About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgments IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Finance Intangible Assets Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Albania

AL020-j

Back

Vendimi nr. 1328, datë 25.02.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



“X” SH.P.K KUNDËR “Y” P.F, VENDIMI NR. 1328, DATË 25.02.2019, DETYRIMI I TË PADITURIT PËR TË PAGUAR KUSHTIN PENAL NË VLERËN PREJ 20.000 EURO SI PASOJË E SHKELJES SË DISPOZITAVE TË MARRËVESHJES PËR PËRFUNDIM ME PËLQIM RECIPROK DHE NDALIMIN E VEPRIMEVE TË TË PADITURIT QË KANË TË BËJNË ME PËRDORIMIN E MARKËS DHE SHENJAVE DALLUESE NË KUSHTET E KONKURRENCËS SË PANDERSHME.

Objekti i padisë: Detyrimi i të paditurit për të paguar kushtin penal në vlerën prej 20.000 Euro si pasojë e shkeljes së dispozitave të Marrëveshjes për Përfundim me Pëlqim Reciprok. Ndalimin e veprimeve të të paditurit që kanë të bëjnë me përdorimin e markës dhe shenjave dalluese në kushtet e konkurrencës së pandershme.

Gjyqtari: E.C

Fjalët kyç:
Kushti penal, marrëveshje për përfundim me pëlqim reciprok, kontratë franchising, shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar, person fizik, zyrë ndërmjetësimi, emër tregtar, përdorim marke, përdorim të shenjave dalluese, konkurrencë e pandershme,

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, nenet 541, 542, 543, 544, 545, 638, 639, si dhe Ligji nr. 9947/2008 “Për pronësinë industriale” dhe të drejta të tjera të lidhura me to.

Faktet kryesore:
Pala paditëse, shoqëria “X” sh.p.k, ka lidhur një kontratë franchising me të paditurën I.R, regjistruar si tregtar “Y” P.F, në datë 09.06.2014. Gjatë kësaj periudhe kontratës i kishin bërë disa amendime.

Në datë 25.04.2018 midis palëve është lidhur një marrëveshje për përfundimin e kontratës së sipërcituar, në referim të pikës 16 të kontratës franchising që ishte lidhur më datë 09.06.2014. Në këtë marrëveshje përcaktohej se i padituri duhet të plotësonte brenda afatit 30 ditor, pra brenda datës 25.05.2018, detyrimet e përcaktuara: a) heqjen e markës “Century 21” (“Marka”) nga çdo postim në rrjetet sociale të të paditurit dhe të bashkëpunëtorëve të tij të shitjeve; b) mbylljen e emailit me domainin që përmban markën; c) njoftimin e të gjithë klientëve të kaluar dhe aktualë për shkëputjen e biznesit të të paditurit nga sistemi “Century 21” (“Sistemi”); ç) heqjen e markës nga çdo publikim/regjistrim apo çdo vend tjetër ku kjo markë është përdorur nga i padituri.

Në rast mospërmbushje në mënyrën e duhur të detyrimeve të përcaktuara në marrëveshje ishte parashikuar si kusht penal, pagesa e një shumë prej 20.000 (njëzet mijë) Euro vetëm ndaj franchizmarrësit “Y”. Franchizmarrësi “Y” ka bërë dorëzimet e materialeve sipas përshkrimit, dokumentuar me procesverbalin e mbajtur në datë 29.05.2018.

Pala paditëse, më datë 01.06.2018, në cilësinë e ish-franchizdhënësit ka kërkuar nga pala e paditur në cilësinë e ish-franchizmarrësit dokumentet provuese për përmbushjen e detyrimeve. Pala e paditur me shkresën datë 05.06.2018, informon dhe sqaron midis të tjerash se: “Kemi njoftuar në mënyrë publike nëpërmjet postimeve në mediat sociale të gjithë klientët tanë, bashkëpunëtorët dhe palët e treta për largimin nga “Century 21”. Caktoni një ditë për inspektim, heqje tabele dhe shenjash. Këtë ua kemi kërkuar dhe në email-in e datës 25.05.2018. Ne mendojmë që kemi hequr çdo shenjë “Century 21” që kemi pasur, por nëse ju jeni në dijeni të diçkaje që mund të na ketë shpëtuar, lutem të na thoni e ta heqim menjëherë. Marka me të cilën ne po punojmë “Re/MAX” është nr.1, absolut në botën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, ka rregulla strikte dhe nuk lejon praninë e asnjë shenje të një marke tjetër, aq më pak një marke më pak të njohur. Për këtë arsye, është tërësisht pa kuptim që ne të kemi shenja apo gjurmë të markës”.

Paditësi pretendon se nga i padituri janë kryer shkelje të marrëveshjes së datës 25.04.2018 përsa i përket detyrimit të parë të përcaktuar në të, “Heqjen e markës “Century 21” nga çdo postim në rrjetet sociale të të paditurit dhe të bashkëpunëtorëve të tij të shitjeve”. Për të provuar këtë, pala paditëse paraqiti 11 printime të faqeve elektronike remaxinfinitytiranë në rrjetin social “Instagram” dhe “Remax Infinity Tiranë” në rrjetin social Facebook, ku printimet janë kryer prej noterit në datë 06.07.2018. Në rastin konkret pala paditëse kërkon pagimin e kushtit penal të përcaktuar lirisht nga palët në marrëveshjen e datës 05.06.2018.

E paditura pretendon se dokumentet e vlerësuara si elektronike nga noteri nuk janë të tilla pasi nuk plotësojnë asnjë nga kushtet që parashikon ligji dhe se për këtë kundërshtojnë marrjen e tyre si provë dhe vërtetësinë e tyre. Noteri ka bërë shkelje të rëndë në formën e elementëve të anës objektive të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, duke vërtetuar në letër një dokument jo elektronik sikurse parashikon ligji, por faqe sociale false dhe lehtësisht të manipulueshme për qëllime dashakeqëse, duke u përdorur për qëllime të dëmtimit të interesave të ligjshme.

Vendimi:
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit u vendos pranimi i padisë për shkak se i padituri nuk i ka përmbushur detyrimet e marrëveshjes datë 25.04.2018 ndaj paditësit, dhe detyrimin për pagimin e kushtit penal ndaj paditësit. Gjykata çmon gjithashtu se mos ndalimi i përdorimit të emrit apo shenjave të paditësit nga i padituri përbën konkurrencë të pandershme. Për rrjedhojë i padituri duhet të ndalojë çdo lloj veprimi në përdorimin e markës dhe shenjave dalluese të të paditësit, për më tepër në kushtet kur i padituri tashmë ka lidhur një kontratë me një tjetër kompani e cila ushtron të njëjtin aktivitet me palën paditëse. Gjykata ka vendosur pranimin e padisë dhe detyrimin e palës së paditur për kushtin penal të parashikuar në marrëveshje, në vlerën 20.000 (njëzet mijë) Euro.

Arsyetimi i gjykatës: Në lidhje me padinë e paraqitur gjykata çmon se padia duhet të pranohet për gjykim, duke argumentuar se gjykata në përfundim të analizës së faktit dhe të ligjit do të mbajë në konsideratë nenin 16 të Kodit të Procedurës Civile, i cili parashikon se gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të bëjnë palët, sipas vendimit unifikues nr. 9, datë 09.03.2006 të Gjykatës së Lartë dhe Vendimit nr. 3, datë 29.03.2012 të Gjykatës së Lartë. Në këtë rast gjykata duhet të zgjidhë çështjen konform shkakut që rezulton duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj, por nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë.

Gjatë gjykimit rezultoi se pala paditëse, shoqëria “X” sh.p.k, ka lidhur një kontratë franchising me të paditurën I.R, regjistruar si tregtar “Y” P.F, në datë 09.06.2014.

Në datë 25.04.2018 midis palëve është lidhur një marrëveshje për përfundimin e kontratës së sipërcituar në referim të pikës 16 të kontratës franchising që ishte lidhur në datë 09.06.2014. Në këtë marrëveshje përcaktohej se i padituri duhet të plotësonte brenda afatit 30 ditor, pra brenda datës 25.05.2018, detyrimet e përcaktuara në marrëveshje. Përmbushja e detyrimit nga pala e paditur, sipas marrëveshjes në datë 25.04.2018 ishte të kryente këto veprime: a) heqjen e markës “Century 21” (“Marka”) nga çdo postim në rrjetet sociale të të paditurit dhe të bashkëpunëtorëve të tij të shitjeve; b) mbylljen e emailit me domainin që përmban markën; c) njoftimin e të gjithë klientëve të kaluar dhe aktualë për shkëputjen e biznesit të të paditurit nga sistemi “Century 21” (“Sistemi”); ç) heqjen e markës nga çdo publikim/regjistrim apo çdo vend tjetër ku kjo markë është përdorur nga i padituri. Në rast mospërmbushje në mënyrën e duhur të detyrimeve të përcaktuara në marrëveshje ishte parashikuar si kusht penal, pagesa e një shume prej 20.000 (njëzet mijë) Euro vetëm ndaj franchizmarrësit “Y”.

Nga interpretimi për sa më lart, i mënyrës se si do të realizohej zbatimi i marrëveshjes, gjykata çmon se pala paditëse ka dashur dhe ka shprehur qëndrimin se pala e paditur duhej të kryente me rastin e lidhjes së marrëveshjes për zgjidhje të kontratës franchising disa veprime që të mos kishte asnjë konfondim prej personave të tretë dhe publikut se kontrata midis tyre kishte përfunduar. Kjo lloj nxitje ka qenë për efekt të shmangies se konkurrencës, duke u njohur menjëherë publiku i gjerë mbi faktin që kishte përfunduar kontrata midis palëve, për më tepër që i padituri ka lidhur një kontratë me një nga konkurrentët që operojnë në të njëjtën fushë me paditësin.

Nga përmbajtja e marrëveshjes, gjykata arrin në përfundimin se penaliteti i parashikuar në marrëveshje nga palët ndërgjyqëse, nisur nga masa e përcaktuar në të dhe mënyra e ekzekutimit, referuar nenit 543/2 të Kodit Civil është një kusht penal gjobor. Pala paditëse ka dashur të nxitë të paditurin që brenda 30 ditëve të kryente të gjitha veprimet e shënuara në marrëveshje.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se pala paditëse i ka dërguar shkresë paditësit në datë 01.06.2018 ku i kërkon informacion lidhur me zbatimin e detyrimit për njoftimin e gjithë klientëve të kaluar dhe aktualë për shkëputjen e biznesit të të paditurit nga sistemi “Century 21”, detyrim që duhet të plotësohej brenda afatit 30 ditor. Rezulton se i padituri më datë 05.06.2018 sqaron paditësin midis të tjerash se: “Kemi njoftuar në mënyrë publike nëpërmjet postimeve në mediat sociale të gjithë klientët tanë, bashkëpunëtorët dhe palët e treta për largimin nga “Century 21”. Caktoni një ditë për inspektim, heqje tabele dhe shenjash. Këtë ua kam kërkuar dhe në email-in e datës 25.05.2018. Ne mendojmë që kemi hequr çdo shenjë “Century 21” që kemi pasur, por nëse ju jeni në dijeni të diçkaje që mund të na ketë shpëtuar, lutem të na thoni e t’a heqim menjëherë. Marka me të cilën ne po punojmë, Re/MAX është nr.1, absolut në botën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, ka rregulla strikte dhe nuk lejon praninë e asnjë shenje të një marke tjetër, aq më pak një marke më pak të njohur. Për këtë arsye, është tërësisht pa kuptim që ne të kemi shenja apo gjurmë të markës “Century 21”.

Duke patur parasysh këto fakte gjykata vëren se nga i padituri nuk u provua me asnjë provë se ka kryer veprimet e sipërcituara. Nga faktet dhe provat nuk rezulton që shkresës me datë 05.06.2018 t’i jetë bashkangjitur ndonjë akt.

Pretendimit të paditësit se nga i padituri janë kryer shkelje të marrëveshjes më datë 25.04.2018 përsa i përket detyrimit të parë të përcaktuar në të për heqjen e markës “Century 21” nga çdo postim në rrjetet sociale të të paditurit dhe të bashkëpuntorëve të tij të shitjeve, pala e paditur nuk i paraqiti asnjë provë që të provojë se këto faqe “Facebook” dhe “Instagram”, që janë printuar nga noteri dhe që përmbajnë numër telefoni, adresë e të dhëna të tjera nuk i përkasin të paditurit.

Printimet ishin kryer sipas vërtetimit nga noteri në datë 06.07.2018 ndërkohë që afati i të paditurit për t’i hequr ato sipas marrëveshjes përfundonte në datë 25.05.2018.

Pala e paditur ngriti pretendimin se vërtetimi nga noteri i këtyre faqeve nuk i bën këto prova të marra në formën e kërkuar nga ligji, pretendim ky që është i pabazuar në ligj dhe në prova. Për këtë fakt nuk rezultoi që i padituri të ketë kryer kallzim penal për përvetësim të dhënash apo të kundërshtonte në gjykim nëpërmjet provave numrin e telefonit apo adresën e vendosur në të. Pala e paditur gjatë gjykimit, më shumë u mundua të prapësonte këto prova për t’i bërë të papërdorshme pasi ato janë të vetmet prova që në fakt provojnë nëse i padituri ka shkelur apo jo pikën e parë të marrëveshjes së lidhur midis palëve.

Gjykata çmon se përsa kohë i padituri ka qenë i detyruar në bazë të marrëveshjes që të heqë shenjat dalluese të paditësit nga rrjetet sociale, atëherë nuk ka asnjë formë tjetër të ligjshme për të aksesuar në to dhe për të provuar se nuk është përmbushur detyrimi dhe për t’u paraqitur si provë përveçse nëpërmjet noterit.

Gjatë gjykimit u provua se krahas sigles së “Remax” mbi fotot e pasurive të reklamuara mbi këto faqe është shkruar “Century 21”, emri i markës së palës paditëse. Gjykata vëren gjithashtu se në to është shënuar adresa e emailit info@c21infinity.al, adresë të cilën pala e paditur nuk duhet t’a përdorte më 30 ditë pas lidhjes së marrëveshjes së datës 25.04.2018. Gjithashtu nga ekstrakti i QKB-së i paraqitur si provë në gjykim, i datës 02.07.2018 rezulton se në këtë datë (pra jashtë afatit 30 ditor të marrëveshjes) personi fizik “I.R”, figuron i regjistruar me status aktiv me emër tregtar “Century 21 Infinity +”.

Duke patur parasysh përmbajtjen e marrëveshjes lidhur midis palëve, përsa i përket kushteve të përcaktuara në të për t’u plotësuar nga i padituri, ato nuk janë kumulative. Mjafton që vetëm njëri nga ato kushte të mos plotësohet nga i padituri dhe midis palëve do të zbatohej kushti penal gjobor i përcaktuar në marrëveshje.

Me padinë në gjykim pala paditëse kërkon ndalimin e veprimeve të të paditurit që kanë të bëjnë me përdorimin e markës dhe shenjave dalluese në kushtet e konkurrencës së pandershme. Gjykata çmoi se është në të drejtën e çdo mbajtësi të një marke që të kërkojë nga të tretët që të mos përdorin shenjat e tij dalluese ku futet emri, sigla, etj., dhe në rastin konkret pala e paditur e cila ka lidhur tashmë një kontratë me një person tjetër juridik që ushtron veprimtari në të njëjtën fushë si paditësi në fakt ka përdorur këto shenja dhe emërtime në rrjetet sociale nëpërmjet fotove, e-mailit dhe emrit tregtar të regjistruar pranë QKB-së.

Në përfundim, gjykata çmon se i padituri nuk i ka përmbushur detyrimet e marrëveshjes së datës 25.04.2018 ndaj paditësit dhe prandaj ai duhet të paguajë kushtin penal në vlerën 20.000 (njëzet mijë) Euro ndaj paditësit të përcaktuar lirisht midis palëve. Gjithashtu mos ndalimi i përdorimit të emrit apo shenjave të paditësit nga i padituri përbën konkurrencë të pandershme. Për rrjedhojë i padituri duhet të ndalojë çdo lloj veprimi në përdorimin e markës dhe shenjave dalluese të të paditësit.