关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL068-j

返回

Vendimi nr. 80-2016-6062, datë 29.12.2016 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



SUBJEKTI {…} KUNDËR DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PATENTAVE DHE MARKAVE, VENDIMI Nr. 6062, datë 15.12.2016, PËR SHFUQIZIMIN E AKTIT ADMINISTRATIV VENDIM NR. 774/7, DATË 15.12.2014 I BORDIT TË APELIMIT TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PATENTAVE DHE MARKAVE, DETYRIMIN E TË PADITURIT PËR REGJISTRIMIN E MARKËS1

Objekti: Shfuqizimi i aktit administrativ, vendim nr. 774/7, datë 15.12.2014, njoftuar me datë 07.09.2016, i Bordit të Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, Detyrimin e të paditurit për regjistrimin e markës “{…}” sipas aplikimit AL/T/2013/774 me aplikant Z.

Gjyqtari: {…}

Fjalët kyç:

Markë tregtare, ngjashmëri fonetike, ngjashmëri vizuale, emërtim marke, Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, Hotel Boutique.

Baza Ligjore: Nenet 7, 11, 15/a të Ligjit Nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Kodi i Procedurave Administrative, nenet 143, 152 dhe 153 të Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”.

Faktet kryesore:

Paditësi {…} është subjekt tregtar i së drejtës shqiptare, i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznësit me NIPT L13523401T, me objekt të aktivitetit të tij tregtar në fushën e hotelerisë. Ky aktivitet ushtrohet në qytetin e Fierit.

Në datën 31.12.2013 paditësi ka depozituar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave kërkesën për regjistrimin e markës, për mallrat e klasës 43 të Klasifikimit të Nicës, konkretisht për: Shërbime për sigurimin e ushqimeve dhe pijeve, strehim i përkohshëm. Pasi aplikimi është depozituar nga pala paditëse pranë palës së paditur, kjo e fundit ka publikuar në Buletinin e Markave të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, me Nr. 2 datë 09.04.2014 pamjen e markës së paditësit “{…}” së bashku me të dhënat e plota të aplikimit si dhe klasën 43 të markës në përputhje me klasifikimin e Nicës.

Me shkresën Nr. 774/5, datë 18.08.2014 të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, paditësi është njoftuar se pranë këtij institucioni është regjistruar një kërkesë për kundërshtimin e regjistrimit të markës së publikuar me të dhënat përkatëse (marka e kërkuar për regjistrim nga paditësi) duke e njoftuar paditësin për të drejtën e tij për të paraqitur pretendimet me shkrim lidhur me kërkesën për kundërshtim të regjistrimit të markës si dhe çdo dokument tjetër që shërbente si provë për të mbështetur kërkesën e tij për regjistrim. Kundërshtuesi i regjistrimit të markës është personi i tretë, Shoqëria {…} shpk e cila ushtron aktivitetin e saj në qytetin e Tiranës.

Pala paditëse, pasi ka marrë dijeni për kundërshtimin e depozituar në përputhje me dispozitën ligjore, ka paraqitur pretendimet e tij lidhur me kërkesën për kundërshtim, e cila i referohej një ngjashmërie të markës së regjistruar pranë DPPM-së nga personi i tretë dhe në pritje të shqyrtimit të kësaj kërkesë dhe vendimit të Bordit të Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave ka zhvilluar aktivitetin e tij në qytetin e Fierit, duke mos u njoftuar për një vendim në lidhje me kërkesën e bërë.

Në datë 07.09.2016 paditësi është njoftuar me Vendimin Nr. 774/7, datë 15.12.2014 të Bordit të Apelimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave i cili ka vendosur: “Pranimin e kundërshtimit ndaj regjistrimit të markës me numër aplikimi AL/T/2013/774 me aplikant {…} dhe refuzimin e regjistrimit të saj. Të drejtën e ankimit ndaj këtij vendimi në gjykatë brenda 30 ditëve nga marrja dijeni.”

Sipas vendimit të Bordit të Apelimit, në përputhje me Nenin 153 pikat 1, 2, 3 është konkluduar se kërkesa e depozituar është në përputhje me Ligjin Nr.9947, neni 143 “Refuzimi për shkaqe relative” pika 2 (b) dhe marka në proces regjistrimi nga pala paditëse ka konflikt me të drejta të mëparshme pasi: a) Ka ngjashmëri me markën e regjistruar më parë nga personi i tretë, b) Ka ngjashmëri për shkak të shërbimit që ofron duke sjellë për pasojë konfuzion te konsumatori.

Pala paditëse pretendon pranimin e padisë pasi Vendimi Nr. 774/7, datë 15.12.2014 i Bordit të Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave është një vendim i marrë në kundërshtim me ligjin si nga ana materiale ashtu dhe procedurale dhe, si i tillë, duhet të shfuqizohet nga Gjykata. Pala e paditur, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe afatet e përcaktuara në të, ka pranuar kërkesën e paraqitur jashtë afatit ligjor për kundërshtimin e regjistrimit të markës të paditësit nga subjekti tjetër, person i tretë në këtë gjykim. Aplikimi është publikuar me datë 09.04.2014 dhe kërkesa për kundërshtimin e saj duhet të depozitohet brenda afatit 3 mujor në përputhje me nenin 152 pika 1 të Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, por kërkesa për kundërshtimin e e markës në proces aplikimi është paraqitur dhe pranuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave në datë 16.07.2014, tej afatit 3 mujor.

Pretendimi tjetër i palës paditëse është se pala e paditur nuk ka respektuar afatin ligjor për shqyrtimin e kundërshtimit të markës dhe të dalë me nje vendim lidhur me këtë kërkesë dhe t’ja njoftojë palëve të interesuara në këtë procedim administrativ, bazuar në nenin 153 të Ligjit Nr. 9947 datë 07.07.2018. Gjithashtu, pala paditëse argumenton se nuk ka ngjashmëri fonetike dhe nuk ekziston rreziku i konfuzionit te konsumatori.

Pala e paditur pretendon rrëzimin e padisë, pasi kërkimet e palës paditësë në lidhje me afatin 3 mujor nuk janë referuar saktë në ligj, pasi Bordi i Apelimit shqyrton kundërshtimin brenda një periudhe 3 mujore nga data e paraqitjes të të gjithë argumentave, materialeve dhe dokumentave shtesë nga palët dhe i njofton ato për vendimin e marrë. Përsa i përket themelit të çështjes pala e paditur është bazuar kryesisht në pikën 2, germa “b” dhe pika 5, germa “a” të nenit 143 të Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2018 “Për Pronësinë Industriale” si dhe ekziston ngjashmëria fonetike dhe rreziku i konfuzionit te konsumatori.

Vendimi:

Gjykata, në bazë të akteve të marra në shqyrtim dhe bazuar në dispozitat ligjore, vendosi pranimin e kërkesë padisë, shfuqizimin e Vendimit Nr. 774/7, datë 15.12.2014 të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, si dhe detyrimin e palës së paditur të regjistrojë markën {…} sipas aplikimit AL/T/2013/774.

Arsyetimi i gjykatës:

Gjykata analizoi pretendimet e palës paditëse dhe përsa i përket pretendimit të parë të saj, në lidhje me afatin ligjor për kërkesën e kundërshtimit të shoqërisë {…} , person i tretë është bërë brenda afatit ligjor të nenit 52 i ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2018 “Për Pronësinë Industriale” dhe kjo vërtetohet me anë të formularit të aplikimit me datë 24.06.2014 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave dhe, për këtë arsye, pretendimi i parë nuk qëndron.

Përsa i përket pretendimit për pavlefshmëri të procedurës së ndjekur në lidhje me Vendimin e Bordit të Apelimit se është njoftuar vetëm në datë 07.09.2016, gjykata është shprehur që vonesa nuk përbën shkak që vendimi Nr. 774/7, datë 15.12.2014 të konsiderohet relativisht apo absolutisht i pavlefshëm.

Neni 49 i Kodit të Procedurave Administrative (në fuqi në kohën e procedimit administrativ) parashikonte se :

1. Procedimi administrativ përfundon brenda një periudhe kohore prej 3 muajsh, me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në ligje të veçanta ose kur imponohet nga situata të veçanta. Në rastin e situatave të veçanta, procedimi administrativ përfundon 3 muaj pas ndërprerjes së situatës së veçantë.

2. Mosrespektimi i kufijve kohore të dhënë nga paragrafi 1 i këtij neni justifikohet nga organi administrativ përgjegjës, tek organi që vjen menjëhere sipër tij në hierarki, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 3 mujor ose i ndërprerjes së situatës së veçantë.

Dispozita ka për qëllim të kufizojë shtrirjen në kohë të procedimit administrativ duke përcaktuar afatin e përgjithshëm brenda të cilit një procedim administrativ duhet të përfundojë. Mosrespektimi i këtij afati nuk passjell pavlefshmëri të vendimmarrjes, por është shkak për përgjegjësi administrative apo disiplinore. Sanksionimi me ligj i parimit të pjesëmarrjës së paleve ka si qëllim që ti krijojë këtyre të fundit një hapësirë të konsiderueshme pjesëmarrjeje dhe dëgjimi gjatë zhvillimit të procedimit administrativ. Me fjalë të tjera të dëgjohen dhe thëniet e tyre të merren në konsideratë nga ana e organit vendimmarrës. Nga procedura administrative e realizuar prej Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave rezulton se janë respektuar të drejtat procedurale si ajo e dëgjimit apo e njoftimit (pavarësisht në vonesë), si dhe janë shqyrtuar të gjitha pretendimet apo kundërshtimet e palëve duke iu dhënë përgjigje secilit prej tyre. Bazuar në analizën nuk rezulton që procedura e ndjekur të përbëjë shkak që vendimi Nr. 774/7, datë 15.12.2014 të konsiderohet relativisht apo absolutisht i pavlefshëm.

Përsa i përket pretendimit të palës paditëse se nuk ka ngjashmëri fonetike dhe nuk ekziston rreziku i konfuzionit te konsumatori gjykata ka analizuar elementet e markës, e cila ka kërkuar të regjistrohet dhe verifikimin e kushteve të parashikuara në nenin 143/2 të ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2018 “Për Pronësinë Industriale” të ndryshuar, ku konkluzioni përsa i përket ngjashmërisë vizualë ndërmjet tyre është se nuk ekziston, pra ka dallueshmëri.

Gjykata çmon se elementët përshkrues të markës {…} Boutique Hotel janë përjashtuar nga shqyrtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, në kundërshtim me nenin 142/1, germa “b” të Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2018, pasi marka {…} nuk përbëhet eskluzivisht nga elemente ose tregues që shërbejnë në treg për të treguar llojin, cilësinë, sasinë, qëllimin, vlerën, origjinën gjeografike ose kohën e prodhimit të mallrave apo të kryerjes së shërbimeve, ose për të treguar karakteristika të tjera të mallrave apo shërbimeve.

Përsa i përket emërtimit dhe fjalës konkrete “Hotel Boutique” nëse është apo jo element që përjashtohet nga mbrojtja referuar Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2018, gjykata u bazua në nenin 142, pika 1/b të Ligjit të cituar më sipër dhe, duke analizuar se marka përshkruese është një markë e cila nuk mund të regjistrohet si markë tregtare, dhe si e tillë nuk gëzon mbrojtje ligjore pasi në rast të kundërt, kjo mbrojtje do të sillte monopolizimin e përdorimit të këtyre shenjave, dhe nuk do lejonte përdorimin e saj nga të tjerët. Por bazuar në nenin 74(2)(b) karakterin dallues të një shenje ose kombinim shenjash mund ta fitojë gjatë procesit të përdorimit në treg.

Nga ky përcaktim nuk mund të bëjë përjashtim edhe një markë përshkruese, në qoftë ajo kalon “provën” e tregut, duke fituar karakterin dallues të saj, por arritja e karaktetit dallues kërkon kohë dhe se gëzon mbrojtje ligjore, e cila nuk shtrihet në rastin e përdorimit korrekt nga palët e treta, përsa kohë që ky përdorim nga palët e treta i përmbahet qëllimit të demonstrimit apo informacionit të mirëfilltë, pa çorientuar publikun lidhur me burimin e mallrave apo shërbimeve.


1 Të dhënat e vendimit janë anonimizuar automatikisht nga programi kompjuterik i përdorur nga gjykata.