关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL071-j

返回

Vendimi nr. 80-2017-4183, datë 27.10.2017 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



SHOQËRIA “X” SHPK KUNDËR DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE DHE SHOQËRIA Y” PALË E TRETË. VENDIMI NR.80-2017-4183, DATË 27.10.2017, PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT TË BORDIT TË APELIMIT TË DPPI DHE REFUZIMIN E REGJISTRIMIT SI MARKË TË NJË APLIKIMI.

Objekti i padisë: Shfuqizimi i vendimit Nr. 167/8 Prot., datë 10.07.2017, të Bordit të Apelimit të D.P.P.I. duke vendosur refuzimin e regjistrimit si markë tregtare të aplikimit me numër kërkese AL/T/2016/167, datë 3 gusht 2016. Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e regjistrimit si markë tregtare të aplikimit deri në përfundim të gjykimit.

Gjyqtari: {…}

Fjalët kyç: markë tregtare, aplikim, refuzim i regjistrimit, shkaktim i konfuzionit, bashkëlidhje mes markave, aspekt vizual, fonetik dhe konceptual, transferim i pronësisë.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 7/a, 10.1, 15/a, 16/1, 17/1.a, (17/1.b), 28, 29/a, 30/a, (35/1), 40 të Ligjit Nr. 49/2012; Nenet 140.1,2,3; 141.1,2; 142.1,a; 143.1,2,b.3,c,9 ; 152, 153.1, Neni 156, Neni 187, të ligjit Nr. 9947, datë 7.7.2008,« Për Pronësinë Industriale », ndryshuar me ligjin Nr. 10/2013, datë 14.02.2013 dhe ligjin Nr. 55/2014, datë 29.05.2014; Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.1706, datë 29.12.2008 "Për miratimin e Rregullores për regjistrimin e Markave Tregtare dhe të Shërbimit", ndryshuar me VKM Nr.550, datë 18.06.2015; Nenet 1,3,4 të Ligjit Nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët e shoqëritë tregtare (i përditësuar); Nenet 23, 44, 60 të Ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit"; Nenet 1,25, 28, 29,30,31 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.537, datë 1.8.2007 "Për Rregullat, për emrat dhe emërtimet tregtare"; Nenet 638, 639 të Kodit Civil; Nenet 5, 6 dhe 348 të K.Pr.C; Nenet 6 bis, 10 bis / 3 të Konventës së Parisit "Për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale", miratuar në Paris më 20 mars 1883- hyrë në fuqi në Shqipëri më 4 tetor 1995; Marrëveshja e TRIPS-it (Aspektet e Tregtisë që lidhen me Pronësinë Intelektuale) - 08.09.2000; Rregullorja (EU) 2015/2424 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 16 dhjetor 2015, Paragrafi (13), Neni 9,3.d, Neni 12,1.a.

Faktet kryesore:

Personi i tretë, shoqëria tregtare “Y”, ka paraqitur aplikim për regjistrimin e markës {…} me Nr. Aplikimi AL/T/2016/167, datë 03.06.2016, për mallrat e klasave 21 (shishe pijesh) dhe klasa 33 (pije alkoolike) të Klasifikimit të Nicës, pranë palës së paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, (në vijim DPPI).
Gjatë afatit 3 mujor të publikimit të aplikimit pala paditëse shoqëria “X” sh.p.k, i ka paraqitur kërkesën (kundërshtimin e regjistrimit) me nr. 607 prot., datë 30.12.2016 palës së paditur DPPI, për kundërshtimin e regjistrimit si markë tregtare të aplikimit.
Shoqëria “X“ pretendon se marka për të cilën kërkohet regjistrimi është identike me markat tregtare të Shoqërisë “X” sh.p.k., të cilat gëzojnë mbrojtje ligjore, jo vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, për mallra të njëjta e të ngjashme si dhe se për shkak të ngjashmërisë së tyre deri në përputhje, krijohet mundësia reale e shkaktimit të konfuzionit tek publiku dhe e bashkëlidhjes me origjinën tregtare dhe me famën e markave të saj.
Bordi i Apelimit të DPPI-së pas shqyrtimit të kërkesës për kundërshtimin e regjistrimit, me vendimin Nr. 167/8 Prot., datë 10.07.2017, vendosi : «Rrëzimin e kundërshtimit të markës me Nr. Aplikimi AL/T/2016/167, aplikuar për regjistrim nga Shoqëria ”Y” sh.a.

Duke mos qenë dakord me vendimmarrjen e palës së paditur DPPI dhe duke pretenduar se vendimi objekt gjykimi është marrë në kundërshtim me ligjin material, pala paditëse në datën 31.08.2017 ka paraqitur kërkesë-padi në Gjykatën Administrative me objektin e sipërpërmendur.
Pjesë e objektit të padisë ishte dhe kërkesa e palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e regjistrimit si markë tregtare të aplikimit me nr. kërkese AL/T/2016/167, datë 3 gusht 2016, deri në përfundim të këtij gjykimi. Gjykata me vendim të ndërmjetëm pranoi kërkesën e palës paditëse dhe urdhëroi pezullimin e çdo procedure administrative të nisur për regjistrimin e markës tregtare, deri në përfundim të gjykimit administrativ, me vendim të formës së prerë. Gjykata me vendim të ndërmjetëm, në zbatim të nenit 193 të K.Pr.Civile thirri kryesisht në gjykim shoqërinë “ Y” që ka aplikuar për regjistrim të markës, pasi u çmua se tërheq interesa në këtë gjykim.

Paditësi pretendon: aplikimi për markë i personit të tretë, shoqërisë “Y” është identik me markat tregtare të shoqërisë ”X” sh.p.k të cilat prej dhjetëra vitesh gëzojnë mbrojtje ligjore dhe për shkak të ngjashmërisë së tyre deri në përputhje, krijohet mundësia reale e shkaktimit të konfuzionit tek publiku dhe e bashkëlidhjes me origjinën tregtare dhe me famën e markave të saj.
Bordi i Apelimit sipas palës paditëse, nuk është shprehur për ngjashmërinë e pakundërshtueshme mes markave dhe mallrave dhe nuk është marrë qëllimisht me pasojën që është konfuzioni mbi mallrat/origjinën e mallrave në rast bashkëekzistence të markave identike, por e ka rrëzuar kundërshtimin bazuar në nenin 160 të ligjit nr. 9947/2008, në një kohë kur neni 160 nuk është pjesë e neneve që i referohen procedurës ligjore të kundërshtimit të markës.
Bordi i Apelimit ka pranuar «heshtjen » e kundërshtuesit, mbajtësit të të drejtave të mbrojtura të markës, pa iu referuar asnjërës prej provave të paraqitura nga kundërshtuesi për këtë çështje. Heshtja nuk ka ekzistuar asnjëherë si shfaqje e vullnetit të paditësit, sepse herë pas here ka ngritur padi në organet gjyqësore dhe apelime në borde administrative, brenda e jashtë vendit, gjë që provon për përpjekje të vazhdueshme të paditësit, për të penguar shkeljen e të drejtave, të cilat i burojnë nga marka tregtare në pronësi të tij. Bordi i Apelimit, në rastin konkret, duke u treguar haptazi i njëanshëm, ka dalë përtej objektit të kërkesës dhe ka vendosur për çështje që nuk kanë qenë dhe nuk janë objekt i kërkesës së kundërshtimit, për marka të tjera të regjistruara më parë në vitet 2003, 2004 e shkurt 2016, të cilave iu referohet Bordi në vendimin e tij.
Gjithashtu, pala paditëse pretendon se në mënyrë të padiskutueshme është mbajtëse e markës tregtare “{…}” me numër kombëtar regjistrimi (AL) si trashëgimtare e ligjshme e kësaj marke nga pronari i mëparshëm. Për këtë fakt ka paraqitur edhe prova shkresore, ndërsa prej shoqërisë tjetër në këtë gjykim nuk u paraqitën prova mbi këtë fakt, edhe pse u la si detyrë prej gjykatës në seancë përgatitore.

Pala e paditur pretendon se: Bordi i Apelimit i DPPI (BA) gjatë analizës së ngjashmërisë konstatoi se markat në shqyrtim paraqesin ngjashmëri të lartë në aspektin vizual, fonetik dhe atë konceptual për shkak se marka e kundërshtuar përmban të njëjtat elemente figurative dhe verbale, të cilat gjenden gjithashtu si elemente dominante në markat e kundërshtuara..
BA konstatoi se aplikanti është mbajtës i së drejtës së emrit tregtar prej vitit 1995. Gjithashtu aplikanti ka regjistruar në Shqipëri prej vitit 2003 e në vijim tri marka me emërtimin “{…}”, ku elementi figurativ dhe ai verbal i stilizuar {…}, janë elemente dominante. Të dyja shoqëritë janë mbajtëse të të drejtave ligjore mbi shenjën në konflikt, duke e përdorur atë secila në mënyrë të pavarur, qetësisht dhe pa ndërprerje, për më shumë se 10 vjet. Deri më sot, nuk rezulton që kundërshtuesi të ketë ushtruar të drejtat e tij të njohura nga nenet 152, 173, 174 dhe 184 e vijues të Ligjit 9947, datë 07.07.2008, (i ndryshuar).

Sa më sipër, Bordi i Apelimit konkludoi se jemi në kushtet e përcaktuara nga neni 160 i ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, (i ndryshuar) ku parashikohet se: “1. Kur pronari i një marke të mëparshme, në përputhje me përcaktimin e pikës 5 të nenit 143 të këtij ligji, pranon në heshtje, për një periudhë të pandërprerë pesë vjeçare, përdorimin e një marke të regjistruar më vonë në Republikën e Shqipërisë, ai nuk ka më të drejtë, sipas së drejtës që rrjedh nga regjistrimi i markës së mëparshme, të kërkojë deklarimin e pavlefshëm të markës së mëvonshme ose t’a kundërshtojë përdorimin e markës së mëvonshme për mallrat ose shërbimet, për të cilat marka e mëvonshme është përdorur, përveç kur regjistrimi i markës së mëvonshme është aplikuar në keqbesim.”
Në këto kushte, asnjëra prej shoqërive {…} sh.a dhe {…} sh.p.k, si pronare të markave tregtare, nuk mund të zotërojë ekskluzivitetin mbi markat “{…}” të regjistruara, pasi të dyja shoqëritë kanë të drejta të mëparshme që rrjedhin nga zotërimi i markave tregtare të tyre. Edhe ky aplikim është vazhdim i markave të aplikantit {…}, të cilat janë rregullisht të regjistruara pranë DPPI-së, ashtu siç janë edhe ato të kundërshtuesit “{…}”. Secili prej tyre, aplikanti dhe kundërshtuesi, kanë pranuar ekzistencën e markave tregtare të njëri-tjetrit sipas nenit 160 të ligjit 9947. Rrjedhimisht, Bordi i Apelimit nuk mund të mos pranonte bashkëekzistencën dhe mosregjistrimin e një marke të njëjtë me ato të mëparshme.

Qëndrimi dhe prapësimet e personit të tretë: E thirrur gjykim kryesisht nga gjykata, shoqëria tregtare {Y} sh.a u shpreh se në gjykim bashkohet me palën e paditur dhe kërkon rrëzimin e kërkesëpadisë si të pambështetur në ligj dhe në prova.
Kantina e shoqërisë {Y} ka regjistruar tre marka tregtare si dhe një dizenjo industriale. Së fundi gëzon edhe të drejtën e emrit tregtar që nga data e themelimit të saj, datë 02.08.1995, me objekt të aktivitetit si vijon: Prodhim, tregtim, pije alkoolike, verë, pije joalkoolike, import, eksport të prodhimeve të veta dhe atyre që mund të sigurohen nga bartësi, import, eksport lëndësh të para e ndihmëse dhe nënprodukteve që rrjedhin nga përpunimi industrial i tyre, etj. Regjistrimi i emrit tregtar të personit të tretë ({Y}") nuk është kundërshtuar as nga shteti dhe as nga ndonjë person tjetër në përputhje me legjislacionin e kohës brenda afatit ligjor. Gjithashtu, personi i tretë ka prodhuar, tregtuar, shpërndarë dhe ofruar për shitje produkte alkoolike brandy/konjak me emërtimin dhe logon "{…}" që nga viti 1967. Një fakt i tillë është provuar rregullisht dhe në përputhje me ligjin pranë Bordit të Apelimit të DPPI-së, me anën e faturave të shitjeve dhe deklaratave doganore të produkteve alkoolike të markave “Gj.K {…}”.
Paditësi, shoqëria “X” sh.p.k., është themeluar si shoqëri tregtare më datën 14.12.1999 dhe ka fituar të drejtat që rrjedhin nga marka tregtare {…} vetëm në vitin 2000, kur pronësia e markës tregtare {…} me numër regjistrimi AL 45 ka kaluar nga pronë shtetërore në favor të paditësit. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, marka {…} zotërohej nga shteti, i cili ka qenë personi i vetëm që gëzonte të drejtën mbi këtë markë tregtare. Në analogji me markën me numër regjistrimi AL 45, edhe marka tjetër ''Gj. K. Brandy”, me numër regjistrimi AL 10313 ka kaluar në pronësi të paditësit vetëm në vitin 2005. Në këto kushte, shteti si pronar i markës tregtare në fjalë, i lejonte dhe i njihte të dy shoqëritë {Y}-Durrës" dhe "X”-Tiranë, që të prodhonin e tregtonin produkte alkoolike të llojit konjak/brandy nën emërtimin dhe logon Gj. K{…}.
Në këto kushte, marka e re {…} është thjesht vazhdim i markave të mëparshme të personit të tretë, të cilat janë në fuqi dhe nuk janë kundërshtuar ndonjëherë më parë nga paditësi apo persona të tjerë. Prandaj, edhe kundërshtimi i markës së personit të tretë, me numër aplikimi AL/T/2016/167, nuk ka bazë. Për më tepër, me anë të këtij aplikimi të ri, personi i tretë i ka shtuar markës "{…}" (element që karakterizon të gjithë markat tregtare të mëparshme të personit të tretë), edhe elementin literal-fjalë "DURRËS", duke rritur në këtë mënyrë dallimin midis origjinës tregtare të mallrave të personit të tretë dhe atyre të paditësit. Marka e re {…} (AL-T-2016-167) është aplikuar për regjistrim nga personi i tretë në bazë të të drejtës së tij të mëparshme të emrit tregtar, si dhe të regjistrimeve të mëparshme që ai zotëron (AL 9722, AL 10060, AL 16857 dhe I 239). Si rrjedhojë, paditësi apo çdo person tjetër nuk mund të kundërshtojë regjistrimin e markës {…} (AL-T-2016- 167) duke pretenduar që ai gëzon të drejta ekskluzive të mëparshme, pasi të drejta të tilla të mëparshme, para së gjithash, i ka vetë personi i tretë.
Në këto kushte, paditësi dhe personi i tretë nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të rrisin elementët e dallueshmërisë së markave të tyre të njëjta, me qëllim që konsumatori mesatar të jetë në gjendje të dallojë produktet e personit të tretë nga ato të paditësit.

Vendimi:Gjykata në përfundim të shqyrtimit gjyqësor çmoi se pala paditëse në këtë gjykim arriti të provojë paligjshmërinë e vendimmarrjes së palës së paditur, pasi u provua të ketë disponuar me vendim përtej afatit të caktuar në ligjin e posaçëm nr. 9977/2008, i ndryshuar, sipas nenit 153/3 dhe u provua se është vlerësuar dhe shqyrtuar administrativisht jo objekti i kundërshtimit sipas kërkesës së palës paditëse. Gjykata vërejti se, organi administrativ DPPI që ka cilësinë e palës së paditur në këtë gjykim, nuk ka depozituar asnjë provë, të cilat i ka patur në vlerësim për vendimmarrjen, që është objekt i gjykimit.
Përfundimisht, gjykata vlerësoi të pranonte tërësisht kërkesëpadinë e palës paditëse kundrejt palës së paditur, si të bazuar në ligj dhe në prova. Meqënëse Gjykata Administrative arriti në përfundimin si më lart për pranimin e padisë, referuar nenit 40 të ligjit Nr. 49/2012, i ndryshuar ligjëroi marrjen e masës së sigurimit të padisë, sipas vendimit të ndërmjetëm, datë 13/09/2017 të saj.

Arsyetimi i gjykatës:Gjykata thekson për palët ndërgjyqëse se, pavarësisht pretendimeve të palëve në lidhje me të drejtën e pronësisë industriale që lidhen me markën “{…}”, kjo gjykatë nuk ka kompetencë lëndore për të shqyrtuar këto pretendime, por objekti i këtij gjykimi është vetëm vendimmarrja administrative e palës së paditur DPPI. Gjykata e merr në shqyrtim këtë vendimmarrje në përputhje me parashikimin e nenit 37/1 të ligjit organik, duke shqyrtuar ligjshmërinë e veprimit administrativ që kundërshtohet, në bazë të provave të paraqitura nga palët dhe të situatës ligjore dhe faktike që ekzistonte në kohën e kryerjes së veprimit konkret administrativ.
Gjykata vëren se pala paditëse ka depozituar kundërshtimin në datë 30/12/2016 dhe pala e paditur, organi administrativ, ka marrë vendim në datën 10/07/2017, jashtë afatit ligjor 3 mujor, që ka sanksionuar dispozita ligjore, pika 3 e nenit 153, duke mos paraqitur përpara Gjykatës Administrative, argument se për cilën arsye apo shkak ka vepruar tej afatit të caktuar me ligj. Gjykata Administrative çmon se vendimmarrja e çdo organi administrativ përtej afatit të caktuar me ligj, për ushtrimin e kompetencës ligjore (që në këtë rast është shqyrtimi i kundërshtimit të regjistrimit të markes prej personit të tretë) e bën të pavlefshme atë.
Neni 91 i ligjit Nr.44/2015 Kodi i Procedurave Administrative ka sanksionuar se: “Procedura administrative, e nisur me kërkesë, me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në këtë Kod, përfundon sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda afatit të përcaktuar nga ligji i posaçëm” ....”.
Mosrespektimi i afateve kohore, të parashikuara në këtë nen, duhet të justifikohet nga organi përgjegjës para organit epror ose nga nëpunësi përgjegjës përpara eprorit të tij, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit ose nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu, Gjykata Administrative çmon se pala paditëse provoi të jetë mbajtëse e markës tregtare {…}+ emblema, që e ka të transferuar, sipas nenit 162 të ligjit prej pronarit të mëparshëm, rrjedhimisht në bazë të ligjit gëzon çdo mbrojtje ligjore, sidomos prej autoritetit shtetëror përgjegjës.
Sipas provave shkresore të depozitura prej palës paditëse rezultoi se, sipas Dëshmisë së Depozitimit me Nr. 12/93, në datë 11/06/1993, ora 12.40 në Dhomën e Tregtisë të RPSSH është depozituar kërkesa për regjistrimin e markës tregtare {…} + emblema, në emër të Kombinatit të Prodhimit të Pijeve Alkolike “.....” Tiranë, për mallrat e përfshira në klasën 33. Bashkëlidhur dëshmisë në dy faqe është përshkrimi narrativ i markës, me elementët dallues dhe pamja vizive e markës. Në datë 06/07/2000, me Nr.122/3 Regjistrimi i është njoftuar autoritetit shtetëror në RSH ndryshimi i pronësisë së markës, të regjistruar si më lart, për tek Shoqëria tregtare “{…}” sh.p.k, që është pala paditëse.
Gjykata vëren se personi i tretë nuk ka depozituar prova shkresore që të provojnë mbrojtjen e markave që ka regjistruar, përpara vitit 2003, siç edhe prapëson, që prej viteve ’70, pasi faturat e shitjes së një malli nuk provojnë se gëzon mbrojtje ligjore një markë.
Gjykata vëren se, organi administrativ DPPI që ka cilësinë e palës së paditur në këtë gjykim, nuk ka depozituar asnjë provë, të cilat ka patur në vlerësim për vendimmarrjen, që është objekt i gjykimit. Objekti i shqyrtimit të palës së paditur duhet të ishte «kundërshtimi i regjistrimit si markë tregtare i aplikimit {…}, Nr. AL/T/2016/167, datë 03.08.2016» dhe jo siç argumenton në pjesën arsyetuese të vendimmarrjes, që i referohet markave të regjistruara në vitin 2003 e në vijim prej personit të tretë, pasi pala ankuese, që është edhe pala paditëse në këtë gjykim, nuk ka pretenduar «deklarimin e pavlefshëm të markave tregtare të regjistruara nga aplikanti në datat 02.12.2003; 03.01.2004 dhe 18.02.2016 ». Gjykata çmon se rrjedhimisht edhe referimi prej palës së paditur në zbatimin e nenit 160 të ligjit nr.9977/2008 i ndryshuar është i gabuar, nën objektin e kërkesës që duhet të shqyrtonte ky organ administrativ.
Nga Gjykata konstatohet se ndodhemi përpara rastit të aplikimit për regjistrim të markës së re dhe organi administrativ, palë e paditur duhej të zbatonte nenin 140 e vijues të ligjit me Nr. 9977/2008 për vlerësimin e kundërshtimit të palës paditëse. Pala e paditur duhet të merrte prova gjatë procedimit administrativ, për të arritur në përfundimin nëse cënohen të drejta të mbrojtura të palës paditëse, sipas regjistrimit të markës tregtare.
Gjykata çmon se, pala paditëse në këtë gjykim arriti të provojë paligjshmërinë e vendimmarrjes së palës së paditur, pasi u provua të ketë disponuar me vendim (a) përtej afatit të caktuar në ligjin e posaçëm nr. 9977/2008, i ndryshuar, sipas nenit 153/3 të tij dhe u (b) provua se nuk është vlerësuar dhe shqyrtuar administrativisht objekti i kundërshtimit sipas kërkesës së palës paditëse.

Përfundimisht, gjykata vlerësoi të pranojë tërësisht kërkesë-padinë e palës paditëse kundrejt palës së paditur, si të bazuar në ligj dhe në prova.