Об интеллектуальной собственности Обучение в области ИС Обеспечение уважения интеллектуальной собственности Информационно-просветительская работа в области ИС ИС для ИС и ИС в области Информация о патентах и технологиях Информация о товарных знаках Информация о промышленных образцах Информация о географических указаниях Информация о новых сортах растений (UPOV) Законы, договоры и судебные решения в области ИС Ресурсы в области ИС Отчеты в области ИС Патентная охрана Охрана товарных знаков Охрана промышленных образцов Охрана географических указаний Охрана новых сортов растений (UPOV) Разрешение споров в области ИС Деловые решения для ведомств ИС Оплата услуг в области ИС Органы по ведению переговоров и директивные органы Сотрудничество в целях развития Поддержка инновационной деятельности Государственно-частные партнерства Инструменты и сервисы на базе ИИ Организация Работа с ВОИС Подотчетность Патенты Товарные знаки Промышленные образцы Географические указания Авторское право Коммерческая тайна Академия ВОИС Практикумы и семинары Защита прав ИС WIPO ALERT Информационно-просветительская работа Международный день ИС Журнал ВОИС Тематические исследования и истории успеха Новости ИС Премии ВОИС Бизнеса Университетов Коренных народов Судебных органов Генетические ресурсы, традиционные знания и традиционные выражения культуры Экономика Финансирование Нематериальные активы Гендерное равенство Глобальное здравоохранение Изменение климата Политика в области конкуренции Цели в области устойчивого развития Передовых технологий Мобильных приложений Спорта Туризма PATENTSCOPE Патентная аналитика Международная патентная классификация ARDI – исследования в интересах инноваций ASPI – специализированная патентная информация Глобальная база данных по брендам Madrid Monitor База данных Article 6ter Express Ниццкая классификация Венская классификация Глобальная база данных по образцам Бюллетень международных образцов База данных Hague Express Локарнская классификация База данных Lisbon Express Глобальная база данных по ГУ База данных о сортах растений PLUTO База данных GENIE Договоры, административные функции которых выполняет ВОИС WIPO Lex – законы, договоры и судебные решения в области ИС Стандарты ВОИС Статистика в области ИС WIPO Pearl (терминология) Публикации ВОИС Страновые справки по ИС Центр знаний ВОИС Серия публикаций ВОИС «Тенденции в области технологий» Глобальный инновационный индекс Доклад о положении в области интеллектуальной собственности в мире PCT – международная патентная система Портал ePCT Будапештская система – международная система депонирования микроорганизмов Мадридская система – международная система товарных знаков Портал eMadrid Cтатья 6ter (гербы, флаги, эмблемы) Гаагская система – система международной регистрации образцов Портал eHague Лиссабонская система – международная система географических указаний Портал eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Посредничество Арбитраж Вынесение экспертных заключений Споры по доменным именам Система централизованного доступа к результатам поиска и экспертизы (CASE) Служба цифрового доступа (DAS) WIPO Pay Текущий счет в ВОИС Ассамблеи ВОИС Постоянные комитеты График заседаний WIPO Webcast Официальные документы ВОИС Повестка дня в области развития Техническая помощь Учебные заведения в области ИС Поддержка в связи с COVID-19 Национальные стратегии в области ИС Помощь в вопросах политики и законодательной деятельности Центр сотрудничества Центры поддержки технологий и инноваций (ЦПТИ) Передача технологий Программа содействия изобретателям (IAP) WIPO GREEN PAT-INFORMED ВОИС Консорциум доступных книг Консорциум «ВОИС для авторов» WIPO Translate для перевода Система для распознавания речи Помощник по классификации Государства-члены Наблюдатели Генеральный директор Деятельность в разбивке по подразделениям Внешние бюро Вакансии Закупки Результаты и бюджет Финансовая отчетность Надзор
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Законы Договоры Решения Просмотреть по юрисдикции

Албания

AL084-j

Назад

Vendimi nr. 80-2021-2650, datë 28.09.2021 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



SHOQËRIA TREGTARE {…} KUNDËR DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE, VENDIMI Nr. 2650, datë 28.09.2021, REGJISTRIM I MARKËS TREGTARE SIPAS PARASHIKIMEVE LIGJORE TË LIGJIT NR. 9947, DATË 07.07.2008, “PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”

Objekti: 1. Shfuqizimi i aktit administrativ - Vendimit nr. 145/17, datë 04.03.2021, të Bordit të Apelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (“DPPI”) dhe aktit administrativ Vendimit nr. 145/9, datë 03.06.2020 të Dhomës Për Shqyrtimin e Kundërshtimeve të DPPI-së; 2. Detyrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale që të regjistrojë markën {…} me numër kërkese AL-T- 2019-145 në regjistrin e markave tregtare. 1

Gjyqtari: X.

Fjalët kyç:

Markë tregtare, pronësi industriale, refuzim për regjistrim, ankim administrativ, markë e regjistruar më përpara, Konventa e Parisit, Protokolli i Madritit, ngjashmëri konceptuale e markave, konfuzion tek konsumatori, bashkëlidhje midis markave për shkak të ngjashmërisë.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 4, 13, 14, 20, 48, 109, 113 dhe 114 të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Neni 8 i Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale, si dhe nenet 143 dhe 184 të Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”.

Faktet kryesore:

Shoqëria {…} sh.p.k, është një shoqëri tregtare e themeluar dhe e organizuar sipas të drejtës së Republikës së Kosovës, e cila operon në fushën e prodhimit dhe tregtimit të kafes, çajit, etj. Në kuadër të ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar, shoqëria {…} prodhon dhe tregton të gjithë artikujt e saj nën emrin e regjistruar të shoqërisë {…}. Për këtë arsye, paditësi ka krijuar familjen e tij të markave tregtare {…} në Kosovë, dhe më pas në Shqipëri ku janë regjistruar një numër i konsiderueshëm markash nën këtë element sipas llojit dhe natyrës së produkteve/mallrave të mbrojtura, duke përfshirë markën “{…} cafe”, për produktet e kafes, etj. Bazuar në të njëjtën logjike ekonomike dhe strategji marketingu, si dhe në përputhje me markat e regjistruara në Kosovë, paditësi, më datë 11.02.2019, ka aplikuar pranë DPPI për regjistrimin e disa markave, ku ndër të tjera ka aplikuar dhe për regjistrimin e markës tregtare “{…} cafe” (AL-T-2019-145) në klasat 30 dhe 35 të klasifikimit të Nicës, për kafe dhe produktet e kafes, markë e cila është kundërshtuar nga shoqëria “ESSSI CAFFE” S.P.A. Kjo e fundit ka depozituar pranë Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve të DPPI-së kërkesën për refuzimin e regjistrimit të markës së publikuar {…} sh.p.k, me pretendimin se marka {…} e aplikuesit nuk mund të regjistrohet, sepse është e ngjashme me markën e mëparshme {…} të kundërshtuesit dhe është regjistruar për të njëjtat mallra, duke sjellë mundësinë e shkaktimit të konfuzionit tek publiku. Në përfundim të procedurës administrative, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve ka vendosur: Pranimin e kundërshtimit të regjistrimit te markës {…} dhe refuzimin e regjistrimit te saj. Ky vendim është kundërshtuar nga paditësi shoqëria {…} sh.p.k, pranë Bordit të Apelimit. Bordi i Apelimit pranë DPPI-së, me vendimin nr.145/7 prot., datë 04.03.2021, ka vendosur: 1. Refuzimin e kërkesës për apelimin e vendimit nr.145/9 prot., datë 03.06.2020 të Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve. 2. Refuzimin e kërkesës për regjistrimin e markës me emërtim {…} me nr.aplikimi AL-T-2019-145.

Pala paditëse pretendon se: vendimi i Bordit të Apelimit, ashtu sikurse ai i Dhomës, duhet të shfuqizohen për shkak se janë nxjerrë në shkelje të dispozitave lidhur me procedurën dhe elementet e detyrueshëm që duhet të permbajë një akt administrativ. Në kundërshtim me nenin 20 të ligjit nr.44/2015, Dhoma dhe Bordi i Apelimit kane pranuar si të vlefshme provat e paraqitura në gjuhë të huaj nga personi i tretë gjatë procedurave administrative.

Analiza e ngjashmërisë midis markave në konflikt realizohet duke u bazuar mbi tërësinë e elementëve përbërës të markave dhe në përshtypjen e përgjithshme që ato shkaktojnë tek konsumatori, duke u fokusuar në elementet dominante dhe dallues të markës. Dhoma dhe Bordi i Apelimit kanë gabuar në interpretimin e ligjit material dhe zhvillimin e analizës krahasuese të ngjashmërisë së markave në aspektin vizual për shkak se krahasimi vizual është bazuar kryesisht tek elementet “{…} dhe {…}, pavarësisht se këto elemente nuk përbëjnë elementët e vetëm dallues të markave, ndërsa është e qartë se këto elemente nuk janë të vetmit elemente dominant të markave në konflikt. Në aspektin konceptual markat jo vetëm që nuk mund të krahasohen, por rezulton se ato janë krejtësisht te ndryshme dhe shërbejnë për te identifikuar origjinën tregtare të mallrave të tyre tek konsumatorët. Ne aspektin fonetik, markat {…} dhe {…} shqiptohen dhe tingëllojnë në mënyra të ndryshme. Prania e përsëritur e germës “S” tek marka kundërshtuese ({…}) përcakton në mënyrë të ndjeshme shqiptimin dhe tingëllimin e markës nga ana e konsumatorëve, duke u dalluar nga leximi, shqiptimi dhe tingëllimi i markës {…}.

I padituri pretendon lënien në fuqi të vendimint të Bordit të Apelit pranë DPPI – së, sepse nga pikëpamja vizuale, marka e kundërshtuar dhe marka kundërshtuese janë vizualisht të ngjashme për arsye se elementët përbërës të tyre janë të ngjashme. Nga pikëpamja fonetike, markat janë të ngjashme, pasi ngjashmëria midis fjalëve rezulton nga ngjashmëria midis shkronjave të përbashkëta, por edhe në tërësinë e shqiptimit/tingëllimit/dëgjimit ndërmjet tyre. Në aspektin konceptual, janë analizuar elementët fjalë dhe figurë të markave, sepse konsumatori në rastin kur marka është kombinim i elementeve figurativ me elementët fjalë, në pjesën dominuese e identifikon markën me emërtimin e saj.

Vendimi:

Gjykata, referuar rrethanave të faktit, provave të shqyrtuara në seancë gjyqësore, si dhe shkakut ligjore të padisë, çmon se kërkimet e palës paditëse janë të pabazuara në ligj e në prova dhe se kërkesëpadia e paraqitur prej saj duhet rrëzuar.

Arsyetimi i gjykatës: Sipas nenit 143, pika 2, germa "b" të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për pronësinë industriale" të ndryshuar (Refuzimi për shkaqe relative) "Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo duhet të deklarohet e pavlefshme kur": b) është e njëjtë ose e ngjashme me një marke te mëparshme, e cila mbrohet për mallra apo shërbime identike ose te ngjashme dhe kur, për shkak te njëllojshmërisë ose te ngjashmërisë, ekziston mundësia e shkaktimit te konfuzionit te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e bashkëlidhjes me markën e mëparshme.

Gjykata konstaton se, marka “{…} ESPRESSO IN ITALY” e regjistruar në emër të shoqërisë "{…}” S.P.A, gëzon të drejta të mëparshme në kuptim të nenit 143, pika 5, germa "a" dhe "b" të ligjit nr.9947 datë 07.07.2008 "Për pronësinë industriale" të ndryshuar, për shkak të regjistrimit të mëparshëm. Kjo markë është regjistruar në Zyrën Ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Industriale dhe mbrojtja e saj është e shtrirë në Shqipëri në bazë të Protokollit të Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave, i ratifikuar me ligjin nr. 8992, date 30.01.2003 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë ne Protokollin e Marrëveshjes se Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar te Markave" dhe si i tille ai është bërë pjesë e legjislacionit shqiptar.

Gjykata, çmon se diskutimi duhet fokusuar në tre çështje kryesore:

a) Ngjashmëria midis markave.

- Nga pikëpamja vizuale.

Gjykata konstaton se marka kundërshtuese dhe ajo e kundërshtuar, janë vizualisht të ngjashme për arsye se elementët përbërës të tyre janë të ngjashëm, kjo pasi marka e kundërshtuar përbehet nga paraqitja në mënyrë të stilizuar e elementit literal {…} e shkruar me germa në ngjyrë të bardhë. Në pjesën e poshtme të saj paraqitët elementi grafik i stilizuar i një filxhani kafeje dhe të kokrrave të kafesë. E gjithë marka konsiston në formën e paketimit të një qeseje kafeje. Për sa me sipër, elementët literal të markës së kundërshtuar dhe elementët literal të markës kundërshtuese, janë vizualisht shumë të ngjashme e cila konsiston në mënyrën e stilizimit dhe paraqitjes së tyre. Gjithashtu, karakteri dallues i markave në diskutim qëndron tek elementi verbal ESSSE vs. {…}. Për shkak se markat në konflikt operojnë në fushën e kafes dhe të produkteve me baze kafe, elementët figure si kokrrat e kafes, filxhani i kafes, silueta e aromës së kafesë që ndodhen tek aplikimi i kundërshtuar, apo fjalët CAFFE, ESPRESSO IN ITALY tek marka e mëparshme, janë element të dobët të markave pasi ato janë të një natyre përshkruese. Elementi dominant dhe dallues i markave është elementi literal {…} dhe “Essse”, të cilët përbëjnë elementin e vetëm dominant të markave në fjalë, pasi raporti i tyre tek marka/shenja respektive (në krahasim me element të tjerë) është më i madh dhe këto element pothuajse gjenden në qendër të markave. Për këtë arsye, analiza e ngjashmërisë ndërmjet markave do të realizohet dhe bazohet vetëm mbi këtë element. Nga ana vizuale, markat objekt krahasimi janë të ngjashme midis tyre. Kështu, të dy markat në konflikt përmbajnë tre germa identike të cilat janë vendosur sipas të njëjtit rend {…}dhe {…}. I vetmi ndryshim është në fund të tyre, por ky ndryshim është tejet i vogël dhe i papërfillshëm në përshtypjen e përgjithshme që këto marka shkaktojnë tek konsumatori. Për pasojë markat në shqyrtim vlerësohen si vizualisht të ngjashme.

- Nga pikëpamja fonetike.

Gjykata konstaton se, në aspektin fonetik, markat janë të ngjashme për të mos thënë identike. Kjo ngjashmëri rezulton nga ngjashmëria midis shkronjave, por edhe në tërësinë e shqiptimit/tingëllimit/dëgjimit ndërmjet tyre. Diferenca e vetme në shqiptim {…} vs. {…} Caffe, mund të mos vihet re pasi ato janë të dyja zanore të përparme, shqiptimi i të cilave kërkon të njëjtin impenjim të gjuhës, p.sh, trupi i gjuhës shtyhet përpara, ndërsa pjesa e mesme e shpinës se gjuhës ngrihet drejt qiellzës së fortë. Për më tepër, ato humbasin në morinë e shkronjave që shenjat/markat kanë {…} vs. {…} Caffe. 4

- Nga pikëpamja konceptuale.

Dhoma më të drejtë ka vlerësuar se markat nuk përcjellin ndonjë kuptim tek konsumatori, pasi {…} dhe {…} caffe, janë bashkime arbitrare shkronjash, kështu që krahasimi konceptual nuk merr rëndësi. Në rastin në diskutim, elementët verbal {…} vs dhe {…} nuk kanë ndonjë kuptim të caktuar, nuk gjenden as në fjalor apo enciklopedi, për pasojë nuk mbartin ndonjë kuptim të caktuar. Elementët literal të të dyja markave janë fjalë të cilat në gjuhën shqipe apo të përkthyera në gjuhën shqipe, nuk mbartin ndonjë kuptim të veçantë, ndaj ato nuk mund të krahasohen konceptualisht.

b) Ngjashmëria ndërmjet mallrave për të cilat mbrohet markat në konflikt.

Rezulton se marka e kundërshtuar {…} kërkon të mbrohet për mallra e klasave 30 dhe 35 të Klasifikimit Ndërkombëtar të Nicës, për të cilat tashme është regjistruar marka kundërshtuese {…}, pasi rezulton se markat në konflikt mbulojnë pikërisht këto mallra, me përjashtim të markës kundërshtuese që mbulon dhe klasën 43. Mallrat dhe shërbimet në rastin në diskutim janë identike. Ato konsistojnë në termat si; kafe artificiale, shërbime të shitjes me pakicë të kafesë dhe kafesë artificiale etj., çka i bën ato identike.

c) Ekzistenca e mundësisë që të shkaktohet konfuzion tek konsumatori ose bashkëlidhje midis markave për shkak të ngjashmërisë.

Në vlerësimin e mundësisë për konfuzion duhet mbajtur parasysh shkalla e vëmendjes së konsumatorit, mesatare e cila mund të ndryshojë në varësi të mallrave dhe shërbimeve që markat mbulojnë. Në qofte se ka një nivel të vogël vëmendje, ndryshimet midis markave padyshim nuk do të dallohen nga konsumatori, kjo për shkak të memories joprefekte të konsumatorëve. Anasjelltas, një shkallë e lartë vëmendje do të minimizonte mundësinë për konfuzion, pasi konsumatori për shkak të vëmendjes do të diferenconte markat. Karakteri i theksuar dallues i markës së mëparshme është një tjetër element që mbahet parasysh në vlerësimin e mundësisë për konfuzion. Produktet e {…} tregtohen për një kohë të gjatë në tregun shqiptar. {…} pa diskutim ka fituar karakter të theksuar dallues për shkak të emrit të mirë dhe prezencës së saj të gjatë në tregun shqiptar.

Në rastin në gjykim, duke mbajtur parasysh se markat përkojnë në karakteret e tyre dalluese Essse vs. {…}, konsumatorët do t’i perceptojnë markat si zgjatim të njëra-tjetrës, si marka/produkte që derivojnë nga e njëjta familje markash. Dhe e gjitha kjo do të rezultojë në ngatërrimin e origjinës tregtare të produktit pasi konsumatorët do të mendojnë që produktet vijnë nga e njëjta sipërmarrje apo sipërmarrjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Lidhur me pretendimet e palës paditëse, Bordi i Apelimit ka përfunduar procedurën administrative pa vendosur për të gjitha çështjet e ngritura nga palët gjatë procedurës dhe që nuk kanë marrë zgjidhje gjatë tij, Gjykata i çmon të pabazuara, pasi çështjet e ngritura në apelim nga pala paditëse kanë qenë të njëjta me ato parashtruara përpara Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, ku kjo e fundit në vendimin e saj i ka dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve që janë ngritur nga palët në konflikt.

Në lidhje me pretendimin se Dhoma dhe Bordi i Apelimit kanë pranuar si të vlefshme provat e paraqitura në gjuhë të huaj nga personi i tretë gjatë procedurave administrative, Gjykata e gjen me vend të theksoje se paraqitja e këtyre provave më së shumti ka qenë e lidhur me të provuarin

e përdorimit të markës dhe tregtimit në Shqipëri i produkteve nën markën {…}, cka nuk është thelbësore për çështjen.

Shkaku ligjor bazë mbi të cilën është mbështetur kundërshtimi ndaj markës {…} ka qenë mundësia për konfuzion. Ky shkak ligjor nuk kërkon të provuarit detyrimisht të përdorimit të markës në territorin shqiptar, sipas nenit 143/2, germa “b” të ligjit nr. 9947/2008, i ndryshuar. Mundësia për konfuzion ekziston kur përmbushen njëkohësisht dy kushte:

1) Ngjashmëria mes shenjave, duke mbajtur parasysh karakterin dallues dhe dominant të tyre; 2) Ngjashmëria mes mallrave/shërbimeve.

Të provuarit e këtyre dy kushteve, nuk është e lidhur me të provuarit e përdorimit të markës në territorin shqiptar. Përdorimi i markës në treg është thjeshtë një element shtesë/dytësor i cili mund të kontribuojë në krijimin e konfuzionit, gjithsesi nuk është element që kërkohet detyrimisht të përmbushet nga ligji.

Gjithashtu, lidhur me pretendimin e paditësit se aplikanti ka formuar familjen e markave {…}, e cila është pjesë e emrit tregtar të regjistruar në Kosovë, dhe rregullat për etiketimet parashikojnë vendosjen e emrit të pronarit në etiketë, duke iu referuar për këtë nenit 8 i Konventës së Parisit datë 20 Mars 1883 “Për mbrojtjen e pronësisë industriale” që parashikon mbrojtje për emrat tregtare, Gjykata dëshiron të theksoje se Konventa e Parisit aplikohet mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilin Kosova nuk bën pjesë.


1 Të dhënat e vendimit janë anonimizuar automatikisht nga programi kompjuterik i përdorur nga gjykata.