关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL038-j

返回

Vendimi nr. 3658, datë 27.04.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



"HS" INC. KUNDËR B.M DHE PERSON I TRETË AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE DHE DREJTORIA E PERGJITHSHME E PATENTAVE DHE MARKAVE, VENDIMI nr. 727, datë 27.04.2017 PËR NDALIMIN E PERDORIMIT TË EMRIT TË DOMAINIT "HERTZ.AL" DHE TRANSFERIMIN E KËTIJ DOMAIN-I NË EMËR TË PALËS PADITËSE.

Objekti i padisë:

Ndalimin e përdorimit të emrit të domainit "hertz.al";
Transferimin e këtij domain-i, në emër të palës paditëse, shoqërisë “HS”, Inc
Publikimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës në median publike me shpenzimet e personit që ka kryer shkeljen, në mënyrën e parashikuar nga Gjykata.

Gjyqtari: M.O

Fjalët kyç:

Markë, e drejtë ekskluzive, domain, ngjashmëri, element dallues dhe dominant, ndalim përdorimi, trasferim domaini.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 16, 42 e vijues të Aneksit 1/C të marrëveshjes “Mbi aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale” (TRIPS),; neni 6 bis i Konventës së Parisit “Për mbrojtjen e pronësisë industriale”,; nenet 153 e vijues, 334, pikat “ç” dhe “d” të Kodit të Procedurës Civile, nenet 638 dhe 639 të Kodit Civil, ; nenet 4 pika 17, 154, 156, 167 e vijues të ligjit Nr.9947, datë 07.07.2008 "Mbi pronësinë industriale", i ndryshuar, n; Nenet 4, 18, 18.2, të Rregullores Nr.2, datë 21.02.2008 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain- ve nën Al dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al", i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Pala paditëse, “H.S” Inc, pjesë e grupit “Hertz Global Holding”, është një shoqëri tregtare e regjistruar sipas legjislacionit amerikan, që vepron në fushën e dhënies me qira të makinave dhe pajisjeve, në Evropë e në botë.

Në bazë të pikës 5, të nenit 154, të ligjit Nr.9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave, pala paditëse ka regjistruar 2 marka: markën me numër regjistrimi 9194, datë 11.12.2002, me të drejtë mbrojtje deri në datë 11.06.2022, me logon e përfaqësimit “HERTZ” dhe markën me numër regjistrimi 9773, datë 08.12.2003, me të drejtë mbrojtje deri në datë 01.07.2022, me emërtimin “HERTZ”, të dyja me objekt listën e mallrave dhe shërbimeve me numrat 39, 38 dhe 41, sipas klasifikimit ndërkombëtar të Nice-s, ku përfshihen mjete transporti me qira dhe shërbime qiradhënie.

Nga pala e paditur B.M, është regjistruar pranë regjistrit tregtar, “B.M” person fizik tregtar, me NUIS K********I, me objekt të veprimtarisë dhënie mjetesh me qira. Më datë 17.02.2010, pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, nga një subjekt i emërtuar “V. C. R.”, me K********I, me administrator të paditurin B.M, është regjistruar domain-i .hertz.al.

Pala paditëse pretendon se regjistrimi i domain-it nga pala e paditur, përbën cënim të pronësisë mbi markat e saj të regjistruara, ndaj i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padinë objekt gjykimi.

Vendimi:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit u vendos që padia të pranohet pasi bazuar në ngjashmërinë e mallrave që ofrohen nën markat e regjistruara nga pala paditëse dhe ato të shfaqura në website-in nën domain name www.hertz.al, bazuar në natyrën e tyre, kategorinë e përdoruesve të këtyre mallrave, mënyrën e përdorimit të tyre dhe ngjashmërinë vizuale dhe orale si dhe kuptimore, ato janë identike, shkaktojnë jo vetëm konfuzion tek publiku, por dhe identifikojnë domain-in me markën e regjistruar në pronësi të palës paditëse dhe si rrjedhim është e dukshme mundësia e bashkëlidhjes së shenjës (hertz) me këtë markë tregtare, pavarësisht nga kategoria e konsumatorit. Regjistrimi i domain-it name ".hertz.al", të regjistruar nga pala e paditur pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare përbën cenim të të drejtave të pronësisë industriale të palës paditëse. Gjykata ka vendosur: detyrimin e palës së paditur të ndalojë përdorimin e emrit të domain-it të regjistruar; të kryhej transferimin e detyrueshëm të tij, në emër të palës paditëse dhe të publikojë me shpenzimet e tij, shkurtimin e vendimit, në gazetën me tirazhin më të madh në vend, në çastin e ekzekutimit të këtij vendimi, brenda 15 ditëve nga data që vendimi do të marrë formë të prerë.

Arsyetimi i gjykatës:

Gjatë gjykimit të çështjes, gjykata në lidhje me parashikimet ligjore në përputhje me rastin konkret, vëren se bazuar në nenin 140 të ligjit Nr.9947, datë 07.07.2008 "Për Pronësinë Industriale", i ndryshuar, me markë do të kuptohet çdo shenjë ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat apo shërbimet e një personi fizik ose juridik, ne mbrojtje te konsumatorit dhe sjelljes së tij në treg. Konsumatori identifikon mallin apo shërbimin dhe ka sigurinë që ai të jetë prodhuar nën kontrollin e pronarit të markës, i cili do të mbajë dhe përgjegjësi për cilësinë e tyre. Marka, krahas vlerës informuese për konsumatorin, i vjen në ndihmë pronarëve të markave për të parandaluar veprimet e konkurrencës së pandershme. Bazuar në nenin 156 të ligjit parashikohet e drejta ekskluzive e pronarit të markës së regjistruar, në përdorimin e saj dhe të ndalojë personat e tretë ta përdorin atë, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre tregtare, pa autorizimin e tij.

Ndërsa, "domain name", përdoren në lidhje me adresat e internetit në Rrjetin e Mbarë Botës (World Wide Web). Tri shkronjat e para (www) përdoren si shkurtesë e „( gorld Wide Web) kurse emri është emri i domenit. Pjesa kryesore e emrit të domenit, ne fjalorin e teknologjisë informative njihet si “gTLD” dhe pjesa e fundit “.al” njihet si “ccTLD” dhe përdoret për të identifikuar një shtet të caktuar, siç është në rastin konkret Shqipëria.

Autoriteti përgjegjës për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain-eve nen .al, në bazë të ligjit nr.9918, datë 19.05.2009 "Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili vepron në zbatim të rregullores Nr.02, datë 21.02.2008 "Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain-eve nen .al dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al".

Sipas nenit 18.1 të Rregullores, aplikuesi ka të drejtë të zgjedhë si emër domain-i çdo lloj emri që dëshiron, përveç atyre emrave që bëjnë pjesë në listën e emrave të ndaluar apo të rezervuar dhe të atyre që janë regjistruar më parë, duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë që mund të rrjedhin nga kjo zgjedhje. Sipas nenit 18.2 gërma d) i), aplikuesi duhet të zgjedhë një emër, i cili duhet të moscënojë të drejtat që rrjedhin nga pronësia industriale.

Gjykata shprehet se, nga interpretimi i kësaj dispozite, del e qartë që emrat e domenit janë të regjistruar sipas mënyrës “i pari që vjen” dhe pronari i një marke tregtare nuk mund të regjistrojë emrin e doman-it, sipas markës tregtare, nëse dikush tjetër e ka regjistruar më parë.

Në këtë kuadër ligjor, është bërë i mundur regjistrimi fillestar i domain name “hertz.al” nga pala e paditur B.M, në cilësinë e administratorit të një subjekti të quajtur “V. C. R.”, i cili gjatë këtij gjykimi nuk u provua që ekziston apo ka ekzistuar i regjistruar në organet kompetente fakt i cili pohohet edhe nga pala e paditur B.M.

Përkundrazi, me NIPT-in e deklaruar për regjistrimin e domain name hertz.al nga pala e paditur B.M rezulton i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit personi fizik tregtar B.M.

Nga provat shkresore të shqyrtuara gjatë gjykimit provohet se, pala paditëse i ka kërkuar palës së paditur B.M, person fizik tregtar, zgjidhjen e këtij konflikti jashtëgjyqësisht dhe në mungesë të zgjidhjes së saj i është drejtuar Gjykatës, referuar nenit 638 të Kodit Civil dhe pikës 1 dhe 2 të nenit 184 të ligjit Nr.9947, datë 07.07.2008 "Për pronësinë industriale", i ndryshuar.

Gjykata arrin në përfundimin se pala e paditur B.M në cilësinë e personit fizik tregtar, gëzon legjitimimin pasiv në lidhje me objektin dhe shkakun ligjor të kësaj padie.

Vetë pala e paditur B.M. me anë të prapësimeve të tij pohon dhe mbron të drejtën e regjistrimit dhe të posedimit të domain name “hertz.al”, në emër të tij. Ndërkohë, gjykata vlerëson se, pretendimet janë në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore mbi pronësisë industriale, pasi emërtimi tregtar i subjektit dhe marka janë dy koncepte të ndryshme juridike dhe tregtare.

Gjykata çmon se për të vërejtur se të drejtat e markave të regjistruar nga pala paditëse shoqëria “H.S.” Inc. cënohen nga regjistrimi i paautorizuar prej saj, i domain name .hertz.al, është e rëndësishme të vlerësohet ngjashmëria e mallrave apo shërbimeve që ofrohen në aspekt të natyrës së tyre, përdoruesve të tyre, mënyrës së përdorimit si dhe nëse ato kanë të njëjtin destinacion ekonomik. Lidhur me ngjashmërinë merret në konsideratë ngjashmëria vizuale, orale dhe kuptimore dhe veçanërisht elementët e dallueshëm dhe dominantë të markës.

Elementi dominant i markës së regjistruar nga pala paditëse është fjala dhe figura hertz, e cila është njëkohësisht dhe element dallues dhe i domain name .hertz.al dhe i website përkatës.

Gjykata vlerëson se, bazuar në ngjashmërinë e mallrave që ofrohen nën markat e regjistruara nga pala paditëse dhe ato të shfaqura në website-in nën domain name www.hertz.al, bazuar në natyrën e tyre, kategorinë e përdoruesve të këtyre mallrave, mënyrën e përdorimit të tyre dhe ngjashmërinë vizuale dhe orale si dhe kuptimore, ato janë identike, shkaktojnë jo vetëm konfuzion tek publiku, por dhe identifikojnë domain-in me markën e regjistruar në pronësi të palës paditëse dhe si rrjedhim është e dukshme mundësia e bashkëlidhjes së shenjës (hertz) me këtë markë tregtare, pavarësisht nga kategoria e konsumatorit. Ndaj, sipas gjykatës cënohen të drejtat e pronësisë industriale të palës paditëse.

Në përputhje me mbrojtjen e të drejtave të palës paditëse mbi markat tregtare të regjistruara, kërkimin e saj për transferimin e detyrueshëm të domain. Hertz. Al, gjykata e gjen të bazuar në nenin 30 të rregullores.

Bazuar në nenin 184/b të ligjit Nr.9947, datë 07.07.2008 "Për pronësinë industriale", i ndryshuar, Gjykata gjen të bazuar kërkesën e palës paditëse për publikimin e vendimit të gjykatës me shpenzimet e palës së paditur, publikim i cili do të kryhet brenda 15 ditëve nga dita që vendimi do të marrë formë të prerë, në gazetën me tirazhin më të madh në vend, në çastin e ekzekutimit të vendimit, me objekt veprimtarie të ngjashme me atë të palës paditëse.