About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgements IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Albania

AL048

Back

Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.1706, datë 29.12.2008 për miratimin e rregullores "për lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit"

 Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.1706, datë 29.12.2008 për miratimin e rregullores "për lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit"

VENDIM Nr.1707, datë 29.12. 2008

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR LËSHIMIN E PATENTAVE PËR SHPIKJET DHE MODELET E PËRDORIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenve 11, 17, 18, 20, 24, 26, 29-31, 34, 35, 49, 50, 70, 75, 97, 99 e 202 të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008 "Për pronësinë industriale" me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e rregullores “Për lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave për zbatimin e këtij vendimi.

3. Urdhri nr.4, datë 8.12.1994 i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë “Rregulla për patentat, modelet e përdorimit dhe disenjot industriale", shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Sali Berisha

RREGULLORE PËR LËSHIMIN E PATENTAVE PËR SHPIKJET DHE MODELET E PËRDORIMIT

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Qëllimi 1.1 Kjo rregullore ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave lidhur me: a) lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit; b) ripërtëritjen e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit; c) lëshimin e certifikatave të mbrojtjes shtesë për produktet farmaceutike dhe produktet

për mbrojtjen e bimëve; ç) ndryshimet e tjera në regjistrin e patentave. 2. Përkufizime 2.1. Në zbatim të kësaj rregulloreje, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim: a) “TBP” është Traktati i Bashkëpunimit për Patentat, i miratuar në Uashington më

19.6.1970, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme. b) “Konventa Europiane e Patentave” (KEP) është konventa mbi dhënien e patentave

europiane e miratuar në 5 tetor 1973 megjithë ndryshimet e mëvonshme. c) “Konventa e Parisit” është konventa “Për mbrojtjen e pronësisë industriale”, e

miratuar në Paris më 20 mars 1883, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme. ç)“Ekspozitë ndërkombëtare” është ekspozita apo panairi në kuptimin e përdorur në

konventën “Për ekspozitat ndërkombëtare”, të miratuar në Paris më 22 nëntor 1928, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

11471

d) “Aplikim për patentë europiane” është aplikimi për një patentë të depozituar në përputhje me Konventën Europiane për Patentat (KEP), si dhe aplikimi ndërkombëtar i depozituar sipas Traktatit të Bashkëpunimit për Patentat (TBP), për të cilin Zyra Europiane e Patentave (ZEP) vepron si zyrë e caktuar ose e zgjedhur, aplikime në të cilat është caktuar Shqipëria;

dh) “Patentë e shtrirë eopiane” është patenta europiane e dhënë nga ZEP në bazë të aplikimit për patentë europiane, për të cilën është kërkuar shtrirja në Shqipëri;

e) “Aplikim për patentë kombëtare” është aplikimi për patentë që depozitohet pranë DPPM në përputhje me ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale”;

ë) “Patentë kombëtare” është patenta e dhënë në bazë të aplikimit për patentë kombëtare;

f) “Aplikim ndërkombëtar” është aplikimi për patentë i depozituar sipas TBP duke përfshirë edhe rregulloret e dala në bazë të tij;

g) “Ligji” është ligji nr. 9947, datë 7.7.2008 "Për pronësinë industriale". 3. Parime të përgjithshme 3.1 DPPM shqyrton aplikimet e depozituara dhe lëshon njoftimet dhe aktet e tjera në

përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008 "Për pronësinë industriale" dhe të kësaj rregulloreje.

3.2 Veprimet e DPPM lidhur me këto aplikime bazohen ekskluzivisht në dokumente të shkruara. Kërkesat dhe çdo lloj dokumentacioni tjetër që depozitohet pranë DPPM duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të shtypura.

3.3 DPPM krijon dhe administron bazën elektronike të të dhënave ku ruhen të gjitha veprimet e kryera në lidhje me patentat.

4. Llojet e aplikimeve 4.1 Llojet e aplikimeve që mund të depozitohen pranë DPPM lidhur me patentat janë: a) Kërkesë për patentë nëpërmjet formularit FP 1 (Aneksi 1 i rregullores); b) Kërkesë për ripërtëritjen e patentës nëpërmjet formularit FP2 (Aneksi 1 i

rregullores); c) Kërkesë për transferim pronësie mbi patentën nëpërmjet formularit FP3 (Aneksi 1 i

rregullores) ç) Kërkesë për ndryshimin e emrit të pronarit të patentës nëpërmjet formularit FP4

(Aneksi 1 i rregullores; d) Kërkesë për ndryshimin e adresës së pronarit të patentës nëpërmjet formularit FP5

(Aneksi 1 i rregullores dh) Kërkesë për regjistrimin e kontratës së licencës mbi patentën nëpërmjet formularit

FP6 (Aneksi 1 i rregullores) e) Kërkesë për amendamente në pretendime nëpërmjet formularit FP7 (Aneksi 1 i

rregullores); ë) Kërkesë për dorëheqje nga patenta nëpërmjet formularit FP8 (Aneksi 1 i rregullores); f) Kërkesë për kundërshtimin e dhënies së patentës nëpërmjet formularit FP9 (Aneksi 1

i rregullores); g) Kërkesë për apelimin e vendimit për refuzimin e aplikimit për patentë nëpërmjet

formularit FP10 (Aneksi 1 i rregullores); gj) Kërkesë për rivendosjen në afat të të drejtave nëpërmjet formularit FP11 (Aneksi 1 i

rregullores); h) Kërkesë për dhënien e certifikatës së mbrojtjes shtesë nëpërmjet formularit FP12

(Aneksi 1 i rregullores); i) Kërkesë për deklarimin e pavlefshëm të certifikatës së mbrojtjes shtesë nëpërmjet

formularit FP13 (Aneksi 1 i rregullores);

11472

j) Kërkesë për kthimin e kërkesës për patent[ shpikje në kërkesë për model përdorimi FP14 (Aneksi 1 i rregullores);

k) Kërkesë për ndarjen e kërkesës fillestare për patentë shpikje FP15 (Aneksi 1 i rregullores).

5. Modelet e përdorimit 5.1 Parashikimet e kësaj rregulloreje lidhur me paraqitjen e kërkesës dhe procedurat e

ekzaminimit të aplikimeve për patentat e shpikjeve zbatohen njëlloj edhe për aplikimet për modelet e përdorimit.

5.2 Kërkesa për kthimin e një aplikimi për patentë në aplikim për model përdorimi, parashikuar nga neni 91 i ligjit, duhet të depozitohet pranë DPPM nga aplikanti nëpërmjet formularit FP14, përpara lëshimit të patentës. Kërkesa duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe të shoqërohet me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse. DPPM e shqyrton kërkesën brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së saj dhe njofton me shkrim aplikantin për vendimin e marrë. Në rast se kërkesa refuzohet, njoftimi duhet të përmbajë edhe shkaqet e refuzimit.

KREU II PARAQITJA E APLIKIMIT PËR PATENTË KOMBËTARE

1. Paraqitja e aplikimit 1.1 Aplikimi për lëshimin e një patente bëhet nëpërmjet formularit FP1, i cili

nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij dhe depozitohet pranë protokollit të DPPM. Formulari FP1 mund t’i dërgohet DPPM edhe me postë ose me faks nga paraqitësi i kërkesës ose përfaqësuesi i tij. Në rastin e dërgimit me faks, aplikanti duhet që brenda një muaji nga data e dërgimit të faksit, të depozitojë pranë DPPM kërkesën në formën e saj origjinale, në të kundërt, kërkesa konsiderohet si e paparaqitur.

1.2 Dosja e aplikimit shoqërohet me listën e dokumenteve të depozituara (indeksi i dosjes), e cila nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij.

1.3 Kërkesa për patentë bëhet për një shpikje të vetme ose për një grup shpikjesh, të lidhura në një mënyrë të tillë sa që formojnë së bashku një koncept shpikës të vetëm e të përgjithshëm.

1.4 Zyra e protokollit të DPPM, ditën që merr në dorëzim formularin FP1 të aplikimit për patentë, shënon mbi formular datën dhe orën e paraqitjes së kërkesës, si dhe numrin e kërkesës.

2. Elementet që duhet të përmbajë aplikimi për patentë 2.1 Në përputhje me nenin 17 të ligjit, një aplikim për patentë duhet të përmbajë: a) formularin FP1 të nënshkruar nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij i cili në momentin e

depozitimit duhet të përmbajë në mënyrë të veçantë të dhënat mbi: emrin dhe adresën e aplikantit, të shpikësve dhe përfaqësuesit të autorizuar; titullin e shpikjes dhe deklaratën për prioritet nëse pretendohet për prioritet;

b) një përshkrim të shpikjes; c) një ose më shumë pretendime; ç) vizatimet, referuar në përshkrimin ose në pretendimet; d) një abstrakt (përmbledhja e shpikjes); dh) dokumenti i prioritetit nëse pretendohet për prioritet; e) autorizimin e përfaqësimit kur aplikimi depozitohet nga përfaqësuesi i aplikantit.

Autorizimi i përfaqësimit duhet të përmbajë nënshkrimin e aplikantit të vërtetuar nga noteri kur aplikanti është person fizik dhe kur aplikanti është person juridik, nënshkrimin e përfaqësuesit ligjor edhe vulën e tij;

11473

ë) deklaratën e shpikësit ose shpikësve në të cilën të shprehet vullneti për lëshimin e patentës në emrin e aplikantit. Deklarata e shpikësit duhet të bëhet me akt noterial;

f) dokumentin e pagesës së tarifës së depozitimit. 2.2 Në rast se shpikja është bërë publike në përputhje me nenin 11 pika 1 germa “c” e

ligjit, aplikanti duhet të depozitojë pranë DPPM certifikatën përkatëse të lëshuar nga autoritetet kompetente të ekspozitës ndërkombëtare, brenda 3 mujave nga data e depozitimit të aplikimit për patentë.

3. Kërkesa specifike për aplikimet për patentë në lidhje me mikroorganizmat 3.1 Nëse shpikja përfshin përdorimin e një materiali biologjik ose kur ka të bëjë me një

material të tillë, që nuk gjendet në publik dhe që nuk mund të përshkruhet në aplikim, për t’u bërë i mundshëm për një person të kualifikuar të fushës, duhet që:

a) një kulturë e mikroorganizmit të depozitohet pranë një institucioni depozitues të caktuar për këtë qëllim nga legjislacioni përkatës në fuqi;

b) aplikanti duhet të deklarojë në kërkesë institucionin depozitues dhe numrin e depozitimit të kulturës së depozituar si dhe një informacion mbi karakteristikat e materialit biologjik, sa ç’është në dispozicion të paraqitësit të kërkesës;

c) aplikanti duhet të depozitojë, së bashku me aplikimin, dëshminë e depozitimit të marrë nga institucioni depozitues.

4. Kërkesa të tjera lidhur me aplikimin 4.1 Aplikanti duhet të dërgojë në mënyrë elektronike të gjithë materialin e kërkesës për

patentë në adresën e vënë në dispozicion për këtë qëllim nga DPPM brenda një periudhe 2 javore nga data e paraqitjes së kërkesës, në të kundërt DPPM nuk lëshon dëshminë e depozitimit, por pa cenuar datën e depozitimit.

5. Kryerja e ndryshimeve ose heqja dorë nga aplikimi para lëshimit të patentës 5.1 Aplikanti, nëpërmjet një kërkesë me shkrim, e cila duhet të depozitohet pranë

DPPM përpara datës së lëshimit të patentës, mund të kërkojë kryerjen e ndryshimeve dhe korrigjimin e gabimeve formale në një aplikim për patentë, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

5.2 Aplikanti ka të drejtë të heqë dorë nga aplikimi për patentë në çdo kohë përpara lëshimit të patentës, me anë të një kërkese me shkrim drejtuar DPPM.

KREU III KRITERET PËR ELEMENTET E KËRKESËS PËR PATENTË

PËRSHKRIMI, PRETENDIMET, ABSTRAKTI DHE VIZATIMET

1. Përshkrimi i shpikjes 1.1 Përshkrimi i shpikjes duhet të përmbajë: a) titullin e shpikjes siç paraqitet në kërkesë. Titulli i shpikjes duhet të jetë i shkurtër

dhe sa më përfaqësues; b) fushën e teknikës me të cilën lidhet shpikja; c) pjesët e arritjeve të mëparshme, të cilat për aq sa njihen nga paraqitësi i kërkesës,

mund të jenë të dobishme për të kuptuar e shqyrtuar shpikjen dhe mundësisht të citohen dokumentet që e pasqyrojnë atë;

ç) shpjegimin e shpikjes në mënyrë që ajo të jetë e kuptueshme për specialistët e fushës dhe të paraqesë efektet e avantazheve të saj, në qoftë se ka, duke iu referuar arritjeve të mëparshme;

d) përshkrimin e elementeve treguese të vizatimeve, në qoftë se ka;

11474

dh) një përshkrim të mënyrës më të mirë të menduar nga paraqitësi i kërkesës për të vënë në zbatim shpikjen. Kjo duhet të bëhet me anë të shembujve si dhe, kur është e përshtatshme, duke iu referuar vizatimeve, në qoftë se ka;

e) të tregojë në mënyrë të përcaktuar, kur nuk rezulton nga përshkrimi ose natyra e shpikjes, mënyrën me të cilën shpikja është e zbatueshme në industri dhe mënyrën me anë të së cilës ajo mund të prodhohet ose përdoret ose, në qoftë se ajo vetë mund të përdoret, mënyrën me të cilën mund të përdoret.

1.2 Mënyra dhe renditja e specifikuar në pikën 1.1 ndiqet gjithmonë, përveç rasteve kur për shkak të natyrës së shpikjes, një mënyrë ose një renditje e ndryshme do të rezultonte më e kuptueshme.

2. Forma dhe përmbajtja e pretendimeve për shpikjen 2.1 Numri i pretendimeve duhet të jetë i arsyeshëm duke marrë parasysh natyrën e

shpikjes dhe pretendimet duhet të renditen me numra. Pretendimet duhet të referojnë në pjesën përkatëse të përshkrimit ose vizatimeve dhe duhet të përmbajnë:

a) një pohim që tregon ato tipare teknike të shpikjes të cilat janë të domosdoshme për të përcaktuar pjesët e arritjes së mëvonshme, por që, duke u kombinuar janë pjesë e arritjeve të mëparshme;

b) një pjesë karakterizuese që fillon me fjalët “karakterizohet nga”, “karakterizohet në”, “në çfarë konsiston shpikja” ose në fjalë të tjera që japin të njëjtin efekt dhe që pohojnë në mënyrë konçize tiparet teknike , të cilat duke u kombinuar me tiparet e përcaktuara në gërmën ”a” të kësaj pike, dëshirohen të mbrohen si shpikje.

2.2 Pretendim i varur konsiderohet se është një pretendim, i cili përmban të gjitha tiparet e një ose disa pretendimeve të tjera që pohojne tiparet shtesë të pretenduara, në qoftë se kjo është e mundur që në fillim. Pretendimi i varur i cili i referohet më shumë se një pretendimi (pretendim i shumëvarur), do t’i referohet pretendimeve të tilla vetëm si një alternativë e mundshme. Pretendimet e shumëvarura nuk shërbejnë si bazë për ndonjë pretendim tjetër të shumëvarur.

2.3 Një pretendim i varur konsiderohet se përmban të gjitha kufizimet që përmban pretendimi të cilit ai i referohet. Kur pretendimi është i shumëvarur, ai konsiderohet se përmban të gjitha kufizimet që përmbahen në pretendimin e veçantë në lidhje me të cilin ai është marrë në konsideratë. Gjithë pretendimet e varura që i referohen një ose disa pretendimeve të mëparshme, grupohen në mënyrën më praktike të mundshme.

3. Vizatimet ose paraqitja grafike 3.1 Kërkesa për patentë duhet të përmbajë të gjitha ato vizatime ose paraqitje grafike të

cilat janë të domosdoshme për të kuptuar shpikjen, për ta parashtruar atë në mënyrë të plotë, për të qartësuar formulime të dykuptimta ose të paqarta të dhëna me përshkrim, si dhe për të përfytyruar objektin e përshkruar.

3.2 Ndërmjet përshkrimit të shpikjes dhe vizatimeve ka një lidhje të drejtpërdrejtë, që realizohet nëpërmjet shenjave të referimit, të cilat mund të jenë numra ose germa. Shenjat e referimit vendosen në të dyja dokumentet, në përshkrim edhe në vizatime dhe duhet të korrespondojnë saktësisht.

3.3 Në pretendimet dhe përmbledhjen (abstraktin) e shpikjes, shenjat e referimit vendosen në kllapa për të treguar që teksti është i kuptuesh[m edhe pa to, dhe që shembujt e përshkruar në vizatime nuk kufizojnë objektin e pretendimit përkatës. Në përshkrim, shenjat e referimit nuk vendosen në kllapa.

3.4 Vizatimet e kërkesës për patentë nuk janë vizatime prodhimi; ato nuk përmbajnë të gjitha detajet dhe hollësirat e domosdoshme për realizimin konkret të një produkti ose procesi dhe nuk ndërtohen në përmasa të sakta vizatimore, por jane vizatime skematike, të cilat mundësojnë nxjerrjen në pah të tipareve dalluese të shpikjes.

11475

3.5 Vizatimet e kërkesës për patentë duhet të jenë të tilla, që të bëhet i mundur riprodhimi i drejtpërdrejtë i tyre me anën e fotokopjimit, printimit ose proceseve të ngjashme me to, për t’u përdorur lehtësisht për publikimin e patentës.

3.6 Vizatimet dhe formulat kimike në rastin kur ka të tilla, përpilohen në përputhje të plotë me standartet e gjuhës teknike dhe të simboleve kimike.

3.7 Sipërfaqja e hapësirës së përdorshme te fletët që përmbajnë vizatimet nuk duhet të tejkalojë madhësinë 26,2 cm x 17cm. Këto fletë nuk duhet të përmbajnë korniza përqark sipërfaqes së përdorshme ose të përdorur. Përmasat minimale të lejuara të anëve duhet të jene si më poshtë:

a) pjesa e sipërme 2,5 cm; b) ana e majtë 2,5 cm; c) ana e djathtë 1,5 cm; ç) pjesa e poshtme 1 cm. 3.8 Vizatimet duhet të kryhen si më poshtë: a) me vija të qëndrueshme, të zeza, mjaftueshmërisht të trasha dhe të errëta pa

ngjyrosje; b) pamjet e seksioneve dhe të prerjeve duhet të paraqiten me anë të vijave paralele të

seksionimit, të cilat nuk duhet të pengojnë leximin e qartë të shenjave të referimit dhe të vijave në lidhje me to;

c) shkalla e vizatimeve dhe dallueshmëria e kryerjes grafike të tyre duhet të jetë e tillë që një riprodhim fotografik me një reduktim linear në masën dy të tretat të bënte të mundur që të gjitha hollësirat të dallohen pa vështirësi. Në qoftë se, si një rast përjashtimor, shkalla është e dhënë në një vizatim, ajo duhet të paraqitet grafikisht;

ç) të gjitha numrat, germat dhe shenjat e referimit që shfaqen në vizatimet duhet të jenë të thjeshta dhe të qarta. Kllapat, rrathët ose thonjëzat nuk përdoren për të shoqëruar numrat dhe germat;

d) të gjitha vijat në vizatimet, si rregull, vizatohen me ndihmën e instrumenteve projektues;

dh) elementet e së njëjtës figurë duhet të jenë në proporcion me njëri-tjetrin, përveç rasteve kur një ndryshim në proporcion është i domosdoshëm për qartësinë e figurës;

e) lartësia e numrave dhe germave nuk duhet të jetë më e vogël se 0.32 cm. Për shënimin e germave dhe vizatimeve, përdoret alfabeti latin dhe kur është e zakonshme, alfabeti grek.

ë) e njëjta fletë e vizatimeve mund të përmbajë disa figura. Kur figurat e vizatuara në dy ose më shumë fletë janë paracaktuar të formojnë një figurë të tërë, që e tërë figura të mund të paraqitet e bashkuar, pa mbetur zbuluar ndonjë prej pesë figurave të pjeshshme, figurat e ndryshme duhet të sistemohen pa hapësira boshe; preferohet vendosja në pozicion perpendikular, të ndara qartësisht nga njëra tjetra. Kur figurat nuk vendosen në pozicion perpendikular, ato paraqiten të pozicionuara tërthor ndaj fletës, me pjesën e përparme të figurave në të majtë të fletës. Figurat e ndryshme numërohen në mënyrë të njëpasnjëshme (të vijueshme) me numra arabe, në mënyrë të pavarur prej numërimit të fletëve;

f) shenjat e referimit që nuk përmenden në përshkrimin dhe pretendimet nuk duhen paraqitur në vizatimet dhe anasjelltas. Tiparet e njëjta, që tregohen me anën e shenjave të referimit, duhet të shënohen, kudo në kërkesën për patentë, me të njëjtat shenja;

g) vizatimet nuk duhet të përmbajnë çështje tekstore, siç mund të jetë ndonjë përshkrim i mundshëm i figurave, me përjashtim të rasteve kur është absolutisht e domosdoshme vendosja e një fjale të vetme ose e disa fjal[ve, si “ujë”, “avull”, “i hapur”, “i mbyllur”, “seksioni mbi AB” etj. dhe në rastin e qarqeve elektrike dhe blloqeve skematike ose diagramave të kartave të proceseve teknologjike, mund të përdoren pak fjalë çelës të shkurtra të domosdoshme për të

11476

kuptuarit e figurave. Çdo fjalë e tillë duhet të vendoset në mënyrë të tillë që, në qoftë se kërkohet, ato mund të zhvendosen me anën e përkthimeve të tyre pa u interferuar me ndonjë nga vijat e vizatimeve;

gj) konsiderohen vizatime kartat e proceseve teknologjike, bllokskemat dhe diagramat. 4. Përmbajtja dhe forma e përmbledhjes së shpikjes 4.1 Përmbledhja e shpikjes (abstrakti) duhet të përbëhet nga: a) titulli i shpikjes; b) një përmbledhje e parashtrimit siç e përmban përshkrimi, pretendimet dhe ndonjë

vizatim. Përmbledhja tregon fushën teknike të cilës i përket shpikja dhe duhet të formulohet në një mënyrë të tillë që të japë një kuptim të qartë problemit teknik, thelbin e zgjidhjes së problemit më anë të shpikjes dhe përdorimin ose përdorimet kryesore të shpikjes;

c) kur shpikja është e zbatueshme, paraqitet formula kimike, e cila karakterizon me mirë shpikjen midis gjithë formulave që përmban kërkesa.

4.2 Përmbledhja duhet të jetë konçize aq sa e lejon parashtrimi (preferohet nga 50 deri në 150 fjalë) dhe duhet të përpilohet në atë mënyrë që të shërbejë me efikasitet si një mjet i shpejtë për qëllime kërkimi. Përmbledhja nuk duhet të përmbajë pohime mbi meritat ose vlerat e shpikjes ose mbi zbatime spekulative të saj.

4.3 Secili nga tiparet teknike kryesore i përmendur në përmbledhje dhe i ilustruar në vizatim, duhet të shoqërohet me ndonjë nga vizatimet më ilustrative, që duhet të japë paraqitesi i kërkesës.

KREU IV KËRKESA TEKNIKE QË DUHET TË PËRMBUSHË APLIKIMI PËR PATENTË

1. Terminologjia dhe shenjat 1.1 Një aplikim për patentë duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme: a) njësitë e peshës dhe masës duhet të shprehen me terma të sistemit metrik; b) temperatura duhet të shprehet me gradë celcius; c) densiteti duhet të shprehet në njësi metrike; ç) për të treguar nxehtësinë, energjinë, dritën, zërin dhe magnetizimin si dhe formulat

matematike dhe njësitë elektrike, zbatohen rregullat e praktikave ndërkombëtare. Për formulat kimike, simbolet, peshat atomike dhe formulat molekulare zbatohen përdorimet e zakonshme;

d) vetëm terma të tillë teknike, shenja dhe simbole duhet të përdoren siç janë pranuar. 1.2 Terminologjia dhe shenjat duhet të jenë të pandryshueshme gjatë gjithë kërkesës. 2. Kërkesat fizike të kërkesës për patentë 2.1 Kërkesa dhe ndonjë dokument ose pohim që e shoqëron atë, duhet të depozitohet

në një kopje. DPPM mund të kërkojë depozitimin edhe të një kopje shtesë. 2.2 Të gjithë elementet e kërkesës paraqiten në mënyrë që të lejojnë riprodhimin e

drejtpërdrejtë me anë të fotografisë, riprodhimit, fotokopjimit, mikrofilmimit etj., në një numër të pakufizuar kopjesh.

2.3 Çdo element i kërkesës duhet të fillojë në një fletë të re, të bardhë format A4 (29,7 x 21cm) si dhe duhet të përdoret vetëm një anë e saj. Të gjitha fletëve u vendoset një numër rendor në pjesën e sipërme të tyre.

2.4 Elementet e aplikimit duhet të vendosen sipas radhës së mëposhtme: a) formulari FP1; b) përshkrimi; c) pretendimet; ç) përmbledhja (abstrakti); d) vizatimet.

11477

2.5 Vendosja e numrit të radhës së fletëve bëhet duke përdorur tri seri të ndara numrash. Seria e parë zbatohet vetëm te kërkesa dhe fillon me fletën e parë të k[rkesës, seria e dytë fillon me fletën e parë të përshkrimit dhe vazhdon me pretendimet deri tek fleta e fundit e përmbledhjes. Seria e tretë zbatohet vetëm tek flet[t e vizatimeve dhe fillon me fletën e parë t[ vizatimeve.

KREU V UNITETI I SHPIKJES DHE KËRKESAT E NDARA

1. Uniteti i shpikjes 1.1 Uniteti i shpikjes në zbatim të nenit 22 të ligjit do të interpretohet në mënyrë të

tillë që të lejojë një nga mundësitë e mëposhtme: a) në shtesë të një pretendimi të pavarur për një produkt të dhënë, përfshirjen në të

njëjtën kërkesë e një pretendimi të pavarur për një proces të adaptuar veçanërisht për prodhimin e produktit të dhënë, si dhe përfshirja në të njëjtën kërkesë e një pretendimi të pavarur për një përdorim të produktit të dhënë;

b) në shtesë të një pretendimi të pavarur për një proces të dhënë, p[rfshirjen në të njëjtën kërkesë të një pretendimi të pavarur për aparate ose mjete të projektuara për të zbatuar procesin e dhënë.

1.2 Në përputhje me nenin 22 të ligjit, lejohet të përfshihen në të njëjtën kërkesë dy ose më shumë pretendime të pavarura të s[ njëjtës kategori të cilat nuk mund të mbulohen nga një pretendim i vetëm i përgjithshëm.

1.3 Në përputhje me nenin 22 të ligjit, lejohet të përfshihen në të njëjtën kërkesë një numër i arsyeshëm pretendimesh të varura që kërkojn[ forma specifike të shpikjes, të kërkuara në një pretendim të pavarur.

2. Kërkesa të ndara 2.1 Kërkesa për ndarjen e aplikimit fillestar, parashikuar nga neni 23 i ligjit,

depozitohet pranë DPPM nga aplikanti, nëpërmjet formularit FP15 dhe duhet të përmbajë një referencë të kërkesës fillestare.

2.2 Aplikimi i ndarë gëzon të drejtën për prioritet: a) në qoftë se paraqitësi i aplikimit fillestar pretendon që aplikimi i ndarë të përfitojë

prioritetin e njohur për aplikimin fillestar, aplikimi i ndarë duhet të përmbajë një deklaratë të tillë. Në një rast të tillë, dokumentet e prioritetit të depozituara në përputhje me nenin 24 të ligjit për aplikimin fillestar do të merren të mirëqena edhe për aplikimin e ndarë;

b) kur prioritetet e dy ose më shumë aplikimeve më të hershme pretendohen për aplikimin fillestar, aplikimi i ndarë përfiton vetëm nga prioriteti ose prioritetet e zbatueshme për të.

2.3 Për paraqitjen e çdo aplikimi të ndarë, paraqitësi i kërkesës paguan tarifën e caktuar brenda një periudhe dy mujore nga data e depozitimit të aplikimit të ndarë.

KREU VI BËRJA E NJOHUR E MATERIALIT BIOLOGJIK TË DEPOZITUAR

1. Kushtet që duhet të plotësojë kërkuesi për njohjen e materialit biologjik 1.1 Me kërkesën e çdo personi të interesuar dhe pas dhënies së autorizimit nga

aplikanti i patentës, kultura e depozituar do të jetë e arritshme për t'u njohur prej tij, që nga data e publikimit të kërkesës për patentë, me kusht që ai të deklarojë me shkrim se:

a) nuk do të lejojë ndonjë palë të tretë të njihet me kulturën e depozituar ose me çdo kulturë të prejardhur prej saj, përpara se kërkesa për patentë të jetë refuzuar ose tërhequr, ose

11478

të jete konsideruar si e tërhequr, ose, përpara mbarimit të afatit të patentës së dhënë në lidhje me këtë kulturë;

b) do ta përdorë për qëllime eksperimentale kulturën e depozituar ose çdo kulturë të prejardhur prej saj, vetëm përsa kohë kërkesa për patentë është refuzuar ose tërhequr , ose është konsideruar të jetë e tërhequr, ose, deri në datën e publikimit te patentës. Kjo dispozitë nuk zbatohet për aq kohë sa kërkuesi i kulturës së depozituar është duke e përdorur këtë kulturë mbi bazën e një licence jovullnetare.

1.2 Nga data e publikimit të kërkesës për patentë deri në datën e publikimit të patentës ose deri në datën në të cilën kërkesa për patentë është refuzuar, tërhequr ose konsideruar si e tërhequr, aplikanti mund të informojë DPPM, se kultura e depozituar mund t’i vihet në dispozicion kërkuesit të kulturës së depozituar që të njihet me të, nëpërmjet dhënies së një mostre, një eksperti të emëruar prej kërkuesit të kulturës.

2. Emërimi i ekspertit 2.1 Në zbatim të pikës 1.2 të këtij kreu, mund të emërohet si ekspert: a) çdo person i caktuar nga kërkuesi i kulturës me kusht që për emërimin e ekspertit të

jetë marrë miratimi i paraqitësit të kërkesës për patentë; b) çdo person i njohur si ekspert prej DPPM. 2.2 Emërimi i ekspertit i bërë në këtë rast shoqërohet nga një garanci me shkrim që

eksperti i jep paraqitësit të kërkesës për patentë, për përmbushjen nga ana e tij të të gjitha dispozitave te pikës 1, 2 dhe 3 të këtij kreu, duke e konsideruar vetë kërkuesin e kulturës së depozituar si një palë të tretë.

3. Përkufizim"kulturë e prejardhur" 3.1 Në zbatim të germës ”b” të pikës 1.1 të këtij kreu, "kulturë e prejardhur"

konsiderohet të jetë çdo kulturë e mikroorganizmit, që i shfaq ende ato karakteristika të kulturës së depozituar, të cilat janë thelbësore për kryerjen e shpikjes. Deklarata e përmendur në pikën 1.1 të këtij kreu, nuk e ndalon depozitimin e një kulture të prejardhur të domosdoshme për qëllimin e procedurës së patentës.

4. Kërkesa për njohjen e një kulture të depozituar dhe shqyrtimi i saj nga DPPM-ja 4.1 Kërkesa për njohjen e një kulture të depozituar, paraqitet pranë DPPM me anën e

një formulari të posaçëm të njohur prej saj. DPPM vërteton, nëpërmjet këtij formulari, se një këkesë për patentë, e cila i referohet depozites së mikroorganizmit është depozituar, dhe se kërkuesi i kulturës së depozituar ose eksperti i emëruar prej tij e gëzon të drejtën për marrjen e një mostre të mikroorganizmit.

4.2 DPPM ia dërgon një kopje të kërkesës për njohjen e kulturës së depozituar, së bashku me vërtetimin e parashikuar në pikën 4.1 të këtij kreu, institucionit depozitues, si dhe aplikantit për patentë ose pronarit të patentës.

KREU VII DEPOZITA E RE E NJË MIKROORGANIZMI

1. Pavlefshmëria e një mikroorganizmi të depozituar 1.1 Në qoftë se një mikroorganizëm i depozituar, në përputhje me parashikimin e pikës

3.1 të kreut II të kësaj rregulloreje pushon së qeni i vlefshëm në dispozicion prej institucionit pranë të cilit ai është depozituar sepse:

a) mikroorganizmi nuk është i aftë të mbijetojë, b) institucioni depozitues nuk është në gjendje të plotësojë nevojat për furnizim me

mostra, ose për çdo arsye tjetër, dhe në qoftë se mikroorganizmi nuk është transferuar në një institucion tjetër depozitues, nëpërmjet të cilit ai do të vazhdojë të jetë në dispozicion,

11479

nuk konsiderohet të ketë ndodhur një ndërprerje e vlefshmërisë së të qenit të tij në dispozicion, në qoftë se një depozit[ e re e mikroorganizmit të depozituar herën e parë në mënyre origjinale është bërë brenda tre muajve nga data në të cilën personi depozitues njoftohet për ndërprerjen nga ana e institucionit depozitues, dhe një kopje e marrjes së depozitës e lëshuar prej institucionit, i dërgohet DPPM brenda 4 muajve nga data kur në depozitën e re vihet numri i kërkesës për patentë ose i patentës.

2. Depozita e re e mikroorganizmit 2.1 Në rastin e parashikuar në germën “a” të pikës 1.1 të këtij kreu, depozita e re bëhet

në institucionin depozitues në të cilin është bërë depozitimi origjinal, ndërsa në rastet e parashikuara në germën “b” të pikës 1.1 të këtij kreu, ajo mund të bëhet në një institucion tjetër depozitues.

2.2. Kur institucioni në të cilin është bërë depozitimi original pushon së qeni institucion depozitues, ose në tërësi ose të paktën për atë lloj mikroorganizmi të cilit i përket depozita e mikroorganizmit në fjalë, ose kur ai institucion ndërpret përkohësisht ose përfundimisht kryerjen e funksioneve te tij në lidhje me mikroorganizmat e depozituara, dhe njoftimi i referuar në pikën 1 të këtij kreu prej institucionit depozitues nuk merret brenda 6 muajve nga data e ndodhjes së një fakti të tillë, periudha tremujore e parashikuar në pikën 1 të këtij kreu do t[ fillojë në datën kur një fakt i tillë njoftohet zyrtarisht nga DPPM.

2.3 Çdo depozit[ e re shoqërohet me një deklaratë të nënshkruar prej depozituesit, ku pohohet se mikroorganizmi i ridepozituar është i njëjtë me atë të depozituar për herë të parë në mënyrë origjinale.

KREU VIII E DREJTA PËR PRIORITET

1. Depozitimi i dokumentit të prioritetit 1.1 Në rast se pretendohet për prioritet, aplikanti duhet që, brenda 3 muajve nga data e

paraqitjes së aplikimit për patentë, të depozitojë pranë DPPM dokumentin e prioritetit në bazë të nenit 24 pika 2 t[ ligjit. Në rast se aplikanti nuk e depoziton dokumentin e prioritetit brenda këtij afati, ose dokumenti i depozituar nuk përmbush kërkesat e këtij kreu, DPPM nuk e njeh të drejtën për prioritet.

1.2 Dokumenti i prioritetit mund të jetë dëshmi depozitimi i mëparshëm i një ose më shumë aplikimeve kombëtare, rajonale ose ndërkombëtare të depozituara nga aplikanti ose zëvendësuesi i tij ligjor në përputhje me pikën 1 të nenit 24 të ligjit ose certifikatën e lëshuar nga autoritetet përgjegjëse të ekspozitës ku është prezantuar shpikja për herë të parë në përputhje me pikën 7 të nenit 24 të ligjit.

1.3 Dokumenti i prioritetit duhet të përmbajë: a) datën e kërkesës më të hershme; b) numrin e kërkesës më të hershme; c) simbolin e klasifikimit ndërkombëtar të patentave që ka kërkesa më e hershme; ç) emrin e shtetit në të cilin është depozituar kërkesa më e hershme; d) zyrën në të cilën është depozituar kërkesa më e hershme, kur kërkesa është

depozituar në një zyrë rajonale ose ndërkombëtare. 1.4 Kur në kohën e depozitimit të aplikimit për patentë, aplikanti deklaron prioritetin,

por numri i kërkesës më të hershme është i panjohur, brenda tre muajve nga data e depozitimit të aplikimit për patentë, aplikanti duhet të deklarojë numrin e kërkesës së aplikimit më të hershëm dhe të depozitojë dokumentin e prioritetit.

1.5 Paraqitësi i kërkesës mund të ndryshojë përmbajtjen e deklarates për prioritet në çdo kohë përpara lëshimit të patentës.

11480

1.6 Dokumenti i prioritetit i depozituar pranë DPPM në përputhje me kërkesat e këtij kreu, duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar

KREU IX EKZAMINIMI I APLIKIMIT PËR PATENTË DHE DHËNIA E PATENTËS

1. Rendi dhe afatet e ekzaminimit të aplikimit 1.1 Aplikimet e depozituara ekzaminohen sipas numrit të tyre rendor. DPPM

shqyrton brenda një periudhe 3-mujore nga data e paraqitjes së aplikimit, nëse ai plotëson kërkesat e pikës 1 dhe 2 të nenit 18 të Ligjit. Dokumenti i parashikuar nga pika 1 gërma “a” e nenit 18 të Ligjit është formulari FP1.

2. Ekzaminimi i aplikimit dhe njohja e datës së depozitimit 2.1 Nëse aplikimi i përmbush kërkesat e pikës 1 dhe 2 të nenit 18 të ligjit, DPPM i

lëshon aplikantit dëshminë e depozitimit duke njohur si datë depozitimi të aplikimit, datën kur aplikimi është paraqitur pranë DPPM. Kur aplikanti e ka depozituar përkthimin e noterizuar në gjuhën shqipe të dokumentit të parashikuar në germën “c” të pikës 1 të nenit 18 të ligjit brenda afatit 2-mujor nga data e depozitimit, DPPM njeh si datë depozitimi, datën e paraqitjes së aplikimit.

2.2. Në rast se aplikimi nuk përmbush kërkesat e pikës 1 dhe 2 të nenit 18 të ligjit, DPPM njofton aplikantin që të plotësojë të metat brenda tre muajve nga data e njoftimit. Kur aplikanti i plotëson të metat brenda këtij afati, DPPM lëshon dëshminë e depozitimit duke njohur si datë depozitimi të aplikimit, datën kur janë plotësuar të metat. Nëse aplikanti nuk i plotëson të metat brenda afatit të caktuar, DPPM refuzon të depozitojë aplikimin dhe njofton aplikantin për refuzimin.

3. Ekzaminimi i mëtejshëm i kërkesës për patentë 3.1. Brenda një periudhe 3-mujore nga data e lëshimit të dëshmisë së depozitimit,

DPPM shqyrton nëse aplikimi plotëson kërkesat e nenit 17, 19, 20 (3), e 24 të ligjit, si dhe kërkesat e kreut II të kësaj rregulloreje.

3.2 Nëse aplikimi nuk i përmbush kërkesat e nenit 17, 19, 20 (3), e 24 të ligjit, si dhe kërkesat e kreut II të kësaj rregulloreje, DPPM njofton aplikantin për të bërë plotësimet brenda tre muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikanti nuk i plotëson të metat brenda afatit të caktuar, DPPM e refuzon aplikimin për patentë dhe njofton aplikantin për refuzimin. Nëse aplikanti i plotëson të metat e aplikimit brenda afatit të caktuar, DPPM vazhdon ekzaminimin e aplikimit në përputhje me parashikimin e pikës 3.3 dhe 3.4 të këtij kreu.

3.3. DPPM boton në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo aplikim të depozituar, menjëherë pas përfundimit të një periudhe prej 18 muajsh nga data e depozitimit ose, kur kërkohet prioritet, nga data e prioritetit. Nëse aplikanti kërkon me shkrim, përpara plotësimit të afatit prej 18 muajsh, që aplikimi të publikohet para kohe, dhe paguan tarifën përkatëse, DPPM e publikon atë menjëherë.

3.4 DPPM, brenda 22 muajve nga data e lëshimit të dëshmisë së depozitimit, ekzaminon nëse aplikimi është në përputhje me nenet 20 (1)(2), 21 dhe 22 të ligjit dhe me parashikimet e kreut 3, 4 dhe 5 të kësaj rregulloreje. Nëse aplikimi bie në kundërshtim me kërkesat e nenit 20 (1)(2), 21 dhe 22 të ligjit dhe me parashikimet e kreut 3, 4 dhe 5 të kësaj rregulloreje, DPPM njofton aplikantin të bëjë plotësimet e të metave ose të depozitojë dokumentet e nevojshme brenda afatit të caktuar në njoftim.

3.5 DPPM ka të drejtë t’i kërkojë aplikantit depozitimin e dokumenteve shtesë të nevojshme për ekzaminimin e aplikimit, nëpërmjet një njoftimi me shkrim si dhe të caktojë afatin për depozitimin e tyre kur e çmon të nevojshme.

4. Marrja e vendimit në lidhje me kërkesën për patentë

11481

4.1 Në përfundim të ekzaminimit të bërë në përputhje me pikën 3.4 dhe 3.5 të këtij kreu, DPPM merr vendim për lëshimin ose jo të patentës dhe njofton menjëherë aplikantin për vendimin e marrë.

4.2 Kur DPPM vendos të lëshojë patentën, ekzaminuesi njofton aplikantin për kryerjen e pagesës së tarifës për lëshimin e patentës, brenda 3 muajve nga data e marrjes së njoftimit. DPPM lëshon patentën, brenda 3 muajve nga data që aplikanti ka depozituar pranë DPPM dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse.

4.3 Kur DPPM vendos të mos lëshojë patentën, ajo njofton me shkrim aplikantin për refuzimin e lëshimit të patentës, duke sqaruar shkaqet e refuzimit.

4.4 DPPM boton në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo patentë të lëshuar 5. Shtyrja e afatit kohor për plotësimin e të metave të aplikimit 5.1 Në përputhje me parashikimin e nenit 34 të ligjit, aplikanti mund të kërkojë që

afati kohor i parashikuar nga pikat 2.2 dhe 3.2 të këtij kreu të zgjatet deri në një muaj shtesë, duke paraqitur një kërkesë me shkrim bazuar në shkaqe të arsyeshme dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse. Në çdo rast, kërkesa për zgjatjen e afatit duhet të depozitohet pranë DPPM pa mbaruar afati 3-mujor i plotësimit të të metave, parashikuar në pikën 2.2 dhe 3.2 të këtij kreu. Aplikanti nuk mund të kërkojë shtyrje afati për depozitimin e dokumenteve të prioritetit të parashikuar nga neni 24 i ligjit dhe të kërkesës për rivendosje në afat të të drejtave.

6. Të dhënat që përmban patenta 6.1 Patenta e lëshuar nga DPPM përmban të dhënat e mëposhtme: a) numrin e patentës; b) numrin e aplikimit kombëtar për patentë; c) datën e depozitimit; ç) emrin dhe adresën e pronarit të patentës; d) datën prioritare të kërkesës; dh) datën efektive të lëshimit të patentës; e) titullin e shpikjes; ë) pretendimet; f) datën dhe numrin e publikimit të aplikimit për patentë; g) emrin dhe adresën e shpikësit ose shpikësve. 7. Njohja e vlefshmërisë së patentës 7.1 Në zbatim të pikës 4 të nenit 28 të ligjit, pronari i patentës duhet të depozitojë

brenda 10 vjetëve nga data e depozitimit të aplikimit për patentë, dokumentin, me anë të të cilit të provojë vlefshmërinë e shpikjes në përputhje me nenin 5, 6, 7, 9 dhe 10 të ligjit. Dokumenti i mësipërm, duhet të lëshohet nga një autoritet ndërkombëtar i njohur nga marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e patentave për ekzaminimin në substancë të patentave. Ai duhet të depozitohet i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar.

7.2 DPPM shqyrton dokumentin e depozituar nga pronari i patentës, nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të ligjit dhe pikës 7.1 të këtij kreu. Në rast se dokumenti plotëson kërkesat e lartpërmendura dhe rezultati i ekzaminimit në substancë të shpikjes që rezulton nga ky dokument është pozitiv, DPPM njeh vlefshmërinë e shpikjes, njofton aplikantin dhe bën shënimin përkatës në regjistrin e patentave.

7.3 Në rast se rezultati i ekzaminimit në substancë të shpikjes që rezulton nga dokumenti i lartpërmendur është negativ, DPPM nuk e merr në konsideratë dokumentin dhe njofton për këtë pronarin e patentës. Nëse rezultati i ekzaminimit në substancë është pozitiv vetëm për një pjesë të pretendimeve, patenta është e vlefshme vetëm për këto pretendime dhe DPPM lëshon njoftimin përkatës dhe bën shënimin në regjistrin e patentave.

7.4 DPPM boton në Buletinin e Pronësisë Industriale njoftimin për vendimin e marrë në lidhje me patentën.

11482

KREU X PUBLIKIMI I APLIKIMEVE PËR PATENTË DHE I PATENTAVE

1. Publikimi i aplikimit për patentë 1.1 Në bazë të nenit 26 të ligjit, DPPM publikon çdo aplikim të depozituar menjëherë

pas përfundimit të një periudhe prej 18 muajsh nga data e depozitimit ose, kur kërkohet prioritet, nga data e prioritetit. Nëse aplikanti kërkon me shkrim, përpara plotësimit të afatit prej 18 muajsh, që aplikimi të publikohet para kohe, dhe paguan tarifën përkatëse, DPPM e publikon atë menjëherë.

1.2 Publikimi i aplikimit për patentë përmban: a) datën e depozitimit dhe numrin e aplikimit; b) emrin e adresën e paraqitesit të aplikimit; c) emrin e adresen e shpik[sit, përveç rasteve kur ai ka kërkuar të mos përmendet; ç) në qoftë se ësht[ kërkuar prioritet dhe ai është pranuar, të dhënat e prioritetit; d) titullin e shpikjes; dh) simbolin e klasifikimit ndërkombëtar të patentave; e) pretendimet e kërkesës për patentë; ë) pershkrimin; f) vizatimet; g) abstraktin. 2. Publikimi për dhënien e patentës 2.1 Publikimi për dhënien e patentës përmban: a) numrin e patentës; b) emrin dhe adresën e pronarit të patentës; c) emrin dhe adresën e shpikësit përveç rasteve kur ai ka kërkuar të mos përmendet në

patentë; ç) datën e depozitimit dhe numrin e kërkesës; d) në qoftë së është kërkuar prioritet dhe ai është pranuar, të dhënat e prioritetit; dh) datën efektive të lëshimit të patentës; e) titullin e shpikjes; ë) vizatimet me ilustrativet, në qoftë se ka; f) simbolin e klasifikimit ndërkombetar të patentave. 3. Aplikimet që nuk publikohen 3.1 DPPM nuk i publikon aplikimet, nëse ato janë tërhequr ose refuzuar, përpara

mbarimit të afatit prej 18 muajsh, i cili fillon nga data e depozitimit ose, kur ka kërkesë për prioritet, nga data e prioritetit.

KREU XI KUNDËRSHTIMI PËR DHËNIEN E PATENTËS

Paraqitja e kërkesës për kundërshtim 1.1 Kundërshtimi ndaj dhënies së një patente, mund të paraqitet pranë DPPM brenda

një periudhe nëntëmujore nga data e publikimit të dhënies së patentës, nga personat e parashikuar nga neni 13 i ligjit, nëpërmjet depozitimit të dokumenteve të mëposhtme:

a) formulari FP9 për kundërshtimin e patentës; b) dokumenti i pagesës së tarifës për kundërshtimin.

11483

1.2 Kundërshtuesi duhet të paraqesë edhe dokumentet e mëposhtme: a) autorizimin e përfaqësimit në rast se kundërshtimi paraqitet nga përfaqësuesi i

kundërshtuesit; b) dokumentet që provojnë se kundërshtuesi gëzon një nga të drejtat e parashikuara nga

neni 13 i ligjit. 2. Shqyrtimi i kundërshtimit nga bordi i apelimit 2.1 Bordi i apelimit të DPPM e shqyrton kundërshtimin për dhënien e një patente,

brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së tij. 2.2 Në rast se kundërshtimi nuk plotëson kërkesat e parashikuara nga pika 1.1 e këtij

kreu, bordi i apelimit e konsideron të paparaqitur kundërshtimin dhe njofton me shkrim kundërshtuesin.

2.3 Në rast se kundërshtimi nuk plotëson kërkesat e pikës 1.2 të këtij Kreu, bordi i apelimit i kërkon kundërshtuesit nëpërmjet një njoftimi me shkrim të plotësojë të metat brenda 30 ditëve nga data e njoftimit, në të kundërt kundërshtimi quhet si i paparaqitur.

2.4 Kur kundërshtimi i plotëson të gjitha kërkesat e pikës 1 të këtij kreu, bordi i apelimit pranon për shqyrtim kundërshtimin njofton me shkrim, pronarin e patentës kundër së cilës është depozituar kundërshtimi dhe i dërgon atij një kopje të kundërshtimit dhe të dokumenteve të tjera bashk[ngjitur atij. Pronari i patentës ka të drejtë që, brenda 3 muajve nga data e njoftimit, të depozitojë me shkrim pretendimet e tij lidhur me kundërshtimin dhe çdo dokument tjetër në mbështetje të pretendimeve të tij.

2.5 Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’u kërkojë palëve, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të paraqesin materiale dhe dokumente të tjera shtesë brenda një periudhe njëmujore nga data e njoftimit.

2.6 Bordi i apelimit merr vendim lidhur me kundërshtimin dhe njofton me shkrim palët. Vendimi i bordit të apelimit mund të apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.

3. Trajtimi i aplikimit për patentë pas marrjes së vendimit mbi kundërshtimin 3.1 Kur bordi i apelimit vendos të rrëzojë kundërshtimin dhe vendimi nuk apelohet në

gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe DPPM reflekton vendimin në regjistrin e patetave.

3.2 Kur bordi i apelimit vendos të pranojë kundërshtimin dhe vendimi nuk apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe DPPM lëshon vendimin për revokimin e patetës së dhënë si dhe e reflekton atë në regjistrin e patentave dhe bën publikimin në Buletinin e Pronësisë Industriale.

3.3 Në rast se vendimi i bordit të apelimit lidhur me kundërshtimin për dhënien e patentës apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit përfundimtar të gjykatës depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe DPPM reflekton vendimin e gjykatës në regjistrin e patentave, si dhe bën publikimin në Buletinin e Pronësisë Industriale, nëse është vendosur shfuqizimi i patentës.

KREU XII RIVENDOSJA E TË DREJTAVE

1. Paraqitja e kërkesës 1.1 Në përputhje me parashikimin e nenit 35 të ligjit, aplikanti ose pronari i një

patente mund të kërkojë rivendosjen e së drejtës brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit për patentë ose të ndonjë aplikimi tjetër, nëpërmjet një kërkese me shkrim, e cila përmban:

a) formularin FP11;

11484

b) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse; c) autorizimin e përfaqësimit nëse kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit ose

pronarit të patentës. 1.2 Pronari i një patente, e cila është bërë e pavlefshme për shkak të mospagimit të

tarifës së ripërtëritjes brenda afatit të parashikuar nga ligji, mund të kërkojë rivendosjen e së drejtës mbi patentën në çdo kohë, duke depozituar pranë DPPM dokumentet e përmenduara në pikën 1.1 të këtij kreu.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM 2.1 DPPM shqyrton kërkesën për rivendosjen e së drejtës brenda një afati tremujor

nga data e marrjes së saj nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të nenit 35 të ligjit dhe pikës 1.1 dhe 1.2 të këtij kreu. Në rast se DPPM e pranon kërkesën për rivendosjen e së drejtës, njofton me shkrim aplikantin ose pronarin e patentës për rivendosjen e së drejtës dhe afatin brenda të cilit ai duhet të plotësojë të metat dhe e publikon atë. Refuzimi i lëshuar nga DPPM shfuqizohet dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën në përputhje me ligjin.

2.2. Në rast se kërkesa për rivendosjen e së drejtës nuk është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të nenit 35 të ligjit dhe pikës 1.1 dhe 1.2 të këtij kreu, DPPM e refuzon kërkesën për rivendosjen e të drejtës dhe njofton me shkrim aplikantin ose pronarin e patentës.

2.3. Në përputhje me nenin 35 të ligjit, rivendosja e të drejtave mund të kërkohet vetëm një herë për çdo aplikim.

KREU XIII NDRYSHIMI I EMRIT DHE/OSE ADRESËS SË APLIKANTIT OSE PRONARIT TË

PATENTËS

1. Paraqitja e kërkesës 1.1 Pronari ose aplikuesi i patentës mund të kërkojë ndryshimin e emrit dhe/ose

adresës së tij në regjistrin e patentave. Kërkesa për ndryshimin e emrit paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FP4 dhe kërkesa për ndryshimin e adresës paraqitet nëpërmjet formularit FP5. Së bashku me kërkesën, duhet të depozitohen edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse; b) autorizimi i përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

patentës; c) në rastin kur kërkohet ndryshimi i emrit të pronarit të patentës, dokumenti që

vërteton këtë ndryshim. 2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM 2.1 DPPM shqyrton kërkesën për ndryshim emri dhe/ose adrese të pronarit të patentës

nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1.1 të këtij kreu dhe në rast ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 Kur kërkesa për ndryshim emri dhe/ose adrese të pronarit të patentës është në përputhje me parashikimet e pikës 1.1 të këtij kreu, DPPM regjistron ndryshimin në regjistrin e patentave, njofton aplikantin dhe bën publikimin e ndryshimit në Buletinin e Pronësisë Industriale.

11485

KREU XIV TRANSFERIMI I PRONËSISË MBI PATENTËN

1. Paraqitja e kërkesës 1.1 Kërkesa për transferimin e pronësisë mbi patentën, parashikuar nga neni 44 i ligjit,

paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FP3 nga pronari i patentës ose pronari i ri i saj. Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse; b) autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

patentës; c) aktin e transferimit të pronësisë, i cili duhet të bëhet me akt noterial. 2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM 2.1 DPPM shqyrton kërkesën për transferimin e pronësisë, nëse është në përputhje me

parashikimet e pikës 1.1 të këtij kreu dhe në rast se ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 Kur kërkesa për transferimin e pronësisë është në përputhje me parashikimet e pikës 1.1 të këtij Kreu, DPPM e regjistron transferimin e pronësisë në regjistrin e patentave, njofton aplikantin dhe bën publikimin e ndryshimit në Buletinin e Pronësisë Industriale.

KREU XV REGJISTRIMI I KONTRATËS SË LICENCËS

1. Paraqitja e kërkesës 1.1 Kërkesa për regjistrimin e kontratës së licencës për një patentë, parashikuar nga

neni 46 i ligjit, paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FP6 nga pronari i patentës. Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse; b) autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

patentës; c) kontratën e licencës e cila duhet të ketë formën e një akti noterial. Nëse kontrata e

licencës e lidhur mes palëve nuk është në gjuhën shqipe, kontrata duhet të depozitohet pranë DPPM e përkthyer në shqip dhe e noterizuar.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM 2.1 DPPM shqyrton kërkesën për regjistrimin e kontratës së licensës nëse është në

përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij kreu dhe në rast ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 Kur kërkesa për regjistrimin e kontratës së licencës është në përputhje me parashikimet e pikës 1.1 të këtij kreu, DPPM e regjistron kontratën e licencës në regjistrin e patentave, njofton aplikantin dhe bën publikimin e licencimit në Buletinin e Pronësisë Industriale.

KREU XVI RIPËRTËRITJA E PATENTËS

1. Paraqitja e kërkesës 1.1 Kërkesa për ripërtëritjen e patentës, parashikuar nga neni 41 i ligjit, paraqitet

pranë DPPM nëpërmjet formularit FP2. Së bashku me formularin, pronari i patentës duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

11486

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse; b) autorizimin e përfaqësimit për ripërtëritjen e patentës. 2. Kushtet që duhet të plotësojë k[rkesa për ripërtëritje të patentës 2.1 Ripërtëritja e patentës do të fillojë të bëhet nga viti i parë pas dhënies së patentës,

për patentat kombëtare, ndërsa për patentat e shtrira europiane, duke filluar nga viti pasardhës i atij, në të cilin është publikuar dhënia e kësaj patente. Kërkesa për ripërtëritjen e patentës e përbërë nga formulari FP2 dhe dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse duhet të depozitohet pranë DPPM përpara ditës së fundit të muajit që përmban datën e depozitimit, përfshirë edhe këtë ditë. Nëse kërkesa për ripërtëritjen e patentës së bashku me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse nuk depozitohet brenda afatit të larpërmendur, ato mund të depozitohen brenda periudhës 6-mujore pas datës së fundit të muajit të datës së depozitimit, kundrejt pagesës së një tarife shtesë.

3 . Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM 3.1 DPPM shqyrton kërkesën për ripërtëritjen e patentës, nëse është në përputhje me

parashikimet e pikës 1 dhe 2 të këtij kreu dhe në rast se ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit. Nëse të metat e aplikimit kanë të bëjnë me pagesën e tarifës së ripërtëritjes dhe të metat nuk plotësohen brenda afatit të caktuar, DPPM refuzon aplikimin për ripërtëritjen e patentës. Nëse të metat kanë të bëjnë me autorizimin e përfaqësimit dhe aplikanti nuk i plotëson të metat brenda afatit të caktuar, DPPM nuk e lëshon njoftimin për ripërtëritjen e patentës deri në kestin pasardhës së ripërtëritjes por bën shënimin për ripërtëritjen e saj në regjistrin e patentave. Nëse gjatë kësaj periudhe nuk ka nj[ aplikim nga aplikantë tjerë të autorizuar atëherë i lëshohet njoftimin për ripërtëritjense aplikantit.

3.2 Kur kërkesa për ripërtëritjen e patentës është në përputhje me parashikimet e pikës 1.1 dhe 2.1 të këtij kreu si dhe kur të metat janë plotësuar brenda afatit të parashikuar në pikën 3.1 të këtij kreu, DPPM e regjistron ripërtëritjen në regjistrin e patentave dhe i lëshon aplikantit njoftimin përkatës.

3.3 Nëse tarifa e ripërtëritjes nuk është paguar brenda afatit të parashikuar në nenin 41 pika 2 dhe 3 të ligjit, patenta konsiderohet se ka mbaruar në ditën që tarifa e ripërtëritjes ishte për t’u paguar dhe DPPM njofton aplikuesin ose përfaqësuesin e tij të autorizuar për skadimin e patentës.

4. Ripërtëritja e patentave të licencuara 4.1 Nëse pronari i një patente nuk paguan tarifën e ripërtëritjes, sipas nenit 41 të ligjit

dhe licenca në favor të një personi të tretë është regjistruar në regjistrin e patentave, DPPM-ja njofton të licencuarin se pagesa nuk është kryer dhe se ai duhet të paguajë tarifën brenda gjashtë muajve nga data e njoftimit, me qëllim që të ruajë vlefshmërinë e licencës së regjistruar.

KREU XVII DORËHEQJA NGA PATENTA DHE NDRYSHIMET NË NJË PATENTË

1. Paraqitja e kërkesës 1.1 Kërkesa për regjistrimin e dorëheqjes nga patenta, parashikuar nga neni 71 i ligjit,

paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FP8. Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse; b) autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

patentës;

11487

c) kur në regjistrin e patentave është regjistruar një kontratë licence për këtë patentë, deklaratën e lëshuar nga i licencuari, ku ai pohon se është në dijeni të kërkesës për dorëheqje në përputhje me parashikimin e pikës 3 të nenit 71 të ligjit;

ç) kur ka filluar një procedurë gjyqësore për të drejtat mbi patentën, deklaratën e lëshuar nga paditësi, ku ai deklaron se është dakord për regjistrimin e dorëheqjes.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM 2.1 DPPM shqyrton kërkesën për dorëheqje, nëse është në përputhje me parashikimet e

pikës 1 të këtij kreu dhe në rast se ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 Kur kërkesa për regjistrimin e dorëheqjes nga një patentë është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij kreu, DPPM e regjistron dorëheqjen në regjistrin e patentave, njofton aplikantin dhe publikon dorëheqjen në Buletinin e Pronësisë Industriale.

2.3 Pronari i një patente mund të kërkojë nëpërmjet një kërkese me shkrim depozituar pranë DPPM dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, bërjen e ndryshimeve në një patentë për korrigjimin e gabimeve apo pasaktësive formale të paqëllimshme, kur këto gabime janë bërë nga aplikanti në aplikimin për patentë dhe që nuk kanë te bëjn[ me thelbin e patentës. DPPM-ja publikon ndryshimet e bëra në një patentë në Buletinin e Pronësisë Industriale.

2.4 Pronari i një patente mund të kërkojë regjistrimin në regjistrin e patentave të ndryshimeve në pretendimet e një patente kur këto ndryshime janë rezultat i një procedure të parashikuar nga neni 82 pika 3 e ligjit brenda afatit të parashikuar në këtë nen. Kërkesa për ndryshimin e pretendimeve përbëhet nga:

a) formulari FP7 i nënshkruar nga pronari i patentës ose përfaqësuesi i tij; b) autorizimi i përfaqësimit nëse kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

patentës; c) dokumenti i pagesës së tarifës së publikimit parashikuar nga pika 3 e nenit 82 të

ligjit; ç) pretendimet e ndryshuara të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të noterizuara në

formë shkresore dhe elektronike. d) vendimi për ripërtëritjen e patentës me pretendime të ndryshuara të lëshuar nga ZEP.

KREU XVIII APELIMET PRANË BORDIT TË APELIMIT

1. Paraqitja e kërkesës 1.1 Brenda një periudhe tremujore nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e

aplikimit, aplikanti ka të drejtë ta apelojë vendimin e DPPM, në përputhje me nenin 28 pika 3 e ligjit, duke depozituar pranë DPPM:

a) formularin e apelimit FP10 të nënshkruar nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij; b) dokumentin e pagesës së tarifës për apelimin; c) autorizimin e përfaqësimit nëse apelimi paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit. 2. Shqyrtimi i kërkesës nga bordi i apelimit 2.1 Bordi i apelimit shqyrton paraprakisht nëse apelimi përmbush kërkesat e pikës 1.1

të këtij kreu dhe nëse këto kërkesa nuk janë përmbushur, bordi i apelimit njofton me shkrim apeluesin se kërkesa e tij konsiderohet e paparaqitur.

2.2 Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumente të tjera shtesë brenda një periudhe njëmujore nga data e njoftimit.

11488

2.3 Kur kërkesa për apelim përmbush kërkesat e pikës 1 të këtij kreu, bordi i apelimit e shqyrton kërkesën për apelim brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë. Apeluesi ka të drejtë të ankimojë në gjykatë vendimin e bordit të apelimit, brenda 30 ditëve nga marrja njoftim për vendimin e bordit, në përputhje me nenin 28 pika 3 e ligjit.

3. Trajtimi i patentës pas marrjes së vendimit mbi apelimin 3.1 Kur bordi i apelimit vendos të pranojë apelimin dhe vendimi nuk apelohet në

gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën për lëshimin e patentës në përputhje me parashikimet e ligjit dhe të kësaj rregulloreje.

3.2 Kur bordi i apelimit vendos të rrëzojë apelimin dhe vendimi nuk apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe refuzimi merr formë të prerë.

3.3 Në rast se vendimi i bordit të apelimit apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit përfundimtar të gjykatës depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe DPPM refuzon aplikimin ose lëshon patentën në përputhje me vendimin e gjykatës.

KREU XIX SHPIKJET QË LIDHEN ME MBROJTJEN DHE SIGURINË

1. Klasifikimi i aplikimit për patent[ si sekret shtetëror 1.1 Në përputhje me parashikimin e nenit 31 pika 2 e ligjit, kur DPPM e klasifikon

një aplikim për patentë “sekret shtetëror”, njofton me shkrim aplikantin. Aplikanti, brenda tre muajve nga data e njoftimit, duhet të depozitojë pranë DPPM një deklaratë me shkrim ku të shprehë vullnetin e tij lidhur me vlerësimin e bërë.

1.2 Në rast se aplikanti, në zbatim të pikës 1.1 të këtij kreu, është shprehur se është dakord me vlerësimin e DPPM, aplikimi i dërgohet për ekzaminim Ministrisë së Mbrojtjes.

2. Kundërshtimi i klasifikimit të patentës si sekret shtetëror 2.1 Në rast se aplikanti, në zbatim të pikës 1.1 të këtij kreu, deklaron se nuk e pranon

vlerësimin e DPPM se shpikja përbën “sekret shtetëror”, ai duhet që brenda një periudhe kohe njëmujore nga data e paraqitjes së deklaratës së cituar në pikën 1.1 të këtij kreu, të depozitojë pranë DPPM provat ku ai bazon pretendimet e tij. Nëse pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga aplikanti, DPPM vendos se shpikja nuk përbën “sekret shtetëror”, fillon procedurën e ekzaminimit dhe të lëshimit të patentës, në përputhje me dispozitat e ligjit dhe të kësaj rregulloreje.

2.2 Në rast se aplikanti, në zbatim të pikës 1.1 të këtij kreu, deklaron se nuk e pranon vlerësimin e DPPM-së, por nuk është në gjendje të sjellë prova për ta rrëzuar këtë vlerësim ose kur provat e sjella prej tij janë të pamjaftueshme për të provuar pretendimet e tij, DPPM e dërgon aplikimin në Ministrinë e Mbrojtjes për ekzaminim.

3. Trajtimi i patentës pas zhvlerësimit të saj si sekret shtetëror 3.1 Nëse një shpikje që është “sekret shtetëror” nuk vlerësohet më si e tillë, Ministria

e Mbrojtjes e dërgon të gjithë dosjen e patentës tek DPPM, e cila e regjistron atë në regjistrin e patentave, lëshon patentën dhe e publikon atë në përputhje me pikën 4 të nenit 26 të ligjit.

11489

KREU XX APLIKIMET NDËRKOMBËTARE TË DEPOZITUARA NË DPPM

1. Parime të përgjithshme 1.1 Në zbatim të nenit 77 të ligjit, DPPM-ja vepron si zyrë pritëse sipas TBP-së, nëse

aplikanti është banues i përhershëm ose shtetas i Republikës së Shqipërisë. Në këtë rast, aplikimi ndërkombëtar depozitohet në shqip ose anglisht pranë DPPM dhe shoqërohet me pagesën e tarifës përkatëse. Tarifa duhet të paguhet brenda një muaji nga data e paraqitjes së aplikimit.

1.2 DPPM ekzaminon aplikimin ndërkombëtar në përputhje me parashikimet e traktatit të bashkëpunimit në fushën e patentave dhe rregulloreve të dala në zbatim të saj.

KREU XXI DHËNIA E CERTIFIKATAVE TË MBROJTJES SHTESË PËR PRODUKTET

MJEKËSORE DHE PRODUKTET PËR MBROJTJEN E BIMËVE

1. Paraqitja e aplikimit për certifikatë 1.1 Në zbatim të nenit 103 të Ligjit, aplikimi për certifikatë të mbrojtjes shtesë mund të

paraqitet pranë DPPM nga pronari i patentës bazë apo zëvendësuesi i tij ligjor, ose përfaqësuesi i tyre, brenda gjashtë muajve nga data në të cilën është dhënë autorizimi për ta hedhur produktin në treg si produkt mjekësor ose si produkt për mbrojtjen e bimëve.

1.2 Në zbatim të nenit 103 të ligjit, nëse autorizimi për ta hedhur produktin në treg është dhënë para se të jepet patenta bazë, aplikimi për një çertifikatë të mbrojtjes shtesë duhet të paraqitet pranë DPPM brenda gjashtë muajve nga data në të cilën është dhënë patenta.

2. Elementet thelbësore që përmban aplikimi për certifikatë 2.1 Në zbatim të nenit 104 të ligjit, aplikimi për certifikatë të mbrojtjes shtesë duhet të

përmbajë: a) formularin FP12, i cili duhet të përmbajë: emrin dhe adresën e aplikantit; emrin dhe

adresën e përfaqësuesit nëse aplikanti ka caktuar një përfaqësues, numrin e patentës bazë dhe titullin e shpikjes, si dhe numrin dhe datën e autorizimit të parë për ta hedhur produktin në treg;

b) dokumentin e pagesës së tarifës së aplikimit për certifikatë; c) një kopje të autorizimit për hedhjen e produktit në treg, në të cilin identifikohet

produkti, si dhe përmbahen veçanërisht numri dhe data e autorizimit si dhe përmbledhja e karakteristikave të produktit;

ç) në rastin kur autorizimi i përmendur në germën “c” të kësaj pike nuk është autorizimi i parë për hedhjen në treg të produktit, të dhënat për produktin, për të cilin është lëshuar një autorizim i tillë, bazën ligjore, ku është mbështetur procedura e lëshimit të autorizimit, së bashku me një kopje të njoftimit të publikimit zyrtar të autorizimit ose, kur kjo është e pamundur, çdo dokument tjetër, që provon se autorizimi është lëshuar, datën e lëshimit të tij, si dhe produktin për të cilin është lëshuar ai.

3 . Ekzaminimi i aplikimit për certifikatë 3.1 Në rastin kur aplikimi për certifikatë dhe produkti me të cilin ai lidhet nuk i

plotëson kushtet e parashikuara në kreun XVI të ligjit dhe pikën 1.1, 1.2 dhe 2.1 të këtij kreu, DPPM njofton me shkrim aplikantin të plotësojë të metat, brenda një afati 6-mujor nga data e marrjes së njoftimit.

3.2 Kur aplikanti nuk i plotëson të metat e aplikimit brenda afatit të caktuar, DPPM e refuzon aplikimin, njofton aplikantin dhe njoftimin e refuzimit e publikon në Buletinin e Pronësisë Industriale. Publikimi i njoftimit të refuzimit duhet të përmbajë të dhënat e parashikuara në pikën 4.1 të këtij kreu.

11490

3.3 Në zbatim të nenit 106 të Ligjit, në rastin kur aplikimi për çertifikatë dhe produkti me të cilin ai lidhet, i plotëson kushtet e përcaktuara në kreun XVI të ligjit dhe pikën 1.1, 1.2 dhe 2.1 të këtij kreu, DPPM lëshon një njoftim për pranimin e depozitimit të aplikimit për certifikatë dhe e publikon atë.

4. Publikimi i aplikimit për certifikatë 4.1 Në zbatim të nenit 107 të ligjit, publikimi i aplikimit për certifikatë duhet të

përmbajë të paktën informacionin e mëposhtëm: a) emrin dhe adresën e aplikantit; b) numrin e patentës bazë; c) titullin e shpikjes; ç) numrin dhe datën e autorizimit për hedhjen e produktit në treg dhe produktin e

identifikuar në këtë autorizim 5. Publikimi i lëshimit të certifikatës 5.1 Nëse me kalimin e 3 muajve nga publikimi i aplikimit për certifikatë të mbrojtjes

shtesë, pranë DPPM nuk është depozituar asnjë kundërshtim ndaj aplikimit të publikuar, DPPM lëshon certifikatën dhe publikon në Buletinin e Pronësisë Industriale, të dhënat e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e mbajtësit të çertifikatës; b) numrin e patentës bazë; c) titullin e shpikjes; ç) numrin dhe datën e autorizimit për hedhjen e produktit në treg dhe produktin e

identifikuar në këtë autorizim; d) kohëzgjatjen e certifikatës. 6. Paraqitja e kërkesës për deklarimin e pavlefshëm të certifikatës së mbrojtes shtesë 6.1 Në zbatim të nenit 110 pika 2 e ligjit, çdo person mund të paraqesë pranë DPPM,

një kërkesë për deklarimin e pavlefshëm të certifikatës së mbrojtes shtesë, nëpërmjet formularit FP13. Kërkesa duhet të përmbajë këto të dhëna:

a) emrin dhe adresën e paraqitësit të kërkesës; b) emrin dhe adresën e përfaqësuesit nëse paraqitësi i kërkesës ka caktuar një

përfaqësues për ndjekjen e procedurave pranë DPPM; c) emrin dhe adresën e mbajtësit të certifikatës; ç) numrin e patentës bazë; d) titullin e shpikjes; dh) arsyet ligjore për të cilat kërkohet pavlefshmëria e certifikatës. 6.2 Kërkesa e përmendur në pikën 6.1 të këtij kreu, duhet të shoqërohet nga: a) dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse; b) autorizimi i përfaqësimit nëse paraqitësi i kërkesës ka caktuar një përfaqësues; c) provat mbi të cilat paraqitësi i kërkesës bazon pretendimin e tij. 7. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM 7.1 Bordi i apelimit shqyrton kërkesën për deklarimin e pavlefshëm të certifikatës së

mbrojtes shtesë nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 6.1 dhe 6.2 të këtij kreu, brenda 6 muajve nga paraqitja e saj. Nëse kërkesa nuk është në përputhje me parashikimet e pikës 6.1 dhe 6.2 të këtij kreu, DPPM njofton paraqitësin e kërkesës që të plotësojë të metat brenda 3 muajve nga data e njoftimit.

7.2 Nëse paraqitësi i kërkesës nuk i plotëson të metat brenda afatit të caktuar, bordi i apelimit e refuzon kërkesën dhe njofton me shkrim kërkuesin. Nëse kërkesa nuk ka të meta ose të metat plotësohen brenda afatit të parashikuar në pikën 7.1 të këtij kreu, bordi i apelimit shqyrton në themel kërkesën.

11491

7.3 Bordi i apelimit njofton mbajtësin e certifikatës shtesë lidhur me kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së certifikatës, brenda një muaji nga data e paraqitjes së kërkesës dhe i kërkon që të paraqesë shpjegimet e tij lidhur me kërkesën. Bordi i apelimit gjatë shqyrtimit të kërkesës mund t’u kërkojë palëve që të paraqesin shpjegime dhe dokumenta shtesë të nevojshme për shqyrtim, duke përcaktuar edhe afatin brenda të cilit duhet të paraqiten ato.

7.4 Në përfundim të shqyrtimit, bordi i apelimit vendos lidhur me kërkesën dhe njofton me shkrim palët për vendimin e marrë. Vendimi i bordi të apelimit mund të apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.

8. Trajtimi i patentës pas marrjes së vendimit mbi kërkesën për pavlefshëmëri të çertifikatës së mbrojtes shtesë

8.1 Nëse në përfundim të shqyrtimit, DPPM ose gjykata në rast apelimi, vendos se certifikata e mbrojtjes shtesë është e pavlefshme, DPPM publikon në Buletinin e Pronësisë Industriale njoftimin e pavlefshmërisë së saj dhe bën pasqyrimin në regjistrin e patentave.

9. Kohëzgjatja e certifikatës 9.1 Në zbatim të nenit 108 të ligjit, certifikata e mbrojtjes shtesë hyn në fuqi në fund të

kohëzgjatjes së parashikuar në ligj të patentës bazë, për një periudhë të barabartë me periudhën që ka kaluar nga data në të cilën është depozituar aplikimi në datën e autorizimit të parë për hedhjen produktin në treg, duke e zvogëluar me një periudhë prej pesë vjetësh. Pavarësisht nga kjo kohëzgjatja e certifikatës nuk mund t’i kalojë pesë vjet nga data në të cilën ajo hyn në fuqi. Çdo periudh[ e mbarimit të jetëgjatësisë së saj më e shkurtër se 12 muaj do të trajtohet si një vit i tërë.

10. Ripërtëritja e certifikatës 10.1. Tarifa e ripërtëritjes së certifikatës së mbrojtjes shtesë do të paguhet për çdo vit

të jetëgjatësisë së saj. Procedurat që do të ndiqen për ripërtëritjen e certifikatës janë të njëjta me ato të ripërtëritjes së patentës bazë.

11. Mbarimi i afatit të certifikatës 11.1 Certifikatës së mbrojtjes shtesë i mbaron afati: a) në fund të periudhës së parashikuar në pikën 9.1 të këtij kreu; b) nëse mbajtësi i certifikatës heq dorë; c) nëse tarifa vjetore e caktuar nuk paguhet në kohë; ç) nëse dhe kur produkti që mbulohet nga certifikata nuk mund të hidhet më në treg,

pas heqjes dorë nga autorizimi i duhur për hedhjen e produktit në treg. DPPM mund të vendosë mbarimin e afatit të certifikatës me nismën e vet ose me kërkesën e një pale të tretë.

11.2 Nëse certifikatës i mbaron afati, DPPM lëshon një njoftim me shkrim dhe e publikon atë .

KREU XXII INSPEKTIMI I DOSJES DHE DOKUMENTE TË TJERA

QË LËSHON DPPM LIDHUR ME PATENTAT

1.Hetime dhe ekstrakte nga regjistri i patentave 1.1 Në zbatim të nenit 192 pika 2 dhe nenit 194 të Ligjit, DPPM lëshon ekstrakte nga

regjistri i patentave si dhe përgjigje të kërkesave për hetim. 1.2 Kërkesa për ekstrakt regjistri për një patentë paraqitet pranë DPPM me shkrim,

shoqëruar me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa quhet e paparaqitur. Ekstrakti i regjistrit lëshuar nga DPPM përmban të gjitha të dhënat e patentës dhe historikun e ndryshimeve që ka pësuar ajo.

1.3 Kërkesa për hetim në lidhje me një patentë paraqitet pranë DPPM me shkrim, shoqëruar me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa quhet e

11492

paparaqitur. DPPM njofton me shkrim paraqitësin e kërkesës lidhur me rezultatin e hetimit në regjistrin e patentave.

2. Kërkesat për dublikatë 2.1 Pronari i një patente ka të drejtë të kërkojë dublikatë të patentës, të njoftimit të

ripërtëritjes së saj ose të njoftimeve të tjera të lëshuara nga DPPM për regjistrimin e ndryshimeve në regjistrin e patentave, nëpërmjet një kërkese me shkrim e cila duhet të shoqërohet me dokumentin e pages[s së tarifës përkatëse dhe me autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të patentës, në të kundërt kërkesa quhet e paparaqitur.

3. Kërkesë për dokument prioriteti për patentën 3.1 Aplikanti i cili ka depozituar pranë DPPM një aplikim për pantentë, ka të drejtë të

kërkojë dokument prioriteti për patentën, brenda 12 muajve nga data e paraqitjes së aplikimit për patentë, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse. Dokumenti i prioritetit që lëshohet nga DPPM përmban të dhënat e mëposhtme:

a) datën dhe numrin e depozitimit; b) emrin dhe adresën e aplikantit; c) emrin dhe adresën e shpikësit; ç) simbolin e klasifikimit ndërkombëtar të patentave; d) titullin e shpikjes; dh) përshkrimin e shpikjes; e) pretendimet; ë) vizatimet; f) abstrakti. 4. Kërkesa për inspektim të dosjes së një patente 4.1 Çdo person mund të inspektojë dosjen e një patente në përputhje me parashikimet e

nenit 30 të ligjit kundrejt paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së tarifës përkatëse. Dosjet që lidhen me një aplikim për patentë që nuk janë publikuar, nuk mund të inspektohen pa pëlqimin e aplikantit.

4.2. Disa dokumenta nuk konsiderohen pjesë të dosjes së hapur për inspektim. Dokumenta të tilla përmbajne në veçanti, projektvendime dhe opinione ose dokumente të tjera të përdorura për përgatitjen e vendimeve, përcaktimin e shpikësit, në qoftë se ai ka kërkuar të mos përmendet si shpikës në përputhje me nenin 16 pika 2 t[ ligjit, dhe ndonjë dokument të përjashtuar nga dosja prej DPPM me arsyetimin se inspektimi i atij dokumenti nuk i jep publikut llojin e informacionit që ai kërkon dhe për të cilin është i titulluar.

5. Korrigjimi i gabimeve në dokumentet e lëshuara nga DPPM 5.1 Në rastin e lëshimit nga DPPM të akteve që përmbajnë gabime ose pasaktësi jo për

fajin e aplikantit ose pronarit të patentës, korrigjimi i tyre bëhet nga DPPM në bazë të një kërkese me shkrim të paraqitur nga aplikanti ose pronari i patentës. DPPM rilëshon aktin e korrigjuar, pasi aplikanti ose pronari i patentës ka dorëzuar pranë DPPM origjinalin e aktit për të cilin kërkohet korrigjimi, bën pasqyrimin e korrigjimit në regjistrin e patentave dhe e publikon atë në Buletinin e Pronësisë Industriale.

11493

11494

11495

11496

11497

`

11498

11499

11500

11501

11502

11503

11504

11505

11506

11507

11508

11509

11510

11511

11512

11513

11514

11515

11516

11517

11518

11519

11520

11521

11522

11523

11524

11525

11526

11527

11528

11529

11530

11531

11532