关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL058-j

返回

Vendimi nr. 9519, datë 24.11.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA A.B. SH.P.K. KUNDËR F.A, VENDIMI Nr. 9519, datë 24.12.2006, SPC PËR KONSTATIMIN E KONKURRENCËS SË PANDERSHME NËPËRMJET PËRDORIMIT TË PAAUTORIZUAR TË MARKES TREGTARE DHE NDALIMIN E PËRDORIMIT TE PAAUTORIZUAR TË MARKËS.

Objekti i padisë: Konstatimin e konkurrencës së pandershme nëpërmjet përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “Z.K” nga pala e paditur. Ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës “Zgara Korçare” në qarkullimin tregtar nga pala e paditur. Shpërblimin e dëmit jopasuror në shumën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.

Gjyqtari: E.P.

Fjalët kyç:

Konkurrencë e pandershme, markë tregtare, përdorim i paautorizuar, personalitet juridik, qarkullim tregtar, mosmarrëveshje, legjitimim aktiv, legjitimim pasiv.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 638, 639 e vijues të Kodit Civil, neni 348 i Kodit të Procedurës Civile dhe nenet 156 e vijues të Ligjit Nr. 9947, datë 07. 08. 2008 “Për Pronësinë Industriale”.

Faktet kryesore:

Pala paditëse është një shoqëri e së drejtës tregtare shqiptare, e cila ka fituar personalitetin juridik me regjistrimin e saj më datë 21. 04. 2005. Si objekt të veprimtarisë se saj, ndër të tjera, kjo shoqëri ka dhe distribucion dhe eksport-import të artikujve të ndryshëm ushqimorë, industrialë, pijeve alkoolike. Në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së saj dhe për nevoja të aktivitetit tregtar, pala paditëse ka regjistruar markën tregtare “Z.G.” në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave me datë depozitimi 17 Dhjetor 2012, me numër regjistrimi kombëtar 14915, datë regjistrimi 28 Qershor 2013.

Nëpërmjet kërkesë-padisë së paraqitur pala paditëse ka parashtruar se pas regjistrimit të markës tregtare në pronësi të saj, është vënë në dijeni prej disa muajsh për përdorimin e markës tregtare “Z.K.” në territorin shqiptar nga subjekte të paautorizuar prej saj. Një ndër këto subjekte sipas palës paditëse, është aktiviteti që ushtron pala e paditur “F.A.”, e cila sipas ekstraktit të QKR-së datë 18. 02. 2016, rezulton të jetë e regjistruar si person fizik me Nipt ..., me objekt veprimtarie produkte zgare. Pikërisht për këtë objekt, pala e paditur ka hapur një aktivitet për tregtimin e këtyre produkteve, me adresë “...”, ku emrin e aktitivetit e ka shënuar me tabelë “Z.K.”, që është njëkohësisht marka tregtare në pronësi të palës paditëse.

Në datën 24 Nëntor 2015, pala paditëse, i është drejtuar palës së paditur duke kërkuar ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës “Z.K.” në qarkullimin tregtar, si mbajtës i së drejtës për markën tregtare, duke i lënë një afat 30 ditor për njoftimin e pushimit të cënimit, por pala paditëse nuk ka kryer asnjë veprim në këtë drejtim.

Paditësi pretendon: konstatimin e shkeljes të së drejtave mbi markën në pronësi të shoqërisë në përputhje me Ligjin Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, kapitullit XXVII, nenit 167 “Ushtrimi i të drejtave”.

I padituri: Gjykimi per palën e paditur u zhvilua në mungesë, me shpallje pasi nga njoftimi i dërguar kësaj pale rezultonte sipas shënimit: “i panjohur në këtë adresë”, në këtë mënyrë, gjykata ka vendosur duke vlerësuar qëndrimin e kësaj pale në harmoni me provat e administruara në gjykim dhe shpjegimet e palës paditëse.

Vendimi:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit është vendosur pranimi i pjesshëm i kërkesë-padisë.

Gjykata ka konstatuar konkurencën e pandershme nëpërmjet përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “Z.K.” nga pala e paditur. Gjykata ka vendosur ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “Z.K.” në qarkullimin tregtar në vendin ku ushtron aktivitetin i padituri, duke urdhëruar të paditurin të heqë nga ambientet ku ushtron aktivitetin, emërtimin e markës tregtare “Z.K.”, detyrimin e të paditurit F.A, të dëmshpërblejë palën paditëse nga përdorimi i paautorizuar i markës tregtare “Z.K.”, me dëmin jo-pasuror në shumën 20. 000 (njëzet mijë) lekë. Rrëzimin e kerkesë-padisë për vlerën tjetër të dëmit të pretenduar prej saj.

Arsyetimi i gjykatës: Gjatë e hetimit gjyqësor rezultoi e provuar se pala paditëse është pronar i regjistrimit për markën “Z.K.” (fjalë të stilizuara – e zezë, e bardhë, kafe dhe nuancat e saj) e regjistruar në regjistrin e Markave dhe Patentave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave prej 28 Qershorit 2013, ndërmjet një regjistrimi kombëtar dhe mban Nr. 14915, e regjistruar në Klasën 43 (Restorante), të Klasifikimit të Nicës.

Marka e regjistruar nga pala paditëse dhe marka tregtare e vendosur nga pala e paditur në ambjentet ku ushtron veprimtari tregtare, janë fontetikisht identike, shenjat janë ekstremisht të ngjashme. Fjalët janë të stilizuara në të njëjtën mënyrë; kanë të njëjtën strukturë dhe kanë të njëjtin kuptim leksikologjik. Gjithashtu vendosja e fjalëve, kuptimi dhe informacioni që ato përcjellin janë identike. Kjo lloj ngjashmërie përbën burim konfuzioni tek konsumatori në lidhje me markën tregtare dhe me produktet dhe cilësitë që përfaqëson. Në Ligjin Nr. 9947 07. 07. 2008 “Për Pronësinë Industriale”, neni 140 “Çdo shenjë ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat apo shërbimet e një personi fizik ose juridik, nga ato të një personi tjetër fizik ose juridik, është markë që përfaqëson ato mallra ose shërbime, me kusht që të përmbushen kërkesat e neneve 141 deri në 143 të këtij ligji (në vijim do të quhet “markë”).

2. Përbëjnë marka shenjat e mëposhtme:

a) fjalët, përfshirë emrat personalë, shkronjat, numrat, shkurtimet;

b) shenjat figurative, përfshirë vizatimet;

c) format dy ose tredimensionale, format e mallrave dhe/ose ambalazhimi i tyre;

ç) kombinimet e ngjyrave e të dritë-hijeve, si dhe ngjyrat në vetvete;

d) çdo kombinim i shenjave, të përmendura nga shkronjat “a” deri në “ç” të kësaj pike.

3. Markat regjistrohen vetëm nëse ato mund të paraqiten grafikisht. Kjo lidhet veçanërisht me lloje të veçanta markash, si zëri dhe sinjalet e dritës, por jo vetëm me këto.

Duke ju referuar kësaj dispozite, marka tregtare e regjistruar është e paraqitur grafikisht, përmban elementët thelbësorë me karakter dallues për të diferencuar dhe arritur tek konsumatori me synimin që ky i fundit të mund të dallojë këtë markë nga një tjetër. Marka “Z.K.”, (fjalë dhe element stilizuara) me numër regjistrimi nacional 14915, me datë rregjistrimi 17 Dhjetor 2012, është regjistruar në përputhje me pikën 1, 2 (a, d) të nenit 140 si dhe pikës 3, të tij pasi është paraqitur në formë grafike, si fjalë dhe kombinim ngjyrash. Qëllimi i markës tregtare është krijimi i një përqasjeje të konsumatorit ose me saktë lidhja që vjen midis markës dhe produktit që ai tregon e përkthyer me pas në reputacion të saj në qarkullimin tregtar.

Mallrat që ofrohen nga palët ndërgjyqëse kanë qenë të njëjta dhe, në këto kushte, prezumohet se kanë sjelle konfuzion tek konsumatori. I padituri F.A., rezulton të jetë përdorues i paautorizuar i markës tregtare “Z.K.”, gjë që rezulton si nga fakti se megjithëse pala paditëse i është drejtuar me shkresë për ndalimin e përdorimit të saj dhe pala e paditur nuk i ka kthyer asnjë përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë reagim tjetër, ashtu edhe nga pamjet, fotot të paraqitura nga pala paditëse ku shihet vendosja e tabelës në adresën e vendit të ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga i padituri. Pra, pala e paditur e ka përdorur sa kohë që ka tregtuar të njëjtin shërbim sikundër dëshmohet nga fotot e administruara në cilësinë e provës dhe megjithëse ka qënë në dijeni për pronësinë e kësaj marke.

Gjykata konkludon se në aspektin vizual, emërtimi i përdorur nga pala e paditur për identifikimin e shërbimit të ofruar, ka ngjashmëri të theksuara në raport me markën tregtare “Z.K.” e regjistruar në pronësi të palës paditëse. Në të dy rastet, komponenti identifikues është elementi verbal “Z.K.”, i stilizuar, i cili është dominues në sfondin e përdorur. Ky element është inkorporuar tërësisht në emërtimin e përdorur nga pala e paditur. Ndryshimi në llojin e shkrimit dhe nuancat e përafërta në ngjyra të përdorura nga pala e paditur nuk zbehin ngjashmërinë e theksuar me markën e regjistruar nga pala paditëse. Ndërsa në aspektin fonetik, emërtimi “Z.K.” i përdorur nga pala e paditur është identik me markën e regjistruar nga pala paditëse, duke krijuar konfuzion në dallimin e shërbimeve të ofruara nga secili subjekt.

Mundësia për konfuzion në treg e konsumatorit mes markës së regjistruar konform ligjit dhe asaj që përbën imitim përfshin elementët bashkëlidhës që krijojnë ngjashmëri jo vetëm në raport me shenjat në aspektin vizual, por dhe me mallrat dhe shërbimet që ato identifikojnë. Në këtë rast merret në konsideratë shkalla e vëmendjes së një konsumatori mesatar, i cili identifikimin e shërbimit apo produktit, në varësi dhe të natyrës së tij, ia beson memories vizuale të markës dhe jo përqëndrimit në elementët e veçantë dallues mes saj apo një marke imituese.