关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL062-j

返回

Vendimi nr. 00-017-2270, datë 14.11.2017 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë



SHOQËRIA AKSIONARE “A”, KUNDËR DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PATENTAVE DHE MARKAVE DHE “XH.Z”, VENDIMI NR. 00-2017-2270 (845), DATË 14.11.2017.

Objekti i padisë: Shfuqizimin e patentës nr. 00970, datë 10.05.2004, me titull “Skema e kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në solar të pastër”.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë

Trupi Gjykues:

    Xh.Z Kryesues
    A.D Anëtar
    A.Z Anëtar
    M.B Anëtar
    T.N Anëtar

Fjalët kyçe: patentë, shpikje, kërkesë për patentë, pronësi industriale, legjitimiteti substancial, ezuarim i rrugës administrative, juridiksion ekskluziv.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”, neni 32, 43, 325 e vijues i Kodit të Procedurës Civile.

Faktet kryesore: I padituri Xh. Z, rezulton se është një ish-punonjës i shoqërisë “A” sh.a, Tiranë. Ai ka punuar në sektorin e naftës si punëmarrës i palës së paditur në disa detyra, pranë Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës, Ballsh, duke filluar që në vitet 70, në detyrat e teknologut, etj.

Duke filluar që në vitin 2004 ka aplikuar pranë Drejtorisë së Patentave dhe Markave, për pajisjen me patentë (patentimin) në lidhje me shpikjen e kryer prej tij, që konsistonte në ndryshimin e skemës teknologjike në impiantin e KPTHN Ballsh dhe konform ligjit është patentuar me patentën nr. 00970, datë 10.05.2004, për shpikjen me titull “Skema e kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në solar të pastër”.

Që në momentin e aplikimit për patentimin e shpikjes së mësipërme e ka shoqëruar aplikimin e vet edhe me aprovimin dhe dokumentacionin e lëshuar nga përfaqësuesit e punëdhënësit KPTHN Ballsh. Pas patentimit, patenta e të paditurit Xh.Z, është regjistruar rregullisht në regjistrin e patentave.

Pala paditëse duke mos qenë dakord me këtë patentim të palës së paditur, i është drejtuar Gjykatës me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

Paditësi pretendon se: Pretendimi se pala paditëse nuk ka ezauruar rrugën administrative dhe se për këtë shkak nuk mund t’i drejtohet gjykatës nuk qëndron pasi, referuar nenit 57 të ligjit nr. 7819, datë 27.04.1994 “Për pronësinë industriale”, zgjidhja e mosmarrëveshjeve për zhvlerësimin e patentës është vetëm në ekskluzivitetin e gjykatës. Parashikimi i nenit 26 të këtij ligji, për t’iu drejtuar Bordit të Apelimit të Zyrës së Patentave për kundërshtimin e patentës, nuk është një hallkë administrative e detyrueshme për t’u ndjekur, por alternative. Studimi i paraqitur si shpikje nga i padituri Xh.Z ka qenë pjesë e procesit teknologjik të prodhimit të solarit që në vitin 1990 dhe se asgjë e re nuk është sjellë nëpërmjet këtij studimi. Studimi i të paditurit ka sjellë në vetvete diçka praktike në zbatimin e teknologjisë që njihet dhe zbatohet pranë KPTHN, por nuk ka sjellë ndryshime esenciale teknologjike që të mund të kualifikoheshin si novacion apo hap shpikës. Patenta nr. 00970, datë 10.05.2004, me titull “Skema e kthimit të vajit mbetës të reaktorëve në solar të pastër” është në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 7819, datë 27.04. 1994 “Për pronësinë industriale” dhe për rrjedhojë kjo patentë duhet të shfuqizohet si e pavlefshme. I padituri Xh.Z nuk mund të përfitojë nga aplikimi i ligjit nr. 7819, datë 27.04.1994 “Për pronësinë industriale”, pasi ky ligj nuk i shtrin efektet për marrëdhëniet e punës të lindura përpara vitit 1990.

I Padituri: Nuk paraqiten pretendimet e të paditurit në vendim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 8814, datë 29.07.2013, ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesëpadisë”, duke arsyetuar se nuk rezultoi e provuar në gjykim që pala paditëse t’i ishte drejtuar më parë me ankim Bordit të Apelimit të Zyrës së Patentave. Gjithashtu, rezulton të ketë kaluar afati prej 9 muajsh, i parashikuar në nenin 26 të ligjit nr. 7819, datë 27.04.1994 “Për pronësinë industriale”, që pala paditëse të mund t’i drejtohej këtij organi. Në të njëjtën kohë, pala paditëse nuk solli asnjë provë me të cilën të provonte paligjshmërinë e patentës nr. 00970, datë 10.05.2004, të lëshuar nga pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave. Së fundi, pala paditëse nuk provoi interesin e saj të ligjshëm për t’iu drejtuar gjykatës me këtë padi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1932, datë 07.05.2014, ka vendosur: “Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Apelit Tiranë për gjykimin e çështjes me nr. 5074/2363 Regj. Themeltar, datë 23.10.2013 dhe dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Apelit”.

Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr. 2765, datë 03.07.2014, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 8814, datë 29.07.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 00-2017-2270 (845), datë 14.11.2017 ka vendosur “Lënien në fuqi të vendimit nr. 2765, datë 03.07.2014, të Gjykatës Administrative të Apelit”.

Arsyetimi i gjykatës:

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet e parashtruara në rekurs nga ana e palës paditëse, Shoqëria “A” sh.a., nuk janë të tilla që do t’a bënin të cenueshëm vendimin nr. 2765, datë 03.07.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit.

Të dyja gjykatat, si ajo e shkallës së parë, ashtu edhe Gjykata Administrative e Apelit, e kanë rrëzuar padinë me argumentin se pala paditëse nuk i ishte drejtuar më parë Bordit të Apelimit të Zyrës së Patentave, si organ administrativ epror ndaj palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave dhe se kishte kaluar afati prej 9 muajsh për t’iu drejtuar këtij organi. Gjithashtu, gjykatat janë shprehur edhe për pathemelësinë e padisë dhe mungesën e legjitimitetit të palës paditëse.

Në ndryshim nga qëndrimi i mbajtur nga gjykatat e faktit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se çështja bën pjesë në juridiksionin gjyqësor. Në të kundërt, gjykatat nuk duhet të ishin shprehur me rrëzimin e padisë, por me nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit, në rastin e gjykatës së shkallës së parë, ose prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e gjykimit të çështjes, në rastin e Gjykatës Administrative të Apelit.

Në nenin 57 të Ligjit nr. 7819, datë 27.04.1994, “Për pronësinë industriale”, përcaktohet juridiksioni ekskluziv i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për çdo mosmarrëveshje që mund të lindë nga një patentë.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë se parashikimi i nenit 26 të ligjit për depozitimin, përpara Bordit të Apelimit, të kundërshtimit për lëshimin e patentës, nuk ka efekt detyrues dhe nuk përbën një ankim në kuptim të ezaurimit të rekursit administrativ përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, për tre arsye.

Së pari, nga vetë përmbajtja e dispozitës, nga interpretimi gjuhësor i saj, konstatojmë se fjala e përdorur është e natyrës lejuese, “ka të drejtë”. Së dyti, vetë ligji nuk i jep Zyrës së Patentave kompetencë të plotë për t’i bërë kërkesës për patentë një vlerësim thelbësor të novacionit ose risisë së pretenduar. Për këtë shkak, me interpretim logjik arrijmë në përfundimin se edhe Bordi i Apelimit nuk ka kompetencë të plotë për të vlerësuar thelbin e shpikjes për të cilën kërkohet lëshimi i patentës, për sa kohë këtë kompetencë të plotë nuk e ka as organi që i lëshon patentat. Në këtë kuadër, kompetenca e Bordit të Apelimit kufizohet vetëm në vlerësimin e aspekteve formale të lëshimit të patentës, pa i hyrë kushteve të vlefshmërisë. Së treti, nga përqasja e këtyre dy dispozitave krijohet përshtypja se ligji ka kundërthënie, ku në njërën anë përcakton një organ administrativ më të lartë dhe afate të shkurtra, të ngjashme me ato të ankimeve administrative, për të shqyrtuar kërkesën për shfuqizimin e një patente dhe nga ana tjetër i jep gjykatës juridiksion ekskluziv për shqyrtimin e të gjitha mosmarrëveshjeve që rrjedhin nga një patentë, duke përfshirë edhe atë për zhvlerësimin e saj (neni 46).

Megjithatë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, arrin në përfundimin se vendimi nr. 2765, datë 03.07.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit, duhet të lihet në fuqi për shkak se pala paditëse nuk ka arritur të provojë legjitimitetin e saj në ngritjen e padisë. Legjitimiteti substancial është një tjetër aspekt që merret në konsideratë nga gjykata përpara shqyrtimit të meritave të çështjes, pra bazueshmërisë në prova dhe në ligj të padisë.

Të dyja gjykatat e faktit në vendimet e tyre arritën në përfundimin se pala paditëse nuk arriti të provonte interesin e saj të ligjshëm në ngritjen e padisë. Në këtë kontekst, i binte barra e provës kësaj pale, që nëpërmjet provave të sjella në gjykimin në fakt, të provonte këtë interes, pra se çfarë i cenohej kësaj pale nga ekzistenca e patentës në emër të paditësit.

Për sa më sipër, duke qenë se nga gjykatat e faktit nuk rezultoi i provuar legjitimiteti i palës paditëse, atëherë ky Kolegj nuk ka juridiksion për të shqyrtuar çështjet e tjera të shtruara në rekurs. Për këtë shkak, vendimi nr. 2765, datë 03.07.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit, nuk mund të jetë subjekt i vlerësimeve të mëtejshme, për sa kohë nuk konstatohen të meta të cilat mund të përbëjnë shkak rekursi për në Gjykatën e Lartë.

Së fundi, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i tërhoqi vëmendjen gjykatave më të ulëta në lidhje me kufijtë e shqyrtimit të çështjeve nga ana e tyre. Nëse gjykata e shkallës së parë ose gjykata e apelit konstaton se çështja, sipas vlerësimit të saj, është jashtë juridiksionit gjyqësor, atëherë nuk mund të vazhdojë me vlerësimin e aspekteve të tjera të saj, por duhet t’a përfundojë gjykimin me një vendim jopërfundimtar, i cili është vendimi për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit për gjykatën e shkallës së parë dhe pushimi i gjykimit për gjykatën e apelit.

Kryerja e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga ana e gjykatës nuk duhet të përkthehet me dhënie përgjigje të gjitha pretendimeve dhe prapësimeve të palëve, pasi mungesa e një prej parakushteve procedurale e pengon atë në shqyrtimin e themelit të çështjes.