关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL037-j

返回

Vendimi nr. 3981, datë 08.05.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA “X” KUNDËR SHOQËRIA ”Y “ SH.A, VENDIM Nr.3981, datë 08.05.2017, SPC PËR NDALIMIN E MENJËHERSHËM DHE PËRGJITHMONË TË TREGTIMIT TË PRODUKTIT QË CENON TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE TË MARKAVE DHE SHPËRBLIMIN E DËMIT MORAL TË SHKAKTUAR.

Objekti: Detyrimi i të paditurit të ndalojë menjëherë dhe përgjithmonë, shpërndarjen dhe tregtimin e produkteve mini briosh/kruasan nën markën “Daily” me ambalazhin dhe sfondet përkatëse dhe mospërsëritjen e këtyre veprimeve në të ardhmen, për shkak se ky përdorim cënon të drejtat e pronësise intelektuale të markave me reputacion të paditësit si dhe përbën konkurencë të pandershme. Ndalimi i të paditurit të heqë dore nga çdo aktivitet reklamues në Shqipëri apo në vende të tjera, si dhe të tërheqë nga tregu të gjitha produktet dhe materialet të cilat cënojnë ambalazhin e produkteve të paditësit. Pagesën e shumës prej 15. 000 (pesëmbëdhjetë mije) Euro si dëmshpërblim moral ndaj paditësit. Publikimin e këtij vendimi në dy mediat publike të shkruara në faqen e parë për 5 ditë rresht me shpenzimet e të paditurit.

Gjyqtari: E.P

Fjalët kyç:Markë tregtare, cënim i të drejtave të pronësisë industriale, konkurencë e pandershme, shpërblim dëmi, markë e mirënjohur.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 638, 639 të Kodit Civil dhe nenet 140, 143, 156/2/b/c, 184 të ligjit Nr. 9947, datë 07. 07. 2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Paditësi, shoqëria “X”, shoqëri e së drejtës greke, ushtron aktivitet në Shqipëri prej disa vitesh, ku ndër të tjera tregton produkte ushqimore të llojit “croissant/briosh”. Pala paditëse ka në pronësi disa marka, ndër to edhe markën “7DAYS” të regjistruar në DPPI në vitin 2001. Nën këtë markë tregtare, paditësi tregton disa produkte të tij midis tyre edhe produktin “7Days Croissant”.

Pala e paditur “Y” sh.a, shoqëri e së drejtës shqiptare themeluar në vitin 2001, tregton gjithashtu, si pjesë të aktivitetit të saj tregtar, produktin ushqimor të llojit “croissant/briosh”. Për këtë qëllim, e paditura ka regjistruar në DPPI markën tregtare “ELKA” si dhe markën “Daily”, përkatëisht në vitet 2011 dhe 2013.

Gjatë vitit 2016 shoqëria “X” në mënyrë rrethanore, për shkak të tregtimit të produktit të saj në tregun vendas, është vënë në dijeni që pala e paditur shoqëria “Y” sh.a ka përdorur dhe ka regjistruar markën tregtare “Daily” në Shqipëri, duke tregtuar produktin “mini croissant” të njëjtë me atë të tregtuar prej palës paditëse.

Duke pretenduar cenim të markës së saj tregtare, në kushtet e mosgjetjes së një mirëkuptimi me palën e paditur dhe të tregtimit të të njëjtit product, e për më tepër me të njëjtin ambalazhim të ngjashëm në formë, përshkrim, dizenjim, ngjyra e të tjera, pala paditëse i është drejtuar gjykatës me kërkesë-padinë objekt gjykimi.

Pala paditëse kërkon pranimin tërësisht të kërkesë padisë si të bazuar në ligj dhe në prova.

Pala e paditur pretendon rrëzimin e kërkesë-padisë si të pabazuar.

Vendimi:

Gjykata në referim të kuadrit normativ dhe bindjes së brendshme vlerësoi se padia nuk bazohej në ligj dhe në prova dhe si të tillë e ka rrëzuar.

Arsyetimi i gjykatës:

Me qëllim arritjen në konkluzion mbi bazueshmërinë e padisë së paraqitur prej palës paditëse gjykata vlerësoi se tre ishin pyetjet që duhet të adresoheshin në këto rrethana fakti dhe ligji.

Së pari, duhej evidentuar standardi i provueshmërisë në rastin e gjykimit të mosmarrëveshjeve në lidhje me regjistrimin e markave që shkaktojnë konfuzion me markat e tjera të regjistruara më parë. Së dyti nëse ekziston ndonjë konfuzion ndërmjet markave në fjalë dhe cila është pasoja nëse ekziston ky konfuzion. Së treti nëse marka e palës paditëse është një markë e mirënjohur në Shqipëri.

Mbi këto premisa, duke iu referuar standardit të të provuarit mbi mundësinë e konfondimit të markave, në mosmarrëvëshjen objekt gjykimi, gjykata, në vlerësim abstrakt dhe mbi kritere subjektive, në mbështetje të burimeve prej saj të vlerësuara si autoritare – ligji i brendshëm, konventat ndërkombëtare, praktika e Gjykatës së Drejtësisë së Komunitetit Europian, apo manualeve të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, si dhe vetë qëndrimeve të palëve ndërgjyqëse, arriti në përfundimin se nuk ekziston asnjë lloj konfuzioni në emër, stilizimim, ngjyra dhe vendosje të markave 7DAYS dhe Daily.

Përsa i përket produktit “Daily mini croissants” të prodhuar dhe tregtuar nga shoqëria “Y”, u provua se ai është prodhuar për herë të parë prej saj në datën 7.11.2010, si “croissant/briosh”, ndërsa varianti “mini croissant/briosh” në datën 17. 02. 2012. Pala e paditur ka regjistruar markën “Daily” në DPPI (kategotia Nr.30 të Listës së mallrave dhe/ose shërbimeve, sipas klasifikimit ndërkombëtar të Nicës) në datën 10.6.2011 me afat mbrojtjeje deri në datën 12.10.2020. Produkti nuk ka ndryshuar asnjëherë ambalazhimin e tij nga dita e parë e prodhimit.

Gjykata nuk vërejti ngjashmëri të imazhit ndërmjet produkteve duke theksuar gjithashtu se, përsëritja e disa prej elementeve të paraqitjes së produkteve siç janë imazhi i croissant, imazhi i mbushjes së tij me krem, apo prerja vertikale e ndonjërit prej tyre, imponohet nga vetë natyra e produktit të konkurencës dhe jo nga tentativa e njërit apo tjetrit subjekt për të kopjuar apo shfrytëzuar markën e regjistruar apo emrin e mirë të konkurrentit.

Për analogji, Gjykata i është referuar edhe produkteve të tjera në treg si pijet freskuese apo uji i amballazhuar të cilat ndërmjet tyre dallojnë nga emri i pronarit të markës dhe më pak nga ndryshimi i disenjos apo amballazhimi i produktit. Ky fakt, si në rastin e produkteve të tregtuara prej palëve ndërgjyqëse diktohet nga natyra e këtyra produkteve.

Në rastin objekt gjykimi, ka rezultuar se paditësi nuk ka patur ndonjë dëm si efekt i tregtimit të produktit nga pala e paditur, ndonëse ai pretendon se ky tregtim ka konfonduar konsumatorin duke e çuar atë në zgjedhje të gabuar.

Ndërkohë rezulton se produkti është në treg prej disa vitesh dhe se vetëm në vitin e pestë të tregtimit të tij është identifikuar prej palës paditëse, çka provon, sipas gjykatës se, ky produkt përsa është identifikuar kaq vonë, konfondimi i tij me atë të tregtuar prej palës paditëse është vetëm teorik.

Shoqëria paditëse ka patur të drejtën e kundërshtimit të markës “Daily” brenda 3 (tre) muajve nga regjistrimi i saj në vitin 2011. Me regjistrimin e saj dhe kalimin e afatit të kundërshtimit kjo markë gëzon mbrojtje të plotë.

Ekzistenca prej vitesh në treg e produktit “Daily mini croissants”, si një produkt i pandryshuar në ambalazhin e tij dhe moskontestimi i tij me veprime ligjore prej palës së paditëse përgjatë kësaj kohe, passjell dobësimin thellësisht të këtyre pretendimeve të ngritura pas 5 vitesh të tregtimit të produktit.

Paditësi ka pretenduar gjithashtu se e paditura është larguar nga imazhi i saj tregtar duke përdorur aktualisht një ambalazh tregtar shumë të ngjashëm me atë të produkteve të paditësit me qëllim realizimin e përfitimeve të padrejta nga marka 7Days. Këtë pretendim gjykata nuk e ka vlerësuar të ligjshëm pasi është provuar fakti se vetë pala paditëse nuk i është përmbajtur imazhit të markës “7Days Croissant” të regjistruar prej saj në vitin 2001.

Kjo pasi “7Days mini croissant” duhet të regjistrohej si një markë më vete dhe nuk mund të pretendohet se bëhet fjalë për të njejtën markë me atë të regjistruar në vitin 2001. Në këtë kuptim, paditësi nuk mund të pretendojë mbrojtje të produktit të tij dhe as shkelje nga subjekte të treta, të produktit të prodhuar prej tij por të tregtuar në ambalazhim, imazh dhe logo të paregjistruar si markë dhe i cili nuk gëzon mbrojtje ligjore.

Për sa i përket pretendimit për shkaktimin e dëmit moral dhe dëmshpërblimit prej 15.000 Euro të pretenduar nga paditësi, për shkak se kërkimi i pikës së parë të padisë për gjykatën nuk pranohet si i tillë, atëherë edhe ky kërkim për dëmin moral nuk gjen vend për zbatim.

Në lidhje me çështjen e tretë të shtruar për trajtim, atë të markës së mirënjohur, gjykata konkludoi se marka në fakt ishte e tillë në tregun shqiptar, porse ky kusht nuk është i mjaftueshëm për t’i njohur paditësit të drejtën e pretenduar, përsa kohë që çështjet e tjera të trajtuara nuk u provuan se ekzistojnë si të tilla në interes të palës paditëse.

Në përfundim, gjykata vendosi rrëzimin e padisë së palës paditëse, pasi nuk u provua prej saj konfondimi që pretendohej se produkti i tregtuar prej palës së paditur krijonte në raport me produktet e tregtuara nga pala paditëse nën markën e saj “7Days”.