关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 金融 无形资产 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决 按管辖区浏览

阿尔巴尼亚

AL046-j

返回

Vendimi nr. 9583, datë 25.11.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



M.Q (K) KUNDËR N.V DHE V.B, Person i Tretë SHTËPIA BOTUESE “A.” SH.P.K dhe ZYRA SHQIPTARE PËR TË DREJTËN E AUTORIT, VENDIMI NR. 9583, datë 25.11.2016, KUNDËRSHTIM I BASHKËAUTORËSISË TË TË PADITURVE N.V DHE V.B MBI VEPRËN “FJALOR SHPREHJESH FRËNGJISHT – SHQIP TË VITIT 2008, 1000 SHPREHJE MË TË PËRDORSHME NË FRËNGJISHTEN E SOTME” DHE NJOHJEN E AUTORËSISË MBI KËTË VEPËR TË AUTORIT V.K NË 42% TË VOLUMIT TË SAJ OSE 42% TË SHPREHJEVE MË TË PËRDORSHME NË FRËNGJISHTEN E SOTME

Objekti i padisë (i ndryshuar me kërkesë të paditësit): Kundërshtim i bashkëautorësisë të të paditurve N.V dhe V.B mbi veprën “fjalor shprehjesh frëngjisht – shqip të vitit 2008, 1000 shprehje më të përdorshme në frëngjishten e sotme” dhe njohjen e autorësisë mbi këtë vepër të autorit V.K në 42% të volumit të saj ose 42% të shprehjeve më të përdorshme në frëngjishten e sotme.

Objekti fillestar i padisë: Kundërshtim i bashkëautorësisë të të paditurve N.V dhe V.B mbi veprën “fjalor shprehjesh frëngjisht – shqip të vitit 2008, 1000 shprehje më të përdorshme në frëngjishten e sotme” dhe njohjen e autorësisë mbi këtë vepër të autorit V.K dhe për rrjedhojë shpërblimin e dëmit moral të ardhur nga mosnjohja e autorësisë në masën 100.000 lekë; Marrjen e masës së sigurisë duke vendosur “bllokimin e të gjithë kopjeve të veprës “fjalor shprehjesh frëngjisht – shqip të vitit 2008 me bashkëautorë N.V dhe V.B”.

Gjyqtari: R.M

Fjalët kyçe: e drejtë e autorit; vepër artistike; vepër artistike e prejardhur; autor i veprës; shprehje popullore / frazeologjike; vepër e përbashkët; bashkëautorë.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 58 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 1, 4, 5, 6, 8, 10, 11, 12, 13, 21, 118, 120, 121, 122, 123, 127, 128; Ligji nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të Drejtën e Autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”; nenet 608, 609, 640 të Kodit Civil dhe nenet 31, 32, 202 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.

Faktet kryesore: Paditësja është trashëgimtare ligjore e autorit të njohur të përkthimeve të gjuhës frënge z. V.K, sipas Vendimit nr. 3065, datë 26.09.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë. Të paditurit janë pedagogë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, Departamenti i Gjuhës Frënge dhe autorë të botimeve në fushën e përkthimit frëngjisht-shqip.
V.K, Doktor Honoris Causa i Unversitetit të Tiranës është autor i veprës “Fjalor Frëngjisht- Shqip i vitit 2001 me 35.000 fjalë nga “Botimet Kokona” dhe i Fjalorit Frëngjisht-Shqip, Shqip-Frëngjisht të vitit 2002 me 43.000 fjalë dhe shprehje nga “Botimet Kokona”.
Të paditurit N.V dhe V.B janë bashkëautorë të veprës “Fjalor shprehjesh Frëngjisht-Shqip, 1000 shprehje më të përdorshme në frëngjishten e sotme”, botim i cili është realizuar nga Shtëpia Botuese “A.” sh.p.k (2008).

Pala paditëse pretendoi se nga dy fjalorët e të atit janë marrë 42% të shprehjeve dhe janë përfshirë në fjalorin e dy të paditurve, duke e shfrytëzuar punën e tij që nga viti 2008, pa i njohur asnjë të drejtë vetjake apo pasurore.

Pala e paditur pretendoi se nuk kemi shkelje të së drejtës së autorit, pasi shprehjet frazeologjike ose shprehjet popullore përjashtohen nga mbrojtja e së drejtës së autorit, për shkak se janë pronë e të gjithë popullit shqiptar. Po ashtu, u pretendua se vetë V.K nuk është shpikës, as i shprehjeve të frëngjishtes dhe as i shprehjeve në gjuhën shqipe dhe ai vetë i ka marrë shprehjet në një fjalor tjetër.

Vendimi1: Rrëzimin e padisë së paditësit M.Q (K) si të pambështetur në ligj dhe në prova.

Arsyetimi i gjykatës: Gjykata duhet të analizojë në fillim pronësinë e palës paditëse mbi dy veprat artistike dhe shkencore dhe nga ana tjetër, duhet të analizojë nëse vepra e të paditurve ka cënuar veprën e paditësit apo jo.
Pronarit të një vepre të së drejtës së autorit i njihet e drejta e shfrytëzimit të saj në mënyrë ekskluzive (neni 13 i ligjit), e drejta që t’a modifikojë veprën, t’a shpërndajë atë, të kundërshtojë bashkëautorësinë në një vepër apo të kërkojë vendosjen e emrit të saj në një vepër (neni 10), etj.

Së pari, autori V.K është i njohur në fushën e përkthimeve nga gjuha frënge në atë shqipe në Shqipëri, pasi ai është autori i fjalorëve të njohur frëngjisht-shqip që nga viti 1966 dhe 1989 dhe konkretisht i Fjalorit Frëngjisht-Shqip i vitit 2001 me 35.000 fjalë nga “Botimet Kokona” dhe i Fjalorit Frëngjisht-Shqip & Shqip-Frëngjisht të vitit 2002 me 43.000 fjalë dhe shprehje nga “Botimet Kokona”, ku të gjithë këta fjalorë janë të përgjithshëm. Nga ana tjetër, V.K nuk është autor i ndonjë fjalori specifik mbi shprehje frazeologjike nga frëngjishtja në shqip. Në këto kushte, identiciteti i fjalorëve ngushtohet në verifikim nëse përmbajtjet e njërit apo tjetrit fjalor nuk janë identike.

Së dyti, trashëgimtarja e autorit pretendon se 42% e veprës së babait të saj në dy fjalorët e vitit 2001 dhe 2002 është marrë dhe përthithur tek fjalori i autorëve V.B dhe N.V. Gjykata konstatoi se fjalori ndërtohet jo në bazë shprehjesh, por në bazë mikrostrukture, ku si e tillë, në të konstatohet tërësia e shprehjeve, ilustrimeve dhe shembujve në frëngjisht dhe në shqip për një fjalë përkatëse të gjuhës së huaj.
Konkretisht e ilustojmë me një shembull: “Pas”, në faqen 737 të fjalorit të vitit 2001 të V.K, përshkruhet si emër dhe i jepet kuptimi “hap, çap” dhe më pas jepen edhe 6 (gjashtë) kuptime të tjera të saj, duke u ilustruar nga autori me tog fjalësh, shprehje frazeologjike, etj. Nga ana tjetër në kuadrin e shprehjeve frazelogjike të përdorua nga bashkëautorët N.V dhe V.B në fjalorin e vitit 2008, rezulton kjo mikrostrukturë: “faire les cènt pas”, “bëj ecejake, lëviz tutje- tëhu (në pritje të diçkaje)”; “Le train n’arrivait que dans unë heure et jái passe le temps a faire les cent pas devant la gare”, “treni do të mbërrinte vetëm pas një orë dhe kalova kohën duke lëvizur tutje-tëhu nëpër stacion”; “A deux pas”, “Dy hapa larg, as dy minuta larg, një vrap pele, fare pranë”; “Cés a deux pas d’ici”, “një vrap pele larg”; “Është akoma larg stacioni i treni?”, Do dhe shumë të mbërrijmë te stacioni i trenit?”, “Jo, ja arritëm, dy hapa larg është prej këtu”, faqe 119.
Kështu, vërehet se në mikrostrukturë nuk ka asgjë të përbashkët mes të dy fjalorëve, prandaj ekspertët kanë konkluduar se ka zero ngjashmëri apo identicitet mes fjalorëve të autorit V.K dhe fjalorit të autorëve N.V dhe V.B. Gjithashtu, është i gabuar pretendimi i palës paditëse ku pretendon autorësinë me arsyetimin se në mikrostrukturën “pas”, faqe 737 të fjalorit të vitit 2001, në brendësi të saj gjendet “faire les cent pas”, “shkoj e vij, bëj ecejake”. Kjo sipas paditëses, është përdorur nga ana e të paditurve në faqen 119, duke e përkthyer njësoj si babai i saj “faire les cent pas”, “bëj ecejake”. Në fakt, gjykata konstaton se bashkëautorët N.V dhe V.B e kanë shpjeguar edhe me detaj mikrostrukturën, duke shtuar fjalën “lëvizje tutje–tëhu (në pritje të diçkaje)”. Po ashtu, ka shtuar edhe shembull në frëngjisht dhe të përkthyer në shqip. Në këtë mënyrë në pjesën e mikrostrukturës “pas” ekziston edhe shprehja “a deux pas” që V.K në fjalorin e tij e ka përkthyer “është këtu afër, fare afër”, ndërsa në mikrostrukturën e N.V dhe V.B, në faqen 119 është përkthyer “dy hapa larg, as dy minuta larg, një vrap pele, fare pranë”. Si ky shembull dhe me të njëjtën logjikë paditësja pretendon autorësinë e 42% të shprehjeve të përdorura në mikrostrukturat e fjalorit të të paditurve, si pronësi ekskluzive e babait të saj të paraqitur në dy fjalorët e vitit 2001 dhe 2002 dhe për këtë arsye pretendon bashkëautorsi dhe shpërblim dëmi.
Së treti, pretendohet se të paditurit janë ndër të parët në Shqipëri që kanë krijuar një fjalor të tillë, “Fjalor shprehjesh Frëngjisht-Shqip, 1000 shprehje më të përdorshme në frëngjishten e sotme”, botim i cili është realizuar nga Shtëpia Botuese “A.” sh.p.k (2008). Gjykata analizon se shprehjet frazeologjike ose shprehjet popullore që ka përdorur i ati i paditëses në fjalorët e përgjithshëm nuk është nën mbrojtje të së drejtës së autorit, ndërsa tërësia e të gjithë fjalorit është vepër autentike dhe gjen mbrojtje nga ligji nr. 9380/2005. Nga ana tjetër, fakti se shprehjet popullore në shqip, që i korrespondojnë shprehjeve në frëngjisht që ka përdorur autori V.K nuk janë një punë autentike dhe ekskluzive e tij, pasi ato janë të njohura edhe më parë nga frëngjishtfolësit, nga shkrimet, nga botimet shkencore, konferencat, gazetat, etj., dhe paditësja nuk provoi se i ati, autori V.K, është përdorues për herë të parë dhe krijuesi i këtyre shprehjeve që të gjente mbrojtje nga ligji. Aq më tepër që edhe bashkëautorët V.B dhe N.V, jo vetëm kanë korresponduar këto shprehje popullore me shprehjet popullore në frëngjisht, por i kanë ilustruar edhe me shembuj të tjerë.
Nëse vazhdohet me logjikën e trashëgimtares së V.K, edhe përdorimi i shprehjeve shtesë frazeologjike në fjalorin e vitit 2008 do të ketë autorësi të veçantë për autorët N.V – V.B. Në fakt, kjo gjë nuk është e njohur në të drejtën e autorit, pasi atashimi i një mikrostrukture, i një përkthimi përkatës apo i një shprehje frazeologjike vjen edhe nga përdorimi nga frëngjishtfolësit e mëparshëm, nga emisione në media, shkrime, botime shkencore, konferenca, etj., që nuk mund të gjenden dhe as të pretendohet për autorësi përdorimi për herë të parë, sepse ligji mbron veprën në tërësi kur autori strukturon, përdor një volum fjalësh dhe i lidh ato.
Së katërti, autorësia mbi gjetjen e shprehjeve frazeologjike shqipe që i përkojnë shprehjeve frazeologjike frëngjisht, nuk gjen mbrojtjje nga neni 5 i ligjit të posaçëm dhe nuk është objekt i autorësisë. Nga ana tjetër, sipas nenit 9 të po këtij ligji, legjislatori e ka përcaktuar se ideja dhe koncepti, pavarësisht nga mënyra e marrjes, e të shpjeguarit ose e të shprehurit nga një autor në tjetër, nuk gjen mbrojtje nga ligji dhe më në detaj po ky nen shpjegon se marrja, të shpjeguarit dhe të shprehurit, qoftë edhe për shprehjet popullore, ku futen edhe shprehjet frazelogjike sipas ekspertëve, po ashtu nuk gjen mbrojtje nga ky ligj. Përkundrazi, nëse do të pranohej përkimi i disa shprehjeve nga fjalori i N.V – V.B tek dy fjalorët e V.K dhe cënimi i të drejtës së autorit, do të certifikonim V.K si pronar ekskluziv të këtyre shprehjeve frazeologjike dhe çdo person që i përdor në përkthim, në teza doktorature apo në gjuhën e folur, do të kërkonte leje përdorimi tek trashëgimtarët e V.K. Kjo është arsyeja sepse përdorimi, idetë dhe mënyra e përkthimit të shprehjeve popullore, por edhe i çdo shprehje tjetër, nuk konsiderohet si e drejtë autorësie. Përkthimi i një vepre mbrohet, por nuk mbrohen fjalë të posaçme që mund t’i përkasin gjuhës shqipe të përdorur nga ana e autorëve të ndryshëm, pasi gjuha shqipe dhe çdo komponent i saj është pronë e gjithë popullit.


1 Ndaj këtij vendimi është ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila me vendimin nr. 625, datë 26.06.2019 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit është ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila nuk është shprehur akoma.