关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL079-j

返回

Vendimi nr. 80-2020-1753, datë 27.07.2020 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



SHOQËRIA X KUNDËR DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE, VENDIMI NR. 80-2020-1753, datë 27.07.2020, SHFUQIZIM I AKTIT ADMINISTRATIV TË BORDIT TË APELIT TË DPPI

Objekti i padisë: 1. Shfuqizimi i aktit administrativ nr. 66/16, datë 11.09.2019 i Bordit të Apelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (“DPPI”). 2. Vazhdimi i procedurave nga DPPI për regjistrimin e markës B-52 me numër aplikimi AL/T/2018/66 në emër të paditësit.

Gjyqtari: {…}

Fjalët kyçe: markë tregtare, ngjashmëri, çorientim, publiku, konsumatori, produkt, refuzim.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 142, 150, 184 të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar; Nenet 100, 113, 114, 139 të Kodit të Procedurave Administrative; Ligji nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Faktet kryesore:

Pala paditëse Shoqëria {X} sh.p.k., është pronare e markës tregtare B-52, pije energjike, pronësi të cilën ajo e ka fituar nëpërmjet transferimit të pronësisë me anë të kontratës së shitjes të datës 16.06.2010 nga shoqëria e së drejtës maqedonase {Y}. Marka tregtare në Republikën e Shqipërisë është regjistruar fillimisht nga subjekti {Z}, me datë aplikimi 18.04.2008 dhe me datë regjistrimi 06.11.2008, me kohëzgjatje të mbrojtjes deri në datë 18.04.2018.
Me vendimin nr. 7121, datë 24.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur shfuqizimi i mbrojtjes së markës B-52 me nr. regjistrimi 1082916, me pronar palën paditëse në këtë gjykim Shoqëria {X}. Vendimi është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit me vendimin me nr. 1868, datë 06.05.2014. Gjykata e Lartë me vendimin (112), të datës 05.10.2017 ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, duke marrë vendimi formë të prerë.
Paditësi ka paraqitur pranë DPPI në datën 23.10.2018 kërkesën për regjistrimin e markës B-52, me numër aplikimi AL/T/2018-66. Pala e paditur DPPI pasi është njohur me këtë aplikim për regjistrimin e markës me numër kërkese AL/T/2018/66, të paraqitur nga pala paditëse, ka nxjerrë aktin nr. 66/10, dt. 02.10.2018 "Njoftim për refuzimin e regjistrimit të markës”. Shkaku i cituar në këtë vendimmarrje si shkak për refuzimin e regjistrimit të kësaj marke është fakti se marka me nr. aplikimi AL/T/2018/66 sipas palës së paditur rezulton identike me markën me nr. regjistrimi ndërkombëtar 1082916, mbi të cilën aplikanti e ka humbur të drejtën e pronësisë me vendim të gjykatës së formës së prerë.
Pala paditëse e ka ankimuar këtë vendim në rrugë administrative. Në kuadër të shqyrtimit të ankimit administrativ rezulton se pala e paditur me aktin me nr. 66/13 prot., datë 01.02.2019 ka vendosur lënien në fuqi të qëndrimit të saj të mëparshëm të pasqyruar në aktin me nr. 66/10, dt. 02.10.2018 "Njoftim për refuzimin e regjistrimit të markës”.
Pala paditëse e ka ankimuar edhe këtë vendim në rrugë administrative. Në kuadër të shqyrtimit të ankimit administrativ rezulton se pala e paditur, Bordi i Apelit me aktin me nr. 66/16 Prot., datë 07.06.2019 ka vendosur lënien në fuqi të qëndrimit të saj të mëparshëm të pasqyruar në vendimin me nr. 66/13, datë 01.02.2019 të Dhomës për shfuqizim/zhvlerësim.
Pala paditëse duke mos qenë dakord me këto vendimmarrje të palës së paditur paraqet këtë padi në gjykatë.

Pala paditëse pretendon:

- Vendimi gjyqësor i Gjykatës së Lartë nuk është pjesë përbërëse e listës shteruese të shkaqeve të parashikuara në nenin 142 të ligjit nr. 9947 për pronësinë industriale. Gjithashtu, në lidhje me zbatimin e këtij vendimi pala paditëse pretendon se në rastin konkret nuk gjen zbatim ky vendim, pasi aplikimi me numër AL-T-2018-66 nuk ishte objekt ankimi si dhe vendimi nr. 1868 të cilit i referohet DPPI-ja, nuk ka të njëjtin objekt dhe as të njëjtin shkak ligjor me çështjen që është në shqyrtim në DPPI.
-Në vendimarrjen e tij Bordi i Apelit ka cënuar parimet e procesit të rregullt ligjor pasi nuk ka marrë parasysh pretendimet e palës paditëse dhe argumentet e tyre kur ka nxjerrë vendimin numër 66/2016.
-Në lidhje me markën, kjo palë pretendon se marka ndërkombëtare B-52, me numër ndërkombëtar IR1082916 ka statusin e "shfuqizuar nga gjykata”, që do të thotë se, pas shfuqizimit kjo markë nuk ekziston më. Rrjedhimisht, DPPI nuk mund t’i referohet një marke që nuk ekziston, por vetëm një marke tjetër identike të mëparshme që ekziston.
-DPPI-ja nuk argumentoi apo tregoi se cilët elemente të markës B-52 kanë prirje të çorientojnë publikun për natyrën, cilësinë, origjinën gjeografike, ose tregtare të mallrave që ajo ka për qëllim të dallojë, bazuar kjo edhe në “Udhëzuesit për Ekzaminimin e Markave Tregtare dhe Dizenjove të Bashkimit Europian në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Europian”.
Marka B-52 nuk përmban asnjë element tregues apo përshkrues të natyrës, cilësisë apo origjinës gjeografike dhe tregtare të mallrave që kërkon të dallojë, siç ndalohet në gërmën (e) të pikës 1 të nenit 142 të Ligjit 9947. Po ashtu, marka B-52 nuk është kontradiktore në raport me natyrën, cilësinë apo origjinën gjeografike dhe tregtare të mallrave të saj.
-Përkundrazi, marka B-52 është dalluese për mallrat “Birra; ujra minerale e të gazuar dhe pije të tjera jo-alkoolike; pije frutash dhe lëngje frutash; shurupe dhe preparate të tjera për përgatitjen e pijeve, pije energjike.”

I Padituri prapëson:

Pas krahasimit të markës së shfuqizuar me këtë vendim gjyqësor dhe të markës së paraqitur për regjistrim me aplikimin AL/T/2018-66, në kuptim të ligjit rezulton të jemi para të njëjtës markë.
-Nuk mund të regjistrohet një markë identike me një markë të mëparshme të shfuqizuar nga gjykata.
-Kjo markë nëse do të regjistrohej, jo vetëm do të binte ndesh me vendimin gjyqësor, por për më tepër do të sillte çorientim te publiku.

Vendimi:

Gjykata vendosi se kërkesa e paraqitur nga pala paditëse Shoqëria {X} pranë palës së paditur DPPI për regjistrimin e produktit B-52 me aplikimin me Nr. ALT/T/2018-66 është një kërkesë që bie ndesh me nenin 142 të Ligjit për Pronësinë Industriale dhe si rrjedhojë vendosi rrëzimin e padisë së palës paditëse.

Arsyetimi i gjykatës:

Procesi gjyqësor kërkon në mënyrë të njëkohshme të provohen dy elementë për zgjidhjen e drejtë të çështjes:
-Ekzistenca apo jo e një të drejte të ligjshme në themel të padisë; dhe
-Ekzistenca apo jo e një vendimmarrje jo ligjore apo ligjore e palës së paditur organ publik.
Pas verifikimit të njëkohshëm të të dy këtyre elementëve gjykata konkludoi se pala paditëse me këtë padi nuk ka një të drejtë të ligjshme të lindur dhe të pranishme në kohën e gjykimit. Gjykata arriti në këtë përfundim pasi konkludoi se kërkesa e palës paditëse për regjistrimin e markës B- 52 me numër aplikimi AL/T/2018/66 në emër të paditësit nuk gjen mbështetje në ligj dhe bie ndesh me nenin 142 të ligjit për pronësinë industriale.
Gjykata ka arsyetuar se pala paditëse ka detyrimin për të provuar në gjykim se marka që ajo kërkon të regjistrojë, jo vetëm që nuk është markë e përjashtuar nga ligji për regjistrim, por është një markë në përputhje me këtë ligj. Kjo është mënyra që pala paditëse të provojë legjitimimin e saj aktiv në gjykim dhe faktin se ajo është zotëruese e një të drejte ligjore.
Nga hetimi i çështjes rezultoi se regjistrimi i kësaj marke do të çorientojë publikun pasi, që në momentin kur publiku bie në kontakt me këtë markë dhe konsumon produktin, krijohet konfuzion dhe çorientim te publiku, për këto arsye:
-Për shkak të ngjashmërisë së saj me markën tregtare B-52, pije energjike me datë regjistrimi 19.02.2008 dhe me nr. regjistrimi 1153546.
-Për shkak të ngjashmërisë së saj me markën që ka ekzistuar më parë në treg B-52 në emër të vetë palës paditëse, Shoqëria „( h)” me nr. regjistrimi 1082916.

Gjykata arriti në këtë konkluzion pasi vlerësoi se marka që kërkohet të regjistrohet ka të bëjë me të njëjtën natyrë produkti me të dy produktet e tregtuara, në respektim të të drejtave të fituara më parë nga subjektet respektive dhe që kanë ekzistuar në treg dhe për konsum në publik, pavarësisht se njëra markë sot është e ç’regjistruar.
Publiku është indiferent në lidhje me njohjen e detajeve procedurale të regjistrimit dhe ç’regjistrimit të markave nga DPPI apo subjektet private, por njeh dhe vlerëson produktin që i ofrohet në konsum në një kohë të caktuar. Publiku si një vëzhgues dhe përdorues i produkteve të tregtuara nën këto marka në kohë, bëhet konfuz dhe çorientohet kur në kohë të ndryshme i ofrohen për konsum tre pije energjike nga markat e sipërcituara dhe nga marka që kërkohet të regjistrohet nga pala paditëse. Publiku dhe konsumatori në jetëgjatësinë e tij vihet në kontakt në kohë të ndryshme me produkte me një ngjashmëri të një niveli të lartë që sjell konfuzion për një vëzhgues objektiv dhe me njohje të nivelit mesatar të tregut, të produktit dhe të konsumit të vetë produktit që i ofrohet në kohë.
Ky moment është evident pasi kjo markë që kërkohet të regjistrohet nuk ka asnjë kriter dallues apo identifikues të saj, në mënyrë që të shmangë çorientimin në kohë të publikut, në raport me mallin që tregtohet me këtë markë.

Commented [DLE1]: Në kushtet kur parashikimet ligjore i janë nënshtruar analizës nga gjykata në vendimmarrjen e saj, mund të mos jenë pjesë e përmbledhjes, të cituara në mënyrë literale, pasi mund të japë idenë që e mbingarkojnë përmbledhjen.

Gjykata, ka arritur në përfundimin se me të drejtë pala e paditur DPPI ka analizuar në vendimmarrjen e saj se si rezultat i krahasimit të dy shenjave të mësipërme, Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim ka vlerësuar se të dyja markat janë identike, sepse marka me nr. aplikimi Al/T/2018/66 përmban të riprodhuara në mënyrë identike, të pozicionuara identikisht dhe me të njëjtat proporcione, të gjithë elementët e markës së shfuqizuar. Diferenca e vetme që rezulton nga krahasimi i hollësishëm i çdo elementi, është rrumbullakësia e këndeve të elementëve literalë të markës me nr. aplikimi Al/T/2018/66. Mirëpo, për shkak të vlerës tepër të vogël që diferencat kanë në këtë krahasim, ndryshimi i sjellë nga ky shkak vlerësohet i papërfillshëm dhe si rrjedhim markat vlerësohen identike.
Gjithashtu, gjykata ka analizuar se i drejtë vlerësohet edhe argumentimi i bërë nga pala e paditur në raport me faktin se krahas ngjashmërisë së sipërcituar mes markës që kërkohet të regjistrohet me aplikimin me Nr. AL/T/2018-6 me markën e regjistruar dhe të ç’regjistruar më parë në kohë nga e njëjta palë paditëse, kjo markë ka të njëjtin raport edhe me markën tregtare B-52, pije energjike, aktualisht e regjistruar dhe me mallra të hedhura në tregun aktiv.
Si rrjedhojë gjykata konkludoi se pala paditëse nuk arriti të provojë para gjykatës që është zotëruese e një të drejte ligjore, ndërsa pala e paditur provoi në gjykim ngjashmërinë e markës që kërkohet të regjistrohet me markën tregtare B-52, pije energjike me datë regjistrimi 19.02.2008 dhe me nr. regjistrimi 1153546 si dhe me markën që ka ekzistuar më parë në treg B-52, në emër të vetë palës paditëse, me nr regjistrimi 1082916.