À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Financement Actifs incorporels Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Recherche par ressort juridique

Loi n° 8/2019 du 26 février 2019 relative aux systèmes de qualité des produits agricoles et des denrées alimentaires, Albanie

Retour
Version la plus récente dans WIPO Lex
Détails Détails Année de version 2019 Dates Entrée en vigueur: 3 avril 2019 Publié: 18 mars 2019 Adopté/e: 26 février 2019 Type de texte Autres textes Sujet Indications géographiques Sujet (secondaire) Mise en application des droits

Documents disponibles

Texte(s) principal(aux) Textes connexe(s)
Texte(s) princip(al)(aux) Texte(s) princip(al)(aux) Albanais Ligj nr. 8/2019 datë 26.2.2019 për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore        
 
Télécharger le PDF open_in_new


1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me Rregulloren (BE) nr. 1151/2012, të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 21 nëntor 2012,“Mbi skemat e cilësisë për produktet bujqësore dhe ushqimore”, të ndryshuar. Numri CELEX 32012R1151, Fletorja Zyrtare e BashkimitEuropian, Seria L, nr. 343, datë 14.12.2012, faqe 1-29..

LIGJNr. 8/2019 PËR SKEMAT E CILËSISË SË PRODUKTEVE BUJQËSOREDHE USHQIMORE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit tëMinistrave, KUVENDII REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËVENDOSI: KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë:1. Rregullat për funksionimin e sistemit të cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore, për tësiguruar:a) konkurrencë të drejtë për fermerët dhe prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore mekarakteristika dhe tregues të vlerës së shtuar të cilësisë;b) informacionin e nevojshëm për konsumatorin, për cilësinë e këtyre produkteve.2. Detyrat dhe kompetencat e organeve përgjegjëse për:a) vlerësimin e aplikimeve për regjistrimin e emërtimit “Specialitet tradicional i garantuar”;b) verifikimin e përputhshmërisë me specifikimet e produktit për kërkesat për regjistrim tëemërtimeve të origjinës dhe të treguesve gjeografikë për produktet bujqësore dhe ushqimore, siçpërcaktohet në shkronjën “a”, të pikës 5, të nenit 178, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinëindustriale”;c) verifikimin e përputhshmërisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore të regjistruara, si STG,EOM dhe TGJM, me specifikimet e produktit, para vendosjes së tyre në treg;ç) kryerjen e kontrolleve zyrtare për të verifikuar përputhshmërinë e produkteve bujqësore dheushqimore të regjistruara, si STG, EOM dhe TGJM, me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj. Neni 2Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për produkte bujqësore dhe ushqimore për konsum njerëzor, të përcaktuarasipas listës së miratuar me urdhër të ministrit. Neni 3Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:1. “Emërtim origjine” është sipas përcaktimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për pronësinë

industriale.2. “EO” është shkurtimi i shprehjes emërtim origjine.3. “EOM” është shkurtimi i shprehjes emërtim origjine i mbrojtur.4. “Grup” është sipas përcaktimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për pronësinë industriale.5. “Karakter specifik” janë karakteristikat e veçanta të prodhimit, që e dallojnë qartë një produktnga produktet e tjera të ngjashme të së njëjtës kategori.6. “Ministria” është ministria përgjegjëse për çështjet e bujqësisë.7. “Ministri” është ministri përgjegjës për çështjet e bujqësisë.8. “Operator ushqimor” është sipas përcaktimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për ushqimin.9. “Tradicional” është përdorimi i provuar i një produkti në tregun e brendshëm për një periudhëkohe që lejon transmetim ndërmjet brezave, e cila të jetë të paktën 30 vjet.10. “Tregues gjeografik” është sipas përcaktimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për pronësinëindustriale.11. “TGJ” është shkurtimi i shprehjes tregues gjeografik.12. “TGJM” është shkurtimi i shprehjes tregues gjeografik i mbrojtur.13. “STG” është shkurtimi i shprehjes specialitet tradicional i garantuar. KREU IIORGANET PËRGJEGJËSE PËR REGJISTRIMIN E STG-VE DHE VLERËSIMIN ESPECIFIKIMEVE PËREO-TË DHE TGJ-TË Neni 4Organet përgjegjëse

1. Ministria është autoriteti kompetent për përcaktimin dhe vlerësimin e skemave të cilësisë sëprodukteve bujqësore dhe ushqimore.2. Në ministri ngrihet dhe funksionon Komisioni për Skemat e Cilësisë (KSC) për vlerësimin eaplikimeve për emërtimin STG dhe vlerësimin në substancë të specifikimeve të produktit për EO-të dheTGJ-të. Komisioni kryen vlerësimin për:a) aplikimet për regjistrim të emërtimit STG;b) aplikimet për ndryshimin e specifikimeve të produktit me emërtimin STG;c) kundërshtimet e aplikimeve për regjistrim për emërtimin STG dhe kundërshtimet përspecifikimet e produktit për emërtimet EOM, TGJM;ç) përputhshmërinë me specifikimet e produktit për kërkesat për regjistrim të EO-ve dhe TGJ-vepër produktet bujqësore dhe ushqimore.d) kundërshtimet e ndërsjella në BE.3. Struktura përgjegjëse për skemat e cilësisë (më poshtë struktura përgjegjëse) në ministri kryen:a) marrjen dhe shqyrtimin e formaliteteve të kërkesave për regjistrim të emërtimit STG dhemarrjen e kërkesave nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale për vlerësimin epërputhshmërisë me specifikimet e produktit për regjistrim të EO-së dhe TGJ-së;b) paraqitjen e aplikimit te Komisioni Europian, me kërkesë të grupit, për regjistrim në BE tëprodukteve të regjistruara si STG në Shqipëri;c) marrjen dhe shqyrtimin e formaliteteve të kundërshtimit nga një vend tjetër, në lidhje meproduktet shqiptare që aplikojnë për regjistrim në BE të emërtimit STG;ç) marrjen dhe shqyrtimin e formaliteteve të kundërshtimit nga Republika e Shqipërisë përaplikimet për regjistrimin e emërtimit STG, të paraqitur nga një vend tjetër.

Neni 5Komisioni për Skemat e Cilësisë 1. Komisioni për Skemat e Cilësisë (KSC) përbëhet nga 7 anëtarë, si më poshtë:a) dy përfaqësues nga ministria;b) pesë ekspertë nga fusha akademike, institucionet kërkimore-shkencore apo të pavarura, menjohuri të gjera për çështjet që lidhen me STG-të, TGJ-të, EO-të, me profesione si: specialist kulinarie,etnograf / historian, teknolog ushqimor dhe agronom.Një nga anëtarët përfaqësues të ministrisë zgjidhet kryetar i komisionit, me urdhër të ministrit.2. Anëtarët e komisionit emërohen e shkarkohen me urdhër të ministrit dhe zgjidhen bazuar nëarsimin, profesionin dhe eksperiencën, e cila duhet të jetë, të paktën, 10-vjeçare në profesion.3. Pagesa e komisionit bëhet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.4. Funksionimi, kohëzgjatja, organizimi dhe detyrat e komisionit përcaktohen me vendim tëKëshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit.

KREU IIIEMËRTIMI SPECIALITET TRADICIONAL I GARANTUAR Neni 6Kriteret e regjistrimit

1. Një emër regjistrohet si STG, nëse përshkruan një produkt bujqësor ose ushqimor të veçantë, icili: a) përftohet nga një metodë prodhimi, përpunimi apo ka një përbërje që korrespondon mepraktikën tradicionale për këtë produkt bujqësor ose ushqimor, të paktën prej 30 vjetësh;b) është prodhuar nga lëndë të para ose përbërës që janë përdorur tradicionalisht.2. Një emër, që të regjistrohet si STG, duhet:a) të jetë përdorur tradicionalisht për t’iu referuar produktit të veçantë;b) të identifikojë karakterin tradicional apo të veçantë të produktit.3. Një emër nuk mund të regjistrohet nëse i referohet vetëm termave të përgjithshëm, qëpërdoren për një grup produktesh, ose termave të parashikuar nga një legjislacion i veçantë. Neni 7E drejta për të paraqitur një aplikim

1. Kërkesa për regjistrimin e emrave si STG mund të paraqitet vetëm nga një grup që punon meproduktet, emrat e të cilave do të regjistrohen.2. Një person i vetëm fizik ose juridik mund të trajtohet si një grup kur vërtetohet se personiështë i vetmi prodhues që dëshiron të paraqesë një kërkesë. KREU IVPROCEDURAT PËR REGJISTRIMIN E EMËRTIMIT STG Neni 8Paraqitja dhe përbërja e aplikimit

1. Aplikimi për regjistrimin e një emërtimi STG paraqitet në ministri.2. Aplikimi për regjistrimin e emërtimit STG bëhet vetëm për një emërtim STG dhe vetëm përnjë produkt bujqësor ose ushqimor.3. Aplikimi përfshin:a) emrin dhe adresën e grupit të prodhuesve ose të personit që vepron në emër të grupit;

b) specifikimet e produktit, të cilat përfshijnë:i) emrin që do të regjistrohet si emërtim STG, ashtu siç përdoret në treg ose në gjuhën ezakonshme;ii) një përshkrim të produktit, përfshirë karakteristikat e tij kryesore fizike, kimike,mikrobiologjike apo organoleptike, që tregojnë karakterin e veçantë të produktit;iii) një përshkrim të metodës së prodhimit, që prodhuesit duhet të ndjekin, duke përfshirë, kurështë e përshtatshme, natyrën dhe karakteristikat e lëndëve të para ose përbërësve të përdorur apomënyrën e veçantë të prodhimit të tyre;iv) vetitë kryesore, që krijojnë karakterin tradicional të produktit;c) kategorinë e produktit bujqësor ose ushqimor;ç) informacionin mbi procedurën dhe shpeshtësinë e kontrollit për përputhshmërinë e produktitme specifikimet;d) një përmbledhje të specifikimeve të produktit, në veçanti, të dhënat e përcaktuara nënënndarjet “i”-”iv”, të shkronjës “b”, të pikës 3, të këtij neni;dh) listën e dokumenteve të paraqitura, së bashku me aplikimin për regjistrim;e) dokumentin që konfirmon pagesën e tarifës për regjistrim. Neni 9Verifikimi i formaliteteve

1. Struktura përgjegjëse verifikon nëse aplikimi është në përputhje me kërkesat formale, tëpërcaktuara në nenin 8 të këtij ligji. Verifikimi kryhet brenda 5 ditëve pune, nga marrja e tij.2. Nëse aplikimi për regjistrim i plotëson kërkesat formale, ministria e publikon atë siçpërcaktohet në shkronjën “c”, të pikës 1, të nenit 10, të këtij ligji.3. Nëse kërkesa për regjistrim nuk i plotëson kërkesat formale, aplikuesit i kërkohet ngastruktura përgjegjëse të plotësojë mangësitë brenda 10 ditëve pune nga marrja e njoftimit.4. Nëse mangësitë nuk plotësohen brenda afatit, aplikimi për regjistrim refuzohet dhe njoftohetaplikanti. Neni 10Njoftimi dhe publikimi

1. Në rastin kur aplikimi plotëson kërkesat formale, siç përcaktohet në pikën 2, të nenit 9, të këtijligji, struktura përgjegjëse në ministri duhet:a) të njoftojë aplikantin që aplikimi plotëson kërkesat formale;b) të paraqesë aplikimin te komisioni për vlerësim, brenda 3 ditëve pune nga verifikimi iaplikimit;c) të publikojë të dhënat për pranimin e aplikimit për regjistrim në faqen e internetit të ministrisë.2. Të dhënat që publikohen, sipas shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij neni, përmbajnë:a) datën e paraqitjes së aplikimit;b) përmbledhjen e specifikimeve, të përcaktuara në shkronjën “d”, të pikës 3, të nenit 8, të këtijligji. Neni 11Procedura e kundërshtimit

1. Çdo person fizik ose juridik, që ka një interes të ligjshëm, mund të paraqesë në ministri njëkundërshtim ndaj aplikimit për regjistrim me emërtimin STG brenda 20 ditëve pune, nga dita epublikimit, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.2. Kundërshtimi përmban:

a) emrin dhe adresën e personit që paraqet kundërshtimin;b) të dhëna që justifikojnë interesin ekonomik ose juridik të personit që paraqet kundërshtimin.3. Struktura përgjegjëse verifikon nëse kundërshtimi është në përputhje me kërkesat formale, tëpërcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni. Verifikimi kryhet brenda 5 ditëve pune nga marrja e tij.4. Nëse kërkesat e përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, nuk plotësohen, strukturapërgjegjëse refuzon kërkesën për kundërshtim dhe njofton paraqitësin e kundërshtimit.5. Nëse kërkesat e përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, plotësohen, struktura përgjegjësenjofton aplikantin që ka paraqitur kërkesën për regjistrim dhe i jep atij mundësinë të paraqesë vërejtje,oponencë, shpjegime ose dokumente shtesë brenda 10 ditëve pune, nga data e njoftimit. Neni 12Vendimet e komisionit

1. Nëse kundërshtimi në lidhje me aplikimin për regjistrim nuk është paraqitur brenda 20 ditëvepune, nga data e afatit për dorëzimin e një kundërshtimi, komisioni merr vendim për aplikimin lidhur mepërmbushjen ose jo të kërkesave të përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 8, të këtij ligji,brenda 20 ditëve pune, i cili i dërgohet për miratim ministrit.2. Nëse kundërshtimi në lidhje me aplikimin për regjistrim është paraqitur brenda 20 ditëve pune,nga data e afatit për dorëzimin e kundërshtimit, komisioni shqyrton dhe merr vendim brenda 25 ditëvepune për ligjshmërinë ose jo të kundërshtimit të depozituar, lidhur me plotësimin e kërkesave tëaplikimit, të përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 8, të këtij ligji.3. Nëse aplikimi për regjistrim dhe kundërshtimi janë të justifikuara, struktura përgjegjëse thërretpër konsultim aplikuesin dhe kundërshtuesin, që, brenda një kohe të caktuar, të bien dakord ose jo përaplikimin. Kur palët bien dakord, aplikimi i rishikuar paraqitet për regjistrim si aplikim i përbashkët,Ndërsa, kur palët nuk bien dakord, aplikimi refuzohet me urdhër të ministrit.4. Vendimi i refuzimit të aplikimit për regjistrim mund të ankimohet në gjykatën kompetente,brenda 20 ditëve pune, nga data e marrjes së njoftimit. Neni 13Ndryshimi i specifikimeve

Dispozitat e përcaktuara në nenet 8 deri në 12, të këtij ligji, zbatohen edhe për aplikimin përndryshimin e specifikimeve. Neni 14Tarifat

Tarifat e shërbimeve për regjistrimin e STG-së, sipas shkronjës “e”, të pikës 3, të nenit 8, dhe tëkundërshtimeve, sipas pikës 1, të nenit 11, të këtij ligji, paguhen nga aplikanti dhe përcaktohen meudhëzim të përbashkët të ministrit dhe ministrit përgjegjës për financat. KREU VMBROJTJA DHE LOGOJA Neni 15Mbrojtja

1. Emërtimet STG quhen të mbrojtura në territorin e Republikës së Shqipërisë me marrjen evendimit për regjistrim dhe regjistrimin në regjistër.2. Struktura përgjegjëse mban regjistrin e përditësuar të emrave të miratuar si STG, i cili është

publik. 3. Forma dhe përmbajtja e regjistrit miratohet me udhëzim të ministrit. Neni 16Përdorimi i emërtimit dhe logos STG

1. Emri i regjistruar si STG mund të përdoret nga çdo operator ushqimor që vendos në treg njëprodukt bujqësor ose ushqimor, i cili është në përputhje me specifikimet përkatëse, të përcaktuara nëkëtë ligj.2. Çdo produkt bujqësor ose ushqimor, i certifikuar për përputhshmërinë me specifikimet përemërtimin STG, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, duhet të etiketohet me shprehjen “Specialitettradicional i garantuar” dhe logon STG.3. Logoja STG duhet të përmbajë elemente të trashëgimisë kulinare dhe të traditës së produktevebujqësore e ushqimore shqiptare.4. Logoja kombëtare për produktet STG përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 17Qëllimi i mbrojtjes

Emrat e regjistruar si STG duhet të mbrohen nga çdo keqpërdorim, imitim apo çdo praktikëtjetër që keqinformon konsumatorin, të tilla si:a) përdorimi i këtyre emrave për produkte që nuk janë të certifikuara si STG edhe nëse kypërdorim nuk ka qëllim të tregojë që janë STG;b) përdorimi i emrave të mbrojtur, të shprehur me fjalë të ngjashme, të përkthyer nga origjinaliapo të shoqëruar me shprehje “stil”, “tip”, “metodë”, “prodhuar si”, “imitim”;c) përdorimi i treguesve, shenjave ose simboleve që keqinformojnë konsumatorin për vendin eorigjinës, natyrën ose cilësitë thelbësore të produktit në ambalazhim ose dokumentet që shoqërojnëproduktin në fjalë. KREU VIPROCEDURA NË RAST TË KUNDËRSHTIMIT TË NDËRSJELLËTË APLIKIMIT NË BE Neni 18Kundërshtimi ndaj aplikimit të paraqitur nga një vend tjetër në BE

1. Çdo person fizik ose juridik shqiptar, që ka një interes ligjor për të paraqitur një kundërshtim,lidhur me kërkesën për regjistrim të emërtimit STG ose ndryshim të specifikimeve për emërtimin STGpër produktet bujqësore ose ushqimore, në përputhje me legjislacionin evropian për skemat e cilësisë,njofton ministrinë me shkrim, brenda 2 muajve, nga data e publikimit në Fletoren Zyrtare të BashkimitEvropian.2. Njoftimi i kundërshtimit duhet të përmbajë një justifikim të përgjithshëm, ku të arsyetohet qëaplikimi për regjistrim të emërtimit STG ose ndryshimi i specifikimeve për emërtimin STG mund tëcenojë kushtet e përcaktuara në legjislacionin evropian. Struktura përgjegjëse njofton menjëherëKomisionin Evropian për kundërshtimin e paraqitur.3. Në rast të paraqitjes së njoftimit të kundërshtimit, sipas pikës 2, të këtij neni, kundërshtuesiduhet të paraqesë në ministri, me shkrim, deklaratën e arsyetuar të kundërshtimit.4. Komisioni merr vendim për pranueshmërinë ose jo të deklaratës së arsyetuar të kundërshtimit,i cili i dërgohet ministrit për miratim.

Neni 19Paraqitja e aplikimit për regjistrim në BE nga Shqipëria 1. Çdo grup, që ka regjistruar në Shqipëri një produkt bujqësor ose ushqimor si STG, mund tëparaqesë kërkesë për regjistrim të këtij produkti në BE.2. Kërkesa depozitohet në ministri dhe duhet të jetë në një nga gjuhët zyrtare të BE-së, sipasformatit të përcaktuar.3. Struktura përgjegjëse njofton menjëherë aplikuesin për marrjen nga Komisioni Evropian:a) të njoftimit për kundërshtim, të paraqitura nga një vend tjetër;b) të deklaratës së arsyetuar për kundërshtimin e paraqitur, sipas shkronjës “a” të kësaj pike.4. Aplikanti, brenda 20 ditëve pune, nga data e marrjes së njoftimit, duhet të paraqesë me shkrimnë ministri qëndrimin e tij për kundërshtimin dhe të deklaratës së arsyetuar të kundërshtimit.5. Për deklaratën e arsyetuar të kundërshtimit, të parashtruar nga një vend tjetër, komisioni merrvendim për pranueshmërinë ose jo të saj, i cili i dërgohet ministrit për miratim.6. Kur aplikimi për regjistrim dhe kundërshtimi janë të justifikuar, struktura përgjegjëse i paraqetvendit që ka paraqitur kundërshtimin propozimin në lidhje me kundërshtimin, të dakordësuar më parëme aplikantin që ka paraqitur kërkesën për regjistrim në BE, si dhe masat e propozuara për të arritur njëmarrëveshje.7. Struktura përgjegjëse, pas paraqitjes së këtij propozimi, ndërmerr hapat për të arritur njëmarrëveshje dhe informon Komisionin Evropian për arritjen ose jo të marrëveshjes.8. Formati i aplikimit dhe i kundërshtimit përcaktohet me urdhër të ministrit.

KREU VIIVLERËSIMI I SPECIFIKIMEVE PËR EO-TË DHE TGJ-TË Neni 20Dorëzimi i aplikimeve për EO-të dhe TGJ-të në komision

Struktura përgjegjëse, pas marrjes së aplikimit për regjistrim të EO-së ose TGJ-së nga Drejtoria ePërgjithshme e Pronësisë Industriale, lidhur me produktet bujqësore dhe ushqimore, e dërgon atë tekomisioni brenda 4 ditëve pune. Neni 21Vendimi i komisionit

1. Komisioni, brenda 14 ditëve pune, nga marrja e dosjes nga struktura përgjegjëse, shqyrtondhe merr vendimin për aplikimet për EO-të dhe TGJ-të, nëse ato përmbushin kërkesat e përcaktuaranë nenin 176, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, si dhereferuar kompetencave të specifikuara në pikat 1 e 3, të nenit 182/“c”, të tij. Vendimi i komisionit idërgohet ministrit për miratim dhe më pas Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.2. Në rast të paraqitjes së kundërshtimit në lidhje me aplikimin për regjistrimin e EO-së dheTGJ-së, komisioni, brenda 14 ditëve pune nga marrja e kundërshtimit nga DPPI-ja, shqyrton dhemerr vendim për përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në nenin 176, të ligjit nr. 9947, datë7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, duke iu referuar kompetencave të specifikuaranë pikën 7, të nenit 182/“ç”, të tij. Vendimi i komisionit i dërgohet ministrit për miratim dhe më pasDrejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

KREU VIIIVERIFIKIMI I PËRPUTHSHMËRISË ME SPECIFIKIMET E PRODUKTITPËR STG, EOM, TGJM DHE KONTROLLET ZYRTARE Neni 22Autoritetet për verifikimin e përputhshmërisë

1. Autoritetet kompetente për kryerjen e verifikimit të përputhshmërisë së produktevebujqësore dhe ushqimore, të regjistruara si STG, EOM dhe TGJM, me specifikimet përkatëse, paravendosjes së tyre në treg, janë:a) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU);b) trupat certifikuese, të miratuara.2. AKU-ja, për kryerjen e verifikimit të përputhshmërisë së produkteve bujqësore dheushqimore të regjistruara si STG, EOM dhe TGJM, me specifikimet përkatëse, duhet të ketëpersonel me kualifikimin dhe përvojën e duhur, si dhe pajisjet dhe infrastrukturën e duhur.3. Trupat certifikuese miratohen dhe auditohen nga Komisioni për Miratimin dhe Auditimine Trupave Certifikuese (KMATC).4. Kontrolli për verifikimin e përputhshmërisë me specifikimet e produktit, sipas kërkesavetë këtij ligji, kryhet në përputhje me parimet e përgjithshme të kontrollit zyrtar, të përcaktuara nëlegjislacionin në fuqi për ushqimin dhe inspektimin. Neni 23Trupat certifikuese

1. Trupat certifikuese kryejnë verifikimin e përputhshmërisë së produkteve bujqësore dheushqimore me specifikimet e produkteve dhe në përputhje me kërkesat e këtij ligji.2. Trupa certifikuese miratohet nëse është e akredituar në përputhje me Standardin Europian EN45011 ose ISO/IEC17065, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e akreditimit.3. Trupa certifikuese i paraqet rregullisht dhe sa herë që i kërkohet KMATC-së rezultatet ekontrolleve të kryera.4. Kriteret e hollësishme për miratimin dhe kompetencat e trupave certifikuese përcaktohenme vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 24Miratimi i trupave certifikuese

1. Në ministri ngrihet dhe funksionon Komisioni për Miratimin dhe Auditimin e TrupaveCertifikuese (KMATC), i përbërë nga pesë anëtarë, i cili kryesohet nga zëvendësministri.2. Trupa certifikuese, pas miratimit, pajiset me numër identifikues.3. Përbërja, funksionimi, organizimi dhe detyrat e KMATC-së përcaktohen me vendim tëKëshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit. Neni 25Auditimi i trupave certifikuese

1. KMATC-ja, përcaktuar sipas pikës 1, të nenit 24, të këtij ligji, është përgjegjës për auditimin eaktivitetit të trupave certifikuese.2. KMATC-ja kryen auditimin e trupave certifikuese, duke shmangur mbivendosjen me auditin ekryer nga organizmi akreditues.

3. Pas auditimit të kryer, KMATC-ja informon trupën e certifikimit për konkluzionet dheveprimet e duhura korrigjuese që duhet të ndërmarrë, nëse është e nevojshme. 4. Çdo vit, KMATC-ja miraton planin e kontrollit të trupave certifikuese përpërputhshmërinë e produkteve bujqësore dhe ushqimore me emërtimet STG, EOM dhe TGJM mespecifikimet e tyre.5. Trupat certifikuese i lejojnë KMATC-së, si autoritet auditues, hyrjen në zyrat dheambientet e tyre dhe i sigurojnë çfarëdolloj informacioni dhe ndihme që konsiderohet e nevojshme.

Neni 26Verifikimi i përputhshmërisë 1. Verifikimi i përputhshmërisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore të regjistruara meemërtimet STG, EOM dhe TGJM me specifikimet e tyre bëhet me kërkesë të operatorit ushqimor.2. Operatori zgjedh nëse verifikimi i përputhshmërisë do të kryhet nga AKU-ja apo njëtrupë certifikuese e miratuar. Shpenzimet e kontrollit për verifikimin e përputhshmërisë përballohennga operatori ushqimor.3. Nëse verifikimi i përputhshmërisë kryhet nga AKU-ja, tarifat e shërbimit përcaktohen meudhëzim të përbashkët të ministrit dhe ministrit përgjegjës për financat.4. Nëse, pas përfundimit të verifikimit të përputhshmërisë, sipas kërkesave të këtij ligji,rezulton që produkti është në përputhje me specifikimet, AKU-ja ose trupa certifikuese lëshoncertifikatën e cilësisë, që konfirmon përputhshmërinë e produkteve bujqësore apo ushqimore mespecifikimet.5. Forma dhe përmbajtja e certifikatës së cilësisë, që konfirmon përputhshmërinë e produktitbujqësor dhe ushqimor me specifikimet, përcaktohet me urdhër të ministrit.

Neni 27Kontrollet zyrtare 1. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është autoriteti kompetent përgjegjës për kryerjen ekontrolleve zyrtare për të verifikuar përputhshmërinë e produkteve bujqësore dhe ushqimore tëregjistruara si STG, EOM dhe TGJM me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj.2. Kontrollet zyrtare përfshijnë:a) verifikimin që një produkt është në përputhje me specifikimet për STG, EOM dhe TGJM;b) monitorimin e përdorimit në treg të emrave të mbrojtur, si STG, në përputhje me nenin16, të këtij ligji, dhe EOM, TGJM, në përputhje me nenin 178, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Përpronësinë industriale”, të ndryshuar, për produktet bujqësore dhe ushqimore;c) kontrollin dhe monitorimin e produkteve bujqësore ose ushqimore të importuara, qëtregtohen me emërtime STG, EOM, TGJM.3. Të gjithë operatorët që prodhojnë, ruajnë ose vendosin në treg një produkt me emërtimetSTG, EOM, TGJM, janë objekt i kontrolleve zyrtare.4. AKU-ja duhet të përfshijë në planin vjetor ose shumëvjeçar të kontrollit edhe kontrollin eprodukteve me emërtimet STG, TGJM dhe EOM.5. Kontrollet zyrtare për kontrollin e produkteve me emërtimet STG, TGJM dhe EOMkryhen bazuar në analizën e riskut.

Neni 28Raportimi vjetor 1. Çdo trupë certifikuese e miratuar dhe AKU-ja i dërgon KMATC-së, deri më 31 janar të

çdo viti:a) raportin e inspektimeve të kryera në vitin e kaluar;b) listën e operatorëve të kontrolluar, duke përfshirë:i) emrin dhe adresën e operatorit;ii) llojin e produktit bujqësor ose ushqimor;iii) sasinë e prodhimit për vitin e mëparshëm;c) informacione lidhur me procedurat e kontrollit.2. Raporti paraqitet sipas formatit të përcaktuar nga KMATC-ja, në formë shkresore dheelektronike.3. KMATC-ja, deri më 31 mars të çdo viti, harton raportin përmbledhës mbi kontrollet përcertifikimin e produkteve bujqësore ose ushqimore të kryera nga AKU-ja dhe/ose trupat certifikuesetë miratuara. Neni 29Procedurat në rastin e parregullsive

Në rast se gjatë inspektimit rezulton se produkti bujqësor ose ushqimor i certifikuar nukvazhdon t’i përmbushë specifikimet për STG, të përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 8,të këtij ligji, dhe në nenin 176, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, tëndryshuar, për të cilin është certifikuar, AKU-ja ose trupa certifikuese i kërkon operatorit plotësimine parregullsive brenda një afati të arsyeshëm. KREU IXSKEMA TË TJERA CILËSIE Neni 30Të përgjithshme

1. Skema të tjera cilësie do të konsiderohen të gjitha skemat që nuk janë STG, EOM dheTGJM.Produktet bujqësore dhe ushqimore, për të cilat karakteristikat e veçanta të prodhimit ose tëcilësisë vijnë nga:a) përdorimi i metodave tradicionale të prodhimit, të paktën 30 vjet;b) të qenit pjesë e trashëgimisë kulturore të rajonit në të cilin janë prodhuar;c) të qenit pjesë e identitetit të komunitetit lokal mund të konsiderohen pjesë e skemave tëtjera të cilësisë.2. Ministria përcakton me udhëzim të ministrit përkufizimet, procedurat për regjistrim,format e aplikimit, organet përgjegjëse, organet e kontrollit, mënyrën e promovimit, si dhe logotpërkatëse për skemat e tjera të cilësisë.3. Kërkesat nga prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore për këto skema do tëparaqiten në ministri. Neni 31Komiteti për Skemat e tjera të Cilësisë

1. Në ministri krijohet Komiteti për Skemat e Tjera të Cilësisë, si një trupë konsultimi dhekëshillimi për ministrin, për dhënien e mendimeve e të vlerësimeve për produktet bujqësore dheushqimore që do të jenë pjesë e skemave të tjera të cilësisë.2. Komiteti përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët kryetari është përfaqësues i ministrisë dheanëtarët janë ekspertë me njohuri të gjera për çështjet që lidhen me cilësinë e ushqimit.3. Rregullorja e funksionimit të komitetit, detyrat, kërkesat, kriteret, afatet, kriteret e emërimit

dhe të shkarkimit të anëtarëve përcaktohen me urdhër të ministrit.4. Pagesa e anëtarëve të komitetit do të bëhet sipas legjislacionit përkatës në fuqi. Neni 32Mbrojtja kombëtare

1. Skemat e tjera të cilësisë do të jenë subjekt i mbrojtjes në territorin e Republikës sëShqipërisë, në vijim referuar si “mbrojtje kombëtare”.2. Regjistri i produkteve bujqësore dhe ushqimore nën mbrojtjen kombëtare do të mbahetnga struktura përgjegjëse në ministri dhe do të jetë publik.3. Verifikimi i përputhshmërisë së produktit bujqësor apo ushqimor me kriteret epërcaktuara, referuar në pikën 1, të nenit 30, të këtij ligji, do të bëhet përpara vendosjes së produktitnë treg, nga Autoritetit Kombëtar i Ushqimit.4. Tarifa e shërbimit do të paguhet nga operatori i biznesit ushqimor. Neni 33E drejta e përdorimit

Operatori i biznesit ushqimor, që prodhon një produkt bujqësor ose ushqimor në përputhjeme kërkesat dhe kriteret e aprovuara, i cili ka hyrë në regjistrin e përmendur në pikën 2, të nenit 32,të këtij ligji, ka të drejtë të përdorë në treg logon, duke e vendosur atë në produktin e tij bujqësorose ushqimor apo në ambalazhin e tij. KREU XKUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE MASAT Neni 34Kundërvajtjet

1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtjeadministrative.2. Çdo operator, që vendos në treg produkte bujqësore ose ushqimore me emrat e regjistruarsi STG, TGJM, EOM, simbolet, frazat ose shkurtesat e tyre, të cilat nuk përmbushin specifikimet epërcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 8, të këtij ligji, dhe në nenin 176, të ligjit përpronësinë industriale, ndëshkohet me gjobë nga inspektori i AKU-së, nga 50 000 lekë deri në 100000 lekë.3. Nëse operatori nuk plotëson brenda afatit të caktuar parregullsitë, sipas përcaktimeve tënenit 29, të këtij ligji, AKU-ja ose trupa certifikuese i heq certifikatën operatorit dhe:a) ndalon përdorimin e emërtimeve STG, EOM, ose TGJM, përdorimin e simboleve të tyreapo shprehjeve, shkurtesave në shqip apo anglisht STG, PDO, ose PGI;b) ndalon vendosjen e produktit bujqësor ose ushqimor në treg;c) kërkon tërheqjen e produktit bujqësor ose ushqimor, nëse është vendosur në treg.4. Nëse gjatë auditimit KMATC-ja konstaton që trupa certifikuese nuk vazhdon të përmbushëkriteret e miratimit, të përcaktuara në pikat 2 dhe 4, të nenit 23, të këtij ligji, ajo i propozon ministritheqjen e miratimit. Neni 35Ankimi

1. Kundër vendimit të inspektorit, sipas pikës 2, të nenit 34, të këtij ligji, mund të bëhet ankim nëpërputhje me ligjin për inspektimin.

2. Kundër masave të përcaktuara në pikat 3 dhe 4, të nenit 34, të këtij ligji, mund të bëhet ankimme shkrim te ministri, brenda 10 ditëve, nga data e marrjes dijeni për masën e vendosur.3. Ministri i përgjigjet ankimit brenda 15 ditëve, nga data e paraqitjes së ankimit.4. Ekzekutimi i vendimit bëhet sipas procedurave të përcaktuara në ligjin për kundërvajtjetadministrative. KREU XIDISPOZITAT E FUNDIT Neni 36Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim neneve 5, pika 4; 16, pika4; 23, pika 4; dhe 24, pika 3, të këtij ligji.2. Ngarkohet ministri të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 2; 5; 15, pika 3; 19, pika 8;26, pika 5; 30, pika 2; dhe 31, pika 3, të këtij ligji.3. Ngarkohen ministri dhe ministri përgjegjës për financat të nxjerrin aktet nënligjore në zbatimtë neneve 14 dhe 26, pika 3, të këtij ligji. Neni 37Shfuqizimet

Krerët VIII, IX dhe shkronja “j”, e nenit 68, të ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, tëndryshuar, shfuqizohen. Neni 38Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar më 26.2.2019

Shpallur me dekretin nr. 11138, datë 11.3.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, IlirMeta


Législation Met en application (1 texte(s)) Met en application (1 texte(s)) Est mis(e) en application par (2 texte(s)) Est mis(e) en application par (2 texte(s))
Versions historiques Abroge (1 texte(s)) Abroge (1 texte(s))
Aucune donnée disponible

N° WIPO Lex AL090