Об интеллектуальной собственности Обучение в области ИС Обеспечение уважения интеллектуальной собственности Информационно-просветительская работа в области ИС ИС для ИС и ИС в области Информация о патентах и технологиях Информация о товарных знаках Информация о промышленных образцах Информация о географических указаниях Информация о новых сортах растений (UPOV) Законы, договоры и судебные решения в области ИС Ресурсы в области ИС Отчеты в области ИС Патентная охрана Охрана товарных знаков Охрана промышленных образцов Охрана географических указаний Охрана новых сортов растений (UPOV) Разрешение споров в области ИС Деловые решения для ведомств ИС Оплата услуг в области ИС Органы по ведению переговоров и директивные органы Сотрудничество в целях развития Поддержка инновационной деятельности Государственно-частные партнерства Инструменты и сервисы на базе ИИ Организация Работа с ВОИС Подотчетность Патенты Товарные знаки Промышленные образцы Географические указания Авторское право Коммерческая тайна Академия ВОИС Практикумы и семинары Защита прав ИС WIPO ALERT Информационно-просветительская работа Международный день ИС Журнал ВОИС Тематические исследования и истории успеха Новости ИС Премии ВОИС Бизнеса Университетов Коренных народов Судебных органов Генетические ресурсы, традиционные знания и традиционные выражения культуры Экономика Финансирование Нематериальные активы Гендерное равенство Глобальное здравоохранение Изменение климата Политика в области конкуренции Цели в области устойчивого развития Передовых технологий Мобильных приложений Спорта Туризма PATENTSCOPE Патентная аналитика Международная патентная классификация ARDI – исследования в интересах инноваций ASPI – специализированная патентная информация Глобальная база данных по брендам Madrid Monitor База данных Article 6ter Express Ниццкая классификация Венская классификация Глобальная база данных по образцам Бюллетень международных образцов База данных Hague Express Локарнская классификация База данных Lisbon Express Глобальная база данных по ГУ База данных о сортах растений PLUTO База данных GENIE Договоры, административные функции которых выполняет ВОИС WIPO Lex – законы, договоры и судебные решения в области ИС Стандарты ВОИС Статистика в области ИС WIPO Pearl (терминология) Публикации ВОИС Страновые справки по ИС Центр знаний ВОИС Серия публикаций ВОИС «Тенденции в области технологий» Глобальный инновационный индекс Доклад о положении в области интеллектуальной собственности в мире PCT – международная патентная система Портал ePCT Будапештская система – международная система депонирования микроорганизмов Мадридская система – международная система товарных знаков Портал eMadrid Cтатья 6ter (гербы, флаги, эмблемы) Гаагская система – система международной регистрации образцов Портал eHague Лиссабонская система – международная система географических указаний Портал eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Посредничество Арбитраж Вынесение экспертных заключений Споры по доменным именам Система централизованного доступа к результатам поиска и экспертизы (CASE) Служба цифрового доступа (DAS) WIPO Pay Текущий счет в ВОИС Ассамблеи ВОИС Постоянные комитеты График заседаний WIPO Webcast Официальные документы ВОИС Повестка дня в области развития Техническая помощь Учебные заведения в области ИС Поддержка в связи с COVID-19 Национальные стратегии в области ИС Помощь в вопросах политики и законодательной деятельности Центр сотрудничества Центры поддержки технологий и инноваций (ЦПТИ) Передача технологий Программа содействия изобретателям (IAP) WIPO GREEN PAT-INFORMED ВОИС Консорциум доступных книг Консорциум «ВОИС для авторов» WIPO Translate для перевода Система для распознавания речи Помощник по классификации Государства-члены Наблюдатели Генеральный директор Деятельность в разбивке по подразделениям Внешние бюро Вакансии Закупки Результаты и бюджет Финансовая отчетность Надзор
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Законы Договоры Решения Просмотреть по юрисдикции

Гражданский процессуальный кодекс (утвержден Законом № 8116 от 29.03.996 г.), Албания

Назад
Заменённый текст.  Перейти к последней редакции на WIPO Lex
Подробности Подробности Год версии 1996 Даты вступление в силу: 1 июня 1996 г. Опубликован: 12 мая 1996 г. Принят: 29 марта 1996 г. Тип текста Основное законодательство Предмет Патенты (изобретения), Промышленные образцы, Товарные знаки, Исполнение законов об ИС, Конфиденциальная информация (коммерческая тайна) Примечания В уведомлении, адресованном ВТО Албанией в соответствии со ст.63.2 Соглашения ТРИПС, говорится:
«Кодекс содержит положения общего характера, особенно Части I и II, которые применяются в равной степени в отношении защиты прав на объекты интеллектуальной собственности.
В статье 21устанавливается, что в случаях предусмотренных законом и с учетом обстоятельств дела принятое судебное решение, независимо от осведомленности одной из сторон, может быть обжаловано в судебном порядке.
В пункте седьмом статьи 170, говорится, что «в качестве превентивной меры судья в зависимости от обстоятельств дела может назначить конфискацию товаров или иную превентивную меру
Статья 173 предусматривает, что в случае необходимости раскрытия коммерческой тайны или секретов, связанных с изобретением, публикация которых может нарушать охраняемые законом интересы, рассмотрение дела по таким делам проходит в закрытом судебном заседании.
В соответствии со статьей 348 споры в отношении патентов, товарных знаков и знаков обслуживания, промышленных образцов, полезных моделей и иных прав на объекты промышленной собственности рассматриваются в Палате по торговым делам районного суда Тираны».

Имеющиеся тексты

Основной текст(-ы) Смежный текст(ы)
Основной(ые) текст(ы) Основной(ые) текст(ы) Албанский Kodi I Procedures Civile IRepublikes se Ahqiperise (miratuar me ligjin Nr. Nr. 8116, datë 29.3.1996)        
 
Скачать PDF open_in_new
Albania: Liji Nr.8116, datë 29.3.1996, Kodi I Procedures Civile IRepublikes se Ahqiperise

L I G J

Nr.8116, datë 29.3.1996

KODI I PROCEDURES CIVILE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991

"Për dispozitat kryesore kushtetuese"

, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

PJESA E PARE

PJESA E PERGJITHSHME

TITULLI IPARIMET THEMELORE TE PROCESIT GJYQESOR

Neni 1: Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë cakton rregulla të detyrueshme, të njëjta e të barabarta, për gjykimin e mosmarrëveshjeve civile e të mosmarrëveshjeve të tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Gjykata nuk mund të refuzojë të shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që i paraqiten për shqyrtim, me arsyetim se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërthënie ose është i paqartë.

Neni 2: Vetëm palët mund të venë në lëvizje gjykatën për fillimin e një procesi gjyqësor, përveç kur ligji parashikon ndryshe. Palët janë të lira që në çdo kohë të tërheqin padinë, por gjithnjë përpara shuarjes së saj për efekt gjykimi ose në bazë të ligjit.

Neni 3: Kërkesa e palëve për fillimin e një procesi gjyqësor është e lidhur me përmbushjen nga ana e tyre të detyrimeve që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara në këtë Kod.

Neni 4: Gjykata kujdeset për zhvillimin e rregullt të procesit gjyqësor. Për këtë qëllim, në bazë të kompetencave që i jepen nga ky Kod, vendos për afatet dhe urdhëron marrjen e masave të nevojshme.

Objekti i mosmarrëveshjes

Neni 5: Objekti i mosmarrëveshjes përcaktohet në pretendimet e palëve. Pretendimet parashtrohen në aktin për fillimin e procesit gjyqësor, si dhe gjatë ushtrimit të të drejtave që rrjedhin nga ky proces. Objekti i mosmarrëveshjes mund të ndryshojë sipas kërkesave që lindin gjatë procesit, kur këto të fundit kanë lidhje të mjaftueshme me pretendimet e fillimit.

Neni 6: Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet. Faktet

Neni 7: Fakt quhet çdo sjellje e njeriut, ngjarje shoqërore ose fenomen i natyrës, të cilit ligji i ngarkon një pasojë juridike.

Neni 8: Palët kanë detyrimin të paraqesin faktet mbi të cilat mbështesin pretendimet e tyre.

Neni 9: Gjykata fton palët për të dhënë shpjegime mbi faktet që ajo i vlerëson të nevojshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Neni 10: Gjykata mbështet vendimin e saj vetëm mbi faktet që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor.

Provat

Neni 11: Provat janë të dhëna që merren në formën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces.

Neni 12: Pala që pretendon një të drejtë, ka detyrim që, në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët bazon pretendimin e saj.

Neni 13: Faktet e njohura botërisht ose zyrtarisht nuk ka nevojë të provohen. Faktet, për të cilat ekziston një prezumim ligjor, nuk duhet të provohen nga pala në dobi të së cilës është prezumimi.

Neni 14: Gjykata ka për detyrë të kryejë një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin.

Neni 15: Palët janë të detyruara të japin ndihmesën e tyre për zhvillimin normal të hetimit gjyqësor. Gjykata i ngarkon ato me përgjegjësi në rast mosveprimi ose pengimi me faj të tyre.

E drejta

Neni 16: Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët. Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës.

Neni 17: Gjykata fton palët që të japin shpjegime nga pikëpamja e së drejtës që ajo e çmon të nevojshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Kontradiktoriteti

Neni 18: Asnjë palë nuk mund të gjykohet pa u dëgjuar ose pa u thirrur në gjykim.

Neni 19: Palët duhet t’i bëjnë të njohur njëra-tjetrës, në kohën e duhur, mjetet dhe faktet mbi të cilat mbështesin pretendimet e tyre, provat që do të paraqesin dhe dispozitat ligjore që do t’u referohen, në mënyrë që të bëhet e mundur për secilën palë mbrojtja e interesave të tyre në gjykim.

Neni 20: Gjykata duhet të ndjekë dhe të kërkojë të zbatohet parimi i kontradiktoritetit. Ajo mbështet vendimin e saj vetëm në mjetet, shpjegimet, dokumentet e provat e tjera të treguara ose të sjella nga palët, kur këto të fundit kanë qenë në gjendje të debatojnë sipas parimit të kontradiktoritetit.

Neni 21: Kur ligji e lejon dhe rrethanat e çështjes diktojnë marrjen e një vendimi gjyqësor, pavarësisht nga dijenia e një pale, kjo e fundit ka të drejtën të ankohet në rrugë gjyqësore ndaj vendimit të dhënë.

Mbrojtja

Neni 22: Palët mund të mbrohen vetë, përveç rasteve kur përfaqësimi është i detyrueshëm.

Neni 23: Palët janë të lira të ndërtojnë mbrojtjen e interesave të tyre në gjykim, nëpërmjet përfaqësimit ose të çdo ndihme tjetër juridike, në përputhje me dispozitat në fuqi.

Neni 24: Gjykata dëgjon gjithnjë palët drejtpërsëdrejti, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

Pajtimi i palëve

Neni 25: Eshtë detyrë e gjykatës që të bëjë përpjekje për të pajtuar palët në mosmarrëveshje. Karakteri publik i procesit gjyqësor

Neni 26: Seancat gjyqësore janë të hapura, përveç kur parashikohet ndryshe sipas këtij Kodi. Gjykata mund të mos lejojë pjesëmarrjen e organeve të shtypit, kur çmon se nuk është në dobi të çështjes.

Përdorimi i gjuhës shqipe në gjykim

Neni 27: Në të gjitha fazat e gjykimit përdoret gjuha shqipe. Personat që nuk dinë shqip, përdorin gjuhën e tyre. Ata marrin dijeni për provat dhe për gjithë zhvillimin e gjykimit me anë të përkthyesit.

Gjykata në procesin gjyqësor civil

Neni 28: Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke u mbështetur në të drejtën dhe në parimin e paanësisë.

Neni 29: Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore. Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes.

Publikimi i vendimit përfundimtar

Neni 30: Kur çmohet se publikimi i vendimit përfundimtar i shërben riparimit të dëmit, gjykata, me kërkesën e palës së interesuar, urdhëron botimin e vendimit në një ose disa gazeta të caktuara. Kur njoftimi nuk jepet në afatin e caktuar nga gjykata, pala, në favorin e së cilës është dhënë vendimi, ka të drejtë të kërkojë botimin, me shpenzimet e personit që detyrohet.

TITULLI II PADIA

Neni 31: Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo. Padia i jep të drejtën palës tjetër kundërshtare, për të diskutuar mbi themelin dhe bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi.

Neni 32: Padia ngrihet vetëm kur personi ka interes të ligjshëm në njohjen ose rrëzimin e një pretendimi.

Neni 33: Nuk mund të ngrihet padi nga një person që i mungon zotësia juridike për të vepruar.

Neni 34: Personi që abuzon në të drejtën për të ngritur padi, duke qenë i ndërgjegjshëm për pathemelësinë ose pabazueshmërinë në ligj të saj, ose përdor mashtrimin, mund të dënohet nga gjykata me gjobë deri në 50 000 lekë, pa llogaritur shpërblimin e dëmit që mund të kërkohet.

TITULLI III GJYKATA, JURIDIKSIONI DHE KOMPETENCAT

KREU I PERBERJA E GJYKATES

Neni 35: Gjykata e rrethit gjykon me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar dhe dy ndihmësgjyqtarë, sipas kompetencës lëndore të parashikuar në këtë Kod. Gjykata e apelit dhe Gjykata e Kasacionit, si rregull, gjykojnë mosmarrëveshjet civile me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.

KREU II JURIDIKSIONI

Neni 36: Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në lidhje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor civil ushtrohet sipas dispozitave të këtij Kodi dhe ligjeve të tjera. Asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje civile që është duke u gjykuar nga gjykata. Eshtë e pavlefshme çdo marrëveshje që lidhet në kundërshtim me këtë dispozitë.

Neni 37: Juridiksioni i gjykatave shqiptare nuk mund që me marrëveshje t’i kalohet një juridiksioni të huaj, përveç kur gjykimi ka lidhje me një detyrim ndërmjet të huajve ose ndërmjet një të huaji e një shtetasi shqiptar, pa banim ose qëndrim në Shqipëri dhe kur këto përjashtime janë parashikuar në marrëveshje.

Neni 38: Gjykata shqiptare nuk pushon as pezullon gjykimin e një mosmarrëveshjeje, kur kjo e fundit ose një çështje tjetër që ka lidhje me të, është duke e gjykuar nga një gjykatë e huaj.

Juridiksioni ndaj përfaqësive diplomatike e konsullore

Neni 39: Anëtarët e përfaqësive diplomatike e konsullore të vendosura në Republikën e Shqipërisë nuk i nënshtrohen juridiksionit të gjykatave shqiptare, përveç kur: a. pranojnë vullnetarisht, b. objekti i padisë ka të bëjë me sende të paluajtshme që ndodhen në Republikën e Shqipërisë.

Neni 40: Juridiksioni civil i gjykatave shqiptare nuk shtrihet në përfaqësuesit e shteteve të tjera dhe në grupin e tyre të shoqërimit, kur ata qëndrojnë me ftesë zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

KREU III KOMPETENCAT

A. KOMPETENCAT NE LENDE

Neni 41: Në kompetencë të gjykatës së rrethit janë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera.

B. KOMPETENCAT TOKESORE

Neni 42: Paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohshme. Kur i padituri nuk ka vendbanim, as vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë, paditë ngrihen në gjykatën ku banon paditësi.

Neni 43: Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij. Paditë që rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci lokale të personit juridik, mund të ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose agjencia, si dhe në gjykatën e rrethit ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë.

Neni 44: Paditë kundër të miturve që nuk kanë mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose kundër personave që u është hequr krejtësisht zotësia për të vepruar, ngrihen në gjykatën e vendit ku ka banimin përfaqësuesi ligjor i tyre.

Neni 45: Paditë për të drejta reale mbi sende të paluajtshme, për pjesëtimin e sendeve të përbashkëta dhe për posedimin ngrihen në gjykatën e vendit ku ndodhen sendet ose pjesa më e madhe e tyre. Paditë, që rrjedhin nga kallëzimi i një punimi të ri dhe i një dëmi të mundshëm, ngrihen në gjykatën e vendit ku ka ndodhur fakti për të cilin është ngritur padia.

Neni 46: Paditë që rrjedhin nga trashëgimi, paditë për pavlefshmërinë e testamentit dhe ato për pjesëtimin e trashëgimit ngrihen në gjykatën e vendit ku trashëgimlënësi ka pasur banimin e tij të fundit dhe, kur ky nuk dihet, në gjykatën e vendit ku ndodhet e gjithë pasuria ose pjesa më e madhe e saj. Kur trashëgimlënësi është shtetas shqiptar dhe në kohën e vdekjes së tij nuk e ka pasur banimin në Republikën e Shqipërisë, paditë e parashikuara në paragrafin e parë mund të ngrihen në gjykatën e vendit ku trashëgimlënësi ka pasur banimin e fundit në Republikën e Shqipërisë ose në gjykatën e vendit ku ndodhet pjesa më e madhe e pasurisë së tij. Kur trashëgimlënësi nuk ka pasur në Republikën e Shqipërisë as banim të fundit, as pasuri,paditë si më sipër ngrihen në gjykatën e kryeqytetit.

Neni 47: Paditë për kërkim ushqimi dhe paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu dhe në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi. Padia për heqjen ose pakësimin e ushqimit të caktuar ngrihet në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri.

Neni 48: Paditë që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu dhe në gjykatën e vendit ku është shkaktuar dëmi. Kur kërkohet shpërblimi i dëmit të shkaktuar nga vdekja ose dëmtimi i shëndetit, padia mund të ngrihet edhe në gjykatën e vendit ku banon paditësi.

Neni 49: Paditë, për të kërkuar ekzekutimin e detyrueshëm mbi sende, ngrihen në gjykatën e vendit ku ndodhen ato ose pjesa më e madhe e vlerës së tyre. Paditë për të kërkuar ekzekutimin e detyrueshëm për kryerjen ose moskryerjen e një veprimi të caktuar, ngrihen në gjykatën e vendit ku duhet të përmbushet një detyrim i tillë.

Neni 50: Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.

Neni 51: Paditë për vërtetimin e qenies ose mosqenies së martesës, për anulimin e martesës dhe për zgjidhjen e saj, mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku bashkëshortët kanë pasur banimin e tyre të përbashkët të fundit ose në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri. Kur i padituri nuk ka banim ose vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë, padia ngrihet në gjykatën e vendit ku ka banimin, vendqëndrimin ose banimin e përkohshëm paditësi dhe kur as paditësi nuk i ka ato, padia ngrihet në gjykatën e kryeqytetit.

Neni 52: Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.

Neni 53: Kur janë shumë të paditur, që kanë banimin ose vendqëndrimin e tyre në vende të ndryshme, padia mund të ngrihet në gjykatën e vendit ku ka banimin ose vendqëndrimin cilido nga të paditurit.

Neni 54: E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë.

C. NDRYSHIMET E KOMPETENCES PER SHKAK TE LIDHJES SE MOSMARREVESHJEVE

Neni 55: Gjykata që gjykon padinë kryesore është kompetente për të shqyrtuar edhe kërkesat dytësore, kundërpadinë ose ndërhyrjen kryesore. Në këtë rast gjykata merr vendim për bashkimin e tyre në një çështje të vetme.

Neni 56: Gjykata që është kompetente në shqyrtimin e mosmarrëveshjes, me kërkesën e palëve mund të vendosë dërgimin e çështjes në një gjykatë tjetër që është edhe kjo kompetente vetëm kur:

a - Në gjykatën tjetër mosmarrëveshja mund të zgjidhet më shpejt dhe më lehtë sesa në gjykatën e zgjedhur nga paditësi;

b - Shihet me vend kërkesa e të paditurit, të cilit nuk i dihej vendbanimi, për gjykimin e mosmarrëveshjes në gjykatën e vendit ku ai ka vendbanimin e tanishëm.

Neni 57: Paditë kundër disa të paditurve që shqyrtohen nga gjykata me trupa gjykues të ndryshëm, kur kanë lidhje midis tyre për nga objekti, mund të bashkohen me një çështje të vetme dhe të shqyrtohen nga gjykata e vendit të banimit ose të qëndrimit të njërit prej të paditurve.

Neni 58: Kur në të njëjtën gjykatë ose gjykata të ndryshme shqyrtohen në të njëjtën kohë mosmarrëveshje midis të njëjtave palë dhe kanë të njëjtin shkak e të njëjtin objekt, vendoset pushimi i gjykimit të mosmarrëveshjeve të paraqitura pas asaj të regjistruar më parë.

D. KUNDERSHTIMI I JURIDIKSIONIT DHE I KOMPETENCES

Neni 59: Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ. Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Kasacionit.

Neni 60: Kur një institucion shtetëror pretendon se mosmarrëveshja që ka pranuar gjykata për një shqyrtim hyn në juridiksionin administrativ, mosmarrëveshja zgjidhet nga Gjykata e Kasacionit me kërkesën e institucionit shtetëror ose të prokurorit. Gjykimi i filluar pezullohet derisa të jepet vendimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për juridiksionin. Gjykata mund të marrë vetëm m sa për sigurimin e padisë dhe të kryejë veprime procedurale që nuk presin.

Dërgimi i çështjes gjykatës kompetente

Neni 61: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

Neni 62: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Kasacionit.

Ankimi pezullon gjykimin

Neni 63: Me depozitimin e ankesës, sipas nenit 62 të këtij Kodi, pezullohet gjykimi i çështjes dhe gjykata mund të kryejë vetëm veprime procedurale që nuk presin. Gjykata e Kasacionit shqyrton ankimin jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e ardhjes së çështjes. Gjykata e Kasacionit në vendimin e saj për rregullimin e kompetencës jep udhëzimet e nevojshme për procesin gjyqësor të zhvilluar dhe për vazhdimin e tij nga gjykata që deklarohet kompetente.

Detyrimi për pranimin e çështjes për gjykim

Neni 64: ështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kategori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata së cilës i dërgohet. Konfliktet për kompetencë midis gjykatave nuk lejohen, por gjykata, pa ndërprerë gjykimin e çështjes, ka të drejtë t’i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Kasacionit e cila vendos për rregullimin e kompetencës.

KREU IV RREGULLA PER CAKTIMIN E VLERES SE PADISE

Neni 65: Vlera e padisë llogaritet në momentin e paraqitjes së saj në gjykatë. Kërkesat e parashtruara në të njëjtin proces kundër të njëjtit person, mblidhen ndërmjet tyre, duke përfshirë edhe kamatat e arrira, shpenzimet e kryera dhe dëmet e pretenduara. Kur kërkohet nga shumë persona ose kundër disa personave përmbushja me kuota e një detyrimi, vlera e padisë përcaktohet nga i gjithë detyrimi.

Neni 66: Vlera e padisë që lidhet me ekzistencën, vlefshmërinë ose zgjidhjen e një marrëdhënie juridike detyrimi, përcaktohet në bazë të asaj pjese të raportit që është në mosmarrëveshje. Në rastin kur ka mbaruar kontrata e qirasë për sende të paluajtshme, vlera përcaktohet në bazë të shumës së qirasë që kërkohet, por në qoftë se ka kontestime për vazhdimin e kontratës së qirasë, vlera përcaktohet duke mbledhur qiratë për periudhën në kontestim. Në pjesëtimin e pasurisë, vlera përcaktohet nga vlefta e pjesës që kërkohet.

Neni 67: Në rastin e kërkimit të një detyrimi ushqimor periodik, kur titulli kundërshtohet, vlera përcaktohet në bazë të shumës së përgjithshme që duhet të jepet për dy vjet. Në çështjet që kanë lidhje me rentat e përjetshme, kur titulli kundërshtohet, vlera përcaktohet nga shuma e vlerave për njëzet vjet, ndërsa në rastin e rentave të përkohshme vlera përcaktohet nga shumat vjetore të kërkuara deri në dhjetë vjet.

Neni 68: Kur kërkohet një shumë parash ose një send i luajtshëm, vlefta përcaktohet në bazë të shumës së treguar ose të vlerës së deklaruar nga paditësi. Në mungesë të përcaktimit ose të deklarimit, pranohet se përcaktimi i vleftës është në kompetencë të gjykatës. I padituri mund të kundërshtojë vlerën si më sipër të deklaruar ose të prezumuar, por vetëm në fillim të mbrojtjes së tij.

Neni 69: Kur kërkohet një pronë e paluajtshme ose të drejta reale mbi të, vlera e padisë përcaktohet nga vlera reale e pronës ose e të drejtave që kërkohen.

Neni 70: Vlera e padisë që kundërshton ekzekutimin e detyruar, përcaktohet nga kredia për të cilën procedohet. Vlera e padisë së personit të tretë që kundërshton ekzekutimin e detyruar varet nga vlefta e sendeve për të cilat bëhet kundërshtimi.

KREU V PERJASHTIMI I GJYQTARIT, KERKESA PER PERJASHTIM

Neni 71: Kushtet për të qenë gjyqtar caktohen me ligj. Rastet për përjashtimin e gjyqtarit

Neni 72: Gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështje konkrete kur:

1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;

2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt ose krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;

3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve ose njërin prej përfaqësuesve;

4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë;

5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;

6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.

Kërkesa për heqjen dorë i paraqitet kryetarit të gjykatës përkatëse i cili vendos.

Për deklarimin e heqjes dorë të kryetarit të gjykatës së rrethit vendos kryetari i gjykatës së apelit dhe për kërkesën e këtij të fundit vendos kryetari i Gjykatës së Kasacionit. Përmbajtja e kërkesës u njoftohet palëve.

Heqja dorë e gjyqtarit nga gjykimi i çështjes

Neni 73: Gjyqtari, i cili vlerëson me ndërgjegje se ka shkaqe të arsyeshme për të mos marrë pjesë në shqyrtimin e një çështjeje, i kërkon kryetarit të gjykatës zëvendësimin e tij. Kryetari i gjykatës, kur e sheh me vend kërkesën, urdhëron zëvendësimin e tij me një gjyqtar tjetër të asaj gjykate.

Procedura për përjashtimin e gjyqtarit

Neni 74: Në rastet kur është e detyrueshme heqja dorë e gjyqtarit, secila nga palët mund të kërkojë përjashtimin e tij. Kërkesa e nënshkruar nga pala përkatëse ose nga përfaqësuesi i saj, duhet të depozitohet në sekretarinë e gjykatës kur është bërë i ditur emri i gjyqtarit apo gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjen dhe në rastin e kundërt menjëherë pas shpalljes së gjyqtarit apo gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen. Paraqitja e mëvonshme e kërkesës lejohet vetëm kur pala ka marrë dijeni më vonë për shkakun e përjashtimit ose kur gjatë ushtrimit të funksioneve, gjyqtari ka shfaqur mendim të njëanshëm e në mënyrë të papërshtatshme mbi faktet dhe rrethanat objekt gjykimi, por sidoqoftë jo më vonë se tri ditë nga marrja dijeni. Kërkesa duhet të përmbajë shkaqet e përjashtimit, dokumentet e provat e tjera që disponohen. Gjyqtari duhet të bëjë të ditur me shkrim qëndrimin e tij për shkaqet e përjashtimit. Atij duhet t’i njoftohet një kopje e kërkesës për përjashtim. Paraqitja e saj pezullon procesin gjyqësor.

Kompetenca për shqyrtimin e kërkesës

Neni 75: Për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarëve të gjykatës së rrethit vendos gjykata e apelit, për përjashtimin e gjyqtarëve të apelit vendos një kolegj tjetër i gjykatës së apelit dhe për përjashtimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit vendos një kolegj i saj, i ndryshëm nga ai ku bëjnë pjesë gjyqtarët për të cilët kërkohet përjashtimi. Vendimi jepet pasi të jetë njoftuar gjyqtari përkatës dhe kur është rasti të jenë shqyrtuar provat e dhëna. Vendimi i dhënë është i paankimueshëm.

Sanksione për kërkesën e deklaruar të papranueshme

Neni 76: Kërkesa për përjashtim quhet e papranueshme kur nuk është bërë në mënyrën dhe në afatet e parashtruara në nenin 74 të këtij Kodi. Vendimi që deklaron të papranueshme kërkesën ose nuk pranon përjashtimin e gjyqtarit, përmban shpenzimet gjyqësore përkatëse, si dhe një gjobë deri në 5 000 lekë për palën ose përfaqësuesin e saj që me faj kanë parashtruar një ankim të padrejtë.

KREU VI SEKRETARIA GJYQESORE

Detyrat e sekretarit gjyqësor

Neni 77: Sekretari gjyqësor dokumenton për të gjitha efektet, në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji, veprimtari të mirëfillta të gjykatës, të palëve e pjesëmarrësve të tjerë në proces. Sekretari merr pjesë në të gjitha veprimet e gjykatës për të cilat duhet të mbahet procesverbal. Ai lëshon kopje dhe ekstrakte autentike të dokumenteve të përpiluara, regjistron çështjet në dorë, formon fashikujt gjyqësorë duke futur atje dokumente ose kopje të tyre të vërtetuara sipas ligjit dhe shënon menjëherë datën e depozitimit, i ruan ato, përpilon komunikimet dhe njoftimet e parashikuara nga ligji ose nga gjykata dhe detyra të tjera që lidhen me procesin gjyqësor.

Nëpunësi gjyqësor

Neni 78: Nëpunësi gjyqësor merr pjesë në seancë gjyqësore dhe merr masa për zbatimin e urdhrave, ndjek procedurën e njoftimit të akteve dhe kryen detyra të tjera që lidhen me procesin gjyqësor. Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar

Neni 79: Sekretari gjyqësor ngarkohet me përgjegjësi civile kur pa shkaqe të përligjura heq dorë nga mbushja e akteve që k[rkohen sipas ligjit ose nuk kryen këto veprime në afatet e caktuara që me kërkesën e palëve janë fiksuar nga gjykata përkatëse.

KREU VII EKSPERTI

Neni 80: Kur për konstatimin ose sqarimin e fakteve, që kanë lidhje me mosmarrëveshjen në gjykim, kërkohen njohuri të posaçme në fushat e shkencës, teknikës ose të artit, gjykata mund të thërrasë një ose më shumë ekspertë. Ekspertët zgjidhen nga personat e tillë të regjistruar në lista të veçanta dhe sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.

Neni 81: Eksperti e jep mendimin e tij me shkrim, por mund të dëgjohet në seancë gjyqësore dhe të pyetet nga gjykata dhe nga palët. Mendimi i ekspertit nuk është i detyrueshëm për gjykatën dhe kur kjo ka mendim të kundërt me ekspertin, duhet të arsyetojë me hollësi këtë mendim në vendimin përfundimtar ose në një vendim që jep gjatë gjykimit. Nuk është në misionin e ekspertit të japë një mendim juridik.

Neni 82: Eksperti është i detyruar të përmbushë detyrat e ngarkuara nga gjykata përveç kur parashtron shkaqe të përligjura që pranohen nga gjykata. Mosparaqitja e ekspertit në gjykatë pa shkaqe të përligjura, shkakton sjelljen e tij me detyrim. Përjashtimi i ekspertit nga pjesëmarrja e tij në gjykim bëhet kur janë kushtet e parashikuara prej nenit 72 të këtij Kodi.

Përgjegjësia e ekspertit

Neni 83: Eksperti ka përgjegjësi sipas Kodit Penal në rast se refuzon të kryejë detyrën që i ngarkohet ose kryen një ekspertim të rremë. Eksperti është i detyruar të shpërblejë dëmet që për faj të tij u janë shkaktuar palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në proces.

TITULLI IV PROKURORI

Edrejta për të ushtruar padinë civile

Neni 84: Prokurori ushtron padinë civile në rastet e parashikuara me ligj.

E drejta për të marrë pjesë në gjykimin e çështjeve

Neni 85: Pjesëmarrja e prokurorit në gjykimin e çështjeve është e detyrueshme në: - paditë që kanë lidhje me gjendjen dhe zotësinë për të vepruar të personave;

- paditë që kanë lidhje me interesat e të miturve kur janë nën kujdestari; - çështjet që shqyrtohen përpara Gjykatës së Kasacionit;

- rastet kur parashikohet nga ligji.

Neni 86: Gjykata, që shqyrton çështje nga ato të parashikuara në nenin 85 të këtij Kodi, urdhëron njoftimin e akteve të prokurorisë me qëllim që ajo të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim.

Të drejtat procedurale të prokurorit

Neni 87: Prokurori, kur merr pjesë në gjykim, ka po ato të drejta procedurale që sipas ligjit kanë palët. Prokurori nuk mund të kryejë veprime që përbëjnë disponim të padisë si dhe jashtë kërkesave të parashtruara nga palët.

Neni 88: Në çështjet në të cilat prokurori ka bërë padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e saj, ka të drejtë të bëjë ankim kundër vendimit të gjykatës. Afati i ankimit fillon nga shpallja e vendimit.

Neni 89: Personi në interesin e të cilit prokurori ka ngritur një padi, mund të marrë pjesë si palë në çdo fazë të gjykimit të çështjes.

TITULLI V NGRITJA E PADISE

KREU I PALET

Përkufizimi

Neni 90: Palë në një gjykim civil janë personat fizikë ose juridikë, në emër ose kundër të cilëve zhvillohet gjykimi. Askush nuk mund të përfaqësojë në një gjykim civil të drejtat e të tjerëve, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

Zotësia për të vepruar

Neni 91: Kanë zotësi për të vepruar në një gjykim civil personat që ushtrojnë lirisht të drejtat, të cilat duhet të respektohen nga të tjerët. Personat, që nuk kanë zotësi për të vepruar në një gjykim civil, mund të marrin pjesë në gjykim vetëm kur përfaqësohen, sipas dispozitave që rregullojnë zotësinë e tyre.

Përfaqësimi në gjyq

Neni 92: Personat juridikë marrin pjesë në gjykim me anë të atij që i përfaqëson, sipas dispozitave ligjore.

Neni 93: Personat që kanë zotësi për të vepruar, mund t’i kryejnë vetë të gjitha veprimet procedurale, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

Neni 94: Kur mungon personi i cili duhet të përfaqësohet në gjyq sipas paragrafit të dytë të nenit 91 të këtij Kodi dhe ekzistojnë arsye të justifikuara që kërkojnë kryerjen e shpejtë të disa veprimeve procedurale, mund të caktohet një kujdestar i posaçëm derisa çështja të ndiqet nga ai që është ngarkuar ta përfaqësojë. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për emërimin e një kujdestari të posaçëm për të përfaqësuarin, kur ka konflikt interesash me përfaqësuesin.

Neni 95: Askush nuk mund të bëjë të vlefshme në emrin e tij, në një proces gjyqësor civil, një të drejtë të një tjetri, përveç kur parashikohet shprehimisht nga ligji.

KREU II MBROJTESIT

Pajisja me prokurë e mbrojtësit

Neni 96: Kur palët përfaqësohen në gjykim nga mbrojtës, ky duhet të pajiset me prokurë. Prokura mund të jetë e përgjithshme ose e posaçme. Ajo bëhet me shkrim sipas dispozitave të Kodit Civil si dhe me gojë përpara gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjen.

Të drejta të mbrojtësit në procesin gjyqësor

Neni 97: Kur palët përfaqësohen në gjykim nga mbrojtësi, ky mund të kryejë dhe të marrë në interes të palës së vet të gjitha aktet që i nevojiten procesit, që ligji nuk e ndalon. Në çdo rast nuk mund të kryejë akte që sjellin disponim të së drejtës, përveç rasteve kur ka fituar tagër në mënyrë të shprehur.

Shfuqizimi dhe heqja dorë nga prokura

Neni 98: I përfaqësuari mund të shfuqizojë kurdoherë prokurën dhe mbrojtësi mund të heqë dorë në çdo kohë prej saj, por shfuqizimi apo heqja dorë nuk kanë efekt për palën tjetër, përderisa nuk është bërë zëvendësimi i mbrojtësit.

Neni 99: Pala ose personi që e përfaqëson, kur ka cilësinë e nevojshme për të ushtruar tagrin e mbrojtësit me prokurë, mund të paraqitet në gjykim pa praninë e ndonjë mbrojtësi tjetër, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

KREU III DETYRAT E PALEVE DHE TE MBROJTESVE

Neni 100: Palët detyrohen të ruajnë respektin që dikton procesi gjyqësor. Gjykata, sipas rëndësisë së shkeljes, merr masa ndaj tyre, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod.

Neni 101: Në dokumentet që i paraqiten gjykatës dhe në diskutimet gjatë procesit gjyqësor, palët dhe përfaqësuesit e tyre nuk duhet të përdorin shprehje të papërshtatshme ose fyese. Në çdo fazë të gjykimit, gjykata mund të urdhërojë heqjen e shprehjeve të papërshtatshme ose fyese dhe në vendimin përfundimtar të caktojë në favor të personit të fyer dhe në ngarkim të autorit të fyerjes ose të shprehjeve të papërshtatshme, një shumë lekësh me titull shpërblimi të dëmit jopasuror, kur shprehjet fyese nuk kanë lidhje me objektin e mosmarrëveshjes.

KREU IV PERGJEGJESIA E PALEVE PER SHPENZIMET GJATE PROCESIT DHE PER DEMET GJATE PROCESIT

Përbërja e shpenzimeve gjyqësore

Neni 102: Shpenzimet gjyqësore përbëhen nga taksa mbi aktet, shpenzimet për aktet që kryhen, si dhe nga shpenzimet e tjera të nevojshme të gjykimit. Taksa mbi aktet caktohet me ligj.

Neni 103: Kur objekti i padisë pakësohet, nuk kthehet taksa mbi aktet e paguara për kërkesëpadinë, ndërsa kur objekti i padisë shtohet, merret taksë për pjesën e shtuar të saj.

Mënyra e caktimit

Neni 104: Kur në padi nuk është caktuar vlefta e saj, ose kur vlefta e caktuar ka ndryshime të dukshme me vleftën e vërtetë, gjykata e cakton atë sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod. Kur në kohën e ngritjes së padisë paraqitet i vështirë caktimi i vleftës së saj, taksa mbi aktet caktohet nga gjykata në mënyrë të përafërt. Në rast se në dhënien e vendimit vlera e padisë del më e madhe ose më e vogël nga ajo e caktuara nga gjykata, kërkohet taksa plotësuese ose kthehet shuma e marrë tepër.

Parapagimi i shpenzimeve gjyqësore

Neni 105: Shpenzimet për dëshmitarët, ekspertët dhe për këqyrjen e sendeve ose këqyrjen në vend parapaguhen nga pala që i ka kërkuar në shumën që ka caktuar gjykata. Por gjykata, duke marrë parasysh rrethanat e çështjes dhe gjendjen pasurore të palëve, mund të ngarkojë njërën ose të dyja palët që të paguajnë shpenzimet e tyre, pavarësisht se kush prej tyre ka kërkuar pyetjen e dëshmitarëve, kryerjen e ekspertimit ose të këqyrjes.

Cilës palë i ngarkohen

Neni 106: Gjykata në vendimin përfundimtar ngarkon palën së cilës i është rrëzuar padia me pagimin e shpenzimeve gjyqësore sipas nenit 102 të këtij Kodi, duke përfshirë edhe shpërblimin për një avokat. Kur padia është pranuar pjesërisht, shpenzimet paguhen në masën e pjesës së pranuar ose të refuzuar të saj. I padituri ka të drejtë të kërkojë pagimin e shpenzimeve të bëra edhe kur është vendosur pushimi i gjykimit. Shpenzimet evidencohen, Ilogariten dhe shënohen nga sekretari gjyqësor në anën e vendimit. Kësaj shume i shtohen edhe shpenzimet për njoftimin e vendimit.

Neni 107: Pala, që me qëllim vonimi të pajustifikuar shkakton shtytjen e gjykimit të çështjes, ngarkohet me shpenzimet e bëra për këtë shtytje. Kur i padituri me sjelljen e tij nuk i ka dhënë shkak ngritjes së padisë, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit edhe sikur të pranohet padia.

Neni 108: Kur mosmarrëveshja zgjidhet, shpenzimet mbeten në ngarkim të secilës palë, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.

Neni 109: Personi i tretë që bën ndërhyrje dytësore nuk ngarkohet me pagimin e shpenzimeve gjyqësore. Neni 110: Për Ilogaritje të gabuar të taksave mbi aktet dhe të shpenzimeve të tjera gjyqësore, mund të bëhet ankim i veçantë.

KREU V MJETET LIGJORE TE MBROJTJES

Ankimi

Neni 111: Ankimi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces, parashtrojnë kundërshtimet ndaj vendimeve të gjykatës dhe të veprimeve të përmbaruesit, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre.

Rekursi

Neni 112: Rekursi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës së rrethit e të gjykatës së apelit në Gjykatën e Kasacionit, sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod.

Kërkesa për rishikim

Neni 113: Kërkesa për rishikimn është akti me të cilin kërkohet rishikimi i një vendimi të formës së prerë të gjykatës, në kushtet e parashikuara në këtë Kod.

Kundërshtimi i të tretit

Neni 114: Kundërshtimi i të tretit është akti me të cilin një person i tretë, në kushtet e parashikuara në këtë Kod, kundërshton një veprim të formës së prerë të gjykatës, kur i kanë shkelur të drejtat e tij.

TITULLI VI AKTET PROCEDURALE, NJOFTIMET DHE AFATET

KREU I FORMA E AKTIT

Forma dhe gjuha e hartimit të aktit

Neni 115: Aktet procedurale, për të cilat ligji nuk kërkon forma të caktuara, mund të kryhen në formën më të dobishme për arritjen e qëllimit të tyre.

Neni 116: Aktet procedurale hartohen në gjuhën shqipe. Gjykata për pyetjen e personave që nuk dinë gjuhën shqipe ose për përkthimin e dokumenteve të shkruara në gjuhë të huaj thërret përkthyesin. Përkthyesi që nuk paraqitet pa shkaqe të përligjura, thirret me detyrim. Ai mban përgjegjësi penale dhe civile sikurse eksperti.

Përmbajtja e aktit procedural

Neni 117: Përveç kur ligji parashikon ndryshe, thirrja për në gjyq, kërkesëpadia e kundërpadia, duhet të tregojnë gjykatën, palët, objektin, shkaqet ligjore të kërkesës dhe përfundimet, si dhe datën e hartimit dhe duhet të nënshkruhen prej palës që e paraqet aktin ose nga përfaqësuesi i saj, si në origjinal ashtu dhe në kopjet për njoftim.

Neni 118: Procesverbali duhet të tregojë personat që marrin pjesë në veprimet për të cilat mbahet akti, rrethanat e vendit e të kohës në të cilat mbahet akti, përshkrimi i veprimtarisë së kryer dhe i fakteve të rezultuara, si dhe deklaratat e bëra. Në procesverbal pasqyrohet edhe përmbajtja e shiritave të magnetofonit, të diapozitivave, filmimeve, të cilat i bashkohen akteve të çështjes. Procesverbali nënshkruhet nga sekretari dhe gjyqtari. Në qoftë se ka persona të tjerë të pranishëm dhe në rast se nuk parashikohet ndryshe nga ky Kod, sekretari u lexon atyre procesverbalin dhe i fton ata ta nënshkruajnë. Kur ndonjëri prej tyre nuk mund ose nuk dëshiron ta nënshkruajë, e shpreh këtë qëndrim me shkrim.

KREU II PAVLEFSHMERIA E AKTEVE

Shpallja e pavlefshmërisë

Neni 119: Akti procedural që nuk është kryer në formën që kërkohet shprehimisht nga ligji, mund të shpallet i pavlefshëm. Akti mund të shpallet i pavlefshëm edhe kur i mungojnë të dhënat e domosdoshme për arritjen e qëllimit të tij. Pavlefshmëria nuk mund të shpallet kur akti ka arritur qëllimin për të cilin është destinuar.

Neni 120: Nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural pa kërkesën e palës, përveç kur ligji parashikon ndryshe. Vetëm pala në interes të së cilës është bërë një kërkesë, mund të kundërshtojë pavlefshmërinë e aktit për mungesë të vetë kërkesës. Pavlefshmëria nuk mund të kundërshtohet nga pala që e ka parashtruar as nga ajo që ka hequr dorë heshtazi.

Pavlefshmëria e pjesshme

Neni 121: Pavlefshmëria e një akti nuk ka rëndësi për aktet e mëparshme, kur këto janë të pavarura prej tij. Pavlefshmëria e një pjese të aktit nuk prek pjesët e tjera që janë të pavarura. Kur e meta e një akti procedural pengon një efekt të caktuar, efektet e tjera të prodhuara prej tij, për të cilat ai është krijuar, janë të vlefshme.

Pavlefshmëria e njoftimit

Neni 122: Njoftimi është i pavlefshëm kur nuk janë zbatuar dispozitat që kanë lidhje me mënyrën dhe personin të cilit i duhet dorëzuar kopja e aktit ose kur ka pasiguri të plotë për personin ose datën e njoftimit.

Pavlefshmëria e vendimeve gjyqësore

Neni 123: Pavlefshmëria e vendimeve të gjykatës që mund të shqyrtohen në gjykatën e apelit ose për të cilat mund të bëhet kërkesë në Gjykatën e Kasacionit, vlerësohet brenda kufijve dhe rregullave të caktuara për këto mjete të kundërshtimit.

Ripërtëritja e aktit

Neni 124: Gjykata që shpall pavlefshmërinë e një akti procedural, kur është e mundur, duhet të veprojë për ripërtëritjen e plotë apo të pjesshme të aktit. Kur pavlefshmëria e aktit procedural është rrjedhojë e fajësisë së sekretarit, përmbaruesit ose mbrojtësit, gjykata me vendim i ngarkon personit përgjegjës shpenzimet për ripërtëritjen e aktit. Me kërkesën e palës së dëmtuar, gjykata në vendimin që vendos për mosmarrëveshjen, detyron personin përgjegjës të shpërblejë dëmin e shkaktuar nga pavlefshmëria, sipas rregullave të parashikuara në nenin 79 të këtij Kodi.

KREU III VENDIMET E GJYKATES

Vendimet e ndërmjetme

Neni 125: Vendimet e ndërmjetme jepen nga gjykata në seancë gjyqësore, me qëllim që të sigurohet zhvillimi i gjykimit në pajtim me dispozitat e këtij Kodi.

Vendimet përfundimtare

Neni 126: Vendimi përfundimtar jepet nga gjykata në përfundim të gjykimit i cili zgjidh çështjen në themel. Vendimi përfundimtar, si dhe vendimet që i japin fund procesit gjyqësor civil të parashikuara prej nenit 127 të këtij Kodi jepen në "Emër të popullit" dhe përkatësisht duhet të përmbajnë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyra e zgjidhjes së saj.

Vendimet jopërfundimtare

Neni 127: Vendimet jopërfundimtare janë vendimet e pushimit të çështjes, me të cilët gjykata ose gjyqtari në rastet e parashikuara në këtë Kod i japin fund procesit gjyqësor civil pa e zgjidhur çështjen në themel, si edhe çdo vendim tjetër që pa e zgjidhur çështjen në themel i jep fund procedimit gjyqësor të filluar.

KREU IV NJOFTIMET

Letërthirrja

Neni 128: Thirrrja në gjykatë bëhet me letërthirrje e cila si rregull njoftohet me anë të nëpunësit gjyqësor.

Neni 129: Letërthirrja duhet të përmbajë gjykatën që e ka nxjerrë, emrin, mbiemrin e personit të thirrur, kohën e vendin e seancës gjyqësore, mosmarrëveshjen për të cilën thirret, si dhe pasojat ligjore në rast se personi i thirrur nuk paraqitet në gjykatë.

Rregullat e njoftimit të akteve

Neni 130: Njoftimi, kur nuk parashikohet ndryshe, bëhet nëpërmjet dorëzimit nga nëpunësi gjyqësor të kopjes së aktit që duhet t’i njoftohet personit që përcaktohet si marrës, kudo që gjendet brenda territorit të juridiksionit të gjykatës, ku është në marrëdhënie pune nëpunësi gjyqësor. Në qoftë se personi refuzon marrjen në dorëzim, nëpunësi gjyqësor bën shënimin përkatës në letërthirrje dhe kur është e mundur e vërteton me nënshkrimin e dy dëshmitarëve të pranishëm.

Neni 131: Kur nuk është i mundur njoftimi sipas dispozitës së mësipërme, njoftimi bëhet në vendbanimin ose vendqëndrimin e marrësit ose në zyrën, apo vendin ku ushtron veprimtarinë tregtare, industriale ose të artizanatit. Në qoftë se marrësi nuk gjendet në një nga këto vende, njoftimi i dorëzohet një personi të familjes që ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe kur nuk ndodhet ndonjë prej tyre, njoftimi mund të bëhet edhe nëpërmjet fqinjëve, që pranojnë t’ia dorëzojnë atë personit të thirrur, zyrës ose qendrës së punës së tij, përveç kur i thirruri është i mitur, nën gjashtëmbëdhjetë vjeç, ose është i pazoti për të vepruar. Kur nuk është e mundur të bëhet njoftimi, sipas paragrafit të mësipërm, kopja e njoftimit i dorëzohet portierit të ndërtesës së banimit, të zyrës apo të qendrës së punës. Në të gjitha këto raste, personi që merr njoftimin, duhet të nënshkruajë origjinalin ose kopjen e saj, duke marrë përsipër detyrimin që kopjen tjetër t’ia dorëzojë personit të thirrur. Gjithashtu bëhet shënimi në kopjen që mban nëpunësi i gjykatës edhe për marrëdhëniet e këtij personi me personin që i drejtohet njoftimi.

Neni 132: Kur personi që thirret në gjykatë ose njerëzit e familjes së tij nuk pranojnë të marrin në dorëzim njoftimin, si dhe kur këta dhe fqinjët që u jepet njoftimi për t’ia dorëzuar personit të thirrur, nuk dinë ose nuk mund të nënshkruajnë, bëhet shënimi në kopjen e njoftimit duke u nënshkruar të paktën edhe nga një dëshmitar. Në këtë rast njoftimi quhet i kryer.

Neni 133: Kur marrësi nuk ka vendbanim, vendqëndrim ose banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë ose nuk ka zgjedhur një banesë apo nuk ka caktuar një përfaqësues të tij, sipas nenit 131 të këtij Kodi, njoftimi i aktit bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në gjykatën e vendit në të cilën do të gjykohet mosmarrëveshja, si dhe në vendin e afishimit të komunës ku ka pasur vendbanimin dhe, kur ky i fundit nuk dihet, në atë të vendlindjes. Kur ka marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe, në të cilat ka aderuar Republika e Shqipërisë, dispozita si më sipër zbatohet vetëm kur është i pamundur ekzekutimi i njoftimit në një nga mënyrat e parashikuara në këto marrëveshje.

Njoftimi i akteve të shtetit të huaj

Neni 134: Njoftimi i akteve që vijnë nga organet e një shteti të huaj në një drejtim të përcaktuar nga autoritetet e këtij shteti, kryhet me dorëzimin e tyre të thjeshtë sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.

Neni 135: Njoftimi i akteve të shtetit të huaj bëhet nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e cila ia përcjell ato gjykatës së rrethit të vendit ku duhet të kryhet njoftimi. Kur ka marrëveshje të ndërsjellë për dhënien e ndihmës juridike, dërgimi për njoftim dhe njoftimi bëhet drejtpërsëdrejti midis organeve kompetente të të dy shteteve, ose në ndonjë mënyrë tjetër që parashikohet në marrëveshje. Ministria e Drejtësisë kur konstaton se kërkesa për njoftimin e një akti nuk përputhet me rregullat e parashikuara në këtë Kod, ose në marrëveshjen ndërkombëtare përkatëse, ia kthen dokumentet organit të shtetit dërgues, duke specifikuar plotësisht rregullimet e nevojshme.

Neni 136: Pala që kërkon njoftimin duhet të shoqërojë kërkesën me shpenzimet e nevojshme të njoftimit, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare ekzistuese, përveç rasteve kur ligji apo këto marrëveshje parashikojnë përjashtimin nga pagimi paraprak i shpenzimeve.

Neni 137: Akti njoftohet në gjuhën e vendit nga i cili është dërguar, por marrësi që nuk e njeh gjuhën në të cilën është përpiluar akti, ka të drejtë të refuzojë njoftimin dhe të kërkojë që ai të përkthehet në gjuhën shqipe ose në një gjuhë tjetër të njohur prej pritësit për llogari të palës kërkuese dhe me shpenzimet e saj.

Neni 138: Për njoftimin e aktit mbahet procesverbal ose plotësohet një certifikatë, në të cilën përmendet detyrimisht vendi, data e njoftimit, personit të cilit i është dorëzuar akti, lidhjet e tij me personin që i drejtohet akti, nënshkrimi dhe kur është rasti edhe arsyet që kanë penguar njoftimin.

Neni 139: Për dokumentet që bëjnë fjalë për ekzekutimin ose mosekzekutimin e kërkesave të njoftimit, veprohet në të njëjtën mënyrë sikurse për dërgimin e kërkesave për njoftim.

Neni 140: Ekzekutimi i një kërkese njoftimi apo përcjelljeje mund të refuzohet nga autoritetet kompetente shqiptare, kur preket sovraniteti apo siguria e shtetit, si dhe kur nuk është paraqitur në përputhje me dispozitat e këtij Kodi.

Njoftimi për personat juridikë

Neni 141: Njoftimet për institucionet, ndërmarrjet dhe personat e tjerë juridikë shtetërorë bëhet nëpërmjet dorëzimit të kopjes zyrës së titullarit dhe personave të ngarkuar për të pranuar akte. Njoftimi për personat juridikë joshtetërorë bëhet në qendrën e tyre, nëpërmjet dorëzimit të kopjes së aktit përfaqësuesit ose personit të ngarkuar për të marrë njoftimin dhe në mungesë të tyre, një personi tjetër që punon në këtë qendër të personit juridik.

Njoftimi për personat me shërbim në ushtri

Neni 142: Personave që ndodhen në shërbim në ushtri ose në repartet e Ministrisë së Brendshme, njoftimi u bëhet me anë të komandës së repartit nga i cili varen.

Mënyra të tjera njoftimi

Neni 143: Njoftimi mund të kryhet edhe nëpërmjet shërbimit postar, përveç kur ligji e ndalon. Nëpunësi gjyqësor duhet të shënojë mbi origjinalin dhe mbi kopjen e njoftimit edhe zyrën e postës nëpërmjet së cilës i është dërguar kopja marrësit, me dërgesë të porositur. Dëftesa e marrjes në dorëzim duhet t’i bashkohet origjinalit të aktit.

Neni 144: Gjykata mund të urdhërojë me vendim edhe mënyra të tjera njoftimi nga ato të parashikuara nga ligji, si nëpërmjet telegramit me përúgjigje, me faks, kur vërtetohet me shkrim marrja e tij, me shkresë dorazi e me mënyra të tjera që garantojnë një njoftim të rregullt, kur e kërkojnë rrethana të veçanta ose nevoja e një njoftimi të shpejtë.

KREU V AFATET

Neni 145: Afatet për kryerjen e veprimeve procedurale caktohen nga ligji dhe kur ky e lejon edhe nga gjykata. Afatet mund të jenë edhe prekluzive kur ligji e parashikon shprehimisht.

Neni 146: Afatet e vendosura nga ligji janë të zakonshme, përveç kur ligji e parashikon shprehimisht se janë të prera. Afatet e prera nuk mund të shkurtohen ose të shtyhen, qoftë edhe me pëlqimin e palëve.

Zgjatja e afateve

Neni 147: Gjykata përpara mbarimit të afatit mund të zgjasë me vendim afatin që nuk është prekluziv. Shtyrja nuk mund të jetë më e gjatë se afati i fillimit, përveç kur ka arsye veçanërisht të rënda që përligjin kërkesën.

Llogaritja e afateve

Neni 148: Kur afati është caktuar me ditë dhe me orë, përjashtohet dita dhe ora në të cilën ka filluar ngjarja ose koha nga e cila duhet të fillojë afati. Afati që është caktuar në javë, në muaj ose në vite mbaron me kalimin e asaj dite të javës së fundit, ose të muajit të fundit që ka të njëjtin emër ose numër me atë të ditës që ka filluar afati. Kur një ditë e tillë mungon në muajin e fundit, afati mbaron me kalimin e ditës së fundit të këtij muaji. Kur dita e fundit e një afati bie në ditë pushimi, afati mbaron në ditën e punës, që vjen pas asaj të pushimit.

Neni 149: Dita e fundit e afatit vazhdon deri në orën 24 të saj, por kur do të kryhet ndonjë veprim procedural ose do të paraqitet ndonjë kërkesë ose akt tjetër në gjykatë, afati mbaron në çastin e mbarimit të orarit zyrtar. Afati nuk quhet i humbur, kur kërkesa ose akti është dërguar me postë edhe në ditën e fundit të afatit.

Afatet dhe pezullimi i gjykimit

Neni 150: Kur pezullohet gjykimi, pezullohen edhe të gjitha afatet që kanë filluar të ecin por nuk janë plotësuar. Në këtë rast, pezullimi i afatit fillon nga çasti që ka ndodhur ngjarja e cila ka shkaktuar pezullimin e gjykimit.

Rivendosja në afat

Neni 151: Kur palët ose prokurori që ka ngritur padi, për shkaqe të arsyeshme kanë humbur afatin ligjor ose atë të caktuar nga gjykata, mund të kërkojnë prej saj rivendosjen në afat, përveç kur afatet kanë karakter prekluziv.

Neni 152: Kërkesa për rivendosjen e afatit të humbur shqyrtohet nga gjykata së cilës duhet t’i paraqiten edhe dokumentet që justifikojnë ose për të cilat kërkohet rivendosja e afatit. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë.

PJESA E DYTE GJYKIMI NE SHKALLE TE PARE

TITULLI I NGRITJA E PADISE

KREU I HARTIMI, PARAQITJA NE GJYKATE DHE NJOFTIMI I PADISE

Hartimi i padisë

Neni 153: Gjykimi i një çështje në gjykatë fillon me paraqitjen e kërkesëpadisë me shkrim.

Neni 154: Kërkesëpadia shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përmbajë: - gjykatën përpara së cilës paraqitet kërkesa;

- emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e paditësit e të paditurit dhe të personave që përkatësisht i përfaqësojnë ata, kur ka të tillë;

- përcaktimin e objektit të kërkesëpadisë;

- tregimin e fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve të tjera provuese dhe të së drejtës mbi të cilat mbështetet kërkesëpadia;

-kërkimin e paditësit;

- vleftën e padisë, në rast se objekti i saj është i vlerësueshëm. Aktet që vërtetojnë njoftimin e padisë dhe datën e seancës, i dorëzohen menjëherë sekretarisë, e cila i depoziton në dosjen përkatëse.

Njoftimi paraprak i padisë

Neni 155: Ndërmjet datës që është njoftuar padia dhe asaj të paraqitjes në gjykatë, duhet të sigurohet një afat jo më pak se dhjetë ditë. Kur vendi i njoftimit është jashtë rrethit ose jashtë shtetit, afati për paraqitjen në gjyq duhet të jetë i tillë sa të sigurohet një komunikim normal i padisë dhe paraqitja në gjykatë e të paditurit ose të personave të tretë. Në çështjet që është e nevojshme të kryhet një njoftim i shpejtë i padisë, me kërkesën e paditësit, gjyqtari kur e sheh atë me vend, mund të lejojë mosrespektimin e afatit të mësipërm të parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, por gjithnjë njoftimi duhet të jetë bindës, në përputhje me rregullat e parashikuara prej neneve 132 e 133 të këtij Kodi dhe pa i cenuar të paditurit të drejtën e mbrojtjes.

Aktet që i bashkëngjiten padisë

Neni 156: Bashkë me kërkesëpadinë duhet të paraqiten:

a) prokura, në rast se kërkesëpadia paraqitet në emër të paditësit nga përfaqësuesi i tij;

b) kopje të kërkesëpadisë dhe të akteve provuese, në numër sa janë të paditurit, si dhe për rastin e parashikuar nga neni 197 i Kodit Civil. Me paraqitjen e kërkesëpadisë paguhet taksa mbi aktet, si dhe shpenzimet e nevojshme për njoftimet ose shërbimet e tjera gjyqësore. Kërkesëpadisë i bashkëngjitet thirrja në të cilën shënohen data e paraqitjes në gjykatë, si dhe porosia që në këtë datë të jenë të saktësuara provat që i padituri pretendon se duhen dëgjuar nga gjykata.

Paraqitja e padisë

Neni 157: Kërkesëpadia paraqitet në gjykatë nga paditësi ose nga përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë. Padia mund të paraqitet në gjykatë edhe nëpërmjet postës, por kur ajo nuk plotëson kushtet e përmendura në nenet e mësipërme, gjyqtari i vetëm ia kthen paditësit në kohën e paraqitjes së saj ose ai njoftohet me shkrim për plotësimin e të metave dhe pasi të jetë shënuar në padi data e paraqitjes, caktohet një afat për plotësimin e të metave. Deri në këtë datë padia mbetet pa veprime. Kur paditësi nuk plotëson të metat brenda afatit të caktuar, kërkesëpadia quhet se nuk është paraqitur dhe i kthehet paditësit së bashku me aktet e tjera. Kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm për kthimin e kërkesëpadisë mund të bëhet ankim i veçantë. Kur të metat e kërkesëpadisë janë plotësuar në afatin e caktuar, ajo quhet e regjistruar që nga dita që është depozituar në gjykatë. Në këtë mënyrë veprohet edhe kur të metat e kërkesëpadisë konstatohen gjatë gjykimit të çështjes.

Regjistrimi i padisë dhe formimi i dosjes

Neni 158: Me depozitimin e padisë në sekretari bëhet regjistrimi i saj në regjistrin themeltar përkatës dhe hapet dosja, në të cilën depozitohen padia, akti i njoftimit të saj të paditurve dhe pjesëmarrësve të tjerë në proces, provat shkresore dhe çdo dokument që palët kanë paraqitur lidhur me çështjen në gjykim. Ato kanë të drejtë që me lejen e gjykatës të njihen me përmbajtjen e tyre, por palët apo personat e tretë të thirrur në gjykatë nuk mund të tërheqin dokumentet e paraqitura, të bëjnë fotokopje të tyre, pa lejen e gjykatës dhe pa qenë ato të evidentuara në dosje. Njoftimi i padisë bëhet sipas rregullave të parashikuara në nenet 130 dhe 131 të këtij Kodi.

Bashkimi i kërkimeve

Neni 159: Në një kërkesëpadi mund të parashtrohen shumë kërkime, në rast se gjykata është kompetente për të gjitha kërkimet. Kur gjykata çmon se shqyrtimi i përbashkët i tyre, do të shkaktojë vështirësi të dukshme në zhvillimin e gjykimit, vendos që ato të shqyrtohen veç e veç.

Kundërpadia

Neni 160: I padituri ka të drejtë të paraqesë kundërpadi kur kërkimi i kundërpadisë ka lidhje me atë të padisë ose kur midis tyre mund të bëhet kompensimi. Kundërpadia mund të paraqitet derisa nuk ka përfunduar hetimi gjyqësor dhe i nënshtrohet të gjitha rregullave të caktuara për ngritjen e padisë. Kur të metat e kundërpadisë nuk plotësohen në afatin e caktuar nga gjykata, ajo mund të shqyrtohet veçmas.

KREU II BASHKENDERGJYQESIA

Neni 161: Padia mund të ngrihet bashkërisht nga shumë paditës ose kundër shumë të paditurve (bashkëndërgjyqës) në rast se:

a) kanë të drejta ose detyrime të përbashkëta mbi objektin e padisë;

b) të drejtat dhe detyrimet e tyre nga pikëpamja e faktit ose e ligjit kanë po atë bazë.

Neni 162: Secili nga bashkëndërgjyqësit kundrejt palës kundërshtare paraqitet i pavarur në mënyrë që veprimet ose mosveprimet e tij procedurale nuk u sjellin të tjerëve as dobi as dëm. Kur, për shkak të natyrës së marrëdhënieve juridike që janë në konflikt ose për shkak të një dispozite ligjore, efekti i vendimit, që do të jepet, shtrihet në të gjithë bashkëndërgjyqësit, veprimet procedurale që janë kryer prej disa bashkëndërgjyqësve kanë efekt edhe për bashkëndërgjyqësit e tjerë që nuk janë paraqitur në gjykatë ose që nuk kanë kryer ndonjë veprim në afatin e caktuar.

KREU III DREJTIMI I PROCESIT

Të drejtat e gjykatës për zhvillimin e procesit gjyqësor dhe mjetet për zbatimin e tyre

Neni 163: Gjykata ushtron të gjitha të drejtat e parashikuara në këtë Kod që janë të nevojshme për zhvillimin sa më të mirë të procesit gjyqësor. Gjykata cakton seancat dhe afatet, brenda të cilave palët dhe personat e tjerë të thirrur prej saj, duhet të kryejnë aktet procedurale dhe veprime të tjera të kërkuara prej saj. Gjykata drejton procesin gjyqësor nëpërmjet vendimeve dhe urdhrave. Vendimet dhe urdhrat e shpallura në seancë gjyqësore, quhen të njohura nga palët e pranishme ose që duhej të paraqiteshin në gjykatë. Vendimet e shpallura jashtë seancës dhe ato ndaj të cilave lejohet ankim, u komunikohen palëve të interesuara nga sekretari i seancës jo më vonë se tri ditë nga shpallja e tyre.

Neni 164: Vendimet jopërfundimtare dhe urdhrat që jep gjykata në seancë gjyqësore, duhet të arsyetohen dhe të mos paragjykojnë zgjidhjen e çështjes. Ato mund të ndryshohen ose të revokohen nga gjykata që i ka shpallur përveç kur:

a) janë shpallur mbi bazën e një marrëveshje të palëve në rastet që ato vetë mund të disponojnë. Megjithatë mund të revokohen nga gjykata kur është parashikuar në marrëveshjen e palëve;

b) në këtë Kod parashikohet se kundër tyre mund të ushtrohet ankim i veçantë;

c) ligji i deklaron si të pakundërshtueshme.

KREU IV GJOBAT

Mosparaqitja në gjyq pa shkaqe të arsyeshme

Neni 165: Kur dëshmitari ose eksperti, që është thirrur në gjykatë, nuk paraqitet pa shkaqe të arsyeshme, gjykata e dënon me gjobë deri në 30 000 lekë dhe urdhëron sjelljen e tij me detyrim. Kundërshtimi për të dëshmuar

Neni 166: Kur dëshmitari pa ndonjë shkak të arsyeshëm kundërshton të dëshmojë ose eksperti të japë mendimin, gjykata i dënon me gjobë deri në 30 000 lekë.

Mosparaqitja në gjyq e dokumentit ose e sendit nga personi i tretë

Neni 167: Kur një person i tretë, që nuk është palë, nuk pranon të paraqesë një dokument ose një send, që provohet se ndodhet pranë tij dhe që i është kërkuar nga gjykata dënohet me gjobë deri me 30000 lekë.

Mosbindja e urdhrit të kryetarit të seancës

Neni 168: Kur personat që marrin pjesë në gjykimin e çështjes, si dhe personat e tjerë që asistojnë në gjykim nuk u binden urdhrave të kryetarit të seancës gjyqësore, me vendim të gjykatës mund të dënohen me gjobë deri në 30 000 lekë. Kjo dispozitë nuk zbatohet për prokurorin dhe avokatin që marrin pjesë në çështje.

Kundërshtimi i vendimit të dënimit

Neni 169: Personat që janë dënuar me gjobë, sipas dispozitave të mësipërme, mund t’i paraqitin gjykatës që i ka dënuar, brenda tri ditëve, kërkesë për heqjen e dënimit, duke treguar dhe shkaqet. Gjykata kur i gjen me vend këto shkaqe, revokon vendimin e dënimit me gjobë si dhe urdhrin e sjelljes me detyrim. Ajo mund edhe vetëm të pakësojë gjobën e caktuar. Në rast të kundërt, refuzon kërkesën. Afati për të paraqitur kërkesën fillon nga dita e seancës gjyqësore dhe, në rastet e parashikuara nga nenet 165 dhe 167, nga dita e njoftimit të vendimit të dënimit. Vendimi i dhënë nga gjykata në rastet e sipërme është i formës së prerë dhe kundër tij nuk lejohet ankim.

TITULLI II SHQYRTIMI I ESHTJES

KREU I VEPRIMET PERGATITORE

Neni 170: Kryetari i gjykatës, zëvendësi apo gjyqtari i ngarkuar prej tij, me paraqitjen e padisë në gjykatë, caktojnë gjyqtarin që do të drejtojë gjykimin e saj. Me qëllim që çështja të përgatitet sa më mirë për t’u zgjidhur shpejt e drejt, gjyqtari i vetëm me vendim kryen këto veprime:

- kërkon nga paditësi që kërkesëpadia të plotësohet me të gjitha elementet e nevojshme të parashikuara nga nenet 154 dhe 156 të këtij Kodi;

-vendos për përjashtimin e paditësit nga pagimi i taksës mbi aktet, në rastet e parashikuara nga ligji;

- kur e sheh të nevojshme cakton seancën përgatitore në të cilën thirret i padituri ose personi i tretë, me qëllim që të përcaktohet natyra e mosmarrëveshjes, kërkon prej tyre të japin shpjegime që i quan të nevojshme si dhe të përcaktojë provat për vërtetimin e pretendimeve e të prapësimeve të tyre;

- vendos se cilët dëshmitarë do të thirren në seancë gjyqësore dhe kërkon nga i padituri ose persona të tjerë akte që ndodhen pranë tyre;

- kur është rasti, vendos për vënien e sekuestros ose për marrjen e ndonjë mase tjetër për sigurimin e padisë;

- kur është rasti vendos për sigurimin e pronave;

- vendos për pezullimin e gjykimit të çështjes në rastet e parashikuara nga neni 297 i këtij Kodi;

- vendos për pushimin e gjykimit kur janë rastet e parashikuara nga shkronjat "b" dhe "c" të nenit 299 të këtij Kodi.

- vendos për bashkimin e padive në një gjykim të vetëm kur janë rastet e parashikuara në këtë Kod;

- vendos për moskompetencën e gjykatës kur çmon se çështja hyn në kompetencën e një gjykate tjetër dhe i dërgon asaj kërkesëpadinë së bashku me aktet e paraqitura. Kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm me të cilin vendoset pezullimi, pushimi dhe moskompetenca e gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë.

Veprimet e pajtimit

Neni 171: Gjyqtari, si gjyqtar i vetëm, gjatë veprimeve përgatitore bën të gjitha përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen me pajtim, kur e lejon natyra e çështjes. Për këtë qëllim, kur është rasti, urdhëron edhe paraqitjen e vetë palëve. Përpjekjet për pajtim mund të përsëriten në çdo fazë të hetimit gjyqësor. Kur arrihet pajtimi pa filluar seanca gjyqësore, mbahet procesverbal i cili nënshkruhet nga palët. Gjyqtari me vendim miraton pajtimin. Kur pajtimi arrihet në seancë gjyqësore, kushtet e marrëveshjes pasqyrohen në procesverbalin gjyqësor. Gjykata jep vendim për miratimin e tij, por në çdo rast ai nuk duhet të jetë në kundërshtim me ligjin. Kundër vendimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me pajtim ose mospranimin e pajtimit mund të bëhet ankim i veçantë.

KREU II SEANCA GJYQESORE

Neni 172: Shqyrtimi i çështjes përpara gjykatës bëhet verbalisht, por palët mund të parashtrojnë me shkrim shpjegimet dhe pretendimet e tyre rreth çështjes në gjykim. Në seancë gjyqësore mbahet procesverbal në të cilin pasqyrohen shpjegimet e palëve, provat që merren, si dhe vendimet e urdhrat që shpall gjykata.

Gjykimi me dyer të mbyllura

Neni 173: Në pajtim me nenin 26 të këtij Kodi, gjykimi i çështjeve tërësisht ose pjesërisht në seancë me dyer të mbyllura lejohet me vendim të arsyetuar të gjykatës, vetëm kur: a. është e nevojshme të ruhet një sekret shtetëror dhe rendi publik; b. përmenden sekrete tregtare, shpikjesh nga publikimi i cilave do të cenoheshin interesa që mbrohen me ligj; c. përmenden rrethana nga jeta intime private e palëve dhe e pjesëmarrësve të tjerë në proces. Në gjykimin e çështjeve me dyer të mbyllura lejohen të qëndrojnë në sallën e gjyqit vetëm palët, përfaqësuesit e tyre, dëshmitarët, ekspertët dhe me lejen e gjykatës edhe persona të tjerë. Nuk lejohet qëndrimi në seancë gjyqësore i të miturve nën 16 vjeç, përveç kur thirren nga gjykata.

Vendimi për zhvillimin e gjykimit me dyer të mbyllura duhet të shpallet publikisht. elja dhe zhvillimi i seancës gjyqësore

Neni 174: Në ditën dhe në orën e caktuar palët ose përfaqësuesit e tyre janë të detyruar të njoftojnë gjykatën për praninë e tyre. Përpara se të fillojë seanca gjyqësore sekretari ose nëpunësi gjyqësor thërret palët ose përfaqësuesit e tyre dhe i fton ata të zënë vendet e caktuara.

Neni 175: Pasi deklarohet çelja e seancës gjyqësore, gjykata verifikon paraqitjen e palëve dhe heton shkaqet kur njëra ose të dyja ato nuk janë paraqitur në seancë. Në rast se mosparaqitja ka ndodhur për shkak sëmundjeje ose për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm, gjykata shtyn gjykimin për një ditë tjetër.

Legjitimimi i palëve në proces

Neni 176: Gjykata verifikon legjitimimin si palë të personave ose të përfaqësuesve të tyre të paraqitur dhe kur është rasti i fton ata të plotësojnë aktet dhe dokumentet që rezultojnë me të meta, duke përfshirë këtu edhe aktet lidhur me përfaqësimin, gjetjen e personit dhe, kur e sheh të nevojshme, u cakton palëve një afat.

Drejtimi i hetimit gjyqësor nga kryetari i seancës

Neni 177: Kryetari i seancës gjyqësore drejton hetimin gjyqësor dhe bisedimet e palëve, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Kod. Kur ndonjë nga palët bën vërejtje ndaj veprimeve të kryetarit të seancës, duke pretenduar se u kufizohen ose u shkelen të drejtat e tyre, këto duhet të pasqyrohen në procesverbal.

Sigurimi i rregullit dhe i qetësisë në seancë gjyqësore

Neni 178: Kryetari i seancës gjyqësore kujdeset për mbajtjen e rregullit e të qetësisë në seancë. Ai ka të drejtë të urdhërojë largimin nga salla e gjyqit të personave që prishin rregullin e qetësinë e zhvillimit të seancës gjyqësore. Kur prokurori ose avokati nuk u binden urdhrave të kryetarit të seancës gjyqësore, gjykata vë në dijeni organin përkatës të prokurorisë ose të këshillit drejtues të avokatisë dhe kërkon prej tyre marrjen e masave disiplinore. Gjykata mund të shtyjë seancën derisa të caktohet një prokuror ose një avokat tjetër.

Pasojat juridike të mosparaqitjes së palëve

Neni 179: Nëse paditësi ose asnjë nga palët, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqiten në seancën e parë, si në veprimet përgatitore ashtu edhe në seancën gjyqësore, dhe rezulton se kanë dijeni rregullisht, gjykata apo gjyqtari i vetëm vendos pushimin e gjykimit. Nëse i padituri nuk paraqitet në seancën e parë dhe paditësi nuk kërkon që gjykimi të zhvillohet në mungesë, gjykata cakton një seancë tjetër gjyqësore. Nëse ky nuk paraqitet edhe në seancën tjetër gjyqësore dhe paditësi nuk kërkon që gjykimi të zhvillohet në mungesë, gjykata vendos pushimin e gjykimit.

Shpallja e trupit gjykues dhe shpjegimet e palëve

Neni 180: Pasi të jenë kryer veprimet e mësipërme, shpallet përbërja e trupit gjykues dhe zgjidhen kërkesat paraprake të palëve. Gjykata në seancën e parë gjyqësore u kërkon palëve, që në bazë të fakteve të pretenduara prej tyre, të japin sqarimet e nevojshme, duke u vënë në dukje çështjet që nga pikëpamja procedurale i quan të nevojshme e të dobishme për gjykimin e çështjes. Në fillim paditësi jep shpjegime rreth kërkesave të parashtruara në padi, pastaj i padituri dhe pjesëmarrësit e tjerë në proces. Secili prej tyre është i detyruar të përcaktojë faktet dhe provat mbi të cilat mbështeten pretendimet e prapësimet e tyre. Ata mund të kërkojnë nga gjykata marrjen e provave të tjera, përveç atyre të caktuara në seancë përgatitore ose të marra në seancë gjyqësore, vetëm kur nga shpjegimet e palës tjetër ose nga rrethanat të dala rishtazi marrja e tyre është në dobi të gjykimit të çështjes. Gjykata, kur e vlerëson të nevojshme, mund t’u japë palëve të interesuara një afat jo më shumë se 10 ditë për të përcaktuar faktet dhe provat e tjera.

Përfundimi i gjykimit nga i njëjti trup gjykues

Neni 181: Gjykata duhet të organizojë punën që gjykimi i çështjes të përfundojë nga i njëjti trup gjykues. Kur për shkaqe të parashikuara nga paragrafi i tretë i nenit 62 të këtij Kodi, ose për shkaqe të tjera të përligjura, ndryshon përbërja e trupit gjykues, anëtari i ri duhet të njihet me përmbajtjen e procesit gjyqësor, përveç kur kërkohet prej tij që çështja të shqyrtohet nga fillimi. Kur ndryshon më shumë se një nga anëtarët e trupit gjykues, çështja fillon nga fillimi.

Paraqitja personalisht e palëve

Neni 182: Gjykata, në çdo fazë të gjykimit, ka të drejtë të kërkojë që palët të paraqiten personalisht për t’u pyetur, për rrethana që çmon se kanë rëndësi për zgjidhjen e çështjes, pavarësisht se kanë përfaqësues ose që gjykimi zhvillohet në mungesë të tyre. Kur, me gjithë urdhrin e dhënë nga gjykata sipas paragrafit të mësipërm, pala e thirrur nuk është paraqitur pa ndonjë shkak të ligjshëm ose refuzon t’u përgjigjet pyetjeve që i bëhen, gjykata vlerëson qëndrimin e saj në harmoni me provat e tjera.

Zgjidhja e kërkesave të palëve

Neni 183: Për kërkesat e parashtruara nga palët sipas neneve 180 dhe 182 të këtij Kodi, gjykata shprehet me vendim. Në raste të veçanta, që paraqesin vështirësi gjykimi, ajo mund ta shtyjë deklarimin e vendimit deri në tri ditë. Gjykata, me vendim, lejon marrjen e provave dhe kur është rasti edhe mënyrën e marrjes së tyre. Refuzimi i marrjes së provës së kërkuar duhet të arsyetohet nga gjykata, pa e paragjykuar çështjen.

Zëvendësimi i palëve

Neni 184: Kur gjatë gjykimit del se padia është ngritur nga një person, që nuk ka të drejtë ta ngrejë, ose është ngritur kundër një personi ndaj të cilit nuk duhej të ngrihej, me kërkesën e palës së interesuar gjykata mund të lejojë zëvendësimin e paditësit ose të të paditurit të parë, me paditësin që i përket e drejta që të ngrejë padinë ose me të paditurin kundër të cilit duhej të ngrihej padia. Për këtë zëvendësim gjykata duhet të marrë më parë pëlqimin e të dy palëve dhe të personit që hyn në vend të tyre si palë.

Ndryshimi i shkakut ligjor dhe i objektit të padisë

Neni 185: Paditësi gjatë hetimit gjyqësor ka të drejtë të ndryshojë shkakun ligjor të padisë. Ai edhe pa e ndryshuar shkakun ligjor të saj, mund të shtojë, të pakësojë ose të ndryshojë objektin e padisë. Kur ndryshimet e mësipërme bëhen në mungesën e të paditurit ose të personave të tretë të thirrur në gjykim, duhet t’u komunikohen atyre me shkrim. Nuk quhet shtesë e objektit të padisë, kërkimi i kamatës ose i të ardhurave të tjera të objektit.

Zgjerimi i provave

Neni 186: Kur për shkaqe të ligjshme duhet të shtyhet gjykimi i çështjes, dëshmitarët e paraqitur në ditën e caktuar pyeten, përveç kur gjykata e çmon të nevojshme të pyeten në një seancë tjetër së bashku me dëshmitarët që nuk janë paraqitur.

Neni 187: Pala që është deklaruar në mungesë, paraqitet në çdo moment të procesit gjyqësor, derisa nuk i është dhënë fund hetimit gjyqësor. Ajo mund të kërkojë që të kryhen veprime procedurale për llogari të saj lidhur me hetimin gjyqësor të zhvilluar më parë, kur vërteton pavlefshmërinë e thirrjes në gjyq ose mosparaqitjen për shkaqe të pavarura prej tij. Gjykata mund të pranojë kërkesat e kësaj pale për prova të tjera kur çmon se marrja e tyre është në dobi të hetimit të plotë e të gjithanshëm të çështjes.

Neni 188: Vendimi i gjykatës që pranon kërkesën për ndërpyetjen ose kërkesat e tjera, sipas nenit të mësipërm, i njoftohen palës në mungesë në afatet që cakton gjykata. Aktet dhe veprimet e tjera nuk i nënshtrohen njoftimit.

KREU III PJESEMARRJA E PERSONAVE TE TRETE NE PROCESIN CIVIL

Ndërhyrja kryesore

Neni 189: Kushdo mund të ndërhyjë në një proces gjyqësor që zhvillohet ndërmjet personave të tjerë, kur pretendon për vete tërësisht ose pjesërisht sendin ose një të drejtë që është objekt i padisë në shqyrtim, ose që lidhet me përfundimin e gjykimit, duke ngritur padi kundër të dy palëve ose njërës prej tyre.

Neni 190: Për të ndërhyrë në një proces civil sipas nenit 189 të këtij Kodi, personi i tretë duhet të paraqitet në seancë përgatitore ose gjyqësore, duke i paraqitur gjykatës kërkesën e tij me shkrim ose duke e depozituar atë në sekretari dhe kur është rasti edhe prokurën e dokumentet provuese në aq kopje sa janë ndërgjyqësit. Gjykata urdhëron që ato t’u njoftohen palëve mundësisht pa shtyrë seancën gjyqësore.

Ndërhyrja dytësore

Neni 191: Kushdo mund të ndërhyjë në një proces gjyqësor që zhvillohet ndërmjet personave të tjerë, kur ka interes për të mbështetur njërën ose tjetrën palë, me të cilën bashkohet në gjykim për ta ndihmuar atë.

Thirrja e personit të tretë

Neni 192: Secila palë mund të thërresë në gjykimin e çështjes një person me të cilin mendon se e ka të përbashkët çështjen ose nga i cili mund të kërkohet një garanci ose shpërblim, që lidhet me përfundimin e çështjes. Personi i tretë thirret me kërkesë të shkruar që paraqitet në seancën përgatitore ose në sekretarinë gjyqësore kur ka filluar shqyrtimi i padisë. Kërkesa i njoftohet menjëherë gjyqtarit i cili urdhëron që t’i njoftohet personit të tretë, mundësisht pa shtyrë seancën gjyqësore të caktuar. Thirrja e personit të tretë lejohet kur ai ka banim të ditur brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe derisa nuk ka përfunduar gjykimi i çështjes në shkallë të parë.

Neni 193: Gjykata, kur çmon se procesi gjyqësor duhet të zhvillohet në prani të një personi të tretë, i cili rezulton se ka interes në çështje, e thërret atë dhe për këtë qëllim shtyn seancën gjyqësore. Sekretari njofton atë me letërthirrje.

Neni 194: Gjykata pranon marrjen pjesë të personit të tretë në gjykimin civil me vendim të ndërmjetëm. Kundër vendimit që refuzon marrjen pjesë të personit të tretë mund të bëhet ankim i veçantë.

Të drejtat procedurale të personit të tretë

Neni 195: Personi i tretë ka të drejtë të kryejë të gjitha veprimet procedurale që u lejohen palëve, përveç atyre që përbëjnë disponim të objektit të padisë. Me pëlqimin e të dy palëve personi i tretë që ka ndërhyrë vetë ose është thirrur në gjykatë nga njëra prej palëve mund të z[rë vendin e palës për të cilën ka ndërhyrë dhe kjo e fundit të dalë jashtë gjykimit.

Neni 196: Vendimi që jepet pas ndërhyrjes dytësore ose thirrjes së personit të tretë ka efekt kundrejt tij si përsa u përket marrëdhënieve të tij me personin që e ka thirrur ose për të cilin ka ndërhyrë për ta ndihmuar, ashtu dhe përsa u përket marrëdhënieve të tij me anën kundërshtare.

Neni 197: Nëse personi që është bërë garant paraqitet në gjyq dhe merr përsipër të zëvendësojë në çështje personin e garantuar, ky i fundit mund të kërkojë largimin e tij nga gjykimi, duke u përfaqësuar në gjykim nga garantuesi, në rast se palët nuk kanë kundërshtim. Për këtë kërkim vendos gjykata por vendimi i saj mbi themelin e çështjes e shtrin efektin edhe ndaj personit të garantuar.

Dalja jashtë gjykimit e personit të paditur

Neni 198: Personi që paditet për pagimin e një detyrimi ose për dorëzimin e një sendi ose për njohjen e një të drejte reale, për të cilat ka pretendime edhe një i tretë, ka të drejtë ta thërrasë këtë në gjykim me qëllim që çështja të gjykohet midis paditësit e këtij personi dhe të kërkojë nga gjykata të dalë jashtë gjykimit duke pranuar të derdhë detyrimin ose të depozitojë sendin apo të njohë të drejtën reale, në vendin e mënyrën e caktuar prej saj. Dalja e të paditurit jashtë gjykimit bëhet me leje të gjykatës. Kur personi i tretë nuk pranon të marrë pjesë në gjykim vendoset pushimi i çështjes dhe shuma e derdhur ose sendi i depozituar i dorëzohen paditësit.

Kalimi procedural

Neni 199: Kur njëra nga palët vdes, çështja vazhdon nga ose kundër trashëgimtarëve të saj. Kur pala që është person juridik mbaron, çështja vazhdon nga ose kundër personit juridik a fizik, të cilit i kanë kaluar të drejtat e detyrimet e personit juridik që ka mbaruar.

Neni 200: Kur gjatë zhvillimit të gjykimit e drejta që është në konflikt i kalon një personi tjetër me akt ndërmjet të gjallëve ose me titull të posaçëm, procesi gjyqësor vazhdon midis po atyre palëve që ishin në fillim. Personi të cilit i ka kaluar e drejta në konflikt mund të ndërhyjë ose të thirret në gjykim si person i tretë, ose mund të zëvendësojë në gjykim palën nga e cila i ka kaluar e drejta në konflikt, por vetëm në kushtet e parashikuara nga ky Kod. Vendimi i dhënë ka fuqi edhe kundër personit të cilit i ka kaluar e drejta në konflikt, me përjashtim të rastit kur e drejta e pronësisë mbi një send të luajtshëm është fituar me mirëbesim (neni 166 i Kodit Civil) dhe në zbatimin e rregullave mbi regjistrimin e sendeve.

Heqja dorë nga gjykimi dhe nga e drejta e padisë

Neni 201: Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë nga gjykimi i padisë. Në këtë rast gjykata vendos pushimin e gjykimit. Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë krejtësisht ose pjesërisht nga e drejta e padisë. Në këtë rast padia rrëzohet dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë përsëri po këtë padi. Heqja dorë nga e drejta e padisë përpara Gjykatës së Apelit sjell si rrjedhojë prishjen e vendimit të gjykatës të shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë.

KREU IV SIGURIMI I PADISE

Kur lejohet sigurimi i padisë

Neni 202: Me kërkesën e paditësit, gjykata lejon marrjen e masave për sigurimin e padisë, kur ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë. Sigurimi i padisë lejohet kur:

a) padia mbështetet në prova me shkresë,

b) paditësi jep garanci, në masën dhe në llojin e caktuar nga gjykata, për dëmin që mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë. Garancia mund të kërkohet edhe për rastin e parashikuar nga shkronja "a" e këtij neni.

Neni 203: Sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të marrë formë të prerë. Sigurimi i padisë lejohet edhe nga Gjykata e Apelit, kur padia është duke u shqyrtuar prej saj.

Neni 204: Sigurimi i padisë mund të kërkohet edhe përpara ngritjes së padisë në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi, ose ku ndodhet pasuria me të cilën do të sigurohet padia. Në këtë rast gjykata cakton një afat jo më shumë se pesëmbëdhjetë ditë, brenda të cilit duhet të paraqitet padia në gjykatë.

Neni 205: Sigurimi i padisë mund të lejohet për të gjithë padinë, ose vetëm për ato pjesë të saj, që gjykata i gjen të bazuara, në përputhje me rregullat e parashikuara në nenin 202 të këtij Kodi. Kërkesa, si rregull, shqyrtohet në prani të palëve, por në raste të veçanta ose të ngutshme, mund të shqyrtohet edhe pa u thirrur pala tjetër.

Llojet e masave për sigurimin e padisë

Neni 206: Sigurimi i padisë bëhet:

a) me sekuestrimin e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe të kredive të debitorit;

b) me marrjen nga ana e gjykatës të masave të tjera të përshtatshme, duke përfshirë edhe pezullimin e ekzekutimit. Gjykata mund të lejojë sigurimin e padisë me disa nga llojet e ndryshme të masave të sigurimit, por gjithmonë për një shumë të përgjithshme jo më të madhe se atë të padisë. Sekuestër nuk mund të vihet mbi sende që, sipas nenit 529 të këtij Kodi, nuk mund të sekuestrohen.

Ndryshimi dhe zëvendësimi i masave për sigurimin e padisë

Neni 207: Gjykata me kërkesën e njërës nga palët mund të zëvendësojë një masë sigurimi me një tjetër, pasi më parë të ketë dëgjuar edhe palën kundërshtare. Në këtë mënyrë veprohet edhe kur gjykata vendos heqjen e masës së sigurimit, kur çmon se është zhdukur shkaku për të cilin është vënë ajo.

Ekzekutimi i masave për ekzekutimin e padisë

Neni 208: Vendimet për sigurimin e padisë ekzekutohen sipas rregullave të caktuara në këtë Kod për ekzekutimin e vendimeve mbi sendet e luajtshme dhe të paluajtshme.

Ankimi

Neni 209: Kundër vendimit të gjykatës që ka vendosur pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë, për ndryshimin ose heqjen e sigurimit të padisë, mund të bëhet ankim i veçantë. Ankimi i vendimit të sipërm nuk pengon vazhdimin e shqyrtimit të padisë.

Neni 210: Ankimi kundër vendimit që lejon masën e sigurimit, nuk pezullon ekzekutimin e tij. Ankimi kundër vendimit me të cilin zëvendësohet ose hiqet masa e sigurimit, pezullon ekzekutimin e tij.

Rënia e masës së sigurimit të padisë

Neni 211: Kur padia për të cilën është lejuar masa e sigurimit, nuk është ngritur brenda afatit të caktuar nga gjykata ose gjyqtari, masa e sigurimit quhet se ka rënë nga fuqia. Kur vendoset refuzimi i padisë ose pushimi i gjykimit të saj, gjykata vendos heqjen e sigurimit të padisë, e cila zbatohet kur vendimi të marrë formën e prerë. Garancia e dhënë sipas nenit 202 të këtij Kodi, i kthehet paditësit, në rast se pala tjetër brenda pesëmbëshjetë ditëve pasi vendimi të ketë marrë formën e prerë, nuk paraqit padi për shpërblimin e dëmit të ardhur për një shkak të tillë.

Ligjërimi i masës së sigurimit të padisë

Neni 212: Kur në vendimin përfundimtar padia pranohet, gjykata vendos edhe ligjërimin e sigurimit të padisë. Kur si masë sigurimi të padisë është vendosur sekuestrimi, ajo kthehet në sekuestrim ekzekutiv, pasi vendimi përfundimtar të marrë formën e prerë.

KREU V RREGULLA TE PERGJITHSHME PER MARRJEN E PROVAVE

Lejimi i provave

Neni 213: Në zbatim të nenit 12 të këtij Kodi, gjykata me vendim lejon palët të provojnë faktet mbi të cilat i bazojnë kërkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur në gjykatë vetëm ato prova që janë të domosdoshme e që kanë lidhje me çështjen e gjykimit.

Pohimi gjyqësor

Neni 214: Pohimet e bëra në gjykatë prej palëve apo prej përfaqësuesve të tyre, çmohen nga gjykata pa nënveftësuar provat e tjera dhe rrethanat e çështjes.

Letërporosia

Neni 215: Kur prova duhet të merret jashtë territorit të veprimtarisë së gjykatës, kjo i delegon kompetencat e saj gjykatës së vendit ku ndodhet prova, përveç kur palët e kërkojnë bashkarisht që për këtë qëllim të delegohet njëri prej anëtarëve të trupit gjykues. Në vendimin e gjykatës caktohet një afat brenda të cilit duhet të merret prova dhe caktohet seanca tjetër për vazhdimin e gjykimit.

Neni 216: Prova merret nga gjyqtari i caktuar prej kryetarit të gjykatës që i është drejtuar kërkesa, duke pasqyruar veprimet e kryera në procesverbal, i cili i dërgohet gjykatës në afatin e caktuar. Palët janë të lira të marrin pjesë në marrjen e provës. Deklaratat e palëve dhe të dëshmitarëve merren në vetën e parë dhe pasi i lexohen deklaruesit, nënshkruhen prej tij.

Neni 217: Gjyqtari që procedon për marrjen e provës edhe kur delegohet sipas nenit 215 të këtij Kodi, zgjedh me vendim të gjitha çështjet që dalin gjatë marrjes së provës.

Dëshmitari që nuk flet ose nuk dëgjon

Neni 218: Kur merret në pyetje një person që nuk flet ose nuk dëgjon, në qoftë se pyetja e tyre nuk mund të bëhet me shkrim, gjykata thërret një person që i kupton shenjat e personit që merret në pyetje.

Ndihma juridike nga gjykatat e shteteve të huaja

Neni 219: Kur është e nevojshme të kryhet një veprim procedural gjyqësor jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, për sqarimin e rrethanave, kostatimin e fakteve, dërgimin e një dokumenti apo për arsye të tjera që gjykata e quan të nevojshme për sqarimin e çështjes në gjykim, gjykata nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë i kërkon ndihmën juridike përkatëse organit kompetent të shtetit tjetër. Kur veprimi procedural juridik mund të kryhet nga përfaqësia diplomatike ose konsullore e Republikës së Shqipërisë, kërkesa i drejtohet kësaj të fundit. Kërkesa e sipërme duhet të përcaktojë çështjet për të cilat kërkohet ndihma juridike dhe të përmbajë të dhënat e nevojshme për plotësimin e ndihmës juridike. Kur midis dy shteteve ka marrëveshje për dhënien e ndërsjellë të ndihmës juridike, zbatohen dispozitat e kësaj marrëveshjeje.

Zbatimi i ligjit të huaj

Neni 220: Në rast se për gjykimin e një çështjeje është e nevojshme të zbatohen ligjet e një shteti tjetër, gjykata duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për t’i gjetur dhe zbatuar ato sipas përmbajtjes së tyre. Kur çdo përpjekje e gjykatës sipas paragrafit të parë të këtij neni është e pasuksesshme dhe asnjë nga palët nuk kanë mundur t’ia sigurojnë gjykatës dispozitat e kërkuara, të vërtetuara nga organet kompetente të shtetit tjetër, gjykata vendos sipas legjislacionit shqiptar.

Ndihma juridike për gjykatat e shteteve të huaja

Neni 221: Gjykatat shqiptare u sigurojnë ndihmë juridike gjykatave të shteteve të tjera me kërkesën e tyre. Ndihma juridike nuk mund të jepet kur:

a. Dhënia e saj nuk pajtohet me parimet themelore të legjislacionit shqiptar në fuqi.

b. Objekti i kërkesës nuk është në kompetencën e gjykatave shqiptare.

Neni 222: Kërkesa për dhënien e ndihmës juridike të bërë nga gjykata e një shteti të huaj duhet të përmbajë kushtet e parashikuara nga neni i mësipërm, të jetë hartuar në gjuhën shqipe ose të jetë përkthyer në këtë gjuhë dhe t’i jenë bashkëngjitur shpenzimet e nevojshme për përkthim. Në rast të kundërt gjykata ose marrësi mund të refuzojë kryerjen e veprimeve të kërkuara. Kur ndërmjet dy shteteve ka marrëveshje për dhënien e ndërsjellë të ndihmës juridike, zbatohen dispozitat e kësaj marrëveshjeje.

Marrja e provave te të tretët

Neni 223: Gjykata, me kërkesën e palës së interesuar, mund të urdhërojë palën tjetër ose një person të tretë që nuk merr pjesë në çështje, të paraqesë në gjykim një dokument ose një send tjetër, kur çmohet e nevojshme prej saj. Në këtë rast gjykata jep udhëzimet e nevojshme për kohën, vendin dhe mënyrën e paraqitjes së tyre. Pala që ka kërkuar marrjen e dokumentit është e detyruar të tregojë me hollësi të gjitha rrethanat që bëjnë të besueshme se ku ndodhet dokumenti, karakteristikat e tij, si dhe faktet që do të provohen me këtë dokument. Shpenzimet e nevojshme parapaguhen nga pala që ka bërë kërkesën.

Neni 224: Gjykata mund të kërkojë zyrtarisht nga organet e administratës shtetërore të dhëna me shkrim për akte dhe dokumente që ndodhen në atë organ dhe që është e nevojshme të shqyrtohen në procesin gjyqësor. Kur të dhënat e kërkuara përbëjnë sekret shtetëror, gjykata kërkon lejen e organit qendror nga i cili varet administrata shtetërore ku ndodhen të dhënat e kërkuara. Kur kërkesa refuzohet, kërkesa e palës quhet si e paparashtruar.

KREU VI EKSPERTET

Mënyra e caktimit

Neni 225: Caktimi i ekspertit bëhet nga gjykata duke marrë edhe mendimin e palëve e të pjesëmarrësve në gjykim. Vendimi për emërimin e ekspertit i bëhet i ditur këtij prej sekretarit gjyqësor, duke iu njoftuar edhe data për t’u paraqitur në seancën e caktuar. Eksperti që nuk pranon të kryejë këtë detyrë, duhet t’i njoftojë gjykatës argumentet përkatëse të paktën pesë ditë përpara seancës gjyqësore. Për rrethana të dala rishtazi palët kërkojnë menjëherë përjashtimin e ekspertit, duke parashtruar argumentet përkatëse.

Betimi

Neni 226: Gjykata përpara se eksperti të fillojë nga kryerja e detyrës, i kujton atij rëndësinë e funksioneve për të cilat është thirrur për t’i përmbushur dhe e fton të bëjë betimin se do të kryejë mirë e me nder detyrat që i janë besuar, me të vetmin qëllim që t’ia bëjë të ditur gjykatës të vërtetën.

Caktimi i detyrave

Neni 227: Gjykata, pasi merr edhe mendimin e palëve, i cakton ekspertit çështjet për të cilat duhet të merret mendimi i tij. Eksperti ka të drejtë të njihet me materialet e çështjes, të marrë pjesë në seancë gjyqësore, të bëjë pyetje, të japë shpjegime dhe të kërkojë nga palët të marrë të dhëna nga të tretët brenda kufijve të nevojshëm për kryerjen e detyrës. Eksperti mund të asistohet edhe nga ndihmës të tij, por përgjegjësia për saktësinë e ekspertimit i mbetet atij. Kur sipas vendimit të gjykatës për kryerjen e ekspertimit është e nevojshme që eksperti të njihet me sende, evidenca, llogari e dokumente të tjera, palët mund të jenë të pranishme dhe mund t’i paraqitin ekspertit me shkrim mendime, vërejtje të specialistëve të tyre, të cilët mund të pyeten me cilësinë e dëshmitarit ose kërkesa që lidhen me plotësimin e detyrës, por gjithnjë brenda kompetencave të caktuara në vendimin e gjykatës.

Kryerja dhe vlerësimi i ekspertimit

Neni 228: Kur ekspertimi kryhet me praninë e gjykatës ose të gjyqtarit të deleguar mbahet procesverbal, por gjykata mund t’i kërkojë ekspertit që të japë përfundimet e ekspertimit në një raport me shkrim. Kur ekspertimi kryhet pa pjesëmarrjen drejtpërdrejt të gjykatës, eksperti duhet të hartojë një raport me shkrim mbi ekspertizën e kryer, në të cilën duhet të gjejnë pasqyrim edhe vërejtjet e kërkesat e palëve. Deklaratat eventuale të palëve të përmendura në raport vlerësohen nga gjykata, duke pasur parasysh rregullat e parashikuara në nenin 29 të këtij Kodi. Raporti duhet të depozitohet në sekretari në afatin e caktuar nga gjykata.

Përsëritja e ekspertimit

Neni 229: Kur shihet se ekspertimi është i metë ose i paqartë, si dhe kur ka ndryshim mendimesh midis ekspertëve, gjykata, kryesisht ose me kërkesën e ndonjërës nga palët, mund të kërkojë sqarime plotësuese ose të urdhërojë kryerjen e një ekspertimi të ri, duke thirrur ekspertë të tjerë.

Pasqyrimi i përfundimeve të ekspertimit

Neni 230: Mendimi i ekspertit duhet të jetë i arsyetuar. Kur ekspertët janë të një mendimi, përfundimet e ekspertimit mund t’i parashtrojë njëri që caktohet prej tyre; kur ka ndryshim mendimesh midis ekspertëve, secili prej tyre duhet të parashtrojë vetë mendimin e tij. Pasi të kenë dhënë mendimin, ekspertëve mund t’u bëhen pyetje.

KREU VII DESHMITARET

Kufijtë e lejimit të provave me dëshmitarë

Neni 231: Prova me dëshmitarë lejohet në të gjitha rastet, përveç kur ligji për vlefshmërinë ose provimin e një veprimi juridik kërkon shkresë.

Neni 232: Nuk lejohet prova me dëshmitarë kundër ose tej përmbajtjes së një akti zyrtar ose privat që përbën provë të plotë. Gjithashtu, nuk lejohet të provohet me dëshmitarë marrëveshja e palëve për ndryshimin e kontratës ose shuarja me anë pagimi ose faljeje e detyrimeve në të holla, që rrjedhin nga një kontratë që është bërë ose duhej bërë me dokument, edhe sikur shuma ose vlefta e paguar të jetë më e vogël se 50 000 lekë. Rastet e lejimit të provës me dëshmitarë

Neni 233: Rregullat e caktuara në dy nenet e mësipërme nuk zbatohen dhe lejohet prova me dëshmitarë:

a) kur dokumenti që kërkohet nga ligji për vlefshmërinë ose provimin e veprimit juridik ka humbur ose është prishur pa fajin e palës;

b) kur ka një fillim prove me shkresë. Quhet fillim prove me shkresë çdo shkresë, që rrjedh nga ai, kundrejt të cilit drejtohet kërkimi dhe nga përmbajtja e së cilës del se fakti i pretenduar është pothuajse i vërtetë;

c) kur veprimi juridik i bërë me shkresë është kryer:

- në kundërshtim me ligjin, në mashtrin të ligjit;

- nën ndikimin e mashtrimit, kanosjes, ose për shkak të një marrëveshje me keqbesim të bërë midis përfaqësuesit të njërës palë dhe palës tjetër;

- nën ndikimin e nevojës së madhe të palës;

ç) kur për shkak të rrethanave në të cilat është kryer veprimi juridik ose të marrëdhënieve të posaçme të palëve, nuk ka qenë e mundur të merrej prova me shkresë.

Neni 234: Kundër ose tej përmbajtjes së një veprimi juridik të bërë me shkresë, personi i tretë është i lirë në paraqitjen e provave. Kur njëra prej palëve kontraktuese pretendon se veprimi juridik është kryer vetëm në dukje, pa pasur qëllim që palët të krijojnë pasoja juridike, ose për të mbuluar një veprim tjetër juridik, të cilin palët e kanë dashur, prova me dëshmitarë lejohet në rastet kur ka provë me shkresë të lëshuar nga pala tjetër ose deklarime të bëra prej kësaj përpara institucioneve shtetërore, nga të cilat bëhet e besueshme se veprimi juridik është kryer vetëm për dukje.

Ndalimi i pyetjes si dëshmitar

Neni 235: Nuk mund të pyeten si dëshmitarë:

- përfaqësuesit e palëve në çështje, për rrethana për të cilat kanë marrë dijeni nga të përfaqësuarit e tyre për shkak të detyrës së tyre si përfaqësues;

- personat që për shkak të metash fizike ose psikike nuk janë të aftë të kuptojnë drejt faktet që kanë rëndësi për çështjen dhe të bëjnë dëshmi të rregullt;

- bashkëshortët ende të pandarë, fëmijët, prindërit, gjyshërit, ose kushërinj, në vijë të drejtë ose të tërthortë deri në shkallë të dytë, përveç kur çështja ka lidhje me probleme personale e familjare, si dhe të miturit nën katërmbëdhjetë vjeç, përveç kur thëniet e tyre janë të domosdoshme për zgjidhjen e çështjes. Këta persona vendosin vetë nëse do të dëshmojnë dhe nuk mund të dënohen për refuzimin për të bërë dëshmi.

Rregullat për dëgjimin e dëshmitarëve

Neni 236: Dëshmitarët dëgjohen nga gjykata në debatin gjyqësor. Në raste të veçanta ose për shkak sëmundjeje apo për shkak të punës së veçantë që bën dëshmitari, rrethana këto që e bëjnë të pamundur paraqitjen e tij në gjykim, gjykata mund të vendosë që pyetja e tij të bëhet jashtë qendrës së gjykatës nga një anëtar i trupit gjykues. Në këto raste pyetja e dëshmitarit bëhet përpara seancës gjyqësore të radhës dhe dëshmia e marrë lexohet në seancën gjyqësore. Pyetja e dëshmitarit bëhet kurdoherë në prani të palëve apo përfaqësuesve të tyre, të cilët njoftohen rregullisht. Dëshmia e Presidentit të Republikës merret në selinë ku ai ushtron funksionin e Kryetarit të Shtetit. Kur duhet të merret dëshmia e Kryetarit të Kuvendit Popullor, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, këta mund të kërkojnë të pyeten në selinë ku ushtrojnë detyrën e tyre. Gjykata vlerëson thëniet e dëshmitarëve në harmoni ndërmjet tyre dhe me provat e tjera të marra gjatë shqyrtimit të çështjes.

Betimi

Neni 237: Kryetari i seancës gjyqësore, pasi të jetë siguruar për identitetin e dëshmitarëve, i ndërgjeújëson ata për rëndësinë e misionit e të betimit përpara gjykatës dhe u njofton atyre se janë të detyruar të tregojnë të vërtetën për çfarë ata dinë në lidhje me çështjen, i paralajmëron për përgjegjësinë që ata kanë për dëshmi të rreme. Ndërkohë, sekretari gjyqësor lexon formulën e betimit si më poshtë: "I ndërgjegjshëm, betohem se do të them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën". Dëshmitari në këmbë përgjigjet "Betohem" dhe pret jashtë sallës së gjyqit me porosinë të mos merren vesh me njëri-tjetrin.

Radha e pyetjes

Neni 238: Radha e pyetjes së dëshmitarëve caktohet nga kryetari i seancës duke mbajtur parasysh dëshmitarët e secilës palë. Ata pyeten një nga një në prani të palëve, pa praninë e dëshmitarëve që pyeten më vonë.

Neni 239: Dëshmitari pyetet më parë nga pala që e ka kërkuar thirrjen e tij dhe pastaj nga pala tjetër. Secila nga palët ka të drejtë t’i bëjë pyetje plotësuese dëshmitarit për të sqaruar apo plotësuar përgjigjet e dhëna nga ai. Në çdo rast palët i drejtojnë pyetje dëshmitarit, me leje dhe nëpërmjet gjykatës. Gjykata mund të bëjë pyetje e të kërkojë sqarime kurdoherë që e konsideron të nevojshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Ballafaqimi i dëshmitarëve

Neni 240: Kur ndërmjet thënieve të dëshmitarëve ka mospërputhje të tilla që krijojnë vështirësi për zbulimin e të vërtetës, gjykata vetë ose me kërkesën e palëve bën ballafaqimin e dëshmitarëve të pyetur më parë.

Ripyetja e dëshmitarit

Neni 241: Pas mbarimit të dëshmisë dëshmitari mund të largohet me leje të gjykatës. Në rast se ripyetja e tij mund të jetë e nevojshme, atëherë gjykata urdhëron që ai të qëndrojë në sallë pa kontaktuar me dëshmitarët e tjerë.

Heqja dorë nga pyetj a e dëshmitarit

Neni 242: Pala që ka kërkuar thirrjen e një dëshmitari mund të kërkojë që ai të mos pyetet. Kërkesa merret parasysh në rast se pala tjetër është dakort dhe kur gjykata çmon se pyetja e tij nuk do të jetë e nevojshme për sqarimin e çështjes.

Neni 243: Kur gjatë gjykimit të çështjes rezultojnë të sqaruara faktet dhe pretendimet e palëve, gjykata, vetë ose me kërkesën e tyre, mund të heqë dorë nga pyetja e dëshmitarëve të tjerë të thirrur për këtë qëllim.

Përdorimi i shënimeve prej dëshmitarit

Neni 244: Gjykata mund të lejojë dëshmitarin që të përdorë shënime ose të dhëna të tjera të shkruara, kur flasin për çështje që kanë të bëjnë me llogari e të dhëna që është e vështirë të mbahen mend.

Denoncimi për dëshmi të rreme

Neni 245: Në rast se një dëshmitar bën dëshmi të rreme përpara gjykatës, kjo vendos denoncimin në prokurori për ndjekje penale.

KREU VIII SHKRESAT

Fuqia provuese e shkresave

Neni 246: Shkresat kanë fuqi provuese kur janë hartuar në formën e caktuar, kanë elementet e nevojshme për vlerën e tyre, nuk janë të copëtuara, të grisura ose të shuara, nuk kanë gërvishtje, ose shtesa midis rreshtave, ose çrregullime të tjera me shuarje dhe mund të lexohen.

Neni 247: Shkresa, kur është e dëmtuar në mënyrën e parashikuar në nenin e mësipërm, prezumohet se është bërë për të zhveftësuar vlerën provuese të saj, përveç kur provohet e kundërta.

Neni 248: Personi që paraqet dhe përdor si mjet provues një shkresë që ka ndryshime, duhet të vërtetojë se ndryshimet janë bërë nga ai që e ka nxjerrë shkresën, ose nga ai që mund t’i shërbejë si provë, ose nga ai që i ka kaluar e drejta, ose janë bërë nga dikush tjetër me porosi të këtyre.

Neni 249: Kur shkresa që paraqitet referon në një shkresë tjetër, ajo bashkohet me këtë, përveç kur shkresa që merret zëvendëson shkresën referuese ose përmban përmbajtjen e saj të plotë. Kur shkresa që u mor ka përmbajtje të ndryshme nga shkresa referuese, atëherë parapëlqehet përmbajtja e kësaj të fundit.

Shkresa në ruajtje ose në pamundësi përdorimi

Neni 250: Në rastet kur prova me shkresë është në ruajtje për arsye ligjore ose pamundësi përdorimi dhe nuk mund të merret, gjykata ka të drejtë që përveç mjeteve të tjera, të lejojë të merret kopje e saj e legalizuar, e cila ka fuqi provuese sikurse edhe shkresa origjinale. Kur kjo më pas ka humbur, gjykata vendos të administrohet shkresa që vërteton njësinë me origjinalin.

Kopja e shkresës dhe origjinali i saj

Neni 251: Kopjet e shkresave kur saktësia e tyre vërtetohet nga personi kompetent kanë të njëjtën fuqi provuese me origjinalin.

Verifikimi në vend i përmbajtjes së shkresës

Neni 252: Në qoftë se për shkaqe të justifikuara është e vështirë marrja e provës në gjykim ose për shkak të rëndësisë së saj ose të natyrës së saj ekziston rreziku të humbasë ose të dëmtohet, gjykata mund të urdhërojë të verifikohet shkresa nga një anëtar i trupit gjykues ose të kontrollohet me letërporosi nga gjykata e vendit ku ndodhet shkresa ose të lejojë të merret fotokopje ose fotografia e vërtetuar.

Aktet zyrtare

Neni 253: Aktet zyrtare që përpilohen nga nëpunësi i shtetit ose personi që ushtron veprimtari publike, brenda kufijve të kompetencës së tyre dhe në formën e caktuar, përbëjnë provë të plotë të deklarimeve që janë bërë përpara tyre për faktet që kanë ngjarë në prani të tyre, ose për veprimet e kryera prej tyre. Lejohet të provohet e kundërta vetëm kur pretendohet se shkresa është e falsifikuar.

Neni 254: Aktet zyrtare që dalin nga organet shtetërore dhe që përmbajnë një urdhër, një vendim ose çdo masë tjetër të marrë prej tyre ose që tregojnë kryerjen e një veprimi nga ana e këtyre organeve, përbëjnë provë të plotë për përmbajtjen e tyre. Lejohet të provohet e kundërta vetëm kur pretendohet se shkresa është e falsifikuar.

Neni 255: Kopjet dhe shkurtimet e akteve të përmendura në nenet 253 dhe 254, të vërtetuara sipas ligjit, kanë fuqi provuese sikundër edhe origjinali.

Neni 256: Shkresat e përpiluara nga nëpunësi i shtetit të huaj ose nga personi i huaj që ushtron veprimtari publike dhe që konsiderohen si ent publik në atë vend, kanë fuqi provuese që parashikohet në nenin 253.

Neni 257: Shkresat që përpilohen në bazë të nenit 253 për kryerjen ose vërtetimin e veprimit juridik, përsa u përket deklarimeve të palëve, përbëjnë provë të plotë për të gjithë. Dispozitat e përmendura në paragrafin e mësipëm kanë fuqi për gjithçka që përmendet në shkresë, përderisa kanë lidhje të drejtpërdrejtë me objektin kryesor të shkresës. Ato që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë konsiderohen si fillim prove me shkresë.

Shkresa e thjeshtë

Neni 258: Shkresa që është përpiluar nga një person zyrtar që nuk ka qenë kompetent ose që nuk është sipas formës së caktuar, ka fuqinë provuese të një shkrese të thjeshtë, në rast se është nënshkruar nga palët.

Neni 259: Shkresa e thjeshtë e nënshkruar nga personi që e ka lëshuar, përbën provë të plotë se deklarimet që përmban janë të atij që e ka nënshkruar, në rast se personi kundër të cilit paraqitet shkresa pranon se është nënshkruar prej tij.

Neni 260: Shkresa private quhen edhe: - librat e tregtarëve dhe profesionistëve që i mbajnë sipas Kodit Tregtar ose dispozitave të tjera; - librat e avokatëve, noterëve, përmbaruesve, mjekëve, farmacistëve e të profesioneve të tjera, sipas dispozitave në fuqi. Kur paraqiten si provë pjesë nga libri ose e tëra dhe përmbajnë edhe të dhëna që nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, mund të merren ato pjesë të shkresës që kanë lidhje me atë.

Neni 261: Shkresa private merr datë të saktë kundrejt personave të tretë vetëm nga dita që është vërtetuar nga noteri ose nëpunësi publik kompetent sipas ligjit ose kur vdes një nga ata që e ka nënshkruar ose nuk ka qenë në gjendje fizike të shkruajë ose kur përmbajtja e tij thelbësore është përsëritur ose konstatuar në një akt zyrtar, si dhe nga dita në të cilën ka ngjarë ndonjë fakt tjetër që provon në të njëjtën mënyrë se shkresa është përpiluar në një datë të mëparshme.

Neni 262: Shkresa private përbën provë në favor të përpiluesit vetëm në qoftë se atë e paraqet pala kundërshtare ose në qoftë se bëhet fjalë për librat që përmenden në nenin 260.

Neni 263: Librat që përmenden në nenin 260, paragrafi 1 dhe 2, kur janë përpiluar në formën e caktuar, përbëjnë provë të plotë për sa shkruhet në to, për tregtarët ose personat e tjerë që detyrohen të mbajnë të njëjtat libra, por lejohet të provohet e kundërta kur pretendohet falsiteti. Megjithatë, kundër personave që nuk janë detyruar të mbajnë këto libra, përbëjnë provë të plotë për gjerësinë e pretendimeve, kur qenia e tyre është vërtetuar me një mënyrë tjetër dhe vetëm për një vit që nga dita e nënshkrimit, përveç kur i detyruari provon me nënshkrimin e vet përmbajtjen e tyre.

Detyrimi për paraqitjen e provës shkencore

Neni 264: do ndërgjyqës detyrohet kryesisht të paraqesë shkresat që ka përdorur për të ndihmuar në gjykimin e çështjes. do ndërgjyqës ose person i tretë detyrohet të paraqesë shkresat që disponon dhe që mund t’i vlejnë si provë, përveç kur ka shkaqe serioze dhe justifikon mosparaqitjen e tyre. Si shkaqe serioze konsiderohen veçanërisht rastet kur nuk lejohet për të dëshmuar.

Neni 265: Ekzekutimi i vendimit që urdhëron paraqitjen e shkresës bëhet sipas dispozitave që kanë të bëjnë me ekzekutimin për dorëzimin e sendit ose kryerjen e veprimit. Kjo dispozitë zbatohet edhe kur shkresat ndodhen në një organ shtetëror ose në personat juridikë shtetërorë, përveç kur shkresa përbën sekret shtetëror.

Shkresa në gjuhë të huaj

Neni 266: Kur shkresa është në gjuhë të huaj, ajo paraqitet bashkë me përkthimin e saj në gjuhë shqipe, të legalizuar nga ambasada apo konsullata përkatëse ose nga organi tjetër kompetent. Kur gjykata nuk mund ta kontrollojë vetë saktësinë e përkthimit, emëron përkthyes.

Detyrimi për të provuar se shkresa private është origjinale

Neni 267: Kur origjinaliteti i shkresës private vihet në dyshim, ai që e paraqet duhet ta provojë atë, përveç kur shkresa është aq e ndryshuar sa gjykata e ka të vështirë të konstatojë se është origjinale. Personi ndaj të cilit paraqitet shkresa private është i detyruar të deklarojë menjëherë se e pranon ose jo origjinalitetin e nënshkrimit, ndryshe shkresa konsiderohet si e pranuar. Në qoftë se njihet ose vërtetohet origjinaliteti i nënshkrimit, quhet se është vërtetuar origjinaliteti i përmbajtjes, me rezervën e goditjes së tij për falsitet.

Neni 268: Shkresa private mund të provohet si origjinale me çdo lloj mjeti provues.

Procedura e krahasimit të shkresave

Neni 269: Kur bëhet krahasimi i shkresave, ai që paraqet provën detyrohet jo më vonë se dhjetë ditë përpara datës së caktuar për krahasim, t’i njoftojë ndërgjyqësit listën e shkresave me të cilat do të bëhet krahasimi ose të depozitojë origjinalet në sekretarinë e gjykatës. Vërtetësia e këtyre shkresave nuk duhet të kundërshtohet. Kur shkresat që mund të krahasohen i disponon pala kundërshtare ose personi i tretë, mund të kërkohet paraqitja e tyre. Në rast kundërshtimi zbatohen rregullat e parashikuara prej nenit 265 të këtij Kodi. Ndërgjyqësi ose personi i tretë të cilit i mohohet origjinaliteti i shkrimit ose nënshkrimit, mund të detyrohet të shkruajë para gjykatës ose gjyqtarit të deleguar me letërporosi një tekst të caktuar me të cilin do të bëhet krahasimi. Teksti i bashkohet dosjes. Gjykata çmon lirisht mohimin e ndërgjyqësit ose personit të tretë të shkruajë ose të bëjë përpjekje për të ndryshuar shkrimin e tij.

Goditja për falsitet

Neni 270: do shkresë mund të goditet për falsitet. Shkresat private mund të goditen për falsitet edhe kur nga krahasimi me të tjera vërtetohet se janë origjinale.

Denoncimi për ndjekje penale

Neni 271: Kur falsifikimi i atribuohet një personi të caktuar mund të bëhet denoncimi për ndjekje penale.

Neni 272: Kur krijohen dyshime serioze për falsifikim ndaj një personi konkret edhe nëse shkresa që paraqitet si e falsifikuar vlerësohet si thelbësore për sqarimin e çështjes, gjykata ka të drejtë të pezullojë gjykimin e saj deri në përfundimin e gjykimit të çështjes penale, ose të urdhërojë të paraqiten prova për falsifikimin.

Provimi i falsitetit të një shkrese

Neni 273: Kush pretendon falsitetin e një shkrese, është njëkohësisht i detyruar të paraqesë ato shkresa që vërtetojnë falsitetin dhe të tregojë emrat e dëshmitarëve ose mjetet e tjera provuese, përndryshe pretendimi tij është i papranueshëm.

Neni 274: Kur shkresa paraqitet si e falsifikuar, pa treguar personin të cilit i atribuohet falsiteti, gjykata urdhëron marrjen e provave, vetëm kur ai që paraqet shkresën këmbëngul që të nxirret si provë dhe çmohet se ka rëndësi thelbësore për sqarimin e çështjes.

Neni 275: Sekretaria e gjykatës dërgon menjëherë kopjen e çdo vendimi që shpall shkresën si të falsifikuar te prokurori dhe në organin shtetëror që ka nxjerrë shkresën. Shkresa që shpallet e falsifikuar nuk i jepet ndërgjyqësit, por mbetet në arkivin e gjykatës, së bashku me vendimin që shpall shkresën të falsifikuar. Në këto raste sekretari shënon mbi shkresë se ajo është e falsifikuar. Kur jepet kopja e saj, ajo përmban edhe shënimin që përmendet në paragrafin e sipërm.

Neni 276: Personat që nuk marrin pjesë në çështje, kur u kërkohet një shkresë që ndodhet pranë tyre dhe nuk ka mundësi ta paraqitin brenda afatit që u ka caktuar gjykata, janë të detyruar të njoftojnë gjykatën për mosparaqitjen e shkresës në afat, duke treguar edhe shkaqet. Gjykata, kur nuk i gjen me vend shkaqet e treguara, si dhe kur nuk është lajmëruar se dokumenti i kërkuar nuk ka mundësi të dërgohet, ka të drejtë të dënojë personat përgjegjës, sipas nenit 167 të këtij Kodi.

Neni 277: Pala kundër së cilës është paraqitur si provë një shkresë mund të kundërshtojë vërtetësinë e saj në njërën nga këto mënyra:

a) duke mohuar shkrimin ose nëshkrimin e saj në shkresën e thjeshtë;

b) duke deklaruar se nuk di që shkrimi ose nënshkrimi në shkresën e thjeshtë të jetë e trashëgimlënësit të saj ose i personit nga i cili ajo heq të drejta;

c) duke pretenduar se dokumenti është i falsifikuar. Filmat fotografikë, kinematografikë e regjistrime të tjera

Neni 278: Filmat fotografikë ose filmat kinematografikë, kasetat e çdo Iloji, si dhe çdo lloj tjetër regjistrimi, mund të përbëjnë provë për ngjarjet e sendet që janë regjistruar, kur gjykata bindet për saktësinë e vërtetësinë e tyre. Për këtë qëllim ajo mund të thërrasë edhe ekspertë kompetentë.

Neni 279: Fotografitë ose fotokopjet e shkresave kanë fuqi të njëjtë me origjinalin, përderisa saktësia e tyre vërtetohet nga personi, që sipas ligjit është kompetent të nxjerrë kopje.

Neni 280: Gjykata, pas kontrollimit të vërtetësisë së dokumentit, me vendimin që jep gjatë gjykimit ose me vendimin përfundimtar, shprehet nëse dokumenti është ose jo i vërtetë. Kur rezulton se dokumenti nuk është i vërtetë, gjykata e përjashton këtë nga provat dhe, në qoftë se rezulton se dokumenti është i falsifikuar, ia dërgon prokurorit për të bërë ndjekje penale. Gjykata, me vendimin që pranon se dokumenti është i vërtetë, dënon palën që ka pretenduar falsifikimin ose që ka mohuar shkrimin ose nënshkrimin e saj me gjobë deri në 50 000 lekë.

KREU IX POHIMET E PALEVE

Neni 281: Pohimi gjyqësor mund të jetë i rastit ose i nxitur nëpërmjet pyetjeve të bëra në mënyrë zyrtare për një qëllim të tillë.

Neni 282: Pohimi gjyqësor i rastit mund të jepet në formë verbale ose në çdo akt procedural të nënshkruar personalisht nga pala.

Procedura e kërkimit të pohimeve të palëve

Neni 283: Pyetjet bëhen për fakte, rrethana dhe në mënyrë që të pohohen apo kundërshtohen pretendimet e palëve. Gjykata, për pranimin e pyetjeve procedon në mënyrën dhe afatet e caktuara në vendimin e saj të ndërmjetshëm. Nuk lejohen të bëhen pyetje mbi fakte të ndryshme nga ato të formuluara në vendimin e gjykatës, përveç pyetjeve për të cilat palët bien dakort dhe që gjykata çmon se janë të dobishme për procesin gjyqësor. Gjykata mund në çdo rast të kërkojë sqarimet e nevojshme për përgjigjet e dhëna.

Neni 284: Pala e pyetur duhet të përgjigjet vetë personalisht. Ajo nuk mund të përdorë shënime të shkruara e të parapërgatitura. Megjithatë, gjykata mund të lejojë të përdoren shënime ose të dhëna të tjera të shkruara, kur flasin për çështje që kanë të bëjnë me llogari e të dhëna që është vështirë të mbahen mend.

Mosparaqitja dhe refuzimi i përgjigjes nga pala

Neni 285: Kur pala e pyetur nuk paraqitet ose refuzon të përgjigjet pa shkaqe të justifikuara, gjykata duke vlerësuar edhe provat e tjera, mund t’i marrë si të pranuara faktet e parashtruara në pyetjet. Kur mosparaqitja e palës për t’u përgjigjur është me arsye, gjykata vendos shtyrjen e seancës ose marrjen e përgjigjeve edhe jashtë seancës gjyqësore.

KREU X KEQYRJA E PERSONAVE, SENDEVE DHE KEQYRJA NE VEND, EKSPERIMENTIMI

Neni 286: Kur çmohet e nevojshme nga gjykata që një person ose një send të këqyren drejtpërdrejt prej saj, kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos që të bëhet këqyrja në vend e tyre me ose pa ekspertë.

Procedura e këqyrjes

Neni 287: Këqyrja e personave, e vendeve, e sendeve të luajtshme ose të paluajtshme, bëhet me vendim të gjykatës, në të cilën caktohet koha, vendi dhe mënyra e këqyrjes. Këqyrja në vend bëhet nga vetë gjykata ose nga gjyqtari i deleguar prej saj ose nga gjyqtari i vendit ku do të bëhet këqyrja. Kur është e nevojshme mund të jetë i pranishëm edhe një ekspert teknik, i cili vepron sipas rregullave të parashikuara në kreun VI të pjesës së dytë të këtij Kodi. Për kryerjen e këqyrjes palët njoftohen rregullisht.

Mosprekja e dinjitetit personal

Neni 288: Gjykata në këqyrjen e një personi duhet të bëjë kujdes që të mos preket dinjiteti personal. Ajo mund të mos jetë vetë e pranishme dhe të ngarkojë me këtë detyrë një ekspert të përshtatshëm.

Kryerja e prodhimeve fotografike dhe e filmimeve

Neni 289: Gjykata mund të vendosë që të kryhen edhe riprodhime fotografike të objekteve, dokumenteve dhe sendeve, dhe kur është e nevojshme dhe e mundshme edhe filmime të tyre ose të përdorë mjete e veprime të tjera mekanike. Gjykata për t’u siguruar në ekzistencën e një fakti mund të urdhërojë që kjo të verifikohet duke proceduar në një mënyrë të caktuar për riprodhimin e tij, duke siguruar prova me anë fotografish ose me filmime. Gjykata drejton vetë eksperimentin, ose kur e sheh me vend ia beson këtë një eksperti duke zbatuar rregullat për emërimin dhe përgjegjësinë e ekspertit, të parashikuara në këtë Kod.

E drejta e gjykatës për të siguruar sende e të dhëna të nevojshme në këqyrje

Neni 290: Gjatë këqyrjes ose eksperimentit gjykata, kur e sheh të nevojshme, mund të dëgjojë dëshmitarë për të marrë të dhëna dhe për të siguruar paraqitjen e sendeve, si dhe të marrë masa për të hyrë në vende që duhet të ekspozohen ose të shqyrtohen nga gjykata. Ajo mund të urdhërojë futjen në vendet që janë në pronësi ose në posedimin e personave që nuk lidhen me proces gjyqësor, mund të dëgjojë këta të fundit, duke marrë masat e nevojshme që të mos dëmtohen interesat e tyre.

Përmbajtja e procesverbalit të këqyrjes

Neni 291: Për këqyrjen në vend dhe në çdo këqyrje tjetër që bëhet jashtë gjykatës mbahet procesverbal në të cilin tregohen palët që kanë marrë pjesë, pretendimet dhe vërejtjet e tyre rreth këqyrjes dhe përfundimi i këqyrjes. Procesverbali nënshkruhet, sipas rastit, nga të gjithë gjyqtarët ose nga gjyqtari i vetëm, si dhe nga palët dhe personat e tjerë të ndodhur gjatë këqyrjes.

KREU XI SIGURIMI I PROVES (PARAPROVA)

Kur mund të kërkohet sigurimi i provës

Neni 292: Kur një provë, nga e cila varet zgjidhja e mosmarrëveshjes ose që ndikon në sqarimin e saj, ka rrezik të zhduket ose të vështirësohet marrja e saj, me kërkesën e palës së interesuar, mund të urdhërohet marrja më përpara.

Paraqitja dhe përmbajtja e kërkesës

Neni 293: Kërkesa për sigurimin e provës paraqitet në gjykatën që shqyrton çështjen dhe, në rast se padia nuk është ngritur, në gjykatën e vendit ku ka banim personi që do të pyetet ose ku ndodhet sendi që duhet të këqyret.

Neni 294: Në kërkesën për sigurimin e provës duhet të tregohen: prova që do të merret, rrethanat për vërtetimin e të cilave shërben ajo dhe arsyet që e justifikojnë marrjen e saj më përpara. Kopja e kërkesës i komunikohet palës tjetër, përveç kur kjo nuk dihet ose kur marrja e provës nuk lejon shtytje.

Përmbajtja e vendimit të gjykatës

Neni 295: Vendimi me të cilin pranohet kërkesa për sigurimin e provës duhet të tregojë provën që do të merret dhe mënyrën e marrjes së provës. Kundër vendimit të gjykatës me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e provës, mund të bëhet ankim i veçantë.

Neni 296: Mosparaqitja e palës që ka kërkuar marrjen e provës sjell rrëzimin e kërkesës, përveç kur e kërkon pala tjetër, ose gjykata çmon se është në dobi të gjykimit. Për mënyrën e marrjes së provës dhe për fuqinë e saj provuese zbatohen rregullat e përgjithshme. Shpenzimet për marrjen e provës parapaguhen nga kërkuesi dhe, në përfundim të gjykimit i ngarkohen palës, sipas rregullave të përgjithshme.

KREU XII PEZULLIMI E PUSHIMI I GJYKIMIT

a. Pezullimi i gjykimit

Neni 297: Gjykata vendos pezullimin e gjykimit kur:

a) çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër penale, civile ose administrative;

b) kërkohet nga të dyja palët;

c) njëra nga palët vdes ose mbaron personi juridik;

ç) njëra nga palët nuk ka ose më vonë ka humbur zotësinë juridike për të vepruar si palë dhe shihet e nevojshme t’i emërohet një përfaqësues ligjor;

d) parashikohet shprehimisht në ligj; Gjatë pezullimit nuk mund të kryhen veprime procedurale.

Neni 298: Në rastet e parashikuara nga shkronjat "c" dhe "ç" të nenit të mësipërm, pezullimi i gjykimit vazhdon gjersa të paraqitet për të marrë pjesë në çështje, ose të thirret nga pala kundërshtare, personi që hyn në të drejtat ose përfaqësuesi ligjor i palës që ka humbur zotësinë për vepruar si palë. Në rastet e parashikuara nga shkronjat "a", "b" dhe d të nenit të mësipërm, gjykimi i çështjes rifillon pasi të jenë zhdukur pengesat që shkaktuan pezullimin e tij. Në këto raste, edhe kur nuk është caktuar seanca e ardhshme, pala e interesuar i drejtohet gjykatës me kërkesë për vazhdimin e gjykimit. Gjykata cakton datën e seancës për vazhdimin e gjykimit dhe urdhëron që kjo t’u njoftohet palëve. Gjykata mundet që edhe kryesisht të marrë masa për mënjanimin e këtyre pengesave. Gjykimi fillon nga veprimi procedural i mbetur në kohën e pezullimit të tij. b.

Pushimi i gjykimit

Neni 299: Gjykata vendos pushimin e gjykimit kur:

a) Asnjëra prej palëve nuk kërkon brenda gjashtë muajve rifillimin e gjykimit të pezulluar me kërkesën e tyre, kur gjykata nuk ka caktuar në vendimin e pezullimit një seancë të ardhshme.

b) Paditësi heq dorë nga gjykimi i padisë.

c) Pushimi i gjykimit parashikohet shprehimisht në ligj. Efektet juridike të pushimit të gjykimit

Neni 300: Pushimi i gjykimit sjell si pasojë anulimin e të gjitha veprimeve procedurale, duke përfshirë edhe vendimet që jepen gjatë gjykimit, por në rast se paditësi ngre përsëri të njëjtën padi, provat e mbledhura në gjykimin e pushuar mund të merren parasysh në gjykimin e kësaj padie, në qoftë se për marrjen rishtas të tyre ka vështirësi ose pengesa të pakapërcyeshme. Pushimi i gjykimit nuk shuan padinë.

Ankimi

Neni 301: Kundër vendimit me të cilin vendoset pezullimi, pushimi ose refuzimi i rifillimit të gjykimit, mund të bëhet ankimi i veçantë në gjykatën e apelit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj.

KREU XIII PERFUNDIMI I HETIMIT GJYQESOR DHE DHENIA E VENDIMIT

Përfundimi i hetimit gjyqësor

Neni 302: Pasi të jenë shqyrtuar të gjitha provat që gjykata ka pranuar të merren, pyeten palët nëse kanë kërkesa të tjera në dobi të gjykimit të çështjes dhe në rast se ato nuk pranohen, gjykata i jep fund hetimit gjyqësor dhe fton palët të parashtrojnë pretendimet përfundimtare të tyre rreth çështjes në gjykim. Si rregull, ato i parashtrohen gjykatës me shkrim. Me kërkesën e palëve, kur kjo shihet me vend, gjykata u jep atyre një afat deri në 5 ditë, për të përgatitur parashtresat e tyre. Bisedimet përfundimtare

Neni 303: Në bisedimet përfundimtare, i pari e merr fjalën paditësi dhe ndërhyrësi dytësor që është bashkuar me atë e pas tij, i padituri e ndërhyrësi dytësor i bashkuar me atë dhe kur në çështje merr pjesë edhe ndërhyrësi kryesor, ai e merr fjalën pasi flasin paditësi dhe i padituri. Këta të fundit pas ndërhyrësit kryesor kanë të drejtë të marrin përsëri fjalën. Prokurori në çështjet që ka ngritur vetë padi flet i pari, ndërsa në çështjet në të cilat ka marrë pjesë, e merr fjalën pas palëve.

Kërkesa për riçeljen e hetimit gjyqësor

Neni 304: Pasi i është dhënë fund hetimit gjyqësor, nuk mund të merren prova të tjera. Kur palët e shohin të nevojshme paraqitjen e tyre, kërkojnë çeljen e hetimit gjyqësor. Për këtë kërkesë vendos gjykata, sipas vlerësimit të rrethanave të çështjes.

Tërheqja e gjykatës në dhomën e këshillimit

Neni 305: Pasi palët kanë parashtruar përfundimet e kërkesat e tyre, gjykata deklaron tërheqjen e saj në dhomën e këshillimit për të dhënë vendimin përfundimtar.

Dhënia e vendimit

Neni 306: Në dhomën e këshillimit, kur bisedohet çështja dhe përpilohet vendimi, qëndrojnë vetëm gjyqtarët që përbëjnë trupin gjykues. Nuk lejohet që gjatë bisedimit të çështjes të hyjnë e të qëndrojnë aty, sekretari i seancës, ekspertë ose persona të tjerë.

Neni 307: Trupi gjykues, nën drejtimin e kryetarit të seancës, shtron për bisedim dhe vendos me radhë për të gjitha çështjet që janë shqyrtuar gjatë gjykimit. Së pari voton gjyqtari më i ri në moshë dhe së fundi voton kryetari i seancës. Asnjë nga gjyqtarët nuk mund të abstenojë nga vendimi. Mendimi i gjyqtarit të mbetur në pakicë, i parashtruar me shkrim, bashkohet me vendimin. Në rast se rreth një çështje propozohen disa zgjidhje e nuk krijohet shumica në votimin e parë, kryetari hedh në votë dy zgjidhje për të përjashtuar njërën e me radhë, derisa zgjidhjet të mbeten vetëm dy, për të cilat bëhet votimi përfundimtar.

Neni 308: Vendimi duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues, që kanë marrë pjesë në dhënien e tij. Në çështje të ndërlikuara, gjykata mund të shpallë vetëm dispozitivin e vendimit duke e dorëzuar atë të arsyetuar në sekretari jo më vonë se dhjetë ditë ose të shtyjë shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në pesë ditë. Arsyetimi i vendimit bëhet nga kryetari i seancës, përveç kur ai ia beson këtë njërit prej anëtarëve të trupit gjykues.

Neni 309: Vendimi mbështetet vetëm në të dhëna që ndodhen në aktet dhe që janë shqyrtuar në seancë gjyqësore. Gjykata çmon provat e marra gjatë gjykimit të çështjes, sipas bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre.

Përmbajtja e vendimit të gjykatës

Neni 310: Vendimi duhet të përmbajë hyrjen, pjesën përshkruese-arsyetuese dhe pjesën urdhëruese.

I. Në hyrjen e vendimit duhet të përmenden:

1) gjykata që ka gjykuar çështjen,

2) trupi gjykues dhe sekretari,

3) koha dhe vendi i dhënies së vendimit,

4) palët, duke u shënuar identiteti dhe cilësia e tyre si paditës, i paditur, ndërhyrës si dhe përfaqësuesit e tyre,

5) emri i prokurorit, nëse ka marrë pjesë,

6) objekti i padisë,

7) kërkimet përfundimtare të palëve,

8) mendimi i prokurorit nëse ka marrë pjesë.

II. Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden:

1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata,

2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi,

3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi.

III. Në pjesën urdhëruese, ndër të tjera, duhet të përmenden:

1) çfarë vendosi gjykata,

2) kujt i ngarkohen shpenzimet gjyqësore,

3) e drejta për të bërë ankim dhe afati për paraqitjen e tij.

Neni 311: Kur vendimi përmban detyrimin për dorëzimin e një sendi në natyrë ose detyrimin për kryerjen e një veprimi të caktuar, gjykata mund të tregojë në vendim afatin për ekzekutimin e vendimit. Gjykata mund të caktojë një afat për ekzekutimin e detyrimit në të holla ose ta ndajë atë me këste, me kërkesën e palës së interesuar, duke pasur parasysh gjendjen pasurore të palëve dhe rrethanat e tjera të çështjes.

Ndreqja e gabimeve

Neni 312: Pas shpalljes së vendimit gjykata nuk mund ta anulojë ose ta ndryshojë atë. Ajo, me kërkesën e palëve ose kryesisht, mund të ndreqë në çdo kohë vetëm gabimet e bëra në shkrim ose në llogari ose ndonjë pasaktësi të dukshme të vendimit. Gjykata, pasi thërret palët, në seancë, e shqyrton kërkesën sipas rregullave të këtij Kodi, jep vendim, i cili i bashkohet vendimit të ndrequr. Kundër vendimit të dhënë për rastet e parashikuara në paragrafin e dytë të këtij neni, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit.

Plotësimi i vendimit

Neni 313: Secila nga palët, brenda tridhjetë ditëve nga shpallja e vendimit, mund të kërkojë plotësimin e vendimit, në rast se gjykata nuk është shprehur mbi të gjitha kërkesat për të cilat pala ka paraqitur prova. Gjykata e shqyrton kërkesën me të njëjtin trup gjykues, pasi thërret palët dhe jep këtë vendim plotësues. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, sipas rregullave të përgjithshme.

Sqarimi dhe interpretimi i vendimit

Neni 314: Gjykata ka të drejtë të japë sqarime ose të bëjë interpretimin e vendimit që ajo ka dhënë kur ky është i errët dhe e kërkojnë palët. Kërkesa për sqarimin dhe interpretimin e vendimit mund të paraqitet në çdo kohë, gjersa vendimi nuk është ekzekutuar. Kundër vendimeve të mësipërme mund të bëhet ankim i veçantë sipas rregullave të përgjithshme.

Vendimet e ndërmjetme

Neni 315: Vendimet që jepen gjatë gjykimit dhe që nuk janë përfundimtare, mund të ndryshohen ose të revokohen nga gjykata që i ka dhënë, përveç kur në këtë Kod parashikohet se kundër tyre mund të bëhet ankim i veçantë.

Njoftimi i vendimeve

Neni 316: Vendimet e dhëna nga gjykata në përfundim të gjykimit si dhe vendimet e ndërmjetme, për të cilat është parashikuar e drejta e ankimit, u njoftohen palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në proces, kur gjykimi është zhvilluar në mungesë të tyre, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë Kod. Njoftimi bëhet sipas rregullave të parashikuara në nenet 130 dhe 131 të këtij Kodi.

KREU XIV VENDIME ME EKZEKUTIM TE PERKOHSHEM

Rastet e dhënies së vendimeve me ekzekutim të përkohshëm

Neni 317: Vendimi i gjykatës mund të jepet me ekzekutim të përkohshëm, kur është vendosur:

a) detyrimi për ushqim;

b) për shpërblimin nga puna;

c) për rivendosjen në posedimin e banesës bashkëshortore.

Vendimi mund të jepet me ekzekutim të përkohshëm edhe kur nga vonesa e ekzekutimit, paditësi mund të pësojë dëme të rëndësishme, që nuk mund të vihen në vend, ose kur ekzekutimi i vendimit do të bëhej i pamundur, ose do të vështirësohej së tepërmi. Në këtë rast gjykata mund të kërkojë që paditësi të japë një garanci.

Ankimi

Neni 318: Kundër vendimit me të cilin pranohet ose rrëzohet kërkesa për ekzekutim të përkohshëm të vendimit, mund të bëhet ankim i veçantë.

Rrjedhojat nga prishja e vendimit

Neni 319: Kur vendimi prishet nga gjykata e apelit ose Gjykata e Kasacionit, ekzekutimi i përkohshëm pezullohet. Në rast se pas prishjes së vendimit të parë padia rrëzohet dhe vendimi merr formë të prerë, gjyqfituesi i parë detyrohet t’i kthejë palës tjetër gjithçka që ka marrë me ekzekutim të përkohshëm të vendimit të parë.

TITULLI III GJYKIMET E POSAME

KREU I DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 320: Në përbërje të gjykatave të rretheve krijohen seksione të veçanta për gjykimin e:

a) mosmarrëveshjeve administrative;

b) mosmarrëveshjeve tregtare;

c) mosmarrëveshjeve që lidhen me të miturit dhe familjen.

Neni 321: Presidenti i Republikës me propozimin e ministrit të Drejtësisë cakton gjykatat në të cilat do të krijohen këto seksione, si dhe zonat ku do të shtrijnë kompetencat ato, mbi bazën e bashkimit të kompetencave tokësore të një apo disa gjykatave të rretheve. Ministri i Drejtësisë cakton numrin e gjyqtarëve për çdo seksion dhe kujdeset për kualifikimin e tyre sipas seksionit përkatës.

Neni 322: Kur është në interesin e një ndarje të drejtë të punës, kryetari i gjykatës së rrethit ose zëvendësi i tij, në periudha të caktuara, mund të ngarkojë gjyqtarët e caktuar në seksione edhe me gjykimin e çështjeve të një natyre tjetër, që nuk janë të kompetencës së seksioneve të ngritura në këtë gjykatë.

Neni 323: Dispozitat e pjesës së parë dhe të dytë të këtij Kodi janë të zbatueshme për të gjitha gjykimet e posaçme, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë titull dhe në titullin IV të kësaj pjese.

KREU II GJYKIMI I MOSMARREVESHJEVE ADMINISTRATIVE

Kompetenca lëndore

Neni 324: Në kompetencën e seksioneve për gjykimet administrative janë:

a) Padia me të cilën kërkohet shfuqizimi ose ndryshimi i një akti administrativ;

b) Padia me të cilën kundërshtohet refuzimi i miratimit të një akti administrativ ose që lihet pa u shqyrtuar në afatin e caktuar, kundërshtimi i shtetasit në organin kompetent administrativ.

Neni 325: Padia sipas nenit 324 të këtij Kodi mund të ngrihet kur paditësi argumenton se akti administrativ është i paligjshëm dhe atij i cenohen interesat e të drejtat e tij.

Neni 326: Nuk mund të ngrihet padi në gjykatë për: - aktet administrative që nxirren nga Qeveria e organet e tjera qendrore e lokale të administratës shtetërore, që përmbajnë një detyrim të përgjithshëm, përveç kur ato cenojnë të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetasve; - aktet administrative, të cilat sipas kushtetutës janë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese; - aktet administrative ndaj të cilëve nuk është ushtruar e drejta e ankimit brenda afatit ligjor.

Kompetencat tokësore

Neni 327: Padia kundër një akti administrativ shqyrtohet nga seksioni përkatës i gjykatës, në zonën e së cilës ka qendrën organi administrativ, ndaj të cilit drejtohet padia. Kur padia paraqitet në gjykatën, në territorin e së cilës ka qendrën organi administrativ, kjo ia dërgon jo më vonë se tri ditë gjykatës ku është krijuar seksioni për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Shqyrtimi i mosmarrëveshjes duhet të përfundojë brenda 30 ditëve nga dita e regjistrimit në gjykatë.

Afati

Neni 328: Afati për paraqitjen e padisë ndaj një akti administrativ është tridhjetë ditë nga dita e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të organit më të lartë administrativ, që ka shqyrtuar ankesën në rrugë administrative, përveç kur ligji parashikon ankimin e drejtpërdrejtë në gjykatë. Në këtë rast afati fillon nga dita e shpalljes ose e njoftimit të aktit administrativ ndaj të cilit është paraqitur padia. Kur organi administrativ më i lartë nuk ka shqyrtuar ankimin në afatin e caktuar me ligj ose kur organi kompetent administrativ nuk ka shqyrtuar kërkesën e shtetasit në afatin e caktuar me ligj dhe kundër aktit të tij parashikohet ankimi e drejtpërdrejtë në gjykatë, shtetasi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës brenda afatit të caktuar në paragrafin e parë të këtij neni edhe pse nuk i është dhënë përújiúje për kërkesën ose ankesën e parashtruar.

Pezullimi i zbatimit të aktit administrativ

Neni 329: Paditësi mund t’i kërkojë gjykatës edhe pezullimin e zbatimit të aktit administrativ. Gjykata mund të lejojë pezullimin kur ekziston rreziku i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm për paditësin. Në të gjitha rastet gjykata duhet të arsyetojë vendimin e saj.

Bashkimi i padive

Neni 330: Disa padi mund të bashkohen në një padi të vetme, kur ato i drejtohen të njëjtit organ administrativ, kanë të njëjtin objekt dhe janë në kompetencën e një gjykate.

Vendimi i gjykatës

Neni 331: Gjykata në vendimin e saj përfundimtar vendos:

- rrëzimin e padisë kur akti administrativ gjendet i drejtë e i bazuar;

- konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ;

- anulimin pjesërisht ose tërësisht të aktit administrativ.

Neni 332: Gjykata duhet të argumentojë vendimin e saj, posaçërisht kur bëhet fjalë për paligjshmërinë apo pathemelësinë e aktit administrativ të ankimuar.

Ankimi

Neni 333: Kundër vendimit të gjykatës së rrethit mund të bëhet ankim sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod. Në përbërjen e këshillave gjyqësore të gjykatës së apelit që shqyrtojnë mosmarrëveshjet administrative, marrin pjesë gjyqtarë të specializuar në këtë fushë.

KREU III GJYKIMI I MOSMARREVESHJEVE TREGTARE

Kompetencat

Neni 334: Në kompetencë të seksioneve për gjykimin e mosmarrëveshjeve tregtare pranë gjykatave të rretheve janë:

a. mosmarrëveshjet midis shoqërive tregtare e ndërmjet tyre e tregtarëve, ndërmjet vetë tregtarëve, të rrjedhura nga kontratat, kur është veprimtari tregtare për të dyja palët;

b. mosmarrëveshjet ndërmjet ortakëve të shoqërive të parashikuara në Kodin Tregtar dhe në çdo rast kur nuk është respektuar procedura e parashikuar nga ligji;

c. mosmarrëveshjet lidhur me kontratën e tjetërsimit të të drejtave të pjesëtarëve të një shoqërie tregtare;

ç. mosmarrëveshjet për të drejtën e emrit të firmës tregtare;

d. shkelja e rregullave për konkurrencën e pandershme;

dh. procedurat e falimentimit;

e. mosmarrëveshjet që rrjedhin nga shpërbërjet e shoqërive;

ë. pretendimet për një kambial, çek e letra të tjera të kësaj natyre, të parashikuara me ligj.

Neni 335: Padia sipas nenit 334 të këtij Kodi shqyrtohet nga seksioni përkatës i gjykatës së rrethit, në zonën e së cilës ka qendrën personi juridik a fizik tregtar i paditur, përveç kur palët në kontratë kanë caktuar një gjykatë tjetër, që edhe ajo është kompetente. Kur padia paraqitet në gjykatën e rrethit në territorin e së cilës ka qendrën personi juridik a fizik tregtar, kjo ia dërgon atë jo më vonë se tri ditë gjykatës ku është krijuar seksioni për gjykimin e mosmarrëveshjeve tregtare.

Ankimi

Neni 336: Ankimet kundër vendimeve të dhëna nga seksioni përkatës i gjykatës së rrethit shqyrtohen në gjykatën e apelit, sipas rregullave të përgjithshme nga këshilla gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të specializuar në këtë fushë.

GJYKIMET PER ZHVLEFTESIMIN E EKUT, KAMBIALIT DHE TE LETRAVE TE TJERATE KESAJ NATYRE

Neni 337: Personi që gëzon të drejtën për një letër me vlerë, siç janë çeku, kambiali premtimpagesa e të tjera letra me vlerë të kësaj natyre, mund të kërkojë, në rastet e parashikuara me ligj, zhvleftësimin e tyre, kur kanë humbur, janë vjedhur ose dëmtuar.

Kompetencat tokësore

Neni 338: Kërkesa shqyrtohet nga seksioni për mosmarrëveshjet tregtare të gjykatës, në zonën e së cilës duhet paguar letra me vlerë ose ka vendbanim i padituri. Paditësi ka të drejtën e zgjedhjes. Kur kërkesa paraqitet në gjykatën e rrethit, në territorin e së cilës duhet paguar letra me vlerë, kjo, jo më vonë se tri ditë, ia dërgon gjykatës në të cilën ndodhet seksioni për gjykimin e mosmarrëveshjeve tregtare.

Neni 339: Kur ka shumë të paditur dhe paditësi nuk parapëlqen të ngrejë padinë në vendin e pagimit të letrës me vlerë, padia ngrihet në vendbanimin e çdonjërit prej të paditurve.

Përmbajtja e kërkesës

Neni 340: Në kërkesën për zhvleftësimin e çekut, kambialit e të tjera letra me vlerë të kësaj natyre, personi i interesuar, ndër të tjera, duhet të tregojë:

a. llojin e letrës dhe elementet e nevojshme për identifikimin e saj, duke i bashkëngjitur një kopje të saj të vërtetuar nga noteri;

b. rrethanat në të cilat ka ndodhur humbja, vjedhja ose dëmtimi i saj, si dhe argumentet që vërtetojnë të drejtën e tij mbi këtë letër me vlerë.

Neni 341: Në gjykimin e kësaj padie nuk mund të ngrihet kundërpadi dhe as të bashkohet me padi të tjera që mund të kenë lidhje me atë.

Procedura e gjykimit

Neni 342: Gjykata, kur sheh se janë plotësuar kërkesat e nenit 340 të këtij Kodi, jep një mendim në këshill, i cili, ndër të tjera, duhet të përmbajë: a. identitetin e kërkuesit; b. llojin e letrës me vlerë të përmendur në nenin 337 të këtij Kodi dhe elementet e nevojshme për identifikimin e saj; c. urdhrin që i drejtohet paguesit për të mos i paguar prurësit letrën me vlerë; ç. një njoftim drejtuar mbajtësit të mundshëm të letrës me vlerë, për të parashtruar të drejtat e tij brenda 30 ditëve nga dita e dhënies së vendimit, duke paralajmëruar se në rast të kundërt ajo do të zhvleftësohet. Vendimi shpallet në gjykatë në vendin e caktuar për këtë qëllim dhe botohet në Gazetën Zyrtare, si dhe të paktën në një gazetë kombëtare. Kopja e këtij vendimi i dërgohet edhe paguesit.

Neni 343: Mbajtësi aktual i letrës me vlerë të sipërpërmendur, brenda afatit të parashikuar në nenin e mësipërm, duhet t'i njoftojë gjykatës kundërshtimin e tij për zhvleftësimin e saj, të përcaktojë provat e nevojshme për të vërtetuar se e ka fituar me të drejtë atë dhe të dorëzojë letrën me vlerë në gjykatë ose në një bankë, në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit Civil mbi depozitat bankare e kasetat e sigurimit, derisa të zgjidhet mosmarrëveshja. Në rastin e parashikuar nga paragrafi i parë i këtij neni, gjykata pezullon gjykimin dhe njofton personin që ka kërkuar zhvleftësimin e letrës me vlerë, për të ngritur padi për njohjen e së drejtës së tij mbi letrën e sipërme, brenda afatit prej një muaji. Në rast se brenda këtij afati nuk ngrihet një padi e tillë, gjykata vendos pushimin e gjykimit dhe shfuqizon vendimin e saj të dhënë sipas shkronjës "c" të nenit 342 të këtij Kodi.

Neni 344: Kur mbajtësi i letrës me vlerë nuk ka kryer veprimet e parashikuara nga paragrafi i parë i nenit 343 të këtij Kodi, gjykata vendos shuarjen e të gjitha të drejtave mbi letrën me vlerë të humbur, vjedhur ose dëmtuar dhe i njeh të drejtën personit që ka kërkuar zhvleftësimin për pagesën e saj ose pajisjen me një letër me vlerë të re.

Neni 345: Në gjykimin e çështjes, sipas paragrafit II dhe III të nenit 343 dhe nenit 344 të këtij Kodi, gjykata njofton personin fizik a juridik që ka kërkuar zhvleftësimin e letrës me vlerë si dhe atë që ka lëshuar letrën me vlerë, por paraqitja e tyre nuk ndalon shqyrtimin e çështjes.

Neni 346: Kur gjykata rrëzon kërkesën për zhvleftësimin e letrës me vlerë, revokon vendimin e saj të dhënë sipas shkronjës "c" të nenit 342 të këtij Kodi, duke njoftuar paguesin. Kundër vendimit të mësipërm si dhe vendimeve të dhëna sipas neneve 343 dhe 344 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim sipas rregullave të përgjithshme. Ushtrimi i padisë për begatimin pa shkak

Neni 347: Mbajtësi i letrës me vlerë të zhvleftësuar, i cili nuk ka mundur të deklarojë, për çdo shkak qoftë, të drejtat e tij mbi letrën me vlerë, sipas shkronjës "d" të nenit 342 të këtij Kodi, mund të padisë personin që i është njohur e drejta e pagesës së letrës me vlerë ose të kërkojë pajisjen me një letër tjetër si kjo, në bazë të nenit 655 të Kodit Civil.

Gjykimet në lidhje me patentat e të drejtat e tjera që rrjedhin nga pronësia industriale

Neni 348: Mosmarrëveshjet që rrjedhin nga patentat, markat tregtare dhe të shërbimit, dizenjot tregtare, modelet dhe çdo e drejtë tjetër që rrjedh nga pronësia industriale, gjykohen nga seksioni i mosmarrëveshjeve tregtare në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod.

KREU IV SHQYRTIMI I MOSMARREVESHJEVE QE LIDHEN ME FAMILJEN

Kompetencat lëndore

Neni 349: Seksionet për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve familjare pranë gjykatave të rretheve janë kompetente për:

a. shqyrtimin e mosmarrëveshjeve për zgjidhjen e martesës me shkurorëzim, për pavlefshmërinë dhe për anulimin e martesës;

b. vënien dhe heqjen e kujdestarisë mbi të miturit, mbajtjen për rritje dhe edukim të fëmijëve deri në zgjidhjen e martesës dhe ndryshimin e vendimit të gjykatës për shkak të rrethanave të reja;

c. miratimin e birësimit;

ç. mosmarrëveshjet lidhur me dhënien e ndihmës për jetesë;

d. ndarjen e pasurisë bashkëshortore dhe të banesës së bashkëshortëve;

dh. kërkesat për heqjen dhe kthimin pushtetit prindëror.

A. PROCEDURA PER VENDOSJEN E KUJDESTARISE

Kompetenca tokësore

Neni 350: Kompetent për vendosjen ose heqjen e kujdestarisë, si dhe për heqjen ose kthimin e pushtetit prindëror është seksioni përkatës i gjykatës së rrethit ku banon i mituri. E drejta për paraqitjen e kërkesës në gjykatë

Neni 351: Kërkesa për vendosjen e kujdestarisë i paraqitet gjykatës nga të afërmit e fëmijës së mitur dhe nga cilido që merr njoftimin për mbetjen e fëmijës pa prindër, për lindjen e një fëmije me prindër të panjohur dhe për çdo rrethanë tjetër që ligji kërkon vendosjen e kujdestarisë. Kur në çeljen e një testamenti, noteri, që bën publikimin e tij vihet në dijeni për caktimin e një kujdestari, duhet të njoftojë gjykatën jo më vonë se 10 ditë nga marrja dijeni, e cila procedon dhe vendos jo më vonë se 15 ditë.

Neni 352: I mituri që ka mbushur moshën 16 vjeç mund të ushtrojë vetë të drejtën që t’i drejtohet gjykatës për vendosjen e kujdestarisë.

Caktimi i kujdestarisë

Neni 353: Gjykata emëron një kujdestar të vetëm edhe kur janë disa vëllezër e motra të mitur. Kur ka konflikt midis interesave të të miturve, ajo mund të caktojë edhe një kujdestar tjetër ose disa kujdestarë.

Neni 354: Gjykata emëron si kujdestar personin e caktuar me testament dhe, në mungesë të tij, një nga të afërmit në linjë të drejtë dhe, pas kësaj, në linjë të tërthortë. Gjykata, nëse vlerëson se zgjidhja nuk është bërë në interes të fëmijës, vepron vetë për caktimin e kujdestarit.

Kujdestari i posaçëm

Neni 355: Gjykata emëron një kujdestar të posaçëm, kur këtë e kërkojnë interesat e të miturit. Kujdestaria e posaçme hiqet, kur pushojnë shkaqet për të cilat është vendosur.

Pyetja e të miturit nga gjykata

Neni 356: Gjykata, përpara se të procedojë për emërimin e kujdestarit, duhet të pyesë edhe të miturin, kur ai e ka mbushur moshën 10 vjeç. Kujdestaria merr fund kur i mituri mbush moshën 18 vjeç ose kur e mitura martohet para kësaj moshe.

Zëvendësimi i kujdestarit

Neni 357: Me kërkesën e personave të përmendur në nenin 351, gjykata e heq kujdestarin në çdo kohë dhe e zëvendëson me një tjetër, kur vëren se ai ka shpërdorur të drejtat që i takojnë si kujdestar, kur është treguar i pakujdesshëm në kryerjen e detyrës ose kur me mënyra të tjera ka vënë në rrezik interesat e të miturit, si dhe kur vetë kujdestari kërkon shkarkimin e tij për shkaqe të arsyeshme. Gjykata mund ta heqë kujdestarin vetëm pasi ta ketë dëgjuar ose njoftuar at[ rregullisht.

B. GJYKIME NE LIDHJE ME MARTESEN

Padia për shkurorëzim

Neni 358: Padia për zgjidhjen e martesës me shkurorëzim, përveç sa parashikohet në nenin 154 të këtij Kodi, duhet të përmbajë edhe:

- identitetin e fëmijëve të mitur dhe pranë cilit nga bashkëshortët ose ndonjë personi tjetër bashkëjetojnë;

- burimet dhe sasinë e të ardhurave që siguron çdo bashkëshort, nëse kanë fëmijë të mitur ose ndonjëri prej tyre është i paaftë për punë;

- pasurinë e përbashkët që kanë bashkëshortët, nëse kërkojnë pjesëtimin e saj;

Kërkesëpadisë i bashkangjiten:

- certifikata e martesës dhe certifikatat e lindjes së fëmijëve.

Padia e përbashkët e bashkëshortëve

Neni 359: Shkurorëzimi mund të kërkohet edhe nga të dy bashkëshortët, kur ata argumentojnë dhe gjykata krijon bindje se shkurorëzimi kërkohet me vullnetin e tyre të lirë, si dhe për nevojën e zgjidhjes së martesës. Megjithëkëtë, secili nga bashkëshortët mund të tërheqë kërkesëpadinë derisa nuk është shpallur vendimi.

Neni 360: Kërkesëpadia e përbashkët e të dy bashkëshortëve duhet të shoqërohet me një marrëveshje me shkrim të tyre, lidhur me lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të tyre të mitur, mbi të ardhurat e nevojshme për rritjen dhe edukimin e tyre, kontributin e secilit dhe nëse do ta quajnë të nevojshme edhe rregullimin e marrëdhënieve të tyre pasurore të ndërsjella. Kur e çmon të arsyeshme, dhe sipas rrethanave që parashtrojnë palët, gjykata mund të pranojë edhe një marrëveshje të pjesshme për disa nga çështjet që u interesojnë bashkëshortëve.

Përpjekjet e gjykatës për pajtim

Neni 361: Në shqyrtimin e padisë për shkurorëzim, gjykata cakton një seancë përgatitore në të cilën duhet të paraqiten personalisht bashkëshortët. Gjyqtari mund t’i dëgjojë ata veçmas secilin e pastaj bashkërisht, pa praninë e përfaqësuesve të tyre. Kur arrihet pajtimi, mbahet procesverbal dhe gjykimi pushohet për këtë shkak. Kur në këtë seancë nuk paraqitet paditësi, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari i vetëm vendos pushimin e gjykimit të çështjes. Kur nuk paraqitet i padituri, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seancën përgatitore, duke i përsëritur njoftimin të paditurit. Nëse edhe në këtë seancë nuk paraqitet pa ndonjë shkak të arsyeshëm, gjyqtari, pasi dëgjon paditësin dhe krijon bindje se pajtimi i bashkëshortëve nuk mund të arrihet, cakton seancën gjyqësore, duke urdhëruar thirrjen e provave të nevojshme.

Shtytja e shpalljes së vendimit përfundimtar

Neni 362: Gjykata mund të shtyjë shpalljen e vendimit deri në një vit, kur nuk ka krijuar bindje se përjashtohet çdo mundësi pajtimi e bashkëshortëve.

Pezullimi i gjykimit me kërkesën e gruas shtatzënë

Neni 363: Kur gruaja është shtatzënë, me kërkesën e saj, gjykata pezullon gjykimin e padisë së shkurorëzimit, gjersa fëmija të arrijë moshën një vjeç.

Bashkimi i kërkimeve të tjera

Neni 364: Në padinë për shkurorëzim kërkohet edhe detyrimi i bashkëshortit tjetër, për të përballuar shpenzimet për ushqimin dhe edukimin e fëmijëve, shpenzimet për jetesë të bashkëshortit nevojtar, në rastet e parashikuara nga ligji, si dhe kërkimi i dhurimeve dhe pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore, përveç kur kjo do të vështirësonte shqyrtimin e çështjes. Në një rast të tillë, gjykata veçon padinë e shkurorëzimit nga paditë e tjera të lidhura me të.

Marrja e masave të përkohshme

Neni 365: Gjykata, me kërkesën e palës së interesuar, mund të marrë masa të përkohshme për ushqimin dhe edukimin e fëmijëve të mitur, për ushqimin e bashkëshortit, kur ligji parashikon një të drejtë të tillë, për sigurimin e banesës, si dhe përdorimin e pasurisë së vënë gjatë martesës. Vendimi për marrjen e një mase të përkohshme ka fuqi derisa të jepet vendimi përfundimtar, por ai mund të ndryshohet apo të shfuqizohet nga gjykata, kur çmon se kanë ndryshuar rrethanat ose kur vendimi është marrë mbi të dhëna jo të sakta e të plota.

Shpenzimet gjyqësore

Neni 366: Shpenzimet gjyqësore në padinë për shkurorëzim i ngarkohen palës që është bërë shkak për zgjidhjen e martesës, përveç kur është parashikuar ndryshme me marrëveshje të palëve. Gjykata, duke marrë parasysh edhe gjendjen ekonomike të palëve, mund të përjashtojë tërësisht ose pjesërisht njërën prej tyre, duke e detyruar palën tjetër.

Dërgimi i vendimit në zyrën e gjendjes civile

Neni 367: Pjesa urdhëruese e vendimit të shkurorëzimit, mbasi ai të ketë marrë formën e prerë, i dërgohet nga gjykata për regjistrim zyrës së gjendjes civile përkatëse.

Padia për pavlefshmërinë dhe anulimin e martesës

Neni 368: Rregullat e caktuara në këtë kre, zbatohen edhe për paditë e tjera që rrjedhin nga martesa.

KREU V PJESETIMI GJYQESOR

Neni 369: Në gjykimin e padisë për pjesëtimin e trashëgimit ose të sendeve në bashkëpronësi, respektohen rregullat e parashikuara në nenet 207 dhe 227 të Kodit Civil.

Fazat e gjykimit

Neni 370: Gjykimi për pjesëtimin e sendeve në bashkëpronësi dhe në trashëgim, në fazën e parë të tij, ka për qëllim të hetojë e të përcaktojë të drejtën e bashkëpronësisë së ndërgjyqësave, pjesët takuese të tyre, si dhe sendet që do të pjesëtohen. Pasi të ketë marrë provat e nevojshme, gjykata, me vendim të ndërmjetëm, lejon pjesëtimin dhe përcakton rrethin e bashkëpjesëtarëve, sendet që do të pjesëtohen, si dhe pjesët takuese të secilit prej tyre. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë, paraqitja e të cilit pezullon vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit.

Neni 371: Kur palët deklarojnë se nuk kanë ankim ndaj vendimit të ndërmjetëm të përmendur në nenin 370 të këtij Kodi, bëhet shënim në procesverbalin gjyqësor, i cili nënshkruhet edhe nga palët ose përfaqësuesit e tyre. Në një rast të tillë, si dhe në rastin kur vendimi i ndërmjetëm, që ka lejuar pjesëtimin, ka marrë formën e prerë, gjykata vazhdon gjykimin në fazën e dytë, duke marrë në shqyrtim kërkesat që mund të kenë bashkëpronarët për llogaritë që duhet të japin midis tyre dhe që rrjedhin nga marrëdhëniet e bashkëpronësisë.

Vlerësimi i pasurisë dhe formimi i pjesëve

Neni 372: Gjykata bën vlerësimin e sendeve që do të pjesëtohen, pasi më parë të ketë marrë mendimin e ekspertëve, dhe kur sendet mund të ndahen në natyrë formohen aq pjesë sa janë edhe bashkëpjesëtarët. Në secilën nga këto pjesë duhet të përfshihen, me sa është e mundur, një sasi nga sendet apo kreditë të po asaj natyre me vleftë të barabartë me pjesën takuese. Pabarazia në natyrë e sendeve midis pjesëve kompensohet në para. Gjykata vendos edhe për marrëdhëniet financiare të palëve për shkak të bashkëpronësisë.

Vendimi i gjykatës

Neni 373: Kur sendi ndahet në natyrë dhe pjesët e formuara janë të barabarta ose barazohen me para, gjykata harton një projektpjesëtimi të cilin e depoziton në sekretari jo më pak se dhjetë ditë përpara seancës së ardhshme gjyqësore. Palët kanë të drejtë të parashtrojnë vërejtjet e tyre për projektin e depozituar, jo më vonë se pesë ditë përpara seancës së ardhshme gjyqësore. Në vendimin përfundimtar gjykata cakton pjesën e secilit bashkëpjesëtar. Kur pjesët ndahen në natyrë në mënyrë të barabartë dhe e kërkon ndonjëra nga palët, ato u jepen bashkëpjesëtarëve duke u hedhur në short. Gjykata mund të pranojë kërkesën e bashkëpjesëtarit për të marrë pjesën e treguar prej tij, kur ajo shihet me vend për shkak të profesionit ose të natyrës së sendeve që përfshihen në pjesën takuese.

Shitja e sendit në ankand

Neni 374: Kur në vendimin përfundimtar është urdhëruar që një send të shitet në ankand për shkak se nuk mund të ndahet në natyrë, vendimi, pasi të ketë marrë formën e prerë, ekzekutohet nga përmbaruesi gjyqësor, sipas rregullave mbi ekzekutimin e detyrueshëm.

KREU VI SHPALLJA E ZHDUKJES OSE E VDEKJES SE NJE PERSONI

Kush e bën kërkesën

Neni 375: Kërkesa për shpalljen e një personi të zhdukur ose të vdekur mund të paraqitet nga çdo person i interesuar dhe nga prokurori në gjykatën ku ka pasur vendbanimin e fundit personi për të cilin kërkohet shpallja si i tillë.

Përmbajtja e kërkesës

Neni 376: Në kërkesën për shpalljen e një personi të zhdukur ose të vdekur, përveç rrethanave nëpërmjet të cilave bëhet e besueshme zhdukja ose vdekja e tij, tregohet edhe kujdestari ose përfaqësuesi ligjor i tij, për rastet kur ka të tillë. Në kërkesën për deklarimin e një personi si të vdekur, duhet të tregohen edhe personat që janë ose mund të jenë trashëgimtarë të tij, si dhe gjithë personat e tjerë për të cilët është e ditur që nga ky fakt fitojnë ose humbin të drejta.

Publikimi i kërkesëpadisë

Neni 377: Gjykata, brenda dhjetë ditëve nga paraqitja e kërkesës për gjykim, i dërgon një kopje të saj bashkisë ose komunës, ku ka pasur banimin e tij të fundit personi që kërkohet të shpallet i zhdukur ose i vdekur, për ta shpallur në një vend të dukshëm. Kërkesa e mësipërme botohet edhe në Fletoren Zyrtare, si dhe të paktën në një gazetë lokale. Shqyrtimi i çështjes nga gjykata nuk mund të bëhet pa kaluar gjashtë muaj nga shpallja e kërkesës ose botimit të saj në Fletoren Zyrtare.

Procedura e gjykimit

Neni 378: Gjykata, në shqyrtimin e kërkesës për shpalljen të zhdukur ose të vdekur të një personi, pyet njerëz të afërt të tij, merr të dhëna për këtë person nga bashkia ose komuna, ku ai ka pasur vendbanimin e tij të fundit, si dhe nga çdo burim tjetër që mund të japë lajme për këtë person.

Neni 379: Në shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin ose prishjen e vendimit që ka deklaruar një person si të vdekur të thirren personat që kishin kërkuar deklarimin e vdekjes dhe personat që kanë fituar të drejta nga deklarimi i vdekjes.

Publikimi i vendimit

Neni 380: Gjykata vendos për shpalljen e një personi të zhdukur apo të vdekur, pasi të ketë dëgjuar edhe personat që përmenden në nenin 375 e 376 të këtij Kodi, si dhe prokurorin. Gjykata urdhëron botimin e shkurtimit të vendimit në Fletoren Zyrtare ose të paktën në një gazetë lokale të caktuar prej saj ose në një mënyrë tjetër publikimi që do ta quajë të dobishme. Gjykata mund të marrë edhe masa për sigurimin e pasurisë sipas rrethanave që e bëjnë të nevojshme marrjen e tyre.

Regjistrimi i vendimit në zyrën e gjendjes civile

Neni 381: Vendimi i gjykatës, që e deklaron një person të zhdukur ose të vdekur, i dërgohet për regjistrim zyrës së gjendjes civile në të cilën ai ka qenë i regjistruar, pasi të sigurohet se është bërë publikimi i tij sipas dispozitës së mësipërme.

KREU VII HEQJA OSE KUFIZIMI I ZOTESISE PER TE VEPRUAR

Kush e bën kërkesën

Neni 382: Heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, bëhet me kërkesë të bashkëshortit, gjinisë së afërt, të prokurorit si dhe të personave që kanë interes të ligjshëm për këtë fakt. Kërkesa i paraqitet gjykatës së vendit ku ka banimin personi që kërkohet t’i hiqet apo kufizohet zotësia për të vepruar.

Procedura e gjykimit

Neni 383: Kërkesa për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar i njoftohet prokurorit. Kërkesa duhet të përmbajë faktin në të cilin ajo bazohet si dhe provat e nevojshme. Gjykata vendos lidhur me kërkesën, pasi të ketë pyetur personin për të cilin kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, persona nga gjinia e afërt e tij, mjekun që e ka kuruar ose pasi të ketë marrë mendimin e mjekëve të tjerë ekspertë, si dhe prova të tjera që do t’i çmojë të nevojshme. Pyetja e personit të cilit i kërkohet t’i hiqet ose kufizohet zotësia për të vepruar, bëhet në institucionin që është shtruar për mjekim ose në banesën e tij nga një gjyqtar i deleguar, kur nuk është e mundur të paraqitet vetë në gjykatë.

Kujdestari i përkohshëm

Neni 384: Gjykata, në çdo fazë të gjykimit, mund t’i emërojë personit, për të cilin kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, një kujdestar të përkohshëm. Pasi vendimi i gjykatës merr formën e prerë, i dërgohet organit kompetent për të emëruar një kujdestar.

Ankimi

Neni 385: Kundër vendimit për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar, mund të bëjnë ankim vetë personi i mësipërm, kujdestari i përkohshëm i tij, personi që ka bërë kërkesën, si dhe të gjithë personat e tjerë që sipas nenit 382 të këtij Kodi kanë të drejtë të kërkojnë heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar, pavarësisht nga pjesëmarrja ose jo e tyre në gjykimin e kësaj çështjeje. Në këtë rast gjykata i lejon ata të njihen me materialet e dosjes gjyqësore.

Dispozitë referuese

Neni 386: Dispozitat e parashikuara në këtë kre zbatohen edhe për kthimin e zotësisë për të vepruar.

Marrja dijeni e personave të interesuar për vendimin e gjykatës

Neni 387: Pasi vendimi me të cilin hiqet, kufizohet ose kthehet zotësia për të vepruar merr formë të prerë, një shkurtim i tij u dërgohet të gjithë gjykatave, për t’u regjistruar në një formë të veçantë, me të cilën mund të marrë dijeni cilido që ka interes. Gjykata i dërgon një shkurtim të këtij vendimi edhe Dhomës Kombëtare të Noterëve, e cila ua bën të njohur dhomave të noterëve nëpër rrethe.

KREU VIII VERTETIMI GJYQESOR I FAKTEVE

Kur mund të ngrihet kërkesa

Neni 388: Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë. Kërkesa për vërtetimin e fakteve paraqitet në gjykatën e shkallës së parë, në territorin e së cilës ka banimin kërkuesi. Kur kërkohet vërtetimi i faktit për një send të paluajtshëm, ajo paraqitet në gjykatën e rrethit në territorin e së cilës ndodhet sendi. Në mënyrën e treguar më sipër mund të kërkohet edhe korrigjimi i gabimeve të akteve të treguara në paragrafin e parë të këtij neni.

Përmbajtja e kërkesës

Neni 389: Në kërkesën për vërtetimin e fakteve duhet të tregohen:

a. qëllimi për të cilin kërkuesi paraqit kërkesën për vërtetimin e faktit të caktuar;

b. shkaqet për të cilat nuk mund të merret akti ose për të cilët nuk është mundur që akti të bëhet përsëri;

c. provat me të cilat do të provohet si shkaku, për të cilin nuk është e mundur të merret akti ose ky akt nuk mund të bëhet përsëri, ashtu edhe fakti që kërkohet të vërtetohet.

Procedura e gjykimit

Neni 390: Kërkesa për vërtetimin e fakteve gjyqësore shqyrtohet në seancë gjyqësore, në prani të kërkuesit e të personave fizikë a juridikë që kanë interes në çështje. Kur çështja paraqet interes publik dhe gjykata e sheh të arsyeshme, mund të thirret edhe prokurori.

Vendimi i gjykatës

Neni 391: Në vendimin e gjykatës duhet të tregohet fakti i vërtetuar prej asaj dhe provat në bazë të të cilave është vërtetuar fakti. Kundër vendimit, me të cilin pranohet ose nuk pranohet kërkesa, mund të bëhet ankim, sipas rregullave të përgjithshme, nga kërkuesi si dhe nga personat fizikë a juridikë që janë thirrur për të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes. Vendimi nuk ka fuqi provuese kundër personave fizikë a juridikë që nuk kanë qenë thirrur në rast se e kundërshtojnë faktin e vërtetuar në vendim.

Efektet e vendimit të gjykatës

Neni 392: Kur, gjatë shqyrtimit të kërkesës, lind një konflikt midis kërkuesit dhe një personi tjetër të interesuar, për të drejtën civile që ka lidhje me vërtetimin e faktit, gjykata vendos pushimin e shqyrtimit të çështjes. Në këtë rast palët mund t’i drejtohen gjykatës me padi sipas rregullave të përgjithshme.

KREU IX NJOHJA E VENDIMEVE TE SHTETEVE TE HUAJA

Kushtet për zbatimin e vendimeve të dhëna nga gjykatat e huaja

Neni 393: Vendimet e gjykatave të shteteve të huaja njihen dhe zbatohen në Republikën e Shqipërisë, në kushtet e parashikuara në këtë Kod ose në ligje të veçanta. Kur për këtë qëllim ka marrëveshje të posaçme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të huaj zbatohen dispozitat e marrëveshjes.

Pengesat ligjore për zbatimin e vendimeve të dhëna nga gjykatat e huaja

Neni 394: Vendimit të një gjykate të shtetit të huaj nuk i jepet fuqi në Republikën e Shqipërisë kur:

a. sipas dispozitave që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë, mosmarrëveshja nuk mund të jetë në kompetencën e gjykatës së shtetit që ka dhënë vendimin;

b. kërkesëpadia dhe letërthirrja për në gjyq nuk i është njoftuar të paditurit në mungesë, në mënyrë të rregullt e në kohë, për t’i dhënë atij mundësi që të mbrohet;

c. midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt e për të njëjtin shkak, është dhënë një vendim tjetër i ndryshëm nga gjykata shqiptare;

ç. është duke u shqyrtuar nga gjykata shqiptare një padi që është ngritur përpara se vendimi i gjykatës së shtetit të huaj të ketë marrë formë të prerë;

d. i është dhënë forma e prerë në kundërshtim me legjislacionin e tij;

dh. nuk pajtohet me parimet bazë të legjislacionit shqiptar.

Shqyrtimi i kërkesës

Neni 395: Kërkesa për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj i paraqitet gjykatës së apelit. Kërkesa mund të paraqitet edhe në rrugë diplomatike kur ajo është e lejueshme nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe mbi bazën e reciprocitetit. Në këto raste, në qoftë se pala e interesuar nuk ka emëruar përfaqësues, kryetari i gjykatës së apelit emëron një avokat për të paraqitur kërkesën.

Neni 396: Kërkesës për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj duhet t’i bashkëngjiten:

a. kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri;

b. vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë;

c. prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri.

Neni 397: Gjykata e apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394. Për kërkesën e paraqitur gjykata e apelit jep vendim.

Zbatimi i vendimit të një gjykate të huaj

Neni 398: Vendimi i gjykatës së shtetit të huaj zbatohet në Republikën e Shqipërisë vetëm në bazë të vendimit të gjykatës të apelit që i jep fuqi këtij vendimi dhe ekzekutohet në përputhje me dispozitat përkatëse të këtij Kodi.

Vendimi i gjykatës së arbitrazhit

Neni 399: Dispozitat e këtij kreu zbatohen edhe për njohjen e vendimit përfundimtar të një arbitrazhi të shtetit të huaj.

TITULLI IV ARBITRAZHI

KREU I DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Fusha e zbatimit

Neni 400: Dispozitat e këtij kreu vlejnë si për procedurën e gjykimeve të arbitrazhit, kur pjesëmarrësit në proces janë me banim ose vendqëndrim në Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe për procedurën ndërkombëtare, kur njëra nga palët ushtron veprimtarinë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Këto dispozita zbatohen vetëm kur vendi i procedurës së arbitrazhit ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Përcaktime

Neni 401:

-Me "procedurë arbitrazhi" kuptohet çdo procedurë e sistemit gjyqësor të arbitrazhit pavarësisht nëse ajo zhvillohet ose jo nga një institucion i përhershëm arbitrazhi.

- Me "gjykatë arbitrazhi" kuptohet një gjyqtar i vetëm arbitrazhi ose trup gjykues arbitrazhi.

- Me "gjykatë" kuptohet një organ i sistemit gjyqësor të një shteti, në përputhje me përcaktimin e bërë nga ligji përkatës.

Kompetenca lëndore

Neni 402: do pretendim pasuror ose kërkesë që rrjedh nga një marrëdhënie pasurore, mund të jetë objekt i një gjykimi të arbitrazhit. Kur njëra palë është shteti ose një ndërmarrje apo organizatë e kontrolluar prej tij, ajo nuk mund të pretendojë të drejtën për të mos qenë palë në një procedurë arbitrazhi.

Marrëveshja për arbitrazh

Neni 403: Mund të gjykohet me procedurë arbitrazhi vetëm në qoftë se ekziston një marrëveshje e palëve, me anë të së cilës ato pranojnë t’ia nënshtrojnë arbitrazhit mosmarrëveshjet që kanë lindur ose mund të lindin nga një kontratë e lidhur ndërmjet tyre.

Pavlefshmëria e marrëveshjes për arbitrazh

Neni 404: Eshtë i pavlefshëm kushti për gjykimin e mosmarrëveshjes me arbitrazh, kur nuk pasqyrohet me shkrim në vet[ marrëveshjen kryesore të palëve ose me një dokument tjetër të shkruar që i referohet asaj, siç mund të jetë telegrami, teleteksi e çdo mjet tjetër i saktë që përbën provë shkresore. Marrëveshja e palëve, sipas paragrafit të parë, është e pavlefshme, në rast se në atë nuk caktohet arbitri apo arbitrat, nuk parashikohet mënyra e caktimit të tyre, si dhe objekti i mosmarrëveshjes, kur ajo efektivisht ka lindur. Marrëveshja për gjykimin me procedurë arbitrazhi shfuqizohet, kur një arbitër i caktuar sipas kësaj procedure nuk pranon misionin e besuar.

Caktimi i numrit të arbitrave

Neni 405: Palët mund të merren vesh në mënyrë të pavarur për numrin e arbitrave në një gjykatë arbitrazhi dhe për mënyrën e caktimit të tyre. Në mungesë të një marrëveshje të tillë gjykata e arbitrazhit formohet nga një arbitër ose më shumë arbitra në numër tek, që caktohen nga gjykata e rrethit.

Fillimi i procedurës së arbitrazhit

Neni 406: Shqyrtimi i mosmarrëveshjes me procedurë arbitrazhi fillon me kërkesën e të dyja palëve ose të palës së interesuar. Marrëveshja për gjykimin e çështjes me procedurë arbitrazhi mund të arrihet edhe pasi ka filluar gjykimi nga një gjykatë kompetente. Në një rast të tillë procesverbali i seancës gjyqësore nënshkruhet nga gjykata dhe nga palët ose përfaqësuesit e tyre.

KREU II FORMIMI I GJYKATES SE ARBITRAZHIT

Kush mund të jetë arbitër

Neni 407: Misioni i arbitrit i besohet vetëm një personi fizik që ka zotësi juridike të plotë për të vepruar. Në qoftë se për këtë qëllim është caktuar një person juridik, ky i fundit ka fuqi vetëm për të organizuar arbitrazhin.

Procedura e formimit të gjykatës së arbitrazhit

Neni 408: Gjykata e arbitrazhit quhet e formuar rregullisht kur arbitri ose arbitrat janë emëruar në përputhje me dispozitat e këtij kreu dhe ata kanë pranuar me shkrim misionin që u është besuar. Personi që i propozohet detyra e arbitrit duhet, menjëherë pas emërimit të tij, t’u parashtrojë palëve të gjitha rrethanat të cilat mund të ngjallin dyshime për paanësinë dhe pavarësinë e tij në zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Ai mund të mos pranohet si arbitër kur dyshimet e sipërpërmendura janë të drejta e të bazuara, si dhe kur nuk i plotëson kushtet për të cilat kanë rënë dakort palët. Pala që ka emëruar një arbitër, mund ta përjashtojë atë vetëm për shkaqe që bëhen të njohura pas emërimit të tij.

Neni 409: Palët mund të merren vesh në mënyrë të pavarur për procedurën e mospranimit të një arbitri. Kur mungon një marrëveshje e tillë, pala që kundërshton emërimin e arbitrit duhet t’ia bëjë të ditur këtij të fundit, brenda 10 ditëve nga marrja dijeni e emërimit, shkaqet e mospranimit. Në rast se arbitri për të cilin është kërkuar përjashtimi nuk tërhiqet nga misioni ose procedura e caktuar nga palët nuk i jep zgjidhje këtij kundërshtimi, vendos gjykata e arbitrazhit pa pjesëmarrjen e arbitrit për të cilin është kërkuar përjashtimi. Kur edhe kjo e fundit nuk i jep zgjidhje kërkesës për përjashtim, vendos gjykata e shkallës së parë, jo më vonë se 15 ditë nga dita e ardhjes për gjykim të kësaj mosmarrëveshjeje.

Neni 410: Kur një arbitër nuk është në gjendje të plotësojë detyrat e tij për misionin e ngarkuar ose për arsye të ndryshme nuk përmbush detyrat e tij në afatin e caktuar, mandati i tij si arbitër përfundon kur ai tërhiqet nga ky mision ose kur palët merren vesh për përfundimin e këtij misioni. Zëvendësimi i tij bëhet sipas rregullave për emërimin e arbitrave.

Neni 411: Kur palët caktojnë arbitrat në numër çift, gjykata e arbitrazhit plotësohet me një arbitër të caktuar sipas marrëveshjes së palëve dhe, në mungesë të saj, nga arbitrat e emëruar prej palëve. Kur këto nuk kanë mundur të caktojnë arbitrin, ky caktohet nga kryetari i gjykatës së rrethit. Caktimi i arbitrit sipas kësaj dispozite në çdo rast duhet të bëhet brenda 15 ditëve nga marrja dijeni për një detyrim të tillë.

Neni 412: Kur një person juridik apo fizik ngarkohet nga palët që të organizojë arbitrazhin, për këtë qëllim caktohen një ose më shumë arbitra të pranuar nga palët. Në rastet kur nuk është arritur pranimi i palëve, personi i ngarkuar me organizimin e arbitrazhit fton secilën palë të caktojë arbitrin e saj dhe vepron sipas procedurës për caktimin e arbitrit të nevojshëm, për të plotësuar trupin gjykues të arbitrazhit.

Kohëzgjatja e misionit të arbitrit

Neni 413: Nëse marrëveshja e arbitrazhit nuk cakton afat, misioni i arbitrave vazhdon vetëm 6 muaj, duke filluar nga dita kur i fundit prej tyre ka pranuar këtë mision. Afati i vendosur, sipas paragrafit të parë, me kërkesën qoftë edhe të njërës prej palëve ose të gjykatës së arbitrazhit, mund të shtyhet nga kryetari i gjykatës së shkallës së parë.

Juridiksioni i gjykatës së arbitrazhit

Neni 414: Kur një mosmarrëveshje që është duke u shqyrtuar nga një gjykatë arbitrazhi, mbi bazën e një marrëveshjeje arbitrazhi, i dërgohet për gjykim një juridiksioni tjetër, ky i fundit duhet të deklarojë moskompetencën. Kur procedura e arbitrazhit për shqyrtimin e mosmarrëveshjes ende nuk ka filluar, juridiksioni tjetër duhet gjithashtu të deklarojë moskompetencën, përveç kur marrëveshja e arbitrazhit është haptazi e pavlefshme.

KREU III PROCEDURA E ARBITRAZHIT

Fillimi i veprimtarisë së gjykatës së arbitrazhit

Neni 415: Gjykata e arbitrazhit e fillon veprimtarinë e saj procedurale nga çasti kur është krijuar, përveç kur në marrëveshje janë caktuar gjithë arbitrat. Në këtë rast, quhet se e fillon veprimtarinë kur njëra prej palëve ngarkon arbitrin ose arbitrat me kryerjen e misionit të tyre.

Përcaktimi i procedurës së punës

Neni 416: Palët mund të përcaktojnë vetë procedurën e punës të gjykatës së arbitrazhit, duke pranuar rregullat e vendosura për gjykatat ose duke iu referuar rregullave procedurale të një organizmi arbitrazhi të zgjedhur prej tyre. Nëse një rregullim i tillë nuk është bërë nga palët, gjykata e arbitrazhit i cakton vetë ato, qoftë edhe duke iu referuar një rregulloreje të një organizmi arbitrazhi. Pavarësisht nga sa u parashtrua në dy paragrafët e mësipërm, gjykata e arbitrazhit është e detyruar të respektojë parimet drejtuese të procesit, të garantojë barazinë ndërmjet palëve dhe të drejtën e tyre për t’u dëgjuar në një procedurë kontradiktore.

Neni 417: Gjykata e arbitrazhit, kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos për kompetencën e vet, duke përfshirë edhe vlefshmërinë e marrëveshjes së arbitrazhit. Kur ajo pranon me vendim se marrëveshja e arbitrazhit është e pavlefshme, quhet se ajo e ka përfunduar misionin e saj.

Marrja e masave për sigurimin e padisë

Neni 418: Gjykata e arbitrazhit, me kërkesën e njërës prej palëve mund të vendosë marrjen e masave për sigurimin e padisë, përveç kur ka marrëveshje të kundërt ndërmjet palëve. Nëse palët nuk kanë vendosur rregulla për një qëllim të tillë, gjykata e arbitrazhit zbaton rregullat e parashikuara në këtë Kod për sigurimin e padisë. Nëse pala tjetër nuk zbaton vullnetarisht këto masa, gjykata e arbitrazhit i drejtohet gjykatës kompetente, e cila vendos sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.

Vendi i zhvillimit të arbitrazhit

Neni 419: Palët mund të caktojnë në marrëveshjen e arbitrazhit vendin se ku do të zhvillohet procedura e arbitrazhit. Në mungesë të marrëveshjes, vendin e cakton gjykata e arbitrazhit. Nëse edhe kjo nuk mund të marrë një vendim të tillë, atëherë vendi se ku do të zhvillohet procedura e arbitrazhit do të jetë vendbanimi ose qendra e palës së paditur.

Lejimi dhe marrja e provave

Neni 420: Palët mund të paraqitin si provë dokumentet me shkresë që atyre u duken të rëndësishme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ose t’u referohen dokumenteve dhe mjeteve të tjera provuese. Ato mund të shtojnë ose të pakësojnë objektin e padisë ose të ndryshojnë shkakun ligjor të saj deri në përfundimin e hetimit gjyqësor. Kjo dispozitë nuk zbatohet kur palët në marrëveshjen e arbitrazhit ose në mungesë të saj, gjykata e arbitrazhit në rregulloren e pranuar prej saj, ka parashikuar ndryshe. Megjithëkëtë marrëveshja nuk duhet të prekë parimet e marrjes së lirë të provave.

Neni 421: Gjykata e arbitrazhit vepron vetë për marrjen e provave të nevojshme. Në rast se ndeshen vështirësi në marrjen e tyre, siç mund të jetë refuzimi për t’u paraqitur në gjykatën e arbitrazhit, për të paraqitur një provë shkresore ose për të marrë të dhëna nga një institucion shtetëror a privat, këto i kërkohen gjykatës së rrethit, e cila vepron sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod për gjykatat.

Gjykimi në mungesë

Neni 422: Kur paditësi ose i padituri nuk janë paraqitur në ditën e orën e caktuar të seancës gjyqësore pa ndonjë shkak të përligjur, gjykata e arbitrazhit zhvillon gjykimin në mungesë. Mosparaqitja e një pale nuk duhet të konsiderohet si pohim i pretendimeve të palës tjetër.

Zëvendësimi i arbitrit

Neni 423: Arbitri i emëruar duhet të ndjekë misionin e ngarkuar deri në përfundimin e tij. Ai nuk mund të abstenojë ose të heqë dorë nga gjykimi i mosmarrëveshjes, përveçse për motive të parashikuara nga neni 408 i këtij Kodi. Në një rast të tillë zëvendësimi i tij bëhet sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod.

Hartimi i akteve procedurale

Neni 424: Aktet dhe procesverbalet që kryhen gjatë procedurës së arbitrazhit, hartohen bashkarisht nga të gjithë arbitrat, përveç kur në marrëveshjen e arbitrazhit palët kanë pranuar që këto veprime të kryhen nga njëri prej tyre.

Marrja fund e gjykimit të arbitrazhit

Neni 425: Në rast se palët nuk kanë parashikuar ndryshe në marrëveshje, një gjykim arbitrazhi merr fund kur: a. arbitri revokohet, vdes, i dalin pengesa në plotësimin e misionit të ngarkuar ose i ka humbur plotësisht të gjitha të drejtat civile; b. me abstenimin ose heqjen dorë nga misioni i arbitrit, kur është rasti i parashikuar nga neni 423 i këtij Kodi; c. me mbarimin përfundimisht të afatit të arbitrazhit.

Mbyllja e hetimit gjyqësor

Neni 426: Pasi të jenë marrë provat e nevojshme dhe të jetë mbyllur hetimi gjyqësor, arbitri cakton datën në të cilën do të diskutohet mosmarrëveshja dhe do të merret vendimi përkatës. Pas kësaj date nuk mund të paraqiten prova e të parashtrohen kërkesa, përveç kur gjykata e arbitrazhit vlerëson ndryshe.

Ligji i zbatueshëm

Neni 427: Kur të dyja palët janë me vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Shqipërisë, gjykata e arbitrazhit zbaton legjislacionin shqiptar. Kur njëra nga palët është e huaj, gjykata e arbitrazhit vendos sipas rregullave të së drejtës të zgjedhur nga palët dhe në mungesë të kësaj zgjedhje, sipas rregullave të së drejtës me të cilat është më e lidhur. Por palët mund të autorizojnë gjykatën e arbitrazhit të vendosë me paanësi e në mënyrë të njëllojtë për palët.

KREU IV VENDIMI I GJYKATES SE ARBITRAZHIT

Dhënia e vendimit përfundimtar

Neni 428: Diskutimet për dhënien e vendimit zhvillohen nga gjykata e arbitrazhit pa praninë e palëve e të personave të tjerë.

Neni 429: Vendimi i gjykatës së arbitrazhit jepet me shumicë votash. Ai nënshkruhet nga të gjithë arbitrat. Arbitrat që kanë mendim të kundërt me shumicën, kanë të drejtë t’i parashtrojnë me shkrim mendimet e tyre. Vendimi i nënshkruar nga shumica e arbitrave ka të njëjtin efekt sikur të jetë nënshkruar nga të gjithë arbitrat.

Përmbajtja e vendimit përfundimtar

Neni 430: Vendimi i gjykatës së arbitrazhit duhet të përmbajë përbërjen e trupit gjykues të arbitrave, datën dhe vendin e dhënies së tij, identitetin e palëve, vendbanimin, vendqëndrimin ose qendrën e tyre, emrin e mbiemrin e avokatit ose të përfaqësuesit të palëve dhe objektin e mosmarrëveshjes. Vendimi i gjykatës së arbitrazhit duhet të arsyetojë zgjidhjet e pranuara dhe të shprehet qartë për pretendimet e palëve.

Korrigjimi i gabimeve të vendimit përfundimtar dhe interpretimi i tij

Neni 431: Gjykata e arbitrazhit ka kompetencë të interpretojë vendimin e saj, të korrigjojë gabimet materiale dhe ta plotësojë atë për kërkesat e paditësit për të cilat nuk është shprehur, por që nuk janë kryesore. Kur gjykata e arbitrazhit nuk mund të mblidhet përsëri me të njëjtën përbërje, çështjet që përmenden në këtë nen zgjidhen nga gjykata që do të ishte kompetente në mungesë të marrëveshjes së arbitrazhit.

Urdhri i ekzekutimit të vendimit të gjykatës së arbitrazhit

Neni 432: Vendimi i gjykatës së arbitrazhit është i formës së prerë në lidhje me mosmarrëveshjen e shqyrtuar, sapo shpallet, përveç rasteve të parashikuara nga neni 434 i këtij Kodi. Ai bëhet i ekzekutueshëm forcërisht në bazë të një urdhri ekzekutimi të lëshuar nga gjykata e shkallës së parë të vendit ku është dhënë vendimi. Për një qëllim të tillë, në sekretarinë e gjykatës depozitohet origjinali i vendimit me një kopje të marrëveshjes së arbitrazhit, nga një prej arbitrave ose nga pala e interesuar. Kundër vendimit të gjykatës që lëshon urdhër ekzekutimin nuk lejohet ankim.

Neni 433: Urdhrit të ekzekutimit i bashkëngjitet origjinali i vendimit të arbitrazhit. Vendimi i gjykatës së rrethit që refuzon lëshimin e urdhër ekzekutimit duhet të jetë i arsyetuar. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në gjykatën e apelit brenda 10 ditëve nga shpallja e tij.

KREU V ANKIMI KUNDER VENDIMIT TE GJYKATES SE ARBITRAZHIT

Rastet kur lejohet ankimi

Neni 434: Ndonëse palët në marrëveshje kanë parashikuar heqjen dorë nga ankimi, vendimi i gjykatës së arbitrazhit mund të ankohet në gjykatën e apelit vetëm kur:

a. gjykata e arbitrazhit është formuar në mënyrë të parregullt;

b. gjykata e arbitrazhit pa të drejtë ka deklaruar kompetencën apo moskompetencën e saj për gjykimin e mosmarrëveshjes;

c. gjykata e arbitrazhit në vendimin e saj ka tejkaluar kërkesat për të cilat ka qenë investuar ose nuk është shprehur mbi një nga kërkesat kryesore të padisë;

ç. nuk është respektuar barazia e palëve dhe e drejta e tyre për t’u dëgjuar në një procedurë të mbështetur në parimin e kontradiktoritetit;

d. vendimi i gjykatës së arbitrazhit vjen në kundërshtim me rendin publik në Republikën e Shqipërisë.

Afati i ankimit

Neni 435: Ankimi në gjykatën e apelit bëhet brenda 30 ditëve nga dita që është shpallur vendimi. Mungesa e palëve në shpalljen e vendimit nuk e ngarkon gjykatën me detyrimin për njoftimin e vendimit.

Shqyrtimi nga gjykata e apelit

Neni 436: Gjykata e apelit shqyrton ankimin sipas rregullave të caktuara në këtë Kod. Kur gjykata e apelit prish ose ndryshon vendimin e gjykatës së arbitrazhit, ajo vendos për themelin e mosmarrëveshjes në kufijtë e misionit të caktuar gjykatës së arbitrazhit.

Moslejimi i rekursit në Gjykatën e Kasacionit

Neni 437: Kundër vendimit të gjykatës së apelit nuk lejohet rekurs në Gjykatën e Kasacionit.

Vënia në ekzekutim e vendimit

Neni 438: Vendimi i gjykatës së arbitrazhit mund të vihet në ekzekutim kur:

a. palët në marrëveshjen e arbitrazhit kanë hequr dorë nga ankimi kundër vendimit të dhënë nga gjykata e arbitrazhit, në kushtet e parashikuara nga neni 434 i këtij Kodi;

b. palët nuk kanë bërë ankim brenda afatit të parashikuar në nenin 435 të këtij Kodi, në kushtet e parashikuara nga neni 434 i këtij Kodi;

c. gjykata e apelit ka rrëzuar kërkesën ankimore ose ka prishur ose ndryshuar vendimin e gjykatës së arbitrazhit, duke shqyrtuar çështjen në themel.

KREU VI ARBITRAZHI NDERKOMBETAR

Formimi i gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar

Neni 439: Në gjykimin e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, marrëveshja e arbitrazhit duhet të caktojë arbitrin ose arbitrat ose të parashikojë mënyrat e caktimit të tyre, qoftë edhe duke iu referuar një rregulloreje arbitrazhi. Eshtë ndërkombëtar arbitrazhi që lidhet me interesat e tregtisë ndërkombëtare. Për gjykimet e arbitrazhit që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë, kur palët në marrëveshje kanë parashikuar zbatimin e ligjit procedural shqiptar për formimin e gjykatës së arbitrazhit dhe haset vështirësi në formimin e saj, pala e interesuar mund t’i drejtohet gjykatës së rrethit të Tiranës, përveç kur ato janë marrë vesh ndryshe.

Përcaktimi i procedurës së arbitrazhit

Neni 440: Në marrëveshjen e arbitrazhit palët mund të parashikojnë vetë ose t’i referohen një rregulloreje arbitrazhi, për të përcaktuar procedurën që do të ndiqet në seancat e arbitrazhit. Në mungesë të marrëveshjes, gjykata e arbitrazhit rregullon procedurën për kryerjen e misionit të ngarkuar për aq kohë sa ajo ka nevojë, duke e përcaktuar vetë ose duke iu referuar një rregulloreje të një organizmi tjetër arbitrazhi.

Ligji i zbatueshëm

Neni 441: Gjykata e arbitrazhit zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me të drejtën që palët kanë përcaktuar në marrëveshje dhe në mungesë të një zgjedhjeje të tillë, në përputhje me ligjet e rregullat e tjera që i mendon të përshtatshme. Në çdo rast ajo mban parasysh edhe rregullat e zakonet e tregtisë.

PJESA E TRETE MJETET LIGJORE TE MBROJTJES

TITULLI I PARE ANKIMI NE GJYKATEN E APELIT

KREU I PARE DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Mjetet e ankimit

Neni 442: Mjetet për t’u ankuar ndaj vendimeve të gjykatave janë: Ankimi në gjykatën e apelit, rekursi në Gjykatën e Kasacionit, kërkesa për rishikim si dhe kundërshtimi i të tretit.

Afati i ankimit

Neni 443: Afati i ankimit në gjykatën e apelit, kundër vendimeve përfundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë. Afati për të bërë rekurs në Gjykatën e Kasacionit, kundër vendimeve të gjykatës së apelit, është 30 ditë. Afati për të kërkuar rishikimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe kundërshtimin e të tretit është 30 ditë.

Fillimi i afateve të ankimit

Neni 444: Afatet e caktuara në nenin e mësipërm janë të prerë dhe fillojnë nga dita e shpalljes së vendimit përfundimtar. Kur çështja është gjykuar nga gjykata e shkallës së parë në mungesë të njërës palë, ky afat fillon nga dita e njoftimit të vendimit. Afati për të ushtruar kërkesën për rishikim dhe afati i kundërshtimit i një të treti fillojnë nga dita kur janë zbuluar rrethanat për të cilën bëjnë fjalë dispozitat përkatëse.

Prekluziviteti i ankimit

Neni 445: Ankimi në gjykatën e apelit, rekursi në Gjykatën e Kasacionit, rishikimi e kundërshtimi i të tretit, pavarësisht nga njoftimi, nuk mund të bëhen mbasi ka kaluar një vit nga shpallja e vendimit. Kjo dispozitë nuk zbatohet kur pala në mungesë vërteton se nuk ka qenë në dijeni të procesit gjyqësor për shkak të pavlefshmërisë së njoftimeve.

Gjykata ku paraqitet ankimi

Neni 446: Ankimi paraqitet në gjykatën që ka dhënë vendimin, ndaj të cilit ushtrohet.

Njoftimi i ankimit

Neni 447: Ankimi u njoftohet palëve sipas rregullave të parashikuara në nenet 130 dhe 131 të këtij Kodi, për njoftimet e thirrjet në gjykatë.

Bashkimi i ankimeve

Neni 448: Të gjitha ankimet e bëra veçmas kundër të njëjtit vendim bashkohen në një proces të vetëm.

Pezullimi i ekzekutimit

Neni 449: Ekzekutimi i vendimit të ankimuar pezullohet deri në përfundim të shqyrtimit në gjykatën e apelit, përveç kur me ligj parashikohet ndryshe. Në rastet e rekursit në Gjykatën e Kasacionit vendimi mund të pezullohet në Gjykatën e Kasacionit.

Mospranimi i ankimit

Neni 450: Gjykata që ka dhënë vendimin nuk e pranon ankimin kur:

a. është paraqitur tej afatit të parashikuar me ligj;

b. është bërë kundër një vendimi ndaj të cilit nuk lejohet ankimi;

c. është bërë nga një person që nuk legjitimohet të bëjë ankim;

ç. është hequr dorë nga ankimi. Mospranimi mund të deklarohet në çdo shkallë gjykimi. Vendimi i mospranimit i njoftohet atij që ka bërë ankim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë.

Vendimi i formës së prerë

Neni 451: Vendimi i gjykatës merr formë të prerë kur:

a. nuk mund të bëhet ankim kundër tij;

b. nuk është bërë ankim kundër tij brenda afateve të caktuara nga ligji ose kur ankesa është tërhequr;

c. ankesa e paraqitur nuk është pranuar;

ç. vendimi i gjykatës është lënë në fuqi, ndryshuar ose është pushuar gjykimi në shkallë të dytë.

KREU II GJYKIMI NE APEL

Vendimet që mund të ankimohen

Neni 452: Mund të ankimohen në gjykatën e apelit të gjitha vendimet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë, me përjashtim të rasteve kur ankimi përjashtohet me ligj.

Nënshkrimi i ankimit

Neni 453: Ankimi që i drejtohet gjykatës së apelit duhet të nënshkruhet nga vetë pala, avokati ose përfaqësuesi i pajisur me prokurë.

Përmbajtja e ankimit

Neni 454: Në ankim duhet të tregohen:

a. palët ndërgjyqësa;

b. vendimi kundër të cilit bëhet ankimi;

c. shkaqet për të cilat bëhet ankimi;

ç. çfarë kërkohet me ankimin.

Dokumentet që i bashkëngjiten ankimit

Neni 455: Bashkë me ankimin duhet të paraqiten:

a. kopje të ankimit dhe të dokumenteve të tjera, aq sa janë personat që marrin pjesë në çështje si palë;

b. prokura kur ankimi paraqitet nga avokati ose përfaqësuesi i palës. Në rast se ankimi nuk plotëson kushtet e mësipërme, si dhe kur ankimi nuk është nënshkruar, gjykata njofton palën që të ndreqë të metat brenda 5 ditëve, në të kundërtën ankimi quhet si i paparaqitur.

Apeli kundërshtues

Neni 456: Pala që nuk ka bërë ankim apo pala kundër së cilës është bërë ankimi, mund ta kundërshtojë atë me kundërankim brenda 5 ditëve nga dita që ka marrë njoftim për ankimin e palës tjetër. Ankimi kundërshtues duhet t’u njoftohet palëve të tjera në gjykim, sipas rregullave për njoftimin e ankimit.

Ndërhyrja në ankim

Neni 457: Në gjykatën e apelit lejohet vetëm ndërhyrja e të tretit, që ka të drejtën e kundërshtimit sipas nenit 503 të këtij Kodi.

Rivendosja në afatin e ankimit

Neni 458: Kur palët kanë humbur të drejtën e ankimit për shkaqe të arsyeshme, mund të paraqesin kërkesë për rivendosje në afat, përpara gjykatës që ka dhënë vendimin. Kjo kërkesë shqyrtohet nga gjykata në këshill dhe kundër vendimit të tij mund të bëhet ankim i veçantë.

Rënia në dekadencë e kërkesave që nuk janë propozuar rishtas

Neni 459: Kur kërkesat dhe pretendimet e pamarra parasysh në vendimin e shkallës së parë nuk përsëriten në ankim, konsiderohet sikur është hequr dorë prej tyre.

Përbërja e gjykatës dhe shqyrtimi i çështjes

Neni 460: Gjykata e apelit e shqyrton çështjen në mënyrë kolegjiale. Ajo gjykon me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Kryetari i gjykatës së apelit cakton relatorin e çështjes dhe ditën e gjykimit. Sekretaria e gjykatës së apelit i njofton palët rregullisht (nenet 128-133) të paktën 10 ditë më parë, ditën e shqyrtimit të çështjes në apel, si dhe shpall listën përkatëse të çështjeve.

Neni 461: Fillimisht gjykata verifikon paraqitjen e rregullt të palëve, bën bashkimin e ankimeve të bëra kundër të njëjtit vendim dhe bën përpjekje për zgjidhjen e çështjes me pajtim.

Pjesëmarrja e prokurorit

Neni 462: Në gjykimin e çështjes në gjykatën e apelit, prokurori mund të marrë pjesë kur janë rastet e parashikuara prej nenit 85 të këtij Kodi. Mendimin e tij ai mund ta japë me shkrim ose me gojë në seancë gjyqësore.

Heqja dorë nga ankimi

Neni 463: Në çdo fazë të gjykimit të çështjes në apel, ankuesi ose përfaqësuesi i tij mund të heqë dorë nga ankimi. Në këtë rast vendoset pushimi i shqyrtimit të çështjes në gjykatën e apelit.

Seanca gjyqësore

Neni 464: Seanca gjyqësore fillon me relacionin e njërit prej anëtarëve të këshillit gjyqësor. Pas kësaj palët, në rast se janë paraqitur, japin shpjegime. Së pari e merr fjalën pala që ka bërë ankimin, pastaj pjesëmarrësit e tjerë në gjykim dhe, kur është rasti, dëgjohet edhe prokurori. Kur ky ka paraqitur mendimin me shkrim, lexohet nga një anëtar i këshillit gjyqësor. Kur prokurori, mbi bazën e padisë së paraqitur prej tij bën ankim ndaj vendimit të gjykatës, ai e merr fjalën i pari.

Neni 465: Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë të parashikuara në këtë Kod. Me kërkesën e palëve ose edhe kryesisht gjykata e apelit përsërit tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor. Në shqyrtimin gjyqësor mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë. Gjykata ka të drejtë të marrë edhe prova të reja.

Vendimi i gjykatës së apelit

Neni 466: Gjykata e apelit pasi shqyrton çështjen vendos:

a. lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

b. ndryshimin e vendimit;

c. prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes;

ç. prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e rrethit në rastet e parashikuara nga neni 467 i këtij Kodi.

Dërgimi për rigjykim

Neni 467: Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së rrethit dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur:

a. gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën;

b. përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rregullt apo vendimi nuk është nënshkruar nga anëtarët e tij;

c. gjykata, megjithëse kanë qenë kushtet e parashikuara nga ky Kod, nuk ka vendosur pushimin e çështjes;

ç. çështja është gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces, pa pasur dijeni për ditën e gjykimit.

Pushimi i gjykimit për mungesë të juridiksionit gjyqësor

Neni 468: Gjykata e apelit kur konstaton se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si edhe kur padia nuk mund të ngrihej, prish vendimin dhe vendos vetë pushimin e gjykimit të çështjes.

Pezullimi i ekzekutimit

Neni 469: Kur prishet vendimi i shkallës së parë dhe çështja dërgohet për rigjykim, pezullohet ekzekutimi i vendimit. Gjykata e apelit me kërkesën e palës mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të vendimit edhe kur ajo le në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, kur kundër vendimit të saj bëhet rekurs në Gjykatën e Kasacionit dhe nga ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit mund të vijnë pasoja të rënda ose të pariparueshme, si dhe kur pala që ka bërë rekursin jep garanci materiale që siguron ekzekutimin e vendimit.

Ankimi kundër vendimeve të ndërmjetme

Neni 470: Vendimet e ndërmjetme që jepen nga gjykata e shkallës së parë mund të ndryshohen apo të tërhiqen gjatë gjykimit. Këto vendime mund të goditen me ankim së bashku me vendimin përfundimtar. Megjithatë, në rastet e parashikuara shprehimisht në këtë Kod, kundër vendimeve të ndërmjetme mund të bëhet ankimi i veçantë në gjykatën e apelit, brenda 5 ditëve nga shpallja apo njoftimi i tyre.

Pezullimi i ekzekutimit të vendimit të ndërmjetëm

Neni 471: Paraqitja e ankimit kundër vendimit të ndërmjetëm nuk pezullon gjykimin dhe as ekzekutimin e vendimit, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë Kod apo kur gjykata e apelit vendos pezullimin gjersa të japë vendimin për ankimin e veçantë.

TITULLI II REKURSI NE GJYKATEN E KASACIONIT

KREU I PROCEDURAT E REKURSIT

Vendimet ndaj të cilave mund të ushtrohet rekursi

Neni 472: Vendimet e shpallura nga gjykata e apelit, si dhe ato të gjykatës së shkallës së parë, në rastet që parashikohen në këtë Kod, mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Kasacionit vetëm kur:

a. nuk është respektuar ose është zbatuar keq ligji;

b. ka shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i këtij Kodi);

c. nuk është marrë një provë vendimtare e kërkuar nga palët gjatë gjykimit;

ç. arsyetimi i vendimit është haptazi jologjik;

d. janë shkelur dispozitat për juridiksionin dhe kompetencën.

Kundërshtimi i vendimit në Gjykatën e Kasacionit bëhet brenda 30 ditëve nga dhënia e vendimit të gjykatës së apelit apo të gjykatës së rrethit, për rastet kur këto vendime kundërshtohen drejtpërdrejt në Gjykatën e Kasacionit.

Rekurs në interes të ligjit

Neni 473: Kur palët nuk kanë ushtruar rekurs në afatet e kërkuara nga ligji ose kanë hequr dorë prej tij, Prokurori i përgjithshëm mund të ushtrojë rekurs për të kërkuar prishjen e vendimit në interes të ligjit.

Nënshkrimi i rekursit

Neni 474: Rekursi që i drejtohet Gjykatës së Kasacionit nënshkruhet nga vetë pala, avokati apo përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë.

Përmbajtja e rekursit

Neni 475: Rekursi duhet të përmbajë:

a. palët ndërgjyqëse;

b. vendimin që kundërshtohet;

c. paraqitjen e përmbledhur të fakteve të çështjes;

ç. shkaqet për të cilat kërkohet prishja e vendimit, duke iu referuar normave ligjore mbi të cilat mbështetet;

d. prokurën nëse rekursi është bërë nga avokati ose nga përfaqësuesi i ankuesit.

Depozitimi i rekursit

Neni 476: Rekursi depozitohet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin, në afatin prej 30 ditësh nga njoftimi që u është bërë palëve. Së bashku me rekursin duhet të depozitohet:

a. kopja e vërtetuar e vendimit të kundërshtuar dhe kur është rasti edhe e njoftimit kur ky është bërë;

b. prokura e posaçme;

c. aktet dhe dokumentet mbi të cilat është bazuar rekursi, në aq kopje sa janë palët. Sekretaria e gjykatës që ka dhënë vendimin e kundërshtuar, përcjell zyrtarisht në sekretarinë e Gjykatës së Kasacionit dosjen përkatëse së bashku me dokumentet e mësipërme.

Kur nuk plotësohen këto kushte rekursi nuk pranohet.

Kundërrekursi

Neni 477: Pala kundër së cilës është paraqitur rekursi, mund ta kundërshtojë atë me kundërrekurs, i cili duhet t’i njoftohet atij që ka bërë rekursin në vendbanimin e tij brenda 20 ditëve nga njoftimi i rekursit. Në mungesë të këtij njoftimi nuk mund të paraqesë kundërrekurs, por vetëm mund të marrë pjesë në diskutim me gojë. Për kundërrekursin zbatohen rregullat e parashikuara në nenet 456 dhe 457 të këtij Kodi.

Paraqitja e dokumenteve të tjera

Neni 478: Nuk pranohet depozitimi i akteve dhe dokumenteve që nuk janë paraqitur në shkallën e mëparshme të gjykimit, përveç atyre që kanë të bëjnë me vendimin e ankimuar dhe pranimin e rekursit ose të kundërrekursit. Depozitimi i dokumenteve si më sipër duhet t’i njoftohet palëve të tjera.

Pezullimi i ekzekutimit të vendimit

Neni 479: Gjykata e Kasacionit pezullon ekzekutimin e vendimit kur:

a. ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit do të sillte pasoja të rënda e të pariparueshme;

b. pala që ka bërë rekursin depoziton garanci materiale që siguron ekzekutimin e vendimit. Mospranimi i rekursit

Neni 480: Rekursi nuk pranohet në qoftë se bëhet për shkaqe të ndryshme nga ato që i lejon ligji. Mospranimi i rekursit vendoset nga kolegji i Gjykatës së Kasacionit në dhomën e këshillimit pa pjesëmarrjen e palëve.

KREU II PROCEDURAT E GJYKIMIT

Shqyrtimi në seksione të bashkuara

Neni 481: Gjykata e Kasacionit shprehet në kolegje të bashkuara kur janë rastet e parashikuara në nenin 472 shkronja "d" e këtij kreu. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit mund të vendosë që gjykata të shprehet në kolegje të bashkuara për rekurse të paraqitura nga palët, për të cilat ka praktika të ndryshme e të mëparshme në kolegjet e thjeshta, si dhe për ato rekurse që paraqesin rëndësi të veçantë për vetë karakterin e tyre. Në këto raste kryetari i Gjykatës së Kasacionit cakton relatorin dhe datën e shqyrtimit të rekursit.

Fillimi i gjykimit

Neni 482: Kryetari i Gjykatës së Kasacionit cakton kolegjet dhe relatorin për shqyrtimin e rekurseve. Gjykata e Kasacionit gjykon në këshill me tre gjyqtarë. Kryetari i kolegjit civil cakton datën e shqyrtimit të rekursit. Sekretaria e Gjykatës së Kasacionit shpall listat e shqyrtimit të rekurseve të paktën 15 ditë përpara datës së shqyrtimit.

Shqyrtimi gjyqësor

Neni 483: Në seancë gjyqësore relatori paraqet faktet që kanë rëndësi për marrjen e vendimit, përmbajtjen e vendimit të ankimuar dhe shkaqet e rekursit dhe të kundërrekursit. Pas relatimit kryetari fton avokatët e palëve të paraqesin mbrojtjen e tyre. Pastaj prokurori paraqet gojarisht mendimin e tij të arsyetuar. Nuk lejohet replika, por avokatët e palëve mund që në të njëjtën seancë t’i paraqesin gjykatës mendimet e tyre, shkurtimisht, me shkrim.

Marrja e vendimit

Neni 484: Gjykata pas diskutimit të çështjes tërhiqet në dhomën e këshillimit dhe merr vendimin përkatës. Në raste të veçanta, për shkak të natyrës së ndërlikuar apo rëndësisë së çështjes, marrja e vendimit mund të shtyhet për aq ditë sa është e nevojshme. Vendimi nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e kolegjit.

Neni 485: Pas shqyrtimit të çështjes, kolegji civil apo kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Kasacionit vendosin:

a. lënien në fuqi të vendimit;

b. prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë;

c. prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e apelit, me tjetër trup gjykues;

ç. prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë me tjetër trup gjykues;

d. ndryshimin e vendimit të shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit;

e. prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Zbatimi i detyrueshëm i udhëzimeve

Neni 486: Udhëzimet dhe konkluzionet e Gjykatës së Kasacionit janë të detyrueshme për gjykatën që rishqyrton çështjen.

Gabimet në arsyetimin e vendimit

Neni 487: Nuk janë shkak për cenimin e vendimit gabimet në arsyetimin e vendimit. Në këtë rast gjykata kufizohet vetëm me korrigjimin e arsyetimit.

Shpenzimet e gjykimit

Neni 488: Gjykata, kur rrëzon rekursin, shpenzimet e gjykimit ia ngarkon atij që ka bërë rekursin.

Mospërsëritja e rekursit

Neni 489: Rekursi i deklaruar i papranueshëm apo i paprocedueshëm nuk mund të paraqitet përsëri, qoftë edhe në rastet kur nuk ka mbaruar afati i caktuar nga ligji.

Heqja dorë nga rekursi

Neni 490: Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore. Heqja dorë bëhet me shkrim, e nënshkruar nga vetë pala apo avokati i saj, i pajisur me prokurë për këtë qëllim. Akti i heqjes dorë u njoftohet palëve që janë paraqitur ose u komunikohet avokatëve të palëve.

Shpenzimet, kur hiqet dorë nga rekursi

Neni 491: Në rastet e heqjes dorë nga rekursi gjykata i ngarkon shpenzimet palës që heq dorë. Kur hiqet dorë nga rekursi dhe në gjykim kanë marrë pjesë të gjitha palët apo avokatët e tyre, nuk ka vend për shpallje të veçantë të vendimit të pushimit të gjykimit.

Ndreqja e gabimeve materiale

Neni 492: Nëse vendimi i shpallur nga Gjykata e Kasacionit përmban gabime materiale apo në përllogaritje, pala e interesuar ka të drejtë të kërkojë me kërkesë korrigjimin apo ndreqjen e tyre brenda 60 ditëve nga njoftimi i vendimit. Për kërkesën gjykata shprehet në dhomën e këshillimit, duke zbatuar rregullat e parashikuara në paragrafin e fundit të nenit 480 të këtij Kodi.

Rigjykimi

Neni 493: Gjykata e shkallës së parë apo gjykata e apelit kur dërgohet çështja për rigjykim zbaton të njëjtat rregulla procedurale të parashikuara në atë shkallë gjykimi. Gjykata që rigjykon çështjen i përmbahet vendimit të Gjykatës së Kasacionit për çdo çështje të së drejtës që është vendosur me të. Në rigjykim nuk mund të ngrihen pavlefshmëritë e vërtetuara në gjykimet e mëparshme. Në rigjykim palët nuk mund të bëjnë pretendime të ndryshme nga ato të pranuara në vendimin e Gjykatës së Kasacionit, përveç nevojës për të arritur në përfundime që dalin nga vendimi i Kasacionit.

TITULLI I TRETE RISHIKIMI

Rastet e rishikimit

Neni 494: Pala e interesuar mund të kërkojë rishikimin e një vendimi që ka marrë formë të prerë, kur:

a. zbulohen rrethana të reja apo prova të reja me shkresë që kanë rëndësi për çështjen, të cilat nuk mund të diheshin nga pala gjatë shqyrtimit të saj;

b. vërtetohet se thëniet e dëshmitarëve apo mendimet e ekspertëve, mbi të cilat është bazuar vendimi, kanë qenë të rreme;

c. palët ose përfaqësuesit e tyre apo ndonjë anëtar i trupit gjykues, që ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes, kanë kryer vepra të dënueshme penalisht, të cilat kanë ndikuar në dhënien e vendimit;

ç. vërtetohet se vendimi i dhënë është bazuar në dokumente të falsifikuara;

d. vendimi është bazuar në një vendim të gjykatës ose të një institucioni tjetër që më pas është prishur;

e. vendimi është në kundërshtim të hapur me një vendim tjetër të formës së prerë të dhënë midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt dhe për të njëjtin shkak.

Neni 495: Rishikimi i vendimeve për rrethanat e parashikuara në shkronjat "b", "c" dhe "ç" të nenit 494 të këtij Kodi lejohet kur ato rrethana janë vërtetuar me vendim penal të formës së prerë.

Afati i paraqitjes së kërkesës

Neni 496: Kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga dita që pala ka marrë dijeni për shkakun e rishikimit, por në çdo rast jo më vonë se një vit nga dita që ka lindur shkaku i rishikimit. Në rastet e parashikuara në nenin 495, afati prej 30 ditësh fillon nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë.

Paraqitja e kërkesës

Neni 497: Kërkesa për rishikim paraqitet përpara të njëjtës gjykatë që ka dhënë vendimin, për të cilin ushtrohet kërkesa. Kërkesa duhet të përmbajë: shkakun për të cilin kërkohet rishikimi, provat përkatëse që lidhen me një nga kërkesat e nenit 494 të këtij Kodi, ditën e zbulimit apo të vërtetimit të rrethanës apo marrjes së dokumenteve. Kërkesa nënshkruhet nga vetë pala apo avokati i pajisur me prokurë.

Mospranimi i kërkesës

Neni 498: Kur kërkesa është bërë jashtë rasteve të parashikuara në nenin 494 ose është bërë nga ata që nuk kanë të drejtë ta bëjnë ose kur ajo rezulton haptazi e pambështetur, gjykata vendos mospranimin e saj. Vendimet merren në dhomën e këshillimit pa pjesëmarrjen e palëve. Vendimi i mospranimit i njoftohet atij që ka bërë kërkesën, i cili mund të bëjë ankim.

Gjykimi i rishikimit

Neni 499: Shqyrtimi i çështjes me rishikim bëhet sipas rregullave të përgjithshme të parashikuara në këtë Kod.

Pezullimi i ekzekutimit

Neni 500: Paraqitja e kërkesës për rishikim nuk pezullon ekzekutimin e vendimit. Por gjykata, me kërkesën e palës, mund të pezullojë ekzekutimin e vendimit, kur vlerëson se ka rrezik që mund të shkaktohet një dëm i madh e i pariparueshëm.

Marrja e vendimit

Neni 501: Në përfundim të rishqyrtimit të çështjes, gjykata në vendimin e saj vendos për themelin e çështjes, prish tërësisht ose pjesërisht vendimin objekt rishikimi, si dhe vendos për t’u kthyer ajo që është marrë me vendimin e anuluar, por në përputhje me legjislacionin civil në fuqi.

Kundërshtimi i vendimit

Neni 502: Vendimi i dhënë në gjykimin e rishikimit mund të ankimohet sipas rregullave të përgjithshme.

KREU IV KUNDERSHTIMI I TE TRETIT

Rastet e kundërshtimit të të tretit

Neni 503: Një i tretë mund të kundërshtojë një vendim të formës së prerë ose të ekzekutueshëm të gjykatës, kur janë shkelur të drejtat e tij. Personat e interesuar dhe kreditorët e njërës prej palëve mund të kundërshtojnë vendimin, kur bëhet fjalë për efekt të paramendimit apo veprimit në dëm të tyre.

Neni 504: Kundërshtimi i të tretit nuk pranohet kur bëhet nga trashëgimtarët e njërës palë dhe as nga personat, interesat e të cilëve janë përfaqësuar prej njërës nga palët në procesin gjyqësor.

Kërkesa e kundërshtimit

Neni 505: Kundërshtimi paraqitet përpara së njëjtës gjykatë që ka shpallur vendimin. Gjykimi bëhet sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod.

Neni 506: Kundërshtimi i të tretit mund të bëhet edhe gjatë gjykimit të një çështjeje, kur ai nuk është thirrur nga palët.

Pezullimi i ekzekutimit

Neni 507: Gjykata që shqyrton kundërshtimin me kërkesë të palës, mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit kur janë rastet e parashikuara nga neni 479 i këtij Kodi.

Efektet e vendimit

Neni 508: Efektet e këtij vendimi do të shtrihen për aq sa janë cenuar interesat e personit të tretë, pa u prekur vendimi në pjesët e tjera të tij.

Sanksioni për një kundërshtim të deklaruar të papranueshëm

Neni 509: Në rastin kur gjykata deklaron të papranueshëm kundërshtimin ose e hedh poshtë atë, mund të dënojë kundërshtuesin me gjobë deri në 10 000 lekë.

PJESA E KATERT EKZEKUTIMI I DETYRUESHEM

TITULLI I PARE DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Titujt ekzekutivë

Neni 510: Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv. Janë tituj ekzekutivë:

a. vendimet civile të gjykatës që kanë marrë formë të prerë, vendimet e dhëna prej tyre për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm;

b. vendimet penale të formës së prerë në pjesën që bëjnë fjalë për të drejta pasurore;

c. vendimet e gjykatave e të arbitrazheve të shteteve të huaja që u është dhënë fuqi sipas dispozitave përkatëse të këtij Kodi;

ç. vendimet e një gjykate arbitrazhi në Republikën e Shqipërisë;

d. aktet noteriale që përmbajnë detyrime për pagime në para;

dh. kambialet, çeqet e letrat me urdhër që barazohen me ato;

e. aktet e tjera që sipas ligjeve të veçanta quhen tituj ekzekutivë dhe ngarkohet zyra e përmbarimit për ekzekutimin e tyre.

Urdhri i ekzekutimit

Neni 511: Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim me kërkesën e kreditorit. Për këtë qëllim lëshohet urdhri i ekzekutimit i cili jepet:

a. për rastet e parashikuara nga shkronjat "a" dhe "b" të nenit të mësipërm, nga gjykata që ka dhënë vendimin;

b. për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj që u është dhënë fuqi zbatimi sipas dispozitave të këtij Kodi nga gjykata e apelit;

c. për rastet e parashikuara nga shkronja "ç" e nenit të mësipërm nga gjykata e vendit ku është dhënë vendimi;

ç. për rastet e parashikuara nga shkronjat "d", "dh" dhe "e" nga gjykata e vendit ku është caktuar të bëhet ekzekutimi.

Ankimi për mosdhënien e urdhrit të ekzekutimit

Neni 512: Kundër vendimit me të cilin refuzohet dhënia e urdhrit të ekzekutimit, mund të bëhet ankim sipas rregullave mbi ankimet e veçanta.

Urdhri i ekzekutimit për pasuri dhe persona të veçantë

Neni 513: Urdhri i ekzekutimit lëshohet vetëm në një kopje. Kur duhet të dorëzohen disa pasuri të veçanta ose kur titulli ekzekutiv është dhënë në dobi ose kundër disa personave, mund të lëshohen urdhra ekzekutimi të veçantë, duke shënuar se cila pjesë e titullit duhet të ekzekutohet për çdo urdhër ekzekutimi.

Lëshimi i dublikatës së urdhrit të ekzekutimit

Neni 514: Kur urdhri i ekzekutimit humbet ose zhduket, gjykata që e ka lëshuar, me kërkesë të kreditorit, mund t’i lëshojë këtij dublikatë në bazë të titullit ekzekutiv. Kërkesa shqyrtohet në këshill gjyqësor, pasi debitorit t’i jetë dorëzuar një kopje e saj. Kur humbet ose zhduket vetë titulli ekzekutiv dhe nuk ka mundësi që përmbajtja e tij të nxirret nga aktet e organeve që kanë lëshuar titullin ekzekutiv, kreditori mund të ngrejë padi kundër debitorit, sipas rregullave të përgjithshme.

Vënia në ekzekutim

Neni 515: Urdhri i ekzekutimit vihet në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor me kërkesën e kreditorit, si dhe të prokurorit në çështjet që ai ka ngritur padi.

Kompetenca tokësore e përmbaruesit gjyqësor

Neni 516: Kërkesa për zbatimin e urdhrave të ekzekutimit i drejtohet përmbaruesit gjyqësor të vendit ku ndodhen:

a. sendet e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë, ndaj të cilave drejtohet ekzekutimi;

b. banimi i personit të tretë të detyruar kur ekzekutimi drejtohet kundër kredisë që ka për të marrë debitori nga ky person;

c. vendi i ekzekutimit të detyrimit për kryerjen ose moskryerjen e një veprimi të caktuar. Kur përmbaruesi gjyqësor konstaton se nuk është kompetent për të vënë në ekzekutim kërkesën, ia dërgon këtë përmbaruesit gjyqësor kompetent, pasi vë më parë sekuestër mbi sendin ose mbi kredinë e debitorit. Konflikti për kompetencë nuk lejohet, por përmbaruesi gjyqësor ka të drejtë të parashtrojë moskompetencën e tij në gjykatën e rrethit ku e ushtron veprimtarinë, e cila e shqyrton atë në këshill gjyqësor. Kundër vendimit të tij lejohet ankim i veçantë.

Lajmërimi për ekzekutimin vullnetar

Neni 517: Përmbaruesi gjyqësor, kur fillon ekzekutimin, i dërgon debitorit një lajmërim për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin që përmban urdhri i ekzekutimit, duke i caktuar për këtë një afat prej 5 ditësh, kur objekti i tij është pagë ose detyrim për ushqim dhe prej 10 ditësh në të gjitha rastet e tjera. Me kërkesën e debitorit, gjykata e shkallës së parë e vendit të ekzekutimit, në raste të veçanta, duke marrë parasysh gjendjen pasurore të debitorit ose rrethanat e tjera të çështjes, mund të shtyjë afatin e ekzekutimit të detyrimit në të holla ose ta ndajë këtë detyrim në këste. Vendimi jepet në seancë gjyqësore, pasi të jenë njoftuar palët, dhe kundër tij mund të bëhet ankim i veçantë.

Përmbajtja e lajmërimit

Neni 518: Lajmërimi duhet të përmbajë një shkurtim të përmbajtjes së urdhrit të ekzekutimit, vendin dhe adresën e kreditorit, dhe paralajmërimin që i bëhet debitorit se do të fillojë ekzekutimi i detyrueshëm, në qoftë se ekzekutimi nuk ekzekutohet vullnetarisht prej tij brenda afatit të caktuar në lajmërim. Në rast se debitori vdes pas vënies në ekzekutim të titullit, por para se të jenë përfunduar së kryeri veprimet e nevojshme të ekzekutimit, përmbaruesi gjyqësor, para se të vazhdojë veprimet e tij, duhet t’u dërgojë trashëgimtarëve të debitorit të vdekur, kur këta janë njohur, një lajmërim të ri për të ekzekutuar këta vullnetarisht detyrimin që përmban urdhri i ekzekutimit.

Fillimi i ekzekutimit të detyrueshëm

Neni 519: Ekzekutimi i detyrueshëm nuk mund të fillojë para se të kenë kaluar afatet e parashikuara nga neni 517 i këtij Kodi, përveç kur ka rrezik se me kalimin e afatit, ekzekutimi do të bëhet i pamundshëm. Në këtë rast, përmbaruesi gjyqësor mund të fillojë menjëherë nga ekzekutimi i detyrueshëm.

Efektet e urdhrit të ekzekutimit ndaj trashëgimtarëve

Neni 520: Urdhri i ekzekutimit kundër debitorit trashëgimlënës vihet në ekzekutim mbi pasurinë e trashëgimtarëve të tij, por brenda masës së pasurisë së trashëguar prej tyre nga trashëgimlënësi.

Ekzekutimi ndaj personit të tretë

Neni 521: Urdhri i ekzekutimit kundër debitorit mund të vihet në ekzekutim edhe kundër personit të tretë, që për sigurimin e detyrimit ka lënë peng ose ka vënë në hipotekë një send të tij, kur kreditori kërkon ekzekutimin mbi këtë send.

Ekzekutimi ndaj debitorit që nuk i dihet banimi

Neni 522: Kur banimi i debitorit nuk dihet, gjykata e rrethit të vendit të ekzekutimit, me kërkesën e përmbaruesit gjyqësor, pasi sqarohet edhe vetë për këtë rrethanë, i emëron debitorit një përfaqësues.

Ndihma nga policia e rendit

Neni 523: Kur për ekzekutimin e detyrueshëm është e nevojshme që të çelet banesa ose ndonjë ndërtesë tjetër e debitorit për të kërkuar sendet e tij që ndodhen në to, përmbaruesi gjyqësor i kryen këto veprime në prani të një anëtari të pushtetit lokal. Në rast nevoje, përmbaruesi kërkon ndihmën e policisë së rendit.

Procesverbali i përmbaruesit

Neni 524: Përmbaruesi gjyqësor, për çdo veprim të kryer prej tij, është i detyruar të mbajë procesberval, në të cilin përmenden dita dhe vendi i kryerjes së veprimit, kërkesat dhe deklarimet e bëra nga palët, sendet e marra, shuma e nxjerrë dhe shpenzimet e bëra për ekzekutimin.

Shpenzimet e ekzekutimit

Neni 525: Shpenzimet e bëra për ekzekutimin paguhen fillimisht nga kreditori, me rastin e kryerjes së çdo veprimi, dhe pastaj ndalen nga shuma e nxjerrë duke ia kthyer kreditorit.

Ekzekutimi ndaj personit të huaj

Neni 526: Ekzekutimi i detyrueshëm ndaj personit të huaj publik mund të bëhet vetëm me leje të ministrit të Drejtësisë.

TITULLI II EKZEKUTIMI NE FUSHATE VEANTA

KREU I EKZEKUTIMI I DETYRIMEVE NE TE HOLLA KUNDREJT PERSONAVE FIZIKE E JURIDIKE

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Vënia e sekuestros

Neni 527: Kur kërkohet ekzekutimi i një detyrimi në të holla, përmbaruesi gjyqësor, me kalimin e afatit të lajmërimit për ekzekutim (neni 517), fillon ekzekutimin e detyrueshëm, duke vënë sekuestër mbi kreditë e debitorit dhe mbi sendet e luajtshme dhe të paluajtshme të tij, në masën që do të jetë e nevojshme për plotësimin e detyrimit.

Neni 528: Me kërkesën e debitorit, sekuestroja mund të vihet edhe mbi një pasuri tjetër të tij të ndryshme nga ajo që ka treguar kreditori, kur përmbaruesi gjyqësor çmon se kjo plotëson kërkesën e kreditorit.

Sendet mbi të cilat nuk mund të vihet sekuestroja

Neni 529: Përjashtohen nga sekuestrimi i pasurisë së debitorit:

1) sendet e përdorimit personal të debitorit dhe të familjes së tij si: veshjet, shtresat, mbulesat, mobiljet për aq sa ato janë të nevojshme për jetesën e tyre;

2) ushqimet dhe lëndët djegëse që i nevojiten debitorit dhe familjes së tij për tre muaj;

3) dekoratat dhe sende kujtimi, letra, shkresa të familjes dhe librat profesionalë;

4) librat, veglat muzikore, mjetet e artit që nevojiten për veprimtarinë shkencore dhe artistike të debitorit dhe të familjes së tij;

5) deri 3 dynymë tokë, 2 kafshë për punimin e tokës, 1 lopë, 6 dele ose 6 dhi, fara për mbjelljen e ardhshme, si dhe ushqimi i këtyre kafshëve për 3 muaj për personat që jetojnë me punë bujqësore ose blegtorale;

6) ndihma që u jepet nënave me shumë fëmijë ose të vetme, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit ose familjarë ose bursa e studimit përveç kur detyrimi është për ushqim. Në këtë rast nuk mund të sekuestrohet më shumë se 1/2 e shumës së pensionit ose të bursës;

7) frutat natyrore një muaj para se ato të piqen.

Shtrirja e sekuestros mbi shpërblimin nga sigurimi

Neni 530: Në qoftë se sendet e sekuestruara janë të siguruara, sekuestrimi shtrihet edhe në shpërblimin që u takon nga sigurimi.

Detyrimet e debitorit pas vënies së sekuestros

Neni 531: Nga çasti i vënies së sekuestros, debitori nuk ka të drejtë të disponojë sendin e luajtshëm ose të paluajtshëm ose kredinë ose të ndryshojë, dëmtojë apo të zhdukë sendin, përndryshe ka përgjegjësi, sipas dispozitave të Kodit Penal. Ky detyrim shtrihet edhe mbi personat që kanë në posedim sendin e debitorit.

Llogaria e përmbaruesit në bankë

Neni 532: Shumat e nxjerra, me rastin e ekzekutimit ndaj debitorit, ndaj personit të tretë që i detyrohet debitorit, ndaj blerësit të sendit të shitur në dyqanet me shitje të lirë ose në ankand, derdhen në bankë në llogari të përmbaruesit gjyqësor.

Sekuestroja mbi pagën e debitorit

Neni 533: Kur vihet sekuestro mbi pagën e debitorit, prej saj nuk mund të ndalet më shumë se një e dyta, përveç kur parashikohet ndryshe me dispozita të veçanta.

Pjesëmarrja e kreditorëve të tjerë

Neni 534: Në çdo fazë të ekzekutimit, gjersa nuk është përgatitur nga përmbaruesi gjyqësor projekti i ndarjes së shumave të nxjerra, mund të marrin pjesë në ekzekutim edhe kreditorët e tjerë të po atij debitori. Marrja pjesë e kreditorëve të tjerë në ekzekutim bëhet me kërkesë të tyre të shkruar së cilës i bashkëngjitet urdhri i ekzekutimit ose një vendim nga përmbaruesi gjyqësor se urdhri i ekzekutimit i është bashkëngjitur një çështjeje tjetër që është në ekzekutim.

Neni 535: Kreditori që merr pjesë në ekzekutim bashkë me kreditorët e tjerë ka po ato të drejta që ka edhe kreditori, i cili ka vënë i pari sekuestron mbi sendet ose kreditë e debitorit, përveç kur ekzistojnë shkaqe të ligjshme të preferimit. Veprimet e ekzekutimit, të kryera para se kreditori të marrë pjesë bashkë me kreditorët e tjerë, krijojnë të drejta edhe për ata.

Neni 536: Shteti quhet gjithmonë si kreditor që merr pjesë bashkë me kreditorët e tjerë për detyrimin që po ai debitor i ka shtetit dhe të cilët rrjedhin nga tatimet dhe nga kredi të tjera, shuma e të cilëve i është njoftuar përmbaruesit gjyqësor, para se të bëhet ndarja e shumave të tjera. Për këtë qëllim, përmbaruesi gjyqësor njofton seksionin përkatës të financës për çdo ekzekutim të filluar prej tij dhe për çdo ndarje që ai bën.

Projekti i ndarjes së shumave

Neni 537: Kur shuma e nxjerrë nga ekzekutimi nuk mjafton për të paguar të gjithë kreditorët, përmbaruesi gjyqësor përgatit projektin e ndarjes, duke veçuar më parë shumat që nevojiten për kreditë që paguhen me parapëlqim dhe nga pjesa tjetër që mbetet, paguan kreditë e tjera në përpjesëtim me shumat e tyre.

Neni 538: Përmbaruesi gjyqësor njofton për përgatitjen e projektit të ndarjes së shumave të nxjerra debitorin dhe kreditorët, të cilët i thërret për këtë qëllim në një ditë të caktuar prej tij. Në qoftë se brenda 5 ditëve nga dita e paraqitjes prej përmbaruesit gjyqësor të projektit të ndarjes nuk bëhet ankim, ndarja quhet përfundimtare dhe përmbaruesi gjyqësor i dorëzon çdo kreditori shumën që i takon.

Ankimi kundër projektit të ndarjes së shumave

Neni 539: Në rast se kundër projektit të ndarjes së shumave të nxjerra bëhet ankim, çështja së bashku me ankesën i dërgohet gjykatës së rrethit e cila vendos në seancë gjyqësore, duke thirrur debitorin dhe kreditorët. Kundër vendimit të gjykatës për ndarjen e shumave të nxjerra mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën e apelit.

KREU II EKZEKUTIMI MBI SENDET E LUAJTSHME

Inventarizimi

Neni 540: Sekuestroja mbi sendet e luajtshme të debitorit bëhet me inventarizimin e tyre nga përmbaruesi gjyqësor.

Neni 541: Inventarizimi përfshin vetëm sendet që ndodhen në shtëpinë e debitorit, si dhe ato që ndodhen në një lokal tjetër që është i përmbashkët për debitorin dhe personat e tretë, përveç se kur del se ato janë të një personi tjetër. Për inventarizimin mbahet procesverbal.

Përmbajtja e procesverbalit të inventarizimit

Neni 542: Procesverbali i inventarizimit duhet të përmbajë:

a) shënimin e urdhrit të ekzekutimit, në bazë të të cilit vihet sekuestroja;

b) emrin, emrin e atit dhe mbiemrin e përmbaruesit gjyqësor, të debitorit, kreditorit dhe të personave të tjerë që janë të pranishëm në inventarizim;

c) vendin ku kryhet inventarizimi;

ç) pretendimet e personave të tretë në lidhje me sendet e inventarizuara;

d) përshkrimin e hollësishëm të sendeve dhe vlerësimin e tyre;

e) kujt i lihen për ruajtje sendet;

dh) nënshkrimin e personave që marrin pjesë në inventarizim.

Neni 543: Inventarizimi bëhet në prani të debitorit. Në mungesë të debitorit, inventarizimi bëhet në prani të një personi madhor të familjes së tij dhe, kur nuk ndodhet një person i tillë, në prani të një përfaqësuesi të pushtetit lokal. Në çdo rast inventarizimi bëhet duke qenë të pranishëm edhe dy dëshmitarë.

Vlerësimi i sendeve të inventarizuara

Neni 544: Sendet e inventarizuara vlerësohen nga përmbaruesi gjyqësor në bazë të vlerësimeve të ekspertëve, në bazë të çmimeve të tregut, duke u zbritur përqindja përkatëse e konsumimit ose e vjetërsisë së tyre.

Detyrimet e debitorit për sendet e lëna në ruajtje

Neni 545: Sendet e inventarizuara mund t’i lihen në ruajtje debitorit, i cili ka të drejtë edhe t’i përdorë, por me kusht që të mos pakësohet vlefta e tyre. Kur debitori refuzon t’i pranojë për ruajtje, përmbaruesi gjyqësor emëron në këtë detyrë një person tjetër, duke i caktuar këtij një shpërblim. Debitori ose personi i tretë, të cilëve u janë lënë në ruajtje sendet e inventarizuara, duhet të japin llogari për të ardhurat dhe shpenzimet e bëra për sendin. Këta janë përgjegjës, sipas dispozitave të Kodit Penal, për disponimin, dëmtimin ose shkatërrimin e tyre.

Ekzekutimi mbi sendet në bashkëpronësi

Neni 546: Kur ekzekutimi bëhet mbi sendet që janë në bashkëpronësi të debitorit dhe të personave të tjerë, përmbaruesi gjyqësor, pasi bën inventarizimin e gjithë pasurisë së përbashkët, procesverbalin ia paraqit gjykatës kompetente të vendit të ekzekutimit, e cila cakton dhe ndan pjesën që i takon debitorit, sipas rregullave të parashikuara nga nenet 369-374 të këtij Kodi. Mbi këtë pjesë bëhet pastaj ekzekutimi nga përmbaruesi gjyqësor.

Pavlefshmëria e disponimit pas vënies së sekuestros

Neni 547: do disponim i sendit të luajtshëm nga ana e debitorit pas vënies së sekuestros, është i pavlefshëm kundrejt kreditorëve që kanë kërkuar ekzekutimin, përveç kur me disponimin sendi ka kaluar në pronësi të një tjetri që ka qenë në mirëbesim (neni 166 i Kodit Civil).

Sekuestrimi mbi sendet e çmueshme

Neni 548: Sendet e çmueshme si ari, argjendi, platini dhe metalet e grupit të platinit në shufra, copë, monedha dhe artikuj të bërë prej tyre, gurët e çmueshëm, margaritarët dhe artikujt e bërë prej tyre, si dhe valuta e huaj, dokumentet e pagesës në valutë të huaj si kambiale, çeqe, mandate e letra të tjera të kësaj natyre, si dhe tituj të huaj me vleftë, si aksione, obligacione e kuponat përkatës i jepen për ruajtje një banke.

Procedura e shitjes

Neni 549: Përmbaruesi gjyqësor, pas vënies së sekuestros, i dërgon një lajmërim debitorit se sendet e sekuestruara do të shiten, në qoftë se brenda pesë ditëve ai nuk ekzekuton detyrimin.

Neni 550: Shitja e sendeve bëhet me anë të ankandit ose në dyqanet me shitje të lirë, ndërsa sendet e çmueshme (neni 548), të depozituara në bankë, i shiten asaj dhe merret kundërvlefta e tyre nga përmbaruesi gjyqësor, në bazë të kursit zyrtar në kohën e pagesës së tyre.

Neni 551: Kur sendi, për shkak të natyrës ose gjendjes së tij, nuk mund të dërgohet për t’u shitur në dyqanet me shitje të lirë, përmbaruesi gjyqësor shpall, në një vend të dukshëm të këtij dyqani dhe në zyrën e tij, një lajmërim për shitjen e sendit, duke treguar në të edhe vendin ku ndodhet sendi.

Caktimi i çmimit

Neni 552: mimi i sendit të sekuestruar caktohet nga përmbaruesi dhe debitori. Kur ka kundërshtime ndërmjet tyre, thirret ekspert.

Vlerësimi i ri i sendit

Neni 553: Në rast se brenda dy muajve nga dërgimi i sendit në dyqanin me shitje të lirë ose nga shpallja e lajmërimit, sendi nuk shitet, përmbaruesi gjyqësor bën një vlerësim të ri të sendit në prani të debitorit dhe të një përfaqësuesi të dyqanit. Mosparaqitja e debitorit nuk e ndalon përmbaruesin gjyqësor që të bëjë vlerësimin e ri të sendit. Në qoftë se brenda dy muajve, pas vlerësimit të ri, sendi nuk shitet, përmbaruesi gjyqësor i propozon kreditorit të marrë sendin kundrejt kredisë së tij dhe, kur ky nuk e pranon, sendi i kthehet debitorit.

Ankandi

Neni 554: Kur sendi, për shkak të natyrës ose të gjendjes së tij, nuk pranohet nga dyqanet e shitjes së lirë, si dhe kur sipas paragrafit të tretë të nenit 553 nuk ka qenë e mundur shitja në dyqanin me shitje të lirë ose kur përmbaruesi vlerëson si të dobishme, organizon shitjen në ankand të sendit.

Neni 555: Kur sendi shitet në ankand, përmbaruesi gjyqësor shpall në zyrën e tij, në vendin ku ndodhet sendi dhe në vendin e caktuar për shitjen në ankand, një lajmërim ku duhet të tregohet çmimi me të cilin do të fillojë shitja në ankand, vendi, dita dhe ora që do të bëhet shitja. Shitja nuk mund të bëhet para se të kenë kaluar pesë ditë nga shpallja.

Neni 556: Shitja në ankand e sendit bëhet ditën e caktuar në lajmërim dhe përfundon me mbarimin e orarit zyrtar të asaj dite. Blerës quhet ofertuesi që ka dhënë çmimin më të lartë. Blerësi duhet ta paguajë çmimin menjëherë. Në ankand nuk mund të marrin pjesë personat që tregohen në nenin 709 të Kodit Civil.

Për të gjitha veprimet e shitjes në ankand mbahet procesverbal. Ankandi i dytë

Neni 557: Në rast se në ankandin e parë nuk është paraqitur asnjë ofertues, atëherë, pas pesë ditëve nga përfundimi i tij, përmbaruesi gjyqësor, duke thirrur debitorin, bën një vlerësim të ri dhe cakton një ankand të dytë për shitjen e sendit. Mosparaqitja e debitorit nuk e ndalon përmbaruesin që të bëjë vlerësimin e ri të sendit. Në qoftë se edhe në ankandin e dytë nuk paraqiten ofertues, përmbaruesi gjyqësor i propozon kreditorit që kundrejt kredisë të marrë sendin me çmimin e caktuar në ankandin e ri dhe, kur ky nuk e pranon, sendi i kthehet debitorit.

Radha e shitjes së sendeve në ankand

Neni 558: Debitori ka të drejtë të caktojë radhën, sipas së cilës duhet të shiten sendet në ankand. Në qoftë se nga shitja e një ose disa sendeve nxirret një shumë e cila mjafton për të shlyer kredinë e kreditorit dhe shpenzimet e tjera që kanë lidhje me kredinë, ankandi përfundon dhe sendet e tjera nuk shiten.

Kalimi i pronësisë së sendit të shitur

Neni 559: Blerësi i sendit të shitur në dyqanin e shitjes me shitje të lirë ose në ankand bëhet pronar i tij edhe sikur sendi të mos ishte në pronësi të debitorit. Kundër shitjes nuk mund të bëhet ankim dhe as të kundërshtohet vlefshmëria e saj, përveç rastit të parashikuar nga paragrafi i tretë i nenit 556 të këtij Kodi.

KREU III EKZEKUTIMI MBI SENDET E PALUJTSHME, MBI MJETET E LUNDRIMIT E TE FLUTURIMIT

Vënia e sekuestros

Neni 560: Ekzekutimi i vendimit të gjykatës apo të titujve të tjerë ekzekutivë mbi sendet e paluajtshme të debitorit bëhet me vendosjen e sekuestros mbi to. Sekuestroja vihet me regjistrimin e saj në zyrën e regjistrit të pasurive të paluajtshme të aktit të përmbaruesit gjyqësor, në të cilin shënohet lloji, natyra dhe të paktën tre kufij të sendit të paluajtshëm, vendi i ndodhjes së tij, si dhe hipotekat dhe të drejtat reale që mund të jenë vënë mbi të. Një kopje e aktit të përmbaruesit gjyqësor detyrimisht i komunikohet debitorit.

Sekuestroja mbi mjetet e lundrimit

Neni 561: Kur sekuestrohet një anije, në procesverbalin përkatës përmenden emri e kombësia e pronarit të anijes, emri i anijes, përshkrimi e kapaciteti i saj, si dhe të dhëna të tjera lidhur me regjistrimin e saj. Kopja e procesverbalit të sekuestrimit, si për anijet shqiptare ashtu dhe për ato të huaja, i jepet personit që mban regjistrin detar të anijes si dhe drejtorit të portit ku është vendosur sekuestrimi, i cili njofton menjëherë pronarin e anijes. Sekuestrimi ndalon lundrimin e anijes.

Sekuestroja mbi mjetet e fluturimit

Neni 562: Kur sekuestrohet një mjet fluturimi, në procesverbalin përkatës përmendet emri dhe kombësia e pronarit, shenjat dalluese të mjetit, vendin e regjistrimit, kapacitetin e të dhëna të tjera të kësaj natyre. Kopja e procesverbalit të sekuestrimit i jepet komandantit të aeroportit ku është bërë sekuestrimi i mjetit. Sekuestrimi ndalon fluturimin e mjetit. Komanda e aeroportit kur mjeti i fluturimit është i huaj, njofton menjëherë zyrën ku është regjistruar mjeti i fluturimit.

Verifikimi i të drejtës së pronësisë të debitorit

Neni 563: Përpara vendosjes së sekuestros, përmbaruesi gjyqësor sigurohet nëse sendi i paluajtshëm është në pronësi të debitorit. Për këtë, përmbaruesit gjyqësor duhet t’i paraqiten dokumente pronësie ose edhe vetë ai kërkon informata nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme dhe, në mungesë të tyre, nga organet financiare dhe të pushtetit lokal.

Vlerësimi i sendit të sekuestruar

Neni 564: Sendi i paluajtshëm mbi të cilin është vendosur sekuestro, vlerësohet nga përmbaruesi gjyqësor mbi bazën e vlerës së regjistruar në regjistrat e pasurisë së paluajtshme apo të organit financiar dhe, në mungesë të një regjistrimi të tillë, me anë ekspertash. Kur debitori apo çdo person tjetër që ka interes për të pretendojnë për një vlerë më të madhe të sendit në krahasim me atë që figuron në regjistrat e pasurisë së paluajtshme apo të organit financiar, përmbaruesi bën një vlerësim të ri me anë ekspertash.

Detyrimet e debitorit për sendin e lënë në ruajtje

Neni 565: Sendi që sekuestrohet i lihet në ruajtje debitorit derisa të bëhet shitja e tij, duke qenë i detyruar debitori të kujdeset për të, si për sendin e tij. Në rast se debitori nuk kujdeset si duhet për sendin e lënë në ruajtje, përmbaruesi gjyqësor emëron një person tjetër për ruajtjen e tij, duke i caktuar një shpërblim. Emërimi dhe caktimi i shpërblimit bëhen në marrëveshje midis përmbaruesit dhe personit tjetër. Shpërblimi nxirret nga vlera e sendit të sekuestruar, pas shitjes së tij. Debitori ose personi tjetër, të cilëve u është lënë në ruajtje sendi i paluajtshëm i sekuestruar, duhet të japin llogari për të ardhurat e realizuara dhe shpenzimet e bëra për sendin. Ata përgjigjen sipas nenit 320 të Kodit Penal për veprime që bëhen pengesë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Pavlefshmëria e veprimeve juridike të debitorit për sendet e sekuestruara

Neni 566: do veprim i debitorit, që përbën disponim të sendit të paluajtshëm pas regjistrimit të sekuestros në zyrën e regjistrit të pasurisë së paluajtshme, është i pavlefshëm kundrejt kreditorëve që kanë kërkuar ekzekutimin.

Procedura e shitjes në ankand

Neni 567: Pas vënies së sekuestros, përmbaruesi gjyqësor i dërgon lajmërim debitorit se sendi i sekuestruar do të shitet, në qoftë se brenda 10 ditëve të njoftimit ai nuk e përmbush detyrimin. Me kalimin e afatit të mësipërm, përmbaruesi gjyqësor bën shpalljen për shitjen e sendit në ankand.

Neni 568: Shpallja për shitjen në ankand afishohet në zyrën e përmbaruesit gjyqësor dhe në vendin ku ndodhet sendi i paluajtshëm. Shpallja duhet të përmbajë emrin, atësinë dhe mbiemrin e pronarit të sendit, nëse për sendin është vënë hipotekë dhe për çfarë shume të hollash, çmimin e sendit me të cilin do të fillojë shitja, vendi, dita kur do të përfundojë shitja në ankand. Shitja nuk mund të bëhet para se të kenë kaluar 15 ditë nga shpallja e ankandit. Për shpalljen e shitjes në ankand duhet të njoftohen edhe kreditorët që kanë hipotekë.

Neni 569: Shitja e sendit bëhet në zyrën e përmbaruesit gjyqësor. Ajo vazhdon 15 ditë dhe përfundon me mbarimin e orarit zyrtar të ditës së fundit që tregohet në shpalljen për shitjen në ankand.

Neni 570: Secili ofertues që merr pjesë në ankand, përpara fillimit të ankandit duhet të depozitojë si garanci në zyrën e përmbarimit një shumë të hollash të barabartë me 10 për qind të çmimit të sendit të caktuar në shpallje. Kreditori nuk le garanci, në rast se kredia e tij e kalon masën e garancisë.

Procesverbali për zhvillimin e ankandit

Neni 571: Për zhvillimin e ankandit mbahet procesverbal, në të cilin ofertuesit shënojnë, kundrejt nënshkrimit, çmimin që japin për sendin, pavarësisht nga çmimi që ka dhënë më parë. Kur ofertuesi vepron me përfaqësues, duhet të paraqitet edhe prokura noteriale.

Pavlefshmëria e shitjes në ankand

Neni 572: Debitori, përfaqësuesi i tij ligjor, përmbaruesi gjyqësor si edhe personat e tjerë që tregohen në nenin 709 të Kodit Civil, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand. Kur sendi blihet nga një person që nuk ka të drejtë të marrë pjesë në ankand, shitja është e pavlefshme. Në këtë rast, shuma e lënë si garanci nga blerësi kalon në dobi të shtetit dhe sendi me kërkesë të secilit kreditor mund të shitet përsëri në ankand, duke vepruar sipas rregullave të caktuara në këtë kapitull.

Shpallja e fituesit të ankandit

Neni 573: Në përfundim të ankandit, përmbaruesi gjyqësor shpall fituesin. Blerës i sendit është ai ofertues që ka dhënë çmimin më të lartë. Pronësia mbi sendin i kalon blerësit vetëm pasi të ketë paguar të gjithë çmimin, duke zbritur prej tij shumën e lënë si garanci. Garancitë e lëna nga persona të tjerë që kanë marrë pjesë në ankand, u kthehen atyre menjëherë pas përfundimit të ankandit. Rregulla të hollësishme për zhvillimin e ankandit vendosen me ligj të veçantë.

Afati i pagimit të çmimit të blerjes

Neni 574: Blerësi duhet të paguajë çmimin e sendit të blerë brenda 5 ditëve nga mbarimi i ankandit. Me pagimin e çmimit dhe taksës mbi aktet për shitjen e sendit, përmbaruesi gjyqësor jep vendim për kalimin e sendit në pronësi të blerësit. Nga kjo ditë, blerësi fiton të gjitha të drejtat që kishte mbi sendin debitori.

Vënia në posedim të sendit të blerë

Neni 575: Blerësi vihet në posedim të sendit nga përmbaruesi gjyqësor si kundrejt debitorit ose personit të cilit i është lënë në ruajtje, ashtu edhe kundrejt çdo personi të tretë që ka në posedim sendin. Personi i tretë për heqjen e sendit nga posedimi, mund të mbrohet vetëm me padinë për njohjen e së drejtës së pronësisë mbi sendin.

Moskthimi i garancisë

Neni 576: Blerësi që nuk paguan çmimin brenda afatit të caktuar në nenin 574 humbet të drejtën e kthimit të shumës së lënë si garanci, e cila kalon në dobi të shtetit dhe për shitjen e sendit bëhet një ankand i ri, duke vepruar sipas rregullave të caktuara në këtë kre.

Përsëritja e ankandit

Neni 577: Kur në ankandin e parë nuk është ofruar shtesë mbi çmimin me të cilin ka filluar shitja, ose nuk është paraqitur asnjë ofertues, për shitjen e sendit bëhet një ankand i ri, duke zbatuar rregullat për ankandin e parë. Ankandi i ri bëhet pasi të kenë kaluar 3 muaj nga mbarimi i ankandit të parë dhe në bazë të një çmimi të ri jo më të ulët se 20 për qind të çmimit të parë të caktuar nga përmbaruesi gjyqësor në marrëveshje me debitorin. Kur edhe në ankandin e ri sendi nuk shitet, përmbaruesi gjyqësor i propozon kreditorit që kundrejt kredisë, të marrë sendin me çmimin e caktuar për ankandin e ri dhe, kur ky refuzon, hiqet sekuestroja mbi sendin. Kur kreditorët që kërkojnë të marrin sendin kundrejt kredisë janë disa, përmbaruesi gjyqësor deklaron blerës kreditorin që brenda 3 ditëve nga propozimi jep çmimin më të lartë se çmimi i caktuar për ankandin e ri.

Ekzekutimi mbi një send të paluajtshëm në bashkëpronësi

Neni 578: Kur ekzekutimi bëhet mbi një send të paluajtshëm që është në bashkëpronësi, për detyrimin që ka ndonjë nga bashkëpronarët sekuestrohet dhe shitet vetëm pjesa e bashkëpronarit debitor, por mund të shitet edhe i tërë sendi, kur për këtë japin pëlqimin bashkëpronarët e tjerë. Pëlqimi duhet të jepet me akt noterial. Kur sendi është në bashkëpronësi dhe debitorë janë të gjithë bashkëpronarët, për sekuestron dhe shitjen e sendit veprohet njëlloj sikur sendi të ishte në pronësi të një debitori të vetëm.

Diferenca midis detyrimit dhe çmimit të sendit

Neni 579: Kur shuma e realizuar nga shitja në ankand është më e madhe se shuma e kredisë së kreditorit apo kreditorëve, diferenca i kthehet debitorit, pasi zbriten shpenzimet e bëra për ruajtjen e sendit apo për zhvillimin e ankandit.

Kundërshtimi i pronësisë së sendit të shitur në ankand e të veprimeve të përmbaruesit gjyqësor

Neni 580: Shitja e sendit të paluajtshëm në ankand nuk ndalon personin e tretë i cili pretendon se është pronari i tij që ta kërkojë sendin me padi. Kundër shitjes në ankand mund të bëhet ankim në gjykatë, në formën e kundërshtimit të veprimeve të përmbaruesit gjyqësor. Vlefshmëria e shitjes në ankand mund të kundërshtohet me anë padie, sipas rregullave të përgjithshme, vetëm për rastin e parashikuar nga neni 556 i këtij Kodi.

KREU IV EKZEKUTIMI MBI KREDITE E DEBITORIT DHE MBI SENDET QE PERSONAT E TRETE I DETYROHEN DEBITORIT

Vënia e sekuestros

Neni 581: Ekzekutimi mbi kreditë e debitorit dhe mbi sendet që personat e tretë i detyrohen debitorit, bëhet duke vënë sekuestro mbi ato. Për këtë përmbaruesi gjyqësor njofton me shkresë personin e tretë dhe debitorin. Me marrjen e lajmërimit të sekuestrimit, personi i tretë ndalohet t’i dorëzojë debitorit kredinë dhe sendet e tij. Kredia dhe sendet duhet të tregohen me saktësi në lajmërimin e sekuestrimit. Nga dita që personit të tretë i është bërë lajmërimi i sekuestrimit, ai përgjigjet për kreditë dhe sendet e detyruara si ruajtës të tyre.

Neni 582: Përpara se të vihet sekuestro mbi këto sende, përmbaruesi gjyqësor sigurohet mbi ekzistencën e kredive të debitorit dhe të sendeve që personat e tretë i detyrohen atij, në bazë të dokumenteve dhe të dhënave të tjera të siguruara kryesisht nga përmbaruesi.

Kundërshtimi i personit të tretë

Neni 583: Personi i tretë, brenda pesë ditëve nga lajmërimi i sekuestrimit, është i detyruar t’i përgjigjet përmbaruesit gjyqësor:

a) nëse pranon se kredia ose sendet, mbi të cilat është vendosur sekuestroja, janë të debitorit dhe nëse është gati të shlyejë kredinë ose të dorëzojë sendet;

b) nëse mbi kredinë ose mbi sendet kanë pretendime edhe persona të tjerë;

c) nëse mbi kredinë ose mbi sendet është vënë sekuestër edhe në bazë të një urdhri tjetër ekzekutimi. Personi i tretë dhe, kur ky është institucion apo ndërmarrje shtetërore, personi përkatës, që nuk jep përgjigje brenda afatit të mësipërm, me kërkesën e përmbaruesit gjyqësor, dënohen nga gjykata me gjobë nga 1 000 deri në 50 000 lekë. Kjo pasojë duhet të përmendet në lajmërimin e sekuestrimit. Personi i dënuar ka të drejtë të kërkojë shkarkimin e tij nga dënimi, sipas rregullave të caktuara në nenin 169 të këtij Kodi.

Neni 584: Kur personi i tretë në përgjigjen e tij nuk kundërshton që kredia ose sendet të jenë të debitorit, detyrohet t’ia dorëzojë këto përmbaruesit gjyqësor, i cili vepron sipas rregullave të mësipërme.

Neni 585: Kur personi i tretë në përgjigjen e tij kundërshton që kredia ose sendet të jenë të debitorit, ekzekutimi mbi to nuk mund të vazhdojë dhe kreditori duhet të ngrejë padi për të vërtetuar se kredia ose sendet që ka personi i tretë janë të debitorit të tij.

Kredia e siguruar me peng ose me hipotekë

Neni 586: Kur kredia e sekuestruar është siguruar me peng, personi që mban sendin mbi të cilin është vënë peng detyrohet të mos ia dorëzojë këtë send asnjë personi pa urdhrin e përmbaruesit gjyqësor. Kur kredia e sekuestruar është siguruar me hipotekë,në regjistrat e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme duhet të bëhet shënim për vënien e sekuestros.

Sekuestroja mbi shpërblimet e tjera

Neni 587: Sekuestroja mbi pagën shtrihet jo vetëm në pagën që tregohet në lajmërimin e sekuestrimit, por edhe në çdo shpërblim tjetër që debitori merr nga e njëjta punë ose nga një punë tjetër, në të njëjtin person fizik apo juridik, shtetëror apo privat. Kur debitori ndërron vendin e punës, lajmërimi i sekuestrimit i dërgohet qendrës së re të punës nga qendra ku punonte më parë debitori dhe quhet se i është dërguar nga përmbaruesi gjyqësor. Nëkëtë rast si dhe në rastin që debitori pushohet nga puna duhet të lajmërohet përmbaruesi gjyqësor brenda pesë ditëve.

Përgjegjësia për moszbatimin e urdhrit të përmbaruesit

Neni 588: Kur personi kompetent në qendrën e punës në të cilën punon debitori, nuk bën ndalesat nga paga e debitorit, sipas lajmërimit të përmbaruesit gjyqësor ose nuk lajmëron përmbaruesin gjyqësor për kalimin e debitorit në një punë tjetër ose për pushimin e tij nga puna, dënohet nga gjykata me kërkesën e përmbaruesit gjyqësor me gjobë deri në 30 000 lekë. Personi i dënuar ka të drejtë të kërkojë shkarkimin e tij nga dënimi, sipas rregullave të caktuara në nenin 169 të këtij Kodi.

KREU V EKZEKUTIMI I DETYRIMEVE NE TE HOLLA NDAJ INSTITUCIONEVE BUXHETORE

Dispozita të përgjithshme

Neni 589: Ekzekutimi i detyrimeve në të holla ndaj institucioneve buxhetore bëhet vetëm në llogarinë e tyre përkatëse bankare ose në kredi që kanë te të tretët. Nuk lejohet ekzekutimi i detyrueshëm mbi pasurinë e luajtshme e të paluajtshme të institucionit buxhetor. Kur institucioni buxhetor nuk ka gjendje në llogarinë bankare e as kredi te të tretët, i kërkohet organit epror financiar përkatës të caktojë fondin e nevojshëm e kapitullin e buxhetit të subjektit nga do të shlyhet detyrimi ose financim të veçantë nga buxheti i shtetit.

Neni 590: Ekzekutimi i detyrueshëm ndaj kredive të caktuara të debitorit të huaj bëhet vetëm kur nuk ka ndalim ose kufizim me ligj të veçantë ose me marrëveshje ndërkombëtare shtetërore.

Ekzekutimi ndaj detyrimeve të shtetit

Neni 591: Ekzekutimi i detyrimeve të shtetit kryhet vetëm nëpërmjet bankës në kreditë e tij dhe te të tretët, dhe kur nuk ka të tilla në llogari të thesarit. Kur detyrimi i shtetit është në metale të çmuara, ekzekutimi bëhet me pëlqimin paraprak të ministrit të Financave.

Ekzekutimi kur personi juridik shpërndahet ose falimenton

Neni 592: Kur detyrimi rëndon mbi një person juridik që shpërndahet ose falimenton, ekzekutimi bëhet nëpërmjet organit që realizon këto veprime, sipas dispozitave të veçanta.

KREU VI EKZEKUTIMI MBI SHUMAT E LLOGARIVE NE BANKA

Detyrimet e bankave për të informuar zyrat e përmbarimit

Neni 593: Për detyrime në të holla në urdhrin e ekzekutimit përcakohet edhe banka ku debitori ka llogari apo depozita. Kur ky nuk gjendet ose kur banka nuk ka gjendje për debitorin, gjykata kur e çmon me vend, me kërkesën e përmbaruesit, njofton të gjitha bankat shtetërore dhe private të cilat janë të detyruara të informojnë zyrën përkatëse të përmbarimit kur kanë llogari, depozita ose kredi në emër të debitorit, në të kundërt përgjigjen sipas dispozitave të Kodit Penal.

Vënia e sekuestros mbi llogarinë e debitorit

Neni 594: Banka, me të marrë urdhrin e ekzekutimit, ve sekuestro mbi llogarinë, depozitat dhe kreditë e debitorit në masën e nevojshme për ekzekutimit e detyrimit, pa pezulluar pagimin e kredive që sipas nenit 605 të Kodit Civil paguhen me preferim ndaj kredisë për të cilën është vënë sekuestro.

Neni 595: Shumat e nxjerra nga llogaria, depozitat dhe kreditë e debitorit kalojnë në llogarinë e kreditorit në të njëjtën bankë ose në një bankë tjetër ose kur nuk ka të tilla në llogarinë e përmbaruesit gjyqësor.

Rastet e kthimit të urdhrit të ekzekutimit debitorit

Neni 596: Kur në bankë nuk mund të ekzekutohet detyrimi për mungesë gjendjeje në emër të debitorit, ose për shkak preference nga detyrime të tjera, urdhri i ekzekutimit i kthehet kreditorit nëpërmjet zyrës së përmbarimit. Nga ky çast fillon një afat i ri parashkrimi.

Respektimi i radhës së preferimit

Neni 597: Kur shuma e llogarive, depozitave ose kredive nuk është e mjaftueshme për të shlyer detyrimet e paraqitura për ekzekutim, banka respekton radhën e preferimit që përcaktohet në nenin 605 të Kodit Civil.

Sanksionet dhe ankimi ndaj tyre

Neni 598: Kur përmbaruesi ka bazë të dyshojë se banka pa vend nuk e ekzekuton detyrimin tërësisht ose pjesërisht, shkel afatet e ekzekutimit, ose nuk respekton radhën e preferimit, përmbaruesi ka të drejtë të verifikojë në vend dokumentacionin bankar në prani të punonjësit të ngarkuar nga organi drejtues i bankës, duke mbajtur procesverbalin përkatës. Kur konstatohen shkelje apo parregullsi përmbaruesi fikson në procesverbal veprime dhe afate të detyrueshme për bankën. Për shkeljet dhe parregullsitë përmbaruesi ka të drejtë të zbatojë masat e parashikuara në nenin 588 të këtij Kodi, sipas rastit, ndaj punonjësit bankar fajtor ose ndaj organit drejtues të saj, që ka urdhëruar veprime të parregullta.

Neni 599: Kundër vendimit të dënimit me gjobë mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën e rrethit brenda pesë ditëve nga marrja dijeni e dënimit.

Banka nxjerr udhëzimet e nevojshme

Neni 600: Banka e Shqipërisë nxjerr udhëzimet e nevojshme për mënyrën e zbatimit të dispozitave të mësipërme, të detyrueshme për të gjithë sistemin bankar.

KREU VII EKZEKUTIMI I DETYRIMIT PER DOREZIMIN E NJE SENDI TE CAKTUAR

Vënia në posedim e sendit të luajtshëm

Neni 601: Kur sendi i luajtshëm, për të cilin është dhënë vendim, nuk është dorëzuar vullnetarisht nga debitori, brenda afatit të caktuar në lajmërimin e përmbaruesit gjyqësor, merret në mënyrë të detyrueshme prej tij dhe i dorëzohet kreditorit. Kur sendi nuk ndodhet pranë debitorit ose është prishur, ose pranë tij ndodhet vetëm një pjesë, merret nga debitori vlefta e sendit ose e pjesës që mungon. Kur në urdhrin e ekzekutimit nuk tregohet vlefta e sendit, kjo caktohet nga gjykata e vendit të ekzekutimit, pasi të dëgjohen palët dhe, në rast nevoje, të pyeten edhe dëshmitarë dhe ekspertë. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë.

Vënia në posedim e sendit të paluajtshëm

Neni 602: Kur sendi i paluajtshëm, për të cilin është dhënë vendim, nuk është liruar vullnetarisht nga debitori brenda afatit të caktuar në lajmërimin e përmbaruesit gjyqësor, kreditori vihet në posedim të sendit. Për këtë përmbaruesi gjyqësor, të paktën tri ditë përpara, i njofton debitorit ditën dhe orën, në të cilën do të vërë kreditorin në posedim të sendit. Në ditën dhe orën e caktuar përmbaruesi gjyqësor, i pajisur me urdhrin e ekzekutimit, shkon në vendin ku ndodhet sendi dhe vë kreditorin në posedim të tij, duke porositur personat e tjerë të cilët mbajnë sendin që ta njohin si pronar kreditorin.

Vënia në posedim e sendit të ndodhur te personi i tretë

Neni 603: Kur përmbaruesi gjyqësor konstaton se sendi i paluajtshëm ndodhet në posedim të një personi të tretë, i cili ka fituar për vete posedimin e sendit, pas fillimit të çështjes për të cilën është dhënë vendimi që ekzekutohet, e vë kreditorin në posedim të sendit, duke treguar në vendim se si ka konstatuar kohën në të cilën personi i tretë ka fituar posedimin.

Përgjegjësia penale e debitorit dhe e personit të tretë

Neni 604: Kur debitori ose personi i tretë, të cilit i është hequr posedimi i sendit të paluajtshëm, vihet përsëri me çdo mënyrë të paligjshme në posedimin e këtij sendi, përmbaruesi gjyqësor, me kërkesën e kreditorit, i heq atij përsëri posedimin e sendit. Në këto raste, debitori ose personi i tretë kanë përgjegjësi, sipas dispozitave të Kodit Penal.

KREU VIII EKZEKUTIMI I DETYRIMIT PER KRYERJEN E NJE VEPRIMI TE CAKTUAR

Rastet kur lejohet kreditori të kryejë vetë ekzekutimin

Neni 605: Kur debitori nuk ekzekuton detyrimin e tij, që ka të bëjë me një veprim që mund ta kryejnë edhe persona të tjerë, kreditori mund të kërkojë nga përmbaruesi gjyqësor që të lejohet ta kryejë vetë këtë veprim për llogari të debitorit.

Sanksionet për moskryerjen e veprimit nga debitori

Neni 606: Kur veprimi mund të kryhet vetëm nga debitori dhe jo edhe nga persona të tjerë, gjykata e vendit të ekzekutimit, me kërkesën e kreditorit, e shtrëngon debitorin që të kryejë veprimin duke e lajmëruar se në rast të kundërt do të gjobitet deri në 30 000 lekë. Në qoftë se edhe pas gjobitjes së parë debitori nuk e kryen veprimin, gjykata e gjobit përsëri, gjersa të kryejë veprimin. Dispozitat e mësipërme nuk zbatohen për detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës.

Neni 607: Kur debitori kryen të kundërtën e asaj që me vendim është i detyruar të kryejë ose të pësojë, gjykata e vendit të ekzekutimit, me kërkesën e kreditorit, gjobit debitorin deri në 30 000 lekë sa herë që ky shkel detyrimin e tij.

Ankimi

Neni 608: Kundër vendimeve të gjykatës në lidhje me dënimet me gjobë mund të bëhet ankim i veçantë.

KREU IX MJETET E MBROJTJES KUNDER EKZEKUTIMIT TE VENDIMEVE

Pavlefshmëria e titullit ekzekutiv

Neni 609: Debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit,që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk ekzizton, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas. Kur titulli ekzekutiv është një vendim gjyqësor ose vendim arbitrazhi, debitori mund të kundërshtojë ekzekutimin e titullit vetëm për fakte të ngjara pas dhënies së këtyre vendimeve. Në këto raste, gjykata shqyrton shpejt çështjen dhe mund të vendosë pezullimin e vendimit me ose pa garanci.

Kundërshtimi i veprimeve të përmbaruesit gjyqësor

Neni 610: Kundër veprimeve të përmbaruesit gjyqësor dhe kundër refuzimit të tij për të kryer një veprim, palët mund të bëjnë ankim në gjykatën që ekzekuton vendimin brenda 5 ditëve nga dita e kryerjes së veprimit apo refuzimit, kur palët kanë qenë të pranishme në kryerjen e veprimit ose kanë qenë thirrur edhe në raste të tjera nga dita që i është njoftuar ose ka marrë dijeni për veprimin ose refuzimin. Ankimi shqyrtohet nga gjykata e vendit të ekzekutimit, e cila kur e sheh të nevojshme mund të thërrasë edhe palët.

Ankimi ndaj vendimit të gjykatës

Neni 611: Ankimi kundër veprimeve ose refuzimit të përmbaruesit gjyqësor nuk pezullon ekzekutimin, përveç kur gjykata vendos ndryshe. Kundër vendimit të gjykatës bëhet ankim i veçantë.

Padia për kërkimin e sendit nga personi i tretë

Neni 612: do person i tretë që pretendon se është pronar i sendit mbi të cilin bëhet ekzekutimi, mund të ngrejë padi për të ushtruar të drejtën e tij dhe kur është rasti për të përjashtuar sendin nga sekuestrimi dhe shitja. Padia ngrihet kundër kreditorit dhe debitorit në gjykatën e vendit të ekzekutimit të vendimit. Në këto raste, gjykata mund të vendosë si masë të përkohshme pezullimin e ekzekutimit me ose pa garanci.

Efektet juridike ndaj personit të tretë

Neni 613: Kur gjykata pranon se personi i tretë është pronar i sendit të luajtshëm të sekuestruar, por në kohën që vendimi ka marrë formë të prerë sendi është shitur në dyqanin me shitje të lirë ose në ankand, personi i tretë ka të drejtë të kërkojë nga përmbaruesi gjyqësor çmimin e shitjes, në qoftë se nuk i është dhënë kreditorit, në të kundërt ka të drejtë të kërkojë prej debitorit atë që ka përfituar nga shitja e sendit. Kur vërtetohet se kreditori ka ditur në kohën e shitjes së sendit të luajtshëm se debitori nuk ishte pronar i tij, ai detyrohet t’i kthejë pronarit të mëparshëm çmimin që ka marrë nga shitja e sendit dhe në qoftë se sendi i është dhënë atij në vend të kredisë së tij, detyrohet t’i kthejë sendin. Në këto raste kreditori ruan të drejtën e tij të kredisë kundrejt debitorit.

Neni 614: Kur gjykata pranon se personi i tretë është pronar i sendit të paluajtshëm të shitur në ankand dhe në bazë të vendimit që ka marrë formë të prerë, sendi i merret blerësit, ky ka të drejtë të kërkojë nga përmbaruesi gjyqësor çmimin që ka paguar në qoftë se ky nuk i është dhënë kreditorit. Kur ky i është dhënë kreditorit ka të drejtë të kërkojë prej tij si dhe nga debitori atë pjesë të çmimit që ka marrë nga shitja e sendit. Blerësi ka të drejtë, po ashtu, të kërkojë nga organi shtetëror kompetent që t’i kthehen shumat që ai kish paguar si taksë për kalimin e sendit në pronësi të tij. Kur sendi i paluajtshëm i është dhënë kreditorit kundrejt kredisë së tij, në bazë të vendimit të gjykatës, sendi i merret këtij, ky ruan të drejtën e tij të kredisë kundrejt debitorit.

KREU X PEZULLIMI E PUSHIMI I EKZEKUTIMIT

Pezullimi i ekzekutimit

Neni 615: Ekzekutimi pezullohet:

a. me vendim të gjykatës;

b. me kërkesë të kreditorit;

c. me rastet e parashikuara nga shkronjat "c" dhe "ç" të nenit 297 të këtij Kodi, me përjashtim të shitjes në ankand të një sendi të paluajtshëm, për të cilin është shpallur lajmërimi;

ç. në raste të tjera të parashikuara nga ligji.

Pushimi i ekzekutimit

Neni 616: Ekzekutimi pushon:

a. kur debitori i paraqit përmbaruesit gjyqësor dëftesën me nënshkrimin e kreditorit, të vërtetuar rregullisht, se ka paguar shumën që shënohet në urdhrin e ekzekutimit, ose kuitancë të zyrës postare ose shkresë të bankës me të cilat vërtetohet se shuma që shënohet në urdhrin e ekzekutimit është derdhur në dobi të kreditorit;

b. kur kreditori heq dorë me shkresë nga ekzekutimi;

c. kur urdhri i ekzekutimit shfuqizohet;

ç. kur me vendim të gjykatës që ka marrë formën e prerë, është pranuar padia e debitorit sipas nenit 610 të këtij Kodi, ose e personit të tretë sipas nenit 613 të këtij Kodi;

d. kur përmbaruesi gjyqësor vetë ose me kujdesin e kreditorit nuk gjen brenda 6 muajve nga fillimi i ekzekutimit pasuri të debitorit, ose kur sendi i sekuestruar nuk është shitur dhe kreditori nuk ka pranuar ta marrë sendin kundrejt kredisë së tij.

Ankimi kundër pezullimit dhe pushimit të ekzekutimit

Neni 617: Pezullimi i ekzekutimit, përveç rastit kur vendoset nga gjykata, si dhe pushimi i ekzekutimit vendosen nga përmbaruesi gjyqësor. Kundër këtyre vendimeve mund të bëhet ankim në gjykatën e rrethit (neni 611 i këtij Kodi). Kur vendimi i pushimit të ekzekutimit merr formën e prerë, përmbaruesi gjyqësor e heq sekuestron e vënë mbi sendet e luajtshme ose të palujtshme dhe në rastet e parashikuara nga shkronjat "b" dhe "d" të nenit 616 të këtij Kodi i kthen urdhrin e ekzekutimit kreditorit, i cili ka të drejtë të paraqesë kërkesë të re për ekzekutimin, brenda kohës së parashkrimit. Në këtë rast, parashkrimi i ri fillon nga dita që vendimi për pushimin e ekzekutimit ka marrë formën e prerë.

KREU XI DISPOZITA TRANZITORE DHE TE FUNDIT

Neni 618: ështjet që janë në gjykim në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Kodi do të gjykohen sipas kodit të mëparshëm derisa vendimi të marrë formën e prerë sipas nenit 451 të këtij Kodi.

Neni 619: Rekurset kundër vendimeve të gjykatës së apelit dhe kërkesat për mbrojtje të ligjmërisë përpara Kolegjit Civil të Gjykatës së Kasacionit të regjistruara deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Kodi do të shqyrtohen sipas dispozitave të kodit të mëparshëm.

Neni 620: Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi shfuqizohen: ligji nr.6341, datë 27.6.1981 "Për Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë", ligji nr.7537, datë 17.12.1991 "Për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë", ligji nr.7922, datë 19.4.1995 "Për një ndryshim në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë", kreu X/I "Amortizimi" nenet 59a, 59b, 59c të ligjit nr.7782, datë 26.1.1994 "Për disa ndryshime në dekretin nr.3702, datë 8.7.1963 "Për ekun", si dhe çdo dizpozitë tjetër që vjen në kundërshtim me këtë Kod.

Neni 621: Ky Kod hyn në fuqi më 1 qershor 1996. Shpallur me dekretin nr.1474, datë 18.4.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha


Законодательство Заменено следующим актом (1 текст(ов)) Заменено следующим актом (1 текст(ов))
Данные недоступны.

№ в WIPO Lex AL020