About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgements IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Albania

AL006-j

Back

Vendimi nr. 908, datë 16.02.2021 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



Shoqëria « JLR », KUNDËR Shoqërisë “TA”, VENDIMI NO. 908, datë 16.02.2021, SPC PËR PUSHIMIN E CËNIMIT TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE QË RRJEDHIN NGA ZOTËRIMI I MARKËS SË REGJISTRUAR DHE TË MIRËNJOHUR DHE NDALIMIN E VEPRIMEVE TË KONKURRENCËS SË PANDERSHME.

Objekti i padisë: Pushimi i cënimit të të drejtave të pronësisë industriale që rrjedhin nga zotërimi i markës së regjistruar dhe të mirënjohur; Ndalimi për të përdorur markën tregtare dhe çdo shenjë tjetër të ngjashme me të, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, për të ofruar shërbime apo për qëllime marketingu, reklamimi ose publiciteti, pa autorizimin përkatës; Ndalimi i veprimeve të konkurrencës së pandershme dhe mospërsëritja e veprimeve të tilla në të ardhmen; Publikimi i vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike me shpenzimet e të paditurit.

Gjyqtari: E.P

Fjalët kyç:
Cënimi i të drejtave të pronësisë industriale, markë e regjistruar, markë e mirënjohur, konkurrencë e pandershme, publikim i vendimit të gjykatës në median publike.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, nenet 638, 639, si dhe nenet 127, 141, 142, 143, 156, 178, 184, të ligjit Nr. 9947, dt. 07.07.2008 “Për pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Paditësi Shoqëria “J.L.R” është një shoqëri tregtare e njohur botërisht për projektimin, prodhimin, shitjen dhe tregtimin e automjeteve J dhe LR, si dhe është njëkohësisht pronare e markave tregtare të mirënjohura JR dhe RR.

Marka LR është një markë mjaft e njohur nga publiku në shkallë ndërkombëtare dhe kombëtare, në një nivel të tillë sa që ka fituar statusin e markës së mirënjohur në kuptim të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, (i ndryshuar). Shoqëria “J.L.R” ka regjistruar në Shqipëri, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale markën tregtare LR.

Në vijim të disa hetimeve të kryera në treg nga paditësi, si dhe bazuar në një verifikim të posaçëm të kryer pranë ambienteve tregtare të shoqërisë “T.A” sh.p.k. ka rezultuar fillimisht se: Në fasadën e godinës ku i padituri “T.A” ushtron aktivitetin e tij tregtar, ishte vendosur një tabelë që mbante në mënyrë të paautorizuar markën tregtare L.R; Në hyrje të godinës ishte vendosur një tabelë/poster që mbante në mënyrë të paautorizuar markën tregtare LR; Gjithashtu, i padituri “T.A” përdorte në mënyrë të paautorizuar markën tregtare LR si vulë/stampë në blloqet e servisit/shërbimit të tij të automjeteve.

Duke qenë se veprimet e sipërpërmendura përbënin shkelje të të drejtave të pronësisë industriale të paditësit “J.L.R” si pronar i markës tregtare LR, ky i fundit i drejtohet të paditurit “TA” nëpërmjet një letre paralajmëruese, duke kërkuar pushimin e menjëhershëm të shkeljeve të të drejtave të markës tregtare LR. Në mungesë të një përgjigjeje dhe reagimi nga i padituri “TA”, paditësi “J.L.R” ka vendosur më pas t’i drejtohet gjykatës me kërkesë-padinë objekt gjykimi.

Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor paditësi “TA” plotësoi pjesërisht kërkesat e përcaktuara në objektin fillestar të padisë. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, gjatë një investigimi të rastësishëm të kryer nga ana e paditësit ka rezultuar se paditësi “TA”, kishte ndërmarrë veprime të tjera të reja në drejtim të shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale të paditësit dhe realizimit të veprimeve të mëtejshme të konkurrencës së pandershme: Në fasadën e godinës ku i padituri “TA” ushtron aktivitetin e tij tregtar, ishte hequr tabela që mbante në mënyrë të paautorizuar markën tregtare LR dhe ishte rivendosur një tjetër tabelë RR, që është e ngjashme me markën LR, por gjithashtu marka RR është po ashtu e regjistruar në emër të paditësi “J.L.R”; Në hyrje të godinës, ishte hequr tabela/posteri që mbante në mënyrë të paautorizuar markën tregtare LR dhe ishte rivendosur një tjetër tabelë/poster identik me markën “LR” në pjësën e sipërme të godinës; Gjithashtu, i padituri “TA” ka vazhduar të përdorë në mënyrë të kundërligjshme markën “LR” të paditësit duke ofruar shërbimet e tij online përmes mediave sociale “Facebook” dhe “Instagram”.

Paditësi pretendon: “JLR” është shoqëri tregtare që ka në pronësi markën e regjistruar dhe të mirënjohur “LR”, të regjistruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale. I padituri “TA”, në kundërshtim me ligjin ka cënuar të drejtat e pronësisë industriale të paditësit duke përdorur shenjat dhe logon e markës tregtare “LR”, në fasadën dhe hyrjen e godinës ku zhvillon aktivitetin e tij tregtar dhe si vulë/stampë në blloqet e servisit/shërbimit të tij të automjeteve. Edhe pse fillimisht, gjatë zhvillimit të gjykimit i padituri “TA” ka marrë masa të menjëhershme për ndërprerjen e situatës së paligjshmërisë, ai ka vazhduar sërish të cënojë të drejtat e paditësit “J.L.R”, duke përdorur tabela me shenjat e markës tregtare “LR” në ambientet e aktivitetit të tij tregtar, ku disa prej tyre i ka zëvendësuar me shenjën e markës tregtare “RR”, që është po në pronësi të paditësit “J.L.R”.I padituri “TA” ka vazhduar të përdorë në mënyrë të kundërligjshme markën “LR” të paditësit duke ofruar shërbimet e tij online përmes mediave sociale “Facebook” dhe “Instagram”. Të gjitha këto veprime përbëjnë cënim të të drejtave të pronësisë industriale dhe konkurrencë të pandershme nga ana e të paditurit “TA”.

I padituri pretendon: Ka marrë masa të menjëhershme për ndërprerjen e situatës së paligjshmërisë. I padituri “TA” kishte pasur probleme të administrimit që kishin sjellë si pasojë mosmarrjen në konsideratë të kërkesave legjitime të paditësit “J.L.R”. Në vijim të seancave gjyqësore, i padituri “TA” pretendon se tabela që ka mbajtur në mënyrë të paautorizuar markën tregtare LR në hyrje të godinës së tij të biznesit, mban tashmë të shkruar me gërma kapitale: RR, duke mos cënuar të drejtat e paditësit “J.L.R”.

Vendimi:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit u vendos që padia të pranohet për shkak se me veprimet e tij i padituri “T.A”, duke shitur mallra dhe shërbime nën logon e markës tregtare “LR” dhe “RR” në pronësi të paditësit “J.L.R”, ka shkelur të drejtat e këtij të fundit që lindin nga pronësia mbi markën e regjistruar e të mirënjohur dhe përbëjnë veprime të konkurrencës së pandershme. Gjykata ka vendosur: Pranimin e kërkesë-padisë; Pushimi i cënimit të të drejtave të pronësisë industriale të shoqërisë “J.L.R” që rrjedhin nga zotërimi i markës së regjistruar dhe të mirënjohur “LR”; Ndalimin e të paditurit që të përdorë markën tregtare “LR” dhe çdo shenjë tjetër të ngjashme me të, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, pa autorizimin e shoqërisë “J.L.R” duke përfshirë këtu edhe ndalimin e të paditurit për të përdorur markën për qëllime marketingu, reklamimi ose publiciteti; Ndalimi i të paditurit të ofrojë shërbime duke përdorur markën “LR” dhe çdo shenjë tjetër të ngjashme me të; Ndalimin e veprimeve të konkurrencës së pandershme nga shoqëria “TA” dhe mospërsëritja e veprimeve të tilla në të ardhmen; Publikimi i vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike.

Arsyetimi i gjykatës:

Për zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, gjykata çmon se është e nevojshme të zgjidhen çështjet juridike si vijon:
- A janë markat tregtare “LR”,“RR” marka të mirënjohura në Shqipëri ?
- A jemi përpara konkurrencës së pandershme për shkak të produkteve të tregtuara nga palët ndërgjyqëse?

Sa i përket çështjes së parë të shtruar për zgjidhje në arsyetimin e këtij vendimi, gjykata vlerësoi se kushti ligjor i mbrojtjes së markës tregtare, krahas kritereve të tjera ligjore është dhe mirënjohja e saj në vendin ku përdoret si e tillë. Neni 143 pika 5, germa “ç” i ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, përcakton se: “... marka, e cila, në datën e aplikimit për regjistrim, ose në datën e prioritetit, në rastet kur pretendohet për prioritet, është e mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 6 bis të Konventës së Parisit, te publiku i sektorit përkatës, si rezultat i përdorimit, përfaqësimit, publikimit ose reklamimit”.

Kriteret ligjore të përcaktuara më sipër parë në raport me Konventën e Parisit që t’i japin një marke statusin “markë e mirënjohur” kërkojnë nga gjykata që vlerësimin e tyre t’a bëjë në përputhje me kuptimin dhe qëllimin që kanë në vetvete këto terma të përdorura në ligj, parë në raport me rrethanat konkrete. Kështu, koncepti “përdorim” nënkupton për gjykatën së pari përdorimin e saj minimalisht në një grup të caktuar të interesuarish dhe maksimalisht për publikun e gjerë. Së dyti, kohëzgjatja e këtij përdorimi përbën kriter tjetër vlerësues për gjykatën për dhënien e këtij statusi. Koncepti i “reklamimit ose publikimi” lidhet me evidentimin e kësaj marke nëpërmjet formave të ndryshme të të bërit publike si reklama, spote publicitare, postera, fletë-palosje, etj.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor u provua për gjykatën se marka LR gëzon statusin e markës së mirënjohur në kuptim të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” dhe Konventës së Parisit “Për mbrojtjen e Pronësisë Industriale” si rezultat i përdorimit, përfaqësimit, publikimit dhe reklamimit të saj tek publiku i sektorit përkatës. Si rrjedhojë, marka LR përmbush të gjithë kriteret ligjore të përcaktuara në mënyrë të detajuar në “Rekomandimin e Përbashkët për Mbrojtjen e Markave të Mirënjohura, të Asamblesë së Unionit të Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale dhe Asamblesë së Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale” dhe VKM-në nr. 315, datë 31.05.2018 “Për miratimin e rregullores për markat” mbi markat e mirënjohura.

(i) Marka LR është mjaft e njohur në tregun shqiptar të automjeteve. Mund të thuhet me siguri se kjo markë është mjaft e njohur tek sektori i publikut përkatës, i cili përbëhet në përgjithësi nga dealer-at dhe distributorët e autorizuar, shitësit dhe blerësit e automjeteve LR. Madje, vetë i padituri bën pjesë në publikun përkatës që e njohin mjaft mirë markën LR.
(ii) Marka LR ka një periudhë mjaft të gjatë kohe që përdoret dhe njihet nga publiku në mbarë botën. Kjo markë është shtrirë në shumë vende rreth botës, dhe është posaçërisht e mirënjohur në rajone si: Evropa, Amerika e Veriut, Azia, etj.Volumi i shitjeve të automjeteve tregon shtrirjen e gjerë gjeografike dhe zonat gjeografike ku përdoret e njihet kjo markë, duke e bërë atë në mënyrë të padiskutueshme një markë të mirënjohur.
(iii) Përsa i përket promovimit të markës LR, paditësi investon shuma të konsiderueshme çdo vit për organizimin e panaireve dhe salloneve të makinave luksoze duke qenë se marka LR është një nga markat më të njohura të automjeteve të kategorisë 4x4.
(iv) Pavarësisht për sa më sipër, paditësi gëzon të gjithë të drejtat ligjore që rrjedhin nga zotërimi i markës tregtare kombëtare LR.

Për sa më sipër, si dhe bazuar në situatën faktike dhe ligjore të demonstruar në këtë gjykim, konkludojmë se përdorimi në çfarëdo mënyre apo forme i markës “LR” apo “RR” pa autorizimin apo licensën përkatëse nga ana e paditësit “J.L.R”, përbën shkelje të drejtëpërdrejtë të të drejtave të pronësisë industriale të tij.

Në këtë drejtim, përdorimi i markës “LR” dhe ofrimi i shërbimeve online (nëpërmjet faqeve të ndryshme të rrjeteve sociale) nën këtë markë apo përdorimi i markës “RR”, nga ana e të paditurit përbën jo vetëm shkelje të të drejtave të markës, por konsiston njëherazi në një veprim flagrant të konkurrencës së pandershme.
I padituri është i pozicionuar në treg si konkurrent i palës paditese, ai shet/ofron mallra/shërbime identike nën një logo që klientët mund t’a perceptojnë si një zgjatim të paditësit “J.L.R”. E gjitha kjo rezulton në një konfuzion në treg, si bashkëlidhje midis markave, si dhe në marrjen e përfitimeve nga reputacioni i markave të paditësit. I padituri, duke ofruar shërbimet e tij online nën emrin “J.L.R.Albania”/L.R.A.T_Albania” dhe markën “LR” apo “RR”, krijon përshtypje tek konsumatorët se i padituri shoqëria “TA” vazhdon ende të jetë e lidhur ekonomikisht ose në çfarëdolloj forme tjetër me shoqërinë “J.L.R”, gjë që siç dhe u provua në gjykim, nuk është absolutisht e vërtetë.

Në rast se i padituri nuk do të dëshironte të shkelte të drejtat e pronësisë industriale të paditësit dhe të mos kryente veprime të tilla të përsëritura të konkurrencës së pandershme, atëhere ai nuk do të përdorte emrin “J.L.R.Albania”, markën “LR” apo markën “RR”. Në një rast të tillë, si dhe në përputhje me praktikat e ndershme të biznesit, i padituri do t’i ofronte shërbimet e tij online nën emrin “TA” dhe jo si “J.L.R.Albania”.

Në këto kushte, si dhe bazuar në provat dhe faktet/rrethanat e reja të çështjes në fjalë, duke u ndalur veçanërisht në veprimet e ndërmarra në mënyrë të përsëritur nga i padituri në kundërshtim të hapur me ligjin dhe vetë pranimin e bërë në deklaratën e tij të mbrojtjes, gjykata çmoi se pala e paditur duhet të pushojë këtë cënim dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen, sipas disponimeve të bëra në dispozitivin e vendimit.