关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL004-j

返回

Vendimi nr. 3532, datë 25.05.2021 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



“QENDRA C.B.S” KUNDËR PERSONIT FIZIK I.K, VENDIMI NR. 3532, DATË 25.05.2021, PËR PUSHIMIN E CËNIMIT TË EMRIT TREGTAR, KONKURENCËS SË PANDERSHME DHE SHPËRBLIMIN E DËMIT MORAL

Objekti i padisë: 1. Pushim i menjëhershëm i cënimit të emrit tregtar; 2. ndërprerje e konkurencës së pandershme në lidhje me ofrimin e shërbimeve të ngjashme të dhëna më parë; 3. shpërblimi i dëmit moral të pësuar si pasojë e shkeljeve ligjore të të paditurit në favor të paditësit; 4.-detyrimin e të paditurit të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore dhe avokatore.

Gjyqtari:E.P

Fjalët kyçe: markë tregtare, konkurencë e pandershme, dëm moral, cënim i emrit tregtar, mbrojtje me natyrë parandaluese, shenjë e njëjtë ose e ngjashme.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 32, 154, 154/a, 156 të Kodit të Procedurës Civile; Nenet 625/c; 638, 640, 641 e vijues të Kodit Civil; Nenet 156 e vijues të Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2009 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar; Nenet 13, 14 të Ligjit Nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit”, i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Pala paditëse CBS është një organizatë jo fitimprurëse që ushtron veprimtarinë e saj duke kryer këshillime, trajnime si dhe asistencë teknike në dobi të organizatave, bizneseve ose individëve që kërkojnë asistencë të specializuar. Përpara se të regjistrohej me cilësinë e subjektit tregtar, personit fizik, I.P ka pasur një marrëdhënie punësimi për një periudhë prej pesë vitesh me qendrën CBS e cila ka përfunduar me 7 janar 2019. Sipas kontratës të punës, neni 8.7 i ndalonte të paditurit punësimin në pozita konkurente me CBS-në për një periudhë një vjeçare. Ndërkohë që i padituri jo vetëm që nuk e ka zbatuar këtë detyrim kontraktor, por kryen konkurencë të paligjshme duke konsumuar në të njëjtën kohë edhe cënimin e emrit tregtar CBS. Shërbimet tregtare që personi fizik I.P ka për objekt të veprimtarisë së tij me emrin SBS, janë të njëjta me shërbimet që ofron paditësi CBS dhe duke pasur një ngjashmëri kaq të madhe në emër si dhe në natyrën e shërbimeve si dhe bazën e njëjtë të klientëve, kjo gjë ka krijuar një konfuzion të qëllimshëm në treg.

Paditësi kërkoi pranimin e kërkesë-padisë sipas objektit të saj.

I Padituri kërkoi rrëzimin e kërkesë-padisë si të pa bazuar në prova dhe në ligj.

Vendimi: Gjykata bazuar në nenet 126, 306 e vijues, 444 të K. Pr. Civile arsyetoi se kërkesë-padia në tërësinë e saj është e pabazuar në ligj dhe në prova dhe duhet rrëzuar. Shpenzimet gjyqësore do jenë në ngarkim të palës paditëse.

Arsyetimi i gjykatës:

Lidhur me legjitimitetin e palës paditëse, gjykata e gjen të drejtë legjitimitetin aktiv, duke arsyetuar se: “Personi juridik, duke qenë një krijesë e së drejtës, që në analizë të fundit synon realizimin e interesave të personave të caktuar fizikë apo të mbarë shoqërisë, i është dhënë e njëjta mbrojtje kushtetuese, duke gëzuar të njëjtat të drejta dhe detyrime si personi fizik, me përjashtim të atyre që lidhen ngushtësisht me qënien e personit fizik.“

Sa i përket çështjes së dytë të shtruar për zgjidhje në arsyetimin e këtij vendimi, gjykata vlerëson se u provua për gjykatën se nuk ka një regjistrim ligjor për markën CBS në regjistrin e Markave dhe Patentave. Për rrjedhojë nuk të mund të flitet për mbrojtje të kësaj marke dhe cënim të saj nga të tretët. Ka vetëm një aplikim për regjistrim dhe asgjë më tepër; ky aplikim nuk nënkupton regjistrimin e saj. Mjafton ky fakt per të kuptuar se nuk jemi përpara një marke të regjistruar dhe cënimit të saj nga sjellja apo veprimet e të tretëve; në rastin konkret nga i padituri.

Gjykata arsyeton se nuk jemi përpara ekzistencës së një marke të mirënjohur; pra ajo nuk gëzon statusin e markës së mirënjohur në kuptim të ligjit 9947 dhe Konventës së Parisit “Për mbrojtjen e Pronësisë Industriale”.

Nga pala paditëse nuk u provua dot se i padituri është i pozicionuar në treg si konkurent i drejtpërdrejt i palës paditëse, apo se ai shet/ofron mallra/shërbime identike nën nje logo që klientët mund t‘a perceptojnë si një zgjatim të emrit dhe shërbimit të palës paditëse.

Lidhur me pretendimin e dëmit jo-pasuror, gjykata çmon se konflikti gjyqësor buron nga marrëdhënia juridike e dëmshpërblimit jashtëkontraktor e cila gjen rregullim në nenet 608, 625/a e vijues të K. Civil. Ky nen (608) jep përkufizimin e shkaktimit të dëmit. Sipas kësaj dispozite: “Personi që në mënyrë të paligjshme dhe me faj i shkakton tjetrit një dëm në personin ose pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar.”

Paditësi nuk arriti të provojë se ka realizuar pagesën sipas parashikimeve të nenit 28/3 K. Punës, i cili parashikon detyrimin e punëmarrësit për të zbatuar një marrëveshje paraprake me punëdhënësin për ndalimin e konkurencës vetëm nëse ky i fundit i ofron punëmarrësit, për periudhën e ndalimin jo më pak se 75 % të pagës që ai do të merrte, po të vazhdonte të punonte për punëdhënësin.

Derisa pala paditëse nuk ka përmbushur detyrimin e saj ligjor për pagimin e kësaj page përgjatë periudhës së mbulimit 1-vjeçar, atëherë ligjërisht nuk mund të pretendojë të drejta vetjake, pasi këto kushte qëndrojnë kumulativisht. Kjo në kuptimin që, vetëm pasi ish-punëdhënësi të ketë paguar shumën prej 75% të pagës mujore për një vit rresht, si gjatë zbatimit të kontratës si shtesë e pagës efektive apo dhe pas përfundimit të kontratës, vetëm atëherë ai mund të pretendojë ndalimin e konkurencës, gjithashtu dhe dëmin në rast të shkeljes së saj nga punëmarrësi, i padituri në rastin konkret. Për sa kohë që provohet se ky detyrim nuk është përmbushur, atëherë dhe kjo e drejtë e pretenduar nuk mund të mbrohet gjyqësisht.

Gjykata referuar objektit dhe bazës ligjore të kërkesë-padisë si dhe përpos shpjegimeve të palëve ndërgjyqëse çmon se referuar nenit 6 të K.Pr.Civile përcaktohet se:“Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”.

Nga ana tjetër Neni 16/1 përcakton se “Gjykata zgjidh mosmarëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore. Gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës“. Në nenin 28 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm”.