关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL063-j

返回

Vendimi nr. 996, datë 01.04.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



PROKURORIA E TIRANËS KUNDËR SHOQËRIA “V” SH.A., VENDIMI NR. 996, DATË 01.04.2016, PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE “RIPRODHIM PA TË DREJTË TË VEPRËS SË TJETRIT”, PARASHIKUAR NGA NENI 149 I KODIT PENAL.

Akuza: Për kryerjen e veprës penale të “Riprodhimit pa të drejtë të veprës së tjetrit”, parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal.

Gjyqtari: V.S

Fjalët kyçe:
Të drejtat e autorit, riprodhim i veprës letrare, krijimet kinematografike, krijimet e tjera audiovizuale, videogram, të drejta vetjake jo pasurore, e drejta ekskluzive e shfrytëzimit të veprës së tij, riprodhim tërësisht/pjesërisht të veprës së tij, përgjegjësi penale për riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 149 i Kodit Penal.

Faktet kryesore:

Nga ana e viktimës akuzues F.Ç u pretendua se është autor i veprës “Videogram “20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, për të cilën mbështetur në Ligjin nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me të”, si dhe VKM nr. 232, datë 19.04.2006 “Për krijimin e funksionimin e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit”, e ka certifikuar regjistrimin e të drejtës së autorit për veprën në fushën: “Krijimet kinematografike dhe krijimet e tjera audiovizuale” me Certifikatën e Regjistrimit datë 31.10.2007.

Nga ana e të akuzuarit Shoqëria ”V” sh.a në kundërshtim me Ligjin nr. 9380, datë 28.04.2005,nëpërmjet veprimeve, më konkretisht përdorimit të pamjeve nga rrëzimi i bustit të Enverit të realizuara nga F.Ç, pa lejen dhe miratimin e tij, është kryer vepra penale e parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal.

Bazuar në Ligjin nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me të”, neni 4, pika 38 parashikohet se: “Riprodhimi i një vepre” nënkupton fiksimin e veprës origjinale në një mbajtës, për t’u përcjellë në publik”.

Në mbështetje të nenit 10 të këtij ligji parashikohen edhe të drejtat vetjake jo pasurore të autorit në rastin konkret të drejtat vetjake jopasurore që i takojnë viktimës janë:

a) të vendosë nëse, në ç’mënyrë dhe kur vepra e tij do t’i paraqitet publikut, si dhe vendin ku vepra e tij do të paraqitet për herë të parë në publik;

ç) të kërkojë respektimin e tërësisë së veprës dhe të kundërshtojë çdo heqje ose ndryshim, që cënon nderin dhe emrin e tij.

Gjithashtu në nenin 12 parashikohen të drejtat pasurore të autorit si:

a.Autori gëzon të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të veprës së vet në çdo formë dhe mënyrë.

b.Autori i një vepre letrare, artistike ose shkencore gëzon të drejtën e shpërblimit për çdo rast dhe për çdo mënyrë shfrytëzimi të veprës, të lejuar apo jo nga vetë ai, edhe nëse heq dorë nga kjo e drejte.

Ndërsa, neni 13 pika ‘a’ e po këtij ligji, parashikon se:

“Autori gëzon të drejtën ekskluzive, duke pasur parasysh veprën e vet, në tërësi ose pjesërisht, për të autorizuar:

a)riprodhimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të përkohshëm ose të përhershëm me çfarëdo lloj mjeti apo forme”.

Prokurori:

Rrëzimin e kërkesës së bërë nga kërkuesi si të pa bazuar në prova e në ligj dhe deklarimin e pafajshëm të shoqërisë “V” sh.p.k.

Vendimi:

Gjykata çmoi se nga provat e administruara nuk ndodhemi përpara veprës penale të “Riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit”, parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal, për shkak se fakti (transmetimi i videogramës) nuk përbën vepër penale dhe në këto kushte bazuar në nenin 388/b të Kodit të Procedurës Penale, i akuzuari Shoqëria “V” sh.a, duhet të deklarohet i pafajshëm për sa akuzohet.

Arsyetimi i gjykatës:

Ky nen mbron marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur paprekshmërinë e të drejtës së autorit nga veprimet ose mos veprimet kriminale. Nga ana objektive vepra penale kryhet me anë të riprodhimit, të veprës që do të thotë ribotim me cilindo lloj mjeti, fotokopjim, riprodhim me dorë, etj., të veprës letrare, muzikore, arstistike ose shkencore.

Gjykata vëren, se neni 149 i K.Penal merr në mbrojtje një kategori të caktuar të veprave të autorit, që janë veprat letrare, muzikore, artistike ose shkencore.

Në nenin 4, të Ligjit nr. 9380, dt. 28.04.2005 jepen përkufizime të veprës artistike, veprës letrare, veprës muzikore, veprës arkitekturore, veprës teatrore, veprës dramatike, vizatim, gravure, videogramit, skulpturës, etj.

Videogrami, objekt i këtij gjykimi, është evident që nuk është as vepër letrare, as muzikore dhe as shkencore.

Kategoria tjetër që merret në mbrojtje nga neni 149 i K.Penal ka të bejë me riprodhimin tërësisht ose pjesërisht të veprës artistike.

Në nenin 4, pika 33, të Ligjit nr.9380, dt.28.04.2005 përcaktohet se: “...Vepër arstistike është çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik i materializuar, pavarësisht nga forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut”.

Vepër artistike do të quhet krijimi origjinal, intelektual i një personi fizik, ndërsa “Videogrami“ 20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhes”, objekt i këtij gjykimi është videogram, filmim i një momenti historik dhe jo krijim origjinal i të dëmtuarit akuzues.

Gjykata vlerësoi se transmetimi i këtij videogrami dhe sponsorizimi nga ana e Shoqërisë ”V” sh.a nuk përbën vepër penale në vështrim të nenit 149 të K.Penal, për sa kohë që në këtë nen nuk përmendet videogrami në kategorinë e veprave të autorëve të mbrojtura nga ligji penal.

Gjykata çmoi se rezulton se nuk ndodhemi përpara veprës penale të “Riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit”, parashikuar nga neni 149 të K.Penal, për shkak se fakti (transmetimi i videogramës) nuk përbën vepër penale dhe në këto kushte bazuar në nenin 388/b të K.Pr.Penale, i akuzuari Shoqëria ”V” sh.a duhet të deklarohet i pafajshëm për sa akuzohet.