关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL066-j

返回

Vendimi nr. 2314, datë 11.07.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



PROKURORIA KUNDËR A. VENDIMI NR. 2314, DATË 11.07.2016, PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE “SHKELJE E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE”, PARASHIKUAR NGA NENI 149/A, PIKA C I KODIT PENAL.

Akuza: Deklarimin fajtor të të pandehurit A, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga neni 149/a, pika c i Kodit Penal, dënimin e tij me gjobë.

Gjyqtari: A.C.

Fjalët kyç: Markë tregtare, përdorim/tregtim i paautorizuar, cënim i të drejtave të pronësisë industriale, vepër penale, përgjegjësi penale, dashje direkte, gjykim i shkurtuar, pafajësi, pushim, amnisti.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kodi Penal, neni 149/a pika c; Kodi i Procedurës Penale; ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”.

Faktet kryesore: Më datë 07.10.2015 nga ana e strukturave policore kundër krimit ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë është ushtruar kontroll pranë dyqaneve: ****, ndodhur në Rr. “Sami Frashëri”, që gjenden brenda qendrës tregtare ****, aktivitete tregtare që shërbejnë për tregtimin e mallrave industrial dhe kryesisht veshmbathje të importuara nga vende të ndryshme. Këto subjekte tregtare rezultojnë se janë në pronësi të të pandehurit A. Nga kontrolli pranë tyre, strukturat e posaçme të policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mallra, që mbrohen nga marka tregtare. Sendet e sekuestruara pranë subjektit në fjalë, sipas prokurorisë përbëjnë vlerë provuese mbi objektin e veprës penale të cënuar “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga neni 149/a.c i Kodit Penal. Sipas organit të akuzës, duke qenë se mallrat e mësipërme mbrohen nga marka tregtare mjaft të njohura, mungesa e dokumentacionit për blerjen e tyre në burim apo ofrimi i shërbimit për shitje pa pëlqimin e pronarit të markave në fjalë, përbën shkelje të normave të parashikuara nga nenet 140, 142, 156, të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”. Në nenin 14.4 të këtij ligji, jepet kuptimi i termit ‘Liçencim’, që është: “dhënia e liçencës, nëpërmjet së cilës pronari i regjistrimit të njërit prej objekteve të pronësisë industriale (liçencuesi), lejon palën tjetër (të liçencuarin), të kryejë çdo akt apo veprim të përmendur përkatësisht në dispozitat 46, 47, 129, dhe 163”. Sipas organit të akuzës nga pyetja e personit ndaj të cilit zhvilloheshin hetime dhe nga pyetja e menaxherit të shitjeve pranë këtij subjekti tregtar (deklarime këto të fiksuara në procesverbal gjatë fazës së hetimit paraprak), figuron se të dy këta shtetas pohojnë që firma ***, operon për një kohë prej 15 vitesh në treg dhe se merret me importimin në sasi të mëdha të mallrave në fushën tekstile. Kryesisht shoqëria tregëtare *** përveç importit me Italinë dhe Turqinë, operon edhe me firma të tjera në tregun e brendshëm. Administrator i shoqërisë ***, A (në fazën e

hetimit paraprak, pyetur nën cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime), pohon se përveç importit, bashkëpunime tregtare ai kryen edhe me subjektin tregtar ***, nga i cili ka blerë shpesh produkte veshmbathje, shoqëruar me faturë tatimore. Nga ana tjetër, A deklaron se mallin kur e importon nga jashtë RSH, e zhdoganon duke paguar rregullisht detyrimet doganore dhe se nuk është në dijeni të ndalimit që ekziston për mënyrën e tregtimit të kësaj kategorie mallrash.

Prokuroria pretendon: Përsa më sipër, referuar procesverbal kontrolli, procesverbal sekuestro, ku listohen mallrat me logo të mbrojtur, mungesa e liçencimit nga subjekti tregtar dhe nga deklaratat në fazën e hetimit provohet se shtetasi A, me detyrë administrator pranë shoqërisë ***, ka konsumuar veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga neni 149/a, pika c i Kodit Penal dhe përfundimisht kërkon dënimin e tij me gjobë.

Mbrojtja pretendon se: Në bazë të nenit 388.b të KPP, i pandehuri A duhet të deklarohet i pafajshëm, pasi fakti objekt gjykimi nuk përbën vepër penale, si dhe ka kërkuar heqjen e sekuestros preventive mbi mallrat e sekuestruara gjatë kontrollit mbi subjektin tregtar, administrator i të cilit është i pandehuri. Mbrojtësi i të pandehurit A (në mungesë gjatë gjykimit por në dijeni të tij) thekson se i pandehuri A objektivisht nuk kishte dijeni mbi një kufizim të tillë për tregtimin e këtyre mallrave, pasi kërkesa për import në shtetin italian dhe atë turk nuk specifikonte markën e produktit, gjithashtu edhe faturat tatimore të lëshuara nga subjektet tregtare edhe në tregun e brendshëm nuk përmbanin specifikime të markave të tilla. Sipas mbrojtjes, fakti që i pandehuri si tregtar i konsoliduar tashmë në tregun e veshmbathjeve nuk ka patur probleme në zhdoganimin e këtyre mallrave me përmbajtje logo të mbrojtura, natyrisht që nuk kishte se si t’i lindte dyshimi se po konsumonte një vepër penale në cënim të pronësisë industriale. Këtë argument mbrojtja e referon sërish te ligji nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, por ndryshe nga akuza, te neni 36, ku sipas kësaj dispozite, që të kemi vepër penale kërkohet që subjekti i veprës të jetë në djeni se produkti, malli apo shërbimi që ai ofron për shitje, jo vetëm që mbrohet nga një patentë, dizenjo industriale apo markë tregtare sikurse më sipër, por gjithashtu të ketë dijeni se nuk është dhënë pëlqimi nga pronari për shitjen e tyre. Mbrojtja veçon faktin se hetimi nga ana e prokurorisë është i mangët, pasi nuk është ushtruar kontroll pranë subjekteve furnitore dhe madje pretendon se në raste të tjera, për të njëjtën vepër (149/a.c KP), procedimi është pushuar.

Disponimi i gjykatës së shkallës së parë Tiranë: Gjykata bazuar në nenet 149/a.c të Kodit Penal dhe nenet 379, 388, gërma “b”, 406/1 dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale, deklaroi të pafajshëm të të pandehurin A, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga neni 149/a.c i K.Penal. Provat materiale të sekuestruara sipas dy procesverbaleve per sekuestrimin e provës materiale, t’i kalojnë pronarit të ligjshëm.

Disponimi i Gjykatës së Apelit Tiranë: Rezulton se ndaj vendimit nr. 2314, datë 11.07.2016, është ushtruar ankim. Gjykata e Apelit ka disponuar prishjen e vendimit të mësipërm dhe

pushimin e çështjes penale ndaj të pandehurit A, akuzuar për veprën e parashikuar nga neni 149/a.c i KP, për shkak të ligjit nr. 141/2016 “Për Dhënie Amnistie”.

Arsyetimi i gjykatës: Sipas kërkesës së mbrojtësit të zgjedhur me prokurë të posaçme për kalimin e procesit në ritin e gjykimit të shkurtuar (sipas nenit 406.1 të KPP), gjykata pasi mori edhe mendimin e përfaqësuesit të organit të akuzës dhekonkludoi (me vendim të ndërmjetëm) se çështja mund të procedohej në gjendjen që aktet janë dhe në këtë mënyrë pranoi që fashikullin e akuzës t’a përfshinte në atë gjyqësor.

Lidhur me pretendimin e fajësisë të të pandehurit, gjykata bëri një analizë sistematike dhe teleologjike (qëllimore) të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale” në krahasim me dispozitën konkrete të Kodit Penal, për të konkluduar nëse veprimet e të pandehurit binin në kundërshim me objektin që synon të mbrojë dispozita ndëshkuese në fjalë.

Neni 149/a i K.Penal parashikon: “Prodhimi, shpërndarja, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto qëllime i: a) produktit ose procesit të mbrojtur nga një patentë, pa pëlqimin e pronarit të patentës; b) produktit që mbrohet nga një dizenjo industriale, pa pëlqimin e pronarit të dizenjos industriale; c) mallrave ose shërbimeve që mbrohen nga një markë tregtare, pa pëlqimin e pronarit të markës tregtare; ç) produktit që rrjedh nga një tregues gjeografik, pa pëlqimin e pronarit të treguesit gjeografik; të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

Gjykata në analizë të komponentëve të kësaj dispozite shprehet se, objekt i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet shoqërore të vendosura ligjërisht me qëllim mbrojtjen e të drejtës së pronësisë industriale, markës tregëtare dhe të drejtave pasurore që rrjedhin nga përdorimi i tyre nga persona fizikë/juridikë nga veprimet kriminale. Nga ana objektive kjo vepër konsumohet në kryerjen e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së mallrave të rreme, me karakteristika të ngjashme me produktin autentik, subjekt i një “marke tregtare”, pa pëlqimin e pronarit të markës. Kjo dispozitë në fakt është referuese te legjislacioni i posaçëm, konkretisht ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, i cili normon sistemin e dhënies të së drejtave të pronësisë industriale, pjesë e së cilës është edhe marka tregtare (neni 1). Në këtë ligj gjithashtu përcaktohet kuptimi i shenjave dalluese që përbëjnë një “markë”, mënyra e regjistrimit, e fitimit të të drejtës për markë, procedura e regjistrimit si dhe të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi (neni 140). Ligji në vetvete afirmon parimin se pronari i markës gëzon të drejtën e përdorimit të saj, në përputhje me procedurat ligjore (neni 156) dhe se gëzon të drejtën që të ndalojë persona të tretë të paautorizuar të përdorin markën e tij pa autorizim. Nga ana subjektive kjo vepër mund të kryhet veçse me dashje direkte dhe nuk mund të pretendohet përgjegjësi penale nëse kjo formë faji mungon. Subjekti i kësaj vepre është i përgjithshëm, mjafton të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe të jetë i ndëgjegjshëm.

Sipas gjykatës organi i akuzës ka nisur një procedim penal kundrejt të pandehurit A, duke marrë shkas nga kontrolli i ushtruar nga struktura e posaçme policore pranë subjektit tregtar që ky administron, nga ku janë sekuestruar (dhe çmuar) në cilësi prove materiale, veshmbathje të markave të njohura të mbrojtura. I pandehuri nuk rezulton të ketë autorizim për tregtimin e tyre nga subjekti që ruan pronësinë mbi këto marka të mbrojtura.

Nga ana tjetër ka rezultuar se i pandehuri nuk është direkt importues dhe se mallin që e kishte në gjendje (objekt i sekuestros), ai e ka blerë nga operatorë të ndryshëm në tregun e brendshëm, e provuar kjo edhe nga faturat tatimore. Në këto të fundit nuk jepen specifikime mbi mallin e blerë, pra nuk rezulton se i pandehuri A të ketë kërkuar të furnizohet nga këto subjekte tregtare pikërisht me këto produkte, marka e së cilës mbrohet nga ligji.

Gjykata thekson se kjo vepër penale, e cila mbron marrëdhënie shoqërore të vendosura me qëllim mbrojtjen e logos në këtë rast, si komponent i rëndësishëm në fushën e pronësisë industriale, kërkon dashjen e drejtëpërdrejtë, pra formën e fajit më të lartë.

Pavarësisht provave tashmë të mbledhura gjatë fazës hetimore, nga ana e organit të akuzës nuk është arritur të provohet se veprimet e të pandehurit për tregtimin e këtyre mallrave me logot përkatëse të mbrojtura, të jenë bërë në formën e dashjes direkte. Organi i akuzës nuk ka arritur të mbledhë prova bindëse nga ku të dalë ky vullnet i drejtpërdrejtë i të pandehurit duke e mbështetur akuzën vetëm në faktin e gjetjes së këtyre mallrave në dyqanin e A-së, edhe pse ai disponon fatura tatimore për të gjithë mallin që gjendet në të. Megjithatë organi i akuzës pa kryer veprime të tjera hetimore ku të kontrollonte magazinat ku ky subjekt furnizohej dhe të verifikonte nëse gjendej mall me marka të tilla pranë tyre, i është dukur mjaftueshmërisht bindëse të akuzonte të pandehurin, vetëm për faktin se në faturat tatimore nuk kishte përcaktimin e emrit të markave.

Mbështetur nga sa më sipër gjykata konkludoi me pafajësi ndaj A-së.