关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL031-j

返回

Vendimi nr. 841, datë 05.02.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



Shoqëria “L. I.” sha KUNDËR: Shoqëria “A.”shpk, VENDIMI nr. 841, datë 05.02.2018, Ndalimin e veprimeve të palës së paditur në shkelje të të drejtave të përfituara me rregjistrimin e markës me nr. rregjistrimi 15886 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave dhe mospërsëritjen në të ardhmen.

Objekti i padisë: 

1) Ndalimin e veprimeve të palës së paditur në shkelje të të drejtave të përfituara me regjistrimin e markës dhe mospërsëritjen në të ardhmen. 

2) Heqjen e sasisë së produktit ujë të hedhur në treg prej palës së paditur me ambalazh në shkelje të të drejtave të përfituara me regjistrimin e markës me nr. regjistrimi 15886 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave. 

3) Publikimin e vendimit përfundimtar të gjykatës në dy televizione kombëtare, 

Gjyqtari: E.C

Fjalët kyç:

Markë tregtare, kopjim i markës, shkelje e të drejtave të mbrojtura me ligj, konfuzion në treg, publikim i vendimit gjyqësor, heqje e sasisë së produktit nga tregu.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 608 e 640 të K. Civil, nenet 32 e vijues, e nenet 156, 167 të K.Pr.Civile, si dhe Ligji nr.9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”,

Faktet kryesore:

 Pala paditëse shoqëria “L. I.” sh.a është një person juridik i regjistruar në vitin 1999, me objekt të veprimtarisë prodhim, ambalazhim, tregëtim uji natyral, e cila, me anë të çertifikatës së regjistrimit të markës, të lëshuar prej DPPM-së nr.15886 datë 10.04.2015, e rinovuar me certifikatën datë 20.07.2017 nr.17968 (çertifikata e fundit e paditësit) ka regjistruar markën e saj dhe mbron ngjyrat e kësaj marke. Marka e regjistruar në disajn pasqyron një mal me tre kreshta të mprehta, me bazë të ngushtë, të bardha në majë, të evidentuara në të djathtë të pamjes, me mbishkrimin sipër pamjes “L…...”, ngjyrat e përdorura janë blu, e bardhë dhe gri.

Pala e paditur shoqëria “A;” sh.p.k është një person juridik i regjistruar në vitin 2010, me objekt te veprimtarisë prodhim, ambalazhim, tregëtim uji natyral.

Pala e paditur sipas çertificatës së regjistrimit të markës, që paraqiti në gjykim nr.17664, datë 22.02.2017, ka të mbrojtur nëpërmjet saj ngjyrat blu, e bardhë dhe bojëqielli. Marka e regjistruar në disajn pasqyron një mal me disa kreshta me bazë të gjerë, të evidentuara katër të tilla në të majtë të pamjes dhe me ngjyrë blu me pak të bardhë në disa pjesë. Mbi të shkruhet dhe “Freski dhe shëndet në trupin tuaj” “QAFË-MALI” Pukë.

Pala e paditur, shoqëria “A.”sh.p.k sipas kërkesës 30.01.2017 ka paraqitur etiketat pranë AKU Shkodër në datë 06.02.2017, ku për amballazhimet 0,5 litër dhe ato 1,5 litër etiketat janë ndryshe nga amballazhimet 7 L dhe 19L. Etiketat e dy amballazhimeve 7 L dhe 19L janë sipas logos dhe disenjos dhe ngjyrave të markës.

Në datë 13.10.2017 pala e paditur ka paraqitur një kërkesë të re pranë AKU Shkodër për notifikim etikete ku për të gjitha amballazhimet 0,5 litër, 1,5 litër, 7 L dhe 19L etiketat janë njësoj dhe sipas logos përfaqësuese të markës përsa i përket dhe ngjyrave dhe disanjit të logos.

Paditësi pretendon se: pala e paditur ka kopjuar etiketat e paditësit në amballazhet e saj 0,5 L dhe 1,5 L duke shkelur të drejtat e markës të mbrojtura me ligj. Ai pretendoi se nëpërmjet këtij veprimi i padituri ka krijuar konfuzion në treg në kushtet kur vendndodhja e stabilimentit të paditësit dhe të të paditurit janë në të njëjtën komunë sipas ndarjes së vjetër administrative. Shoqëria tregtare “L. I.” sh.a është cenuar ne interesat e saj, nga veprimet e paligjshme të palës së paditur, edhe konsumatori nuk ka mundur të zgjedhë lirshëm, pa u ngatërruar, atë produkt që ai vlerëson si cilësor, atë produkt që dëshiron të konsumojë.

I padituri pretendon se: fakti që etiketat janë të ndryshme për ambalazhe të ndryshme në asnjë lloj forme nuk provon pretendimin e paditësit se ky veprim ka patur qëllime dashakeqe ndaj tij. Etiketat janë të ndryshme për këto ambalazhime për shkak të përmasave të ambalazheve si dhe të formës të zgjedhur prej marketingut dhe ideatorëve të saj, me qëllim promovimin e këtyre lloj amballazheve ku përmasat 7L dhe 19 L janë konsideruar edhe më të suksesshmet e kësaj shoqerie. Në kërkesën për ndryshimin e etiketave të datës 13.10.2017 është bërë në mënyrë krejt spontane ende pa u komunikuar padia me qëllim rinovimin e imazhit të kompanisë, e cila është në rritje. Sot ajo ka një imazh krejt tjetër në treg duke humbur kuptimin padia.

Vendimi:

Pranimin e kërkesë-padisë mbështetur në prova e ligj, duke vendosur pushimin e cenimit të të drejtave të pronësisë industriale nëpërmjet ndalimit të të paditurit që të vazhdojë të përdorë të njëjtat simbole, mospërsëritjen në të ardhmen dhe publikimin e vendimit përfundimtar të gjykatës në dy televizione kombëtare, me shpenzimet e të paditurit.

Arsyetimi i gjykatës:

Gjykata çmon se referuar çertificatës së markës nr.15886 regjistrimi të palës paditese të rregjistruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, dhe etiketave të amaballazheve 0,5 L dhe 1,5 L të hedhura në treg nga i padituri dhe të notifikuara nga AKU Shkodër, në fakt përmbajnë në mënyrë të dukshme disa elemente që paditësi i ka të regjistruara në markë dhe konkretisht: 

a.Forma e maleve (disenjoja e tyre) në markën e regjistruar nga paditësi, është e njëjtë me formën e maleve që i padituri ka vendosur në etiketën e notifikuar. Ajo është e njëjtë si për nga forma ashtu dhe për nga sasia e kreshtave në to dhe thyerja e tyre duke i ndryshuar vetëm pjesa e ngjyrosur ku në etiketat e të paditurit malet janë bërë të bardha, ndërsa paditësi sipas markës dhe etiketave i ka të bardhë më të zezë.

b.Ngjyrat e përdorura nga të dy palët ndërgjyqëse jane shumë te ngjashme.

Gjykata çmon se në fakt në pamje të parë këto etiketa të japin të njëjtin impresion, për shkak të dizenjos së njëjtë të maleve dhe ngjyrave shumë të përafërta duke i parë ato me një kujdes të zakonshëm. Gjykata vëren se pavarësisht se emri është një element dallues në këto dy ektiketa, përsëri tërësia e elementëve referuar dhe faktit që të dyja këto kompani tregtojnë ujë që i përket të njëjtës zonë të territorit të Republikës së Shqipërisë, konkretisht PUKË lehtësisht tek konsumatori mund të krijohet konfuzion.

Gjykata çmon se ne gjykim u provua, se pala e paditur jo vetem që ka përdorur etiketa për ambalazhimet e tij 0,5 L dhe 1,5 L me elementë të dizajnit dhe ngjyrave të ndryshme nga marka e vet e regjistruar, por këto etiketa kanë elementë te njëjtë dhe të përafërt me elementët e markës së regjistruar nga paditësi. Gjykata çmon se u provua ne gjykim ekzistenca e ngjashmerive të etiketave ne ambalazhimet e produkeve të ujit 0,5 L dhe 1,5 L dhe ky fakt nuk u prapësua as nga vetë i padituri. Referuar shpjegimeve të dhëna në gjykim por dhe pretendimeve përfundimtare rezulton se vetë i padituri nuk prapësoi në asnjë moment ngjashmërinë dhe përdorimin e këtyre elementëve të markës së paditësit, porse shpjegoi se kjo s’është kryer më dashje apo dashakeqësi.

Gjykata vëren se në rastin konkret nuk u provua kryerja me dashje e shkeljeve të të drejtës së pronësisë industriale të paditësit të mbrojtura me regjistrimin e markës, porse u provua ekzistenca e kësaj shkelje jo vetëm nga provat, por dhe nga qëndrimi i vetë të paditurit i cili nuk prapësoi në asnjë moment këtë ngjashmëri madje ka ndërmarrë veprime për të rregulluar këtë fakt, dhe kjo shkelje krijon konfuzion te konsumatori duke kryer konkurrencë të pandershme.

I padituri prapësoi në gjykim se padisë i ka rënë aktualiteti pasi ai ka notifikuar etiketa të reja dhe në treg nuk ka më mall me etiketat që kundërshtohen nga paditësi , pra nuk ka më shkelje të markës. Gjykata konkludoi se lloji i dënimit i kërkuar nga organi i akuzës është ligjërisht i bazuar në nenin 149/a/2 të Kodit Penal, ndërsa çmon t’i caktojë secilit prej të pandehurve 450.000 lekë gjobë, duke e ulur me 1/3 këtë masë dënimi, në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, për shkak të procedimit me gjykim të shkurtuar, duke caktuar për secilin 300,000 lekë gjobë.

Gjykata vëren se vetë i padituri prapësoi se ndryshimet i ka kryer në kuadër të rritjes së imazhit dhe cilësisë së produktit të vet në treg, pra për rrjedhojë ai pranoi se është një kompani në rritje duke mos mohuar faktin e pretenduar nga paditësi se ky i fundit është markë e mirënjohur që ka vite që operon në treg, duke tregtuar dhe produkt të cilësisë Premium. Për rrjedhojë, rreziku i konfuzionit nga konsumatori mesatar intensifikohet edhe për arsye të famës së markës “Lajthiza” e cila, gëzon statusin e markës së mirënjohur. Gjykata çmon se sa më e lartë është shkalla e e njohjes së një marke aq më të rrepta janë kushtet që vendosen për përjashtimin e rrezikut për konfuzion, sidomos kur malli i tregtuar është i njëjtë dhe e njëjta njësi e Shqipërisë konkretisht “Pukë”.

Gjykata vëren gjithashtu se nuk gjejnë vend prapësimet e të paditurit se ata janë markë e regjistruar dhe paditësi nuk ka kundërshtuar regjistrimin sipas afateve ligjore, pasi shkelja e pretenduar nga paditësi nuk ka lidhje me markën e regjistruar nga i padituri. Pra nuk ishte objekt i gjykimit shfuqizimi i markës së të paditurit apo konstatimi i regjistrimit të markës së tij në shkelje të të drejtave të fituara nga paditësi me markën e regjistruar prej tij. Paditësi nuk pretendoi në gjykim se marka e regjistruar nga paditësi përben shkeljeve të markës të rregjistruar më parë prej tij. Ai pretendoi sikundër dhe u provua në gjykim se i padituri në kundërshtim me markën e rregjistruar prej tij, ka hedhur në treg një produkt ujë i ambalazhuar 0,5L dhe 1,5L me etiketa të cilat përmbajnë elementë të markës së paditësit, duke shkelur të drejtat e markës së paditësit dhe duke i krijuar konkurrencë të pandershme.