关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL051-j

返回

Vendimi nr. 5616, datë 28.06.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR “A.B” KUNDËR PERSONIT FIZIK “AP”, DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PATENTAVE DHE MARKAVE PERSON I TRETË, VENDIMI Nr. 5616, datë 28.06.2016, SPC NDALIM I PËRDORIMIT TË PAAUTORIZUAR TË MARKËS TREGTARE DHE SHPËRBLIM DËMI

Objekti i padisë: Ndalimi i përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “Z.G”; Shpërblim dëmi nga përdorimi i paautorizuar i markës tregtare “Z.G”; Konstatim konkurrence të pandershme.

Gjyqtari: I.Ç

Fjalët kyç:

Markë tregtare, përdorim i paautorizuar i markës tregtare, prishje reputacioni nga përdorimi i paautorizuar, pronësi industriale, shpërblim dëmi moral, dëm jopasuror.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Konventa e Parisit 1883, nenet 608, 625, 638 të Kodit Civil, nenet 140, 167, 184 Ligji nr.9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”.

Faktet kryesore:

Pala paditëse Shoqëria “A.D” sh.p.k është një shoqëri e së drejtës shqiptare dhe e ushtron veprimtarinë e distribucionit dhe eksport-import te artikujve të ndryshëm ushqimore, industriale, pijeve alkoolike, publikim i mediave te shkruara, revista të ndryshme. Në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së saj dhe për nevoja të aktivitetit tregtar, Shoqëria “A.D” sh.p.k ka regjistruar markën tregtare “Z.K” në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave me datë depozitimi 17 Dhjetor 2012. Pas regjistrimit të markës tregtare në pronësi të saj, paditësi është vënë në dijeni prej disa muajsh për përdorimin e markës tregtare “Z.G” në territorin shqiptar nga subjekte të paautorizuar prej saj. Një ndër këto subjekte është aktiviteti që ushtron i padituri “A.P” person fizik, me objekt veprimtarie “Bar-Restorant” dhe emër tregtar “Z.K”, por dhe në vendin e aktivitetit të tij ka afishuar tabelën “Z.K” që është njëkohësisht marka tregtare në pronësi të palës paditëse. Me 24 nëntor 2015, shoqëria “A.D ” sh.p.k, i është drejtuar palës së paditur “A.P” duke kërkuar ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës “Z.K” në qarkullimin tregtar, si mbajtës i së drejtës për markën tregtare duke i lënë një afat 30 ditor për njoftimin e pushimit të cenimit, por pala paditëse nuk ka kryer asnjë veprim në këtë drejtim. Në kushtet e mungesës së reagimit dhe marrjes së masave nga ana e palës së paditur e cila megjithëse është vënë në dijeni për markën në pronësi të shoqërisë “A.D” sh.p.k, pala paditëse i është drejtuar gjykatës sipas objektit të padisë. Gjatë gjykimit të çështjes pala e paditur A. P nuk mori pjesë në gjykim megjithëse për seancën përgatitore të datës 15.02.2016 me fletëthirrje nuk mori dijeni, pasi u kthye me shënimin larguar nga kjo adresë, gjykata e njoftoi me shpallje, por nuk mori pjesë në proces, për rrjedhojë, gjykimi u zhvillua në mungesë të palës së paditur.

Paditësi pretendon se i padituri me sjelljen e tij, megjithëse është vënë në dijeni për markën në pronësi të shoqërisë “A.D” sh.p.k, nuk ka reaguar në marrjen e masave dhe ka vazhduar me përdorimin e markës në qarkullimin tregtar, dhe për këtë arsye ka kryer shkelje të drejtave mbi markën në pronësi të shoqërisë “A.D” sh.p.k dhe i ka kërkuar gjykatës konstatimin e shkeljes së të drejtave mbi markën tregtare dhe shpërblimin e dëmit nga përdorimi i paautorizuar i markës tregtare.

Vendimi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka konstatuar se sjellja e të paditurit pasjell cenim të markës tregtare dhe për pasojë cenimin edhe të emrit dhe reputacionit të pronarit ligjor të saj dhe, për këtë arsye, ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë duke ndaluar përdorimin e paautorizuar të markës tregtare “Z.G”, në qarkullimin tregtar në vendin ku ushtronte aktivitetin i padituri, urdhërimin e të paditurit të heqë nga ambientet tabelat me emërtimin “Z.G”, dhe dëmshpërblimin e dëmit moral për prishjen e reputacionit nga përdorimi i paautorizuar i markës tregtare në shumë 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Arsyetimi i gjykatës:

Sa i përket legjitimimit aktiv (ratione personae), pala paditëse është pronare e ligjshme, e certifikuar e markës tregtare “Z.K”, regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave me datë depozitimi 17 Dhjetor 2012. Marka tregtare përfaqëson një nga format e pronësisë industriale dhe në interpretim të normave ligjore në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim, gjykata sqaron se me termin “pronë” do të kuptohen një sërë interesash ekonomikë në funksion të qëllimit të të drejtës së pronës, duke përfshirë për këtë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, interesat pasurore dhe jo pasurore. Pala paditëse në cilësinë e pronarit të kësaj marke tregtare legjitimohet t`i drejtohet gjykatës me padi të paraqitur proceduralisht në gjykatën kompetente, formalisht të rregullt, për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë mbi markën tregtare. Për sa i përket legjitimimit pasiv padia i kundërdrejtohet mbajtësit të së drejtës së pretenduar. I padituri “A.P” rezulton të jetë përdorues i markës tregtare “Z.K”. Ai ka vendosur tabelën me të njëjtin emër në vendin ku ushtron veprimtarinë e tij. Megjithëse pala paditëse i është drejtuar me shkresë të paditurit për ndalimin e përdorimit të saj , pala e paditur nuk i ka kthyer asnjë përgjigje dhe nuk ka marrë asnjë masë për ndalimin e cenimit të markës. Nga pamjet foto të paraqitura nga pala paditëse shihet vendosja e tabelës “Z.K” në adresën që, sipas edhe ekstraktit të QKR, është adresa e vendit të ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga i padituri “A.P”.

Duke ju referuar ligjit nr.9947 “Për Pronësinë Industriale” datë 07.07.2008, nenit 156, veprimi i kryer nga ana e palës së paditur bie ne kundërshtim me ligjin pasi vetëm pronari i markës së regjistruar ka të drejtën ekskluzive të përdorimit të saj.

Paditësi legjitimohet ratione temporis, pasi padia është paraqitur brenda afatit ligjor tre vjeçar, i parashikuar në nenin 167, pika 5 të ligjit nr.9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, sipas të cilit “Padia kundër shkeljes së të drejtave duhet të depozitohet në gjykatë brenda 3 vjetëve nga data kur paditësi merr dijeni për shkeljen dhe shkelësin”.

Gjatë e hetimit gjyqësor rezultoi e provuar se pala paditëse është pronar i regjistrimit për markën “Z.K” (fjalë te stilizuara – e zezë, e bardhë, kafe dhe nuancat e saj) e regjistruar në regjistrin e Markave dhe Patentave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave prej 28 Qershor 2013 nëpërmjet një regjistrimi kombëtar dhe mban Nr. “XY” e regjistruar në Klasën 43 (Restorante), të Klasifikimit të Nicës. Marka e regjistruar nga pala paditëse dhe marka tregtare e vendosur nga pala e paditur në ambientin ku ushtron veprimtari tregtare janë fonetikisht identike, shenjat janë ekstremisht të ngjashme. Fjalët janë të stilizuara në të njëjtën mënyrë, kanë të njëjtën strukturë, dhe kanë të njëjtin kuptim leksikologjik. Gjithashtu, vendosja e fjalëve, kuptimi dhe informacioni që ato përcjellin janë identike. Kjo lloj ngjashmërie përbën burim konfuzioni tek konsumatori në lidhje me markën tregtare, dhe me produktet dhe cilësitë që përfaqëson.

Në Ligjin Nr.9947 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” neni 140 “Çdo shenjë ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat apo shërbimet e një personi fizik ose juridik, nga ato të një personi tjetër fizik ose juridik, është markë që përfaqëson ato mallra ose shërbime, me kusht që të përmbushen kërkesat e neneve 141 deri në 143 të këtij ligji (në vijim do të quhet “markë”). 2. Përbëjnë marka shenjat e mëposhtme: a) fjalët, përfshirë emrat personalë, shkronjat, numrat, shkurtimet; b) shenjat figurative, përfshirë vizatimet; c) format dy ose tredimensionale, format e mallrave dhe/ose ambalazhimi i tyre; ç) kombinimet e ngjyrave e të dritë-hijeve, si dhe ngjyrat në vetvete; d) çdo kombinim i shenjave, të përmendura nga shkronjat “a” deri në “ç” të kësaj pike. 3. Markat regjistrohen vetëm nëse ato mund të paraqiten grafikisht. Kjo lidhet veçanërisht me lloje të veçanta markash, si zëri dhe sinjalet e dritës, por jo vetëm me këto.”

Duke ju referuar kësaj dispozite, marka tregtare e regjistruar është e paraqitur grafikisht, përmban elementët thelbësorë me karakter dallues për të diferencuar dhe arritur tek konsumatori me synimin që ky i fundit të mund të dallojë këtë markë nga një tjetër. Marka “Z.K” ( fjalë dhe element stilizuara) me numër Regjistrimi nacional “XY” me datë regjistrimi 17 Dhjetor 2012, është regjistruar në përputhje me pikat 1, 2 (“a”, “d”) të nenit 140, si dhe pikës 3 të tij, pasi është paraqitur në formë grafike, si fjalë dhe kombinim ngjyrash. Qëllimi i markës tregtare është krijimi i një përqasjeje të konsumatorit ose me saktë lidhja që vjen midis markës dhe produktit që ai tregon e përkthyer më pas në reputacion të saj në qarkullimin tregtar.

Mallrat që ofrohen nga palët ndërgjyqëse janë të njëjta dhe në këto kushte sjellin konfuzion tek konsumatori. I padituri “A.P” i rezulton të jetë përdorues i paautorizuar i markës tregtare “Z.K”, gjë që rezulton si nga fakti se megjithëse pala paditëse i është drejtuar me shkresë për ndalimin e përdorimit të saj dhe pala e paditur nuk i ka kthyer asnjë përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë reagim tjetër, ashtu edhe nga pamjet, fotot e paraqitura nga pala paditëse ku shihet vendosja e tabelës në adresën që sipas edhe ekstraktit të QKR është adresa e vendit të ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga i padituri “A.P”. Pra, pala e paditur e ka përdorur dhe vijon ta përdorë markën sa kohë që tregton të njëjtin shërbim sikundër dëshmohet nga fotot e administruara në cilësinë e provës dhe megjithëse është në dijeni për pronësinë e kësaj marke, vijon ta përdorë në aktivitetin në treg pavarësisht faktit që nga ekstrakti i QKR-së pala e paditur ka deklaruar emërtim tregtare “Z.K”.

Në nenin 638 të Kodit Civil parashikohet se: “Në varësi të dispozitave që kanë lidhje me mbrojtjen e shenjave dalluese dhe të drejtave të patentës, veprimet e konkurrencës së pandershme kryhen prej cilitdo që:

1. Përdorë emrat ose shenjat dalluese të cilat mund të sjellin ngatërresë me emrat dhe shenjat të përdoruara ligjërisht nga të tjerë ose imiton produktet e një konkurrenti ose kryen veprime të cilat mund të sjellin ngatërresa me produktet dhe veprimtarinë e një konkurrenti.

2. Përdorë vetë drejtpërdrejti ose tërthorazi çdo mjet tjetër që nuk përputhet me parimet e ndershmërisë profesionale dhe mund të dëmtojë veprimtarinë e tjetrit.

Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se pala e paditur ka përdorur markën nëpërmjet ushtrimit të aktivitetit tregtar dhe reklamimit të markës në pronësi të palës paditëse në këto kushte duke ju referuar nenit 638 të Kodit Civil, pala e paditur ka shkelur të drejtat mbi markën “Z. K”, markë e mbrojtur ligjërisht efektet e së cilës fillojnë që në datë 17 Dhjetor 2012 datë e cila sjell të drejtat për palën paditëse.

Neni 10 bis pika 3 Konventa e Parisit 1883 detyron vendet anëtare të ndalojnë të gjitha veprimet që bien ndesh me praktika tregtare të tilla sa konfuzioni merret i mirëqenë ,gjendje kjo që krijon mbrojtje të gjerë përshirë markën tregtare, shenjat dalluese, etiketat, shfaqjet ambalazhuese, formë ose ngjyrë të mallrave ,apo çdo tregues tjetër të mallrave që përdoret nga një biznesmen.

Në kushtet e mësipërme, gjykata konstaton kryerjen e veprimeve që cenojnë të drejtat e pronësisë mbi markën tregtare “Z.K” nga i padituri dhe në përputhje me nenin 167 pika “b” të ligjit Nr.9947 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” urdhëron ndalimin e veprimeve të tjera në shkelje të të drejtave; dhe heqjen ose bllokimin e objekteve (tabelave), që përbëjnë shkelje të të drejtave të markës tregtare.

Pala paditëse ka kërkuar në objektin e padisë edhe një vlerë si dëmshpërblim për dëmin jo pasuror 100.000 lekë të ardhur si pasojë e përdorimit të paautorizuar dhe shkeljen e së drejtës mbi markën dhe konkurrencën e pandershme. Ky kërkim gjen mbështetje në ligjin e posaçëm, nenet 184/b dhe nenin 184/c dhe në dispozitat e Kodit Civil, nenet 608, 625, ashtu edhe praktikën unifikuese të Gjykatës së Lartë, sipas Vendimit Nr.12, datë 14.09.2007 ku cilësohet se: “Në gjykimet me objekt detyrimet që rrjedhin nga shkaktimit të dëmit nëse paditësi kërkon dëmshpërblimin “për të gjitha dëmet” apo “për të gjitha dëmet pasurore dhe jo pasurore”, kjo mënyrë përbën dispononim e tij për kërkimin e dëmshpërblimit për çdo figurë të dëmit pasuror ose jo pasuror”.

Nga provat dhe debati i zhvilluar në procesin gjyqësor rezulton e provuar lidhja shkakësore materiale ndërmjet sjelljes së paligjshme (veprimit a mosveprimit) e me faj dhe dëmit të shkaktuar. Personi përgjegjës në rastin konkret është subjekti i paditur , personi fizik tregtar “A.P” i cili me veprimet e tij të paligjshme, duke reklamuar dhe përdorur emrat ose shenjat dalluese “Z.K” tregton mallra të njëjtë me palën paditëse, i cili është mbajtësi i së drejtës për Markën Tregtare “Z.K”, duke krijuar konfuzion tek konsumatori. Këto veprime konsiderohen të kryera me faj, pasi siç është konstatuar në proces i padituri ka pasur vullnetin për të përfituar ekonomikisht duke e reklamuar markën tregtare të mbrojtur në ambientet e aktivitetit të tij tregtar dhe nuk ka vepruar për ta ndalur këtë as pasi pronari i kësaj marke, “AD” sh.p.k e ka njoftuar për të drejtat e mbrojtura mbi të. Këto veprime të të paditurit kanë sjellë si pasojë cenimin emrit të mirë tregtar “Z.K” duke i sjellë dëme ekonomike pronarit të saj, shoqërisë “Albania Distribucion” sh.p.k.

Në nenin 184 pika 4 të ligjit nr. Nr.9947 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, parashikohet se: “Shkelësi është përgjegjës për të gjitha dëmet që i janë shkaktuar paditësit. Gjykata, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, vendos masën e dëmshpërblimit, përveç kur është parashikuar ndryshe”.

Pala paditëse nuk ka paraqitur pretendime për rekuperimin e pasojave eventuale ekonomike nga cenimi i të drejtave mbi markën tregtare, por ka pretenduar vetëm dëmin jopasuror në shumën 100.000 lekë. Duke vlerësuar në tërësi rrethanat e faktit, gjykata vlerëson kryesisht sjelljen e të paditurit pas njoftimit me shkrim të palës paditëse mbi të drejtat mbi markën tregtare dhe kohëvazhdimin e cenimit të këtyre të drejtave. Mosveprimi i palës së paditur për marrjen e masave për ndalimin e përdorimit të kësaj marke tregtare passjell cenim të markës tregtare dhe për pasojë cenimin edhe të emrit dhe reputacionit të pronarit ligjor të saj. Në këto kushte gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, çmon të caktojë një dëmshpërblim në favor të palës paditëse në shumën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.