关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL059-j

返回

Vendimi nr. 9538, datë 24.11.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



V.S KUNDËR A.SH, VENDIMI Nr. 9538, datë 24.11.2016, PUSHIMIN E CENIMIT TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE QË RRJEDHIN NGA MARKA TREGTARE DHE NDALIMIN E MËTEJSHËM TË PËRDORIMIT TË SAJ.

Objekti i padisë: Pushimi i cenimit të të drejtave të pronësisë industriale nëpërmjet ndalimit të të paditurit të përdorë markën Victoria's Secret gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, pa autorizimin e paditësit, duke përfshirë edhe përdorimin e saj për qëllime marketingu, reklamimi ose publiciteti. Ndalimi i të paditurit të ofrojë shërbime me markën Victoria's Secret. Heqja dhe bllokimi i objekteve që përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë industriale, si dhe ndalimin e veprimeve të mëtejshme të të paditurit që përbëjnë shkelje të këtyre të drejtave. 

Gjyqtari: R.M

Fjalët kyç: pronësi industriale, markë tregtare, dizenjo, logo, emërtim i regjistruar si markë, emër tregtar, veprimtari tregtare, konkurrencë e pandershme, shenjë, konfondim i konsumatorit.

pronësi industriale, markë tregtare, dizenjo, logo, emërtim i regjistruar si markë, emër tregtar, veprimtari tregtare, konkurrencë e pandershme, shenjë, konfondim i konsumatorit.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 638, 639 të Kodit Civil, neni 348 i Kodit të Procedurës Civile, neni 6 i Konventës së Parisit “Për mbrojtjen e Pronësisë Industriale”, si dhe nenet 156, 158, 184/a, 184/b të ligjit Nr. 9947/2008 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Paditësi është shoqëri tregtare amerikane e krijuar në SHBA më datë 29 janar 2011, me seli në Delaware SHBA. Ndërsa pala e paditur, sipas të dhënave të regjistrit tregtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit ka një dyqan tregtie me pakicë dhe shumicë të mallrave konfeksione, këpucë, galanteri, bixhuteri, parfumeri etj., përpara Shkollës 9-vjeçare “Edit Durham” Tiranë. Emri tregtar i tij është V. Secret.

Pala paditëse ka të regjistruar që më datë 02 dhjetor 2014 markën tregtare nr. 4, 469, 269 dizenjon: me shkronja të arta dhe të mëdha “VICTORIA’S SECRET” në mes të një fushe me kolona në ngjyrë të rozë të errët dhe rozë të hapur, pjesë përbërëse e markës. Kjo markë është regjistruar në Zyrën e Patentave dhe Markave tregtare të SHBA me afat mbrojtje 10 vite.

Paditësi ka të regjistruar edhe markën me nr. 8868895 nga data 06.04.2006 për 10 vjet, që përmban “VICTORIA’S SECRET” dhe nën këtë markë përfshihen sapunë, larës për linzheri dhe produkte si shampo, kolonjë, parfum, ujë parfumi, vajra esenciale, veshje të jashtme për femra dhe meshkuj, të brendshme, linzheri, kimono, këmishë etj., ndërsa në Shqipëri është regjistruar me markën 2006/26 Gaz., më datë 03 gusht 2006.

Sipas ekstratit të QKB-së, por dhe fotove të kryera nga paditësi dyqanit të të paditurit rezulton se, ky i fundit tregton veshje dhe të brendshme femrash (njësoj si marka Victoria’s Secret e mirënjohur si markë në këtë fushë). Gjithashtu, dyqani ka të vendosur në krye emrin Victoria’s Secret dhe nën këtë emërtim në pjesën ballore e anësore të dyqanit janë vijat rozë ngjyrë të hapur dhe të errët, dizenjo kjo përsëri e regjistruar nga paditësi në SHBA.

Paditësi i dërgon një letër të paditurit më datë 26 gusht 2014 me arsyetimin se ka shkelur ligjin nr. 9478/2008, dhe brenda 10 ditëve e ka ftuar për të negociuar duke ndërprerë shitjen e veshjeve dhe produkteve të Victoria‘s Secret. I padituri ka marrë dijeni të rregullt nga lajmërim-marrjet postare, por nuk ka reaguar nga paralajmërimi, nuk ka hequr logot dhe dizenjot e markës tregtare nga dyqani i tij si, si dhe sot e kësaj dite vazhdon të njëjtin aktivitet.

Paditësi pretendon se: ka cënim të së drejtës së markës tregtare dhe, për këtë arsye, kërkon nga pala e paditur, personi fizik tregtar A. SH, që të heqë nga dyqani ku ushtron veprimtarinë tregtare tabelën me emërtimin “VICTORIA’S SECRET”, si dhe të mos e përdor më në të ardhmen për qëllim marketingu, fitimi etj. Gjithashtu, paditësi kërkon që i padituri të mos e përdorë më emërtimin “VICTORIA’S SECRET” si shenjë reklamuese, dalluese të veprimtarisë së tij tregtar dhe të veshjeve intime që ai tregton.

I padituri nuk u paraqit në asnjë seancë gjyqësore ndonëse kishte dijeni të rregullt me shpallje publike. Në gjykim gjykata thirri kryesisht edhe personin e tretë Drejtorinë e Përgjithshme të Markave dhe Patentave Tiranë, si dhe Avokaturën e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë.

Vendimi:

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur pranimin e padisë, pushimin e cenimit të të drejtave të pronësisë industriale duke u ndaluar që në dyqanin e të paditurit me emrin Victoria's Secret të përdoren fjalë, dizenjo dhe figurë të markës tregtare Victoria's Secret për efekt tregtimi të mallrave, marketingu pa autorizim të paditësit. Me shpenzimet e të paditurit të hiqen të gjitha elementët e markës tregtare që ndodhen në dyqanin e tij si, fjalë, logo, vija, dizenjo etj. Detyrimin e të paditurit që në të ardhmen të mos ofrojë asnjë shërbim, veprimtari tregtare marketing, dizenjo dhe sende që i përkasin markës tregtare të paditësit Victoria's Secret Stores Brand Managment Inc.

Arsyetimi i gjykatës:

Pronësia industriale gëzon një mbrojtje sipas nenit 42 të Kushtetutës por edhe të nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të KEDNJ, njësoj si një pronë “e paluajtshme” apo “e luajtshme”. Në momentin që regjistrohet në regjistrat përkatës kombëtar apo ndërkombëtar lindin të drejta për pronarin dhe detyrime për të tretët.

Rezulton se paditësi ushtron veprimtarinë e tij në fushën e linzherisë, të brendshmet e femrave por jo vetëm. Të njëjtën veprimtari ka zgjedhur të ushtrojë edhe pala e paditur A.Sh. Duke përfituar nga njohja ndërkombëtare që ka Victoria’s Secrets edhe emrin tregtar të tij e ka vendosur V. Secret. Ndërsa në dyqanin ku shet të njëjtat konfeksione, mallra etj., është shenjë dalluese Victoria’s Secret dhe poshtë saj një sfond ngjyrë rozë me vije, vijë më të lehtë dhe rozë më të mbyllur, që janë të regjistruar edhe në Shqipëri edhe në SHBA ndërkombëtarisht me pronar paditësin “VICTORIA’S SECRET STORES BRAND MANAGEMENT INC.” Mbrojtja e kësaj logo dhe emërtimi sipas regjistrimit është për një periudhë 10 vjeçare, konkretisht për dizenjon me vija e cila është regjistruar me datë 2 dhjetor 2014, ndërsa për emërtimin në prill 2006. Data e ngritjes së padisë për mbrojtje të së drejtës së pronësisë është brenda këtij afati që gëzon mbrojtje ligjore. Sipas nenit 156§2 “b” të ligjit nr.9947/2008 për shkak të regjistrimit i pari të kësaj marke, pronari fiton pronësinë njësoj si mbi një send të luajtshëm a të paluajtshëm, si dhe ka të drejtë të ndalojë çdo person që përdor në ushtrim të veprimtarisë së tij tregtare shenjë të njëjtë a të ngjashme me markën e tij ku për shkak të njëllojshmërisë së shërbimit, konsumatori konfondohet.

Rezulton se, pala e paditur ushtron veprimtari tregtare, kjo e provuar nga ekstrati historik i QKB- së ku është regjistruar me emrin tregtar A.Sh person fizik, me fushë veprimtarie tregtare të njëjtë si pala paditëse, atë të tregtimit me pakicë të të brendshmeve për gra etj. Edhe nga fotot në dyqanin e tij përballë Shkollës “Edit Durham” Tiranë, ai ka një tabelë me emrin Victoria’s Secret, ku më poshtë në mënyrë vertikale nga të dyja anët e dyqanit dhe sipër tek pamja ballore janë vijat dhe emri të regjistruar si markë të saj tregtare të Victoria’s Secret Stores Brand Management Inc. Në vitrina ka sende të ndryshme kryesisht të brendshme dhe veshje femrash etj.

Gjykata vlerëson se edhe një shtetas me intelekt mesatar do të konfondodet kur në treg të shikojë dyqanin e të paditurit A. Sh me emrin VICTORIA’S SECRET, që duket se i takon të njëjtit Victoria’s Secret Stores Brand Management Inc. Emri i përdorur në dyqanin e të paditurit është identik me emrin e mbrojtur tashmë nga ana e paditësit prandaj për gjykatën, pala paditëse me të drejtë legjitimohet të kërkojë nga i padituri cenim të markës tregtare dhe mospërdorim të mëtejshëm të saj. Kjo ngjashmëri vjen nga emri Victoria’s Secret, i cili ka të njëjtat shkronja, shoqëron mallra të njëjtë a të ngjashëm si ajo që janë mbrojtur me markën tregtare Victoria’s Secret, markë e mirënjohur kudo në botë.

Gjykata çmon se, plotësohet edhe kushti i konkurrencës së pandershme pasi malli është i njëjtë dhe me logon e përdorur njësoj, në një zonë afër me njëra tjetrën, rruga e Kavajës me rrugën e Durrësit në Tiranë.

Gjithashtu, për shkak të reklamimeve të shpeshta të Argjendari dhe Suvenire Victoria’s Secret Stores Brand Management Inc. në televizione të ndryshme kombëtare shqiptare është evidente se, pala e paditur ka përfituar nga marka me reputacion të njohur në Republikën e Shqipërisë dhe ka zgjedhur të mbaj tabelën me emrin VICTORIA’S SECRET STORES BRAND MANAGEMENT INC., për të konfonduar konsumatorin me një markë të mëparshme të mirënjohur dhe për të joshur ata se sendet që shiten aty janë të prodhuara nga Argjendari Victoria’s Secret Stores Brand Management Inc.

Si përfundim gjykata e gjen me vend pretendimin e paditësit se kemi cenim të së drejtës së markës tregtare dhe për këtë arsye vendos që të detyrohet pala e paditur, personi fizik tregtar A. Sh, që të heqë nga dyqani dhe të mos e përdorë në të ardhmen tabelën me emërtimin “VICTORIA’S SECRET” për qëllime marketingu apo fitimi, si dhe të mos përdorë më emërtimin “VICTORIA’S SECRET” si shenjë reklamuese, dalluese në veshjet intime që ai tregton.