

realizimin e programeve të përmendura në shkronjën “a” të kësaj pike. 4. RTSH-ja nuk mund të shpenzojë më shumë se 10 për qind të fondit të prodhimit të

pavarur për qëllimin e përcaktuar në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij neni. 5. Fondi i prodhimit të pavarur që nuk shpenzohet brenda vitit financiar, në të cilin është

krijuar, duhet të shpenzohet brenda dy vitesh, duke përfshirë vitin financiar përkatës. 6. Nëse fondi i prodhimit të pavarur nuk shpenzohet brenda periudhës së përcaktuar në

pikën 5 të këtij neni, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, pas këshillimit me Bordin e Administrimit, i propozon KDRTSH-së kalimin e pjesës së mbetur të fondit të prodhimit të pavarur në buxhetin e përgjithshëm të RTSH-së.

1558

7. Në përgatitjen e propozimit, sipas pikës 6 të këtij neni, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së mban parasysh:

a) detyrimet financiare aktuale dhe të planifikuara të RTSH-së; b) efektet në periudhat financiare përkatëse për punësimin dhe angazhimin e burimeve

njerëzore në RTSH; c) kryerjen e detyrimeve të RTSH-së si shërbim publik dhe realizimin e prodhimeve të

pavarura të transmetimit audioviziv. 8. Brenda 3 muajve nga përfundimi i vitit financiar, RTSH-ja përgatit një raport për AMA-n

për: a) prodhimet e porositura gjatë vitit të kaluar nga fondi i prodhimit të pavarur; b) emrin e shoqërisë ose personave të kontraktuar për këtë qëllim; c) përdorimin e fondit të prodhimit të pavarur gjatë vitit të kaluar dhe shumën e mbetur pa u

shpenzuar; ç) çdo çështje tjetër që lidhet me ato të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “c” të kësaj

pike që AMA mund të kërkojë. Kopje të këtyre raporteve i paraqiten Kuvendit gjatë raportimit vjetor të RTSH-së.

Neni 124 Prodhimet e RTSH-së

1. Prodhimet e RTSH-së, bashkëprodhimet dhe prodhimi i porositur i programeve përbëjnë të paktën 50 për qind të kohës së transmetimit.

2. Prodhimi i porositur është pjesë e programeve të RTSH-së. Porositë realizohen nga subjekte të licencuara për prodhimin e programeve audiovizive ose të filmave.

3. Bashkëprodhim është prodhimi i programeve në bashkëpunim mes RTSH-së dhe një subjekti të licencuar, ku secili prodhues angazhohet me potencialin e tij financiar e teknik.

4. RTSH-ja ofron konkurrencë të hapur publike për prodhimet e porositura, sipas strukturës programore.

5. Modalitetet për prodhimet e porositura dhe bashkëprodhimet përcaktohen në statutin e RTSH-së.

6. Për prodhimin e veprave audiovizive, që realizohen me porosi, RTSH-ja ka të drejtë të përdorë deri në 25 për qind të buxhetit të saj të destinuar për prodhimet.

Neni 125 Rrjetet e transmetimeve të RTSH-së

Shërbimet e programeve të RTSH-së mbështeten në rrjetet e transmetimit si më poshtë: a) rrjete që përdorin frekuencat për transmetime audiovizive. Këto frekuenca caktohen nga

AMA, sipas Planit Kombëtar të Frekuencave dhe janë pjesë e kontratës së shërbimit të transmetimit publik, në përputhje me nenin 117 të këtij ligji;

b) rrjete që përdorin frekuenca jashtë brezave audiovizive. Këto frekuenca jepen nga AKEP- i, sipas përcaktimeve në Planin Kombëtar të Frekuencave, në përputhje me nenin 54 pika 2 të këtij ligji;

c) rrjete që nuk kërkojnë caktimin e frekuencave. Ofrimi i shërbimeve të mbështetura në këto rrjete bëhet në bazë të përcaktimeve të nenit 54 pika 3 të këtij ligji.

1559

Neni 126 Transmetimet numerike të RTSH-së

1. RTSH-ja, në bazë të kontratës që lidh me AMA-n, krijon, shfrytëzon dhe vë në funksionim një rrjet numerik kombëtar për të realizuar transmetimet numerike për:

a) shërbimet e veta audio dhe audiovizive pa pagesë; b) shërbime të tjera me natyrë publike, të përcaktuara si të tilla nga AMA; c) shërbime të transmetuesve të tjerë, në bazë të kontratave përkatëse. 2. Përcaktimet e pikës 1 të këtij neni nuk e ndalojnë RTSH-në që të kërkojë krijimin e një

rrjeti numerik të dytë.

KREU XIII MBULIMI I NGJARJEVE ME RËNDËSI PËR PUBLIKUN

Neni 127 Përcaktimi i ngjarjeve me rëndësi të madhe

1. AMA, me vendim, përcakton: a) listën me ngjarjet me rëndësi të madhe për publikun, të cilat do të transmetohen pa

pagesë nga OSHMA-ja që do të fitojë të drejtën e transmetimit të kësaj ngjarjeje dhe që siguron mbulimin e përgjithshëm;

b) mënyrën e transmetimit pa pagesë të një ngjarjeje me rëndësi të madhe, nëse duhet të transmetohet direkt, i regjistruar apo në të dyja mënyrat dhe në të gjithë ose një pjesë të territorit të vendit.

2. AMA, për të marrë vendimin e përcaktimit, duhet të mbajë parasysh të gjitha rrethanat dhe, në veçanti, jehonën dhe interesimin e veçantë, si dhe vlerat e veçanta e të rëndësishme që ngjarja ka për kulturën e të gjithë popullsisë në Republikën e Shqipërisë.

3. Për të përcaktuar masën, në të cilën ekzistojnë rrethanat e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, AMA vlerëson pjesëmarrjen e një skuadre kombëtare apo të një individi shqiptar, si dhe përvojën e mëparshme, në lidhje me mbulimin e transmetimit të ngjarjes apo ngjarjeve të ngjashme.

4. AMA, në vendimin e përcaktimit, vlerëson natyrën e ngjarjes, kohën kur ngjarja zhvillohet dhe vlerësimin praktik të transmetimeve në vend.

5. Në marrjen e vendimit të përcaktimit, AMA këshillohet me ministrin që mbulon kulturën, artin, sportin dhe turizmin dhe me Këshillin e Ankesave.

6. Vendimi i përcaktimit i paraqitet për mendim Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit.

Neni 128 Kualifikimi i OSHMA-ve për mbulimin e ngjarjeve me rëndësi

të madhe për publikun

1. Dy ose më shumë OSHMA mund të lidhin kontratë ose marrëveshje për të realizuar së bashku mbulimin e përgjithshëm të një ngjarjeje me rëndësi. Në një rast të tillë këta OSHMA konsiderohen së bashku si një OSHMA i kualifikuar në lidhje me mbulimin e përgjithshëm.

2. Një OSHMA mund të kërkojë nga AMA të zgjidhë mosmarrëveshjet, në lidhje me shërbimin pa pagesë të transmetimit brenda vendit për mbulimin e përgjithshëm.

3. AMA mund të konsultohet me ekspertë teknikë ose persona të tjerë të specializuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

1560

Neni 129 Detyrimet e OSHMA-ve në lidhje me ngjarjet e përcaktuara

1. Nëse një OSHMA në juridiksionin e Republikës së Shqipërisë nuk është i kualifikuar, por zotëron të drejtën ekskluzive për të transmetuar një ngjarje të përcaktuar, ky OSHMA ia vë në dispozicion transmetimin e ngjarjes OSHMA-së së kualifikuar, kundrejt pagesës së një shume të arsyeshme, mbi bazën e vlerës së tregut, prej këtij të fundit.

2. Kur një OSHMA i kualifikuar zotëron të drejtën ekskluzive ose të transmetimit të ngjarjes, sipas përcaktimeve të këtij kreu, ose në bazë të një kontrate me organizuesin e ngjarjes, OSHMA-ja i kualifikuar duhet të transmetojë ngjarjen në një shërbim pa pagesë, duke siguruar mbulimin e përgjithshëm, në përputhje me vendimin përkatës të përcaktimit të AMA-s.

3. Nëse për arsye të vlerës së çmimit të tregut, kalimi i së drejtës së transmetimit, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni, nuk mund të realizohet, OSHMA-ja, që zotëron të drejtën ekskluzive të transmetimit të ngjarjes së përcaktuar, i vë në dispozicion OSHMA-së të kualifikuar një përmbledhje të transmetimit të ngjarjes. Karakteristikat e përmbledhjes së transmetimit të ngjarjes dhe mënyra e transmetimit të saj përcaktohen në rregullore të veçantë të AMA-s.

Neni 130 E drejta për raporte të lajmeve të shkurtra

1. Për qëllim të raporteve të lajmeve të shkurtra, çdo OSHMA, i krijuar në Bashkimin Europian, ka akses me kushte të barabarta në ngjarje me interes të lartë për publikun, të cilat transmetohen mbi baza ekskluzive nga një OSHMA nën juridiksionin e Shqipërisë.

2. Nëse një OSHMA, i krijuar në Republikën e Shqipërisë, ka kërkuar të drejta ekskluzive për ngjarje me interes të lartë për publikun, një tjetër OSHMA, i krijuar në Shqipëri, mund të kërkojë prej tij akses për ngjarjen në fjalë. Të gjithë OSHMA-të kanë të drejtën për akses në ngjarje të interesit të lartë për publikun, në kushte të barabarta.

3. AMA siguron që aksesi në ngjarjet e referuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni të jetë i garantuar duke lejuar OSHMA-në të zgjedhë lirisht pjesë të shkurtra nga sinjali i OSHMA-së së përcaktuar, duke identifikuar burimin e tyre.

4. Pjesë të shkurtra përdoren vetëm për programet e lajmeve të përgjithshme dhe mund të përdoren në shërbimet mediatike audiovizive, sipas kërkesës, vetëm nëse i njëjti program ofrohet mbi një bazë më të vonë nga i njëjti OSHMA.

5. OSHMA-ja që transmeton ngjarjen me interes të lartë për publikun ka të drejtën të kërkojë nga një OSHMA tjetër kompensimin e kostos aktuale për përmbushjen e këtij detyrimi. Kompensimi i parashikuar nuk duhet të tejkalojë kostot shtesë, të shkaktuara drejtpërdrejt nga lejimi i aksesit.

6. AMA rregullon zbatimin e këtij neni, duke përfshirë përgatitjet e kompensimit, gjatësinë maksimale të pjesëve të shkurtra dhe kufizimet kohore për sa i përket ritransmetimit të tyre.

Neni 131 Ankimi për ngjarjet me rëndësi të madhe

Nëse një OSHMA pretendon se ka ndodhur ose mund të ndodhë mosrespektimi prej një ose disa OSHMA-ve i nenit 129 të këtij ligji, mund bëjë ankim në gjykatë kundër këtyre OSHMA-ve, duke kërkuar:

a) anulimin e kontratës së të drejtës ekskluzive të transmetimit; b) përcaktimin e dëmeve civile, të shkaktuara nga ofruesit e tjerë;

1561

c) njohjen e së drejtës për ofrimin e mbulimit të ngjarjes subjektit të interesuar, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

KREU XIV KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE SANKSIONET

Neni 132 Masat për shkeljet

1. Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, AMA vendos: a) gjobë; b) pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit; c) reduktim të kohës së licencës dhe/ose autorizimit; ç) heqje të licencës dhe/ose autorizimit. AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer. 2. AMA vendos sanksionet e parashikuara në ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes

së shkeljes. 3. Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione

organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit. 4. Subjekti i ndëshkuar mund të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e

shpalljes ose e njoftimit. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 30 ditëve. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në gjykatën e rrethit gjyqësor ku ka selinë

organi administrativ. 5. Vendimet e AMA-s, ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit

të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor.

Neni 133 Gjobat

Shkeljet e mëposhtme, të kryera nga i licencuari ose i autorizuari, kur nuk përbëjnë vepër penale, janë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:

1. Me gjobë nga 40 000 deri në 400 000 lekë për rastet kur: a) nuk respekton detyrimet që rrjedhin nga neni 33 i këtij ligji; b) nuk zbaton afatin e ruajtjes së regjistrimit të transmetimeve, sipas përcaktimeve të nenit

37 të këtij ligji. 2. Me gjobë nga 120 000 deri në 2 000 000 lekë për rastet kur: a) nuk respekton kohën e përcaktuar për transmetim, sipas kushteve të licencës; b) nuk respekton detyrimet e neneve 42, 43, 44 dhe 62 pika 12 të këtij ligji për transmetimin

e reklamave; c) nuk respekton detyrimet e nenit 45 të këtij ligji për sponsorizimet; ç) nuk respekton kushtet e licencës dhe/ose autorizimit për sa i përket programeve të

prodhuara në vend dhe veprave europiane; d) nuk njofton për ndryshimet që kanë ndodhur në të dhënat e paraqitura në kërkesën për

licencë dhe/ose autorizim, brenda afatit prej 30 ditësh nga data e kryerjes së ndryshimeve; dh) ndalon hyrjen e inspektorëve në mjediset ku janë vendosur pajisjet audiovizive të të

licencuarit dhe/ose të të autorizuarit ose nuk jepen të dhënat e kërkuara prej tyre; e) shkakton interferenca ndaj një subjekti tjetër, si rezultat i mosrespektimit të kushteve

teknike në transmetim.

1562

3. Me gjobë nga 1 000 000 deri në 3 000 000 lekë për rastet kur: a) kryen transmetime në një frekuencë tjetër të paautorizuar; b) kryen transmetime me fuqi rrezatuese më të madhe se ato të autorizuara; c) transmeton nga vende të ndryshme nga ato të përcaktuara në licencë; ç) transmeton shërbime audio dhe/ose audiovizive, sipas kërkesës, pa autorizimin e AMA-s,

sipas përcaktimeve të nenit 75 të këtij ligji; d) kryen aktivitet në ofrimin e shërbimeve audio dhe/ose audiovizive, sipas kërkesës, në

kundërshtim me kërkesat e nenit 76 të këtij ligji. 4. Me gjobë nga 1 000 000 deri në 5 000 000 lekë për rastet kur nuk respekton në

transmetim kufijtë territorialë, të përcaktuar në kushtet e licencës; 5. Me gjobë nga 5 000 000 deri në 10 000 000 lekë për rastet kur një person instalon pajisje

televizive ose radioje, duke dalë në transmetim në efir me sinjal audio ose audioviziv pa autorizimin ose licencimin e AMA-s.

6. Me gjobë në masën 300 000 lekë për rastin kur i licencuari dhe/ose i autorizuari nuk respekton të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53 të këtij ligji.

7. Me gjobë nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë kur nuk respekton detyrimet e parashikuara në nenin 32 pika 6 të këtij ligji. Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë dënohet me uljen deri në 50 për qind të afatit të licencës dhe/ose autorizimit. Në rast ripërsëritjeje, shkelja ndëshkohet me heqjen e licencës dhe/ose autorizimit.

8. Me gjobë nga 100 000 deri në 2 000 000 lekë për rastet kur: a) prodhon, importon, shpërndan, shet, jep me qira ose posedon, për qëllime tregtare,

pajisje të ndaluara; b) instalon, mirëmban ose zëvendëson, për qëllime tregtare, pajisje të ndaluara; c) përdor komunikime tregtare për promovimin e pajisjeve të ndalura; ç) nuk respekton kushtet e licencës sipas nenit 72 të këtij ligji. 9. AMA vendos pezullimin e përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit në rast se subjekti: a) shkakton në mënyrë të përsëritur interferenca të dëmshme; b) nuk respekton detyrimin e parashikuar në nenin 63 të këtij ligji për shfrytëzimin e rrjetit

numerik; 10. Gjoba vendoset nga inspektorët ose AMA, me nismën e tyre ose pas ankimit të

subjekteve të interesuara. Ndëshkimi me gjobat e mësipërme është i vlefshëm edhe për RTSH-në. 11. Kundër vendimit të dënimit me gjobë mund të bëhet ankim në AMA brenda 30 ditëve

nga data e marrjes dijeni. AMA merr vendim brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së ankimit. 12. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në gjykatën e rrethit gjyqësor ku ka

selinë organi administrativ. 13. Gjoba është titull ekzekutiv që ekzekutohet nga shërbimi përmbarimor dhe derdhet 80

për qind në Buxhetin e Shtetit dhe 20 për qind në buxhetin e AMA-s.

KREU XV DISPOZITA KALIMTARE

Neni 134 Mandatet e anëtarëve të KKRT-së

Kryetari dhe anëtarët e KKRT-së, të zgjedhur sipas ligjit nr. 8410 datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në përfundim të afatit të caktuar në mandatin e emërimit. Vendet vakante të AMA-s plotësohen sipas përcaktimeve të neneve 8 dhe 9 të këtij ligji.

1563

Neni 135 Mandatet e anëtarëve të KDRTSH-së

Gjatë mandatit të parë, Kryetari, Zëvendëskryetari dhe dy anëtarë të KDRTSH-së, zgjidhen në funksion për një periudhë 5-vjeçare, 4 anëtarë për një periudhë 4-vjeçare dhe 3 anëtarë për një periudhë 3-vjeçare. Përcaktimi i mandatit të anëtarëve bëhet me short, sipas procedurave të përcaktuara në rregulloren e veprimtarisë së institucionit.

Neni 136 Kalimi i plotë në transmetimet numerike

1. Afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike televizive është data 17 qershor 2015.

2. Mënyra e kalimit të plotë në transmetimet numerike, institucionet përkatëse, financimet, si dhe çështjet e tjera, që lidhen me këtë proces, përcaktohen në strategjinë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

3. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ndalohet dhënia e licencave për transmetime televizive analoge tokësore.

Neni 137 Ndryshimi i statutit të RTSH-së

1. KDRTSH-ja brenda 120 ditëve nga mbledhja e tij e parë, por jo më vonë se 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton ndryshimet në statut, në përputhje me këtë ligj, dhe ia paraqet për miratim Kuvendit.

2. Në përgatitjen e ndryshimeve në statut, RTSH-ja këshillohet paraprakisht me AMA-n, Kuvendin dhe kryen një konsultim publik, sipas mënyrës së miratuar paraprakisht nga KDRTSH-ja për këtë qëllim.

Neni 138 Vlefshmëria e licencave ekzistuese

1. Licencat për transmetim radio FM, të dhëna sipas ligjit nr. 8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, mbeten në fuqi deri në përfundim të afatit të tyre.

2. Licencat për transmetim të programeve televizive kabllore të dhëna sipas ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohen me autorizimet e mëposhtme:

a) autorizimin për shërbimin e programeve audio dhe/ose shërbimin e programeve audiovizive lëshuar nga AMA;

b) autorizimin e përgjithshëm, sipas përcaktimit të ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, kundrejt njoftimit në AKEP-it. Zëvendësimet e mësipërme kryhen brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

3. Licencat për transmetim të programeve televizive me satelit të dhëna sipas ligjit nr. 8410 datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohen me autorizimet e mëposhtme:

a) me autorizimin për shërbimin e programeve audio dhe/ose shërbimin e programeve audiovizive, të lëshuar nga AMA;

b) me autorizimin përkatës, sipas përcaktimit të ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, kundrejt njoftimit të AKEP-it. Zëvendësimet e mësipërme kryhen brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

1564

4. Licencat për transmetim televiziv, të dhëna sipas ligjit nr. 8410, date 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohen me licenca për transmetime audiovizive, sipas përcaktimeve të këtij ligji. Zëvendësimi i licencave ekzistuese kryhet brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me afat deri ne përfundimin e transmetimeve analoge.

5. Deri në përfundimin e transmetimeve analoge, transmetimet audiovizive analoge mund të mbështeten në rrjete numerike të ofruara nga zotëruesit e licencave për transmetime televizive numerike, me cilësinë e të licencuarit për shërbimin e programit audioviziv.

Neni 139 Licencimi i rrjeteve numerike dhe programeve që mbështeten

në to në periudhën transitore

Pavarësisht nga sa përcaktohet në nenet 70 dhe 71 të këtij ligji, në përputhje me strategjinë për realizimin e kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, AMA kryen licencimin e rrjeteve numerike private dhe programet që mbështeten në to si më poshtë:

1. Licencat për rrjete kombëtare numerike: a) AMA përcakton numrin e licencave të transmetimeve numerike private kombëtare,

rajonale ose lokale dhe rregullat kriteret e licencimit, sipas përcaktimeve në strategjinë e kalimit në transmetimet numerike;

b) AMA, bazuar në zhvillimet e tregut të transmetimeve audiovizive, përcakton operatorët privatë historikë kombëtarë, si dhe operatorët ekzistues, me eksperiencë në transmetimet numerike, që ftohen të marrin pjesë në procedurën e përzgjedhjes, sipas beauty contest-it për rrjetet numerike kombëtare. AMA, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, bën njoftimin publik dhe fton operatorët për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes;

c) aplikantët që marrin pjesë në procedurën e përzgjedhjes, sipas shkronjës b të pikës 1 të këtij neni, duhet të përmbushin kushtet e mëposhtme:

i) lirimin e frekuencave të zëna arbitrarisht, nëse operojnë në kushte të tilla, dhe të migrojnë në frekuencat e përcaktuara në Planin Numerik (GE 06), sipas specifikimeve të AMA-s, brenda një kohe të përcaktuar në licencë;

ii) secili operator licencohet për një rrjet kombëtar numerik DVB-T2 me standard kompresioni MPEG-4. Në licencë vendosen afate të përcaktuara kohore për kalimin në DVB-T2 dhe MPEG-4, por jo më shumë se tre vjet nga momenti i licencimit;

iii) mbështetjen e rrjeteve të operatorëve vendorë për programet, sipas përcaktimeve në nenin 63 të këtij ligji, si dhe për bashkëpërdorimin;

iv) sigurimin e aksesit të barabartë, mosdiskriminimin dhe transparencën; v) standardizimin e sistemeve të aksesit të kufizuar për mbrojtjen nga programet me karakter

dëmtues për të miturit; vi) aplikimin e shërbimeve të reja dhe interaktive. 2. I licencuari për rrjetet numerike i nënshtrohet të gjitha kërkesave të përcaktuara në këtë

ligj. 3. Programet analoge kombëtare ekzistuese vazhdojnë të transmetohen hapur edhe pasi të

mbështeten në platformat numerike. 4. Licencimi për rrjete lokale ose rajonale numerike bëhet sipas procedurës së mëposhtme: a) të gjithë operatorët vendorë analogë ekzistues kanë të drejtë: i) të kërkojnë mbështetjen e programeve të tyre në rrjetin numerik të televizionit publik

ose rrjetet e tjera numerike, të licencuara sipas këtij ligji;

1565

ii) të aplikojnë bashkërisht për një licencë rrjeti numerik vendor brenda një zone të planifikuar për t’u mbuluar nga një rrjet SFN, sipas planit të frekuencave numerike;

iii) të marrin pjesë në garën e organizuar nga AMA për licencë për rrjetin numerik vendor, sipas përcaktimeve të këtij ligji;

b) brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, çdo operator analog njofton me shkrim AMA-n për mënyrën e mbështetjes së programeve të tij në rrjetet numerike, sipas përcaktimeve në shkronjën “a” të pikës 4 të këtij neni;

c) AMA fton, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë operatorët vendorë analogë ekzistues, që operojnë brenda një zone të planifikuar, për t’u mbuluar nga një rrjet SFN DVB-T2 me standard kompresioni MPEG-4, sipas planit të frekuencave numerike, të aplikojnë për të zotëruar bashkërisht një rrjet numerik vendor pa kaluar në procesin e konkurrimit, duke përcaktuar dhe afatin përfundimtar për paraqitjen e marrëveshjes së përbashkët;

ç) nëse marrëveshja për ndërtimin e përbashkët të rrjetit numerik nuk arrihet prej të paktën 70 për qind e operatorëve ekzistues analogë, sipas shkronjës “c” të pikës 4 të këtij neni, AMA shpall konkurrimin për licencimin e rrjetit numerik lokal në zonën përkatëse, sipas përcaktimeve të nenit 70 të këtij ligji;

d) AMA, në licencimin e rrjeteve numerike, siguron vazhdimësinë e operimit të operatorëve ekzistues analogë në zonat respektive të mbulimit, sipas të paktën një prej mënyrave të përcaktuara në pikën 4 shkronja “a” të këtij neni, si dhe lirimin e brezit të dividentit digjital;

dh) nëse zona ekzistuese e mbulimit të një operatori vendor ose rajonal analog i tejkalon përmasat e një zone të planifikuar për t’u mbuluar nga një rrjet SFN, ky operator ka të drejtë të zotërojë, bashkërisht me operatorët e tjerë, jo më shumë se katër rrjete numerike vendore, me kusht që kjo të mos jetë në kundërshtim me kërkesat e nenit 63 të këtij ligji.

5. Programet analoge vendore ekzistuese vazhdojnë të transmetohen hapur edhe pasi të mbështeten në platformat numerike.

6. Licencat e rrjetit numerik jepen nga AMA në frekuencat e planit numerik të frekuencave, përveç frekuencave të dividentit digjital.

7. Nëse frekuencat e planit numerik janë të zëna nga transmetime analoge ekzistuese, operatori analog ekzistues migron me shpenzimet e tij në frekuencat e tjera që përcaktohen nga AMA.

8. Licencimi, sipas këtij neni, kryhet nga AMA për një periudhë tranzicioni deri në përfundimin e afatit për kalimin e plotë në transmetimet numerike, të përcaktuar në nenin 136 pika 1 të këtij ligji.

9. Me përfundimin e afatit të tranzicionit, AMA kryen licencimin e rrjeteve numerike dhe/ose programeve që mbështeten në to, sipas procedurave të licencimit, të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 140 Afati maksimal për lirimin e frekuencave të zëna arbitrarisht

1. Subjektet, që ushtrojnë veprimtari të palicencuar në transmetimet numerike audio dhe/ose audiovizive, janë të detyruara që, brenda 30 ditëve nga përfundimi i procedurës së licencimit, sipas nenit 139 të këtij ligji, por jo më vonë se 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të ndërpresin transmetimin.

2. Në rast të mosrespektimit të pikës 1 të këtij neni, AMA zbaton procedurat e përcaktuara në nenin 80 të këtij ligji për bllokimin e pajisjeve dhe lirimin e frekuencave të zëna arbitrarisht.

1566

Neni 141

Ngarkohet AMA të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji, brenda 6 muajve nga hyrja e tij në fuqi, me përjashtim të rasteve të përcaktuara ndryshe në këtë ligj.

KREU XVI DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 142 Shfuqizime

Ligji nr. 8410 datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe ligji nr. 9742 datë 28.5.2007 “Për transmetimet numerike në Republikën e Shqipërisë” shfuqizohen.

Neni 143 Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 4.3.2013

Shpallur me dekretin nr. 8061, datë 15.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Abonimet vjetore për Fletoren Zyrtare mund të bëhen pranë Postës Shqiptare ose pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare, në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta”, mbrapa ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, tel: 04 24 27 007.

Hyri në shtyp më 19.3.2013 Doli nga shtypi më 19.3.2013

Formati: 61x86/8

Shtypshkronja e Qendrës së Botimeve Zyrtare Tiranë, 2013

Çmimi 78 lekë


Законодательство Заменено следующим актом (1 текст(ов)) Заменено следующим актом (1 текст(ов))
Данные недоступны.

№ в WIPO Lex AL013