关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL028-j

返回

Vendimi nr. 5839, datë 13.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

VENDIM I GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË ME PALË PADITËSE E KUNDËR-PADITUR SHOQËRIA “B.” SHPK, PALË E PADITUR KUNDËR-PADITËSE SHOQËRIA “M&S.” SHPK, PALË TË PADITUR NË KËRKESË-PADI SHOQËRIA “E.” SHPK, PALË E PADITUR NË KËRKESË-PADI DHE KUNDËR-PADI DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PRONËSISË INDUSTRIALE.

Objekti i kërkesë-padisë:
1.Sigurimi i padise duke urdhëruar: Ndalimin e importit, nëpërmjet pikave doganore të RSH, të mallit miell gruri “M & Sillosi FINESA”, me origjinë nga Kosova dhe me prodhues shoqërinë “M&S.” shpk, Xërxë, Rahovec-Kosovë.
2. Bllokimin fizik, konfiskimin dhe nxjerrjen jashtë qarkullimit të ambalazheve, paketimeve, të mbushura apo jo, të mallit Miell Gruri “M & Sillosi FINESA” të ndodhura në magazinat e importuesit shoqëria “E” sh.p.k.
3. Pezullimin e të gjitha veprimeve pranë regjistrit të markave të DPPI lidhur me markën “M & Sillosi FINESA” (fjalë e figurë), me datë regjistrimi 06. 09. 2016, deri në përfundim të procesit.
4. Shfuqizimin e markës “M & Sillosi FINESA” (fjalë dhe figurë), , me datë regjistrimi 06.09.2016 me pronar shoqëria “M&S” sh.p.k., Xërxë 21000, Rahovec–Kosovë, për shkak se cënon të drejtën e pronësisë industriale të markës së mëparshme “Besniku FINNESA” (fjalë dhe figurë), që është e mirënjohur në tregun shqiptar.
5. Regjistrimin e vendimit të shfuqizimit në regjistrin e markave të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.
6. Publikimin e këtij vendimi në mediat kombëtare me shpenzimet e të paditurit.
7. Detyrimin e palës së paditur shoqërisë “M&S” shpk, të ndalojë përdorimin e markës tregtare “M & Sillosi FINESA” (fjalë dhe figurë), nga të gjitha produktet ushqimore të përfshira në klasën 30 të klasifikimit të Nicës, duke përfshirë ndalimin e importit në territorin shqiptar, tregtimit, fushatave publicitare në mediat kombëtare, rrjetet sociale dhe materialeve të tjera promovuese, si dhe reklamimin e produkteve ushqimore (miell gruri) nën markën “M & Sillosi FINESA” , me datë regjistrimi 06.09.2016, që në figurë përmban fjalën FINESA, dhe mospërsëritjen e këtyre veprimeve në të ardhmen.
8. Detyrimin e palës së paditur, shoqëria “M & S” sh.p.k. të paguajë shpenzimet gjyqësore të këtij procesi.

Objekti i kundër-padisë: 1. Shfuqizimi i markave tregtare “FINNESA, BESNIKU” (fjalë dhe figurë), pasi aplikimi për regjistrimin e markave është bërë në keqbesim nga shoqëria “B” sh.p.k.
2. Regjistrimi i vendimit të shfuqizimit të markave “FINNESA, BESNIKU” (fjalë dhe figurë) në regjistrin e markave tregtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.
3. Pushimi i cenimit të të drejtave të pronësisë industriale të shoqërisë “M&S” sh.p.k nëpërmjet ndalimit të paditësit të kundërpaditur-shoqërisë “B.” sh.p.k, që të përdorë markën tregtare FINESA dhe çdo shenjë tjetër të ngjashme me të, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, pa autorizim të shoqërisë “M&S” sh.p.k, duke përfshirë edhe përdorimin e tyre për qëllime marketingu, reklamimi ose publiciteti.
4. Ndalimi i paditësit të kundërpaditur-shoqërisë “B.” sh.p.k, që të përdorë dhe të vendosë markën tregtare FINESA dhe çdo shenjë tjetër të ngjashme me të, në mallrat ose ambalazhet e tij.
5. Ndalimi i paditësit të kundërpaditur- shoqërisë “B.” sh.p.k, që të prodhojë, eksportojë, importojë, shpërndajë, hedhë në treg, ofrojë për shitje, magazinojë, reklamojë dhe/ose të ambalazhojë produktet e tij me etiketën e markës FINESA dhe çdo shenjë tjetër të ngjashme me të.
6. Bllokimi dhe shkatërrimi, me shpenzimet e paditësit të kundërpaditur- shoqërisë “B.” sh.p.k, të të gjithë produkteve të miellit “FINNESA”, të prodhuara dhe të shpërndara në tregun shqiptar (me shumicë ose pakicë) nga Paditësi/i Kundërpaditur, shoqëria “B.” sh.p.k, si dhe të gjithë produkteve të tjera që mund të gjenden tek çdo subjekt tregtar, në magazinë ose në çdo vend tjetër në Republikën e Shqipërisë.
7. Ndalimi i veprimeve të konkurrencës së pandershme nga Paditësit - të Kundërpaditur, shoqërisë “B.” sh.p.k. dhe mospërsëritja e veprimeve të tilla në të ardhmen.
8. Detyrimi i Paditësit të Kundërpaditur-shoqërisë "B.” sh.p.k, të paguajë të gjithë shpenzimet gjyqësore duke përfshirë edhe pagesat e kryera nga paditësi- kundërpaditës për shërbimet juridike, siç do të bëhen.
9. Publikimi i vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike me shpenzimet e paditësit - të kundërpaditur, shoqërisë “B.” sh.p.k.

Gjyqtari: E.P

Fjalët kyçe: Markë tregtare, konkurrencë e pandershme, keqbesim, distributori/shpërndarësi, shfuqizimi i regjistrimit të markës tregtare, publikim i vendimit gjyqësor, konfuzioni i shenjave, ndershmëria profesionale.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 638 i Kodit Civil; Ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar; Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar.

Faktet kryesore: Pala paditëse (e regjistruar sipas ligjit Shqiptar) dhe pala e paditur (e regjistruar sipas ligjit Kosovar) kanë qenë në marrëdhënie tregëtie të vazhdueshme me njëra-tjetrën që prej vitit 1999, pasi pala paditëse e kundërpaditur ka importuar rregullisht dhe pa ndërprerje nga pala e paditur kundërpaditëse produktet miell gruri, farë gruri, himë gruri, misër merkantil dhe grurë, të gjitha këto nën emrin FINNESA.
Në datën 17.12.2013 pala paditëse e kundërpaditur ka aplikuar dhe ka regjistruar në DPPI mbrojtjen e markës tregtare “BESNIKU FINNESA”. Kjo mbrojtje është përfituar nga data 16.05.2014 e deri në vitin 2024.
Prodhimi i Ambalazhit për miellin e markës “BESNIKU FINNESA” bëhej në çdo rast nga vetë prodhuesi, pra pala e paditur kundërpaditëse me logon “BESNIKU FINNESA”. Edhe thasët e prodhuar pas datës 16.05.2014 e në vazhdim vazhdonin të prodhoheshin po njësoj, që nënkupton se pala e paditur kundërpaditëse shoqëria “M&S” shpk ka pasur dijeninë dhe ka miratuar markën e regjistruar nga shoqëria “B.” shpk për territorin shqiptar. Në çdo rast, ambalazhi mbante shënimin: Importues për Shqipërinë “B.” shpk.
Në fund të vitit 2017 furnizimi i mallit është bërë me paketimin me logon FINESA. Pala paditëse e kundërpaditur shoqëria “B.” shpk nuk e ka pranuar furnzimin me pretendimin se logoja duhet të ishte “BESNIKU FINNESA” dhe jo thjesht FINESA, dhe për më tepër shoqëria “B” shpk ka kontratë me shoqërinë “M&S” shpk dhe paratë janë parapaguar për këtë furnizim. Pas kësaj ngjarje, marrëdhëniet mes dy shoqërive tregëtare janë prishur.
Pas kësaj ngjarje, shoqëria “B.” shpk ka investuar DPPI me një kërkesë për hetim administrativ lidhur me markën FINNESA ose të ngjashme me të, dhe me shkresën e datës 02.02.2018 ka marrë informacion se shoqëria “M&S.” shpk ka aplikuar 17 herë që nga viti 2014 për të regjistruar markën tregtare miell gruri FINNESA dhe të 17-a herët është refuzuar, që sipas paditësit të kundërpaditur tregon keqbesim nga pala tjetër.
Po nëpërmjet shkresës së datës 02.02.2018 të DPPI-së, ka rezultuar se pala e paditur kundërpaditëse ka arritur të regjistrojë markën tregtare “M&SILLOSI FINESA” (me një N-shënim i gjyqtarit) në datën 06.09.2016 për një afat 10 vjeçar, pra deri në vitin 2026.

Pala paditëse e kundër-paditur kërkon pranimin e kërkesë-padisë sipas objektit të saj dhe rrëzimin e kundër-padisë.
Pala e paditur kundër-paditëse kërkon rrëzimin e kërkesë-padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj dhe pranimin e kundër-padisë.
Pala e paditur në kërkesë-padi dhe në kundër-padi DPPI e la në çmim të gjykatës zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Pala e paditur në kërkesë-padi rezultoi në mungesë.

Vendimi: Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë si të pa bazuar në ligj dhe në prova. Pranimin e kundër-padisë.

Arsyetimi i gjykatës: Në lidhje me rrëzimin e kërkesë-padisë, Gjykata vlerëson se standardi i të provuarit në mosmarrëveshjen objekt gjykimi, kërkon që pala paditëse të provojë regjistrimin e mëparshëm të markës së saj, si dhe regjistrimin e mëvonshëm të markës së pretenduar se krijon konfondim (ngatërrim) me markën e mëparshme. Sipas gjykatës, nga provat e paraqitura gjatë gjykimit duhet të krijohet bindja se ekziston mundësia e konfondimit dhe jo vetë konfondimi. Është gjykata ajo që vlerëson në mënyrë abstrakte nëse ka mundësi që të krijohet konfuzion midis dy markave, dhe jo vetë palët. Ligji nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, përcakton si markë tregtare çdo shenjë të regjistrueshme që tregon origjinën tregtare të mallrave, duke bërë të mundur dallimin midis mallrave të një personi nga ato të një tjetri. Shenja dhe emri “FINNESA” apo “FINESA” është një shenjë dhe emër që lidhet ngushtësisht me produktet e miellit të shoqërisë “M&S” shpk. Kjo shenjë dhe ky emër janë përdorur ligjërisht nga shoqëria për produktet e miellit, duke fituar një karakter dallues tepër të lartë në radhët e konsumatorëve dhe publikut të gjerë. Paditësi, duke përfituar nga marrëdhëniet e bashkëpunimit tregtar me të paditurin, në cilësinë e distributorit të produkteve të miellit “FINNESA”, ka shkelur të gjithë parimet dhe praktikat e ndershme të biznesit/tregtisë duke aplikuar për regjistrimin e kësaj marke në DPPI në kushtet e keqbesimit të pastër. Në këtë aspekt, veprimet e ndërmarra nga paditësi përbëjnë qartazi veprime të konkurrencës së pandershme, veprime të cilat ndalohen dhe sanksionohen shprehimisht nga neni 638 i Kodit Civil. Për më tepër, u provua në gjykim se i padituri kundër-paditës nuk ka kërkuar të regjistrojë produktin e paditësit, por ai ka aplikuar për të regjistruar shenjën dhe emrin e tij dallues si markë tregtare. Në këtë kontekst, i padituri kundër- paditës thjesht përdor në mënyrë të ligjshme një shenjë/emër dallues që i përket ekskluzivisht vetëm atij.
I padituri kundër-paditës ka regjistruar fillimisht markën “FINNESA” pranë Agjencisë së Pronësisë Industriale të Kosovës më datë 03.10.2012 (14 muaj më përpara në kohë se aplikimet për regjistrimin e markave “FINNESA, BESNIKU” në DPPI), duke qenë se Kosova është edhe vendi ku “M&S” sh.p.k ushtron veprimtarinë e tij kryesore dhe ka selinë e shoqërisë. Pavarësisht për sa më sipër, duke aplikuar dhe regjistruar në keqbesim markat tregtare “FINNESA, BESNIKU”, paditësi i kundër-paditur njëherazi ka krijuar vështirësi dhe pengesa të mëdha për shoqërinë “M&S” shpk. Kjo pasi, të paditurit kundër-paditës i janë refuzuar nga DPPI-ja 17 aplikime për regjistrimin si markë të shenjës dhe emrit të tij dallues: “FINNESA”, me argumentin se një markë tregtare tjetër me emrin “FINNESA” figuron e regjistruar pranë DPPI-së për mallrat e klasës 30 të Klasifikimit të Nicës. Në këtë drejtim, shoqëria “M&S ” shpk me të drejtë ka regjistruar markën “M&Sillosi FINESA” (me një N) në DPPI dhe kjo thjesht dhe vetëm si një mjet mbrojtës ndaj veprimeve të konkurrencës së pandershme të shoqërisë Besniku dhe markave “FINNESA, BESNIKU” të aplikuara në keqbesim nga ky i fundit. Rezulton qartë se shoqëria “B.” sh.p.k. ka qenë në dijeni të plotë dhe pranon shprehimisht faktin se prodhuesi i vetëm legjitim i mallrave të miellit nën shenjën/markën “FINNESA” është shoqëria “M&S” sh.p.k.
Bazuar në ligjin nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” (i ndryshuar), prodhuesi i mallrave ka detyrimin ligjor që të shënojë të dhënat përkatëse mbi karakteristikat e mallrave dhe kushtet e tregtimit të tyre në etiketën/ambalazhin e mallit. Në këtë kuptim, emri i distributorit/importuesit të mallrave duhet detyrimisht të shënohet në etiketën/ambalazhin e mallrave përpara hedhjes së tyre në treg, por një parashikim ligjor i tillë nuk sjell si rrjedhojë faktin se pronari i markës së këtyre mallrave është distributori/importuesi.
Pretendimet e paditësit të kundër-paditur se kërkesa për regjistrimin e markës “M&S. FINESA” (e regjistruar nga i padituri kundër-paditës-shënimi ynë) dhe regjistrimi i saj është bërë në keqbesim dhe rrjedhimisht kjo markë duhet të shfuqizohet, rezultoi për gjykatën e pambështetur në ligj dhe në prova, për faktin se:
Provohet gjyqësisht se për herë të parë, marka “FINNESA” është regjistruar nga shoqëria “M&S” shpk në Agjencinë e Pronësisë Industriale të Kosovës. Një shenjë e tillë përdorej dhe vazhdon të përdoret rregullisht e ligjërisht nga i padituri për produktet/mallrat e miellit prej më shumë se 15 vitesh, duke fituar një karakter dallues dhe reputacion tejet të lartë në rradhët e konsumatorëve dhe publikut përkatës. Paditësi ka qenë i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë në një marrëdhënie të bashkëpunimit tregtar me të paditurin, në cilësinë e distributorit të miellit “FINNESA”, duke lidhur një seri kontratash të vazhdueshme furnizimi dhe shite-blerje. Pra, paditësi ka qenë në dijeni dhe ka pranuar se prodhuesi dhe pronari i miellit të markës “FINNESA” është shoqëria “M&S” shpk. Pavarësisht këtij fakti, paditësi ka aplikuar dhe regjistruar në mënyrë të paautorizuar dhe në keqbesim të pastër markat “FINNESA, BESNIKU”.
I padituri, pronari legjitim dhe i vërtetë i shenjës dalluese/markës “FINNESA”, nuk ka asnjë detyrim që të lajmërojë apo të vendosë në dijeni distributorin apo çdo person tjetër mbi aplikimet e mundshme për regjistrim marke që ai bën apo mund të bëjë. Mosbërja e një veprimi të tillë, nuk mund dhe nuk ka se si të tregojë apo të vërtetojë ekzistencën e keqbesimit. Përkundrazi, personi që ka aplikuar në keqbesim markat e tij është paditësi i kundër-paditur.
Nga sa më sipër, rezulton se edhe pretendimi i paditësit mbi qëllimet jo të mira dhe tendencioze të shoqërisë “M&S” shpk për të dëmtuar biznesin e tij, është i pambështetur në fakte, ligj e në prova. Si rrjedhojë, gjykata konkludon se kërkesa për shfuqizim të markës “M&Sillosi FINESA” është e pabazuar në ligj e në prova.
Në lidhje me pretendimet e paditësit se marka “M&Sillosi FINESA” duhet të deklarohet e pavlefshme nga DPPI-ja sepse cënon haptazi të drejtat e markës së regjistruar më parë nga shoqëria “B.” shpk pasi pjesa thelbësore e dy markave është e njëjtë, gjykata vlerëson se janë të pabazuara për sa kohë ky subjekt ka vepruar në keqbesim, siç është argumentuar edhe më sipër.
Në lidhje me pretendimet e paditësit se kërkesa e tij bazohet në nenin 156 të Ligjit nr. 9947 i ndryshuar, gjykata vlerëson se ato duhet të rrëzohen pasi ky nen rregullon pasojat që do të sillte shfuqizimi i markës tregtare të të paditurit kundër-paditës dhe nuk mund të shërbejë si bazë ligjore për të kërkuar shfuqizimin e një marke tregtare. Përsa kohë qe vërtetohet se aplikimet e markave “FINNESA, BESNIKU” janë bërë në keqbesim nga paditësi i kundër-paditur, ai nuk do të gëzojë më asnjë të drejtë të pronësisë industriale dhe nuk do të mund të përdorë këtë markë apo çdo markë tjetër të ngjashme gjatë veprimtarisë së tij tregtare.
I pambështetur në ligj është edhe pretendimi tjetër i paditësit të kundër-paditur se pala e paditur kundër-paditëse ka shkelur të drejtat e tij të pronësisë industriale duke eksportuar mallin miell gruri nën markën e saj dhe duke e tregtuar atë në tregun shqiptar.

Në lidhje me pranimin e kundër-padisë, Gjykata çmon se të gjithë kërkesat e përcaktuara në objektin e kundër-padisë lidhen me pretendimet e shoqërisë “M&S” shpk mbi ndalimin e përdorimit në mënyrë të paautorizuar të markës së saj FINESA apo çdo shenje tjetër të ngjashme me të, duke përfshirë këtu sigurisht edhe shenjën FINNESA. Pretendime të tilla janë terësisht të mbështetura dhe të bazuara në ligjin 9947, në nenet 156 dhe 184/b të ligjit.
Sipas nenit 173/1/b të Ligjit nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, një markë e regjistruar mund të shfuqizohet kur aplikimi për regjistrimin e markës është bërë në keqbesim. Faktet dhe provat që paraqiten në gjykatë për të analizuar keqbesimin në aplikimin e markave, duhet të vërtetojnë ekzistencën e keqbesimit në momentin e aplikimit për regjistrim të markës. Keqbesimi kërkon njohjen/pasjen dijeni për përdorimin e mëparshëm të një shenje identike/të ngjashme nga një person tjetër dhe shoqëria “B.” shpk, jo vetëm që ka pasur njohuri të plotë për pronësinë e vërtetë dhe reale mbi shenjën/markën “FINNESA”, por ka qenë e informuar në mënyrë të hollësishme mbi çdo detaj dhe çështje që lidhet me produktet e miellit “FINNESA” të shoqërisë M&Sillosi, duke përfshirë këtu natyrisht edhe emrin e brand-it/markës tregtare.
Gjithashtu, jemi në kushtet e keqbesimit në të gjithë ato raste kur aplikimi për regjistrim marke devijon nga qëllimi fillestar dhe depozitohet në mënyrë spekulative ose vetëm për të përfituar financiarisht. Është kjo arsyeja pse pala e paditur kundërpaditëse i është përgjigjur këtij qëllimi nëpërmjet regjistrimit të markës “M&Sillosi FINESA” në DPPI si një mjet mbrojtës ndaj veprimeve të konkurrencës së pandershme të shoqërisë Besniku dhe markave “FINNESA, BESNIKU” të aplikuara në keqbesim nga ky i fundit.
Sipas nenit 156 të ligjit nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, shoqëria “M&S” shpk ka të drejtën absolute të ndalojë çdo person që përdor në aktivitetin e tij tregtar një shenjë të njëjtë ose të ngjashme me markën FINESA, pa autorizimin e tij. Kështu, shoqëria “B.” shpk nëpërmjet përdorimit të shenjave dalluese FINNESA, sjell një ngatërresë e konfuzion shumë të lartë në radhët e konsumatorëve, të cilët kur blejnë produktet e tij, mendojnë dhe besojnë se në fakt po blejnë produktet e miellit “FINNESA” të shoqërisë “M&S” shpk, të cilat për shkak të kohës shumë të gjatë në treg, emrit të mirë dhe reputacionit, si dhe të cilësisë së lartë, janë tashmë mjaft të njohura në radhët e konsumatorëve dhe publikut në tërësi. Praktikat e ndërmarra nga shoqëria “B.” shpk nuk përputhen me parimet e ndershmërisë profesionale dhe dëmtojnë drejtpërdrejtë veprimtarinë e shoqërisë prodhuese dhe tregetuese të miellit “FINNESA” në rajon e më gjerë, shoqërinë “M&S” shpk.
Në kundërshtim me pretendimet e paditësit/të kundër-paditur se e drejta për të kërkuar shfuqizimin e markave “BESNIKU, FINESSA” është parashkruar, gjykata vlerëson se kërkesa për shfuqizimin e një marke tregtare sipas nenit 173 të ligjit nr. 9947 nuk parashkruhet dhe mund të depozitohet në çdo kohë nga çdo person i interesuar. Për më tepër, kërkesa për shfuqizimin e një marke tregtare të aplikuar në keqbesim nuk parashkruhet edhe në rast se kjo markë tregtare mund të jetë regjistruar dhe përdorur prej çfarëdolloj periudhe kohore.

Në datën 12.07.2018 pala paditëse e kundër-paditur ka ushtruar të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimi.
Në Gjykatën e Apelit ende nuk është shqyrtuar çështja.

Logo e regjistruar nga shoqëria
“B.” shpk në datën 16.05.2014
Logo e regjistruar nga shoqëria
“M&S.” shpk në datën 06.09.2016