关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL023-j

返回

Vendimi nr. 2189, datë 01.10.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



I PANDEHUR XX, VENDIMI PENAL NR. 2189, DATË 01.10.2019, I AKUZUAR PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE “SHKELJA E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE”, PARASHIKUAR NGA NENI 149/A I KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË. 1 Gjyqtari: G.H

Fjalët kyç:

Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale, markë e mbrojtur, licencë, autorizim i pronarit.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 149/a, 63 të Kodit Penal, si dhe nenet 403, 405 të Kodit të Procedurës Penale.

Faktet kryesore:

Më datë 11.12.2018 Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me inspektorët e hetimit tatimor kanë kryer kontroll pranë dyqanit të të pandehurit ***, nga ka rezultuar se në këtë ambjent të marrë me qera nga ky shtetas ndodheshin disa artikuj si çanta dhe portofola të markave të njohura. Të pandehurit i është kërkuar të paraqesë liçencën për tregtimin e këtyre artikujve, siç parashikon ligji për markat e mbrojtura, por ai u ka vendosur në dispozicion disa fatura tatimore, ku vërtetohej se këto mallra i kishte blerë prane disa subjekteve të tjera. Artikujt që i janë gjetur të pandehurit nuk kanë qenë të shoqëruara me dokumentacionin përkatës ligjor, për mbrojtjen e markave, me pëlqimin ose autorizimin e pronarit të këtyre markave.

Mbi bazën e këtij fakti, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar dhe më pas ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të të pandehurit ***, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga neni 149/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Prokurori pretendoi se: në analizë të fakteve dhe provave provohet se i pandehuri ka konsumuar plotësisht elementët e veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga neni 149/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

I pandehuri pretendoi se: veprën penale e kishte kryer nga padijenia për ligjin penal, se ishte i penduar dhe kërkoi një dënim më të butë.

Vendimi:

Gjykata e Rrethit Gjyësor Tiranë në përfundim të gjykimit vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit *** për kryerjen e veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale“, parashikuar nga neni 149/a i Kodit Penal. Duke qenë se, i pandehuri u procedua me gjykim të shkurtuar, bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri *** dënohet me *** ditë burgim. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin e të pandehurit *** të përmbushë një punë në interes publik për një kohë prej *** orësh. Kjo punë duhet të përfundojë brenda një periudhe prej 6 (gjashtë) muajsh. Gjatë kësaj periudhe i pandehuri do të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit. Për sa i përket llojit dhe masës së dënimit Gjykata çmoi se, duhen mbajtur parasysh këto rrethana si: rrezikshmërina relativisht e ulët te veprës penale, parashikuar nga neni 149/a i Kodit Penal, për të cilën ligjvënësi ka parashikuar një dënim gjer në një vit burgim, duke e konsideruar si kundërvajtje dhe jo krim; faktin se, i pandehuri është treguar bashkëpunues me organet e ndjekjes penale që në momentin e parë; faktin se, sasia e mallrave të kapura është e vogël; faktin se, i pandehuri është kryefamiljar, me arsim të lartë dhe ka persona në ngarkim. Sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se, i pandehuri *** është i padënuar më parë.

Në këto kushte Gjykata, në vështrim të neneve 47-50 të K. Penal çmoi se, rrethanat e mësipërme në të cilat është kryer vepra penale, në kompleksitet, nuk janë lehtësuese për të pandehurin *** dhe nuk justifikojnë izolimin e tij nga shoqëria por një masë dënimi alternativ.

Arsyetimi i gjykatës:

Në nenin 149/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme juridike për garantimin e të drejtave të pronësisë industriale. Veprimet e shtetasve në kundërshtim me këto rregulla janë objekti i këtyre veprave penale dhe passjellin përgjegjësi penale. Këto veprime, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji, duhet që: nga ana objektive kjo vepër të kryhet me anë të prodhimit, shpërndarjes, mbajtjes për qëllime tregëtimi, shitjes, ofrimit për shitje, furnizimit, shpërndarjes, eksportimit ose importimit për qëllime të parashikuara nga gërmat a) – ç) të nenit 149/a të KP; subjekti i kësaj vepre penale duhet të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale (16 vjeç) dhe të jetë i përgjegjshëm; nga ana subjektive, kjo vepër penale kryhen me dashje. Qëllimi parashikuar në dispozitë është element cilësues i veprës penale. Në rastin konkret, i pandehuri i ka konsumuar elementët e veprës penale për të cilën akuzohet.


1. Të dhënat e vendimit janë anonimizuar automatikisht nga programi kompjuterik i përdorur nga gjykata.