关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL026-j

返回

Vendimi nr. 7640, datë 26.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



“PIAZZA SHPK” KUNDËR “BAR RESTORANT PIAZZA” SHPK, VENDIMI nr. 7640, datë 26.08.2018, SPC PËR DEKLARIMIN E PAVLEFSHËM TË REGJISTRIMIT TË MARKËS TREGTARE “PIAZZA” ME NR. REGJISTRIMI NR. 17242, DATË 13.10.2016

Objekti i padisë: Deklarimi i pavlefshëm i regjistrimit të markës tregtare “PIAZZA” me Nr.17242 regjistrimi, datë 13.10.2016. Detyrimin e DPPI të kryejë çregjistrimin nga regjistri i DPPI të markës tregtare PIAZZA me Nr. 17242 regjistrimi, datë 13.10.2016 në emër të të paditurit. Detyrimin e palës së paditur, shoqërisë “Bar Restaurant Piazza” SHPK, të ndalojë përdorimin dhe publikimin e markës tregtare “Piazza” SHPK në ambientet ku ushtron veprimtarinë e saj.

Gjyqtari: A.K

Fjalët kyç:

Markë tregtare, pavlefshmëri, përdorim, ndalim, regjistrim, kontratë shitblerje.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 35 i Kodit të Procedurës Civile dhe nenet 140, 143, 144 dhe 156 të Ligjit Nr. 9947 “Për pronësinë industriale”.

Faktet kryesore:

Më datë 02.12.1993 është themeluar shoqëria “B…” SHPK, me administrator E.B kjo shoqëri në vitin 2003 ka regjistruar 2 marka, konkretisht: Marka “P...” me nr. regjistrimi 9601, lloji “Fjalë dhe figurë”, e cila përbëhet nga zogj të stilizuar, rrathë që përmbajnë paraqitje të kafshëve, pjesë të organeve të tyre ose të bimëve, germa të paraqitura në një formë të veçantë shkrimi. Kërkesa për regjistrimin e markës është depozituar në datën 07.04.2003 dhe është regjistruar në datën 08.12.2003 me datë mbarimi 07.04.2013.

Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat është regjistruar marka është: “42 – shërbime për rezervime, kafene, kafeteri, shërbim bufe, shërbime koktejesh, shërbime për takime dhe organizime të ndryshme, dhënie veshjesh me qera, dhënie veshje mbrëmjesh me qera, ekspozita, shërbime për kampe pushimi, shërbime konvaleshence, shërbime turistike, bujtina, shërbime klubi (koktej), restorante, restorante (vetshërbim), shërbime ngrënie të shpejtë dhe pijesh, përkthim”. Krahas kësaj marke, shoqëria “B…” SHPK ka regjistruar edhe markën “Restorant P…” me Nr. regjistrimi 9600, me afat mbarimi 07.04.2013.

Në datën 16.03.2007 është themeluar shoqëria “P…” SHPK, pala paditëse në këtë gjykim, me NUIS K31424531W, me zyrë qendrore të shoqërisë në Shqipëri, Durrës, Taulantia L.1, me administrator Z. I. H me objekt të aktivitetit “Bar restorant, në fushën e tregtisë, import - eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm ushqimore, industriale, elektrike, etj.”.

Në datën 11.09.2007, pala paditëse “P…“ SHPK, ka depozituar kërkesën për regjistrimin e markës së saj “P…”, me Nr. regjistrimi 11769, lloji “Fjalë dhe figurë”, e cila mban ngjyrat blu, të bardhë dhe të kuqe, e përbërë nga një delfin, viza të drejta, të valëzuara, gërma të lidhura me element

figurativ, germa të nënvizuara që mbivendosen, përshtaten ose ndalohen nga një ose më shumë goditje, me dy ngjyra mbizotëruese. Kërkesa për regjistrimin e markës është depozituar në datën 11.09.2007 dhe është regjistruar në datën 04.07.2008 me datë mbarimi 11.09.2017. Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat është regjistruar marka është “43 - Hotel; motel, dhënie me qira të pajisjeve për restorante, restorant, self-service, (vetëshërbim), snack bar, bar, dhënie me qira, salla për konferenca, dhënie me qira të ambienteve për akomodim të përkohshëm”. Elementët që përjashtohen nga mbrojtja e kësaj marke është “P….. BAR RESTORANT”. Kjo markë rezulton të jetë ripërtërirë në vitin 2017 dhe ka si afat mbarimi datën 11.09.2027. Midis shtetasve E.B dhe L.B në cilësinë e shitësit dhe shtetasit K.M në cilësinë e blerësit, më datë 13.09.2007 me anë të kontratës së shitblerjes kanë kaluar të drejtat pasurore në favor të shtetasit K.M të objektit “Bar Restorant P….”, me vendndodhje në Tiranë. Në këtë kontratë, blerësi K.M merr përsipër të mos ndryshojë destinacionin duke ruajtur gjithashtu edhe emrin “Bar Restorant P……”.

Në datën 08.10.2007 është themeluar shoqëria “BAR RESTAURANT P…..” SHPK, pala e paditur në këtë gjykim, me NUIS K72211001V, me zyrë qendrore të shoqërisë në Shqipëri, Tiranë, Rruga: “Sheshi Hari Trumen, Ndërtesa 3, Hyrja 1, Kodi Postar 1016”, me objekt të aktivitetit: “Bar restorant, hoteleri, import- eksport, tranzitim mallrash, etj”.

Në datën 07.04.2013 ka mbaruar afati i mbrojtjes së markave në pronësi të shoqërisë “KOMPANIA B….” SHPK me nr. Regjistrimi 9600 dhe 9601. Për këto marka nuk rezultoi të jetë paraqitur ndonjë kërkesë për ripërtëritje, ndaj që nga data 07.04.2013 deri në momentin e gjykimit, rezultojnë të papërtërira.

Në datën 19.12.2013, pala paditëse, shoqëria “P….” SHPK ka depozituar për regjistrim në pronësi të saj markën “P….”, me nr. regjistrimi 15627, lloji “Fjalë dhe figurë”, e cila mbron ngjyrën blu, me gërma të theksuara në ngjyrën blu, markë e cila është regjistruar në datën 03.12.2014 me datë mbarimi 19.12.2023. Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat është regjistruar marka është: “43 - Hotel; motel, dhënie me qira të pajisjeve për restorante. Restorant, self-service, (vetëshërbim); Snack bar, bar. Dhënie me qira salla për konferenca, dhënie me qira të ambienteve. Në datën 27.04.2016, pala e paditur, “Bar-Rrestorant P… ka depozituar për regjistrim në pronësi të saj markën “P.”, me nr. regjistrimi 17242, lloji “Fjalë standarde”, e cila është regjistruar në datën 13.10.2016 me datë mbarimi 27.04.2026. Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat është regjistruar marka është: “43- Shërbime të akomodimit të përkohshëm, shërbime bari, shërbime restoranti”. enteve për akomodim të përkohshëm”.

Paditësi pretendon se, regjistrimi i markës me nr.regjistrimi 17242, i llojit “Fjalë standarde”, me datë regjistrimi 13.10.2016 dhe datë mbarimi 27.04.2026, cënon të drejtat e markës së tij me Nr. Regjistrimi 15627, datë regjistrimi 03.12.2014.

Pala e paditur, shoqëria “BAR RESTAURANT P…..” SHPK pretendoi se bazuar në nenin 143/3/a të ligjit Nr. 9947/2008, i cili parashikon se marka nuk mund të regjistrohet ose nëse është regjistruar, ajo deklarohet e pavlefshme nëse cenon të drejtat e mëparshme të fituara, si të drejtën e emrit tregtar me kusht që ky emër ose pjesa thelbësore e tij, të jetë e njëjtë apo e ngjashme me markën që kërkohet të regjistrohet dhe që pronari i emrit tregtar të prodhojë apo të sigurojë përkatësisht mallra ose shërbime, të njëjta ose të ngjashme me ato të markës që kërkohet të regjistrohet; ” Gjatë gjykimit pala e paditur pretendoi se emri tregtar “P….” duhet të konsiderohet markë e mirënjohur.

Vendimi:

Gjatë gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u vendos pranimi i plotë i kërkesë padisë në të gjitha kërkimet e saj duke vlerësuar si të bazuara në ligj dhe prova të gjitha pretendimet e parashtruara nga pala paditëse.

Përfundimisht gjykata ka vendosur:

Deklarimin të pavlefshëm regjistrimin e markës tregtare “P…..” Numri i Regjistrimit 17242, datë regjistrimi 13.10.2016 me datë mbarimi mbrojtje 27.04.2026 me pronar Shoqëria “BAR RESTAURANT P…..” SHPK.

Urdhërimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të ç`regjistrojë nga regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, të markës tregtare, “P…..” Regjistrimi 17242, datë regjistrimi 13.10.2016 me datë mbarimi mbrojtje 27.04.2026 me pronar Shoqëria “BAR RESTAURANT P….” SHPK.

Detyrimin e palës të paditur Shoqëria “BAR RESTAURANT P….” SHPK, të ndalojë përdorimin dhe publikimin e markës tregtare “P…..” SHPK në ambientet ku ushtron veprimtarinë e saj.

Arsyetimi i Gjykatës:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykata i dha përgjigje një sërë pyetjesh që u vlerësuan thelbësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt gjykimi.

Së pari, a kanë kaluar markat nr. 9600 dhe nr.9601 të regjistruara nga Shoqëria B….. SHPK tek blerësi në bazë të kontratës së shitblerjes të vitit 2007. Në bazë të akteve, gjykata vlerësoi se shitblerja është realizuar nga shtetasit E.B dhe L.B në cilësinë e shitësit si persona fizike dhe jo në formën e shoqërisë tregtare.

Gjykata vlerëson se deklarimi i blerësit, shtetasit K.M, në kontratën e shitjes se ai pas blerjes së objektit do të ruajë emërtimin dhe destinacionin e tij, nuk mund të barazohet me një veprim juridik tjetërsim i markës tregtare. Gjykata përsa i përket këtij fakti arrin në përfundimin se, markat tregtare nr.9600 dhe nr.9601 nuk kanë kaluar tek pala e paditur “Bar Restorant P… “, SHPK me anë të kontratës së shitblerjes të vitit 2007.

Pyetja e dytë kyçe në zgjidhjen e mosmarrëveshjes është se cila nga palët ndërgjygjëse gëzon emrin tregtar “P…”.

Gjykata vlerësoi se nga provat e administruara në gjykim si ekstraktet e QKB-së konstatohet se pala paditëse, Shoqëria “PIAZZA” SHPK është shoqëri e cila është krijuar më parë dhe ka emrin tregtar të ngjashëm me markën tregtare “PIAZZA”, ndërsa shoqëria që ka pasur më përpara të regjistruar markën tregtare e ka pasur emrin tregtar, Shoqëria “KOMPANIA B…” SHPK.

Përfundimisht gjykata arriti në konkluzionin se emri tregtar “P…..” nuk është emri tregtar i palës së paditur “Bar restorant P…“ SHPK, por emri tregtar i palës paditëse , “P…”, SHPK.

Pyetja e tretë kyçe e marrë në shqyrtim nga gjykata është fakti nëse gëzon ose jo mbrojtje marka “P…” duke qenë kjo një fjalë e fjalorit të zakonshëm në gjuhë të huaj. Gjykata vlerëson se markat janë shenja identifikimi në treg dhe në këtë kuptim, funksioni i tyre është të ndihmojë prodhuesin për shitjen e mallit dhe/ose shërbimit dhe, nga ana tjetër, të ndihmojë përdoruesin të zgjedhë mallin apo shërbimin që ai identifikon se është prodhuar nën kontrollin e pronarit të markës që të mund të mbajë përgjegjësi për cilësinë e tij.

Në konkluzion gjykata çmoi se marka “P…” gëzon mbrojtje nga e drejta e pronësisë industrial pavarësisht se përbëhet nga një fjalë e fjalorit të zakonshëm në gjuhë të huaj.

Pyetja e katërt kyçe dhe thelbësore për objektin e padisë, në qoftë se ekzistojnë shkaqe për deklarimin e pavlefshëm të rregjistrimit të markës tregtare, “P…”, nr. regjistrimi 17242 në pronësi të palës së paditur, “Bar restorant P…”.

Në përfundim të krahasimit midis markave, gjykata arriti në konkluzionin se midis dy markave objekt trajtimi në procesin gjyqësor konstatohet ngjashmëri fonetike dhe konceptuale në nivel të lartë, ndërsa ajo vizuale paraqet element dallues njëra nga tjetra. Shërbimet e ofruara nga të dy subjektet janë të ngjashëm dhe të njëjtë dhe ekziston mundësia që të shkaktohet konfuzion tek publiku dhe, për rrjedhojë, jemi përpara rastit të deklarimit të pavlefshmërisë së markës së regjistruar më vonë me nr. rregjistrimi 17242 në pronësi të palës së paditur , “Bar restorant P...”.

Problemi i fundit që gjykata i dha një përgjigje ishte pretendimi i palës së paditur se marka “P…” e regjistruar nga pala e paditur është markë e mirënjohur dhe nuk cenon interesat e palës paditëse.

Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale nuk është depozituar nga pala e paditur asnjë kërkesë për rregjistrimin e markës “P…” si markë e mirënjohur. Pala e paditur kishte barrën e provës të provonte gjatë gjykimit këtë pretendim, por nuk paraqiti asnjë provë bindëse për të vërtetuar këtë fakt.

Gjykata arriti në përfundimin se pala e paditur, shoqëria “Bar restorant P…” SHPK, nuk paraqiti sondazhe të kryera në lidhje me markën tregtare “P…”, për të vërtetuar pretendimet e saj në lidhje me faktin që kjo markë është markë e mirënjohur.

Shterimi i këtyre pyetjeve kyçe në zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe hetimi i gjithanshëm i çdo pretendimi të ngritur nga palët në procesin gjyqësor krijuan bindjen e brendshme të gjykatës e cila konkludoi në pranimin e pretendimeve të palës paditëse duke pranuar tërësisht padinë dhe çdo kërkim të palës paditëse, duke deklaruar të pavlefshëm regjistrimin e markës tregtare “P…” Numri i Regjistrimit 17242, datë regjistrimi 13.10.2016 me datë mbarimi mbrojtje 27.04.2026, me pronar Shoqëria “Bar restorant”, SHPK .