À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Financement Actifs incorporels Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Recherche par ressort juridique

Décision du Conseil des ministres n° 38 du 1er janvier 2015 portant modification de la décision du Conseil des ministres n° 1707 du 29 décembre 2008 sur l'approbation du règlement sur l'octroi de brevets et modèles d'utilité, Albanie

Retour
Version la plus récente dans WIPO Lex
Détails Détails Année de version 2015 Dates Entrée en vigueur: 2 février 2015 Publié: 2 février 2015 Émis: 1 janvier 2015 Type de texte Textes règlementaires Sujet Brevets (Inventions), Modèles d'utilité, Schémas de configuration de circuits intégrés Sujet (secondaire) Organe de réglementation de la PI

Documents disponibles

Texte(s) principal(aux) Textes connexe(s)
Texte(s) princip(al)(aux) Texte(s) princip(al)(aux) Albanais Vendim i Këshillit të Ministravenr. 38, datë 21.1.2015 për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 1707, datë 29.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “për miratimin e rregullores për lëshimin epatentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit”, të ndryshua        
 
Télécharger le PDF open_in_new
 Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1706, datë 29.12.2008 për miratimin e rregullores "për lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit" (ndryshuar me Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 38, datë 21.1.2015)

Fletorja Zyrtare Viti 2015 – Numri 7

Faqe|147

pasqyrë, në rastet kur pagesa e tyre kryhet brenda 2 (dy) muajve pas përfundimit të afatit të caktuar në përputhje me parashikimin e pikës 3, të nenit 41, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.

* Tarifat me nr. rendor 3.1- 3.12 të reduktohen në masën 50% të vlerës përkatëse të dhënë në pasqyrë, në rastin kur pronari i modelit të përdorimit është njëkohësisht edhe shpikësi i modelit të përdorimit. Për studentët, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, këto tarifa të jenë 100 (njëqind) lekë.”.

5. Në lidhjen nr. 6, “Tabela e tarifave të shërbimit për treguesit gjeografikë”, pas pikës 6.13 shtohet pika 6.14, me emërtimin e tarifës: “Tarifë për ripërtëritje të treguesit gjeografik” dhe vlerë “8 000 ALL”.

6. Kudo në tekstin e lidhjes nr. 7, “Tabela e tarifave për shërbimet lidhur me topografitë e qarqeve të integruara”, fjalët “Topografitë e qarqeve të integruara” zëvendësohen me “Topografitë e produkteve gjysëmpërçuese” .

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

VENDIM Nr. 38, datë 21.1.2015

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 1707, DATË

29.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR LËSHIMIN E

PATENTAVE PËR SHPIKJET DHE MODELET E PËRDORIMIT”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, 17, 18, 20, 24, 26, 29-31, 34, 35, 49, 50, 70, 75, 87, shkronjat “a”-”gj”, 97, 99 dhe 202, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në rregulloren për lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit, që i bashkëlidhet vendimit nr. 1707, datë 29.12.2008,

të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në kreun I, “Dispozita të përgjithshme”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Në shkronjën “ç”, të pikës 2.1, fjalët “... ekspozitë ndërkombëtare ...” zëvendësohen me “... ekspozitë ndërkombëtare zyrtare apo e njohur zyrtarisht ...”.

b) Në shkronjën “e”, të pikës 2.1, dhe kudo në tekst, pas fjalëve “... ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, shtohen “..., i ndryshuar me ligjin nr. 55/2014, ...”.

c) Pas shkronjës “g”, të pikës 2.1, shtohet shkronja “gj”, me këtë përmbajtje:

“gj) “Patentë e vlefshme evropiane” është patenta evropiane e dhënë nga ZEP-i në bazë të aplikimit për patentë evropiane, i depozituar pas datës 1 maj 2010, për të cilën është kërkuar vlefshmëria në Shqipëri.”.

2. Në shkronjën “a”, të pikës 2.1, të kreut II, “Paraqitja e aplikimit për patentë kombëtare”, shprehja “... formularin FP1 ...” zëvendësohet me fjalët “... kërkesën për dhënien e patentës ...”.

3. Pika 2.2, e kreut VIII, “E drejta për prioritet”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2.2 Kërkuesi mund të ndryshojë ose të shtojë prioritetin brenda gjashtëmbëdhjetë muajve nga data e prioritetit më të parë të pretenduar ose, nëse ndryshimi a shtesa do të shkaktonte një ndryshim në datën e prioritetit më të parë të pretenduar, brenda gjashtëmbëdhjetë muajve nga data e korrigjuar e prioritetit më të parë, cilado periudhë gjashtëmbëdhjetëmujore të skadojë më parë, me kusht që një korrigjim i tillë të paraqitet para mbarimit të katër muajve nga data e depozitimit të dhënë të kërkesës për patentë. Kërkesa për shtimin apo ndryshimin e prioritetit do të shoqërohet me pagesën e tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa refuzohet.”.

4. Në kreun IX, “Ekzaminimi i aplikimit për patentë dhe dhënia e patentës”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Në pikën 1.1, fjalia e fundit hiqet. b) Në pikën 3, fjala “... i mëtejshëm ...”

zëvendësohet me “... formal ...” . c) Në pikën 3.1, fjalët “... brenda një periudhe

3-mujore nga data e lëshimit të dëshmisë ...” zëvendësohen me “... pas përcaktimit të datës ...”.

Fletorja Zyrtare Viti 2015 – Numri 7

Faqe|148

ç) Në fjalinë e parë, të pikës 3.2, pas numrit “20” shtohen numrat “21, 22” dhe pas numrit “II” shtohen numrat “III, IV dhe V”.

d) Pika 3.4 shfuqizohet. dh) Në pikën 4.1, shprehja “3.4 dhe 3.5”

zëvendësohet me “3”. e) Në pikën 5, fjalët “... shtyrja e afatit kohor

për plotësimin e të metave të aplikimit ...” zëvendësohen me “... kërkesa për shqyrtim të mëtejshëm i aplikimit për patentë ...”.

ë) Në pikën 5.1, fjala “... përkatëse ...” zëvendësohet me fjalët “... për shqyrtim të mëtejshëm ...”.

f) Në pikën 5.1, fjalët “... zgjatjen e afatit ...” zëvendësohen me “... për shqyrtim të mëtejshëm ...”.

g) Pas pikës 6.1 shtohet pika 6.2, me këtë përmbajtje:

“6.2. Në rastin kur patenta e lëshuar është rezultat i një kërkese për konvertim në bazë të nenit 87/ë, patenta e lëshuar do të përmbajë edhe të dhënat e mëposhtme:

a) Datën e kërkesës për konvertim; b) Numrin dhe vendin e aplikimit fillestar; c) Datën e aplikimit fillestar.”. gj) Pika 7.1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “7.1 Në zbatim të pikës 4, të nenit 28, të ligjit,

pronari i patentës duhet të depozitojë brenda 10 (dhjetë) vjetëve nga data e depozitimit të aplikimit për patentë, dokumentin me anë të të cilit të provojë patentueshmërinë e shpikjes në përputhje me nenet 5, 6, 7, 9 dhe 10, të ligjit. Dokumenti i sipërpërmendur mund të jetë rezultat i ekzaminimit thelbësor të kryer mbi të njëjtën patentë nga ZEP-i, nga një zyrë kombëtare, e cila gëzon statusin e Autoritetit Ndërkombëtar për Ekzaminim Paraprak, sipas nenit 32, të Traktatit të Bashkëpunimit për Patentat ose nga zyra kombëtare, e cila ka marrëveshje bashkëpunimi me DPPM-në, si dhe një patentë e dhënë për të njëjtën shpikje nga një prej këtyre zyrave. Ai duhet të depozitohet i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar.”.

h) Në fund të pikës 7.2 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Nëse procedura e njohjes së patentës në njërën nga zyrat përkatëse nuk është përfunduar ende, aplikuesi njofton DPPM-në para përfundimit të afatit 10-vjeçar nga data e depozitimit të aplikimit për patentë dhe kërkon

zgjatje të afatit për depozitimin e provës shkresore, në bazë të nenit 34, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse. DPPM-ja mund të zgjatë afatin e depozitimit të provës shkresore deri në 3 muaj nga data e përfundimit të procedurës në zyrën përkatëse.”.

5. Në kreun X, “Publikimi i aplikimeve për patentë dhe i patentave”, bëhen shtesat e mëposhtme:

a) Pas pikës 1.2 shtohet pika 1.3, me këtë përmbajtje:

“1.3 Në rastin kur patenta e lëshuar është rezultat i një kërkese për konvertim në bazë të nenit 87/ë, publikimi i aplikimit të saj do të përmbajë edhe të dhënat e mëposhtme:

a) Datën e kërkesës për konvertim; b) Numrin dhe vendin e aplikimit fillestar; c) Datën e aplikimit fillestar.”. b) Pas pikës 2.1 shtohet pika 2.2, me këtë

përmbajtje: “2.2 Në rastin kur patenta e lëshuar është

rezultat i një kërkese për konvertim në bazë të nenit 87/ë, publikimi i saj do të përmbajë edhe të dhënat e mëposhtme:

a) Datën e kërkesës për konvertim; b) Numrin dhe vendin e aplikimit fillestar; c) Datën e aplikimit fillestar.”. 6. Në kreun XII, “Rivendosja e të drejtave”,

bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme: a) Pas pikës 1.3 shtohet pika 1.4, me këtë

përmbajtje: “1.4 Kur aplikimi që pretendon prioritet nuk

është depozituar brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve nga data e aplikimit të mëparshëm, aplikuesi mund të depozitojë kërkesë për rivendosjen e së drejtës së prioritetit brenda dy muajve nga mbarimi i afatit të sipërpërmendur, të shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:

a) Të dhënat për shkaqet që çuan në mosrespektimin e periudhës së prioritetit, pavarësisht nga marrja e masave të nevojshme;

b) Tarifa për rivendosje në afat; c) Autorizimi i përfaqësimit.”. b) Fjalia e parë, e pikës 2.1, ndryshohet, si më

poshtë vijon: “DPPM-ja shqyrton kërkesën për rivendosjen

e së drejtës brenda një afati njëmujor nga data e marrjes së saj, nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1, të nenit 35, të ligjit, dhe të pikave 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4, të këtij kreu.”.

Fletorja Zyrtare Viti 2015 – Numri 7

Faqe|149

7. Në kreun XVI, “Ripërtëritja e patentës”, bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:

a) Në fjalinë e fundit, të pikës 2.1, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“... ose brenda 2 (dy) muajve nga periudha 6- mujore pas datës së fundit të muajit të datës së depozitimit, kundrejt pagesës shtesë ...”.

b) Në pikën 3.1, shprehja “6-mujore” zëvendësohet me “8-mujore”.

c) Pika 3.3 ndryshohet, si më poshtë vijon: “3.3 Kur kërkesa për ripërtëritjen e patentës

plotëson kushtet e pikës 2, të këtij kreu, DPPM-ja e ripërtërin patentën dhe bën shënimin për ripërtëritjen e saj në regjistrin e patentave dhe i lëshon paraqitësit të kërkesës njoftim për ripërtëritjen e patentës.”.

ç) Pika 3.4 ndryshohet, si më poshtë vijon: “3.4. Kur për një patentë janë paraqitur disa

kërkesa për ripërtëritje, ripërtëritja e patentës bëhet në bazë të kërkesës që është paraqitur e para dhe DPPM-ja refuzon kërkesat e mëvonshme.”.

d) Në pikën 3.5, pas fjalëve “... parashikuar në nenin 41, pikat 2 dhe 3, të ligjit, ...” shtohen “... si edhe afatit të parashikuar në pikën 2.1, të këtij kreu, ...”.

8. Në kreun XVII, “Dorëheqja nga patenta dhe ndryshimet në një patentë”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Shkronja “a”, e pikës 1.1, shfuqizohet. b) Në pikën 3.1 bëhen shtesa dhe ndryshimet e

mëposhtme: i) Pas fjalëve “... neni 82, pika 3, ...” shtohen “...

si dhe neni 87/d, pika 3, ...”. ii) Fjalët “... në këtë nen ...” zëvendësohen me

“... në këto nene ...”. iii) Në shkronjën “c”, fjalët “... parashikuar nga

pika 3, e nenit 82, të ligjit, ...” hiqen. 9. Pas kreut XXII shtohet kreu XXIII, me këtë

përmbajtje:

“KREU XXIII APLIKIMET E PATENTAVE

EVROPIANE

1. Paraqitja e kërkesës për vlefshmëri të patentës evropiane

1.1. Kërkesa për vlefshmëri të patentës evropiane parashikuar nga neni 87/d paraqitet pranë DPPM-së nëpërmjet formularit FP1, brenda 3 (tre) muajve nga data e publikimit të vendimit për dhënien e patentës nga ZEP-i. Afati i përmendur

mund të zgjatet me një muaj nëse aplikuesi paguan tarifën shtesë për shqyrtim të mëtejshëm. Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) Përkthimin në anglisht të specifikimeve të patentës evropiane të dhënë nëse ajo nuk është lëshuar në anglisht;

b) Përkthimin në shqip të pretendimeve të patentës evropiane; Kur pretendimi përmban shenja referencë të përdorura në vizatime, këto vizatime i bashkëlidhen përkthimit;

c) Dokumentin e pagesës së tarifës së publikimit;

ç) Autorizimin e përfaqësimit. 2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM-ja 2.1 DPPM-ja shqyrton kërkesën për vlefshmëri

të patentës evropiane dhe, nëse aplikimi përmbush kërkesat e pikës 1.1, të këtij kreu, DPPM-ja lëshon njoftimin për njohjen e vlefshmërisë së patentës evropiane.

2.2 Nëse aplikimi nuk përmbush vetëm kërkesën e shkronjës “ç”, të pikës 1.1, të këtij kreu, DPPM-ja lëshon njoftimin për plotësim parregullsish brenda afatit 2-mujor nga data e lëshimit të njoftimit, në të kundërt refuzon kërkesën. Në zbatim të nenit 34, të ligjit nr. 9947, datë 7.72008, “Për pronësinë industriale”, ky afat mund të shtyhet me kërkesë të aplikantit me 3 (tre) muaj kundrejt pagesës së tarifës për shqyrtim të mëtejshëm.

2.3 Nëse kërkesat e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1.1, të këtij kreu, nuk janë depozituar në kohën e duhur ose tarifa e parashikuar nuk është paguar në kohën e duhur, DPPM-ja refuzon njohjen e vlefshmërisë së patentës evropiane dhe njofton me shkrim aplikantin.

3. Paraqitja e kërkesës për ndryshime në pretendime të patentës evropiane

3.1 Kërkesa për ndryshime të pretendimeve të patentës evropiane parashikuar nga pika 3, e nenit 87/d, paraqitet pranë DPPM-së nëpërmjet formularit FP7, brenda 3 (tre) muajve nga data e publikimit të vendimit për mbajtjen në fuqi me ndryshimet e bëra ose kufizimin nga ZEP-i. Afati i përmendur mund të zgjatet me një muaj nëse aplikuesi paguan tarifën shtesë për shqyrtim të mëtejshëm. Së bashku me kërkesën për ndryshim në pretendime, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

Fletorja Zyrtare Viti 2015 – Numri 7

Faqe|150

a) Vendimin për ndryshimin e pretendimeve. b) Përkthimin në shqip të pretendimeve të

patentës europiane. Kur pretendimi përmban shenja referencë të përdorura në vizatime, këto vizatime i bashkëlidhen përkthimit.

c) Dokumentin e pagesës së tarifës së publikimit.

ç) Autorizimin e përfaqësimit. 4. Shqyrtimi i kërkesës për ndryshime në

pretendime të patentës evropiane nga DPPM-ja 4.1 DPPM-ja shqyrton kërkesën për ndryshime

në pretendime të patentës evropiane dhe, nëse aplikimi përmbush kërkesat e pikës 3.1, të këtij kreu, DPPM-ja lëshon njoftimin për njohjen e ndryshimit të pretendimeve të patentës evropiane.

4.2 Nëse aplikimi nuk përmbush vetëm kërkesën e shkronjës “ç”, të pikës 3.1, të këtij kreu, DPPM-ja lëshon njoftimin për plotësim parregullsish brenda afatit 2-mujor nga data e lëshimit të njoftimit, në të kundërt e refuzon kërkesën. Në zbatim të nenit 34, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, ky afat mund të shtyhet me kërkesë të aplikantit me 3 (tre) muaj kundrejt pagesës së tarifës për shqyrtim të mëtejshëm.

4.3 Nëse kërkesat e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “ç”, të pikës 3.1, të këtij kreu, nuk janë depozituar në kohën e duhur ose tarifa e parashikuar nuk është paguar në kohën e duhur, DPPM-ja refuzon kërkesën për ndryshime në pretendime të patentës evropiane dhe njëkohësisht bën edhe pavlefshmërinë e patentës evropiane dhe njofton me shkrim aplikantin.”.

10. Në të gjithë formularët e patentave, shtohet shtojca I, “Formulari i deklarimit të të dhënave personale”, sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi.

11. Në formularin FP1, në rubrikën e parë “Lloji i aplikimit” shtohet pika me tekst: “Aplikim për vlefshmëri të patentës evropiane”.

12. Në të gjithë formularët e patentave, logoja dhe adresa e DPPM-së të hiqen dhe të vendosen sipas vendit ku DPPM-ja do të ushtrojë aktivitetin e saj.

13. Në të gjithë formularët e patentave hiqen rubrikat, të cilat kërkojnë informacion për numër telefoni, fax dhe adresë e-mail-i. Këto të dhëna të kërkohen për t’u deklaruar vullnetarisht në shtojcën I “Formulari i deklarimit të të dhënave personale”, të këtyre formularëve.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

SHTOJCA I FORMULAR I DEKLARIMIT TË TË

DHËNAVE PERSONALE

Unë i/e nënshkruari(a) pranoj që DPPM-ja mund të më kontaktojë nëpërmjet mjeteve vijuese të komunikimit, për çështje të lidhura procedurat të parashikuara në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij:

nëpërmjet postës elektronike (email), në adresën vijuese ______________________;

nëpërmjet komunikimit (SMS, telefonatë) në numrin vijues: ______________________;

nëpërmjet fax-it, në numrin vijues: ____;

DPPM-ja njofton se shënimi i të dhënave të mësipërme të kontaktit është vullnetar. DPPM-ja do të ruajë këto të dhëna (në vijim të “Dhënat personale”), që aplikanti dhe/ose personi i autorizuar (në vijim “Subjekti”) kanë shënuar në këtë formular aplikimi. Të dhënat personale do të përpunohen e përdoren nga DPPM-ja, në cilësinë e kontrolluesit, apo nga persona të tretë të caktuar nga DPPM-ja, në cilësinë e përpunuesit, ekskluzivisht për të komunikuar me subjektin, për sa u përket procedurave të lidhura me këtë aplikim. Të dhënat personale nuk do t’i kalohen marrësit të tretë, pa pëlqimin paraprak të subjektit dhe nuk do t’i nënshtrohen transferimit ndërkombëtar.

Gjithashtu, DPPM-ja mund të përdorë herë pas here të dhënat personale për të kontaktuar subjektin dhe për t’i dërguar informacione që mund të jenë në interes të tij/saj, të tilla si njoftime, ngjarje dhe/ose zhvillime ligjore në fushën e veprimtarisë së DPPM-së. DPPM-ja do të ndalojë dërgimin e këtij informacioni nëse subjekti njofton shprehimisht me shkrim DPPM- në, se ai/ajo nuk dëshiron të kontaktohet më tej për të marrë informacione të tilla.

Subjekti ka të drejtë të kërkojë informacion, korrigjim apo përditësim /anulimin e të dhënave personale, që DPPM-ja ka ruajtur në bazën e të

Fletorja Zyrtare Viti 2015 – Numri 7

Faqe|151

dhënave, si dhe të kërkojë të ushtrojë çdo të drejtë tjetër që i njihet nga ligji nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

Data : _____/_____/________ _________________________________

(emri, mbiemri, firma) Nëpërmjet këtij nënshkrimi të posaçëm,

nënshkruesi jep pëlqimin që DPPM-ja të ruajë, përpunojë e përdorë të dhënat personale të subjektit, në pajtim me kushtet e mësipërme. Nëpërmjet këtij nënshkrimi të posaçëm, nënshkruesi, gjithashtu, deklaron nën përgjegjësinë, e tij/saj se të dhënat e kontaktit si më sipër janë të dhënat e tij/saj, ose të një personi të tretë, që ka autorizuar nënshkruesin të kryejë këto veprime.

VENDIM Nr. 39, datë 21.1.2015

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 55, DATË 5.2.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E

ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË NDIHMËS SHTETËRORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 16, të ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në pikën 1, të vendimit nr. 55, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, nënndarja me fjalët “z. Edmond Ademi - anëtar” zëvendësohen me “znj. Dareka Dariu - anëtar”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

VENDIM Nr. 41, datë 21.1.2015

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 378, DATË 12.8.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E SË

DREJTËS SË PËRFAQËSUESIT TË PRONARIT PËR DISA OBJEKTE,

PRONË PUBLIKE, ORGANEVE TË QEVERISJES VENDORE”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr. 7926, datë 20.4.1995, “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar, të neneve 13, 14 e 15, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pasuritë e paluajtshme shtetërore”, të ndryshuar, të nenit 8/a, të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në listën e objekteve, që i bashkëlidhet vendimit nr. 378, datë 12.8.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të hiqet prona me emërtimin “Sheqeri Maliq” sh.a.

2. Prona “Sheqeri Maliq” sh.a., përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, transferohet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

3. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Bashkia Maliq për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama


Législation Modifie (1 texte(s)) Modifie (1 texte(s)) Met en application (1 texte(s)) Met en application (1 texte(s))
Traités Se rapporte à (2 documents) Se rapporte à (2 documents)
Aucune donnée disponible

N° WIPO Lex AL079