À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Financement Actifs incorporels Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Recherche par ressort juridique

Loi n° 9863 du 28 janvier 2008 sur l'alimentation, Albanie

Retour
Texte abrogé 
Détails Détails Année de version 2008 Dates Adopté/e: 28 janvier 2008 Type de texte Autres textes Sujet Marques, Indications géographiques Notes This Law entered into force three months after its publication in the Official Gazette, except for its Article 72 (see Article 74, Chapter XVII).

Documents disponibles

Texte(s) principal(aux) Textes connexe(s)
Texte(s) princip(al)(aux) Texte(s) princip(al)(aux) Albanais Ligj Nr.9863, datë 28.1.2008 për Ushqimin        
 
Télécharger le PDF open_in_new
 Ligj Nr.9863, datë 28.1.2008 për Ushqimin

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI

L I G J

Nr.9863, datë 28.1.2008

PËR USHQIMIN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, duke përcaktuar: a) kërkesat dhe parimet e përgjithshme për higjienën dhe sigurinë e ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë; b) detyrimet e operatorëve të biznesit të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë, për higjienën dhe sigurinë e këtyre ushqimeve; c) kërkesat e përgjithshme për cilësinë e ushqimeve; ç) kërkesat e përgjithshme për regjistrimin e treguesve gjeografikë dhe emërtimin e origjinës së kontrolluar; d) kërkesat e përgjithshme për mënyrën e etiketimit të ushqimeve dhe t? ushqimeve për kafshë; dh) kërkesat e përgjithshme të nxjerrjes në treg të ushqimeve dhe t? ushqimeve për kafshë; e) kërkesat e përgjithshme të nxjerrjes në treg të ushqimeve të reja dhe t? ushqimeve të reja për kafshë; ë) sistemin e kontrollit zyrtar të ushqimeve dhe t? ushqimeve për kafshë; f) sistemin e laboratorëve të autorizuar për analiza dhe të laboratorëve të referencës; g) menaxhimin e krizës dhe të emergjencave; gj) krijimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit; h) përgjegjësitë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të prodhuara në Republikën e Shqipërisë ose të importuara dhe të nxjerra në treg në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet në prodhimin primar dhe në të gjitha fazat e prodhimit, të përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve dhe t? ushqimeve për kafshë. 2. Ky ligj nuk zbatohet për ushqimet e prodhuara, të përgatitura, të përpunuara dhe të grumbulluara për qëllime përdorimi vetijak, të cilat nuk janë të destinuara për t’u nxjerrë në treg.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Ushqim” ose “produkt ushqimor” është çdo substancë ose produkt i përpunuar, pjesërisht i përpunuar ose i papërpunuar, i përcaktuar të jetë ose, për ndonjë arsye, është i konsumueshëm për njerëz. Termi “ushqim” përfshin, gjithashtu, pijet, çamçakëzin, aditivët ushqimorë dhe çdo substancë tjetër që, në mënyrë të qëllimshme, bëhet pjesë e ushqimit gjatë përpunimit, përgatitjes ose trajtimit. Termi “ushqim” përfshin edhe ujin: a) të përdorur si ujë të pijshëm për furnizimin publik të popullsisë; b) të përdorur dhe/ose të bashkuar në ushqim gjatë prodhimit, përgatitjes ose trajtimit të tij; c) të paketuar si ujë tryeze, ujë mineral dhe ujë burimi. Termi “ushqim” nuk përfshin:

a) ushqimin për kafshë; b) kafshët e gjalla, me përjashtim të rasteve kur janë përcaktuar për konsum njerëzor; c) bimët dhe frutat, përpara korrjes ose vjeljes; ç) produktet mjekësore; d) produktet kozmetike; dh) duhanin dhe cigaret; e) substancat narkotike dhe psikotrope; ë) mbetjet, kontaminuesit, si dhe përbërësit natyrorë të bimëve dhe kafshëve, që shkaktojnë efekt të kundërt në shëndetin e njerëzve. 2. “Biznes ushqimor” është çdo veprimtari e ndërmarrë për qëllime përfitimi ose jo, publike ose private, për prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e ushqimit. 3. “Operator i biznesit ushqimor” është çdo person fizik ose juridik, i regjistruar për të kryer veprimtari, që lidhen me biznesin ushqimor, përgjegjës për të siguruar se kërkesat e ligjit të ushqimit janë arritur në biznesin ushqimor t? kontrolluar prej tij. 4. “Ushqim për kafshë” (ose produkt ushqimor për kafshë) është çdo substancë ose produkt, përfshirë aditivët, i përpunuar, pjesërisht i përpunuar ose i papërpunuar, i përcaktuar për t’u përdorur për ushqim për kafshë që prodhojnë ushqim. 5. “Biznes i ushqimit për kafshë” është çdo veprimtari e ndërmarrë për qëllime përfitimi ose jo, publike ose private, në prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e ushqimeve për kafshë, përfshirë veprimtarinë e çdo prodhuesi që prodhon, përpunon, ruan ose transporton ushqime për ushqyerjen e kafshëve të fermës së vet. 6. “Operator i biznesit ushqimor për kafshë” është çdo person fizik ose juridik, i regjistruar për të kryer veprimtari, që lidhen me biznesin e ushqimit për kafshë, përgjegjës për të siguruar se kërkesat e ligjit të ushqimit janë plotësuar në biznesin e kontrolluar prej tij. 7. “Shitje” është trajtimi dhe/ose p?rpunimi i ushqimeve dhe ruajtja e tyre në pikat e shitjes me pakic? ose të shpërndarjes te konsumatori i fundit, ku përfshihen rrugët e shpërndarjes, operatorët e kuzhinave, kantinat, kuzhinat institucionale, restorantet dhe shërbimet operative të ngjashme të ushqimit, dyqanet, supermarketet, qendrat e shpërndarjes dhe të shitjes me shumicë.

8. “Vendosje në treg” është mbajtja e ushqimeve dhe e ushqimeve për kafshë për qëllime shitjeje, ku përfshihen ofrimi për shitje ose ndonjë formë tjetër transferimi, me ose pa pagesë, si dhe shitja, shpërndarja dhe forma të tjera transferimi në territorin e Republikës së Shqip?risë. 9. “Risk” është mundësia e një efekti të kundërt në shëndet dhe ashpërsia e këtij efekti, si rrjedhojë e pranisë së një ose më shumë dëmtuesve në ushqim. 10. “Analizë risku” është një proces që ka lidhje me tre komponentë të ndërthurur me njëri- tjetrin, që janë: vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe komunikimi i riskut. 11. “Vlerësim i riskut” është një proces i bazuar shkencërisht, me katër etapa: identifikimi i dëmtuesit, karakterizimi i dëmtuesit, vlerësimi i ekspozimit dhe karakterizimi i riskut. 12. “Menaxhim i riskut” është procesi, i ndarë nga vlerësimi i riskut, i vlerësimit të politikave alternative në këshillim me subjektet e interesuara, duke pasur parasysh vlerësimin e riskut dhe faktorët e tjerë të pranueshëm. N?se është e nevojshme, kihen parasysh edhe zgjedhja e mundësive të përshtatshme parandaluese dhe ato të kontrollit. 13. “Komunikim i riskut” janë shkëmbimet e ndërsjella të informacionit dhe të mendimeve gjatë procesit të analizimit të riskut për dëmtuesit dhe risqet, faktorët e lidhur me riskun dhe perceptimin e tij. Kjo bëhet nëpërmjet vlerësuesve të riskut, menaxherëve të riskut, konsumatorëve, biznesit të ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë, komunitetit akademik dhe aktorëve të tjerë të interesuar, duke shpjeguar vlerësimin e riskut të gjetur dhe bazën e vendimeve të menaxhimit të riskut. 14. “Dëmtues” është një agjent biologjik, kimik apo fizik, ose kushtet e ushqimit apo të ushqimit për kafshë, potenciale për të shkaktuar një efekt të dëmshëm në shëndetin e njerëzve. 15. “Gjurmim” është aftësia për të gjurmuar dhe ndjekur një ushqim, ushqim për kafshë, kafshët që prodhojnë ushqim, ose substanca të përcaktuara, që janë ose priten të jenë të lidhura me një ushqim për njerëz ose kafshë, në të gjitha fazat e prodhimit, t? përpunimit dhe të shpërndarjes. 16. “Faza të prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes” është çdo fazë, përfshirë importet dhe lëndët e para për prodhimin e ushqimeve, p?rfshir? ruajtjen, transportin, shitjen ose furnizimin e konsumatorit përfundimtar dhe, në mënyrë të ngjashme, importimin, prodhimin, ruajtjen, transportin, shpërndarjen, shitjen dhe furnizimin e ushqimeve për kafshë. 17. “Prodhim primar” (ose prodhim i parë) është prodhimi, rritja e lëndëve të para, ku përfshihen kultivimi, korrja, vjelja, mjelja dhe rritja e kafshëve n? ferma, të destinuara për t’u therur, si dhe gjuetia, peshkimi dhe mbledhja e bimëve të egra. 18. “Konsumator i fundit” është konsumatori i fundit i produkteve ushqimore, që nuk e përdor ushqimin si pjesë të biznesit ushqimor. 19. “Kontroll zyrtar” është çdo kontroll, për të përcaktuar nëse kërkesat e ligjit të ushqimit janë plotësuar. 20. “Siguri ushqimore” është garancia se ushqimi nuk shkakton efekte të dëmshme në shëndetin e njerëzve, nëse është përgatitur dhe konsumuar, sipas kushteve të përdorimit. 21. “Higjienë e ushqimit” është tërësia e masave dhe e kushteve të nevojshme p?r kontrollin e dëmtuesve, për të siguruar p?rshtatshm?rin? p?r konsum njerëzor t? një produkti ushqimor, duke pasur parasysh përdorimin e përcaktuar t? tij. 22. “Siguri ushqimore për ushqimin për kafshë” është garancia e ushqimeve, që përdoren për kafshët, që prodhojnë ushqime për njerëz, për praninë e disa substancave biologjike, kimike ose fizike në ushqim. 23. “Kontaminant” ose “substancë e dëmshme” është një agjent biologjik, kimik apo fizik, ose kushte t? ushqimit apo ushqimit p?r kafsh?, me mund?si p?r t? shkaktuar nj? efekt t? kundërt n? sh?ndet. 24. “Mbetje” ose “substancë që mbetet” është substanca biologjike ose kimike, që ?sht? lejuar të përdoret në sasi dhe faza të caktuara të prodhimit primar të ushqimit, si dhe mbetjet metabolite dhe produktet e dekompozimit të tyre. N? mbetje nuk përfshihen aditivët ushqimorë.

25. “Aditiv ushqimor” është çdo substancë, e cila normalisht nuk konsumohet, nuk është nj? përbërës tipik i ushqimit, nuk ka vlera ushqimore dhe është shtuar qëllimisht për të përcaktuar karakteristikat teknologjike dhe organo-leptike të ushqimit gjatë përgatitjes, trajtimit, përpunimit, formimit, paketimit, transportit ose ruajtjes. 26. “Aditiv ushqimor për ushqime për kafshë” është çdo substancë, e cila bashkëvepron me ushqimin për kafshë dhe që mund të ndikojë në karakteristikat e ushqimit apo prodhimin e kafshëve që prodhojnë ushqim, ose kafshët e përdorura për prodhimin e ushqimit të përcaktuar për konsum njerëzor. 27. “Cilësi e ushqimeve” janë karakteristikat e veçanta të ushqimit, të cilat kënaqin kërkesat e konsumatorit të fundit. 28. “Etiketim” është çdo fjalë, pamje, markë tregtare, emër tregtar, konfigurim apo simbol për një ushqim, që vendoset mbi çdo paketim, dokument, njoftim, etiketë, unazë ose mbajtëse, që shoqëron apo i referohet një ushqimi të caktuar. 29. “Materiale në kontakt me ushqimin” janë aksesorët, pajisjet dhe materialet e tjera, të përdorura në biznesin e ushqimit, që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin. 30. “Ushqime të reja” janë ushqimet ose përbërësit ushqimorë, që nuk kanë qenë përdorur më parë për konsum njerëzor në territorin e Republikës s? Shqipërisë. 31. “Organizëm i modifikuar gjenetikisht” është çdo organizëm i gjallë, që zotëron një kombinim të ri të materialit gjenetik, që përftohet nëpërmjet përdorimit të bioteknologjisë moderne. 32. “Ushqim për nevoja të veçanta dietetike” është një ushqim me përbërje të veçantë ose një mënyrë e veçantë prodhimi, i ndryshëm nga ushqimi i zakonshëm, për shkak të karakteristikave ushqimore. Këto ushqime mund të parashikohen për përdorim te fëmijët deri 12 muaj dhe fëmijët e vegjël, te njerëzit me çrregullime të aparatit tretës ose të metabolizmit dhe te personat, të cilët janë në gjendje të veçantë fiziologjike, për të cilët është e nevojshme të arrihen efekte të veçanta nga një marrje e kontrolluar e disa përbërësve ushqimorë. 33. “Lëndë e parë” janë produktet dhe nënproduktet me origjinë bimore, shtazore dhe minerale (përfshirë edhe ujin e pijshëm), që përdoren për përftimin e produkteve ushqimore. 34. “Stabiliment” është çdo mjedis, ku zhvillohet biznesi ushqimor dhe/ose biznesi ushqimor për kafshë. 35. “Legjislacion ushqimor” janë ligjet dhe aktet nënligjore, që trajtojn? problemet e ushqimeve, në përgjithësi, dhe t? sigurisë ushqimore, në veçanti. Ky legjislacion p?rfshin çdo fazë të prodhimit, p?rpunimit dhe shp?rndarjes s? ushqimit e t? ushqimit p?r kafsh?, që prodhojnë lëndë për ushqim. 36. “Ambalazh" ose “material paketues” është çdo material, që shërben për paketimin e produkteve ushqimore, i cili mund ta mbulojë, tërësisht ose pjesërisht, k?t? produkt. Ai e mbron produktin nga ndotja, infeksionet, si dhe nga ndikimet që ulin cilësinë dhe vlerën ushqimore dhe e bën të përshtatshëm për transport, tregtim e përdorim. Një ambalazh mund të përmbajë disa njësi ose tipe ambalazhesh, të përdorura në çastin që i ofrohet konsumatorit. 37. "Paraambalazhim" është vendosja, paraprakisht, e një produkti ushqimor në një ambalazh, për t'iu ofruar konsumatorit ose për përdorim kolektiv. Paraambalazhimi b?het n? m?nyr? t? till?, q? ambalazhi t? mbuloj?, t?r?sisht ose pjes?risht, ushqimin, por, n? çdo rast, p?rmbajtja nuk mund t? ndryshoj? pa hapur apo ndryshuar ambalazhin.

KREU II

PARIME TË PËRGJITHSHME TË ANALIZËS SË RISKUT DHE MBROJTJES SË INTERESAVE TË KONSUMATORIT

Neni 4

Vler?simi i riskut

1. Vlerësimi i riskut bazohet në vlefshmërinë e të dhënave shkencore dhe të vendimeve të marra në mënyrë të pavarur, objektive dhe transparente. 2. Vlerësimi i riskut kryhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (më poshtë AKU).

Neni 5

Komunikimi i riskut

Komunikimi i riskut bëhet nga AKU-ja, p?r t’i siguruar nj? informacion të shpejtë, në kohë, objektiv dhe të kuptueshëm, për ushqimin, dëmtuesit dhe risqet: a) Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; b) Ministrisë së Shëndetësisë; c) operatorëve të biznesit të ushqimit për njerëz dhe kafshë; ç) konsumatorëve; d) institucioneve të tjera përgjegjëse; dh) grupeve të interesit; e) pushtetit vendor.

Neni 6

Menaxhimi i riskut

1. Menaxhimi i riskut siguron që masat parandaluese dhe ato të kontrollit, të marra për të parandaluar, zvogëluar ose eliminuar rreziqet për shëndetin e njerëzve, të lidhura me konsumimin e ushqimeve, të bazohen në rezultatet e vlerësimit të riskut. 2. Menaxhimi i riskut kryhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 7

Parime parandaluese

1. Në rrethana të veçanta, kur nga vlerësimi i të gjithë informacionit në dispozicion, identifikohet mundësia e një efekti të dëmshëm të një ushqimi për shëndetin e njerëzve, për të cilin ekziston pasiguria shkencore, AKU-ja dhe Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit mund të marrin masa të përkohshme për menaxhimin e riskut. Këto masa janë të nevojshme për të siguruar nivelin më të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve deri në çastin që sigurohet një informacion i bazuar shkencërisht, për një vlerësim të përgjithshëm të riskut. 2. Masat e marra, në përputhje me pikën 1 të këtij neni, duhet të jenë të mjaftueshme, por jo të kufizojnë tregun më shumë sesa është e nevojshme, për të arritur nivel më të lartë në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, duke pasur parasysh lehtësitë teknike dhe ekonomike, si dhe gjendjen e krijuar. 3. AKU-ja dhe Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit duhet të rishqyrtojnë, brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në varësi të natyr?s së riskut të identifikuar për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe të natyrës së informacionit të nevojshëm, masat e marra për të sqaruar pasiguritë shkencore.

Neni 8

Parimet e transparencës

1. AKU-ja, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të konsumatorëve dhe/ose të grupeve të interesit, gjatë përgatitjes, vlerësimit dhe rishikimit të masave të menaxhimit të riskut, kryen këshillim publik, të hapur dhe transparent, me përjashtim të pamundësisë, për shembull, në raste urgjente. 2. Kur ka dyshime të justifikuara se ushqimi ose ushqimi për kafshë mund të paraqesë një rrezik për shëndetin e njerëzve ose të kafshëve, në varësi të natyrës, seriozitetit dhe shkallës së këtij rreziku, AKU-ja merr masa për të informuar publikun për natyrën e rrezikut. Në këtë rast, është i nevojshëm identifikimi i ushqimit ose ushqimit për kafshë, rreziku që ai mund të paraqesë, si dhe masat e marra, ose që mund të merren, për të parandaluar, zvogëluar ose zhdukur këtë rrezik.

Neni 9

Mbrojtja e interesave të konsumatorit

Ky ligj mbron interesat e konsumatorëve dhe siguron bazën për zgjedhjen prej tyre të informacionit të nevojshëm për konsumimin e ushqimeve. Ligji parandalon: a) praktikat falsifikuese ose mashtruese; b) cenimin e cilësisë së ushqimeve nga përdorimi i përbërësve të papërshtatshëm; c) çdo praktikë tjetër që orienton në mënyrë të gabuar konsumatorin.

KREU III

KËRKESA TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË USHQIMORE

Neni 10

Kërkesat e sigurisë ushqimore

1. Ushqimi është i sigurt kur nuk shkakton veprim të dëmshëm në shëndetin e njerëzve, kur prodhohet, përgatitet dhe konsumohet, sipas përdorimit të parashikuar. 2. Ushqimi quhet i pasigurt kur është: a) i dëmshëm për shëndetin; b) i papërshtatshëm për konsum njerëzor. 3. Ushqimi nuk nxirret në treg nëse është i pasigurt.

Neni 11

Përcaktimi i sigurisë ushqimore

1. Për të përcaktuar nëse një ushqim nuk është i sigurt duhen pasur parasysh: a) kushtet normale të përdorimit të ushqimit nga konsumatori dhe çdo fazë e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes; b) informacioni që i jepet konsumatorit, përfshirë informacionin e dhënë në etiketë ose informacione t? tjera, të vlefshme për t?, për parandalimin e efekteve të dëmshme, specifike për shëndetin nga një ushqim i caktuar ose nga nj? kategori ushqimesh.

2. Për të përcaktuar se një ushqim dëmton shëndetin duhet pasur parasysh: a) jo vetëm mundësia e efektit të menjëhershëm, afatshkurtër ose afatgjatë të ushqimit në shëndetin e një personi që e konsumon atë, por edhe mundësia e efekteve në gjeneratat e ardhshme; b) efektet toksike të mundshme grumbulluese; c) ndjeshmëritë e veçanta shëndetësore të një kategorie të caktuar konsumatorësh, kur ushqimi është përcaktuar për këtë kategori. 3. Për të përcaktuar se një ushqim është i papërshtatshëm për konsum njerëzor, duhet që ushqimi të jetë i papranueshëm për t’u përdorur, sipas përcaktimit të tij, për konsum njerëzor, për arsye kontaminimi, të pranisë së lëndëve të huaja, të prishjes ose kalbëzimit. 4. Kur ushqimi, që përcaktohet i pasigurt, është pjesë e një pakoje, pjesë e një pjese të ngarkesës ose e ngarkesës së plotë të një ushqimi të së njëjtës kategori ose përshkrim, atëherë do të pranohet se i gjithë ushqimi i pakos, i pjesës së ngarkesës ose i ngarkesës së plotë është, gjithashtu, i pasigurt, vetëm nëse, pas kryerjes së analizave laboratorike, provohet e kundërta.

Neni 12

Vlerësimi i sigurisë ushqimore

1. Një ushqim është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve nëse ai përmban: a) mikroorganizma ose parazitë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve, toksina bakteriale, mykotoksina, substanca histaminike ose të ngjashme me to dhe mikroorganizma apo parazitë në sasi më të mëdha se ato të lejuara nga standardet e miratuara; b) toksina ose substanca natyrore toksike në sasi më të mëdha nga ato të lejuara; c) mbetje të pesticideve, medikamenteve veterinare, metale dhe substanca të tjera, të dëmshme për shëndetin e njerëzve, në sasi më të mëdha se ato të lejuara; ç) aditivë ushqimorë, të cilët nuk mund të përdoren në disa kategori ushqimesh ose kur sasia e aditivëve të pranishëm në ushqim është më e madhe se ajo e lejuar; d) elemente radioaktive mbi normat e lejuara; dh) materiale paketuese, që përmbajnë mikroorganizma ose substanca të tjera, që mund të ndikojnë në rritjen e përmbajtjes së substancave të dëmshme për shëndetin e njerëzve. 2. Një ushqim është i papërshtatshëm për konsum njerëzor nëse: a) karakteristikat e tij ndryshohen për shkak të trajtimit fizik, kimik apo mikrobiologjik; b) përmban substanca ose lëndë të para, të cilat nuk janë verifikuar dhe vlerësuar nga ana toksikologjike dhe nuk janë të sigurta për konsum publik; c) përmban papastërti dhe përzierje, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Neni 13

Masat kufizuese

Masat kufizuese për nxjerrjen në treg të ushqimeve ose ushqimeve për kafshë, si dhe heqjen e tyre nga tregu, nëse ka dyshime të argumentuara shkencërisht se ushqimi ose ushqimi për kafshë është i pasigurt, përcaktohen, p?r çdo rast, me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

KREU IV

IMPORTI DHE EKSPORTI I USHQIMEVE

Neni 14

Importi

1. Ushqimi i importuar në Republikën e Shqipërisë nxirret në treg kur plotëson kërkesat e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi. 2. Në rastin e marrëveshjeve të veçanta ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe vendit eksportues, ushqimi i importuar në Republikën e Shqipërisë nxirret në treg kur plotëson kërkesat e përcaktuara në k?to marrëveshje.

Neni 15

Eksporti

1. Ushqimi i eksportuar nga Republika e Shqipërisë për nxjerrjen në treg në vendin ku eksportohet ose rieksportohet, duhet të plotësojë kërkesat e legjislacionit shqiptar për ushqimin, si dhe ato të vendit importues. 2. Në rastin e marrëveshjeve të veçanta ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe vendit importues, ushqimi i eksportuar nga Republika e Shqipërisë duhet të plotësojë kërkesat e përcaktuara në këto marrëveshje.

Neni 16

Mbikëqyrja e sigurisë së ushqimeve të importit

1. Kontrolli i përputhshmërisë së dokumentacionit shoqërues, sipas nenit 18 t? k?tij ligji, të ngarkesave të ushqimeve me origjinë shtazore të importuara me kërkesat e legjislacionit shqiptar kryhet në pikat e inspektimit kufitar nga inspektorët veterinarë të sigurisë ushqimore të kufirit. Kur vërehen mangësi në dokumentacion, malli bllokohet. 2. Kontrolli i sigurisë së ushqimeve të importuara kryhet në pikat e inspektimit kufitar. Gjatë kontrolleve merren mostra për analizim. Kontrollet, marrja e mostrave dhe analizimi i tyre bëhen sipas kritereve të hartuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. 3. Pikat e inspektimit kufitar për ushqimet përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 17

Kontrolli në doganë i ushqimeve të importuara

1. Autoritetet doganore kryejnë procedurat doganore për ngarkesat ushqimore, pasi inspektorët e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, në pikat e inspektimit kufitar, kanë dhënë miratimin. 2. Ngarkesa e ushqimeve, për të cilën ka dyshime, duhet të mbahet në ruajtje, brenda standardeve të lejuara, në magazinat doganore derisa të kryhen procedura e përcaktimit të sigurisë së tyre dhe procedura doganore. 3. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë, në pikat e inspektimit kufitar, për të verifikuar

sigurinë e ushqimit të importuar, ka të drejtë të marrë mostra pa pagesë dhe t’i dërgojë ato në laboratorët e autorizuar për kryerjen e analizave, në bazë të planit të hartuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe të miratuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Rregullat e marrjes së mostrave përcaktohen me udhëzim t? Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

4. Shpenzimet për marrjen e mostrave dhe për kryerjen e analizave laboratorike përballohen nga importuesi. Tarifat përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministrit të Financave.

Neni 18

Certifikatat e importit

1. Ngarkesa e ushqimit të importuar shoqërohet me certifikatë, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, për sigurinë e ushqimit që importohet. 2. Për ushqimin që importohet, certifikatat e sigurisë së ngarkesave mund të njihen në mbështetje të marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, të lëshuara nga autoriteti kompetent i vendit eksportues. 3. Në rast se nuk ka marrëveshje, sipas pikës 2 të këtij neni, njohja e certifikatave dhe dokumenteve të tjera kryhet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me propozimin e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit. 4. Certifikatat dhe dokumentet e tjera të sigurisë duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e vendit prej nga ato vijnë.

KREU V

MIRATIMI DHE REGJISTRIMI I STABILIMENTEVE

Neni 19

Aplikimi, miratimi dhe regjistrimi

1. Stabilimentet për prodhimin primar të ushqimeve regjistrohen në regjistrin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 2. Stabilimentet për prodhimin, përpunimin dhe ruajtjen e ushqimeve regjistrohen në regjistrin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 3. Stabilimentet për përgatitjen, përpunimin dhe trajtimin e ushqimit, ku përfshihen hapësira të lëvizshme dhe/ose të përkohshme (kioska ushqimi, stacionare ose të lëvizshme, vende shitjeje në treg, mjete motorike për shitje) regjistrohen në regjistrin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 4. Drejtoritë rajonale të AKU-së në qarqe, pas verifikimit të dokumentacionit për regjistrim dhe plotësimit të kërkesave të këtij ligji nga stabilimenti aplikues, dërgojnë me shkrim në AKU kërkesën për regjistrimin e stabilimentit. AKU-ja ia dërgon këtë informacion Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Dokumentacioni i aplikimit përcaktohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 5. Stabilimentet, të cilat prodhojnë, përpunojnë dhe depozitojnë ushqime me origjinë shtazore, miratohen sipas dispozitave të këtij ligji dhe të legjislacionit veterinar në fuqi. 6. Stabilimentet, të cilat janë në procesin e miratimit, nuk e fillojnë veprimtarinë pa autorizimin përkatës. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit regjistron vetëm ato stabilimente, që i janë nënshtruar kontrollit të vlerësimit për plotësimin e kushteve. 7. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në përfundim të procedurës së regjistrimit në regjistrin e vet, i jep zyrtarisht çdo stabilimenti, sipas pikave 1, 2 dhe 3 të këtij neni, një numër regjistri.

8. Operatorët e biznesit ushqimor janë të detyruar që, për ushqimin që ata prodhojnë, të shënojnë, në etiketë dhe/ose n? dokumentacionin shoqërues, numrin e regjistrit. 9. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i dërgon AKU-së listën e operatorëve të biznesit ushqimor të regjistruar në regjistrin e saj. 10. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit mund t’i çregjistrojë stabilimentet, me kërkesën e operatorëve të biznesit ushqimor ose me propozimin e AKU-së, kur kjo konstaton se ato nuk plotësojnë kërkesat e dispozitave të këtij ligji. Për çregjistrimin e stabilimentit njoftohen me shkrim operatori i biznesit dhe drejtoritë rajonale të AKU-së. 11. Përmbajtja, forma dhe mënyra e regjistrimit në regjistër dhe procedura e dhënies së një numri regjistri përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 12. Operatorët e biznesit ushqimor e fillojnë veprimtarinë prodhuese dhe tregtuese pasi të jenë pajisur me lejet tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare dhe veterinare, të dhëna nga AKU-ja. Procedurat e dhënies së këtyre lejeve përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 13. Dhënia e lejes përkatëse për fillimin e veprimtarisë së stabilimentit bëhet kur plotësohen kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare dhe veterinare për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi, për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit. Kërkesat përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 20

Ndalimi i veprimtarisë së operatorëve të biznesit ushqimor

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me urdhër, mund të ndalojë, përkohësisht dhe përfundimisht, veprimtarinë e stabilimenteve, të lejuara sipas nenit 19 të këtij ligji, në rastet kur: a) gjatë kontrolleve të ushtruara vihet re se stabilimenti nuk plotëson dispozitat e këtij ligji; b) një procedurë e tillë është e rëndësishme dhe efektive për të garantuar sigurinë e ushqimeve.

Neni 21

Tarifat për procedurën e miratimit dhe të regjistrimit të stabilimenteve

1. Tarifat e regjistrimit e të miratimit të stabilimenteve dhe mënyra e shpërndarjes së tyre, sipas nenit 19 të këtij ligji, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe të Ministrit të Financave. 2. Tarifa për miratimin dhe regjistrimin e stabilimenteve përballohet nga aplikuesi.

KREU VI

PËRGJEGJËSITË E OPERATORËVE TË BIZNESIT USHQIMOR

Neni 22

Përgjegjësia për higjienën dhe sigurinë e ushqimeve

Operatorët e biznesit ushqimor mbajnë përgjegjësi për çdo dëmtim të shëndetit të njerëzve, të shkaktuar nga konsumi i ushqimit t? rezultuar i pasigurt, në të gjitha fazat e prodhimit, t? përpunimit dhe shpërndarjes.

Neni 23

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës së ushqimeve

1. Operatorët e biznesit ushqimor të prodhimit primar duhet të sigurojnë zbatimin sistematik të kushteve të përgjithshme dhe t? veçanta të higjienës së ushqimeve. Këto kushte përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 2. Operatorët e biznesit ushqimor, në të gjitha fazat e prodhimit, të përpunimit dhe të shpërndarjes së ushqimit, sigurojnë zbatimin sistematik të kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të higjienës së ushqimeve, të cilat përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 3. Operatorët e biznesit ushqimor në tregun me shumicë duhet të zbatojnë kërkesat higjienike t? veçanta, t? cilat p?rcaktohen me udh?zim t? Ministrit t? Bujq?sis?, Ushqimit dhe Mbrojtjes s? Konsumatorit 4. Operatorët e biznesit ushqimor që përgatisin, përpunojn?, trajtojnë dhe ruajnë në frigorifer ushqimin, në mjedise të tregtisë me pakicë, duhet të sigurojnë zbatimin sistematik të kërkesave higjienike t? veçanta, të cilat përcaktohen me udh?zim t? Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 24

Përgjegjësitë për ushqimet që nuk plotësojnë kërkesat

1. Nëse një operator i biznesit ushqimor vlerëson se një ushqim, të cilin ai e ka importuar, prodhuar, përpunuar, shpërndarë apo nxjerr? n? treg, nuk është në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore apo d?mton sh?ndetin e njer?zve, ai menjëherë fillon procedurat për heqjen e ushqimit në fjalë nga tregu dhe vë në dijeni AKU-në dhe Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 2. Kur ushqimi është blerë nga konsumatori, operatori duhet të njoftojë, në mënyrë efektive dhe të përshtatshme, konsumatorin për arsyet e heqjes nga tregu të ushqimit dhe, nëse është e nevojshme, i kërkon kthimin e ushqimit të blerë, kur masat e tjera nuk janë të mjaftueshme, për një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit. 3. Operatori i biznesit ushqimor, përgjegjës për veprimtarinë e shitjes me pakicë ose të shpërndarjes, veprimtaria e t? cilit nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në paketimin, etiketimin, sigurimin dhe integritetin e ushqimit, fillon, sapo merr njoftim apo vendimin përkatës, procedurën e heqjes nga tregu të ushqimit, q? nuk plot?son kërkesat e sigurisë ushqimore. 4. Operatori i biznesit ushqimor duhet t’u japë AKU-së dhe Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit informacionin e nevojshëm për gjurmueshmërinë e ushqimit. 5. Operatori i biznesit ushqimor duhet të bashkëpunojë dhe nuk duhet të ndalojë asnjë person tjetër për të bashkëpunuar me AKU-në dhe Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në marrjen e masave për reduktimin e riskut të ardhur nga ushqimet, me të cilat ata furnizojnë ose kanë furnizuar tregun.

Neni 25

Kërkesat për gjurmueshmërinë e ushqimeve

1. Gjurmueshmëria përcaktohet në të gjitha nivelet e prodhimit, t? përpunimit dhe të shpërndarjes së ushqimit, t? lëndëve t? para, me origjinë bimore ose shtazore, kafshët, që prodhojnë ushqim ose kafshët e përdorura në prodhimin e ushqimeve, përfshirë gjurmimin e çdo substance tjetër, të përcaktuar për të bashkëvepruar ose që ka bashkëvepruar me ushqimin. 2. Operatorët e biznesit ushqimor krijojnë një sistem për mbajtjen e të dhënave, të quajtur bazë të dhënash dhe garantojnë procedurat, të cilat mundësojnë identifikimin e tyre n? çdo çast. N?p?rmjet k?tyre t? dh?nave b?het identifikimi i çdo personi fizik apo juridik, që i ka furnizuar ata me ushqime, me kafshë që prodhojnë ushqime, kafshë t? përdorura për prodhimin e ushqimeve ose me çdo substanc? tjetër, të përcaktuar për prodhimin apo që pritet të përdoret për prodhimin e ushqimit. 3. Operatorët e biznesit ushqimor e ruajnë informacionin e përmendur në pikën 2 të këtij neni për tre vjet dhe ia japin këtë informacion AKU-së dhe Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit me kërkesë t? tyre. 4. Ushqimi i nxjerrë në treg ose që mund të nxirret në treg duhet të etiketohet dhe të identifikohet nëpërmjet dokumenteve dhe çdo lloj informacioni tjetër, për të siguruar gjurmueshmërinë. Kërkesat për gjurmueshmërinë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 26

Kërkesat për sistemin e vetëkontrollit

1. Operatori i biznesit ushqimor, me përjashtim të prodhimit primar, siguron kontroll të rregullt të kushteve higjienike të prodhimit, në çdo objekt, nëpërmjet zbatimit të procedurave parandaluese të sistemit të vetëkontrollit, sipas parimeve të sistemit të analizës së riskut dhe pikave kritike të kontrollit (më poshtë HACCP), duke: a) identifikuar të gjithë dëmtuesit, të cilët mund të parandalohen, eliminohen ose reduktohen në një nivel të pranueshëm; b) identifikuar pikat kritike të kontrollit; c) përcaktuar limitet kritike në pikat kritike të kontrollit; ç) përcaktuar procedurat efektive të monitorimit sistematik të pikave kritike të kontrollit; d) përcaktuar veprimet korrigjuese, kur sistemi i monitorimit paralajm?ron se pika kritike e kontrollit nuk është nën kontroll; dh) përcaktuar nëse procedurat e verifikimit të masave, të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “d” të kësaj pike, janë efektive; e) mbajtur dokumente dhe regjistra të përshtatshëm për identifikimin e zbatimit efektiv të masave të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “dh” të kësaj pike. 2. Operatori i biznesit ushqimor, në nivelin primar të prodhimit, përcakton dhe vë në zbatim kontrollin e rregullt të kushteve higjienike të prodhimit në çdo objekt që ka nën kontroll, nëpërmjet zbatimit të procedurave parandaluese të vetëkontrollit, sipas modelit të praktikave të mira të prodhimit. 3. Verifikimi fillestar i përshtatshmërisë së planeve të HACCP-së, për objektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, kryhet nga AKU-ja. 4. Në rast se rezultatet e vetëkontrollit, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, tregojnë ekzistencën e rreziqeve shëndetësore për njerëzit, atëherë vlerësohet se ushqimi nuk plotëson kërkesat e sigurisë ushqimore dhe operatori i biznesit ushqimor merr masat e p?rcaktuara n? nenin 24 të këtij ligji. 5. Kushtet për zbatimin e sistemit të vetëkontrollit në objektet e përmendura në pikat 1 e 2 të këtij neni përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

6. Operatori i biznesit ushqimor mban dokumentacion p?r zbatimin e sistemit t? vetëkontrollit dhe e p?rdit?son atë. Me k?rkes?n e AKU-së dhe Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, operatori jep t? dh?na p?r p?rputhjen e veprimtaris? s? tij me k?rkesat e p?rcaktuara n? pikat 1 e 2 t? k?tij neni. 7. Përjashtime nga zbatimi i sistemit të vetëkontrollit, sipas pikës 1 të këtij neni, bëhen për operatorë të veçantë të biznesit ushqimor, veçanërisht për operatorë të vegjël, kategori të veçanta operatorësh, në shitjen me pakicë dhe të prodhimit të produkteve tradicionale, me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, nëse garantohet arritja e një niveli të pranueshëm higjienik në zbatimin e sistemit të procedurave të vetëkontrollit, sipas praktikave të mira të prodhimit.

KREU VII

USHQIMET E REJA

Neni 27

Kategoritë e ushqimeve të reja

1. Vlerësohen pjesë e ushqimeve të reja kategoritë e mëposhtme: a) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë, të cilët përmbajnë ose përbëhen nga organizma të modifikuar gjenetikisht (më poshtë OMGJ); b) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë, duke përjashtuar ushqimet shtesë (aromatizuesit dhe enzimat) të prodhuara dhe që nuk përmbajnë OMGJ; c) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë me strukturë molekulare parësore, të re ose të modifikuar qëllimisht; ç) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë, që përbëhen nga mikroorganizma, kërpudha, alga ose që janë të izoluara prej tyre; d) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë, me origjinë bimore apo shtazore, materiale minerale, sintetike ose që janë të izoluara prej tyre, duke përjashtuar ushqimet dhe përbërësit ushqimorë, të cilët janë përftuar n? mënyr? tradicionale riprodhimi dhe që, për një kohë të gjatë, është vërejtur se janë të sigurta për konsum. dh) ushqimi dhe përbërësit ushqimorë, për të cilët është zbatuar një proces prodhimi jobashkëkohor, që shkakton ndryshime të rëndësishme në përbërjen, strukturën dhe përbërësit ushqimorë e që ndikon në vlerat ushqyese, në metabolizmin ose në nivelin e substancave të padëshiruara. 2. Vlerësohen pjesë të ushqimeve të reja, përveç atyre të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, edhe kategoritë e ushqimeve, që janë: a) plotësisht ose pjesërisht me lëndë të para të reja; b) me përbërje bazë të ndryshuar; c) prodhuar me teknologji prodhimi, që ndryshon nga të mëparshmet. 3. Kategoritë e ushqimeve të reja, të përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni, nuk duhet: a) të dëmtojnë shëndetin e njerëzve; b) të mashtrojnë konsumatorin; c) të ndryshojnë nga ushqimet dhe përbërësit ushqimorë, që janë përcaktuar të zëvendësojnë n? at? mas?, q? konsumimi normal i tyre të p?rb?j? disavantazh ushqimor për konsumatorin. 4. Dispozitat e këtij ligji dhe rregulloret e përmendura në pikën 5 të këtij neni zbatohen në kategoritë e ushqimeve të reja, të përcaktuara në shkronjat “a” e “b” të pikave 1 e 2 të këtij neni. 5. Rregulloret e veçanta të ushqimeve të reja përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 28

Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja

1. Për nxjerrjen në treg të ushqimeve të reja në Republikën e Shqipërisë, aplikuesi duhet të marrë leje nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, pas dhënies së mendimit paraprak shkencor t? AKU-s?. 2. Kushtet dhe procedurat për dhënien e lejes, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 29

Regjistri p?r lejet e dhëna për nxjerrjen e ushqimeve të reja në treg

1. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit mban regjistrin për lejet e dhëna për nxjerrjen e ushqimeve të reja në treg. 2. Përmbajtja, forma dhe mënyra e mbajtjes së regjistrit, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 30

Ndalimi i nxjerrjes së ushqimeve të reja në treg

1. Nëse ka ndonjë mosp?rputhje shkencore për efektin e dëmshëm të ushqimeve të reja në shëndetin e njerëzve, veçanërisht të ushqimit dhe të përbërësve të ushqimit, të cilat përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht ose që përbëhen nga ta, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndalon përkohësisht nxjerrjen e një ushqimi të till? në treg, për parandalimin ose zvogëlimin e mundësisë së ndikimeve negative në shëndetin e njerëzve. 2. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndalon nxjerrjen e ushqimeve të reja në treg, veçanërisht të ushqimit dhe të përbërësve ushqimorë, të cilët përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht ose që përbëhen nga ta, nëse, bazuar në vlerësimin e një rreziku shkencor, janë vlerësuar të dëmshme për shëndetin e njerëzve. 3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndalon, përkohësisht ose përgjithmonë, importin e ushqimeve të reja, që përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht, kur nuk ka informacion shkencor dhe njohuri për pasojat negative të mundshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Neni 31

Asgjësimi i ushqimeve të reja të pasigurta

Ushqimet e reja, veçanërisht ushqimet dhe përbërësit ushqimorë, të cilët përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht ose që përbëhen nga ta, që nuk plotësojnë kërkesat e sigurisë, të parashikuara nga ky ligj, asgjësohen. Procedurat e asgj?simit të ushqimeve të reja përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

KREU VIII

PËRCAKTIMI I ORIGJINËS DHE I TREGUESVE GJEOGRAFIKË TË USHQIMEVE

Neni 32

Përcaktimi i origjinës dhe i treguesve gjeografik? të ushqimeve

1. Përcaktimi i origjinës së ushqimit përmban emrin e rajonit, vendin specifik ose, në raste të veçanta, emrin e vendit të përdorur, për të përshkruar ushqimin: a) i cili vjen nga ky rajon, vend specifik ose nga vendi i përdorimit; b) cilësia dhe karakteristikat e të cilit janë rrjedhojë e ndikimit të faktorëve natyrorë dhe njerëzorë të një mjedisi gjeografik specifik, si dhe prodhimi, përpunimi dhe përgatitja e tij kryhen në këtë mjedis gjeografik. 2. Tregues gjeografikë vlerësohen emri i rajonit, vendi specifik ose, në raste të veçanta, emri i vendit të përdorur për të përshkruar ushqimin, i cili: a) vjen nga ky rajon, vend specifik ose nga vendi i përdorimit; b) ka cilësi të veçanta, reputacion ose disa karakteristika të tjera, që janë atribute të origjinës gjeografike të tij dhe prodhimi, përpunimi e përgatitja e tij kryhen në këtë mjedis gjeografik. 3. Ushqimet me origjinë të përcaktuar, tregues gjeografik? të përcaktuar, si dhe metodat e kontrollit të tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

KREU IX

TREGUESI “PRODUKT USHQIMOR TRADICIONAL” I USHQIMIT

Neni 33

Treguesi “Produkt ushqimor tradicional” i ushqimit

1. Ushqimi pajiset me treguesin “Produkt ushqimor tradicional”, nëse është prodhuar nëpërmjet përdorimit të materialeve të papërpunuara tradicionale, ka një përbërje tradicionale, është prodhuar ose përpunuar në mënyr? tradicionale dhe dallohet p?r karakteristika të veçanta nga ushqimet e së njëjtës kategori. Në etiketë shënohet “Produkt ushqimor tradicional”. 2. Produktet ushqimore, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 3. Prodhuesit e përpunuesit dhe shoqatat e prodhuesve dhe/ose të përpunuesve (më poshtë shoqatat) kanë të drejtë të aplikojnë për marrjen e treguesit “Produkt ushqimor tradicional”, pavarësisht nga forma ligjore apo përbërja e shoqatës, e cila e prodhon ose e përpunon këtë ushqim. Aplikuesit duhet të paraqesin kërkesën dhe specifikimin e produktit ushqimor. 4. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit përcakton, me udhëzim, kushtet, procedurën për njohjen e karakterit të veçantë të ushqimit, përmbajtjen e specifikimit dhe emëron një komision për dhënien e treguesit “Produkt ushqimor tradicional”. Përbërja dhe mënyra e funksionimit të këtij komisioni përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 34

Regjistri i produkteve me tregues “Produkt ushqimor tradicional”

1. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit mban një regjist?r të produkteve ushqimore, që i referohen treguesit “Produkt ushqimor tradicional”. 2. Përmbajtja, forma dhe mënyra e mbajtjes së regjistrit, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 35

Regjistrimi dhe çregjistrimi i produkteve me treguesin “Produkt ushqimor tradicional”

1. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit miraton, me urdhër, vendimin e komisionit për regjistrimin në regjistër të ushqimit me tregues “Produkt ushqimor tradicional”. 2. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me propozimin e komisionit, urdhëron me shkrim çregjistrimin nga regjistri t? ushqimit me tregues “Produkt ushqimor tradicional”, kur ai nuk plotëson kushtet e përcaktuara në pikën 1 të nenit 33 të këtij ligji.

KREU X

ETIKETIMI DHE PUBLIKIMI I USHQIMIT

Neni 36

Kërkesa të përgjithshme të etiketimit të ushqimit

1. Ushqimi, që nxirret në treg, pajiset me etiketën, ku shënohen: a) emri i produktit; b) lista e përbërësve; c) sasia e përbërësve të veçantë ose e kategorive të përbërësve; ç) sasia neto, në rastin e ushqimeve të paraambalazhuara; d) data e jetëgjatësis? minimale ose, në rastin e ushqimeve që nga pikëpamja mikrobiologjike paraqesin rrezik, sh?nohet “të përdoret deri më...”; dh) çdo kusht i veçantë i ruajtjes dhe/ose i përdorimit; e) emri apo em?rtimi i biznesit dhe adresa e prodhuesit, ambalazhuesit dhe/ose e tregtarit; ë) vendi i origjinës; f) udhëzimet e përdorimit, kur ushqimi nuk mund të përdoret pa t?; g) grada alkoolike për vëllim për pijet, që përmbajnë më shumë se 1,2 për qind të vëllimit alkool; gj) përmbajtja ose përbërja e OMGJ-ve, si dhe OMGJ-t? q? përmban. 2. Etiketa duhet të shkruhet në gjuhën shqipe, të jetë e dallueshme, e lexueshme dhe e kuptueshme. 3. Mënyra e etiketimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 37

Paraqitja dhe reklama e ushqimit

1. Paraqitja e ushqimit dhe e ushqimit për kafshë përfshin formën e tyre, pamjen e jashtme ose ambalazhimin, materialet paketuese të përdorura, mënyrën, sipas së cilës ato janë rregulluar dhe mjedisin ku janë paraqitur, si dhe informacionin e vlefshëm rreth tij me çdo mjet informimi. 2. Reklama e ushqimit ose e ushqimit për kafshë bëhet vetëm pasi AKU-ja jep të drejtën e prodhimit dhe të tregtimit të tyre.

3. Mënyra e paketimit, reklam?s dhe paraqitjes së ushqimeve përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

KREU XI

KONTROLLI ZYRTAR I USHQIMEVE

Neni 38

Kontrolli zyrtar i ushqimeve

Kontrolli zyrtar i ushqimeve përfshin një ose më shumë nga veprimtaritë e mëposhtme: a) inspektimin; b) marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave; c) kontrollin e etiketës dhe të dokumentacionit zyrtar; ç) shqyrtimin e dokumentacionit për gjurmueshmërinë; d) shqyrtimin e sistemit të vetëkontrollit.

Neni 39

Organet përkatëse të kontrollit

Kontrolli zyrtar i ushqimeve kryhet nga Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë dhe laboratorët e autorizuar të sigurisë ushqimore dhe të veterinarisë, në përbërje të AKU- së. Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit e Ushqimit për Kafshë ka në përbërje të tij specialistë të fushës, të certifikuar nga AKU-ja.

Neni 40

Parimet e përgjithshme të kontrollit zyrtar të ushqimit

1. Kontrolli zyrtar i ushqimit kryhet: a) rregullisht dhe në përputhje me përparësitë e përcaktuara në skemën e vlerësimit të riskut; b) kur ka arsye për të besuar se kërkesat e këtij ligji nuk janë plotësuar. 2. Kontrolli kryhet duke përdorur mjete të përshtatshme dhe të kontrollueshme. 3. Kontrolli zyrtar mbulon të gjitha fazat e prodhimit, të përpunimit dhe të shpërndarjes. 4. Kontrolli zyrtar, si rregull, kryhet pa paralajmërim.

Neni 41

Objekti i kontrollit zyrtar të ushqimeve

Kontrolli zyrtar i ushqimeve ka objekt:

1. Vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrinë e prodhimit, zyrat, mjedisin, mjetet e transportit, të përdorura në biznesin ushqimor, veçanërisht kushtet e përcaktuara në nenet 19 e 20 të këtij ligji. 2. Inspektimin e gjendjes shëndetësore të personelit dhe të higjienës së objekteve, që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin. 3. Lëndët e para, ujin, përbërësit, aditivët, shtesat teknologjike dhe substancat e tjera, të përdorura për përgatitjen dhe prodhimin e ushqimit. 4. Ushqimet gjysmë të gatshme. 5. Ushqimet e gatshme. 6. Pastrimin, substancat pastruese dhe të mirëmbajtjes që përdoren në proceset e prodhimit. 7. Proceset e përdorura për prodhimin ose përpunimin e ushqimeve. 8. Mënyrën e paketimit, materialet paketuese dhe ato në kontakt me ushqimin. 9. Etiketimin dhe dokumentet shoqëruese të ushqimeve. 10. Përcaktimin e origjinës, të treguesve gjeografikë të mbrojtur dhe treguesin “Produkt ushqimor tradicional”. 11. Proceset teknologjike që zbatohen në prodhimin dhe përgatitjen e ushqimeve. 12. Aditivët ushqimorë, materialet në kontakt me ushqimin, kontaminuesit ushqimorë, si dhe substancat pastruese përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 42

Marrja e mostrave për analizat laboratorike

1. Për qëllim të kontrollit zyrtar të ushqimeve merren mostra të materialeve të papërpunuara të përbërësve, shtesave teknologjike dhe të substancave të tjera, të përdorura për përgatitjen dhe prodhimin e ushqimeve, ushqimeve gjysmë të gatshme, ushqimeve të gatshme, materialeve në kontakt me ushqimet, përfshirë substancat që përdoren për pastrimin dhe mirëmbajtjen në biznesin ushqimor. 2. Operatorët e biznesit ushqimor lejojnë marrjen e sasive të nevojshme të mostrave pa pagesë për kryerjen e analizave, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni. 3. Procedurat e marrjes së mostrave përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 43

Masat e përgjithshme të administrimit të kontrollit zyrtar të ushqimeve

1. Inspektori i kontrolli të ushqimit dhe i ushqimit për kafshë ka të drejtë të hyjë, të kontrollojë dhe të fotografojë shkeljet e konstatuara në stabilimentin ushqimor ose në çdo ndërtesë tjetër ku ushqimi prodhohet, përpunohet dhe shpërndahet, me përjashtim të vendeve të banimit. 2. Kur inspektori i kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, gjatë kontrollit zyrtar, zbulon ose ka arsye për të dyshuar për një shkelje të dispozitave të këtij ligji, merr masat e nevojshme për t’u siguruar që shkelja do të korrigjohet nga operatori i biznesit ushqimor. 3. Pronari, poseduesi, personi përgjegjës, i punësuari në stabiliment, që ndodhen në stabiliment në çastin e kontrollit, duhet të japin informacionin dhe ndihmesën e kërkuar nga inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë. 4. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë nuk pengohet në kryerjen e detyrave të tij. 5. Personave të përcaktuar në pikën 3 të këtij neni nuk u lejohet të marrin asnjë masë të përcaktuar në këtë ligj, për korrigjimin e parregullsive, pa miratim me shkrim të inspektorit.

6. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë kryen kontroll zyrtar, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në këtë ligj dhe në ligje të tjera të veçanta në fushën e ushqimit. 7. Detyrat, përgjegjësitë e Inspektoratit të Kontrollit të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë, programi vjetor i inspektimeve dhe raportimi përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

KREU XII

LABORATORËT E AUTORIZUAR TË KONTROLLIT DHE LABORATORËT E REFERENCËS

Neni 44

Laboratorët e autorizuar të kontrollit

1. Analizat laboratorike të mostrave, sipas neneve 17 e 40 të këtij ligji, të marra për kryerjen e kontrollit zyrtar të ushqimit, bëhen në laboratorët e autorizuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 2. Inspektori i kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë i dërgon mostrat e marra në një laborator të autorizuar kontrolli për kryerjen e kontrollit zyrtar. 3. Tarifa e analizave të kryera, për ushqimet e prodhuara në Republikën e Shqipërisë, mbulohet nga AKU-ja. Kur ushqimi nuk përmbush kërkesat e detyrueshme, të bazuara në këtë ligj, si edhe/ose informacionin e specifikuar mbi etiketë, tarifat paguhen nga operatori i biznesit ushqimor, që e prodhon dhe/ose e nxjerr në treg ushqimin. 4. Lista e laboratorëve të autorizuar të kontrollit, ku përcaktohet tipi i laboratorit dhe analizat, që janë të autorizuar të kryejnë, miratohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe botohet në Fletoren Zyrtare një herë në vit.

Neni 45

Veprimtaritë e laboratorëve të autorizuar të kontrollit

1. Laboratorët e autorizuar të kontrollit kryejnë: a) veprimtaritë bazë; b) veprimtaritë e specializuara; c) veprimtaritë e specializuara për të lëshuar certifikata ndërkombëtare. 2. Laboratorët e autorizuar të kontrollit, për të kryer veprimtari bazë, duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 3. Laboratorët e autorizuar të kontrollit, për kryerjen e veprimtarive të specializuara, duhet të përmbushin kushtet e përcaktuara në praktikat e mira laboratorike. 4. Laboratorët e autorizuar të kontrollit, që kryejnë veprimtari të specializuara, për të lëshuar certifikata ndërkombëtare, duhet të akreditohen nga një institucion i pavarur. Akreditimi, vlerësimi dhe autorizimi i laboratorëve të analizave mund të bëhen për analiza të veçanta ose për një grup analizash dhe për lloje të veçanta ushqimesh. 5. Me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit mund të përcaktohen kushte të veçanta, që duhet të përmbushin laboratorët e analizave, të përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij neni. 6. Procedurat e kategorizimit, vlerësimit dhe autorizimit të laboratorëve të kontrollit, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

7. Laboratorët e autorizuar të kontrollit u nënshtrohen programeve të përshtatshme të testimit.

Neni 46

Laboratorët e referencës

1. Laboratorët e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë janë laboratorë reference, për çdo analizë të kryer, për kontrollin zyrtar të sigurisë së ushqimeve. Një laborator mund të jetë laborator reference për një ose me shumë analiza. 2. Laboratorët e referencës duhet të akreditohen nga një institucion i pavarur. 3. Laboratorët e referencës duhet: a) të bëjnë vlerësimin e laboratorëve të autorizuar nëse janë të aftë për kryerjen e analizave, të kontrolleve zyrtare, vlerësim i cili shërben për pajisjen e tyre me autorizim nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; b) të bashkërendojnë punën dhe të ofrojnë mbështetje, përfshirë trajnime dhe shërbime të tjera për veprimtaritë laboratorike, për standardet teknike dhe metodat e analizave që kryejnë; c) të organizojnë teste paralele të mostrave të standardizuara dhe të marrin pjesë në to në nivel kombëtar e ndërkombëtar për monitorimin e kualifikimit të laboratorëve të autorizuar të kontrollit; ç) të garantojnë se laboratorët e autorizuar përdorin sistemin e tyre të brendshëm të menaxhimit të cilësisë. 4. Lista e laboratorëve të referencës, ku specifikohen analizat, që ata janë të autorizuar të kryejnë, botohet në Fletoren Zyrtare një herë në vit.

KREU XIII

MENAXHIMI I KRIZAVE DHE I EMERGJENCAVE

Neni 47

Masat urgjente për garantimin e sigurisë ushqimore

1. Kur vërehet se ushqimi paraqet një rrezik serioz për shëndetin e njerëzve ose për mjedisin dhe se një rrezik i tillë nuk mund të eliminohet, me propozimin e AKU-së, në varësi të shkallës së vështirësisë së gjendjes, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit urdhëron marrjen e masave, sipas pikave 2 dhe 3 të këtij neni. 2. Nëse ushqimi është prodhuar në vend, merren këto masa: a) ndalimi i përkohshëm i hedhjes në treg ose i përdorimit të ushqimit; b) përcaktimi i kushteve të veçanta për ushqime specifike; c) eliminimi i ushqimeve, pa shkaktuar dëme; ç) masa të tjera të përkohshme dhe të përshtatshme. 3. Nëse ushqimi është i importuar, merren këto masa: a) ndalimi i përkohshëm i importit të ushqimit nga vendet eksportuese ose nga pjesë të vendit eksportues ose të vendeve tranzit; b) përcaktimi i masave të veçanta për ushqime specifike nga vendet eksportuese, pjesë të vendeve eksportuese ose nga vendet tranzit; c) eliminimi i ushqimeve pa shkaktuar dëme; ç) masa të tjera të përkohshme dhe të përshtatshme.

Neni 48

Plani i përgjithshëm për menaxhimin e krizave

1. AKU-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, harton një plan të përgjithshëm për trajtimin e krizave në fushën e sigurisë ushqimore. 2. Ky plan miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe përcakton: a) llojet e riskut, me origjinë ushqimore, të cilat mund të rrezikojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, shëndetin e njerëzve e që nuk mund të eliminohen apo reduktohen deri në një nivel të pranueshëm, nëpërmjet zbatimit të dispozitave, të parashikuara në këtë ligj; b) procedurat praktike thelbësore për trajtimin e një krize; c) ngritjen e një njësie për menaxhimin e krizave pranë AKU-së. Kjo njësi përcakton strategjinë e komunikimit në rastet e krizave ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe AKU-së, institucioneve të tjera përgjegjëse, konsumatorit dhe operatorëve të biznesit të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë.

KREU XIV

USHQIMI PËR KAFSHËT

Neni 49

Kërkesat e përgjithshme të sigurisë së ushqimeve për kafshë

1. Ushqimi për kafshë nuk nxirret në treg ose nuk përdoret si ushqim për kafshë që prodhojnë ushqime, nëse nuk është i sigurt. 2. Ushqimi për kafshë nuk është i sigurt për t’u përdorur nëse: a) ka një efekt të dëmshëm në shëndetin e njerëzve ose të kafshëve; b) produktet e prodhuara nga kafshët nuk janë të sigurta për konsum njerëzor. 3. Kur një ushqim për kafshë, i identifikuar se nuk plotëson kërkesat e sigurisë ushqimore për kafshë, është pjesë e një pakoje, pjesë e një pjese të ngarkesës ose e ngarkesës së plotë të një ushqimi të së njëjtës kategori ose përshkrimi, atëherë i gjithë ky ushqim nuk është i sigurt, vetëm nëse, pas kryerjes së analizave laboratorike, provohet e kundërta.

Neni 50

Përcaktimi i sigurisë së ushqimeve për kafshë

1. Nëse ka arsye të dyshohet se ushqimi për kafshë nuk është i sigurt, me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me propozimin e AKU-së, merren masa për kufizimin e tregtimit të këtij ushqimi ose heqjen e tij nga tregu. 2. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit nxjerr udhëzime, ku përcaktohen: a) kërkesat për sigurinë e ushqimit për kafshë; b) kushtet higjienike, kur veprohet me ushqimin për kafshë; c) zbatimi i sistemit të vetëkontrollit në operatorët e biznesit të ushqimit për kafshë, për garantimin e sigurisë së ushqimit të kafshëve, që nxirret në treg; ç) kërkesat për punonjësit teknikë, hapësirat dhe pajisjet e laboratorëve për kryerjen e analizave të ushqimit për kafshë; d) ndalimi ose kufizimi i përdorimit të lëndëve të para të veçanta në prodhimin e ushqimit për kafshë, të cilat rrjedhin nga burime specifike, kullotat që lidhen me llojin e kafshës dhe me procesin e përpunimit;

dh) kushte të tjera, që lidhen me ushqimin për kafshë dhe që vlerësohen se janë thelbësore për të garantuar se ushqimi për kafshë i përmbush kërkesat e sigurisë.

Neni 51

Importi dhe eksporti i ushqimit për kafshë

1. Nenet 14 e 15 të këtij ligji zbatohen edhe për importin dhe për eksportin e ushqimit për kafshë në Republikën e Shqipërisë. 2. Importuesi i ushqimit për kafshë i paraqet inspektorit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në pikat e inspektimit kufitar një kërkesë për kontrollin e kontingjentit të ushqimit për kafshë që ai ka importuar, për të përcaktuar sigurinë e këtij ushqimi. 3. Autoriteti doganor kryen procedurën doganore për kontingjentin e ushqimit për kafshë, pasi inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë i pikës së inspektimit kufitar përcakton sigurinë e kontingjentit dhe, me vendim, miraton importin. 4. Autoriteti doganor është i detyruar që, brenda përgjegjësive dhe detyrave të tij, t’i verë në dispozicion inspektorit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë të pikës së kalimit kufitar të gjithë dokumentacionin dhe ta lejojë të bëjë kontrollin e nevojshëm, për të vërtetuar përmbushjen e kërkesave të sigurisë së ushqimit për kafshë. 5. Kur për ngarkesën e ushqimit për kafshë ka dyshime, deri në plotësimin e procedurës së përcaktimit të sigurisë dhe përpara plotësimit të procedurës doganore, ngarkesa mbahet në ruajtje në magazinat doganore. 6. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë i pikës së kalimit kufitar, për verifikimin e sigurisë së ushqimit për kafshë të importuar, ka të drejtë të marrë mostra dhe t’i analizojë ato në laboratorët e autorizuar. 7. Shpenzimet për analizimin e kontingjentit, lëshimin e formularit zyrtar të vendimit, sipas pikës 3 të këtij neni dhe shpenzimet e kontrollit laboratorik mbulohen nga importuesi.

Neni 52

Regjistrimi në regjistrin e stabilimenteve

Për procesin e regjistrimit në regjistrin e stabilimenteve, ku përpunohet ose magazinohet ushqimi për kafshë, zbatohen dispozitat e legjislacionit për veterinarinë.

Neni 53

Detyrat dhe përgjegjësitë e operatorëve të biznesit të ushqimit për kafshë

Detyrat dhe përgjegjësitë e operatorëve të biznesit të ushqimit për kafshë duhet të jenë në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në kreun VI të këtij ligji për: a) higjienën dhe sigurinë e ushqimit për kafshë; b) procedurat e nevojshme që duhet të ndërmerren, nëse ushqimi për kafshë nuk përmbush kërkesat e sigurisë; c) futjen e sistemit të vetëkontrollit në stabilimentet e biznesit të ushqimit për kafshë; ç) futjen e një sistemi, që mundëson gjurmueshmërinë e ushqimit për kafshë.

Neni 54

Hedhja në treg e ushqimit për kafshë, q? ka n? përbërje ose n? përmbajtje OMGJ

1. Aplikuesi, për nxjerrjen për herë të parë në treg të ushqimit për kafshë dhe të përbërësve të këtyre ushqimeve, të cilat kan? n? përbërje ose përmbajnë OMGJ, duhet të pajiset me leje nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, n? mb?shtetje t? mendimit shkencor të dhënë më parë nga AKU-ja. 2. Kushtet dhe procedurat për dhënien e lejes, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 3. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit mban një regjistër për lejet e dhëna për nxjerrjen në treg të ushqimit për kafshë dhe të përbërësve të tyre, të cilët kan? n? p?rb?rje ose përmbajnë OMGJ. 4. Përmbajtja dhe mënyra e mbajtjes së regjistrit t? p?rmendur n? pikën 3 të këtij neni përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, mund të ndalojë, përkohësisht ose p?rgjithmon?, importin e ushqimit për kafshë, që përmban organizma të modifikuar gjenetikisht, nëse nuk ka informacion shkencor dhe njohuri të mjaftueshme për ndikimin e mundshëm të pasojave negative n? jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Neni 55

Asgjësimi i ushqimeve për kafshë që përmbajnë OMGJ

Ushqimi për kafshë dhe përbërësit e tij, që kan? n? p?rb?rje ose përmbajnë OMGJ, që nuk përputhen me kërkesat e sigurisë, të p?rcaktuara nga ky ligj, duhen asgjësuar, sipas legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit.

Neni 56

Etiketimi i ushqimit për kafshë

1. Etiketimi i ushqimit për kafshë bëhet sipas kërkesave të përgjithshme, të përcaktuara në nenin 36 të këtij ligji dhe në ligjin nr.8411, datë 1.10.1998 “Për ushqimet e blegtorisë”. 2. Mënyra e etiketimit të ushqimit për kafshë, përfshirë dhe ato që kan? n? p?rb?rje ose përmbajnë OMGJ, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 57

Kontrolli zyrtar i ushqimit për kafshë

1. Kontrolli zyrtar i ushqimit për kafshë kryhet n? p?rputhje me nenin 38 të këtij ligji. 2. Kontrolli zyrtar i ushqimit për kafshë, përfshirë edhe aditiv?t e ushqimit për kafshë, kryhet nga Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë dhe përfshin të gjitha nivelet e prodhimit, të përpunimit e të shpërndarjes. 3. Dispozitat e neneve 40, 41 e 43 të këtij ligji zbatohen edhe për kontrollin zyrtar të ushqimit për kafshë. 4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit të Kontrollit të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë, si dhe programi vjetor i inspektimeve e mënyra e raportimit përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 58

Marrja e mostrave për analizimin laboratorik të ushqimit për kafshë

1. Për kryerjen e kontrollit zyrtar të ushqimit për kafshë merren mostra të lëndëve të para, të përbërësve, shtesave teknologjike dhe substancave të tjera, të përdorura në përgatitjen dhe prodhimin e ushqimit për kafshë, t? materialeve që bien në kontakt të drejtpërdrejtë me këtë ushqim, përfshirë substancat pastruese dhe materialet e mirëmbajtjes, të cilat përdoren në biznesin e ushqimit për kafshë. 2. Operatorët e biznesit të ushqimit për kafshë jan? t? detyruar të lejojnë marrjen e sasive të nevojshme pa pagesë të mostrave, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, për qëllime analizash laboratorike.

Neni 59

Laboratorët e autorizuar të kontrollit dhe të referencës

1. Analizat laboratorike të mostrave, të marra për kryerjen e kontrollit zyrtar të ushqimit për kafshë, sipas nenit 58 të këtij ligji, bëhen nga laboratorë të autorizuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 2. Inspektori i kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë ?sht? autoriteti zyrtar për marrjen dhe dërgimin e mostrave në një laborator të autorizuar kontrolli. 3. Tarifa e analizave të kryera për ushqimet për kafshë, të prodhuara në Republikën e Shqipërisë, mbulohet nga AKU-ja dhe Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe, nëse ushqimi për kafshë nuk përmbush kërkesat e detyrueshme, të bazuara në këtë ligj dhe/ose n? informacionin e specifikuar mbi etiketë, tarifat mbulohen nga operatori i biznesit të ushqimit për kafshë, që e prodhon dhe/ose e nxjerr në treg këtë ushqim. 4. Lista e laboratorëve të autorizuar të kontrollit, ku përcaktohen tipi i laboratorit dhe analizat, që ato janë të autorizuar të kryejnë, miratohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe botohet në Fletoren Zyrtare një herë në vit. 5. Për laboratorët e autorizuar të kontrollit, sipas pikës 1 të këtij neni, zbatohet edhe neni 45 “Veprimtaritë e laboratorëve të autorizuar të kontrollit” të këtij ligji. 6. Laboratorët e Institutit të Sigurisë së Ushqimeve dhe të Veterinarisë janë laboratorë reference, për çdo analizë të kryer, për qëllim të kontrollit zyrtar të sigurisë së ushqimeve për kafshë. 7. Laboratorët e referencës duhet të akreditohen nga një institucion i pavarur. 8. Trajnojnë dhe certifikojnë inspektorët e kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë. 9. Laboratorët e referencës duhet: a) të bëjnë vlerësimin e laboratorëve të autorizuar nëse janë të aftë për kryerjen e analizave, të kontrolleve zyrtare, vlerësim i cili shërben për pajisjen me autorizim nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; b) të bashkërendojnë punën dhe të ofrojnë mbështetje, përfshirë trajnime dhe shërbime të tjera për veprimtaritë laboratorike, për standardet teknike dhe metodat e analizave që kryejnë; c) të organizojnë teste paralele të mostrave të standardizuara dhe të marrin pjesë në to në nivel kombëtar e ndërkombëtar, për monitorimin e kualifikimit të laboratorëve të autorizuar të kontrollit; ç) të garantojnë se laboratorët e autorizuar përdorin sistemin e tyre të brendshëm të menaxhimit të cilësisë. 10. Lista e laboratorëve të referencës, ku specifikohen analizat, që ata janë të autorizuar të kryejnë, miratohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe botohet në Fletoren Zyrtare një herë në vit.

Neni 60

Trajtimi i krizave dhe i emergjencave

Masat urgjente për garantimin e sigurisë ushqimore dhe plani i përgjithshëm për menaxhimin e krizave, të përcaktuara në nenet 47 e 48 të këtij ligji, zbatohen edhe për trajtimin e krizave dhe t? emergjencave për garantimin e sigurisë së ushqimit për kafshë.

KREU XV

AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT

Neni 61

Parime të përgjithshme

1. Në varësi të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit krijohet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. 2. AKU-ja është person juridik, publik, me seli në Tiranë dhe drejtori rajonale në qarqe. 3. AKU-ja kryen veprimtari inspektuese, teknike dhe shkencore, në përputhje me këtë ligj dhe ligjet e tjera specifike, për sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve dhe t? ushqimeve për kafshë, për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe p?r mbrojtjen e bimëve. 4. Fondet për krijimin dhe fillimin e punës së AKU-së garantohen nga Buxheti i Shtetit. 5. Fondet për ushtrimin e veprimtaris? së AKU-së përballohen nga: a) Buxheti i Shtetit; b) burime të tjera të brendshme ose donacione. 6. AKU-ja, me autorizim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, ua delegon personave të tjerë juridikë, publikë veprimtarinë, në përputhje me objektivin e k?tij autoriteti. 7. Organizimi dhe funksionimi i AKU-së përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Rekrutimi i nëpunësve të AKU-së bëhet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Neni 62

Fusha e veprimtarisë s? AKU-së

I. AKU-ja ka objekt t? veprimtaris? analizimin e riskut për ushqimin dhe ushqimin për kafshë. 1. Në kuadër të veprimtarisë së vlerësimit t? riskut, AKU-ja: a) kërkon, grumbullon dhe analizon informacionin shkencor e teknik për të karakterizuar dhe monitoruar riskun, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi sigurinë e ushqimit dhe t? ushqimit për kafshë; b) kryen, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, Institutin e Siguris? Ushqimore dhe t? Veterinarisë dhe me persona t? tjerë juridikë, monitorimin e sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit për kafshë; c) kryen veprimtari për identifikimin dhe karakterizimin e riskut, që shfaqet për sigurinë e ushqimit dhe t? ushqimit për kafshë;

ç) bën studime shkencore të nevojshme për promovimin e vlerësimit të riskut në fushën e sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit për kafshë; d) vendos mënyra unike të vlerësimit të riskut në të gjitha nivelet e prodhimit, t? përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimit e të ushqimit për kafshë. 2. Në kuadër të komunikimit të riskut, AKU-ja: a) informon mbi riskun dhe jep mendimin shkencor për Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, institucionet e tjera publike dhe private, operatorët e biznesit ushqimor dhe të ushqimit për kafshë dhe konsumatorët, për sa u përket rreziqeve dhe sigurisë së ushqimit e të ushqimit për kafshë; b) krijon një sistem informimi të shpejtë dhe, për këtë qëllim, merr e dërgon të gjithë informacionin për rreziqet e ushqimit, si dhe krijon një sistem qendror për shkëmbimin e informacionit. 3. Në kuadër të menaxhimit të riskut, AKU-ja bashkëpunon me Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për bashkërendimin e veprimtarive të përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni, për kryerjen e kontrollit zyrtar të sigurisë së ushqimit e të ushqimit për kafshë dhe për hartimin e kuadrit ligjor në fushën e sigurisë së ushqimit e të ushqimit për kafshë. II. Krahas veprimtarive t? p?rcaktuara n? kreun I të këtij neni, AKU-ja: 1. P?rgatit standarde, materiale informuese për praktikat e mira të prodhimit bujqësor, praktikat e mira të përpunimit, praktikat e mira të higjienës, për aplikimin e sistemit HACCP dhe për praktikat e mira laboratorike. 2. Ofron mendim shkencor për ushqimin, vlerat ushqimore të ushqimit dhe tema të tjera, q? lidhen me shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe mbrojtjen e bimëve. 3. Bashkëpunon me institucione dhe organizma ndërkombëtarë, që trajtojn? çështjet e ushqimit. 4. Trajnon dhe certifikon inspektorët e kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.

Neni 63

Organet përbërëse të AKU-së

Organet përbërëse të AKU-së janë: a) bordi b) Drejtori i Përgjithshëm c) komiteti shkencor dhe panelet shkencore ç) inspektoratet dhe laboratorët përkatës d) drejtoritë rajonale.

Neni 64

Struktura, mandati dhe detyrat e bordit

1. Bordi ?sht? p?rgjegj?s për të siguruar q? AKU-ja kryen misionin dhe përmbush detyrat e ngarkuara nga ky ligj. Ai përbëhet nga 15 anëtarë si më poshtë: a) dy përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; b) një përfaq?sues nga Ministria e Shëndetësisë; c) një përfaqësues nga Ministria e Financave; ç) një përfaqësues nga Ministria e Brendshme; d) një përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; dh) një person publik në fushën e medias; e) Kryetari i Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive;

ë) pesë profesorë të fushave të ushqimit, të ushqimit për kafshë, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve nga universitetet; f) një përfaqësues i shoqatës së konsumatorëve; g) një përfaqësues i shoqatës së agrobiznesit. 2. Funksionet e përfaqësuesve të institucioneve të përfshira në bord, si dhe anëtarët e përmendur në shkronjat “dh”, “ë”, “f” dhe “g” caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 3. Anëtarët e bordit zgjidhen për një mandat 4-vjeçar. 4. Kryetari i bordit propozohet nga anëtarët e bordit dhe em?rohet nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për një periudhë dyvjeçare. 5. Kriteret e emërimit dhe të shkarkimit, mënyra e funksionimit, të drejtat dhe detyrat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 65

Drejtori i Përgjithshëm

1. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së emërohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 2. Drejtori i Përgjithshëm drejton veprimtarinë e AKU-së, e përfaqëson at? dhe vepron në emër të saj. Ai është përgjegjës për ushtrimin e veprimtarisë së AKU-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi; i paraqet propozime për dokumentacionin, që i dërgohet bordit, për miratimin e tyre; zbaton vendimet e bordit dhe kryen detyra të tjera, brenda kompetencave që ka, në zbatim të ligjit e t? akteve nënligjore në fuqi. 3. Kriteret e em?rimit e të shkarkimit dhe kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me vendim te Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 66

Komiteti shkencor dhe panelet shkencore

1. Komiteti shkencor dhe panelet shkencore t? AKU-s? kanë në përbërje ekspertë, të cilët përcaktojnë mendimin shkencor për qëllime të veprimtarisë së k?tij autoriteti. 2. Numri i paneleve shkencore, përbërja, funksionimi, të drejtat dhe detyrat e komitetit shkencor dhe t? paneleve shkencore përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 3. Komiteti shkencor jep mendime shkencore: a) me kërkesë të bordit; b) me nismën e tij, për çështje brenda kompetencave që ka. 4. Kërkesa e paraqitur në shkronjën “a” të pikës 3 të këtij neni shoqërohet me të gjithë informacionin e nevojshëm, duke shpjeguar se cilës çështje shkencore i adresohet. 5. Komiteti shkencor jep mendimin e vet shkencor brenda periudhës së përcaktuar në kërkesën e bordit, me përjashtim të rastit kur rrethana objektive nuk e lejojnë këtë. 6. Në rastet kur: a) është paraqitur më shumë se një kërkesë për të njëjtën çështje; b) kërkesa për dhënien e mendimit shkencor nuk është shoqëruar me informacionin e nevojshëm ose është e paqartë; c) komiteti shkencor ka dhënë mendimin e vet shkencor për një çështje të caktuar dhe ka vërejtur se nuk ka informacione të reja, që duhen vlerësuar,

komiteti shkencor mund ta refuzojë kërkesën ose të propozojë që kërkesa të ndryshohet. Kërkesa e refuzuar shoqërohet me një argumentim shpjegues.

Neni 67

Inspektoratet

Inspektorati i Kontrollit t? Ushqimit dhe t? Ushqimit p?r Kafsh?, të sh?ndetit t? kafsh?ve dhe mbrojtjes s? bim?ve dhe laborator?t p?rkat?s janë në përbërje të AKU-së. Këto inspektorate e ushtrojn? veprimtarin? e tyre n? nivel qarku, bashkie/komune, n? p?rputhje me detyrat e p?rcaktuara, respektivisht, n? k?t? ligj, në ligjin p?r sh?rbimin veterinar dhe në ligjin e mbrojtjes s? bim?ve.

KREU XVI

KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

Neni 68

Kundërvajtjet administrative

1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen nga Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë me gjobë, si më poshtë: a) nxjerrja në treg e ushqimeve të reja, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 28 të këtij ligji, nga 1 milion deri në 3 milionë lekë; b) etiketimi i ushqimeve të reja, në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, nga 1 milion deri në 3 milionë lekë; c) nxjerrja në treg e ushqimeve të reja për kafshë, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 54 të këtij ligji, nga 1 milion deri në 3 milionë lekë; ç) etiketimi i ushqimeve të reja për kafshë, në kundërshtim me nenin 56 të këtij ligji, nga 1 milion deri në 3 milionë lekë; d) nxjerrja në treg e ushqimeve, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 10 të këtij ligji, nga 3 milionë deri në 5 milionë lekë; dh) importimi i ushqimeve, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 14 të këtij ligji, nga 3 milionë deri në 5 milionë lekë; e) zhvillimi i biznesit në një stabiliment të paregjistruar, në kundërshtim me nenin 19 të këtij ligji, nga 3 milionë deri në 5 milionë lekë; ë) veprimi në kundërshtim me kushtet e higjienës, të përcaktuara në nenin 24 të këtij ligji, nga 500 000 deri në 1 milion lekë; f) veprimi në kundërshtim me kërkesat e vetëkontrollit, të përcaktuara në pikat 1, 2 e 4 të nenit 26 të këtij ligji, nga 500 000 deri në 1 milion lekë; g) hedhja në treg e ushqimit për kafshë të pasigurt, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 49 të këtij ligji, nga 500 000 deri në 1 milion lekë; gj) veprimi në kundërshtim me kushtet e higjienës së ushqimeve, të përcaktuara në nenin 23 të këtij ligji, nga 500 000 deri në 1 milion lekë; h) veprimi në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, të përcaktuara në nenin 25 të këtij ligji, nga 500 000 deri në 1 milion lekë; i) përdorimi i shënimit “Produkt ushqimor tradicional”, në kundërshtim me nenin 33 të këtij ligji, nga 500 000 deri në 1 milion lekë;

j) etiketimi në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, nga 500 000 deri në 1 milion lekë; k) veprimi në kundërshtim me masat e përgjithshme të administrimit të kontrollit zyrtar të ushqimeve, të përcaktuara në pikat 2, 3 e 4 të nenit 43 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 1 milion lekë. 2. Për shkelje të pikave 1, 2, 12 e 13 të nenit 19 të këtij ligji, përveç gjobës, mund të vendoset edhe masa e pezullimit të veprimtarisë deri në çastin e pajisjes me lejen përkatëse. 3. Në rastet kur është hedhur në treg ushqim, i cili është vërtetuar se ka shkaktuar dëm në shëndetin e njeriut, apo kur mund të përbëjë rrezik potencial për jetën e tij, sipas dispozitave të këtij ligji, ndaj operatorit të biznesit të ushqimit merret masa e heqjes së lejeve përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë.

Neni 69

Bllokimi dhe asgjësimi i ushqimit dhe ushqimit për kafshë

Ushqimi dhe ushqimi për kafshë, që nuk plotëson kërkesat e këtij ligji dhe që është bllokuar ose hequr nga tregu, asgjësohet me procesverbal të rregullt, sipas mënyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe shpenzimet përballohen nga operatori i biznesit ushqimor ose operatori i biznesit të ushqimit për kafshë, që ka bërë shkeljen.

Neni 70

Procedurat e kundërvajtjes administrative

1. Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë ka të drejtë të vendosë masa administrative. 2. Kundër vendimit të Inspektoratit të Kontrollit të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë mund të bëhet ankim te Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së brenda 5 ditëve nga data e shpalljes ose e marrjes së njoftimit të vendimit. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së duhet t’i përgjigjet ankimit brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së tij. 3. Kundër vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, ose kur ky i fundit nuk përgjigjet brenda afatit 10-ditor, mund të bëhet ankim në gjykatën e rrethit gjyqësor, ku është kryer kundërvajtja, brenda 5 ditëve nga data e shpalljes ose e marrjes së njoftimit të vendimit. 4. Mënyra e vjeljes së gjobave dhe shpërndarja e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 5. Kur Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë kërkon ndihmë, për shkak të zbatimit të detyrës së ngarkuar me ligj, ai mbështetet nga Policia e Shtetit, policia doganore dhe ajo tatimore.

KREU XVII

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 71

Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 21 pika 1, 25 pika 4, 27 pika 5, 31, 32 pika 3, 36 pika 3, 45 pika 2, 56 pika 2, 61 pika 7, 64 pikat 2 e 5, 65 pika 3 dhe 70 pika 4. 2. Ngarkohet Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 13, 16 pika 3, 17 pika 3, 18 pika 3, 19 pikat 4, 11, 12 e 13, 20, 23, 26 pikat 5 e 7, 28 pika 2, 29 pika 2, 30 pika 1, 33 pikat 2 e 4, 34 pika 2, 37 pika 3, 41 pika 12, 42 pika 3, 43 pika 7, 44 pika 4, 45 pikat 5 e 6, 47 pika 1, 50 pikat 1 e 2, 54 pika 4, 57 pika 4, 59 pika 10 dhe 66 pika 2. Aktet nënligjore që nxjerr Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në zbatim të këtij ligji, bëhen me propozimin e AKU-së. 3. Ngarkohen Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministri i Financave të nxjerrin aktin nënligjor në zbatim të nenit 17 pika 4. 4. Ngarkohet Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të nxjerrin aktin nënligjor në zbatim të nenit 54 pika 2.

Neni 72

Dispozita kalimtare

1. Deri në datën e fillimit të veprimtarisë së AKU-së, funksionet e saj ushtrohen nga strukturat përkatëse të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Brendshme. 2. Deri në miratimin e akteve nënligjore, në zbatim të këtij ligji, mbeten në fuqi aktet nënligjore, të dala në zbatim të ligjit nr.7941, datë 31.5.1995 “Për ushqimin” dhe të ligjeve të tjera, që veprojnë në fushën e ushqimit. 3. Neni 25 “Kërkesat për gjurmueshmërinë e ushqimit” hyn në fuqi 1 vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 4. Neni 26 “Kërkesat për sistemin e vetëkontrollit” hyn në fuqi 1 vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 5. Neni 28 “Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja”, sipas përcaktimit të pikës 1 të nenit 27 dhe neni 54 “Hedhja në treg e ushqimit për kafshë, që kanë në përbërje ose përmbajnë OMGJ” hyjnë në fuqi 5 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 73

Shfuqizimet

1. Ligji nr.7941, datë 31.5.1995 “Për ushqimin” shfuqizohet. 2. Ligji nr.8411, datë 1.10.1998 “Për ushqimet e blegtorisë” nuk zbatohet për kafshët që prodhojnë ushqim. 3. Në ligjin nr.7643, datë 2.12.1992 “Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror”:

a) në nenin 13 shkronja “ç”, pjesa e fjalisë “kontrollon respektimin e normave higjienike të standardeve shtetërore dhe kushteve teknike të produkteve ushqimore e të artikujve të tjerë, të normave të të ushqyerit të grupeve të veçanta të popullsisë, si dhe miraton destinacionin e produkteve ushqimore me skadencë në limit ose të tejkaluar” shfuqizohet; b) neni 19 paragrafi i parë shfuqizohet, me përjashtim të sapunëve dhe kozmetikës; c) neni 20 shfuqizohet.

4. Në ligjin nr.9441, datë 11.11.2005 “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe produkteve me bazë qumështi”: a) neni 9 “Organet përgjegjëse për dhënien e lejeve” shfuqizohet; b) kreu VIII “Kontrolli” shfuqizohet; c) neni 33 “Organet përgjegjëse për vendosjen e masave administrative” shfuqizohet. 5. Në ligjin nr.8944, datë 19.9.2002 “Për prodhimin, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit”, neni 10 “Organet përgjegjëse për vendosjen e masave administrative” shfuqizohet. 6. Në ligjin nr. 8443, datë 21.1.1999 “Për vreshtarinë, verën dhe produktet e tjera që rrjedhin nga rrushi”, neni 34 shfuqizohet.

7. Në ligjin nr. 9308, datë 4.11.2004 “Për shërbimin dhe Inspektoratin Veterinar” të gjitha nenet, pikat, fjalitë dhe fjalët ku trajtohet dhënia e lejeve, kontrolli, prodhimi, përpunimi dhe shpërndarja e produkteve ushqimore me origjinë shtazore shfuqizohen.

Neni 74

Hyrja në fuqi

Ky ligj, me përjashtim të nenit 72, i cili hyn në fuqi ditën e përfundimit të afatit të përcaktuar në këtë nen, hyn në fuqi 3 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)


Législation est abrogé(e) par (1 texte(s)) est abrogé(e) par (1 texte(s))
Versions historiques Abroge (1 texte(s)) Abroge (1 texte(s))
Aucune donnée disponible

N° WIPO Lex AL070