عن الملكية الفكرية التدريب في مجال الملكية الفكرية إذكاء الاحترام للملكية الفكرية التوعية بالملكية الفكرية الملكية الفكرية لفائدة… الملكية الفكرية و… الملكية الفكرية في… معلومات البراءات والتكنولوجيا معلومات العلامات التجارية معلومات التصاميم الصناعية معلومات المؤشرات الجغرافية معلومات الأصناف النباتية (الأوبوف) القوانين والمعاهدات والأحكام القضائية المتعلقة بالملكية الفكرية مراجع الملكية الفكرية تقارير الملكية الفكرية حماية البراءات حماية العلامات التجارية حماية التصاميم الصناعية حماية المؤشرات الجغرافية حماية الأصناف النباتية (الأوبوف) تسوية المنازعات المتعلقة بالملكية الفكرية حلول الأعمال التجارية لمكاتب الملكية الفكرية دفع ثمن خدمات الملكية الفكرية هيئات صنع القرار والتفاوض التعاون التنموي دعم الابتكار الشراكات بين القطاعين العام والخاص أدوات وخدمات الذكاء الاصطناعي المنظمة العمل مع الويبو المساءلة البراءات العلامات التجارية التصاميم الصناعية المؤشرات الجغرافية حق المؤلف الأسرار التجارية أكاديمية الويبو الندوات وحلقات العمل إنفاذ الملكية الفكرية WIPO ALERT إذكاء الوعي اليوم العالمي للملكية الفكرية مجلة الويبو دراسات حالة وقصص ناجحة في مجال الملكية الفكرية أخبار الملكية الفكرية جوائز الويبو الأعمال الجامعات الشعوب الأصلية الأجهزة القضائية الموارد الوراثية والمعارف التقليدية وأشكال التعبير الثقافي التقليدي الاقتصاد التمويل الأصول غير الملموسة المساواة بين الجنسين الصحة العالمية تغير المناخ سياسة المنافسة أهداف التنمية المستدامة التكنولوجيات الحدودية التطبيقات المحمولة الرياضة السياحة ركن البراءات تحليلات البراءات التصنيف الدولي للبراءات أَردي – البحث لأغراض الابتكار أَردي – البحث لأغراض الابتكار قاعدة البيانات العالمية للعلامات مرصد مدريد قاعدة بيانات المادة 6(ثالثاً) تصنيف نيس تصنيف فيينا قاعدة البيانات العالمية للتصاميم نشرة التصاميم الدولية قاعدة بيانات Hague Express تصنيف لوكارنو قاعدة بيانات Lisbon Express قاعدة البيانات العالمية للعلامات الخاصة بالمؤشرات الجغرافية قاعدة بيانات الأصناف النباتية (PLUTO) قاعدة بيانات الأجناس والأنواع (GENIE) المعاهدات التي تديرها الويبو ويبو لكس - القوانين والمعاهدات والأحكام القضائية المتعلقة بالملكية الفكرية معايير الويبو إحصاءات الملكية الفكرية ويبو بورل (المصطلحات) منشورات الويبو البيانات القطرية الخاصة بالملكية الفكرية مركز الويبو للمعارف الاتجاهات التكنولوجية للويبو مؤشر الابتكار العالمي التقرير العالمي للملكية الفكرية معاهدة التعاون بشأن البراءات – نظام البراءات الدولي ePCT بودابست – نظام الإيداع الدولي للكائنات الدقيقة مدريد – النظام الدولي للعلامات التجارية eMadrid الحماية بموجب المادة 6(ثالثاً) (الشعارات الشرفية، الأعلام، شعارات الدول) لاهاي – النظام الدولي للتصاميم eHague لشبونة – النظام الدولي لتسميات المنشأ والمؤشرات الجغرافية eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange الوساطة التحكيم قرارات الخبراء المنازعات المتعلقة بأسماء الحقول نظام النفاذ المركزي إلى نتائج البحث والفحص (CASE) خدمة النفاذ الرقمي (DAS) WIPO Pay الحساب الجاري لدى الويبو جمعيات الويبو اللجان الدائمة الجدول الزمني للاجتماعات WIPO Webcast وثائق الويبو الرسمية أجندة التنمية المساعدة التقنية مؤسسات التدريب في مجال الملكية الفكرية الدعم المتعلق بكوفيد-19 الاستراتيجيات الوطنية للملكية الفكرية المساعدة في مجالي السياسة والتشريع محور التعاون مراكز دعم التكنولوجيا والابتكار نقل التكنولوجيا برنامج مساعدة المخترعين WIPO GREEN WIPO's PAT-INFORMED اتحاد الكتب الميسّرة اتحاد الويبو للمبدعين WIPO Translate أداة تحويل الكلام إلى نص مساعد التصنيف الدول الأعضاء المراقبون المدير العام الأنشطة بحسب كل وحدة المكاتب الخارجية المناصب الشاغرة المشتريات النتائج والميزانية التقارير المالية الرقابة
Arabic English Spanish French Russian Chinese
القوانين المعاهدات الأحكام التصفح بحسب الاختصاص القضائي

ألبانيا

AL073-j

عودة للخلف

Vendimi nr. 80-2018-107, datë 23.01.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



SHOQËRIA A KUNDËR DPPI, PERSON I TRETË A.INC, VENDIMI NR. 107, datë 23.01.2018, PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT TË BORDIT TË APELIMIT DHE DETYRIMIN E DPPI-së PËR VIJIMIN E PROCEDURAVE TË REGJISTRIMIT TË MARKËS

Objekti i padisë: Shfuqizimi i vendimit të Bordit të Apelimit dhe detyrimin e DPPI-së (Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale) për vijimin e procedurave të regjistrimit të markës Tick Different

Gjyqtari: X

Fjalët kyçe:

Shkaktim i konfuzionit, markë e mëparshme, markë e mëvonshme, aspekti vizual, fonetik, konceptual, mallra identike dhe të ngjashme, refuzim i regjistrimit.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Ligji nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, Ligji nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Paditësi Shoqëria A ka aplikuar për regjistrimin e markës Tick Different më 24.12.2015 në Zyrën Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale (WIPO), për mallrat e klasës 9 dhe ka kërkuar vlefshmërinë (regjistrimin) për shumë vende, përfshirë dhe Shqipërinë.

Më 01.04.2016 personi i tretë ka depozituar një kundërshtim ndaj markës Tick Different, bazuar në regjistrimin ndërkombëtar të zotëruar prej tij për markën Think Different e vlefshme në Shqipëri prej datës 24.07.2014, për mallrat e klasës 9. Kundërshtimi është depozituar konform procedurës të parashikuar nga ligji Nr.9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar dhe u bazua në shkakun ligjor të mundësisë për konfuzion që bashkëekzistenca e markave në diskutim shkakton, si dhe në mundësinë e marrjes së përfitimeve të padrejta (nga ana markës së kundërshtuar) nga reputacioni apo emri i mirë i markës apo dëmtimit që mund t’i bëhej karakterit dallues apo reputacionit të markës slogan Think Different.

Bordi i Apelimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale mori në shqyrtim kundërshtimin. Fillimisht Bordi certifikoi markën Think Different me statusin e markës së mëparshme (markë e regjistruar më parë) dhe më pas analizoi nëse markat Tick Different dhe Think Different janë të ngjashme, e mund të krijohet mundësi për konfuzion nga bashkëekzistenca e tyre.

Bordi vlerësoi se:
(i) mallrat janë kryesisht identike/të ngjashme;
(ii) markat janë shumë të ngjashme në të treja aspektet, vizual, fonetik, konceptual.
Me vendimin e tij Nr. 22/3, datë 01.06.2017, Bordi i Apelimit pranoi kundërshtimin e personit të tretë A.Inc dhe vendosi refuzimin e regjistrimit të markës Tick Different. Më pas paditësi depozitoi padi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Paditësi pretendon se perceptimi i përgjithshëm i markës në mendjen e një konsumatori mesatar luan një rol të rëndësishëm në vlerësimin e ngjashmërisë midis markave. Nisur nga praktika gjyqësore ndërkombëtare dhe ajo e vendit, një konsumator i zakonshëm e percepton markën si një të tërë, duke memorizuar elementët thelbësorë dhe dominantë të saj, pa u ndalur në analizën e detajeve përbërëse të saj. Grupi i konsumatorit mesatar ndaj mallrave të përfshira në klasat 9, 38 dhe 41 të Klasifikimit të Nicës, për shkak se përdoren për kohë të gjatë dhe përdorin teknologji informacioni të avancuar, gjë e cila reflektohet edhe në çmimin e lartë të produkteve, do të përfshijë ata konsumatorë të cilët kanë një nivel të lartë dijenie dhe vëmendje.

Marka Tick Different është një markë e stilizuar; ndërsa marka Think Different e personit të tretë është një fjalë standarde. Nëse verifikojmë listën e markave të publikuara në regjistrin ndërkombëtar të markave të WIPO-s, rezulton një numër i konsiderueshëm markash që përmbajnë fjalën "different" si pjesë të markës, të regjistruara në klasen 09, sikundër është regjistruar marka e personit të tretë. Të gjitha këto marka kanë në përbërje fjalën "different" dhe sërish janë të dallueshme nga njëra-tjetra, për shkak të elementit verbal fillestar që ato përmbajnë, që i bën të mos të kenë ngjashmëri me njëra-tjetrën, si vizualisht, ashtu edhe fonetikisht dhe konceptualisht. Në aspektin fonetik, pavarësisht se fjalët "think" dhe "tick" kanë të përbashkët gërmat "t", "i" dhe "k", përshtypja e përgjithshme fonetike e këtyre fjalëve është e ndryshme, pasi fjala "tick" shqiptohet shkurtimisht [tik], ndërsa fjala "think" ka një shqiptim më të gjatë prej gërmave "h" dhe "n" [think].

Pretendimi i personit të tretë se paditësi kërkon të përfitojë nga reputacioni dhe prestigji i markës Think Different është tërësisht i pabazuar. Të gjitha provat e paraqitura janë veçse disa printime nga interneti në gjuhën angleze, të cilat referojnë në disa faqe pa ndonjë lidhje konkrete me reputacionin e markës dhe lidhjen e saj me mallra specifike.

Tick different është një përmbledhje e vlerave kryesore të shoqërisë, në kuptimin që ajo vepron në mënyrën e saj, në ndryshim nga pjesa tjetër e industrisë së orave. Shoqëria ka filluar të përdorë markën Tick Different në produktet e saj, konkretisht për modele orësh me kapacitete NFC, për pagesa jo-cash dhe pa kontakt. Kjo orë është hedhur në treg tashmë në Zvicër dhe do të hidhet shumë shpejt në vende të tjera. Paraqitja e saj ka tërhequr mjaft vëmendjen e konsumatorëve. Gjithashtu shoqëria është qartësisht e lidhur me tingullin (Tick), i cili është tipikisht i prodhuar nga një orë që punon dhe ka përdorur tashmë disa herë termin TICK ose përsëritjen e tij për disa modele orash si MINOIC TICKING, TICKING BRAIN, TICKING FISH, etj.

Për të njëjtin konflikt në shtetin e Çekisë gjykata vendosi se nuk ka ngjashmëri midis markave dhe për rrjedhojë nuk ka as konfuzion te konsumatorët me argumentin se pavarësisht ngjashmërisë midis mallrave në një pjesë të tyre dhe ngjashmërisë së ulët vizuale dhe fonetike midis shenjave, nuk ekziston mundësia për konfuzion te konsumatori mesatar për shkak se konceptualisht markat janë të ndryshme dhe në tërësinë e tyre ato janë të ndryshme nga njëra- tjetra.

Personi i tretë pretendon se: Paditësi me padinë e depozituar ka kundërshtuar vendimin e Bordit të Apelimeve me pretendimin se markat në diskutim nuk shkaktojnë mundësi për konfuzion. Sipas tij mallrat nuk janë identike dhe markat (shenjat) janë të ndryshme nga pikëpamja konceptuale, fonetike dhe vizuale. Këto pretendime janë thjesht empirike. Paditësi në asnjë rast nuk përcakton se cila është ajo dispozitë ligjore apo kriter që Bordi ka shkelur apo e ka zbatuar keq, e që të justifikojë sadopak pretendimet e tij për pavlefshmërinë e vendimit. Personi i tretë pretendon se është me vlerë të qëndrohet paraprakisht tek analiza e shkakut ligjor, të mundësisë për konfuzion, të përdorur ndaj kundërshtimit të markës së paditësit dhe të pranuar nga Bordi i Apelimeve të DPPI.

Me të drejtë Bordi vlerësoi (i) markat janë shumë të ngjashme nga aspekti vizual, fonetik dhe konceptual, (ii) mallrat janë kryesisht identike, pjesa tjetër e ngjashme, etj. Për rrjedhojë u konkludua se bashkeekzistenca e markave në diskutim shkakton mundësi reale për konfuzion e për pasojë, pranoi kundërshtimin.

Për sa i takon aspektit vizual, markat në konflikt janë marka fjalë. Marka e mëparshme është regjistruar si markë fjalë, kurse marka e kundërshtuar pavarësisht se është disi e stilizuar nuk ka asnjë element grafik specifik. Kështu që, ashtu siç dhe Bordi me të drejtë konkludon, markat janë marka fjalë dhe si të tilla nuk ka vlerë të diskutohet nëse markat janë shkruar me gërma kapitale apo jo. Ky është një standard i aplikuar nga EUIPO, tashmë i pranuar dhe nga DPPI në shumë vendime të Bordit të Apelimeve.

Duke marrë parasysh shkallën e lartë të ngjashmërive vizuale, fonetike dhe konceptuale, mallrat kryesisht identike dhe të ngjashme, karakterin dallues të slloganit Think Different, lehtësisht konstatohet se mundësia për konfuzion është më shumë se evidente.

Bordi, për ekonomi gjyqësore, la pa shqyrtuar llojet e dëmeve që mund t’i shkaktohen markës me reputacion. Kjo lloj përqasje është e kuptueshme, pasi dispozita që flet për markat e mirënjohura është shumë më komplekse, ku kërkohet shqyrtimi dhe përmbushja e shumë faktorëve njëkohësisht. Ajo përfaqëson një shkak të pavarur (për pranimin e kundërshtimit) nga mundësia për konfuzion dhe meqenëse Bordi vlerësoi se mundësia për konfuzion është prezente, nuk vazhdoi më tej me shqyrtimin e shkakut tjetër ligjor për shkak dhe të kompleksitetit të tij.

Vendimi:
Gjykata vendosi rrëzimin e padisë. Vendimi i Bordit të Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale është i mbështetur në ligjin nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar, pasi markat kanë ngjashmëri midis tyre në aspektin vizual, fonetik dhe konceptual ndaj dhe krijohet mundësia për konfuzion te konsumatori.

Arsyetimi i gjykatës: Sa i përket objektit të padisë, gjykata vëren se nga pala e paditur nuk u paraqit në cilësinë e provës tërësia e dokumentacionit që provon ligjshmërinë e aktit administrativ të kundërshtuar në rrugë gjyqësore. Pala e paditur ka marrë pjesë në gjykim nëpërmjet përfaqësuesit dhe më pas e ka lënë gjykimin në mungesë, ku ka paraqitur vetëm prapësime verbale në seancë.
Duke iu referuar vendimit të Bordit të Apelimit pranë DPPI-së, nuk rezulton se jemi përpara rastit të paligjshmërisë të aktit administrativ, siç u pretendua në gjykim nga ana e palës paditëse. Neni 143, pika 2, gërma “b” i ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008 parashikon se cilat kushte ligjore duhet të plotësohen me qëllim që të kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të mëparshme. Në interpretim të kësaj dispozite, ngjashmëria e markës së mëvonshme me markën e mëparshme dhe ngjashmëria e mallrave apo shërbimeve për të cilat mbrohen markat, përbën shkak për refuzimin e regjistrimit të markës së mëvonshme, vetëm nëse për shkak të kësaj ngjashmërie, ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit te publiku, përfshirë edhe mundësinë e bashkëlidhjes mes markave.

Gjykata vlerëson se gjatë procedurës hetimore të zhvilluar pranë këtij organi administrativ në lidhje me çështjen e të dyjave markave, Bordi i Apelimit të DPPI, bazuar në dispozitat e mësipërme ligjore, duhet t’a kishte përqëndruar diskutimin në tre çështje kryesore:
• ngjashmërinë mes markave;
• ngjashmërinë mes mallrave për të cilat mbrohen markat në konflikt;
• ekzistencën e mundësisë së shkaktimit të konfuzionit tek konsumatori për shkak të ngjashmërive të mësipërme.

Mundësia për konfuzion si dhe dëmtimet eventuale që mund t’i ndodhnin markës me reputacion, rezulton se janë analizuar para Bordit të Apelimeve përmes një analize të plotë gjithëpërfshirëse të ngjashmërisë që markat ndajnë, duke u bërë një hetim i plotë administrativ në këtë kuadër. Në analizën e tij Bordi i Apelimit vë theksin tek (i) ngjashmëria e lartë në të tre aspektet, vizuale, fonetike dhe konceptuale, në faktin që mallrat janë kryesisht identike, si dhe në karakterin e theksuar dallues të markës Think Differnet dhe fama e saj ekstremisht e lartë.
Bordi i Apelimeve të DPPI pasi ka shqyrtuar rastin në diskutim ka konkluduar në përputhje me ligjin se bashkëezistenca e markave në diskutim shkakton mundësi reale për konfuzion.
Paditësi pretendon se markat nuk janë aspak të ngjashme, po ashtu dhe mallrat që markat mbulojnë janë të ndryshme dhe për këtë përpiqet të sjellë disa “diferenca”, të cilat nuk janë aspak të lidhura me rastin.
Gjykata vlerëson se mundësia për konfuzion, gjendet thelbësisht tek këta elementë krahasimorë: i. Krahasimi i shenjave - Vizualisht, Fonetikisht dhe Konceptualisht, që janë pothuajse identike.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, duke marrë parasysh shkallën e lartë të ngjashmërive vizuale, fonetike dhe konceptuale, mallrat kryesisht identike dhe të ngjashme, karakterin dallues të slloganit Think Different, lehtësisht konstatohet, se mundësia për konfuzion është më shumë se evidente dhe se vendimi nr. 22/3, datë 01.06.2017 i Bordit të Apelimit është marrë në përputhje me ligjin e si i tillë duhet të lihet në fuqi.