关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL029-j

返回

Vendimi nr. 5322, datë 20.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA “X” KUNDËR SHOQËRISË “Y”, VENDIMI nr. 5322, datë 20.06.2018, I GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË PËR DEKLARIMIN E PALIGJSHËM TË AKTIVITETIT TREGTAR PËR SHKAK TË KONKURRENCËS SË PANDERSHME DHE PUSHIMI I CËNIMIT TË TË DREJTAVE TË MARKËS TREGTARE TË PADITËSIT

Objekti: Deklarimin si të paligjshëm të aktivitetit tregtar të importimit dhe qarkullimit në tregun shqiptar të produkteve “Plut’a Flips”; ndalimi i të paditurit të importojë/eksportojë, hedhë në tregun shqiptar, ofrojë për shitje ose krijojë rezerva për këto qëllime, patatina “Plut’a Flips”, si dhe çdo produkt tjetër që mbart imitime të markës tregtare dhe të dizenjos së patatinave të paditësit;ndalimi i të paditurit të ofrojë shërbime dhe të përdorë në veprimtari tregtare, në reklamime ose publicitete etiketën “Plut’a Flips” si dhe bllokimi dhe shkatërrimi me shpenzimet e të paditurit të të gjithë produkteve patatina “Plut’a Flips” të importuara dhe të shpërndara në tregun shqiptar (me pakicë ose shumicë) nga i padituri dhe që mund të gjenden tek çdo subjekt tregtar ose në magazina ose në çdo vend tjetër të Republikës së Shqipërisë; urdhërimin e të paditurit të japë informacion në lidhje me origjinën dhe rrjetin shpërndarës të patatinave “Plut’a Flips” që cenojnë markën tregtare “Piuto Flips” dhe detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë paditësin ne shumën prej 7 861 300 lekë si zhdëmtim për humbjen e të ardhurave nga mosshitja e patatinave “Piuto Flips”.

Gjyqtari: A.K

Fjalët kyç:

Konkurrencë e pandershme, markë tregtare, avantazh i padrejtë, cënim i interesave të ligjshëm pasurorë, ngjashmëri mes shenjave, ngjashmëri mes mallrave/shërbimeve, konfuzion në radhët e konsumatorëve, deklarim i paligjshëm i aktivitetit tregtar, ndalim i hedhjes në treg të mallrave, ndalim i përdorimit të etiketës, bllokim dhe shkatërrim i produkteve, dëmshpërblim, gjë e gjykuar.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: nenet 608 e vijues, 638, 639, 640, 644 të Kodit Civil, si dhe neni 348 i Kodit të Procedurës Civile, si dhe nenet 156, 167, 168, 170/4 të ligjit nr. 9947 “Për pronësinë industriale”.

Faktet kryesore:

Shoqëria “X” ushtron aktivitet tregtar që lidhet me prodhimin, tregtimin dhe shitjen me shumicë e pakicë të artikujve ushqimorë etj. Një ndër produktet që prodhon dhe tregton shoqëria paditëse janë patatinat e markës tregtare “Piuto Flips”, markë të cilën e ka regjistruar në ish-Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave si markë fjalë dhe figurë dhe markën PIUTO, si markë fjalë.

Shoqëria “X”, pasi është vënë në dijeni se shoqëria “Y”, ka aplikuar tek ish-Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave për regjistrimin si markë të shenjës “Plut’a Chips”, ka depozituar kërkesën për kundërshtimin e regjistrimit të markës së kundërshtuar “Plut’a Chips”. Për këtë arsye, shoqëria “X” i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me kërkesëpadi me objekt shfuqizimin e vendimit të Bordit të Apelimit pranë ish-DPPM dhe detyrimi i ish-DPPM të refuzojë regjistrimin e markës kombëtare Plut’a Chips në regjistrin e markave.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka konstatuar se produktet e markës së kundërshtuar Plut’a, janë identike me klasën e mallrave të markave të mëparshme Piuto dhe për rrjedhojë, mallrat e markës Plut’a janë plotësuese dhe konkurrente me mallrat e markës Piuto në treg. Duke përfaqësuar mallra identike, këto mallra kalojnë nëpërmjet të njëjtave kanaleve të shpërndarjes e furnizimit dhe tregtohen në të njëjtat njësi tregtimi, si dhe vendosen e reklamohen në të njëjtat seksione dhe se kjo e rrit më tej mundësinë e konfuzionit në radhët e konsumatorëve. Shoqëria “Y” me aplikimin për regjistrimin e shenjës “Plut’a Chips” kërkon të krijojë një avantazh të padrejtë duke cenuar interesat e ligjshëm pasurorë të shoqërisë paditëse, pasi aplikimi tij qartësisht i përmbush kriteret e përcaktuara nga neni 143 i ligjit “Për Pronësinë Industriale” e pikërisht për shkak të ngjashmërisë mes shenjave dhe ngjashmëria mes mallrave/shërbimeve.

Në përfundim, Gjykata Administrative Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur: “Shfuqizimin e Vendimit të Bordit të Apelimit pranë DPPM që pranon regjistrimin e markës “Plut’a Chips” dhe detyrimin e palës së paditur të shprehet me vendim për refuzimin e regjistrimit të kësaj marke.” Ky vendim bazuar mbi të njëjtat argumente është lënë në fuqi nga Gjykata Administrative e Apelit.

Pavarësisht nga sa më sipër, shoqëria “Y” ka vijuar të tregtojë këtë produkt në mënyrë të paligjshme nëpërmjet personit të tretë “Z”.

Paditësi pretendon paligjshmërinë e aktivitetit tregtar të importimit dhe qarkullimit në tregun shqiptar të produkteve “Plut’a Flips”,të shoqërisë “Y” për shkak të konkurrencës së pandershme dhe kërkon ndërmarrjen e veprimeve sipas objektit të kërkesëpadisë, si dhe shpërblimin e dëmit në shumën 7 861 300 lekë.

I padituri kërkon rrëzimin e kërkesëpadisë pa dhënë ndonjë prapësim konkret lidhur me çështjen në gjykim.

Personi i tretë ka vlerësuar të mos japë pretendime lidhur me çështjen.

Vendimi: 

Gjykata vlerësoi se kërkesëpadia është pjesërisht e bazuar në ligj dhe në prova dhe vendosi deklarimin e paligjshëm të aktivitetit tregtar të shoqërisë “Y”, pushimin e cenimit të të drejtave të markës tregtare, ndalimin e shoqërisë “Y” të importojë/eksportojë, hedhë në tregun shqiptar, ofrojë për shitje ose krijojë rezerva për këto qëllime, të mallrave patatina “Plut’a Flips”, ndalimin e shoqërisë “Y” të ofrojë shërbime dhe të përdorë në veprimtari tregtare, në reklamime ose publicitete etiketën “Plut’a Flips”, bllokimin dhe shkatërrimin me shpenzimet e shoqërisë “Y” të të gjithë produkteve patatina “Plut’a Flips” të importuara dhe të shpërndara në tregun shqiptar dhe që mund të gjenden tek çdo subjekt tregtar ose në magazina ose në çdo vend tjetër të Republikës së Shqipërisë, urdhërimin e shoqërisë “Y” të japë informacion në lidhje me origjinën dhe rrjetin shpërndarës të patatinave “Plut’a Flips” që cënojnë markën tregtare “Piuto Flips”, rrëzimin e kërkesëpadisë për pjesën që kërkohet shpërblimi i dëmit.

Arsyetimi i gjykatës:

Gjykata vlerësoi se pretendimi i palës paditëse se në tregun shqiptar ishin hedhur produkte me etiketën “Plut’a Flips” të cilat janë të ngjashme me produktet, patatina të tregtuara prej tij nën markën e tij tregtare të mbrojtur, është një përfundim të cilin e ka zgjidhur gjykata me një vendim të formës së prerë dhe është një pretendim që përbën gjë të gjykuar.

Në këto rrethana, gjykata ka vlerësuar se kërkimet e palës paditëse që lidhen me aktivitetin tregtar të importimit dhe qarkullimit në tregun shqiptar të produkteve “Plut’a Flips”, janë të bazuar në prova dhe ligj, në kushtet kur mallrat e tregtuara patatina nën markën “Plut’a Flips” cenojnë markën tregtare në pronësi dhe të mbrojtur të shoqërisë paditëse.

Shoqëria “X” ka kërkuar dhe detyrimin e të paditurit ta dëmshpërblejë për dëmin e pësuar.

Në kuptim të nenit 608 të Kodit Civil, që të jemi para përgjegjësisë juridiko-civile të dëmit pasuror jokontraktor duhet që të ekzistojnë në mënyrë kumulative të katër elemente dhe konkretisht:

a) dëmi i shkaktuar është rezultat i një veprimi të paligjshëm.

Veprim i paligjshëm, cilësohet çdo veprim që është rrjedhim i shkeljes ose i cënimit të interesave dhe të drejtave të tjetrit që mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira. Veprimet e paligjshme janë veprimi i importimit dhe tregtimit të produkteve patatina nën një markë tregtare të ngjashme me atë në pronësi të paditësit.

b) ekziston dëmi pasuror.

Dëmi pasuror përfaqëson humbjen e pësuar si rezultat i uljes së vlerës së pasurisë. Shoqëria paditëse lidhur me vlerën e dëmit u mjaftua vetëm me prezumimin se ajo duhet të ishte në vlerën që do të ishte përfituar nga shitja e patatinave të importuara në mënyrë të paligjshme. Por, vlera e përfituar nga shitja e tyre nuk mund të përbëjë dëmin e pësuar në formën e fitimit të munguar për shoqërinë paditëse as në kuptim të provave dhe as në kuptim të ligjit, konkretisht parashikimit të bërë nga neni 184/c i ligjit nr.55/2014.

c) ngjarja është kryer me faj, në formën e dashjes së plotë.

Veprimi ose mosveprimi i paligjshëm konsiderohet i kryer me faj, kur ai është pasojë e krijimit me dashje ose nga pakujdesia e rrethanave, që sjellin drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të menjëhershme një dëm me karakter pasuror.

Fajësia në veprimet e paligjshme konsiston në kryerjen e veprimeve me faj nga shoqëria e paditur që realizoi në importimin e mallrave të ngjashme me markën tregtare në pronësi të shoqërië paditëse, ndërkohë që një sasi mallrash ishte importuar nga personi i tretë në gjykim dhe ky fakt provohet sipas përmbajtjes së deklaratës doganore. Në këto rrethana lidhur dëmin e ardhur nga shitja e këtyre patatinave sipas deklaratës doganore, personi i tretë në emër të të cilit është lëshuar deklarata doganore nuk gëzon as legjitimin pasiv për t’u detyruar të dëmshpërblejë paditësin.

d) ekziston lidhja shkakësore mes dëmit dhe veprimit të paligjshëm.

Lidhja shkakësore si element i përgjegjësisë juridiko-civile në shkaktimin e dëmit nënkupton se dëmi është rrjedhojë e drejtpërdrejtë dhe e menjëhershme e veprimi ose mosveprimit të paligjshëm.

Nuk u vërtetua ekzistenca e lidhjes shkakësore mes dëmit të pretenduar se i ka ardhur paditësit në masën 7 861 300 lekë dhe veprimeve me faj të kryera nga shoqëria e paditur që realizoi importimin e mallrave të ngjashme me markën tregtare në pronësi të shoqërisë paditëse.

Në kushtet kur pala paditëse nuk mund të vërtetojë masën e dëmit, si dhe lidhjen shkakësore, atëherë nuk plotësohen të gjitha kushtet e përcaktuara në lidhje me detyrimet që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit, përgjegjësinë e një personi për dëmin e shkaktuar dhe për pasojë nuk përligjet kërkimi i paditësit për shpërblimin e dëmit.