关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

2018 年 8 月 29 日第 501 号决定, 阿尔巴尼亚

关于批准工业产权专家条例

返回
WIPO Lex中的最新版本
详情 详情 版本年份 2018 日期 生效: 2018年9月10日 公布: 2018年9月7日 发布: 2018年8月29日 文本类型 实施规则/实施细则 主题 知识产权监管机构 Decision of the Council of Ministers No. 501 of August 29, 2018, on Approval of the Regulation on Experts in Industrial Property entered into force on September 7, 2018, upon the day of its publication in the Official Gazette, in accordance with paragraph 2 of the said Decision.

可用资料

主要文本 相关文本
主要文本 主要文本 阿尔巴尼亚语 Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 501, datë 29.8.2018 për miratimin e rregullores për ekspertët e objekteve të pronësisë industriale         英语 Decision No. 501 dated 29.08.2018     
 
下载PDF open_in_new
 
下载PDF open_in_new
 
下载PDF open_in_new
 
下载PDF open_in_new
 
下载PDF open_in_new
 
下载PDF open_in_new
 
下载PDF open_in_new

VENDIM Nr. 501, datë 29.8.2018

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR EKSPERTËT E OBJEKTEVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 198/b, 198/c, 198/ç dhe 202, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e rregullores për ekspertët e objekteve të pronësisë industriale, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

RREGULLORE PËR EKSPERTËT E OBJEKTEVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE

Neni 1 Qëllimi

Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave të regjistrimit për ekspertët e objekteve të pronësisë industriale (në vijim, PI), të cilët licencohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.

Neni 2 Ekspertët e objekteve

të pronësisë industriale

1. Ekspertët e PI-së, janë: a) Ekspertët për patentat e shpikjeve dhe modelet e përdorimit; b) Ekspertët për disenjot industriale, markat tregtare dhe treguesit gjeografikë. 2. Kandidati që kërkon të licencohet si ekspert për patentat e shpikjeve dhe modelet e përdorimit duhet

të depozitojë dokumentacionin e nevojshëm pranë komisionit të vlerësimit të DPPI-së, si më poshtë vijon: a) Kërkesën për licencim si ekspert i PI-së për patentat e shpikjeve dhe modelet e përdorimit; b) Jetëshkrimin; c) Pagesën e tarifës përkatëse për të marrë pjesë në testim; ç) Diplomën e ciklit të dytë të studimeve “Master shkencor” në fushën ku kërkohet ekspertizë; d) Çdo dokument tjetër që vërteton pjesëmarrjen në aktivitete me temën e pronësisë industriale, si dhe

njohuritë e posaçme në fushën e PI-së. 3. Kandidati që kërkon të licencohet si ekspert për disenjot industriale, markat tregtare dhe treguesit

gjeografikë duhet të depozitojë dokumentacionin e nevojshëm pranë komisionit të vlerësimit të DPPI-së, si më poshtë vijon:

a) Kërkesën për licencim si ekspert për disenjot industriale, markat tregtare dhe treguesit gjeografikë; b) Jetëshkrimin; c) Diplomën e noterizuar të ciklit të dytë të studimeve “Master shkencor”; ç) Pagesën e tarifës përkatëse për të marrë pjesë në testim. 4. Dokumenti i ekstraktit të regjistrimit të QKB-së do të sigurohet nga vetë komisioni i vlerësimit

të DPPI-së. 5. Ish-punonjësit e DPPI-së, që kanë jo më pak se 4 vjet eksperiencë pune në çështjet e pronësisë

industriale, që depozitojnë një kërkesë për t’u licencuar si ekspertë të PI-së, nuk i nënshtrohen testimit vlerësues.

6. Ish-anëtarët e bordit të apelit të DPPI-së, që kanë jo më pak se 2 vjet përvojë pune në këtë bord, që depozitojnë një kërkesë për t’u licencuar si ekspertë të PI-së, nuk i nënshtrohen testimit vlerësues.

7. Eksperti ka për detyrë kryerjen e ekspertizës në fushën e PI-së pranë çdo organi, ku kjo mund të kërkohet:

a) të japë shpjegime profesionale mbi objektet e PI-së përpara organit që e ka kërkuar si ekspert; b) të japë mendimin e specializuar përpara organit që kërkon ekspertizën në zgjidhjen e konflikteve me

objekt PI-në. 8. Eksperti duhet të kryejë detyrat e marra: a) duke iu përmbajtur dispozitave ligjore dhe duke respektuar kodin e etikës profesionale; b) duke siguruar fshehtësinë e të dhënave që i janë besuar si ekspert; c) duke respektuar rregullat procedurale, përfshirë dhe ato të procedurave gjyqësore. 9. Eksperti ka të drejtë të heqë dorë nga ekspertimi në çdo kohë, nëse paraqet me shkrim arsyet e

ligjshme të dorëheqjes apo pamundësinë fizike të justifikuar.

Neni 3 Komisioni i vlerësimit

1. Komisioni i vlerësimit funksionon si një strukturë e ngritur brenda DPPI-së, për licencimin e ekspertëve të PI-së, në përputhje me parashikimet e nenit 193/ç, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”.

2. Komisioni i shqyrton kërkesat një herë në 3 muaj dhe vendos për datën kur zhvillohet testimi. Data e zhvillimit të testimit caktohet jo më shumë se 1 (një) muaj nga shqyrtimi i kërkesave.

3. Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së urdhëron krijimin e komisionit të vlerësimit të ekspertëve të PI- së, të përbërë nga tre punonjës të DPPI-së, si anëtarë të komisionit, njëri nga të cilët emërohet kryetar.

4. Kryetari cakton një nga anëtarët e komisionit të mbajë dokumentet e kandidatëve, si dhe të kryejë veprimet shkresore deri në përfundim të procedurës së licencimit.

5. Komisioni i shqyrton kërkesat për përfaqësues një herë në 3 muaj dhe vendos për datën e zhvillimit të testimit.

6. Testimi vlerësues për ekspertët e PI-së bëhet me shkrim. 7. Tezat e testimit vlerësues i përgatit komisioni i vlerësimit. 8. Kandidati, që ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për të marrë pjesë në testim, lajmërohet

nga komisioni me anë të postës elektronike/telefonit për vendin, datën dhe orën kur do të zhvillohet testimi.

9. Nëse kandidati nuk plotëson dokumenta-cionin e nevojshëm për të marrë pjesë në testim, njoftohet që, brenda 5 ditëve nga njoftimi, të plotësojë dokumentacionin, në të kundërt, kërkesa e tij për të marrë pjesë në testim refuzohet.

10. Komisioni i vlerësimit, brenda 30 ditëve nga data e testimit kualifikues, njofton kandidatët që i janë nënshtruar testimit nëse janë kualifikuar apo jo.

11. Kandidatët e kualifikuar ftohen të kryejnë pagesën e licencimit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit.

12. Kandidatët e kualifikuar, që kryejnë pagesën brenda afatit të parashikuar në pikën 11 të këtij neni, pajisen nga DPPI-ja me licencën e përfaqësuesit të autorizuar të PI-së brenda 15 ditësh nga data e pagesës.

13. Nëse kandidati nuk paguan pagesën në afat, komisioni i vlerësimit e rrëzon kërkesën për ekspert

dhe njofton kandidatin. 14. Të drejtën e ushtrimit të profesionit si ekspertë të PI-së e kanë vetëm personat, të cilët janë të

pajisur me licencë nga DPPI-ja, e cila përmban: a) Emrin e ekspertit; b) Numrin e ekspertit në regjistrin e ekspertëve të PI-së; c) Llojin e objektit të pronësisë industriale për të cilën licencohet; ç) Datën e regjistrimit në regjistër. 15. Licenca nënshkruhet nga drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së. 16. Për marrjen e licencës paguhet tarifa e parashikuar në vendimin nr. 883, datë 13.5.2009, të

Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të PI-së”.

Neni 4 Regjistri i ekspertëve të PI-së

1. E drejta për ushtrimin e veprimtarisë të ekspertit të PI-së fitohet me regjistrimin e tij në regjistër dhe më dhënien e certifikatës nga DPPI-ja.

2. Regjistri i ekspertëve të PI-së përmban: a) Ekspertët e patentave të shpikjes dhe modeleve të përdorimit; b) Ekspertët për disenjot industriale, markat tregtare dhe treguesit gjeografikë; c) Numrin e ekspertit të PI-së në regjistër; ç) Datën e regjistrimit në regjistër; d) Datën e regjistrimit të ndryshimeve në regjistër; dh) Datën e çregjistrimit nga regjistri; e) Ekstraktin e përftuar nga regjistri i ekspertëve të PI-së që lëshohet nga komisioni i vlerësimit i

DPPI-së me firmë të drejtorit të Përgjithshëm. 3. Ekspertët e PI-së, për t’u regjistruar në regjistër, duhet të kenë kaluar testimin për ekspertë dhe

të kenë bërë pagesën për marrjen e licencës. 4. Regjistrimi në regjistrin e ekspertëve të PI-së bëhet çdo vit para skadimit të afatit njëvjeçar të

ripërtëritjes, sipas pikës 7, të nenit 198/c, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, kundrejt tarifës për ripërtëritje e parashikuar në vendimin nr. 883, datë 13.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të PI-së”. Nëse përfaqësuesi nuk kryen pagesën e ripërtëritjes brenda afatit, atij i humbet e drejta e përfshirjes në regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar. Kjo e drejtë rifitohet pas kryerjes së pagesës së ripërtëritjes nga përfaqësuesi. Me kryerjen e pagesës nga përfaqësuesi, kryhet përditësimi dhe ripërfshirja e tij në regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar.

5. Nëse eksperti i PI-së nuk e ushtron aktivitetin tregtar për një periudhë 5-vjeçare, licenca nuk ripërtërihet dhe eksperti duhet t’i nënshtrohet edhe një herë testimit për marrjen e licencës.

6. Licenca e ekspertit të PI-së ripërtërihet çdo vit, pa testim, kundrejt tarifës së pagesës përkatëse.

Neni 5 Shënimi i ndryshimeve në regjistër

Në rastin kur eksperti kërkon ndryshimin e adresës ose të të dhënave të tjera, ai duhet të paraqesë kërkesë për pasqyrimin e këtyre ndryshimeve në regjistër dhe të bëjë pagesën e tarifës së parashikuar në vendimin nr. 883, datë 13.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të PI-së”.

Neni 6 Publikimet

1. Zyra do të publikojë regjistrin e ekspertëve dhe të gjitha ndryshimet e bëra në regjistër, në faqen web të DPPI-së dhe në buletinin e saj zyrtar.

2. DPPI-ja i publikon ekspertët e PI-së në format elektronik në faqen zyrtare të saj, vetëm pasi të ketë verifikuar që kandidati për ekspert të jetë regjistruar për lejimin e ushtrimit të aktivitetit tregtar.

3. Publikimi në faqen zyrtare të DPPI-së do të bëhet kundrejt pagesës së tarifës përkatëse të parashikuar në vendimin nr. 883, datë 13.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të PI-së”.

其他文本 世贸组织通知首页 (3 文本) 世贸组织通知首页 (3 文本) 法语 Décision n° 501 du 29.08.2018 西班牙语 Decisión N° 501 de 29.08.2018 英语 Decision No. 501 dated 29.08.2018
 
其他文本 更正 (2 文本) 更正 (2 文本) 法语 Décision n° 501 du 29.08.2018 英语 Decision No. 501 dated 29.08.2018
 
立法 实施 (1 文本) 实施 (1 文本) 世贸组织文件号
IP/N/1/ALB/12
IP/N/1/ALB/I/6
IP/N/1/ALB/12/Rev.1
IP/N/1/ALB/I/6/Rev.1
无可用数据。

WIPO Lex编号 AL088