关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL070-j

返回

Vendimi nr. 80-2017-2624, datë 12.06.2017 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



KËRKUES X, VENDIMI NR. 80-2017-2624, DATË 12.06.2017, PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT TË BORDIT TË APELIMIT TË DPPM-SË.

Objekti i kërkesë-padisë: Shfuqizimin e Vendimit të Bordit të Apelimit të DPPM-së me nr. 369/8 prot., datë 18.10.2016 dhe detyrimin e DPPM-së të bëjë rëgjistrimin e markës të aplikuar me nr. AL/T/2015/369, depozituar më datë 12.06.2015 dhe publikuar më datë 02.11.2015, në buletinin e markave të DPPM-së nr.05/2015.

Gjyqtari: X

Fjalët kyçe: markë, markë e kundërshtuar, markë kundërshtuese, ngjashmëri konceptuale, ngjashmëri vizuale, ngjashmëri fonetike, konfuzion, DPPM, regjistrim, mallra, shërbime.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë, ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1706, datë 29.12.2008 “Për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit”, i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Paditësi “X” sh.p.k, është një shoqëri tregtare me seli në Tiranë, me pronar shoqërinë mëmë “Y” me seli në R.Kosovës. Kjo e fundit ka në pronësi të saj markën tregtare të pijes energjike “Z”, pronësi e fituar nëpërmjet aplikimit në vendin e origjinës, pranë regjistrit të markave tregtare të shtetit të Kosovës. Paditësi ka bërë një aplikim për regjistrim pranë DPMP-së, për të shtrirë efektet e mbrojtjes së markës së tij edhe në Shqipëri. Ndërkohë, një tjetër shoqëri tregtare me origjinë nga Hollanda “A” Internacional, ka regjistruar ndërkombëtarisht, si dhe në vendin tonë markënB.

Shoqëria A Internacional ka pretenduar ngjashmërinë mes dy markave tregtare, duke sjellë cënim të imazhit dhe të interesit të saj tregtar të mbrojtur ndërkombëtarisht. Për këtë i është drejtuar me një kërkesë për kundërshtim regjistrimi Bordit të Apelimit pranë DPMP Tiranë. Nga ana e palës së paditur, me vendimin nr. 369/8, dt.18.10.2006, është rrëzuar kërkesa e paditësit. Kjo e fundit ka arritur në konkluzionin se produkti i palës paditëse, pije energjike , cënon interesat e paditësit duke përmendur ndër të tjera edhe faktin se marka është një markë ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur edhe në RSH. Pavarësisht argumentave të palës së paditur parashtruar në aktin e saj, pala paditëse është paraqitur në gjykatë përmes padisë objekt gjykimi, duke pretenduar se nuk ka asnjë ngjashmëri mes markave pasi marka e paditësit që kërkohet të regjistrohet është pije energjike, ndërsa marka e personit të tretë është markë e një linje supermarketesh.

Vendimi: Rrëzimin e kërkesë-padisë së paditësit X sh.p.k.

Arsyetimi i gjykatës: Lidhur me themelin e pretendimeve të paditësit gjykata konkludon se pretendimet e tij janë të pabazuara përsa i përket thelbit të tyre.

Vlerësohet se vendimi i Bordit të Apelimit duhet të lihet në fuqi, pasi në gjykim u konstatua sa vijon:

Lidhur me ngjashmërinë ndërmjet markave. Për të bërë një analizë të saktë të ngjashmërisë mes markave në diskutim, duhet të merret në konsideratë tërësia e elementëve përbërës të tyre dhe përshtypja e përgjithshme që shkaktojnë ato tek konsumatori, por duke u fokusuar më tepër në elementët që luajnë rolin kryesor në krijimin e karakterit dallues të markave. Gjykata vlerësoi se është e rëndësishme që në rastin objekt gjykimi të përcaktohet karakteri dallues dhe elementët dominues të markave në diskutim. Në lidhje me këtë, konstatohet se markat kundërshtuese janë marka të përbëra nga elementë verbalë dhe figurativë. Elementi dallues dhe dominant i këtyre markave është elementi fjalë. Ky element dominon përshtypjen e përgjithshme, si dhe ka një paraqitje shumë më të dukshme në raport me elementët e tjerë, si sfondi dhe ngjyrat, të cilat kanë qëllim pikërisht evidentimin e elementit fjalë, apo figura pemë e stilizuar e cila ka përmasa shumë të vogla në tërësinë e markës. Për këtë shkak, elementi verbal është elementi dominues. Elementi verbal gjithashtu përmban karakterin dallues në të gjitha markat kundërshtuese, sepse është një fjalë që nuk ka asnjë kuptim të caktuar në shqip, dhe si i tillë gëzon një karakter të theksuar dallues. Ndërsa marka e kundërshtuar është po gjithashtu vetëm fjalë. Në këto kushte krahasimi i markave përqëndrohet në elementët verbalë.

Ngjashmëria vizuale: Në këtë aspekt, me të drejtë nga pala e paditur është konkluduar se në të dyja rastet në konflikt, elementët verbalë kanë të përbashkët një numër të madh shkronjash të shkruara me shkrim shtypi kapital dhë të pozicionuara në të njëjtin rend. Fjalët përbëhen gjithashtu nga e njëjta strukturë dhe gjatësi fjale e si të tilla në pikëpamjen pamore vlerësohen shumë të ngjashme.

Ngjashmëria fonetike: Shenjat janë pothuajse identike nga pikëpamja fonetike, për shkak se markatshqiptohen dhe dëgjohen njëlloj. Diferenca e vetme në shkronja është gërma K, që nuk sjell ndryshim relevant, pasi ajo klasifikohet në gjuhën shqipe si një bashkëtingëllore e pazëshme, dhe si e tillë ka një influencë minimale në tërësinë e fjalës. Si konkluzion edhe gjykata konkludon se ka një ngjashmëri të lartë fonetike.

Ngjashmëria konceptuale: Marka kundërshtuese përbëhet nga një fjale,që nuk përmban asnjë kuptim të caktuar në shqip, ndërsa marka e kundërshtuar, e cila po ashtu nuk ka kuptim në shqip, në fakt ka kuptim në anglisht (shkëndijë/xixëllonjë). Kjo nuk përbën një diferencë thëlbësore dhe për pasojë nuk rezulton që konsumatori shqiptar t’a njohë domosdoshmërisht kuptimin e saj në anglisht. Në këto kushte krahasimi konceptual në rastin konkret nuk ka vlerë.

Ngjashmëria mes mallrave dhe shërbimeve: Lidhur me këtë aspekt, gjykata nisur nga klasa e produkteve që përfaqësojnë secila nga markat konkludon se mallrat dhe shërbimet janë përgjithësisht shumë të ngjashme dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre është edhe identike. Gjykata arrin në këtë përfundim bazuar në analizën e mëposhtme:

Pala që përfaqëson markën kundërshtuese ka aplikuar për t’u regjistruar në klasat 32 dhe 35 për mallrat dhe shërbimet si vijon: “Pije freskuese joalkoolike duke përfshirë pijet energjike, pijet me bazë birre dhe pijet izotonike (hipertonike dhe hipotonike) për atletët; birra, ujëra mineral dhe të gazuar; pije frutash dhe lëngje frutash; shurupë, esenca dhe preparate të tjera për përgatitjen e pijeve dhe koktejeve joaloolikë.

Reklamim; menaxhim biznesi; administrim biznesi; funksione te zyrës.”. Markat janë të mbrojtura tashmë për klasat në diskutim (32 dhe 35) përveç shumë të tjerave, konkretisht: “32 Birra; uji mineral dhe të gazuar dhe pije të tjera jo-alkoolike përfshirë pije energjike; pije frutash dhe lëng frutash; shurup dhe përgatitje të tjera për të bërë pije”. Ndërsa në klasën 35 markat kundërshtuese mbulojnë shërbimet si vijon:

- Reklama dhe shërbime në kombinim me shfrytëzimin ose drejtimin e ndërmarrjeve tregtare, shërbim në lidhje me drejtimin e bizneseve ose të funksioneve tregtare të ndërmarrjeve tregtare;
- Studim dhe analizë e tregut; promovim i shitjeve, këshilla në lidhje me hulumtimin e tregut dhe të analizës dhe të blerjes, këshilla në lidhje me strategjitë e koorporatave, strukturimi i personelit dhe menaxhim biznesi; reklama, përfshirë reklamat që shfaqen në radio dhe televizor, po ashtu edhe nëpër kinema, shpërndarja e materialeve reklamuese, marrëdhënie me publikun, përgatitje e raporteve të ekspertëve në lidhje me çështjet tregtare dhe menaxhimin e biznesit veçanërisht për tregun ushqimor; organizimi i panaireve dhe ekspozitave tregtare apo për qëllime reklamimi;
- Shërbimet e shitjes me pakicë në supermarkete dhe hipermarkete edhe nëpërmjet internetit; shërbimet e shitjes me pakicë dhe shërbime me shumicë (përkatësisht për shërbimet komerciale ndërmjetëse) në lidhje me ushqim dhe pije, pije alkoolike, mallrave shtëpiake, artikuj kimiste gjithashtu duke përfshirë produkte farmaceutike, kozmetikë dhe pastrimi, artikuj kopshtarie, artikuj DIY (do it yourself/bëje-vetë) përfshirë mjetet, mobilje dhe artikuj dekorativë në shtëpi, elektronike gjithashtu duke përfshirë aparatet për qëllime shtëpiake, aparate audio dhe video, kamera, aparate e telekomunikacionit, kompjutera, lodra, artikuj sportivë, veshje, kapele dhe këpucë, automjetet duke përfshirë biçikleta, pjesë dhe pajisje për ushqimin e lartpërmëndur; promovimin e shitjes; reklamat; demonstrim i produkteve”.

Sa më sipër, meqenëse marka e kundërshtuar kërkon mbrojtje për të njëjtat mallra dhe shërbime për të cilat tashmë janë mbrojtur markat e mëparshme, për shkak të ngjashmërisë mes markave si dhe përshtypjes së përgjithshme pothuajse të njëjtë që shkaktojnë ato tek publiku/konsumatori, që është e lartë, mundësia e shkaktimit të konfuzionit, përfshirë edhe mundësia e bashkëlidhjes mes markave është evidente. Sa më sipër, gjykata arriti në konkluzionin se aplikimi kombëtar nr. AL/T/2015/369 për regjistrimin e markës (fjalë), cënon të drejtat e mëparshme të markave kundërshtuese , në kuptim të nenit 143, pika 2, gërma “b”, të Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008 (i ndryshuar).