À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Financement Actifs incorporels Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Recherche par ressort juridique

Albanie

AL014-j

Retour

Vendimi nr. 5195, datë 04.12.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Shoqëria M. KUNDËR D.Ç., Palë e Tretë QENDRA KOMBËTARE E BIZNESIT (QKB) dhe DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PRONËSISË INDUSTRIALE (DPPI), VENDIMI NR. 5195, datë 04.03.2020, DETYRIMIN PËR NDALIMIN E PËRDORIMIT TË FJALËS “MULLIRI”, TË MBROJTUR NGA LIGJI PËR PRONËSINË INDUSTRIALE DHE FSHIRJEN E KËSAJ FJALE NGA PËRBËRJA E EMRIT TREGTAR

Objekti i padisë: Detyrimin e palës së paditur të ndërpresë përdorimin e shenjës (fjalës) “mulliri”, në aktivitetin e tij tregtar. Fshirjen e shenjës (fjalës) “mulliri” nga të dhënat e regjistrit tregtar në rubrikën e emrit tregtar të përdorur nga i padituri.

Gjyqtari: J.H.

Fjalët kyç: Markë tregtare, emër tregtar, certifikatë regjistrim marke, pronësi industriale, përdorim marke të regjistruar, klasifikimi i Nicës, cenim i markës, elementët e markës, logo industriale, karakteri dallues i markës.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë industriale”.

Faktet kryesore: Pala paditëse Shoqëria “M” është një shoqëri tregtare e cila ushtron aktivitet shumëvjeçar në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të mallrave ushqimore. Bazuar në nenin 140 e vijues të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, pala paditëse ka regjistruar në pronësinë e saj disa marka tregtare, ndërmjet të cilave markat “Mulliri” dhe “Mulliri Vjetër” për të cilat janë lëshuar edhe certifikatat përkatëse nga ana e DPPI. Këto marka tregtare janë regjistruar për listën e mallrave/shërbimeve të përcaktuara në klasat 30, 35 dhe 43 sipas klasifikimit ndërkombëtar të Nicës.

Pala e paditur D.Ç. është një person fizik, i cili ushtron veprimtari tregtare me objekt “Prodhim dhe shitje buke. Produkte pastiçerie” nën emrin tregtar “Furrë Buke Pastiçeri “Mulliri””.

Pala paditëse pasi ka konstatuar përdorimin e shenjës (fjalës) “mulliri” në emrin tregtar të palës së paditur, dhe duke pretenduar se ky përdorim cenon të drejtat e saj të ligjshme, referuar nenit 156 të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, i është drejtuar me anë të një njoftimi me shkrim palës së paditur duke i kërkuar që të ndërpresë përdorimin e shenjës (fjalës) “mulliri” në aktivitetin tregtar.

Nëpërmjet një shkrese “Kthim përgjigje”, pala e paditur i ka bërë me dije paditësit se nuk pranon që të heqë dorë nga përdorimi i shenjës (fjalës) “mulliri” nga emri tregtar i aktivitetit të tij.

Paditësi pretendon: Përfshirja, regjistrimi dhe përdorimi i fjalës “mulliri” nga i padituri në emrin e aktivitetit të tij tregtar cenon të drejtat e ligjshme të palës paditëse referuar nenit 156 të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, dhe më konkretisht pika 2/a e tij, e cila parashikon: Pronari i markës së regjistruar gëzon të drejtën të ndalojë personat e tretë të përdorin, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre tregtare, pa autorizimin e tij: a) një shenjë, që është e njëjtë me markën, për mallra dhe shërbime, që janë të njëjta me ato, për të cilat është regjistruar marka. Marka “Mulliri” është regjistruar nga pala paditëse, dhe duke qenë e njëjtë me atë të përdorur nga pala e paditur, si dhe duke u përdorur për kategori mallrash dhe shërbimesh të njëjta, siç është prodhimi dhe tregtimi i mallrave ushqimore, cenon të drejtat e paditësit. Klasa 30 e klasifikimit ndërkombëtar të Nicës, përmban: 30. Kafe, çaj, sheqer, oriz, tapiokë, miell palme, kafe artificiale, kakao, çokollatë, miell dhe përgatitjet e bëra nga drithërat, bukë, pastë dhe ëmbëlsira, mjaltë, melasë, maja pjekje-pluhur, kripë, mustardë, uthull, sallatë, erëza, akull, ndërsa pala e paditur ushtron aktivitet tregtar “Prodhim dhe shitje buke. Produkte pastiçerie”. Në këtë kuptimtë dyja palët ofrojnë për tregtim të njëjtat mallra, të llojit produkte ushqimore të bëra nga drithërat dhe produkte pastiçerie. Ky dyjëzim elementësh plotëson kriteret që parashikon neni 156, pika 2/a i Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar.

Pala e paditur pretendon: Emrat tregtarë të përdorur nga dy palët ndërgjyqëse nuk janë të ngjashëm dhe as të njëjtë. Emri tregtar që përdor i padituri tregon shumë qartë qëllimin/aktivitetin që ushtron, ndryshe nga emri tregtar i paditësit që është i përgjithshëm dhe nuk të lë të kuptosh që tregton produkte ushqimore të përbëra nga drithërat. Në lidhje me markën e regjistruar, ajo përbëhet nga fjalë dhe dizenjo, ndërsa i padituri përdor një logo me elementë figurën e mullirit dhe fjalët furrë buke pastiçeri dhe 2 fije gruri. Nga fjalori i gjuhës shqipe termi mulli përcaktohet mjaft qartë dhe nuk ka lidhje me pretendimet e palës paditëse. Pamja vizuale e kësaj logo është e thjeshtë për konsumatorin që të kuptojë se i padituri ushtron aktivitetin e shitjes së bukës dhe pastiçerisë, i ndryshëm nga logot e paditësit të cilat nuk lënë të kuptosh se paditësi ushtron aktivitetet e pasqyruara në ekstrakt. Në logon që ka krijuar i padituri ekziston lidhja midis pamjes vizuale dhe veprimtarisë tregtare, lidhje e cila mungon te logot e paditësit me aktivitetet që ushtron ai. Nga pamja vizuale është shumë e qartë dhe e pamundur për konsumatorin që të ngatërrohen subjektet tregtare sepse elementët që ka logoja e të paditurit nuk ia kanë markat e paditësit.

Vendimi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur pranimin e padisë, duke urdhëruar palën e paditur të ndërpresë përdorimin e fjalës dhe shenjës “Mulliri”, në aktivitetin tregtar si dhe fshirjen e saj nga të dhënat e regjistrit tregtar, duke e ndaluar palën e paditur të përdorë markën “Mulliri” në qarkullimin tregtar. Gjykata ka konstatuar se emri tregtar i palës së paditur Mulliri me markat Mulliri dhe Mulliri i Vjetër të palës paditëse janë fjalë me dallueshmëri të ulët për produktet me bazë ushqimore, brumi dhe kafe, për shkak se rrënja dhe baza e tyre është vetë fjala Mulliri. Ngjashmëria fonetike, konceptuale, ngjashmëria e mallrave dhe ngjashmëria vizuale çon në një konfuzion të pashmangshëm për konsumatorin mesatar.

Arsyetimi i gjykatës: Pronari i markës së regjistruar gëzon të drejtën ekskluzive të përdorimit të saj, në përputhje me të drejtat e parashikuara në Ligjin për Pronësinë Industriale. Gjithashtu pronari i markës së regjistruar gëzon të drejtën të ndalojë personat e tretë të përdorin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre tregtare, pa autorizimin e tij një shenjë që është e njëjtë ose e ngjashme me markën apo që për shkak të njëllojshmërisë apo ngjashmërisë së mallrave ose shërbimeve, për të cilat përdoret shenja, me mallrat apo shërbimet që mbulohen nga marka e regjistruar, mund të shkaktojnë konfuzion te publiku, ku përfshihet mundësia e bashkëlidhjes së shenjës me markën tregtare.

Neni 143 i Ligjit për Pronësinë Industriale i garanton mbrojtje të fortë pronarit të një marke të mëparshme në të gjitha ato raste kur regjistrimi i një shenje nga të tretët mund të shkaktojë konfuzion te publiku përkatës. Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg është tashmë e konsoliduar që mundësia për konfuzion provohet nëpërmjet një vlerësimi gjithëpërfshirës ku të mbahen parasysh të gjithë faktorët që kanë peshë për rastin konkret, si ngjashmëria në mallra apo shërbime, ngjashmëria në marka/shenja, karakteri dallues dhe elementët dominues të markave/shenjave në diskutim, te konsumatori përkatës.

Duke qenë se kemi të bëjmë me shoqëri tregtare që tregtojnë mallra të klasave afërsisht të njëjta sipas klasifikimit të Nicës, gjykata konsideron kohën e regjistrimit të markës, nga ku rezulton se pala paditëse e ka regjistruar e para markën tregtare, ndërsa pala e paditur nuk ka kryer asnjë regjistrim të markës apo logos industriale në funksion të aktivitetit të saj tregtar.

Gjykata merr në konsideratë tërësinë e elementëve përbërëse dhe përshtypjen e përgjithshme që shkaktojnë markat tek konsumatori, duke u fokusuar tek elementët dominantë që mbartin edhe karakterin dallues të tyre. Të dyja markat në konflikt kanë një element verbal identik “Mulliri”, i cili rezulton në qendër të markës me përmasa dominuese, në pozicion dominues. Këto karakteristika kanë të bëjnë me aspekte vizive dhe është e konsoliduar nga praktika se përgjithësisht në rastin e markave fjalë dhe figurë, elementi fjalë luan rolin më të rëndësishëm në tërësinë e markës, për arsye të impaktit më të fuqishëm që ka ky element në procesin e memorizimit nga publiku, për vetë forcën që ka gjuha si mjeti më i plotë i komunikimit, duke qenë se fjala perceptohet prej konsumatorit nëpërmjet të parit, të lexuarit, të kuptuarit, të dëgjuarit dhe të folurit.

Markat duke qenë se kanë elemente verbale të njëjta, e orientojnë perceptimin e konsumatorit në të njëjtën origjinë tregtare. Pavarësisht se markat ndryshojnë njëra nga tjetra vizualisht, duhet marrë parasysh se në perceptimin e konsumatorit shqisat funksionojnë jo të ndara, por njëkohësisht, d.m.th. përshtypja e përgjithshme mbi markën tek konsumatori krijohet nga bashkëpunimi i perceptimit të krijuar njëkohësisht nëpërmjet shikimit, dëgjimit si dhe leximit të saj. Duke pasur parasysh dhe faktin që pronarët e markave regjistrojnë variante të markave të tyre për të nxjerrë në treg produkte të reja, për të rinovuar imazhin ose për motive të tjera marketingu, gjykata arrin në përfundimin se markat krijojnë konfuzion te konsumatori, i cili i ngatërron ato me njëra-tjetrën, si dhe krijon bashkëlidhje midis tyre në lidhje me origjinën e tyre tregtare.

Gjykata bën një krahasim të gjithanshëm të ngjashmërive vizuale, fonetike dhe konceptuale midis markës Mulliri The coffee company-Mulliri i Vjetër të palës paditëse dhe emërtimit Mulliri të palës së paditur. Emërtimi i markës së palës paditëse, duke iu referuar regjistrimit përbëhet nga 2 terma gjuhësor, sipas dizenjos përkatëse. Duke iu referuar analizës së mësipërme jemi përpara rastit të një konfuzioni të mundshëm të një markë identike të regjistruar nga paditësi me një emërtim tregtar të përdorur nga pala e paditur nga pikëpamja vizuale dhe gjuhësore, pasi fjalët “Mulliri-The coffee company” vs. “Mulliri” janë pothuajse identike, termi Mulliri është i njëjtë. Sipas Ligjit nr. 9947/2008, neni 141, në rastin e përdorimit të emrit tregtar “Mulliri” nga i padituri jemi në kushtet e mungesës së karakterit dallues pasi konsumatori nuk do të ishte në gjendje të dallonte mallrat e ofruara në treg nën këtë markë nga ato të ofruar në treg nga shoqëria paditëse duke shkaktuar konfuzion në përcaktimin e origjinës tregtare të mallit.

Nga pikëpamja fonetike, marka e palës paditëse dhe emri tregtar i të paditurit janë të ngjashme. Duke i gërmëzuar të dyja fjalët rezultati do të jetë M-U-LL-I-R-I, 6 shkronja standarde, tre bashkëtingëllore dhe 3 zanore në të dy rastet. Shqiptimi i tyre është identik pasi nuk do të përfshihen elementët shoqërues të markës së palës paditëse. Ndërsa, emërtimi tregtar i palës së paditur është Furrë Buke Pasticeri “Mulliri”. Pra, emri kryesor tregtar i palës së paditur është “Mulliri”. Për sa më sipër edhe nga pikëpamja fonetike jemi në rrethanat e parashikuara nga neni 142, pika 1, gërma a) dhe neni 143, pika 3, gërma a).

Nga ana konceptuale marka e palës paditëse ofron për publikun informacion identik me atë të emërtimit tregtar të palës së paditur. Referuar markës së palës paditëse është fjala “Mulliri” ajo që jep karakterin dallues tek publiku për të identifikuar origjinën tregtare të mallit. Nga ana tjetër emri tregtar i palës së paditur, i cili gjithashtu mbulon klasën e mallrave për të cilën është regjistruar marka e palës paditëse, ka si element thelbësor po fjalën “Mulliri”. Pra konceptualisht jemi përpara dy emërtimeve që përcjellin tek publiku informacion identik dhe është e paevitueshme që të shkaktohet konfuzion të konsumatori, i cili e ka të pamundur të dallojë mallin për nga origjina e tij tregtare.

Për sa më lart, marka tregtare “Mulliri - Mulliri i Vjetër” është identike nga pikëpamja e ngjashmërisë fonetike, vizuale, konceptuale me emërtimin tregtar “Mulliri” që përdor pala e paditur. Gjykata konstaton se përveç termit Mulliri që përdorin të dy palët, edhe aktiviteti që ushtrojnë është pothuajse i njëjtë në produkte afërsisht të njëjta, kafe-produkte ushqimore dhe produkte brumi. Rrjedhimisht, konfuzioni që shkaktohet tek konsumatori është i pamohueshëm dhe i paevitueshëm, si pasojë e lidhjes midis mallit dhe emërtimit identik të vendosur në të.

Bazuar në nenin 141 të Ligjit Nr. 9947 “Për Pronësinë Industriale”, në rastin e përdorimit të emrit tregtar “ Mulliri” nga pala e paditur gjykata konstaton mungesën e karakterit dallues pasi konsumatori nuk do të ishte në gjendje të dallonte mallrat e ofruara në treg nga ky subjekt tregtar nga mallrat e ofruara në treg nga pala paditëse, duke shkaktuar konfuzion në përcaktimin e origjinës tregtare të mallit.

(markat e palës paditëse)